Jump to content
Veriu Forum

bili

Antare
  • Content Count

    52
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by bili

  1. "KOMBI KOSOVAR" Shkruar nga Shefki OLLOMANI Wednesday, 05 September 2007 Kosova dhe populli i saj shumicë nuk lufton për identitet kombëtar, por për Shtet Kosovar, sepse identitetin kombëtar Kosova e ka qysh me mijëra vite përpara dhe ai është identiteti Iliro-Shqiptar. Kosova është Shqiptare, por nuk ka pavarësi, nuk është shtet, ndaj ajo lufton për Liri, Pavarësi dhe Shtet. Për të qenë Kosova shtet, nuk është e domosdoshme që të krijohet një komb i ri brenda saj me emrin “Kosovar”, sepse në Kosovë veç është formuar dhe ekziston shekuj më parë kombi Shqiptar. Kombet nuk mund të formohen brenda natës, ata rrugëtojnë nëpër shekuj derisa marrin formën përfundimtare. Kombet formohen përmes proçeseve të gjata historike, të natyrshme dhe evolutive. Edhe simbolet shtetërore të Kosovës do të jenë simbole shtetëroe dhe jo kombëtare. Të gjitha tentativat për zëvendësimin e identitetit kombëtar dhe simboleve kombëtare të Kosovës me identitete e simbole tjera do të dështojnë, sepse janë antikombëtare dhe antihistorike. Shkurtpamësia e shqiptarëve dhe dobësimi i identitetit kombëtar shqiptar shprehet përmes tentativave për krijimin e një identiteti të ri kombëtar – identitetit Kosovar, krahas formimit të shtetit të Kosovës. Sot nga ndërkombëtarët dhe antikombëtarët tanë, përpiqet të imponohet e të krijohet artificialisht i ashtuquajturi “njeriu i ri” në Kosovë, që do të quhet KOSOVAR. Ky është projekt i madh eksperimentues, laboratorik dhe i dhunshëm në dëm të qenies sonë kombëtare shqiptare. Krijimi i "Kombit Kosovar" e përjashton bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë, tani dhe në të ardhmen. Aktualisht prioritet është bërja e Kosovës shtet sovran e të pavarur dhe jo krijimi artificial i "Kombit Kosovar". Filiza e kombit "Kosovar" ka nisur të shpërthejë, në heshtje, që nga viti 1974, me krijimin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe me përpilimin e Kushtetutës së saj. Kjo Krahinë atëherë kishte kufijtë e saj administrativë, kishte qeverinë, flamurin e disa simbole krahinore që u gjasonin atyre shtetërore. Kombet nuk janë krijuar dhe nuk mund të krijohen me dekrete dhe me anë të ligjeve të ndryshme politike shtetërore. Ata krijohen përmes një proçesi të gjatë historik dhe në mënyrë spontane dhe evolutive. “Kosovarit” tentohet t'i imponohet një kulturë, një letërsi si dhe një gjuhë tjetër nga Shqiptarët tjerë të Shqipërisë Etnike. "Kombi Kosovar" edhe nëse imponohet nga brenda apo nga jasht, nuk do të jetë komb i mirëfilltë, por do të jetë një komb politik. Do të jetë një komb kancelarishë botërore, nuk do të jetë komb i mbirë nga dheu shqiptar i Kosovës dardane. Sipas kohës dhe mënyrës së formimit të tyre, ekzistojnë dy lloj kombesh: Komb natyror (etnik) dhe Komb artificial (politik). Kombi natyror lind, formohet e zhvillohet në mënyrë evolutive, gjatë një periudhe kohore të gjatë qindra-mijëravjeçare. Kombi artificial paraqitet e ”formohet” brenda natës, gjatë një kohe shumë të shkurtër, me anë dekretesh e kontratash politike. Shumica e kombeve të Ballkanit dhe të Evropës janë formuar mbi baza të nacionalizmit etnik. Edhe kombi shqiptar ka pasur të njëjtën bazë dhe të njëjtin rrugëtim historik drejt formimit të tij. Kombi ynë është formësuar mbi bazën e botëkuptimit politik, luftarak e kulturor të Pellazgëve, Ilirëve dhe shekujve tjerë të Mesjetës dhe të Modernes që pasuan më pas. Në Kosovë të gjitha lëvizjet politike dhe luftarake pas vitit 1912, që nga Azem Galica dhe deri te Adem Jashari, kanë pasur karakter dhe përmbajtje etnike kombëtare, atë të nacionalizmit shqiptar. Kombi natyror (etnik) ka një origjinë, gjuhë, histori, kulturë dhe simbole të përbashkëta dhe prejardhjen e ka nga një bashkësi e njëjtë njerëzore apo fisesh. Kurse Kombi artificial përbëhet nga disa bashkësi apo fise, nga disa popuj apo kombe, të cilët i bashkon interesi politik ditor apo momental dhe vendosin, me marrëveshje e kontrata të ndryshme, që të formojnë kombin politik brenda një territori të caktuar. Kombi politik është bashkëjetesë popujsh apo kombesh në një shtet të përbashkët, me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta kushtetuese e ligjore. Shembull tipik të kombit politik kemi kombin Amerikan, kombin Zvicerian etj. Në këtë rrugë don të shkojë edhe i ashtuquajturi ”Komb Kosovar”, por as kushtet dhe rrethanat politike, as realitetet historike dhe ekonomike nuk janë të ngjashme si ato të Amerikës dhe Zvicrës, prandaj nuk ka aspak gjasa që ky ”Komb Kosovar” të mund të formohet dhe të funksionojë. Në Kosovë, prej shekujsh, është formuar kombi etnik shqiptar dhe që të ndërtohet tani në Kosovën-Shtet një komb politik ”Kosovar” duhet që paraprakisht të shembet kombi ekzistues shqiptar. Dhe që të bëhet ky akt, duhet që të ndërrohet apo të falsifikohet e gjithë historia mijëravjeçare e Kosovës dhe e Shqiptarëve, të ndërrohet gjuha, kultura, alfabeti e folklori dhe të krijohen të reja. Pra, duhet që të burgoset e vërteta dhe të thurren gënjeshtrat! Shtrembërime të këtilla të realitetit objektiv historik dhe transformime të kësaj natyre nuk mund të bëhen në shoqëritë dhe sistemet demokratike, pos në shoqëri e sisteme totalitare, fashiste dhe diktatoriale. Vetëm në këtë rast Kosova do të shndërrohej në një laborator gjigant eksperimentimi, ku viktima nuk do të ishin minjtë, por shqiptarët. Edhe po të arrihet deri te formimi artificial e laboratorik i kombit politik ”KOSOVAR”, me anë të lajkave, mashtrimeve, falsifikimeve e kërcënimeve, kjo do t’i ngjante ndërtimit pa leje të një shtëpie në pronën e huaj. Kosova nuk ka vend për dy kombe. Pronar i tokës së Kosovës është Kombi SHQIPTAR. Dhe nëse është e saktë ajo që trumbetojnë demokratët vendas dhe të huaj se, ”prona është e shenjtë”, atëherë askush nuk ka të drejtë ligjore dhe morale që këtë pronë t’ia rrëmbejë dhe t'ia tjetërsojë kombit Shqiptar të Kosovës. Ky komb i ri Kosovar imponon pastaj edhe përcaktimin e Flamurit dhe të Hymnit kosovar, të ndryshëm nga simbolet kombëtare shqiptare. Dhe si rezultat i gjithë kësaj do të tentohet që të vjen edhe deri te flakja e gjuhës së unjësuar letrare shqipe dhe krijimin e gjuhës letrare gegërishte kosovare. Flamuri është simbol i identitetit të kombit, i identitetit të shtetit, është simbol i unitetit të popullit. Flamuri është ndjenja, morali dhe nderi i një kombi. Flamuri është shenjë e shenjtë e Atdheut, që nuk mund të zëvendësohet dhe të ndryshohet pa u ndryshuar dhe asimiluar më parë vetë kombi. Flamuri ynë Kombëtar është Antika, Mesjeta dhe Koha jonë Moderne. Flamuri ynë vjen kështu siç është që nga Lashtësia dhe kështu do të vazhdojë, i këtillë siç është, në Përjetësi. Askush nuk ka të drejtë morale as ligjore ta prekë Flamurin tonë Shqiponjë dhe Feniks. Në këtë Flamur është gjaku, mendja, ideali dhe zemra e miliona dëshmorëve dhe heronjve të kombit tonë që nga Pellazgjia dhe deri te Shqipëria. Ky Flamur është Flamuri i Zeusit të Pellazgjisë, i Lekës së Madh të Maqedonisë, i Pirros së Mollosisë (Epirit), i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut të Arbërisë dhe Flamuri i Ismail Qemalit të Shqipërisë. Dikur, ndarjen e letërsisë dhe gjuhës shqipe të Kosovës nga letërsia dhe gjuha shqipe e Shqipërisë, e kërkonte me këmbëngulje Jugosllavia Federative dhe Serbia. Madje, Serbia dhe shqipfolësit pushtetarë të asaj kohe, ndoqën dhe torturuan qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës, shpeshherë deri në vdekje, të cilët kishin guximin të thonin e të shkruanin hapur se kultura dhe gjuha shqipe është një dhe e pandarë për të gjithë shqiptarët, pavarërisht se në cilat shtete jetojnë. Teza mbi ekzistencën e dy kombeve: atij “allbanci” (në Shqipëri) dhe “shiftari” (në ish-Jugosllavi) është tezë e vjetër e politikave shoviniste serbe. Rezistenca ndaj këtyre përpjekjeve gjithmonë ka qenë e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjëherë ta jetësojë këtë qëllim të tij. Sot, pas krijimit të rrethanave të reja, tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundësisë së krijimit të një identiteti të posaçëm kombëtar – atij Kosovar, janë ringjallur në një masë të shumëfishuar. Të ndihmuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare këto teza herë pas here po dalin në sipërfaqe në opinionin tonë publik. ***** Identiteti kosovar ekziston, por vetëm në kuadër të hapësirës kombëtare shqiptare, si identitet regjional apo krahinor, me veçoritë e tij kulturore, dialektore, etnografike, zakonore, tradicionale etj., ashtu siç ekzistojnë edhe shumë identitete tjera krahinore brenda kombit dhe atdheut tonë, si p.sh.: identiteti i Malësisë së Madhe, identiteti i Pollogut, identiteti i Mirditës, identiteti i Labërisë, identiteti i Çamërisë,… por ajo që i bashkon ata është Identiteti Kombëtar Shqiptar. Janë i njëjti Komb dhe formojnë të njëjtin Atdhe - Shqipërinë Etnike. Po të tentonim që të gjithë këto identitete krahinore t'i kthejmë në identitete kombëtare, atëherë Kombi Shqiptar do të shpërbëhej, do të zhdukej dhe ora jonë historike do të kthehej prapa në kohën e fiseve primitive. Koha jonë nuk është koha e fiseve, por është koha e kombeve. Ideali dhe luftërat e pandërprera të kosovarëve, ndër shekuj, kanë qenë për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë Etnike. Kurse këto 100 vitet e fundit, kosovarët kanë luftuar për çlirim dhe bashkim me pjesën tjetër të kombit dhe shtetit shqiptar, me Shqipërinë. Asnjëherë kosovarët nuk kanë luftuar për t'u formuar si komb Kosovar. Nuk mund të formohet një Komb Kosovar, por në të njëjtën kohë ta ruaj Gjuhën, Flamurin, Historinë dhe Letërsinë Shqiptare. Po të heqë dorë dhe t'i mohojë këto, atëherë ai do të jetë kombi më i mjerë dhe më i varfër i botës, sepse do të ngelë pa gjuhë, pa letërsi, pa flamur dhe pa histori. Kosova dhe Kosovari do të ngelë pa poetë e shkrimtarë, sepse të gjithë këta veten e kanë ndier dhe e kanë quajtur Shqiptarë. Nuk mundesh ta quajsh veten "Komb Kosovar" dhe të përvetsosh çdo gjë që është Shqiptare. Kosova do të ngelë edhe pa dëshmorët dhe heronjtë e vet kosovarë, sepse ata nuk kanë luftuar dhe derdhur gjakun për "Kombin Kosovar", bile as për Kosovën-Shtet, por ata kanë luftuar dhe rënë për çlirim dhe bashkim kombëtar, për bërjen e Shqipërisë Etnike. Në këtë mënyrë shqiptarët e Kosovës nga Kosovarë do të shndërroheshin në "Kosovrarë", në vetëvrasës! Po ta emërtojnë veten shqiptarët e Kosovës si Kosovarë, në bazë të emrit gjeografik ku jetojnë - Kosovës, atëherë sipas kësaj "logjike" shqiptarët e Malësisë së Madhe në Mal të Zi veten duhet ta quajnë Malazezë, shqiptarët e Kosovës Lindore në Serbi veten duhet ta quajnë Serbë, shqiptarët e Iliridës në Maqedoni veten duhet ta quajnë Maqedonas dhe shqiptarët e Çamërisë veten duhet ta quajnë Grekë. Pra, sipas emrit gjeografik të shtetit ku jetojnë, shqiptarët e këtyre shteteve duhet të heqin dorë nga përkatësia e tyre kombëtare, nga etnia e tyre dhe identiteti kombëtar shqiptar dhe të vetëasimilohen, të shkombëtarizohen dhe të tjetërsohen. Pra, sipas "logjikës" së "Kombit Kosovar" shqiptarët në trojet entike jashtë Shqipërisë londineze duhet të bëjnë vetëvrasje! Kjo s'ka për të ndodhur kurrë. Shqiptarët nuk janë nga ata popuj që asimilohen as vullnetarisht, as me mashtrime dhe as me dhunë e gjenocid ushtarako-policor. Këtë e ka vërtetuar katërcipërisht historia jonë e lavdishme dhe heroike. Këtë do ta vërtetojnë edhe vitet, dekadat, shekujt dhe mijëvjeçarët që do të vijnë. Vetëm të marrët, mercenarët dhe tradhëtarët mund të mendojnë e të veprojnë ndryshe. ***** Si pasojë e gjithë këtyre ndryshimeve rrënjësore: krijimi i "Kombit Kosovar", ndërrimi i Flamurit, Historisë, Gjuhës Letrare dhe Hymnit Kombëtar, me kalimin e dekadave dhe me ndërrimin e gjeneratave në Kosovë, ka rrezik që të vjen edhe deri te largimi kulturor e shpirtëror i Kosovarëve nga Shqiptarët, nga pjesa tjetër e kombit tonë dhe një ditë të caktuar ata jo vetëm nuk do ta quajnë më veten shqiptarë, por edhe do ta luftojnë me të madhe një emërtim të tillë, do ta urrejnë një emër të tillë dhe do të krenohen që janë e që quhen Kosovarë! Në këtë mënyrë do të krijohen dy taborre, dy palë, dy popuj të cilët me kalimin e kohës do të largohen gjithnjë e shumë nga njëri-tjetri, të cilët do të kenë qëllime e interesa të ndryshme, si dhe do të fillojnë të shfaqen edhe divergjencat e thella midis tyre, kahjet e ndryshme politiko-ekonomike, mënyra e ndryshme e jetesës dhe e të menduarit dhe më në fund do të lindin edhe xhelozitë, garat, fërkimet dhe konfliktet e ndryshme në marrëdhëniet ndërshtetërore. Do të krijohet një realitet i ri brendashqiptar. Si pasojë e këtij realiteti do të bëhet largimi, ftohja, përçarja dhe ndarja përfundimtare në dy pjesë e kombit shqiptar, do t’i thyhej krahu Shqiponjës, duke mbetur me një kokë e me një krahë. Shteti i Kosovës (nëse krijohet ndonjëherë), po nuk u bashkua me Shqipërinë brenda një periudhe pesëvjeçare pas formimit të tij, pas kësaj kohe do të jetë vonë, sepse do të fillojnë të ndryshojnë zemrat, mendjet dhe shpirti i njerëzve të të dyja shteteve. Shqiptarët nuk duhet assesi që të lejojnë që të ndodhë kjo tragjedi e kjo mynxyrë! Kjo vdekje për së gjalli! Por, në fund të fundit, të të gjitha fundeve, populli shqiptar i Kosovës e ka vetë në dorë vetveten e tij se a do të mbesë Shqiptar apo do të bëhet Kosovar. Kjo është e drejta legjitime dhe e patjetërsueshme e tij. Askush nuk ka të drejtë ligjore e morale që të ndërhyjë në mënyrë arbitrare dhe manipulative që t'ia imponojë me presion, me mashtrime e teorizime filozofike identitetin kombëtar popullit shqiptar të Kosovës. Asnjë parti, asnjë qeveri, asnjë parlament dhe asnjë lider i Kosovës nuk mund të vendosë për identitetin kombëtar të kosovarëve. Kosovarët, po të jetë nevoja dhe kur të jetë e domosdoshme, do ta shprehin haptas vellnetin e tyre sovran me anë të Referendumit dhe Vetëvendosjes se çka duan të jenë dhe si duan të quhen: Shqiptarë apo Kosovarë. GUSHT 2007
  2. JO JETA ESHTE E SHEJTE ,PA MARE PARASYSH SE C'KRIM KA BE ASKUSH NUK KA TE DREJTE T'IA MER T'JETRIT JETEN NESE KRIMINELI KA BE NJI KRIM DHE NE E PERSERISI PO ATE KRIM ,DENIMET TE TJERA PO .
×
×
  • Create New...