Jump to content
Veriu Forum

bili

Antare
  • Content Count

    52
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by bili

  1. BUZËQESHJET E LIRISË A e paskemi njoftë sa duhet - hirin e mbetur të eshtrave te moçëm dardan Toplikut shkrum Luginës së Margës Dardhes Zharres Leskovikut Naises Gurshumit e Narones, Zentes, Moraçes, Aksit e Thyames - a frymon ende erë e veres së mjaltit të Kreshtabardhes a paskemi pasë boll gjak atje ku ashti thithë ashtin a paskan vdekur shumë nga ata që duhej të jetonin a po jetojnë nga ata që do të duhej të vdisnin ku ishit ju që doni sot të merrni aromë të freskët lirie prekni trupin a ju mungon ndonjë gjymëtyrë a keni coll një shënjë plumbi a një përrzhitje flakesh në rrebeshe prekni trupin a ndieni dhimbje ashti a pezmatime mushkërishë a keni trauma krismash e britmash a ndieni erë vdekje me ashk shpirti a ndieni në vete jehona heroizmash zemrash flakadane trojesh trime po britmat në Koshare Pashtrik Malishevë Obrije Qyqavik po tmerret në Prekaz Qirez Likoshan Qyshk e Raçak - ku ishe e ç'bëre kur griheshin në havan zanoret e lirisë pyete veten: a ishe ndonjë krismë e fjalës - Liri kur duhej e kur trolli trim thrriste gur e gjak përgoje mate veten se edhe guri e druri prore mbanë mend mate veten! Janar, 16. 2005.
  2. BUZQESHJE LIRIE PRISHTINA Prini Prishtina me zëra nga troje të Shqipes zëra të rij shpëtuar pahiri nëpër kukama shekujsh zëra të lindur nga gjamët e vuajtjes deri n'Ka të Zi zëra mjerimi të lindur edhe atje ku dreqi ban vo atje ku nuk mundi të shkeli lirë as armiku ma i fshtirë nga shkrepat e Tuzit e kreshtat e Dushkajes nga shpatet e Podgurit e djerrinat e Drenikës nga zhvinat e Kaçanikut e kërrshat e Dibres zëra të lindur nëpër flakë e tym kohërash të nxime erdhen e prinë në Prishtinë e nëpër flakë e sollen lirinë Prishtina zëri i trojeve të Shqipes!
  3. NJERIU NË FORMËN E ZOTIT Paska të ngjarë njeriu në zot, edhe zoti po ngjajka nëë njeri! Pra s'qenka bash gjithçka kot - njeriun krijoi nëë formëën e Tij! Gjithçka u dashka t'jetë e mirë, Duhet që fytyra diell të ndriçojë - Zemrën ta mbashë prore dëlirë, Fjala mjaltë të shkrihet në gojë! Kur njeriu në zot po përngjajka, ç'deshi djalli qëë prore rrin përbrij? Po thojka t'zeza e nuk po prajka! A mundet njeriu pa djallin të rrij? Njeriun që prore e mundon lakmia, Nuk matet parabote me hallin e tij; Atë njeri prore e sundon lukunia - Pa bërë gjëra t'kqija s'mund të rrijë! Që ta veçosh ti vetveten nga djalli, Matu me fuqinë e fjalës që e flet - Për pritjen me zemër a t'merr malli, A ka kush që me dashuri të pret? Fisi të gëzohet kur i del përpara - Ta njeh duhamen e gjakut në sy; Besnik i qendrove prore pa lara, Nuk ka gëzim ma të madh për ty! Paska të ngjarë njeriu në Zot, Edhe Zoti s'po ngjajka në njeri; Pra nuk qenka gjithçka kot - Njeriun e krijoi në formën e Tij! Fror, 14. 2005.
  4. FËËMIJËT E KOHËS Secila kohë i ka fëmijt e vet E koha kohës nuk i përngjet! Thomë ishte kohë e vështirë, Kur vuajtja brejti deri n'asht - Doje prore veç të jeshë i lirë, E kurr të mos mbetesh jasht! Sa shpejt ndrruan këto mote, Po nuk e harruam zërin e fisit - S'zhgohet jeta me prralla kote, Duke ndjekur veç hijen e lisit! Koha kohën e shkelë në ballë, Edhe kapërcen nëpër një tjetër - T'len vrragë sa të jeshë gjallë! Vera s'e kujton dimrin e vjetër. Amë e vështirë për bijtë koha, Çdo ditë pa ujë në sy të çorton! Ëndrren e trisht e mbulon coha, Mos kujto se ajo vetëm të don! Nuk është si nana që të pajton, E t'i falë mëkatet si bimë zemre! Prore pamëshirë koha të gjykon! T'bën ushul prej koke e thembre! Para kohës je gjithmonë një fëmij, Veç cacitesh me 'i shkop në dorë - Kujtimet e idhta nuk mund t'i fshij: Sikur mbi një cung kur reshë borë. Pëngjajmë në kohën që e zhgojmë, Syri i kohës prore kudo na vështron; Sa ma shumë që njeritjetrin dojmë, Buzëqeshja e jetës prore na gëzon! Secila kohë i ka fëmijët e vet, E koha kohëës nuk i përngjet!
  5. KOHA E RE Koha e re është buzëqeshje, Si kur e qet dielli syrin në ag; Thinjat e bardha janë reshje, Paraohë thinjur pret në prag. Koha e re është buzëqeshje, Sa ecje krenare ka vrulli i sajë - çdo ditë ndrron nga 'i veshje, E nga gëzimi shpërthen n'vajë! Shpejt para syve të iken koha, Mbetesh habitur se kah shkoi - Si zog i mashtruar në ca troha, Thuase tinëz përskaj të preftoi! Gëzimi mbaron sa ndrron moti, Si një mjegull kur ulet mbi mal - Fjalët t'i piklojnë buzët pika loti, Për gabimet pahiri o zot na fal! Koha e re është buzëqeshje - Sikur shkrep dielli me rreze n'ag! Thinjat e bardha janë reshje - kohë e thinjur të pret në prag!
  6. AGU NË PRISHTINË Po agon rrezja fjalës së re - posa filluan të zbardhen psheretimat n'qiell qetësinëë e natës ende thejnë klithmat e do qenve e krrokamat e do korbave - retë e kuqrremta të djerësve të ëndrrave zbardhen tymtaret elektrike ende qesin tym ligniti në terr tëndave të familjeve të dëshmorëve iu fishkëllon dimri e pipat e hijeve uniforme të pallateve të shumë horrave iu ushton broçkulla pop-rroku e, nëpër rrugë ndihen cicërima zogjësh e cingërima të çelsave të dyqaneve e punëtorët ende flejnë po lind dielli mbi Prishtinë Dimër e dritaret e hapura kohës iu ka nxe gjaku n'dej lumejsh nëndetorë do të nxehet deti i lotëve e toka e varreve Flakë Janari patëm derisot po trishtimet ende rrinë të fshehura te Graça e te Vendi i Plumbtë Cilës pjesë të Prishtinës i bie rrezja e agut e para Kodres së Trimave të Zahir Pajazitit Edmond Hoxhës e Adem Zejnullahut e deri në grillat thikore të Afrim Zhitisë Kodra e Tre Trimave Rrezja e fjalës së re Po agon mbi Prishtinëë! Janar, 17. 2005.
  7. NË TEH TË VËSHTRIMIT TËND 'Në teh të vështrimit tënd' të mprehtë si anza - prehet në zgabim ashku i vrullit të zërit gojëhapur si kokë ushtari ne tehshpate ne një dyluftim të gabuar - e, pelcasin arteriet e vrugta të dëshirave të ndryera shpërthejnë dikund afër kujtime të brishta qull - e tretën si fluska bore të lagshtë mbi faqet e mërdhezura e, rënkimet e baladave i len gojëhapur o ti je zanore e zanuar - në preftim pshëretimash në teh të veshtrimit tënd prehet krahu i vetulles sate - krahdallendyshe kullon zanore të etshme aq shumë të ëmbla me tu ngjitë buzët në ngjitës e sa të shkrira e në damarë të krahvetulles sate gufon afshi spirrë brëngash në teh të vështrimit tënd të mprehtë si zana - prehen ushtri dëshirash në beteja të kujtimeve të brejtura e të preme dikund në antikë - e, në fund luan kokn në shenjë pohimi fituese i rrokullisëë me maja xhufkash të këmbëve - i kthen mbarë me fytyrë kah zoti trupat e premtimeve qorre të rëna pa namnishan O ti je zanore e zanuar - n'preftim psheretimash! Fror, 26. 2005.
  8. DREDHA E ERËS Dredha e erës në rrugë bën pluhnajë - mbyllni sytë për një çast sa të kalojë ajo bartë kujtime të diegura e insekte të cofta fjalesh ndodhë ndonjë infektim eventual kujdestari i rrugës - nën parmakë të pluhrosur shikon me bisht të syrit zilia të qet n'punë të trollit dredha e erës në rrugë mbledhë pluhurin e mendimeve të shprishura gjethet e fjalëve të verdha pa zanore çfarë nuk banë e dredhnja mbyllni hundët për një çast sa të kalojë - dredha e erës ndodhë pezmatim i kordhave zanore të pshëretimave në rrugë ndihet kollitje ironike! Fror, 20. 2005.
  9. ENDJA KISH RRËNJË - Një nënë vajton t'birin për s'gjalli! Shumë pave he mos pafsha tjetër, moj loke edhe gurin e drurin e shtina n'gjynah - e skurruar n'lot m'dridhet fotoja jote n'dorë mundohem me t'pa nëpër lot e s'mundem se m'dukesh i pershkllime vajit po qysh t'i plasi zoti sytë le që more botën në sy - po si i trete rrënjet e gjakut n'mallkime të flakur shkrumit lëshove lozë tretdheut të zi - tash ec e nxierri rrënjet me shkarpa nëpër këmbë me gjak t'syve të rrita e m'dole doresh pa a edhe unë me dhanë shpirt tue u grrithë n'vetmi a? - si ato qyqevetëm të botës tande të cilivilizuar e me i dhanë duhmë një mahalle - derisa ta ndien duhmen dikush nga rruga - po qysh t'i plasi zoti sytë e m'le qyqevetem përnat e skurrova n'lot foton tënde sa u pershkllij n'prehër e nuk ngjanë ma në ty mu ka ba duç n'gjij tue ngajtë jetës shtegepashteg - me njanen kamb n'dhe e tjetrën mbi dhe t'ka humbë pamja para syve, moj loke mendja paska rrënje
  10. A ISHE NDONJË KRISMË E FJALËS LIRI ? A ndieni n'shpirt një zë të largët skypas ju thrret me gërrhamë shekujsh të zhbiruar - brejtë tejash barbare një zë që brenë ashtin në palc me amanetin gojëhapur therë thellë n'tru prore - Yllbardhi Naissa Zharra Dardha Gurshumi Leskoviku e Buajana valet e Marges futë e zezë ende rrjedhin kuq - po zërat brejtës nga Podguri Zenta e Moraça e tej Tivarit të kobshem? Gjaku i Tivarit që nuk guxon të harrohet - po jehonat në Albanik Luginë të Presheves Medvegje e Bujanoc nga Bujana e Bujanoci tej Sharrit Tanushë e Haraçinë e n'Kala Tetove e deri tej Ohrit me sy n'Arbaninë e lashtë - që pret ‘dy fjalë i çova Devit e nuk e lanë retë’ e gjithmonë amaneti gojëhapur A vret amaneti gojëhapur a pret A ishe ndonjë krismë e fjalës - Liri! Janar, 16. 2005. Dashuria ndaj atdheut është fuqi perëndie!
  11. Nezir Myrta http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/adem-j10.jpg -GJAKU I SHQIPES- Adem Jasharit Vret e pret dieg gjallë barbari, Prekaz i Drenicës kallet zhari! O ku jeni, bret Adem Jashari Në armë sot ju thrret Kosova! Britma vdekje kahdo buçasin! Çetnikët therrin grinë vrasin! Troje trime mbrojnë Prekasin! Kosova tha: Ademo u çlirova! E di kulla kush mbetët gjallë! Një mbeti, shkaut i bën ballë! Gjaku im Ballkan ka me kallë! Hej! Kosova ka Jasharaj plot! Reshë ushtarë lirie Qyqavica, Gjithë shqiptaria sot Drenica! Ringjallë bërtet Azem Galica! Gjakun Shqipes ia marrim sot! Digjet zjarr e flakë Dukagjini! Në ballë lufte Shqiponja prini! Tmerrin armikut kudo ia shtini, Dragoj Dragobie ep Gjakova! Nga Prekazi deri tej Gllogjani, Lidhen shqipet në besë vatani! Kuçedra zezë kurr nuk prani, Adem Jashari u çlirua Kosova! Syri i Shqipes nuk rrin në hak! Meidan armiku bëmë çdo prak! Lidhur Besa-Besë fëmij e plak! Dardania - Kushtrim Kombëtar! Shqipja i dridhi flatrat abërtare! Rrufeja mbi kuçedrën barbare! Botën e dridh zemra shqiptare! Gjaku i Shqipes ngritet në altar! (05.Mars.1998.)
  12. NJOHJA E UNIVERSIT http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/abdils10.jpg - Avdylselam Eminit, dëshmorit të Universitetit të Tetovës! (17.Fror, 1995) Në Ditën e Rënies heroike të Dëshmorit! Shkronjat shqipe ishin gjithmonë të përgjakura Ato krijuan me gjak fjalën - Ballkan Shkronjat shqipe edhe në fund të shekullit XX krijuan me gjak edhe fjalën - Universitet! Librat shqipe ishin gjithmonë të përgjakura se tingujt e Shqipes buronin nga aorta e zemrës Aty ku buron e vlon gjaku i dashurisë arbërore! Tingëllonin prore me buzë e gojë përgjakura- Fjalët shqipe Këngët shqipe edhe shiqimet shqipe! Me gojë të përgjakur gjithmonë folëm e kënduam Në vend të vajzës arbërore - Avdylselami puthi plumbat e armikut dashuroi vdekjen për Jetën e Universitetit e - kënga e lashtë mori dhenë e mori botën edhe ujërat me tallaze të shkumbëzuara: "O nuk po muj baclok me folë, Se m'ka ra do gjak në gojë!" - britën Bjeshkët e Nemuna me Hysen Bajrin jehonën e tyre e përciellen bjeshkët britmën në Kalanë e Tetovës - e britën gurët në themele të Universitetit nga Pollogu e valet atllantike të gjuha e atllantëve Bota përjetoi Përmbytjën e Madhe atëbotë, Bota është përmbytur por jo Atllantishtja! Me buzë të përgjakura puthëm Gurin themeltar me dashurinë e parë - me gishta të përgjakur shfletuam Historinë e Gurtë! Sepse shkronjat shqipe të gjithë i patën gjak - edhe kengët tona shqipe të gjithë i patën gjak edhe si njerëz të kësaj bote qorre na kanë gjak edhe gojën edhe librin u dasht ta hapim me gjak edhe shkruam e lexuam vaje prore me lot në sy edhe Universitetin shqiptar u dasht ta hapim me gjak sepse ua kanë dro shkronjave të para ballkanike! Universi është i madh të njihet kaq shpejtë! Nezir Myrta Njujork, 17. Fror, 1995.
  13. bili

    Gjergj Fishta

    GOMARI I BABATASIT (Fragment, METAMORFOZA) ************************** Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rricna t'ndyet, mikrobe të kqi q* të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhč der kur ju, tu tallë npër ne, do t'na qelbi fis e atdhč? Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë, se tash ma jemi tue u njoftë, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se për ju, po, duhet laku, për me u vjerrë o kund m'do i shpat! Deri dje, pa kmishë mbi shtat, me 'i gjysmë setre t'pa astar, lshuemum krahve kalavar e me 'i komçë t'njtitme nën grykë: pantallonat me "gjyslykë" kto edhe lidhun me nji spagë: shtatit rreshke e ba saragë, t'tanë gordec e berbalec pa ndo 'i msim, pa ndonji dije, me 'i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nën themër: turq a sllave a grek me zemër, falun barkut veç Shqipnisë, si ajo marrja e t'gjith njerzisë... tuj u shite ju për gjithë treg, sod na mbahi "Skandërbeg", e ngërdhucë, goditë, limue, rrue, qethë, pipirique, tash n'"smoking", tash në "bon-jour" ju, q* dje s'kishit as ushkuer me lidhë brekët me nder me thanë m'sahan t'huej gjithmonë me ngranë, rrugën krejt na e keni zanë, ke na shkoni pash e m'pash, edhe besa me "gulash" me "afishe" e me "sultjash", me "kjumshtuer" e me "ashurč", "kosha gjelash" si kubure, "tarator", "pilaf me kos", "mish me qepe" e "majdanos" "shish qebap", "brizholla viçi", "kunguj t'mbushum", "kuzuici", "kabuni"- e "mualebi". Barku sod ju rri ju kodër, kargatisë e bamun lodër: der sa ata burrat e dheut, q* për jetë e nderë t'Atdheut kane ra n'luftë si shqipe t'leta, kanë shkri gja e shpija t'veta, kanë tuj dekë rrugave unit, me iu dhimbë gurit e drunit. Përse, po, kta matrahulla, kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula, n'vend q* ju me u vu n'konop, a se brinjt m'jau zbru me shkop, a, mos tjetër, me u ngushtue me xjerrë zhuri kund m'ndo 'i prrue për me shtrue ndo 'i rrugë të shtetit a me dlirë ndo 'i skelë detit, lavjerre buzësh, harru si viça kqyrin m'ju si t'ishi ogiça, për me u pri udhës s'qytetnisë e me i sjellë t'marën Shqipnisë. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit q* "shqiptarë" vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo 'i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Përparimi e Qytetnia, por veç pse ende der më sot nji tyran s'po e gjeni dot, nën kambë t'cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjë me jue, e jau njof shpirtin der m'palc, pleh i ndytë me u bartun n'shalce me u qitë jashta Shqipnije.
  14. bili

    Gjergj Fishta

    MRIZI I ZANAVE ... < p> ************************* Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem, Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta T'cepit t'shpulpuem, Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit, Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit, Rrin Deka e tmerrshme. Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori, Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme Kundron në mni, E idhtë asa' i kërcënohet. Nji t'përqethët Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza, Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët E jetës ndër fejza. Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm I vjen rreth bota. Felgruemun njerzit nën tjara struken; Për nën kunora pshtimin ato lypin! Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken; N'andrra t'dheut zdrypin. Por kot. Mizore ajo kosë t'vet ka sjellë, Shungllon thellimi për nën kupë t'Empirit; Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell E nën kambë të nierit. Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija; Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue, Ulëron stuhia. E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta; Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen; Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta Ka' ajo sjell kosën. T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj, E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet; Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj Shekulli përlulet. Vetëm s'përkulet para Dekës njai trimi, N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga, E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra) As paja as friga. Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme; Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme I rrin kundruell. Përpara tijë shkon moti t'uj u endun: Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da; Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun Kanë për t'u pa. Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm, Si' i kep, q* vala smundet n'det m'e e lkundun, Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm, Ngelë n'vend pa u tundun. Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye, As buzës humnerës nuk i dridhet themra: Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye S'i ban lak zemra. Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore: Vetëm BURRNIJA - një BURRNI çelike Asaj i rrshet dore.
  15. bili

    Gjergj Fishta

    LAHUTA E MALËSISË ... (Dëshmorëve) O ata t'lumtë, q* dhanë jetën, o ata t'lumtë, q* shkrinë vehten, q* për Mbret e vend të Parëve, q* për erz e nderë t'Shqiptarëve derdhën gjakun tue luftue, porsi t'Parët u pa'n punue! Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, but u kjofshin moti e stina, ak'lli, bora e serotina: e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë, e der' t' ketë n' detë ujë e ranë, der' sa t'shndërisin diellë e hanë, ata kurr mos u harrojshin, n'kangë e n'valle por u këndojshin. E njaj gjak, q* kanë dikue, ban, o Zot, q* t'jesë tue velue për m'ia xe zemrën Shqiptarit, për kah vendi e gjuha e t'Parit! LAHUTA E MALËSISË ... (Çohi të dekun) E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni, q* flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore, Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. - Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë, E nami i sajë përjetë u trashigoftë! Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q* s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q* s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë! LAHUTA E MALËSISË ... (Fragment) **************************** N'mos i paça mendt mbi hatull, Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull. Venu shej ti fjalve t'mija, Pse do t'vijë po lum zotnija, Koha n't'cilën Shqyptarija, Zojë n'vetvehte ka me dalë, Por m'fal faj'n ti për këtë fjalë: Mal i Zi ma s'ka me pasë, Serbi vëlla do ta humbasë, Pa kqyre t'drejtë paa kryre arsye, Serbin shqype ke mbi krye. Ka me t'lanë ky i ditë pa sy, Thellë n'rrashte, po t'ue t'i gërrye, Se kshtu ecte në shekull lodra, Ulu maje e çohu kodra... LAHUTA E MALËSISË ... (Kënga 12, MARASH UCI) Amanet un'jam t'u lanë Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta'n, Armët e mbushme mos me i dhanë, Me shokë tuej kurr mos m'u xanë, Mos m'u xanë, as mos m'u nga Pse n'ditë t'gushtë këta u gjinden vlla Si me pushkë ashtu me uha. T'huejn me fjalë mos ta poshtroni; Bukën para, por t'ia shtroni N'Shqiptari si a kenë zakoni: Me i besue, mos i besoni! Edhe n'mend kinje nji fjalë: Zemrës s'frytë me i lanun dalë; Fjalët për pajë kurr mos me i dalë, Ujit turbull mos me i ra, Mos me dalun n'va t'pa va; Me iu ruejtun shakës turbueme, Me iu ruejtë, po, grues së lshueme; Vendin tuaj m'e dashtë përore, Me ruejtë besë, mos me çartë ndore. LAHUTA E MALËSISË ... (Fragment, Shqipnia e lirë) *************************** Do t'valvitet m'Kaçanik M'Kaçanik, po, do t'valvitet Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet, Përse toka, shqyp ku flitet, Ajo vetë asht, q* prej t'Parvet Trashigim na e kemi pasë: Mbrendë i huej, jo, ma s'do t'shklasë, Posë atëherë, kur vjen për mik. Jo, po: na sod ktu sundojm; Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej; Gjall Lirin' na nuk e lshojm, S'njohim mbret as krajl të huej. Zoti n'qiell e na mbi tokë: Me gjithkënd vllazën e shokë, Por se i cilli m'cak të vet. Prande i huej, n'andërr m'e pa Se vjen kurr e shklet ndër ne, Drue se keq kishte me i ra; Pse shqyptarët kanë ba nji bč Bč të madhe ata kanë ba: Për Shqypni në luftë me rra, Me rra n'luftë me krajl e mbret, E kur bjen në luftë shqyptari Lidhë me besë ai ndërmjet veti, E din hasmi se aty pari Shungullon toka e gjimon deti: Se bijn krenat fushës s'mejdanit
  16. bili

    At Gjergj Fishta

    CUBAT ***************** Ndihmň, Zot, si m'kč ndihmue! Pesëqind vjet kishin kalue Çëse të buk'rën ketë Shqipni Turku e mbate në robně, krejt tu' e lŕ t'mjerën në gjak, (5) frymën tue ia xanun njak, e as tu' e lanë, jo, dritë me pŕ: kurr të keqen pa ia dŕ: rrihe e mos e lčn me kjŕ: me iu dhimbtë, po, minit n' murë, (10) me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë! Veç si 'i dčm, vu n'lavër spari, q*, ka' e vret zgjedha e kulari kah nuk bŕn m'e thekë strumb'llari, s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: (15) e tue dhanë kryq e tërthuer, tu' i dhanë bulkut shum mërzě, me u vu s' ryset për hullě e as me shoq ai pendë me shkue: kështu Shqiptarët, të cilt mësue (20) s'din' me ndejë rob nën zgjedhë t'huej, pagë e t'dheta me i lŕ kujë: por të lirë me shkue ata motin, veç mbi vedi tue njohtë Zotin, e as kurrkujë n' këto troje t' veta (25) mos me i bŕ kurr tungjatjeta, n'braz me Turk kurr nuk kanë rŕ e as kurr pushkën s' ia kanë dŕ; por t'janë grě me tč e t'janë vrŕ, si me kenë tu' u vrŕ me Shkjŕ (30) E prandej si pat fillue Turkut Ora m' iu ligështue, e nisë pat m' iu thy' atij hovi, m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi: e ato fiset e Ballkanit, (35) zunë me i dalë dore Sulltanit, nisë Shqiptarët kanë me u mendue, si Shqipninë me e skapullue zgjedhet t' Turkut : q* si motit n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, (40) krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej, me i bŕ kurr mŕ tungjatjeta, kurr me i lŕ mŕ pagë e t'dheta: edhe Flamuri i Shqipnisë, (45) si fletë Engj'lli t'Perëndisë, si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare, me u suvalë prap n'tokë shqiptare. Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi, Knjaz Nikolla, 'i gërxhelě: (50) gërxhelě, por belaçě: na dyndë top, na dyndë ushtrě edhe del e bjen n'Shqipně, për me shtrue këto bjeshkë e vërrě, shka merr Drinin për s'të gjatit (55) der' n' Kalŕ të Rozafatit, ku ai me ngulë do' "trobojnicën", do' m' ia vu Shkodrës "kapicën": me bŕ Shkodrën Karadak, mbasi 'i herë ta kisht' lŕ n'gjak! (60) Ka ndejë Turku e këqyrë haru, pika-pika lotët tu'i shkue, kah s'ka Shkjaut si me i qindrue; se Moskovi e ka rrethue: ka Stambollën muhasere! (65) Bŕjnë shtatë Krajlat muzhavere Shoq me shoq, tue shartue zě -si ata e zeza m'i pastë mb'lue!- për të buk'rën këtë Shqipně, si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zě. (70) M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue. Sa mirë n'armë na janë shtërngue! T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit, si të Parët ua lidhshin motit n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: (75) me 'i kambë mbathë e tjetrën zbathë, gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë, diku ngranë, diku pa ngranë, harrue grue, motër e nanë, sy'n agzot, zemrën barot, (80) e si ai plajmi me furě, t'kanë rrŕ ndesh Malit të Zě, për t'gjatë t'Cemit n'atë kufě, ku edhe trimat t'janë përlŕ: t'janë përlŕ Shqiptarë e Shkjŕ, (85) ballë për ballë ata tu'u vrŕ, fyt-a-fyt, ofshč! tu' u prč: tue mbetë shakull përmbi dhč, mish për shpez e kaçubeta, gjithku kje ajo pika e djalit, (90) gjithku kjenë sokola malit, pa kjŕ m'ta as nanat e shkreta. Veç se, po, me parzme t'veta Aty Shkjaut sulmin kanë thye. Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, (95) bŕjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit: se jo veç q* Knjaz Nikollës nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta, porsč as Mbretit të Stambollës (100) s'duen me i bŕ mŕ tungjatjeta, e se dore duen me i dalë: se Shqipninë nuk po e kisht' falë Perëndia për çerkez, Turq, manovë, likurazez; (105) por për do sokola mali, q* "Shqiptarë" bota po i quete, për ta gëzue këta djalë mbas djali, der' q* jeta mos t'u shuete. Turku fjalën e ka ndě': (110) se ç'asht mbushë ai me mëně! Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipně, gjallë Shqiptarët ai me i përpě! Por Shqiptari gjallë s'përpihej, e as me u shkelë, besŕ, s'po lihej, (115) kur po i mbushej mendja e vet, për Shqipně me bŕ gajret, n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret. Edhe kështu t'janë kapërthye grykë për grykë Turq e Shqiptarë, (120) pa dhimbë krenash tue u thye si me thye kunguj npër arë. T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit, Shkjau: kah drote se Shqipnia Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, (125) mŕ s'do t'bite n'kthetra t'tija, si atij hangër ia kisht' palla: merr e mësynë m'Turk fulikare, e si derrat me çakalla t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: (130) haju, ngaju, çaju, vraju, m' pushkë e m'top gjueju batare, gjaku rrëmbč npër rrahe e qare, e npër fusha e npër gajusha, der'q* s'mbramit, n'p'r' atë zhumhůr, (135) zgjedhë s' Turkut pështoi Shqipnia e duel m'veti si dikůr: si premtue kisht'Perëndija; por si dashtë, besŕ, lum vëllau, s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. (140) Se s'ka dashtë Turku lirě, ma merr mendja; veç un s'dij Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër ardhë i paska, q* nën themër rob Shqiptarët po don me i shtrue, (145) edhe atë tokë ai me pushtue, për të cilën vetoi motit shpata rr'fč e 'i Gjergj Kastriotit? E q* s'paska dert aspak, se Shqipně dhe Karadak (150) krejt me atë punë po i lŕte n'gjak? Zemra i ardhka prej Moskovit! N'Petrograd Cari i Moskovit Nji bč t'madhe po e kisht' bŕ: m' e ndie plak e kalamŕ: (155) se ai natë t'madhe s'do t'kremtote, se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote: gostë as darsëm nuk do t'ngrifte, s'do t'u late as s'do t'u krifte, as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160) për pa i hi Stambollës përmbrendit, për pa këcye mbi post të Mbretit, me u bŕ zot i tokës e i detit; edhe Europës tregun m'ia prč, mos m'e lanë me shitë, me blč, (165) mos m'e lanë me çilë kund punë; por me bŕ q* ajo përdhunë, për me çue 'i grimë bukë te shpija, rob të ngelte n'kthetrat t'tija, n'ato kthetra me gjak zhye, (170) mësue gjithmonë n'gjŕ t'huej me gërrye! Por, pse ishte 'i skile e vjetër, si për fjalë ashtu për letër, mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër, ai po e dite mirë e hollë, (175) se isht' do punë me hi n'Stambollë: se isht'do punë Turkun me e thye, pa sharrue vetë mbrendë me krye. Prandej xčn ai me trillue, m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: (180) m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit, q* me i qitë këta punë Sulltanit; me i qitë punë këta 'i herë mŕ para me trazime e punë t'pambara, e mandej vetë prej Rusiet, (185) si harusha prej pusiet, me i rŕ Turkut fulikare, m'zhbě n'vend, m' e qitun fare; për pa bŕ me mend pleqně, se me atë punë botën unjě (190) mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zě Kur ketë punë e ka pleqnue, ka marrë trimi e n'odë ka shkue, ka ndejë n'tryezë e asht vu me shkrue, me u shkrue miqve kah Serbia, (195) kah Zagrebi e kah Sofia me lidhë besën shkaf asht Shkjŕ, mbi Budin, m'çanak-kalŕ, edhe tok këta ndërmjet vetit mos m'ia dŕ të keqen Mbretit; (200) por m'e nxitë, por m'e mërzitë, m'iu vardisë si 'i ditë për ditë, herë për shtek, herë për kufě, tash me peng tash me pleqně, por gjithmonë, po, pa kanu, (205) veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu. Mbasandej, ky zogu i Shkinës, merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës, merr e 'i letër, ia angllatisë, me dredhě tue ia qindisë: (210) Ti, q* jč qaj Knjaz Nikolla, falmëshëndet Cari i Rusisë, se zŕ t'madh për ty kam ndie q* jč trim e gërxhelě, q* jč burrë e kuvendtŕr, (215) me ta drashtë hijen anmiku, por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjŕ; pse qe ti m'atë rrasë Cetine më kč ndejë me 'i gjysmë opinge, e jč bŕ, po, gazi i dheut, (220) tue mërzitë miq e kumbarë, veç e për bukë thatë në gojë. Mje sa Turku, përbri tejet, dredhun çallmën m'vetull t'synit, derdhë shallvarët ai pala-pala, (225) rrin e ban kokrrën e pallës, e as m'e pŕ ti s'mund ta shofish përmbas kodrës së pilafit Po a thue, t'la ty kamba e dora, ase ngjitë jč ndoshta n'rrogë, (230) jo se hi kč bulk n' e huejën, q* s'po ndihesh kund për s'gjalli? Mo', bre burrë, se nuk ka hije Urtë me ndejë Cubi i Cetinës, edhe n'shpě me e shkuem ai motin, (235) tue u ndeshë npër furka t'gravet!.. Po a s'ta mbushë synin Shqipnia, me ato male të madhnueshme, me ato fusha të blerueshme, q* kurrkund s'jč kah orvate, (240) me ia shkye 'i skundillë për veti?.. M' tč, krah-thatë, e mos rri fjetun! Pse pa luejtë ti kambë e dorë, s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë: Por ti luej, nafaka luej, (245) ka pasë thanë ai burri i huej; sa për bukë e për fyshekë, piqu n'mue, se t'i qes vetë; edhe kësulën včne n'sy, se të nget Mbreti i Stambollës: (250) nuk ta lŕ me t'prekë me pupël - Letrën kështu Cari e ka shkrue, edhe mirë e ka palue, e e ka mbyllë me dyllë të zi; ia ka dhanë kasnecit t'rě, (255) me ia çue Knjazit n'Mal t'Zě. Letrën n'gjě ka qitë kasneci, ka thekë kambët ai sa mund heci: ka lanë mbrapa fushë e zalle kapërcye ka bjeshkë e male, (260) edhe dalë ka lum e shč: ka shtegtue për ujë e dhč, der'q*'i ditë, tue marrun dielli, në Cetinë ka behë ai filli: shtjerrë opangat, grisun setrën; (265) Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën, me dyllë Cari si e kisht' mbshilë. Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë, e ka çilë edh' e ka këndue, tri herë rresht ai e ka këndue, (220) tri dit rresht edh' e ŕsht mendue; mbasandej ai fjalë ka çue njatij Vulo Radoviçit, kërkserdarit t'Vasoviçit, q* me dalë me rŕ n'Cetinë, (225) pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë: me flut'rue si gjeraqinë, për me u pjekë me "Gospodarin". Njeky Vuloja Serdari Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: (280) m'e pasë randë toka m'e bartun. Pa tč prč kund s'ishte marrë, pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë, pague s'ishte varrë as gjak, s'kishte vu nuse duvak, (285) as s'isht' dŕ gjyqë a pleqně. Pse edhe Turku i Malit t'Zě po e kisht' pasë shqipe mbi kry', mos m'e lanë me pŕ me sy. -Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, (290) po e kisht' bŕ m'atë udhë t'Cetinës. Paska marrë e shi në rrugë Për tërthuer shtrika nji stugë, edhe i çueka fjalë tërthores, q* shka ŕsht Turk i Cernagores, (295) mos me mujtë m'e shkapërcye, për pa lŕ 'i dukat për krye - Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri, larg e larg me i dajtun turri. Fëtyra e tij porsi duhia, (300) syni i tij, tanë zjarm e shkëndia; vet'llat trashë ngčrthye kulŕr, porsi lesh derrit bugŕr; vesh e m'vesh dega e mustakut, si dy korba lidhë për lakut; (305) edhe i mbrrijte kryet në trŕ: burrë i atillë me sy me u pŕ. Veshë e mbathë e m'armë shtërngue, kishe thanë se ŕsht lč drangue. Se këtč Knjazi fort e dote, (310) fort e dote edhe e ndigjote; pse edhe i urtë ai kishte ndodhë, me ia prč mendja fort hollë. Prandej Knjazi i çueka fjalë Në Cetinë për ngut me dalë. (315) Edhe Vulja bjen n'Cetinë, pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë, tue flut'rue si gjeraçinë. N'atë Cetinë kur Vulja zbriti, atč Knjazi mirë e priti, (320) mirë e priti e n'odë e qiti, i qiti duhan e kafe, edhe nisi kështu t'bajë llafe: - Ku jč, Vulo, eh kopilane! Se ti ujk, po, né na u banč, (325) ke s'po duke kah Cetina, ku kč miq e probatina, q* s'të ndërrojnë me sy të ballit? Po, a kč mujtë? a kč farë hallit? Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330) Për jetë tande ! si do' Zoti, merr e i thotë Vulo Serdari; pse sivjet, lum "Gospodari", nuk ka pasë toka valigë, e ka ardhë nji kohë e ligë, (335) sa nuk dij si ka m'iu bŕ, për me pështue do rob e gjŕ, pse edhe buka asht tue na lŕnë. Hajt, eh qč'! Knjazi i ka thanë. Se s'po gjenë cubi me ngranë. (340) Se s'po gjenë skyfteri mish. Se ti e nxjerrë korën dy fish!. Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prč, se po e ban me lopë e qč, sa me mbajtë njerztë e kujrisë, (345) jo se mŕ gjindën e shpisë. A din shka, Vulo Serdari, ndiej shka t'thotë ty "Gospodari": pështilli bashkë nja disa cuba: t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, (350) t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina: edhe lëshoj ti kah Vranina, për me vrŕ ata e për me prč, për me djegun gur e dhč, mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, (355) tue grabitë e tue robitë, n'daç me natë e n'daç me ditë; se un prandej të kam çue fjalë, der' n'Cetinë nji herë me dalë, pse dishka mue tash m'ka këcye, (360) prap me Turk me u kapërthye: prap me Turk, po, na me u vrŕ. Pse edhe as hije, thom, nuk kŕ, urtë ma ndejun Turk e Shkjŕ. E kështu, tue ligjërue, (365) krye më krye tue bisedue, hollë e gjatë e ka qortue, si me u sjellë e si me u mprue, për m'e lŕ Vraninën n'gjak. E si vesht janë marrë me fjalë, (370) Knjazi n'bukë atč e ka ndalë, edhe falë i ka do pare; e i ka falë nji "xheverdare", krejt n'argjand kondakun ngrě, mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: (375) m'e drashtë vjerrun në sërgjě, jo mŕ n'krah të nji luftarit, jo mŕ n'krah t'Vulo Serdarit, q* isht' me brč hekur me dhambë! Atëherë Vulja ŕsht çue në kambë: (380) ka bŕ Knjazit "tungjatjeta", edh' ŕsht nisë malit përpjeta, udhës me mend ai tue përblue, si Vraninën me shkretnue, Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385
  17. bili

    At Gjergj Fishta

    28 NANDUER 1913 .. ******************************* Oj Zanë, t'këndojm... t'vajtojm, deshta me thanë; Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye. Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë, Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye, Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet... ............................................................................ Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne, Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe! E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari; Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet, As për at gjuhë të ambël q* i la i Pari, As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet; Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget, Si Krishtin shiti Juda Iskarjot, Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë... A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun, Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin, E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'e ndalue, Por ai, q* të liruem me e pasë s'don vendin, A prej së tjerëve s'don me ia lshue rendin A thue ai s'asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!, E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota... E po për ata q* detyrë e nder harrue, q* marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet, M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet Kush pse dinari tepër i ash lakmue. E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinët, Thue edhe për ta ndokuj do t'i vijë çuda, Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?... Po, Juda janë e gjinde janë tradhtarë. Mori M'kamë kryekungujt prej si u vunë, Duel padija n'krye të vendit; Njerzt e kënuen u poshtnune, Metën t'urtit jashtë kuvendit. Duel me faqe t'bardhë trathtari, Shpirt e fis q* ka kuletën; U ndëshkue pa dhimë Shqyptari, q* për fis nep gjan e jetën. Shqynis zani atbotë i humi, T'huejt mi qafë i a vunë themrën, E e mloj skami, terri e gjumi, Djelmt e vet i a lnurën zemrën. E Shqyptarët jo veç s'e nisen Për kto punë përjashta Momin. Por ma fort, medje, e konisen. Msue gjithmonë me ndërue llomin... E njikshtu, qitash, njaj i cilli S'e la mrendë e detit vala, S'e la ferri, toka e qilli, N' Shqypni majet porsi njala.
  18. bili

    At Gjergj Fishta

    28 NANDUER 1913 .. ******************************* Oj Zanë, t'këndojm... t'vajtojm, deshta me thanë; Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye. Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë, Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye, Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet... ............................................................................ Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne, Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe! E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari; Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet, As për at gjuhë të ambël q* i la i Pari, As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet; Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget, Si Krishtin shiti Juda Iskarjot, Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë... A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun, Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin, E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'e ndalue, Por ai, q* të liruem me e pasë s'don vendin, A prej së tjerëve s'don me ia lshue rendin A thue ai s'asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!, E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota... E po për ata q* detyrë e nder harrue, q* marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet, M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet Kush pse dinari tepër i ash lakmue. E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinët, Thue edhe për ta ndokuj do t'i vijë çuda, Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?... Po, Juda janë e gjinde janë tradhtarë. Mori M'kamë kryekungujt prej si u vunë, Duel padija n'krye të vendit; Njerzt e kënuen u poshtnune, Metën t'urtit jashtë kuvendit. Duel me faqe t'bardhë trathtari, Shpirt e fis q* ka kuletën; U ndëshkue pa dhimë Shqyptari, q* për fis nep gjan e jetën. Shqynis zani atbotë i humi, T'huejt mi qafë i a vunë themrën, E e mloj skami, terri e gjumi, Djelmt e vet i a lnurën zemrën. E Shqyptarët jo veç s'e nisen Për kto punë përjashta Momin. Por ma fort, medje, e konisen. Msue gjithmonë me ndërue llomin... E njikshtu, qitash, njaj i cilli S'e la mrendë e detit vala, S'e la ferri, toka e qilli, N' Shqypni majet porsi njala.
  19. AT GJERGJ FISHTA SHQYPNIA .. **************. Edhč hâna do t' a dije, Edhč dielli do t' két pá, Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kű âsht droja, Me gaz t' vet ktű i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. Nën nji qiellë përherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë përshkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye npër mriza hale, Gurgullojn npër rrâjë e curra. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, përherë besnike, Janë përmendë ndër fise t' tana. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, q* shkojn tue djegë, Kúr shkrepë ręja nalt prej qielli. Oh! Po, e din i prűjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë műjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si tërmeti, Atje rrmben kű e thrret Lirija. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhën dete e male; Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndalë. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, q* ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, q* zanát ka besë e fé, Për Lirí, për fron të Mbretit Me dhânë jetën ka bâ bé. Sy për sy, po, kqyr anmikun; Përse djemt, q* ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, Kaq të bukur, kaq të hieshme Perëndija t' fali i Amshueshëm, Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm. Po, edhč hâna do t' a dijë, Edhč dielli do t' két pá, Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. AT GJERGJ FISHTA
  20. GJERGJ FISHTAGJUHA SHQIPE ... ******************* Porsi kanga e zogut t'verës, q* vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, q* lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfčs zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhč ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, q* këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; q* n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lčn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona q* prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, q* do ta dona; njatë, q* jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, q* flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhč të't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, q*'i rruzllim mbretnin s'i a, xűni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, q* sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kęnë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fčs q* t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tę gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
  21. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR - FBKSH ; ZONA NR. 3 (KOSOVA LINDORE - LUGINA E VARDARIT) ; PROT. NR. 0012 - 02 - 09 - 07 / AKT PUBLIK. SQARIM PAS RIARRESTIMIT TË XHEMAILI HYSENIT 1. Popullatës shqiptare të Zonës Nr.3 të FBKSH-së - Kosova Jugore (Lugina e Vardarit) ; 2. Bashkëluftëtarëve të Divizionit "TAHIR SINANI" të AKSH-së ; 3. Mjeteve të informimit. GJITHMONË ARMIQTË DHE TRADHËTARËT DO TË DËSHTOJNË ME TURP ! Pas ngjarjeve në fshatin Llojan të Kumanovës ku edhe njëherë në mënyrë spektakulare dhe propagandistike "u promovua" forca e pushtetit sllavo-ortodoks të IRJM-së, kësaj rradhe me ndihmën e bashkëpunëtorit të tyre shqiptar, e pamë të rrugës të lëshojmë këtë sqarim për opinionin publik dhe bashkëkombasit tanë në Zonën Nr.3 të FBKSH-së, Kosova Jugore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA) dhe mjetet e informimit si dhe të paralajmërojmë ngjarjet në vazhdim të cilat arritëm ti zbulojmë falë djelmoshave dhe vashave të Sigurimit Kombëtarë Shqiptarë (SKSH) të Frontit për Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), si më poshtë vijon: Plani i tyre i parë : - Arrestimi i të vetëshpallurit komandant "Xhejmi Shea" nga fshati Llojan i Kumanovës, nuk sihte asgjë tjetër vetëm një veprim tanimë i njohur për shqiptarët e kësaj ane të cilët as nuk i habiti e aq më pak i frigoi ata si dhe bashkefshatarët e tij, të cilët me vigjilencën e tyre nuk lejuan që të manipulohen nga ky tradhëtarë. - Lëshimi i ti nga burgu i Idrizovës dhe moskthimi i ti në burg u bë me urdhër të segmenteve serbe në kuadër të sigurimit shtetëror sllavo-maqedonas të IRJM-së, me qëllim që atij t'i bashkangjiten patriotët e vërtetë shqiptarë, djemtë e vashat e AKSH-së dhe SKSH-së dhe të gjithë trimat të cilët janë në pritje të kushtrimit për luftë për çlirim dhe ribashkim kombëtar shqiptar, e që më pas me ndihmën e po këtij shpiuni, i cili në momentin kur do t'i tubonte të gjithë patriotët e vërtetë, të informonte shefat e ti të DBK-së dhe të gjithë të ziheshin të gjallë. - Edhe njëherë FBKSH dhe AKSH treguan seriozitetin dhe profesionalizmin, jo vetëm duke mos iu bashkangjitur këtij tradhëtari, por edhe informuam paraprakisht për veprimet dhe qëllimet e tij dhe shokëve të tij nëpërmjet Deklaratës Nr.3 dhe Deklaratës Nr.4 të Zëdhënëait Politik të FBKSH-së, dhe plani i tyre dështoi duke mos arritur as të bien në fije se kush janë dhe ku janë patriotët e vërtetë. - Pas këti dështimi, Qeveria sllavo-maqedonase e Shkupit, shfrytëzoi rastin që të arrijë qëllimin e dytë rrezervë, pra me arrestimin e bashkëpunëtorit të tyre, të demonstrojnë forcën dhe aftësitë e tyre dhe para opinionit publik të krijojnë bindjen se në IRJM nuk mund askush të fillojë luftë, sepse gjoja këtu ka shtet të fuqishëm. Na lejoni që t'iu sqarojmë ju, vëllezër e motra të nderuara, si dhe t'iu rikujtojmë atyre se ata mund të jenë të fuqishëm vetëm ndaj këlyshave të tyre të cilët kanë humbur përkrahjen në popull dhe u ka skaduar afati. Plani i tyre i dytë : - Pasi dështuan që në ditën e parë të arratisjes së Xhejmi Shea-s, kur e panë se askush nuk ju bashkangjit, ata nxorrën në teren bashkëpunëtorin e tyre të dytë Xhezair Shaqirin, i vetëshpalluri Komandant Hoxha, me shpresë se duke shfrytëzuar simpatinë e popullatës së kësaj ane që kishin gjatë luftës së vtit 2001, do të arrijnë që të realizojnë planin që u dështoi me tradhëtarin e parë dhe përfundimisht të zënë të gjallë patriotët dhe veprimtarët shqiptarë si dhe të shkatërojnë njësitet e Divizionit "Tahir Sinani" të AKSH-së. - Sigurimi shtetëror sllavo-maqedonas dhe Qeveria e IRJM-së do të vazhdojnë të presin edhe nje kohë të shkurtër me shpresën e fundit për t'i zënë vëllezërit tanë dhe pasi që në një të ardhme të shukrtër do të binden se ne nuk jemi aq naivë sa bashkëpunëtorët e tyre, ata edhe një herë do të organizojnë ndonnjë "spektakël" ku me arrestimin e Komandant Hoxhës do të tentojnë të promovojnë edhe njëherë fuqinë e tyre dhe të mbjellin tk populli frikën dhe pesimizmin sikur se në këtë zonë nuk ka burra që do mund të sulmojnë këtë shtet. Vëllezër e motra shqiptare ! Ju përgëzojmë për vigjilencën tuaj që treguat, duke mos lejuar që të bini pre e këtyre tradhëtarëve, dhe gjithashtu iu inkurajojmë të vazhdoni t'i injoroni dhe të distancoheni nga këta antishqiptarë, të cilët thirren në gjakun e vëllezërve dhe motrave tuaja që rranë për këtë tokë. Ju ftojmë që të qëndroni të fortë dhe në gjendjen më të lartë të gadishmërisë, që mos të na bëfasojë asnjë situatë, të cilën mund ta inicojnë qarqet antishqiptare dhe mos iu bashkangjitni hordhive të udhëheqyra nga bashkëpunëtorët e DBK-së sllavo-maqedonase. Është e vërtetë se nje luftë mbarëshqiptare do të zhvillohet në tërë ballkanin dhe kjo do jetë vendimtare që do të realizojë ëndërrën e kahmotshme shqiptare dhe amanetin deshmoreve te kombit shqiptar: ribashkimin kombëtar shqiptar, por kjo luftë nuk do të menaxhohet nga ata që dështuan herën e parë dhe që dëshirojnë të na sabotojnë edhe kësaj rradhe. Gjithashtu ju njoftojmë se kemi arrijtur te fusim në dorë listën e gjithë spiujëvë të ish UDB-se jugosllave ne të gjitha hapsirat e Shqipërise Natyrore, ku për fatin tonë më të keq, figurojne edhe emra të njohur të politikës shqiptare, të cilët ose janë në krye të disa partive poltike shqiptare dhe aktivë në poltikën e deritanishme, ose disa prej tyre edhe deputetë të kuvendeve (parlamenteve) tona, prandej për herë të fundit iu kerkojmë që të tërhiqen nga rruga e tyre e turpit dhe e tradhëtisë, sepse në të kundertën do të na detyrojnë ta publikojmë listën me emrat e tyre, gjë të cilën nuk dëshirojmë ta bëjmë deri në ribashkimin kombëtar shqiptar, ngase neve këta lista dhe listat tjera me spiujë të shërbimeve te shumta antishqiptare (sllavo-greke) dhe te miqëvë të tyre, për momentin na mjaftojnë vetëm për një qëllim, për cka edhe i kemi siguruar (duke i paguar shumë shtrenjt), vetëm e vetëm që t'i mbrojmë strukturat tona nga këta agentura, që të mos arrijnë të na infiltrohen ne rradhët tona, ku me pergjegjësinë më të madhe morale dhe kombëtare rideklarojmë se jo vetëm aktualisht por edhe as në të ardhmen nuk ka për të arrijtur që të infiltrohen në rradhët tona, sepse "Syri i Shqiponjës" i Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) të FBKSH-së përbëhet nga djelmoshat dhe vashat më të devotshëm e të mrekullueshëm (idelaistë e idealiste) te popullit shqiptar, jo vetëm në hapsirat shqiptare të Shqipërisë Natyrore, por edhe jashtë saj, kudo jetojnë dhe frymojnë shqiptarët. Me respekt: - Prof. Dr. Bashkim MITROVICA - Kryetar i FBKSH-së; - Prof. Kastriot HASI - Kordinator i këshillave të Zonës Nr.3 (Kosova Jugore-Lugina e Vardarit) të FBKSH-së; - Mr. Gafurr ADILI, Zëdhënës Politik i FBKSH-së. Tiranë - Prishtinë - Shkup, më 02 shtator 2007. ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ N J O F T I M D H E R I K U J T E S Ë : Vëllezër e motra! - Nesër, më 07 shtator 2007 (e premte), duke filluar nga ora 18.00, në Sheshin "Fitorja" të FIERIT (që lirshem mund ta quajmë një Shqipëri të Vogël, sepse në këtë qytet jetojnë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike), do të zhvillohet Tubimi Paqësor për KOSOVËN, të cilin e organizon Dega e SHAIBK-se (Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar) në Fier. - Një javë më parë, si nga hyrja e Tiranës ashtu edhe nga hyrja e Vlorës, për në qendër të qytetit të Fierit janë vendosur banderolat prej pëlhure, me këta parulla : - SOT FIERI NË KOSOVË ! - LARG DUART NGA MITROVICA ! - KOSOVA = DARDANIA ILIRE ! - PA KOSOVË E CAMËRI NUK KA SHQIPERI ! - EVROPË NDREQ GABIMIN ! - RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE ! - Ftohen të gjithë shqiptarët (pa dallim krahine, feje, ideje, përkatësie gjinore dhe perkatësie politike), që të marrin pjesë në këtë Tubim Madhështor,i cili në fund do të përmbyllet me këngë e valle popullore të grupeve dhe të këngëtarëve më të mirënjohur të artit e kulturës së bukur shqiptare, qëllimi i të cilit Tubimi Paqësor është sensibilizimi i popullit shqiptar, fillimisht në Fier, pastaj me tubime të tilla edhe në Vlorë e Shkodër, dhe më në fund edhe në Piemontin e Shqipërisë, siq e quante i madhi UKSHIN HOTI Tiranën, jo vetëm që të sensibilizojmë opinionin në Republikën e Shqipërisë, por edhe ta zgjojmë nga gjumi politikën zyrtare të Tiranës. Me përshëndetje vëllazërore e atdhetare shqiptare; Mr. Gafurr ADILI, Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptarë (FBKSH) dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Organizator të Kuvnedit Mbarëshqiptar. Tiranë, 06 shtator 2007. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR - FBKSH ; SEKRETARIATI VENDIMMARRËS I KRYESISË QENDRORE ; PROT. NR. 005 - 06 - 09 - 07 / AKT PUBLIK ; Tiranë, Prishtinë, Shkup, Toplicë, Tivar dhe Prevezë; më 06 shtator 2007. DEKLARATË PUBLIKE NR. 5 E SKSH : VRASJE ME MOTIV ETNIK Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) ka arritur që të zbulojë motivet e vërteta të vrasjes së Selami Xhemailit nga Bujanoci më 7 Gusht të këtij viti. Kjo vrasje nuk ka të bëj aspak me motive ekonomike (borxh) ashtu siç është plasuar në opinion nga qeveria dhe media serbe. Motivi i vërtetë i kësaj vrasje është etnik, sepse Selami Xhemaili në ditën e vrasjes ishte bërë drejtor zyrtar i kompanisë " Leneks" për mbushjen e ujit mineral me etiketën "Vrello", pas disa viteve duke qenë aksionar kryesor i saj. Për qeverinë serbe një vendim i tillë ishte si kërcënim i territorit serb nga populli shqiptar, pasi që Selamiu ishte bërë drejtor i një kompanie me punëtorë dhe udhëheqës vetëm serb. Vrasja është organizuar nga BIA (UDB-a) duke pasur për doras një shqiptar (Muzafer Sulejmani), përndryshe partnerin e tij më të ngushtë, vetëm e vetëm që t'i mjegullojë motivet e vërteta të kësaj vrasje para faktorit ndërkombëtar. SKSH disponon me emrin e pjesëtarit të BIA-së që ka udhëhequr aksionin. Se motivet e kësaj vrasje janë etnike e tregojnë edhe këto të dhëna të siguruara nga SKSH, si më poshtë vijon : 1) Selamiu muajve të fundit disa herë kishte paralajmëruar policinë se e ka jetën në rrezik duke qenë i kërcënuar që të mos e pranonte postin e drejtorit ; 2) Vendi ku ka ndodhur vrasja, ështe zona industriale (Banja e Bujanocit), e cila nuk frekuentohet shpesh nga kalimtarët dhe është e banuar vetëm nga serbët ; 3) Pengimi i gjykatësit hetues në vendin e ngjarjes, nga ana e BIA-së, që të bëj hetimet në kushte normale ; 4) Obduksioni i bërë shkel e shko, kurse gjatë tërë kohës së qëndrimit të kufomës, spitali i Vranjes ka qenë i vëzhguar nga pjesëtarët e BIA-së ; 5) Reagimi i menjëhershëm i mjeteve serbe të informimit dhe atë për dy qëllime; që vrasjes t'i jap karakter ekonomik, si dhe t'i njollos shqiptarët para faktorit ndërkombëtar duke tentuar t'i paraqes si popull i pacivilizuar, të cilët për sende të parëndësishme janë në gjendje të vriten në mes vete ; 6) Ardhja e disa ministrave serbë menjëherë pas vrasjes në Bujanoc dhe Preshevë gjoja për zhvillimin ekonomik të kësaj treve, një praktikë kjo që tashmë është e dëshmuar dhe s'i një praktikë e njohur nga qeveria serbe për shqiptarët, që sa herë vret ndonjë shqiptar i dërgon disa ministra të ekonomisë të cilët me një grusht para, pushtetarët servile shqiptarë i bënë që t'i heshtin problemet. Qeveria serbe vazhdon, përveç me diskriminim politik, edhe me atë ekonomik që t'ua bëjë të pamundshëm shqiptarëve jetën në trojet e tyre stërgjyshore. Kjo vrasje ka si detyrë parësore që t'i frikësoj shqiptarët për të mos marrë pjesë në procesin e privatizimit. Me këtë akt qeveria serbe dëshiron që korridorin 10, përveç ushtarakisht ta ketë edhe ekonomikisht të kontrolluar vetëm nga serbët. Një muaj pas vrasjes, e turpshme është heshtja e dy subjekteve politike shqiptare në Bujanoc aktualisht në pushtet, PVD-së dhe LPD-së, duke mos kërkuar që rasti të sqarohet në tërësi pasi që Selamiu u vra në mbrojtje të pronës së vetë. Këto dy parti procesin e privatizimit të ndërmarrjeve e aktualizojnë vetëm kur t'i shkoj për shtati interesave të tyre personale e familjare. Me veprimet e tyre të deritanishme këto parti politike në Bujanoc dhe Preshevë që udhëheqin me pushtet, po bëhen dorë e zgjatur e qeverisë serbe për pësim kolektiv të shqiptarëve, që në fund edhe vetë do të digjen. FBKSH i fton të gjithë shqiptarët që të bojkotojnë prodhimin e ujit mineral të kompanisë ''Leneks" nga Bujanoci me etiketën ''Vrello''. Kryetari i FBKSH-së, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica (d.v.) Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI (d.v.) Tiranë- Toplicë, 06 shtator 2007. DEKLARATË NR. 6. E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH ............................................................................................. KOSOVËS NUK I DUHEN AS BISEDIMET ME BEOGRADIN DHE AS ZGJEDHJET PËR PUSHTET, POR I DUHEN LIRIA DHE...! Bisedimet e paralajmëruara për në fund të shtatorit, midis Prishtinës dhe Beogradit, edhe më shumë do ta dëmtojnë Kosovën dhe çështjen madhore kombëtare, prandej Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) PARALAJMËRON, se ashtu siç nuk e ka njohur dhe pranuar as Rambujenë e Parisin, as Konçulin dhe as Ohërin, nuk do ta pranojë dhe njohi asnjë të ashtuquajtur marrëveshje kompromisi (lexo: tradhëtie) që do të nënshkruajnë të ashtuquajturi Grup i Unitetit të Prishtinës, sepse ky grup përfundimisht e ka humbur besimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe në veçanti të FBKSH-së dhe strukturave të tij në Kosovë. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që nga themelimi i tij (në Tiranë, më 12-13 korrik 2002) përmes MEMORANDUMIT drejtuar gjithë institucioneve ndërkombëtare (në shtator të vitit 2002) dhe deklaratave të shumta, si dhe përmes takimeve me përfaqësuesë të bashkësisë ndërkombëtare, rregullisht e sistematikisht ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë që edhe popullit shqiptar në Ballkan, ashtu siç gjithë popujve të Botës, t’i njihet e Drejta e Vetëvendosjes, një e drejtë universale, kjo e sanskionuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, ku populli shqiptar i Shqipërisë Etnike: i Republikës së Shqipërisë, i Kosovës Protektorat, i Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit), i Kosovës Verilindore(Toplicës dhe Sanxhakut), i Kosovës Jugore (Luginës së Vardarit ILIRIDA), i Malësisë së Madhe (Tivarit, Ulqinit, Tuzit, Plavës dhe Gucisë) dhe i popullit shqiptar të Çamërisë (në Republikën e Shqipërisë dhe në Turqi), do t’i mundësohej që përmes formës më demokratike referendumit mbarëpopullor, të vetëdeklarohej PRO ose KUNDËR ribashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me emrin SHQIPËRI. Dhe, nëse më tepër se gjysma e shqiptarëve të vetëdeklaruar, përmes referendumit popullor, do të deklaroheshin kundër ribashkimit kombëtar, atëherë edhe FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), do të pushonin aktivitetet e tyre, sepse nuk do të kishim as të drejtën më minimale morale, politike, juridike dhe kombëtare që të mos i bindeshim vullnetit të sovranit popull. -Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) fuqimisht deklaron se Kosovës dhe popullit të saj nuk i duan as zgjedhjet për pushtet pa shtet, që paralajmërohen të mbahen në nëntor të këtij viti, kur këtë shtet dhe pushtet aktualisht e ka UNMIK dhe që do të zëvëndësohet me EUMIK, por Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për LIRI, PUNË dhe BUKË, që iu kanë munguar dhe vazhdon t’iu mohohet edhe në këtë shekull të ri, që cilësohet si shekulli i LIRISË dhe DEMOKRACISË. Prandaj, FBKSH paralajmëron bojkotimin e këtyre zgjedhjeve, që në fakt aspak nuk dallojnë nga zgjedhjet e dikurshme që mbaheshin gjatë kohës së pushtimit sllavo-serb apo gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së kundër Serbisë. Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI Tiranë, 07 shtator 2007.
  22. bili

    Deklarata

    -------------------------------------
  23. bili

    Deklarata

    DEKLARATË NR. 3 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH: ATDHETARËT NUK I SPIUNOJNË SHOKËT E TYRE -Struktura Inteligjente e FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ka arritur të zbulojë se UNMIK dhe KFOR në Kosovë, në kuadër të ashtuquajturës Inteligjencia e Kosovës, kanë arritur të bëjnë bashkë të ashtuquajturin Sigurimi i Atdheut të LDK-së dhe SHIK-un e PDK-së, si dhe t’ju ndajë detyrat konkret: 1.SHIK-u të zbulojë strukturat e FBKSH-së në Kosovë, sepse të dyja palet, djemtë e vashat e SHIK-ut dhe djemtë dhe vashat e FBKSH-së në Kosovë, kanë prejardhje të përbashkët, kanë qenë pjesëtarë të Lëvizjes Atdhetare e Çlirimtare të Kosovës Shqiptare. 2.Kurse, Sigurimi i Atdheut, të zbulojë të ashtuquajturit vehabista në Kosovë, sepse pjesa derrmuese e tyre kanë prejardhje të njëjtë me ata të LDK-së, që përbëjnë të ashtuquajturin Sigurimi i Atdheut. -Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ashtu siç prej kohësh ka arritur të zbulojë gjithë organikën e të ashtuquajturës Garda e Car Lazarit (më në krye Kom. e tyre Zhellko VASILIEVIC dhe Zv. e tyre Andrej MILIC), poashtu që prej kohesh ka arritur të zbulojë edhe gjithë rrjetin e të ashtuquajturëve vehabista, jo vetëm në Kosovën Protektorat, por edhe më gjerë, edhe në FYROM, dhe me këtë rast deklarojmë se këta forca të errëta antishqiptare janë të lidhura dhe financohen nga agjenturat sllavo-grek, me qëllimin e tyre për të kompromentuar luftën tonë, të drejtë e të ligjshme, për ribashkim kombëtar shqiptar. -Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), jo vetëm në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike), por edhe më gjerë, në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Natyrore dhe diasporë, përmes kësaj DEKLARATE tek të gjithë djelmoshat dhe vashat atdhetare të SHIK-u, APELON që të mos bijnë pre e kulisave dhe e lojërave të tilla të fëlliqura, sepse kemi bindjen e patundur se do të duhet të spiunojnë ish-shokët dhe ish-shoqët e tyre të vuajtjevee të luftës, kurse të huajt do të kënaqen e di të fërkojnë duart e tyre, ashtu siç dikur kënaqëshin dhe fërkonin duart edhe serbët, kur shqiptari spiunonte shqiptarin. -Kemi bindjen e patundur, se ata pak djem e vasha të SHIK-ut, që do të gabojnë të spiunojnë djemtë e vashat atdhetare të FBKSH-së, të cilët po luftojnë që betimin e dhënë bashkarisht, edhe me dëshmorët e kombit, ta çojnë në vend dhe ta bëjnë realitet, shumë shpejtdo të detyrohen, që bashkë me UNMIK-un dhe KFOR-in të ikin nga Shqipëria e Ribashkuar, ashtu siç dikur, bashkë me Serbinë ikën edhe spiunët e Serbisë. Jemi shumë të vendosur dhe nuk na frikëson as vdekja, që amanetin e dëshmorëve ta çojmë në vend, ta ribashkojmë SHQIPËRINË. Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI. Tiranë, 25. 08. 2007 ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ DEKLARATË NR. 4 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH : "TËRHIQUNI NGA RRUGA E TURPIT DHE E TRADHËTISË....!" Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), është i shtrënguar që publikisht të denoncojë dhe njëkohësisht edhe të sqarojë popullin shqiptar të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit), si më poshtë vijon: - Xhezair SHAQIRI (ish-komandant Hoxha), i cili për sa kohë ishte i veshur me imunitetin e deputetit të Sobranies sllavo-maqedonase të Shkupit, as nuk donte të dinte, jo vetëm për hallet e popullit shqiptar nën IRJM, por as edhe për hallet e bashkëfshatarëve të tij në Tanushec, si dhe as nuk donte të besonte se një ditë do të humbiste imunitetin (siq edhe dodhi, kur në zgjedhjet e fundit për Sobranien e Shkupit, nuk e rifitoi kolltukun e këndshëm të Sobranies sllavo-maqedonase) dhe se do t'i rihapeshin dosjet për krimet e tij të kryera gjatë dhe pas luftërave në Kosovë dhe në IRJM, dhe tani kur "Komandanti" e humbi këtë “imunitet" sllavo-maqedonas, si dhe nga ana tjetër dhe mbi të gjitha, kur po ky imunitet (nga Sobrania e Shkupit), iu tërhoq edhe mikut të tij të ngushtë- Vllado BUCKOVSKI, ky farë Komandant HOXHA na shkoi te bashkefshatarët e tij në Tanushec dhe sot (më 29 gusht 2007), përmes Gazetës "Lajm", na kërkon mobilizimin e ish-luftëtarëve, të cilët (për sa kohe ishte në "pushtet" me LSDM-në), "Komandanti", jo vetëm që nuk i takonte e nuk ndihmonte, por as edhe nuk i mbronte nga arrestimet sllavo-maqeonase dhe i inkriminonte përmes "bizneseve" me mikun e tij Vllado Buckovski. - Kryesia Qëndrore e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe në vecanti Shëribimi Inteligjent i FBKSH-se, prej kohësh (që në vitin 2004), ka zhvilluar hetime, jo vetëm për Xhezair Shaqirin dhe gjithë llojin e tij, të cilët luftës i ishin futur me laps në dorë dhe kishin parallogaritur se cka do të përfitonin gjatë luftës dhe cka pas saj (pas luftës), jo vetëm në Luginën e Vardarit, por edhe më gjërë, në Kosovën Protektorat dhe në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc), dhe me pergjegjësinë më të madhe morale e politike DEKLAROJME se, fajet e tij janë të ndëshkueshme, por që nuk duhet të ndëshkohet nga pushtuesit e kolaoniaztorët sllavo-maqedonas, me porosi të të cilëve i ka kryer ato faje, por duhet të ndëshkohen nga populli shqiptar i Shqipërisë së Bashkuar. - Kryesia Qëndrore e FBKSH-se dhe të gjitha strukturat e tij në Zonën Nr. 3 (Kosova Jugore-Lugina e Vardarit) e ndejnë për oblgim moral e kombëtar, që te i gjithë populli shqiptar dhe mbi te gjitha te të gjithe heronjt e gjallë (veteranët e luftërave clirimtare dhe luftetarët e lirisë) në Luginën e Vardarit dhe më gjërë, QË TË APELOJË, që të mos manipulohen nga lojërat e ndyra të bandës Xhezair SHAQIRI-Vllado BUCKOVSI, të cilët dshirojnë që ta vrasin e djegin vetëm popullin shqiptar nën IRJM dhe jo atë sllavo-maqedonas, për të shpëtuar veten dhe bandat e tyre. - Manipulimet e Xhezair Shaqirit, për Referendum në Tanushec, që Tanusheci të bashkohet me Kosovën, janë një gjellë e gatuar në shtabet sekrete të Sërbisë në Shkup, sepse nuk ka dhe as nuk mund të ketë referendume të tilla fshatrash, por ka patur dhe ka me dhjetëra konventa e rezoluta të miratuara nga Asmablea e Përgjitheshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që popujve iu njohin dhe iu garantojnë të Drejtën e Vetëvendosjes, e drejtë demokratike kjo që realizohet vetëm përmes formës më demokratike të deklarimit - referendumit popullor, dhe në rastin konkret e garantuar edhe për të gjithë popullin shqiptar në Ballkan, e cila deri më tani i është mohuar vetëm popullit shqiptar, sepse partitë politike shqiptare (pas vitit 1990), të cilat regjistorheshin në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë, jo vetëm nuk e kërkuan kurrë, por edhe (pas vitit 1990) organizoninn referendume parciale, fillimisht në Kosovën Administrative (sot Kosova Protektorat), pastaj në Kosoven Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në fund edhe në Kosovë Jugore (Ilirida), përmes të cilave veprime, jo vetëm njohën ricopetimin e trojeve shqiptare që iu kishin bërë pushtuesit sërbo-jugosllav, por për pasojë të këtyre parcilaizimeve, më vonë (1998-2001) në këto krahina u zhvilluan edhe tri luftëra lokale, të cilat krahas dy vlerave shumë madhore: 1.vrasjes së frikës te shqiptarët dhe 2.pervojës luftarake të luftetarëve të lirisë, krijuar edhe shumë e shumë antivlera, të llojit Xhezair SHAQIRI me Co, me të cilat prej kohësh është përballur dhe aktualisht po përballet FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij. - Deklaratat tona të rradhës do të demaskojnë aktivitetin destruktiv dhe tradhëtar të të gjithë atyre që deshirojnë dhe do të përpiqen të guxojnë, që popullin shqiptar ta vrasin për interesat e tyre personale dhe për pushtet pa shtet, si dhe gjithë aktivitetin destruktiv të të gjithë atyre, që në emër të disa shoqatave, organizatave, partizave dhe grupe të tyre të armatosura, punojnë kundër FBKSH dhe gjithë strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), me qëllimin e tyre të vetëm (sipas porosive të padronëve të tyre sllavo-grekë dhe karrierizmit të tyre të sëmurë), që FBKSH-së t'ia djegin Programin e Veprimit taktik e Strategjik të Ribashkimit Kombëtar, si dhe nga ana tjetër edhe potencialin tonë kombëtar për ribashkim kombëtar shqiptar, ta shkaperderdhin si mos më keq dhe midis këtij potenciali atdhetar të fusin luftën vëllavrasëse, siq dikur (1998-1999) bënin me FARK-un dhe UCK-në, për cka perfundimisht i PARALAJMËROJMË që të tërhiqen nga kjo rrugë e turpit sa nuk është bërë tepëer vonëe, sepse këtë rradhë do të dështojnë me turpin e tyre më të madh dhe një ditë shumë të afërt do të japin llogari, (krahas llogaridhënies për shkelje të gjakut dhe të djersës së popullit), edhe për sabotim të ribashkimit kombëtar shqiptar, të cilin do ta realizojë vetëm Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me strukturat e tij: 1. Armaten Kombëtare Shqiptare (AKSH), 2. Sigurimin Kombëtar Shqiptar (SKSH), 3. Fondin Kombëtar Shqiptar (FKSH), DHE ASKUSH TJETER. Zëdhënësi Poltik i FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI (d.v.). Tiranë, 29. 08. 2007. --------
  24. DEKLARATË E RRADHËS E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH-SË: MOS I VRISNI SHQIPTARËT KOT... -Të gjithë ata liderë të partive politike (PPD, PDP dhe PDSH) që krijuan FYROM, si dhe ata liderë politiko-ushtarak të UÇK-ombëtare, që përmes luftës së armatosur njohën sovranitetin e pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas mbi trojet të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit), dhe më pas përmes partisë (BDI), shumë rëndë e denigruan çështjen shqiptare, nuk kanë as të drejtën më minimale që përsëri ta vrasin popullin shqiptar për pushtet pa shtet, sepse këtë rradhë FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij në Zonën Nr.3, ndër të cilat është edhe Divizioni TAHIR SINANI i AKSH-së, do të detyrohen që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme, të denoncimit publik (me emër dhe mbiemër të tyre dhe të veglave të tyre mercenare dhe mafioze, të inkriminuara dhe të lidhura me krimin e organizuar të segmenteve antishqiptare sllavo-greke dhe aleateve të tyre), me qëllimin e vetëm të parandalimit të luftës vëllavrasëse ndërshqiptare, ku si gjithmonë edhe tani (po ta lejojmë që të ndodh) do të vriten bijtë dhe bijat më të mira të popullit shqiptar. -Segmentet e tilla antishqiptare sllavo-greke, përmes bandave të tyre mafioze e mercenare dhe të inkriminuara shqipfolëse, nuk po lëjnë gur pa lëvizur dhe ditë e natë po punojnë që të na djegin etapat e zgjidhjes së drejtë dhe fatlume, ribashkimit kombëtar shqiptar në një shtet me emrin SHQIPËRI, etapa këta shumë qartë të sanksionuara në Programin e Veprimit Taktik dhe Strategjik për Ribashkim Kombëtar të FBKSH-AKSH-së, program ky i miratuar nga Organi më i lartë i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Kuvendi i Dytë Kombëtar i FBKSH-së, të mbajtur në Prizrenin Historik. -Me këtë rast, në cilësinë e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së dhe si bir i trojeve shqiptare të Uskanës ILIRE(Kërçovës aktuale), te i gjithë populli shqiptar i kësaj krahine të Shqipërisë Etnike dhe te të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, si mbi të gjitha te luftëtarët të lirisë, APELOJ që të mos bijmë pre dhe të mos manipulohemi nga mafiozët politikë të cilët për sa kohë ishin të veshur me imunitetin e pushtetit sllavo-maqedonas, qoftë si deputete të Sobranies së Shkupit apo të DBK-së sllavo-maqedonase, jo vetëm se nuk iu interesonte çështja e pazgjidhur shqiptare në IRJM, por përkundrazi nën petkun e këtij imuniteti dhe të pushtetit sllavo-maqedonas u pasuruan dhe u inkriminuan si askush tjetër gjatë historisë së mëhershme antishqiptare të titizmit jugosllav. Shqiptarët këtë rradhë, nën udhëheqjen dhe drejtimin e FBKSH-AKSH-së, nëse do të detyrohen të luftojnë, do të luftojnë vetëm për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare, kudo ku bukës i thotë bukë dhe ujit-ujë, dhe ribashkimin e tyre në një shtet kombëtar, me emrin shumë të bukur e kuptimplotë SHQIPËRI, dhe kurrsesi me nuk do të tolerojnë që gjaku dhe djersa e tyre të derdhet për kot, për pushtet pa shtet, ku edhe arrën e edhe qekanin e kanë pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas, apo për të ashtuquajturat ILIRIDA, që ashtu si përpjekjet e kota e manipuante të lidershipit të Prishtinës për gjoja Pavarësi të Kosovës, që dolën të kota, të dëmshme dhe antishqiptare, për çka shqiptarët e Kosovës tani po binden në konstatimin tonë, se më lehtë Kosova ribashkohet me Shqipërinë se sa të bëhet shtet i pavarur dhe sovran. Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI Tiranë, 25.08.2007 --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
  25. Shkruar nga Gjergj Driloni,Bruksel Thursday, 06 September 2007 Lajmi për ngjarjen e turpshme,të paskrupullt, kundër kulturës shqiptare,kundër trurit të kombit ,siç është Instituti Albanologjik dhe Akademia e Shencave nuk mund të ketë emër tjetër përveç antishqiptarizëm që kryhet nga shqipfolës të cilët kanë edhe shumë gjynahe të tjera të cilat i kanë bërë ndaj popullit gjuhën e të cilit e flasin edhe ata. Njerëz të till pa dyshim janë të shtyrë të veprojnë kundër popullit shqiptar dhe çdo gjë shqiptare nga padronët e tyre të cilëve iu kanë shërbye me besnikërinë e qenit,vetëm e vetëm se ai iu ka hudhur nga një kockë për ta lëpirë. Njerëz të till kanë punuar dhe punojnë në dëm të interesave të popullit të tyre për motive shumë të ulëta dhe nën maskën e "mbrojtjes" dhe "shërbimit" ndaj popullit dhe vlerave të tij, ata në realitet, ngulfasin, dëmtojnë, përdhosin, përbuzin dhe shkatërrojnë ato. Serbia edhepse është dëbuar nga Kosova, si okupatore, nga UCK-ja dhe aleatët Anglo-Amerikanë, në Kosovë i ka lënë një pjesë të madhe të agjentëve të sajë të fshehët të cilëve në momente të caktuara iu jep urdhër të kalojnë në veprime konkrete. Fatkeqësisht nuk janë të pakët agjentët e till në Kosovën protektoriale, sepse ata nuk kanë profesion tjetër që e njohin më mirë se spiunazhin dhe prap fatkeqësisht çdo pushtet i ri së parit i kërkon ata. Në Kosovë ka ma se njëmijë pika informimi dhe spiunimi të Serbisë,(këtë e ka pohue një nga deputetët në Parlamentin e Kosovës,në një diskutim gjatë një seance plenare). Agjentët e till janë gjithëkund nëpër vendet kyçe, si në OSBE , në UNMIK, në Parlamentin e Kosovës, në Qeverinë e Kosovës dhe në Ministritë e sajë. Si do të cilësohet ndryshe veprimi kundër Institutit Albanologjik ku në shënjestër merret Sami Frashëri i ditëve tona,Rexhep Qosja, që i dha emër këtij instituti, që me punën e tij shkencore e letrare nderoi jo vetëm Kosovën, por mbarë kombin shqiptar, Qosja që me mendimet e tij të këthjellta dhe me penën e tij të mprehët u ballafaqua me sukses, iu bëri ball dhe iu çjerri maskat të gjithë ideologëve të shfarosjes së popullit tonë me qendër "Francuska 7" dhe Kishën Ortodokse serbe , që nga Garashanini e deri te qeveritarët e sotëm serbë,të mbështetur nga të gjitha qeveritë serbe të të gjitha kohëve. -Kush njeri me logjikë të shëndoshë do të priste një akt makabër si ky i dhunimit fizik të zyrës së akademik Qosjes dhe kolegëve të tij, një akt të mbylljes së dyerëve të institutit për ata që e formuanë dhe i dhanë më së shumti atij!? -A thua mos është diçka më shumë se akti kundër institutit që fshihet mbrapa tij?! -A thua mos politika jonë qyqare po bënë diverzion që të tërheqë vëmendjen e popullit dhe të intelektualëve në këto akte që mos ta kundërshtojnë atë ,kur Kosova po vihet prap në tryezën e pazarëllëqeve dhe po i vehet thika e ndarjes?! -A thua se atyre që bënë këtë akt të shëmtuar iu dha ndonjë urdhër nga Beogradi që ta përdhosin, dhunojnë e poshtrojnë institutin dhe akademikët tanë më të nderuar?! -A thua ministri i MASHT-it, e ndoshta bashkë me te pse jo edhe kryeministri, do të qëndronin më shumë se një javë mbas një akti të till,në karriget e tyre të buta, po të ndodhte kjo në një shtet demokratik?! -A thua se nuk do të derdhej rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit e gjithë masa intelektuale, studentore dhe pastaj i gjithë populli, për të shprehur revoltën kur i preket ajo që nuk lejohet të preket,po të ndodhte ky akt i shëmtuar në një vend demokratok?! Unë mendojë se me këtë akt të shëmtuar, po të kishim shtet ligjor duhet të merrej drejtësia dhe bashkë me atë u.d.-në e drejtorit, ndoshta udbashin, të veheshin para përgjegjësisë edhe njerëz të tjerë në MASHT, të cilët nuk janë pa ndikim direkt dhe përgjegjësi në gjithë këtë katrahurë antivlerave, antikulturës dhe kundër çdo gjëje shqiptare. Me këto ekipe stereotipe nëpër ministritë tona, asgjë nuk është për tu habitur, sepse në radhët e tyre ka shumë të etur për pushtet dhe fare pak për shtet,shumë internacionalistë dhe fare pak nacionalistë, shumë europieist,por shumë pak kombëtarë, shumë për integrim evro-atllantik,por fare pak për integrim kombëtar dhe në fund shumë prej tyre janë të pandërgjegjëshëm dhe fare pak të ndërgjegjëshëm, biles nuk e di se a mund të flitet për ndërgjegje në radhët e tyre, sepse po të kishin ndërgjegje, gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe. Dorëheqja nuk ekziston në radhët e tyre! Shpresoj që një ditë do të ndërgjegjësohemi dhe vetëdijsohemi,sepse po vazhduam kështu, atë që e fituam me mund,ndjersë dhe gjak do ta humbim duke i lejuar vetëvetes "luksin" e të ndenjurit në agoninë e hipnozës kolektive që fatkeqësisht tek pjesa dërmuese e intelektualëve dhe popullit shqiptar në përgjithësi po zgjatë për gati dy dekada! I verbëri ka nevojë për sy,shurdhmemeci ka nevojë për gojë e veshë, i marri ka nevojë për mend ,kurse ai që i ka këto dhe nuk i shfrytëzon veten në qafë e pastë! Po të na mallkojë dikush tjetër nuk është ndonjë e keqe e madhe, por po e mallkuam vetëveten tonë do të jetë tragjedi me pasoja të paparashikushme!
×
×
  • Create New...