Jump to content
Veriu Forum

bili

Antare
  • Content Count

    52
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by bili

  1. bili

    U Befsh 100 o Gento

    Gento gezuar Ditelindjen! Shendet e lumturi ne jete
  2. Nezir Myrta / GUXO E JETO Jeta top i larëm - fëmiu i mëshon me këmbë, e ndjekë nëpër bar, nëpër therra, bregujit, breghumnere, breggremine, bregbote herë i gëzuar, herë sylot, nuk din kah e gjuan, sa larg e gjuan, ndodh mund ta gjuan në ujë, greminë, në therra, a para qenve, e merr qeni i huaj... ndodh edhe qeni yt luan me të, herë duke luajtur, herë duke u ngërdhuzur e fëmiu qanë e qeshet në të njejten kohë - ndodh dikush tjetër luan me topin, e fëmiu shikon, ecën, vrapon pas tij, rrëxohu-çohu, gaz e lot - e kujton se topi është i tij përherë, mashtrohet fëmiu pas topit të larëm. E, Një ditë topi i larëm mbeten në një qoshe oborri në bar, në therra, kryesore mos të mbetet në rrugë... e të luaj gjithkush me atë top nëpër këmbë! jeta është gjallëria, të gjallit e qenies jetoje gjallëroje ashtu si e ke, e ku gjindesh mos lejo dikush ta merr parasyve top nëpër këmbë! - Ndryshoje po munde po dijte po guxove guxo e jeto! (16.01.09)
  3. Nezir Myrta / EDHE KËTË NATË ...edhe këtë natë e hëngërt ujku i bardhë i malit me borë, se po e diegim të gjallë terrin le të ndeshet flakë me dritën e agut të sotëm...edhe pa fustanella skordiste. Vallja është e hapur dhe ti me shaminë tënde në dorë prij o perëndesha ime, se të ka hije se je vet Afrodita. Afroje diten sa të duash se ajo vie vetiu, e ti rri afër diellit sa të duash e plasma zemrën, mbase nuk mund të të arrij në qiell... Le të kallet kjo natë flakë e të zhduket terri përjetësisht të ftova në valle dhe ta japi flamurin e prijses, se e kam për nder - ta kemë Afroditen e zbritur në Tokë në këtë ag të bardhë! Ti veç ndaju pakëz vëllait tim të gjithmonshëm - diellit, le të na shohi tok në valle diellore; se kjo ditëafër do të mbetet Hyjnore! U kalltë flakë kjo natë - flakë shkreptëtima shqiponjash! Raftë ujku kësajde!
  4. Nezir Myrta / KOHA NE ZGRIPC Nuk është jetë as i thonë kohë ku nuk i thohet bukës - bukë ku nuk i thohet ujit - ujë të huajt s'kanë ujë n'sy shoh botën në fundpusi shoh pusin përkrye bote kohë në zripc grimcon miu kangaru telat e lyres së motshme illire pip në këmbë - çohet varri shtat i gjallë drithmat e kohës rrënqethjet thupër dridhin buzët e moteve si thupra n'ujë po - kurrë nuk jemi me krye ulur kujtimi kotet si kalë plak ngarkuar gur brëngash të huaja potkoni i mbeti gurrë në shkëmb gurra e fatit në zhleb ulurima ujqish në simfoni ndjellin kob për klysht e vet klyshi klyshin e lëpinë n'prag tmerrohen - kur shqipet bashkohen vakt o vakt o Kolë Delia derisa të çohet nga kllapia Oso Kuka me flakë n'gojë dridhet si thupra n'ujë - koha në zgripc.
  5. Nezir Myrta / MBI ATLANTIS Atlantida - gjithkush e din se - nuk mund të shkelet mbi ty e askush nuk e din se - ndoshta mund të shkelet mbi ty Atlantida ime Dashuria ime ujore as në tokë as në qiell nuk shkelet dot me këmbë Atlantida ime ujore Tokë e mashtruar nga Uji Tokë e larguar nga Ajri Etje të pashuar paske pasë Vashë e mashtruar të Kroni i Shpatit të Shënjtë dikund në Dushkajë e, me burrele të thatë ende ecën nën ujë ujoreve të paskajshme tokësore Ende je në ujë në pus të pafund të botës keshe iu është dhënë fund marrive të moçme e Ti ende nuk e gjete Shtëpinë e Lashtë me dy-tri rrasa guritë mëdha mbi kulm e kanë mbuluar myshqet ujore e mythi i kohëve të liga hidrat helmuese ende ia marrin shpirtin në Shtëpinë time ende banojnë peshkaqejt Kohë peshkaqejsh çuditërisht ende mbretëron mbi ty Atlantida ime - Dashuria ime Ujore faqeskurruar me rrëke lotësh Dashuri e mbetur nën ujë - as e harruar as permendesh kund për të gjallë ç'faj paske bërë...? Pse e bartë mbi supe gjithonë në cep të krahut atë burrele të thatë ëndrrash dimri kur bora e acari i fortë vëjnë gjithçka në gjumë e, fantazmat kriminale të moçme ende i shpallin luftë vetvetes e, askush nuk e din se - Ti ende ecën me gishta të ngrirë përgjakur plot kopuja të mbledhur qelb perandorishë Tëvona vrapon çmendive nëpër maja gjilpërash kahmot ta kanë zënë priten gjithkah në çdo anë e shteg e nuk të lanë kurrë me pa ditë të bardhë ende ecën nëpër copa xhamash të gjamëve të gotave të thyera ilire nga etja emadhe i flaken për shkëmbinj dhe copë-copa e bënë Epikën duke përfunduar një histori të gjallë një histori të ngrirë që ende dridhet si thupra në ujë! Atlantida ime - Dashuria ime Ujore! Dashguri e ngirë mbetur nën ujë akull vorbullë e padukshme - të tretë nën Dhe deri në Ka të Zi sytë nuk bëjnë dritë me të parë kështu si je mos qofsh më tjetër Atlantida ime O Toka e Im At - Atvendi im ç'faj paske bërë e din apo s'e din? Ky është Fillim i Fundit! (31.08.1994) Mi Atlantik
  6. Nezir Myrta / LULE PREJ ZJARRI JUFALEMINDERIT për të gjitha fjalët nëse janë fjalë të mira do ta ndiej Një Dro Të Madhe, se duhet mbajtur fjalën! Nëse janë fjalë kritike do të më bëjnë më guximtar e të pathyeshëm se edhe si fëmij nuk jam mësuar me përgdhelje as me të puthura nane, as me përqafime babe nëpër flake jete nuk kishin kohë, as nuk donin të më lazdronin mbanin një tog ushtarësh të ardhshëm Qeshen kur iu pata thënë: ju po shkoni si shalë e shosh mesveti! Me kujtohet gjyshja Azë, ma qitte një copë thes të shkyer mbi kokë, kur flisja dhe ma ngrehte veshin prajtë e thoshte Një Uratë Të Lashtë, Roje Nga Të Ligat: 'Raftë Ujku kësajde!' Nana - Ndjesë Pastë, më thoshte: "T'lidhësha n'djep me Lulak Nyje dhe sa ta kthejsha shpindën pak, të gjejsha tue luejtë jasht djepi e Lulaku mbështjellës i thatë si një lëkurë gjarpni"... e kam urrejtë gjithmonë edhe Të Lidhurit në Djep! Edhe pushtetarët në Kosovë derimë 1990 ma vuan epitetin politik: 'Elementi më i rrezikshëm për Qeverinë!' Soteasajdite është në arkivat politike të kohës! Edhe studjuesit e huaj habiten sot kur iu them se Skenca Skipe është Filli i Fillozofisë Antikuite dhe Ata që Projektuan Piramida, lanë pasardhësit e Epirit e deritek Fara Jonë - Faraon ishte Thoti Skipe Themeluesi i Hieroglifeve - e disa lexues tanë thonë u bëmë horë, se nuk jemi na Ata Të Fillit të Fillozofisë... (e dij, se jemi mësuar prore të Lidhur e të Dridhur në Kohëra)! Edhe në forume rikirrikat m'i mbyllin, m'i fshijne temat me qëllim që të linden edhe më të zjarrta e të mbaroj lule prej zjarri
  7. Nezir Myrta / POETI mbaron lule prej zjarri petale bojdhezta flakrojnë e t'i marrin sytë aroma e zjarrtë gufon e t'i merr mendët - bebëzat mbesin hapur si në agoni knaqësie thot - le të bien edhe yje djerëse mbi faqet e mia nuk mund t'ia marrin shkelqimin syve të mij vjen e para dhe i pushon shpirti në fjalë vjen e dyta dhe i zhgrehet fjala hark në zgabim vjen e treta dhe çmendet egërsisht nga xhelozia mbaron lule prej zjarri flakët i bën petale të ndezura me kokërrza të xixave mbaron polem dashurie me gaca mbaron kunorën e ndezur prush shikimi flokët e flakëta i derdhen vrushkuj malli mbaron lule prej zjarri
  8. Nezir Myrta / GJUHA SHQIPE Gjuha shqipe - është rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit është Zoni i Zotit - currilat e pikllimeve të shiut në strehë zemre rrjedha e konit të pashterrshëm të jetës shkrum i gjallë burim ka zemrën e gurit të trollit nëpër damarë të gjakut të shkëmbinjve sa të jetë toka - tokë sa të jetë dielli - diell e hana - hanë! E thirrja - Nanë! Gjuha shqipe - është ushtima e ujëvareve kur bie mbi shkëmbinj është shushurima e erës e dridhja e fuqishme e stuhive është zani i zëmrës së nanës në majethike është duhama e babait në tranët e kullës e në shtrat të vdekjes është ushtima e ushtrisë grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut - është gjëmimi i kullave rrafsh me tokë - nga krismat rrafsh me qiell është marrshi vigan i popullit mbi tokën e vet të lirë! Gjuha shqipe - është gufimi i shpirtit nga të rrahurat e fuqishme të zemrës kur dojë të shpërthejnë zanoret e para të emrit të trollit të lindjes ku emrohet toka me emrin e vertetë të gjakut të derdhur kur e sheh babain lidhur me zinxhirë e gjaku skurrë përfaqe kur e sheh vllaun duke dhëne shpirt me grushta ne Dhe kur e sheh motrën me flakë në krye duke vrapuar oborrit kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrës thahen kur bie kulmi i fatit në tokë e lukinitë edhe në qiell robërie! Gjuha shqipe - është rrezja e diellit në agim nga kaltria e kuqrremtë është cicërrima e zogjve nëpër degë me bulëza e ngjyrat e luleve në kopshte shpirti është frymëmarrja e thellë e gurit në murana lotësh është ecja e vrullshme e të rinjve rrugëve fatit të dashurisë është ecja çapkene e vashave duke i valvitur flokët në erë është balli i lavruar i pleqve prej umave të kohërave të liga është zani nënhundë i plakave duke tjerrur të kaluarën në furka në shllungat e bashkëve të reve të tymosura duke i mbështjellur pejtë e viteve e kohërat në boshta. Gjuha shqipe - flet kudo e gjithkah në dritë e terr flet me krye, flet me sy, flet me gishta e flet nënhundë - kur populli është duke pregatitur historinë e vet kur nuk i pëlqen diçka as gjithçka dhe e din se ende nuk i ka ardhë dita - një ditë e ka edhe qeni - thot populli e kur është dita e qenit, populli jeton qençe në kohë qeni dikush e luan kryet në shënjë të shkeljes së lirive të njerit e dikush e luan kryet për ta kallë vet shtëpinë e tij populli - flet e fle rrallë e përmallë njeriu vdes duke buzëqeshur sikur me luajtë kur ka pse të vdesë! Mate veten - pse u linde të bëhesh hamall bote gjithmonë të krrusesh derisa të mbetesh dikund në ndonjë qoshe pa frymë! Mate veten! E Mate Fjalën! Të flasësh gjuhën shqipe - duhet ta keshë fjalën në majegjuhe ta njohësh atë gjuhë mijavjeçe me rrënjë në gjak dhe eshtra nga belbëzimet e foshnjes në djep, në postajë, në shavar në kashtë - nëpër buxhilla të ujit nga vërshimat e kobshme t'i njohesh klithjet e fëmijve duke u rrëxuar në hapat e parë të ecjes këmbadoras - t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxëjnë në t'thua në prag dere kur mezi luhen e çohen duke u mbajtur për shkopin e viteve topalle - t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve të vdekur duke u shkrirë si krypa në ujë - t'i njohesh ofshamat e baballarëve para varreve që ua këputin shpirtin! Atëherë ke çka folë e ke çka shkruan - kur ta dridhë fjala fjalën në buzë pa e qitë përgoje atëherë vërtet - ke çka kallxon! Të flasësh në gjuhën shqipe - duhet ta shqipërosh gjëmimin e motit e ta zbërtheshë në diftongje e zanore bubullimën e Motit të Madh të emrit të djalit të vetëm të Trollit Trim! Kur emron foshnjen - duhet parase ta keshë emruar djepin me kaptyll e emrat e lojërave të fëminisë - emrat e gjymëtyrëve të trupit e dyerve të shtëpisë përpara duhet të ia keshë emruar: rrugët, sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen, kathedralet, monumentet e muzetë historike e parahistorike - me këtë gjuhën e bukur shqipe përndryshe - fëmia do të gabojë në emërtimet e fëmijve të vet e ti do ta gaboshë rrugën në oborr e s'ke askënd të gjallë ta pyesesh - e do të mungojnë gjithmonë lodrat e fëmijve e do të mungojnë gjithmonë fjalët e pleqve e do të mungojnë gjithmonë ushtarët e vërtetë e gjeneralet trima të mënçur - do të mungojnë rrugët e jetës në shkolla e do të mungojë historia! Gjuha shqipe - është bukuria e jetës mbi tokë sa të jetë toka - tokë, e dielli - diell, e hana - hanë e sa të jetë thirrja - Nanë! (1995, duke pregatitur Lirinë e Kosovës) nga POEMA PËR POPULLIN
  9. Nezir Myrta / HISTORIA E POPULLIT Historia shpesh - është edhe lojë grabitçare e fëmijve fëmijët luajnë në zall - me gur e bujashka me copa hekuri edhe me zjarr keshe po mbarojnë ura kulla tempuj e rrokaqiej vijnë tjerët e ua prishin më këmbë - e mbi ato ndërtojnë lodra tjera vijnë tjerët e luajnë lojëra tjera dhe harrohet Loja e Fëmijve të Parë këngët zonat e mrekullueshme hyjnore harrohen vallëzimet e Shqipeve e Gjuha e Parë e fshihen gjurmat e gishtave të përgjakur nëpër zalle! Kush mund ta luajë ma bukur Atë Lojën e Parë se sa Ata që e luajtën Të Parët ? Kush mund të nxierri Za ma të bukur se sa Ata që kënduan Të Parët? Historia shpesh - është Lojë grabitçare e fëmijve! (SHËMBJA E NJË HISTORIE) Erdhen - e m'i rrëxuan krejt murana e mure Trojesh statujat e Kangëve të Diellit e Hyjnive faltore hyjnore hyllire iu rrjedhë gjuha gjak ende pllakat e gurëve të datave të mia të mëdha ma thyen zemrën e këngve të gurta e nuk i lanë kund dy gur bashkë mbi muranat e rrëxuara - ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohërash e mbaruan tempuj tjerë e thurën këngë tjera dhe e çthuren historinë! Erdhen tjerët vargevijë - u sollen rreth atllasëve madhorë akropole Ethanë m'i rrëxuan amfitheatrot e gurta paa Heraklit të Hershëm qytete të lashta që i harroi historia në parahistori m'i thyen gurët e varreve, m'i vodhen mbishkrimet germat e mia të Gjuhës së Parë e, varret nuk flitshin as eshtrat nuk lësonin zane i fshinë emrat e trojeve të mia emrat e gjyshave ma shkyen hartën time gjeografike emrat e lumejve e detrave emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllësive ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtë tej Apollonisë Butrintit që sot janë pa koka vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve të hershëm edhe sot në epoken e re erdhen tjerët e mbjnë gozhduar në çengela gjeohistorinë time nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shëmbur e, deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane... Erdhen e thuren historië e tyre të pahistori dhe e çthuren historinë e botës!... Ballkani Hillirik - plaku europian të gjithve ua vizatoi në zall me kunin - germat e para të gjithve iu dha dijeni diejsh e ata iu kthyen ne dijeni djajsh të gjithve iu dha dje dije të shkruajnë emrat e tyre zanore diftongje formema krejt çka sheh e s'sheh syri krejt çka ndien e s'ndien veshi krejt çka thotë e s'thotë gjuha ua dha krejt çka thot vet zoti Thoti që fliste Shqip! Është Lëkundje linguistike botërore Lëkundje Lukunishë! Linguistikës i dridhet gjuha në gojë! (1995) nga POEMA PËR POPULLIN
  10. Nezir Myrta / POEMA PËR POPULLIN POEMA PËR POPULLIN Populi ecë e nuk ngutet Udhës me gropa zemre e kalldremeve historike Nuk ngutet se është i Lodhur- i Këputur nga Thikat Varrët Thika pas Shpinde ia kanë këputur shpirtin Pesha e hidhur e historisë së tij - Plot data lavra vitesh në ballë e shekuj betejash Pa Pre e pa Fre - Historia e Huaj i rrinë Gerrbë Mbi Shpindë ende!? E - Shpindën e ka plot gjak e trupin shoshë shpatash e plumbash Plot plagë të moçme mijavjeçe Duket sikur ngjitet gujaz Përpjetëzes Epike Kurrë i gjunjzuar numron Hapat e Epokave Që Ia lan veç një Copë Trup e Shpirt - E me shpirt ndërdhëmb mundohet Për Të Gjallë! Plot plagë të moçme mijavjeçe! 2. Populli ecë ngadale e nuk ngutet - Viteve të Krrusura Ura historike të Via Egnatias Koha pa ujë në Sy ia qet thiijat e përgjegjura për 'i pikë xeher tambli në Sy të gjegjur e t'regjur Tamblin e Nanës ia qet për hundësh - Deri ta qet një fjalëgoje tue qitë zjarr për sy e tym përgoje thuase - i kemi lindë zotit me zor! Populli ecë ngadalë e nuk ngutet - Varg i Gjatë Thik'përpjetë zor është m'u ngjitë kështu S'ka kohë me u ndalë as para varreve as para të vdekurve Të plagosur nuk sheh askund të shtrimë edhe ata ecin Përpjetëzes së Plumbtë Nuk kemi Kohë as me vdekë! E Koha bie mazunë përdhe, nuk qet za as fjalë përgoje Buzët - Shkrum i Gjallë - e luan kryet pëndueshëm - Ka dro do ta shkelë Tjetra Kohë në gjysëmrruge Mbetet kush mbetet e del në Breg Kohe - kush të del! Historia e Popullit - Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla Kur ecet Thik'përpjetëzes Gjarpnushë Historike Populli ecë ngadale e nuk ngutet...! 3. Ecë ngadale e nuk ngutet - Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshë e arkeologjishë të thyeme antke - Bjeshkët e Namuna i Banë me Shpindë E Bjeshkë Shtyen me Gjoks! Skurruar ne Gjak Triumfal të Fitoreve të Huaja E Dikush ne Gisht në Gojë - Dikund me Gisht në Kokë e dikund ia merr kamba kambën me Zorrë nëpër kambë - Pret të ia Jep Dorën Bjeshka - ajo ende i rrokullisë gur! Koha Breshkë Ende ia Qet Thijat e Përgjegjura... Përditë i del Doresh nganjë Bjeshkë e nga një Vrrijë Me hekura në duar - don të dali hekurah - Moteve të Nxime! Ia Nxini Jetën historia e veshur me Uniforma shtrigash Me Bjeshkë e Vrriijë ndër Sqetulla - Historia i ndalet para kambëve - keshe po ia fshinë djerëset e gjakun - djerëset i vlojnë n'ballë e s'un ia gjenë kund Çaren Vetit! Përditë në lojna të reja - Shtrigash të Vjetra! 4. Populli ecë ngadale e nuk ngutet - Epokave Qorre Historike me Hapa të Randë - Bjeshkë! Me Kokë Plumb - të rënduar mbi Kohë Me Kohë Plumb në Zemër! Me Shpindë të Plumbtë te Dy Luftave Botnore Me 'i Botë në Shpindë - me ndërskamca historike të pahistori Përditë ia grryejnë Gjeografinë e vet ndër kambë Përditë ta Grryejnë Dheun Ndër Kambë! E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahë Drangojsh për tu ngjitur në Qiell - E me i shtie në Grusht Retë e Mendimit Bosh! Ende - Mizat dojnë të bahen drangoj e Drangojtë sikur po paraqiten si miza - Me Sy Mize nëpër Pluhurin e Mbetur në Tribuna Tribunatorësh! Epokat e Lavdishe Hillire - diegur e humbur pashënjëpadokë Nën-Tokë e Nën-Ujëra! Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltë Rrënjen e Gjallë deri në Fundbote të Antikunit - Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan! Populli Ecë Ende Përpjetëzes Gjarpnushë Historike Ngadale E Nuk Ngutet...! (7. mars, 1996) Nga Vëllimi - POEMA PËR POPULLIN
  11. Nezir Myrta / SHQIPËRIA E BASHKUAR E bukur është Kosova E Bukur është Shqipëria Siç është E Dashur Nana! Më çon peshë shtat'palë Qiell Më shtie në Dhe shtat'palë Tokë! Edhe deri atje ku bre miza hekur Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonë! Shqipëria e Zhbime - Rrafsh me Tokë Shqipëria e Mbime - Rrafsh me Qiell! Shqipëria me Botë në Sy - si Farë në tokat Mere nëpër mahalla të botës e bota me Shqipër në zemër Shqipëria gjithmonë e pushtuar Shqipëria - kurrë e nënshtruar! Shqipëria e Bashkuar! 2. Ushtima - Me shënjen Viktoria deri Te Molla e Kuqe Filloi - E Para Në europën e Lindjes së Madhe U lind në Prishtinë E në thellësitë e Tokës së Kosovës E rreh tupani i Dardanisë! Dardania kumbonare bashkimi E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipëri! Me njeren dorë kafshaten e bukës E, jemi gai - Me tjetrën kambëzën e pushkës! Me gojë - bukë e plumba Me sy shkreptëtima rrufee shqiponjash Me hap drejtë shoqishoit në sy Derisa të bëhet njera Dyshë - - O Varre o Djepa! Derisa varret me shokë shqiptare të linden në Djepa Derisa Djepat me Dhëmb Ujku në Kaptyll djepi Të përkunden në varre! Me gjak e varrë lidhet Balli i Republikës! Republika nuk lindet etiu si dielli As nuk bie vetiu si shiu - Republikën e bashkojnë fije-fije Burrat - E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash ! - Ku janë Burrat? - Ku janë Varret? Duri gurin nuk e sheh Burri burrin nuk po njeh! Kosova - prore e kositur Kosova - kurrë e nënshtruar! Shqipëria e Bashkuar! (Kalendor, 1992) nga vëllimi poetik POEMA PËR POPULLIN Kjo poezi u emitua përmes RTV shqiptar më 1992, recitoi aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi.
  12. Nezir Myrta / POEMA PËR POPULLIN POEMA PËR POPULLIN Populi ecë e nuk ngutet Udhës me gropa zemre e kalldremeve historike Nuk ngutet se është i Lodhur- i Këputur nga Thikat Varrët Thika pas Shpinde ia kanë këputur shpirtin Pesha e hidhur e historisë së tij - Plot data lavra vitesh në ballë e shekuj betejash Pa Pre e pa Fre - Historia e Huaj i rrinë Gerrbë Mbi Shpindë ende!? E - Shpindën e ka plot gjak e trupin shoshë shpatash e plumbash Plot plagë të moçme mijavjeçe Duket sikur ngjitet gujaz Përpjetëzes Epike Kurrë i gjunjzuar numron Hapat e Epokave Që Ia lan veç një Copë Trup e Shpirt - E me shpirt ndërdhëmb mundohet Për Të Gjallë! Plot plagë të moçme mijavjeçe! 2. Populli ecë ngadale e nuk ngutet - Viteve të Krrusura Ura historike të Via Egnatias Koha pa ujë në Sy ia qet thiijat e përgjegjura për 'i pikë xeher tambli në Sy të gjegjur e t'regjur Tamblin e Nanës ia qet për hundësh - Deri ta qet një fjalëgoje tue qitë zjarr për sy e tym përgoje thuase - i kemi lindë zotit me zor! Populli ecë ngadalë e nuk ngutet - Varg i Gjatë Thik'përpjetë zor është m'u ngjitë kështu S'ka kohë me u ndalë as para varreve as para të vdekurve Të plagosur nuk sheh askund të shtrimë edhe ata ecin Përpjetëzes së Plumbtë Nuk kemi Kohë as me vdekë! E Koha bie mazunë përdhe, nuk qet za as fjalë përgoje Buzët - Shkrum i Gjallë - e luan kryet pëndueshëm - Ka dro do ta shkelë Tjetra Kohë në gjysëmrruge Mbetet kush mbetet e del në Breg Kohe - kush të del! Historia e Popullit - Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla Kur ecet Thik'përpjetëzes Gjarpnushë Historike Populli ecë ngadale e nuk ngutet...! 3. Ecë ngadale e nuk ngutet - Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshë e arkeologjishë të thyeme antke - Bjeshkët e Namuna i Banë me Shpindë E Bjeshkë Shtyen me Gjoks! Skurruar ne Gjak Triumfal të Fitoreve të Huaja E Dikush ne Gisht në Gojë - Dikund me Gisht në Kokë e dikund ia merr kamba kambën me Zorrë nëpër kambë - Pret të ia Jep Dorën Bjeshka - ajo ende i rrokullisë gur! Koha Breshkë Ende ia Qet Thijat e Përgjegjura... Përditë i del Doresh nganjë Bjeshkë e nga një Vrrijë Me hekura në duar - don të dali hekurah - Moteve të Nxime! Ia Nxini Jetën historia e veshur me Uniforma shtrigash Me Bjeshkë e Vrriijë ndër Sqetulla - Historia i ndalet para kambëve - keshe po ia fshinë djerëset e gjakun - djerëset i vlojnë n'ballë e s'un ia gjenë kund Çaren Vetit! Përditë në lojna të reja - Shtrigash të Vjetra! 4. Populli ecë ngadale e nuk ngutet - Epokave Qorre Historike me Hapa të Randë - Bjeshkë! Me Kokë Plumb - të rënduar mbi Kohë Me Kohë Plumb në Zemër! Me Shpindë të Plumbtë te Dy Luftave Botnore Me 'i Botë në Shpindë - me ndërskamca historike të pahistori Përditë ia grryejnë Gjeografinë e vet ndër kambë Përditë ta Grryejnë Dheun Ndër Kambë! E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahë Drangojsh për tu ngjitur në Qiell - E me i shtie në Grusht Retë e Mendimit Bosh! Ende - Mizat dojnë të bahen drangoj e Drangojtë sikur po paraqiten si miza - Me Sy Mize nëpër Pluhurin e Mbetur në Tribuna Tribunatorësh! Epokat e Lavdishe Hillire - diegur e humbur pashënjëpadokë Nën-Tokë e Nën-Ujëra! Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltë Rrënjen e Gjallë deri në Fundbote të Antikunit - Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan! Populli Ecë Ende Përpjetëzes Gjarpnushë Historike Ngadale E Nuk Ngutet...! (7. mars, 1996) Nga Vëllimi - POEMA PËR POPULLIN
  13. Nezir Myrta / AMANETI I KOHËS SONË - Në Ditën e Flamurit! Ismail Qemal Vlora - Mjekrrën bardh si bora! Kah Kosova o Isa Ora Në Dy Krahsh qëndron! Me ziosha zjarr ka Shkodra Kah Shkupi sytë në kodra - E deri n'Epir kafshon kobra! Shqipja me Dy Gojë gjëmon! Theranda jep Kushtrim Zjarr! Abdyl Frashëri i flet në varr! Koka e Alit tha: Epirin e marr! E te Topliku, Narona e Tivari! Nga Shpata Madhe Padrejtësi, Mbeti veç - Një Copë Shqipëri! Ende mbet i ngrimë emri - Illiri! Kudo në tradhtina ra shqiptari! Boll morëm mësim Skendërbeu, Kokën tmerrit - shpatë ia preu! N'pranga ma s'durohet Atdheu! Do të na Ndihmoj - Perëndia! Nuk vdiset gjithmonë të shkretë! Nëpër Tokë, për Air e nëpër Det! Amaneti i T'Parëve do të na vret! Po s'u bë shpejt Një - Shqipëria! O Ismail Qemal Vlora! Mjekrrën bardh si bora! Kah Kosova o Isa Ora! Në Dy Krahsh qëndron! Aargau, 28 Nandor, 1993.
  14. Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI - Poetëve të rinj Po lindet shqiptari i ri tok - me Nëntorin E Tretë - aty ku kishte lisa të mëdhënj stuhishë illirian antik me rrënjet e lashta trungu egjean jonian e adriatik e trekontinental - linden vishkuj të rinj shqip thikpërpjetë fjalës së bukur nëpër shkronja të reja bulëzojnë bulevarde të fjalës artistike vishkuj të rinj patjetër u ngjajmë lisave të lashtë qiellor se rrënjet e tyre i kemi në shpirtin flakada fjalës së re ndritë feneri i kohës sonë e kushtrimi zgjon lindjet e reja illire vesa ushtare e plumt agimeve yllëzon mbi gjethe tingujsh të rinj sofra plot bujari shqiptare - bukë kosove pjekur rrezesh me sy tejbjeshkëve symësy me kohën symize eva harroi mollën në degën e fjalës së atit vrapon kopshtit edean plot tinguj mbushur frymë gas e lot me një tufë bulëzash fjale në dorë biligoa i pëshpëritë vllait skendërbean mos të ndodhi kurr më tradhtia mes shpatash gatitë tinguj të rinj dashurie zjarri me fletëza trëndafilësh gota tingujsh plot nektar shpirti anila pishë e kallur ndez pishtar mbi varre dëshmorësh të rinj plot vrushkuj të zgjuar dashurie veneta m'i kujton venetët e lashtë me shtiza trojane e deradiane që sylot shpojnë mallin e Të Bukures Moree shqiponja e re flatron lartësive të tingujve dardhan duke i thyer lartësitë në rithme të rinj shkronjash shqiptari i ri po lindet në Nëntorin e Madh Nëntori i Tretë po vie! ( 11.11.08 )
  15. Nezir Myrta / SHQIPËRIA E BASHKUAR E bukur është Kosova E Bukur është Shqipëria Siç është E Dashur Nana! Më çon peshë shtat'palë Qiell Më shtie në Dhe shtat'palë Tokë! Edhe deri atje ku bre miza hekur Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonë! Shqipëria e Zhbime - Rrafsh me Tokë Shqipëria e Mbime - Rrafsh me Qiell! Shqipëria me Botë në Sy - si Farë në tokat Mere nëpër mahalla të botës e bota me Shqipër në zemër Shqipëria gjithmonë e pushtuar Shqipëria - kurrë e nënshtruar! Shqipëria e Bashkuar! 2. Ushtima - Me shënjen Viktoria deri Te Molla e Kuqe Filloi - E Para Në Europën e Lindjes së Madhe U lind në Prishtinë E në thellësitë e Tokës së Kosovës E rreh tupani i Dardanisë! Dardania kumbonare bashkimi E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipëri! Me njeren dorë kafshaten e bukës E, jemi gati - Me tjetrën kambëzën e pushkës! Me gojë - bukë e plumba Me sy shkreptima rrufee shqiponjash Me hap drejtë shoqishoit në sy Derisa të bëhet njera Dyshë - - O Varre o Djepa! Derisa varret me shokë shqiptare të linden në Djepa Derisa Djepat me Dhëmb Ujku në Kaptyll Të përkunden në varre! Me gjak e varrë lidhet Balli i Republikës! Republika nuk lindet vetiu si dielli As nuk bie vetiu si shiu - Republikën e bashkojnë fije-fije Burrat - E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash ! - Ku janë Burrat? - Ku janë Varret? Duri gurin nuk e sheh Burri burrin nuk po njeh! Kosova - prore e kositur Kosova - kurrë e nënshtruar! Shqipëria e Bashkuar! (Janar, 1992) nga vëllimi poetik POEMA PËR POPULLIN Kjo poezi u emitua përmes RTV shqiptar më 1992, recitoi aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi.
  16. KREJT NATYRSHEM EDHE SOT Dy fjale ma kanë grryer shpirtin gjithjeten. Dy fjale ma kanë nxe gjakun gjithjeten. Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk. Dy fjale te ndara - njera ne njerin qosh te gjakut, e tjetra në fund te gjakut. Dy fjale qe notojne ne gjak. Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren. Dy fjale qe i nxene një diell. Dy fjale qe i perben një Toke. Dy fjale qe i perben një gjak. Dy fjale qe presin bashkim. Dy fjale te ndara dymije jetera. Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur peshperisin diçka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti, as nuk çmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit, as nuk po bashkohen persegjallit, as nuk pushojne nga klithmat, as nuk i shemben vetetimat, as vdesin persegjalli, as ngjallen persevdekurit Dy fjale qe thrrasin cdodite, Dy fjale qe endrroj çdo nate, prej atij momenti qe pava harten etnike Dy fjale do të ma marrin shpirtin Dy fjale do të ma falin jetën e re Dy fjalë rënkojnë në breza Dy fjale - Tivari e Preveza! Prill, 2005.
  17. SHENIM PER KOSOVEN E VITIT 2005 DUKET SIKUR ENDE PERZIHEN FJALET - PAQA E PAQJA NE KOSOVE Ne kuzinat e Kosoves ende hahet paqja si çorbë mishi blok - e tjerët te ngopurit flasin për paqen e rendin e ri hane supe dhjami si filldreke duke ua rrudhur syrin hipokrit bjeshkeve për 'i xhep bollushtrash as sot ne Kosovë ende nuk mund t'i dallojne mirë dy fjalët: paqa e paqja bile as ne fjaloret shkencorë - se ata qe hengren paqje mengjeseve hangren plumba për paqen ballkanike ka edhe tjerë qe vyen u derguan ne gjyqin modern te Hages perdit mungohet edhe nagnje rreze drite: viktimat me gjaksore ne te njëjtin nën ligji qe ende e dirigjojne pikërisht ata - qe kryen krime e masakra civile te pafajshme mu ne trojet e tyre autotoktone - gjykohen ata qe vrane disa armiq e tradhetore për lirine e Kosoves - e jetojne ende ne Paqë ata qe masakruan mbi dhjetemije viktima te pafajshme civile pikërisht ne fundshekullin 20. rinovohen tempujt e huaj me dhunë e rivarrosen eshtrat tonë te pafajshem e te zhdukurit si gjë krejtsisht e harruar nga ndërgjegja e botës! Jasht fjalës Standard! T'i shilojne fe e atdhe! Ne Paqe i dergojne heronjte ne grilla dhe i lane kikiruket te flasin e shkruajnë për heronjte e luftën çlirimtare, ku edhe e quajne si faj për fatin e Kosoves - qe ende është një cope mishi e gjaku toke te Të Parve - shkeputur me gjak nga goja e kuçedres nga kthetrat barbare masakruese me shekuj e derisot - ku copat tjera te trupit shqiptar valviten ne laboratore gjoja moderne, e qe kuptohen edhe nga loja e femijve e loja e mijve a po hahet Paqa a paqja mengjeseve ne Kosovë ata me varre plumbash hane ende mengjeseve paqje - çorbëmishi - tjerët qe vuan bishtin nën këmbë ne kohe zjarri u shihet dhjami ne tru plagiati e - edhe as sot nuk guxojnë ta thonë te vërtetën as ne Paqë po tregojnë ''trimëri paslufte, e urti pas kuvendi'' ende pikepesë thiohet ne Kosovë jetojne ne Paqë! Po vlon, a po piqet liria!?
  18. SKINIA kah doli - askush nuk e din mirë ushujzë ne brraka paska thithë ne gjak krijues pas nëntë bjeshkeve e dy kodrave koder pas bregu as erë as veri - as lindje as prarim kcen - ne te katra kah doli - askush nuk e din mirë veç thonë - doli me një draper flakrua ne hënë te re ku korri - nuk mbiu ku mbiu u rrit pahiri nëpër lot prush nëpër epika hi hutina me sy ne gardh flakron - ne hënë te vjetër kurr më - ne hënë te vet!
  19. VARGJE TE VERDHA Bukuria nuk shihet me sy nëpër vargje te verdha dikush paska qitë leng shtare për atë edhe duken te verdha
  20. Ra - për një lule të mos te mbetet e paprekur e ta shkelin iriqet ne rrokullisje ta shpojne xhembat e hidhur ra - për një rreze të mos bie mbi gjak e te pergjaket edhe rrezja po ta shpojne puthjet e embla ra - po për kend ra dielli
  21. PO ETESH fjale mbi fjale ndertojne ura mbi shtratin e dimenzionit te ulte mes dy brigjeve te dyshimit ndodhë dikush bën ure mbi gur - pa pase lume as gurre as rrjedhe uji ku me dijte - parasheh ndonjë shperthim eventual uji pikërisht nën atë ure mbi gur me siguri diçka do të shperthej por dhe asgjë po etesh
×
×
  • Create New...