Armend Qushku
Admin-
Content Count
293 -
Joined
-
Last visited
-
Days Won
2
Everything posted by Armend Qushku
-
Raffaele Coniglio. Eshte nje analist tipik proshqiptar ndoshta nder te vetmit qe na mbeshtesin nder analistet Italiane. Blogu i tij eshte nje burim i mire informacioni, perseri pohoj sikurse dhe vete Coniglio shprehet ne artikujt e tij, qe problemet e parashtruara nga ana e Iacones jane te qendrueshme, por vete fakti i artikujve te tij proserb e lekund nga pozita e nje analisti te pakushtezuar. Pune e mire durim :D
-
Sigurisht qe mirepres çdo pergjigje tuajen. Zoteri tema eshte hapur per te diskutuar te gjithe dhe jo per te fyer tjetrin.
-
Ke shume te drejte breshka ke prisja dhe nga tema e forumit. Pergjigje me fakte dhe te dhena dhe jo me kokefortesine nacionaliste (ekstremiste) qe si perde e zeze ka zene syte e bashkombasve. Se pari nuk eshte dokumentari i Iacones i pari i ketij lloji , ka me dhjetera dokumetare te ketij tipi qe shfaqin thjesht shifra te sakta. Sdo mend qe ndaj shqiptareve u be spastrim etnik, eshte fakt qe nuk mund ta mohoje askush. Sdo mend qe kane vdekur me mijera bashkombas (drite pacin) ne mbrojtje te atij dheu, familjes, nderit dhe jetes. Por ama: "nuk besoj qe te dhenat per krimet kunder serbeve pas 2000, jane thjesht perralla , apo genjeshtra." Jane "thjesht" hakmarrje nderetnike sipas teje? Apo po u ktheni kusurin e 99', a mos ndoshta doni te beheni si ata? Tema te tilla jane prekur sbeftasi dhe ne kanalet televizive shqiptare , shifrat dhe numrat mbesin te pavariuara. Nuk dua te hap te tjera polemika me ju, por thjesht ju ftoj te shprehni mendimin tuaj, mos ta teproni me fjale qe teperta. Nuk shoh ndonje ndryshim ne leksikun qe po perdorni aktualisht ne kete forum. Pothuajse te gjitha postimet kane te njejtin synim dhe tregojne po te njejtin naivitet femijerak nacionalist. Rritu dhe hap syte!
-
Ndjen neveri te me drejtohesh! Kush ti?Nuk kam kohe t'ju pergjigjem gjitha "komplimenteve" te tua , por edhe sdua te ndos me teper kete teme. Pse ti e meriton te jesh shqiptar, bashkombasit tane qe kryejne krime kudo dhe bejne nga me te paberat e meritojne? Ska merite ketu ! Kam lindur shqiptar se kam zgjedhur une, por nuk te le te me thuash se jam serb! Kush i mohovi krimet e serbeve? Kjo eshte nje teme ku cdonjeri ka te drejte te shprehe ate qe mendon, te mos jete i kondicionuar nga rrethanat nga informacioni qe disponon , nga mediat . Lexoni hyrjen e temes : Kishte nje pyetje 1 : Sipas teje ku kane te drejte dhe ku gabojne analistet nderkombetare? Sipas teje ato shifra jane thjesht nje shpikje? Analistet u referohen te dhenave te sakta te marra nga institucione te besueshme. Kosova dhe Shqiperia jane te zhytura ne lymin me te zi te Europes. Keto dy shtete jane te kapura nga korrupsioni, krimi i organizuar, lidhjet e pafundme te politikaneve (ministrave) me krimin. Per çfare je krenar qe je shqiptar zoteria jote? Cfare gjeje te jep ate ndjenje kaq sublime qe ndihesh krenar per shqiptarine? ......................... ........................ ......................... Apo thjesht si ndonjeri kur i leverdis nxjerr kthetrat ndaj personave qe shprehin ate qe mendojne . Dhe kur nuk vlen te jene shqiptare shkojne dhe shprehen: .Por tash, t'a dini T'tânë rreth e çark, Se mue m'ka hi Sod lepri n'bark. M'âsht bâ shtupë zêmra, E m'la trimnija, Si jam tue njoftun Se ç'm'qet Shqypnija... T'a dijë Shqypnija Prá, e sheklli mbarë, Se mâ mbas sodit Uu s'jam Shqyptár, Ske nevoje per pergjigje, nuk pranon qe te pergjigjem? U shkruani shqiptareve te vertete, ku do gjesh shqiptaret e vertete? Ne baze te cilave kritere e percakton nje shqiptar te vertete? 9kBOo-MucnE Nuk do te mbuloje gje njeri jo. Do i mbuloje dheu dashje pa dashje sikurse mbuloi Miloshevicin. Cdonjeri eshte i lire te shkruaje ate qe mendon. Nese Miloshevici ka qene i pafajshem kete do ta tregoje historia, per fat te keq persona si ai do te kujtohen pas disa vitesh ndoshta dhe shekujsh , dhe ti si shqiptar i vertete ndoshta kushedi sdo kesh anje perkujtimore. Sdomend qe çdo shqiptar e do Kosoven e pamvarur, por perpiqu tu pergjigjesh temave me tru dhe jo me zemer. Me te mira!
-
Si shqiptar na behet qejfi qe fitovi normal. Por ama Interit dhe te tjereve u vjen hakut. Mos e teproni shume se nje ndeshje stervitore ishte per ta, pervec Ronaldinjos qe kerkon te zere nje vend ne pozicion te tjeret nuk eshte se lozen fort thjesht te mbanin formen. Pastaj per sa i perket Muzakes, goli i bukur ishte me te vertete por ne kampionatin italian nuk behen shpesh gola te tille. Ne ato momente Muzaka thjesht deshi te provonte te gjuante pa ditur se ku do shkonte topi :D Fati ishte me te, shpresoj te jete keshtu edhe per kombetaren tone sonte. :jester:
-
Cte them se ekziston dhuna ndaj grave nuk besoj se do kete ndonje miop qe nuk e shef no? Eshte nje nder problemet shoqerore qe e kane shoqeruar njerezimin gjate gjithe evolucionit social . Nder te tjera ky si problem qendron edhe ne shoqerite perendimore, edhe pse eshte me i theksuar ne shqiperi. """"Nuk eshte se behet fjale vetem me dhune fizike por edhe ajo psikologjike, e cila eshte e ndersjellte."""" Besoj se ju duket si dicka e pamundur fakti qe mund te kete meshkuj qe pesojne dhune si fizike ashtu dhe psikologjike nga grate e tyre, por kjo eshte e vertete. Madje ky lloj dhune ne shume raste nuk denohet, pasi eshte gati e pamundur te besohet nga institucionet se nje "femer" mund te dhunoje nje "mashkull" !!?? Kjo eshte nje shembull qe ketu ne Itali ne kodin penal parashikohet qarte. Per sa i takon shoqerise shqiptare dhuna ndaj grave ka ekzistuar gjithmone edhe pse me e theksuar. Madje edhe ajo psikologjikja (grate nuk liheshin te flisnin ate qe mendonin apo te kundershtonin ate qe thonte bashkeshorti). Por gjitha keto i dini, nuk kam pse te shpjegoj me shume............... Brezi yne do jete ai qe ndoshta do beje difference sikurse gjitha brezat qe kane qene para nesh apo qe do pasojne. Gjithnje e me shume do perballemi me ndryshime te stilit te jeteses dhe me nje pozicion te ndryshem te femres ne shoqeri. "Theksoj ky si problem eshte i gjithe qenies njerezore. Kudo ka pabarazi edhe ne demokracite me te arritura ne bote.Po kjo sdo te thote qe une duhet te ngre doren apo gishtin dhe te tregoj kush eshte fajtor" Te gjithe jane fajtore, edhe grate. Ciau :goditje:
-
Mos na perziej ne ket "casino" S'eshte problem yni no? e ke shume shume gabim Armenito, ky duhet te ishte nje nga bisedat ku duhej te kishte me shume meshkuj se femra se dhuna zakonisht nuk vjen nga femra por nga mashkulli e kshuqe me shume deshire do donim te dinin persene e kesaj gjere, si arrin nje mashkull te veproje kshu?? ......................................................................... E me xoxi , pyetje retorike ishte se antonikaj nuk iu pergjigj temes ai vetem ndryshovi drejtimin e saj pa iu pergjigjur :(
-
sa zgjat e sa duhet te zgjase nje maredhenie sek
Armend Qushku replied to Pëllumb Syku's topic in Eros
Thanx x pergjigjen ;) sweety :D -
sa zgjat e sa duhet te zgjase nje maredhenie sek
Armend Qushku replied to Pëllumb Syku's topic in Eros
Asnje goce qe i pergjigjet kesaj teme? Nje kerkim shkencor tregon qe merredheniet e shkurtra jane me te shendetshme se ato qe zgjasin shume. Por per sa i takon marredhenieve te gjata tipike aziatike ato zgjasin deri ne nje jave (pa prishur raportin):D .. E pabesueshme no? -
sa zgjat e sa duhet te zgjase nje maredhenie sek
Armend Qushku replied to Pëllumb Syku's topic in Eros
lol: 2-3 min heheheh ..... keta qenkan tamam te mbarume qe kryjne kaq shpejt pune :D -
sa zgjat e sa duhet te zgjase nje maredhenie sek
Armend Qushku replied to Pëllumb Syku's topic in Eros
Cfare merr ti mo lal se paske ndryshime extreme fisiologjike :D sikur te mos qendroje fare ne nje mesatare :rofl: -
po mi zemer por respekti eshte dicka reciprok... Nuk eshte se eshte faji i nuses apo i vjehrres, thjesht jane 2 persona te ndryshem e duhet krijuar respekt njera ndaj tjetres, e mbi te gjitha duhet te dije te mbaje secila vendin e vet ne jeten e njeriut qe keni te perbashket e dmth per nusen burri e per vjehrren djali. E simbas meje sa me larg vjehrres te jetosh aq me shume do e duash e do e respektosh. hehehe Ndersa vjehrra ime
-
Mos na perziej ne ket "casino" S'eshte problem yni no?
-
Rregullat: çdonjëri që do pasojë do gjejë pyetjen e atij që është para tij dhe do të bëj një pyetje për atë që do vijë pas tij. Sa megapixel është shikimi i njeriut?
-
Sa per temen GONNY : asgje skishte ndryshua ne Shqiperi sic e kam lene :D
-
Normal qe po, pasi pasiguria per nje ndjenje reciproke te shpie ne xhelozi :(
-
Kjo krize ekonomike eshte nje rezultat i pasojes se luajtjes se çmimeve te pasurive te paluajtshme dhe sigurisht pasoje e rritjes se cmimit te naftes. Per momentin kriza ka prekur pothuajse te gjitha shtetet dhe per pasoje shume prej tyre po investojne ne ruajtjen e kapitaleve bankare dhe kujdesjen ndaj shume ndermarrjeve qe mund te jene ne prag falimentimi. Kjo eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi pak para krizes boterore te 1929 kur bursa e wallstreet ishte ne krize nga blerjet e aksioneve nga nje pjse e mire e amerikaneve, te cilet humben shume nga ajo krize qe coi ne falimentimin e shume ndermarrjeve. Por nje gje qe dallon ate kohe me kete tani eshte thjesht se tani kemi rregulla ne burse dhe shteti influencon shume ne te, por pa perjashtuar faktin se kriza e 1929 perfshinte vetem ameriken dhe disa shtete te lidhura ngushte me te por tani gjendemi ne nje krize globale me shume bursa si psh wallstreet, tokyo, milano,londra etj te cilat kane rregulla te ndryshme , per kete ka nevoje qe te krijohen rregulla globle , nje burse unifikuese e te gjitha shteteve. Nje faktor shume i rendesishem eshte ajo e rritjes se cmimit te naftes, kjo per faktin se kina dhe india qe perbejne rreth 1/2 e popullsise globale po rrisin kerkesen per nafte per shkak te industrializmit . Edhe pse ne europe kerkesa per nafte vazhdon te jete ne zbritje india dhe kina kane çekuilibruar cmimin e saj ne treg. Parashikimi i kesaj krize ishte bere qe prej 8 vitesh por nuk ishte marre asnje mase qe te perballohej me mire, ose me sakte vetem USA kane nje plan per shmangien(daljen) e kesaj krize por me e keqja pritet akoma te vije. Kolapsi besoj se do jete vitin e ardhshem kur nevoja per rregulla te pergjithshme do te shpiere te gjitha shtetet te punojne ne kete drejtim. Po ti GONNY cfare mendon rreth kesaj krize? Beson se do ndikoje ne Shqiperi, dhe qe shteti shqiptar nuk eshte i pergatitur? Sipas teje do jete marrja borxh e kapitaleve nga shteti yne qe mund te nxjerre vendin nga nje krize e vitit qe po presim? E dini qe çdo shqiptar sapo lind ka 100.000 euro borzh shteteve te tjera, kur do pagujme keto borxhe mo? Ku u investuan gjithe keto para ?
-
Meshkujt tradhetojne me shume sipas meje, por ka dhe femra (te tmerreshme). THem meshkujt por varet edhe nga ana fizike e tyre (pamja) ngaqe duhet te kene
-
Ma kete se kuptoj une :D nuk ka shume lidhje dashuria me xhelozine per mua aq sa mos te ekzistoje
-
leke apo euro :D :jester: se besoj qe milan do te leje jo po interi :wizard: o armentino si doli milani dje un e kisha vu 2......... :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Cte besh , pr sidoqofte me behet qejfi qe te humbi skedina :D ;)
-
leke apo euro :D :jester: se besoj qe milan do te leje jo po interi :wizard:
-
Ja tek po hudhem une..... Genjeshtrat ...... - Ne Kine te tregosh te verteten konsiderohet si nje sjellje prej budalli - Per myslymanet , mashtrimi denohet nga Kurani; - Ne vendet islamike ti pyesesh nje burre se si e ka gruan shihet si nje nderhyrje ne jeten e tij private ; - Ne kulturen mafioze - nese mund te flitet per kulture- omertà (kodi i heshtjes eshte nje sjellje e ligjshme, e aprovuar dhe e inkurajuar.
-
Mua me therrasin spanjollet armenito :D dhe me mbeti i tille ^_^
-
Sa per Kristjanen per te ndricuar kujtesen tende... Sic dihet, ka nje "boshellek" informacioni rreth Luftrave Ballkanike. Besoni se mediat kane manipoluar informacionet duke prekur keshtu kroniken e ngjarjeve? Lufta sjelle gjithmmone me vete keto lloje shtremberimesh , kudo e kurdo qe ndodh: eshte gjithnje nje lufte kunder informacionit . Nuk ekzistojne luftra qe nuk vendosin nen kontrolll informacionin , duke bere gati te pamundur qe te ushtrohet ai informazion ne menyre te pamvarur . Kur ndodh nje lufte duhet te rrjeshtohesh nga njera ane , te pakten per te garantuar sigurine e gazetareve te perfshire ne konflikt , dhe pastaj ne nje periudhe te mevonshme nje fase e rrefimtarise "sipas rendit" te veshtiresive dhe ngjarjeve. Por ka nje gje qe aparatet ushtarake planifikojne, si ne faze pergatitjeje po ashtu ne faze ekzekutimi te luftrave , eshte pikerisht informacioni. Me pas, nje here qe eshte fituar lufta, behet fjale vetem per te kontrolluar territorin dhe per te limituar lirine e gazetareve. Kur ndodh nje lufte eshte me te vertete e komplikuar te gjesh informacione te rendesishme dhe te mira. Ja te analizojme ne menyre te vecante procesin e Ramush Haradinajt, gjate se cilit shume deshmitare jane vrare ose jane terhequr nga deshmia . Sipas jush,drejtesia e Gjykates se Hages eshte qorruar dhe nje here? Mundet qe nuk kishte prova te mjaftueshme per te denuar Haradinaj, sikurse tregohet nga fakti se eshte prezantuar nje kerkese apeli ; ose aktivitete e hetuesise te ndjekura nga ministria e brendshme nuk kane qene aq te sakta, ose u besoheshin deshmive te cilat u reduktuan gjithnje e me shume, duke konsideruar se disa deshmitare kane patur frike dhe disa te tjere kane vdekur . Eshte nje gje shum e komplikuar dhe e veshtire per tu rindertuar , edhe pse duke konsideruar faktin qe shume prova jane demtuar dhe kane humbur . Nga njera ane HAGA sjellet si te gjitha gjykatat e shoqerise moderne , qe kane nevoje per prova te fuqishme per te arritur ne nje denim perfundimtar . Nga ana tjeter nuk mund te fshihet fakti se nje denim i Haradinajt do te kishte vene ne veshtiresi Naton. Ka shume ipoteza rreth kesaj ceshtjeje , por preferoj te mos perfshihem ne "komplotizem" dhe te shoh ngjarjet ne objektivitetin e tyre , dhe ne kete rast , e dhena objektive eshte lirimi i Haradinajt i cili eshte akoma i perkoheshem duke pare qe po ndiqet nje proces apeli . Fale shume reportazheve dhe dokumentareve te koheve te fundit, ka qene e mundur te hidhet drite mbi konfliktin e pazgjidhshem mes Armates per lirimin e Kosoves (UCK) dhe Forcave te armatosura te republikes se Kosoves (FARK). Opinioni publik nderkombetar nuk ishte ne dijeni, ne fakt, qe kishte nje llloj lufte mes vete shqipetareve . Sipas teje , lufta UCK-Fark eshte bere per drogen apo per pamvaresine ? Besoj se ka qene nje lufte per kontrollin politik , i cili perfshin edhe kontrollin e territorit . Sigurisht ka qenen nje luftez e shpejte , pa perjashtime perplasjesh ushtarake, por sidomos nje lufte e luftuar ne menyre cnjerezore , qe eshte gjeja me e rende. Dihet mire se si organizatat kriminale kontrolllojne territorin dhe e vetmja menyre per ta luftuar , eshte te kesh nje drejtesi qe godet dhe nje politike qe nuk pranon kontrata me mafien . Kushte qe jane mjaft larg nga realiteti aktual Kosovar . Drejtesia e Kombeve te Bashkuara eshte delikate, eshte e bere nga gjykates qe veprojne ne terren per pak kohe, qe vijne nga dhjetera vende te ndryshme(ka gjykates psh edhe nga Maroku), nderkohe qe hetimet per mafien kerkojne nje koordinim efikas dhe hetime te zgjatura . Si mund te shpresohet te luftohet mafia ne token shqiptare me mjete kaq te kufizuara ? Eshte nje beteje e humbur qe ne fillim. Ne disa menyra te ndryshme , ne distance prej disa vitesh, ka qene e mundur te zbulohet - se permes sherbimit te saj- UCK ka kryer krime kunder po kosovareve , dhe per keto krime kane akuzuar ushtrine serbe. Sigurisht, eshte e rendesishme te dallosh se ka patur nje gjykim nga HAGA kunder Daut Haradinaj. Edhe pse eshte denuar vetem per 5 vite arrest, ky denim eshte mjaft i rendesishem , duke konsideruar se eshte nje denim i shkalles se pare dhe te dyte . Daut Haradinaj, dhe keshtu edhe UCK, eshte deklaruar fajtore qe ka rrembyer kater persona , trupat pa jete te te cileeve jane gjetur ne nje pus ne te nesermen e mbarimit te luftes, pasi kane qene torturuar dhe vrare me kallashnikov . Ne vazhdimesi, per cdo gje qe ka ndodhur me pas, si zhdukja e deshmitareve ose vrasjet e shume policeve, per te cilat nuk ka asnje veprim gjygjsor , pervec nje denimi te shkalles se pare per vrasesin e Sebahate Tolaj, qe ka gjetur si fajtor bodyguardin e Ramush Haradinaj. Kjo , nuk mjafton te denosh vete Ramush Haradinaj, qe per momentin eshte nje njeri i lire qe po ben politike dhe, pervec mundesise se procesit te apelit , nuk ka ndjekje te tjera penale. Ramush Haradinaj eshte thjesht kreu i nje partie , AAK, qe nuk i perket as kualicionit te qeverise se kryesuar nga partia e Thacit (PDK) dhe partia e vjeter e Rugoves (LDK). Ndeshja eshte akoma e hapur... Absolutisht. Pyetja eshte akoma e hapur, per fat te keq - do thoja - sepse asnjeri nuk do qe te krijohet nje konflikt i ri ne rajonin e ish Jugosllavise . Uroj qe shume pyetje te gjejne pergjigje dhe zgjidhje ne tryeze bisedimesh, dhe vete integrimi i Ballkanit Perendimor ne BE sipas meje eshte nje faze e rendesishme per paqen. Edhe pse, kur nje operacion ushtarak nuk shoqerohet nga nje politike e drejte diplomatike rrezikon te prodhoje padrejtesite per te cilat kishte filluar. NATO-ja, ne fakt, ndaloi serbet qe te benin "mish te grire" kosovaret, dhe tani gjindemi me nje Kosove qe eshte gati "sterile etnikisht". Ka keshtu nje mungese absolute te "Politikes", dhe nuk jane pyetjet e pazgjidhshme qe nuk mund te diskutohen ne nje tryeze diplomatike . Me nje Kosove me te pamvarur se Serbia, ka patur nje shperhapje te fondamentalizmit islamik , kjo lidhet me vete faktin se ne Kosove kane ardhur shume fonde dhe financime nga Arabia Saudite. Besoni se Kosova siç shihet ketu ne Europe mund te kthehet ne nje kercenim? Jo domosdoshmerisht per mua, duke theksuar qe shperndarja e fondamentalizmit kthen pas evolucionin social te Shtetit te Kosoves. Eshte ndertuar , nje rrip qe duhet te mbroje Shtetet e BE, por zona Ballkanike mbetet e hapur ne te gjitha nenkuptimet. Nga ana tjeter , edhe Bosnja eshte nje Shtet me nje te kaluar si Kosova; besoj se ju te gjithe e njihni Zenicen, ajo qe perfaqeson dhe vazhdon te perfaqesoje . Besoj se eshte e pamundur te kontrollosh gjithe kete zone , vetem nese nuk ndertohet nje protektoriat apo nje diktature . Nga nje aspekt tjeter Bin Laden ka qene nje krijese e sherbimeve sekrete amerikane dhe te Perendimit: e kane financuar kur objektivi i perbashket ishte Bashkimi Sovjetik. Nese objektivi i Natos ishte ai i mbajtjes se nje stabiliteti politik . Juve besoni se do te kete ndarje te Kosoves? Besoj se jeni dakord se motivet e "multietnicitetit" jane mjaft te veshtira per tu aplikuar. Prezenca e Serbeve ne Kosove eshte shume e rradhe dhe e gjere, dhe zvogelimi i numrit te tyre ka provokuar boshellek ne territor. Edhe pse politika e rikthimit, nje gje tjeter shum e kushtueshme, rezultoi se ne shume raste shtepite e rindertuara jane shembur perseri, ata qe kthehen ne Kosovei, kane frike te levizin dhe maksimumi ndertojne ishujt serbe rreth vetes . Me nje fjale, multietniciteti eshte nje hipoteze pak reale, ndersa ndarja e territori per mua eshte dicka qe eshte e krijuar, me krijimin e Parlamentit Serb te Kosoves.Kufiri i ri mund te jete lumi Iber, qe ndan Mitrovicen E Veriut nga ajo e Jugut. Sipas jush, nese do te kete nje ndarje te Kosoves, do te kemi nje kunder-pergjigje te n Republikes Srpska? Sigurisht qe do te kete nje pasoje mbi Traktatin e Dayton, edhe pse duhet ti kushtohet rendesi mos venies ne diskutim. Asnjeri nuk do nje konflik te ri ne Bosnja mes serbeve dhe boshnjakeve. Besoni se vete Beogradi ka manipoluar ceshtjen e Kosoves? Te gjithe kane aktruar mbi ceshtjen e Kosoves, qe sidoqofte eshte bije e gabimeve te drejtuesve te vjeter serbe , e nacionalizmit serb. Aq sa ishte veete Serbia qe hoqi autonomine e Kosoves, duke mbydhur shkollat dhe universitetet, duke ndaluar gjuhen shqipe. Shume perpara vitit 1999, ka patur nje konflik te zvarritur qe ka zgjatur per 15 vite, gjate se cilit shqiptaret ndertuan nje sistem shkollor paralel. Dmth ka nje pergjegjesi dhe vete Serbia, qe sidoqofte nuk duhet te perdoret si nje alibi per te sjele nje lufte te pafund. Sipas jush, politikanet kosovare kane genjyer shqiptaret e Kosoves? Kjo mund te konsideroheet si nje pamvaresi e vertete? Ndoshta nuk kane genjyer, por sigurisht kane krijuar nje prespektive qe nuk do te shuhet, sidomos mes te rinjve kosovare, qe perfaqesojne per momentin burimin me te rendesishem te vendit.Pas pamvaresise se kosoves nuk eshte hapur akoma vendi, eshte akoma nje krahine e vogel, qe mund te dale vetem duke bere rralle te gjata perpara konsulllatave ne kerkim te nje cope letre qe u jep te drejten per tu arratisur. Eshte krijuar nje prespektive e madhe, edhe e mireqenjes ekonomike, duke konsideruar se te dhenat ekonomike jane akoma shqetesuese, me nje papunesi ne mes te rinjve me rreth 40-50% qe presin nje zgjidhje.Duke mbydhur popullin ne nje rrethim te vogel sikurse Kosova, krijohet nje "bombe me sahat". Eshte mbushur kupa me nje sere pritjesh dhe aspetativash dhe nese keto nuk do te realizohen, do te kemi shume probleme ne mesin e opinionit publik Kosovar. Ne kete show jemi te perfshire te gjithe ne shqiptaret, se cdo te ndodhe me pas le tia leme kohes........
-
Sigurisht qe kjo qe kam shkruar eshte turp, por turp per ata vampire pseudopatriote shqiptare qe po drejtojne shtetin e sapolindur. Keto informata jane te mbedhura dhe te vertetueshme si nga C.I.A dhe shume sherbime te tjera qe veprojne ne kosove aktualisht. Me vjen keq te te them se jeton ne nje vend ku mediat jane te kushtezuara dhe asnje gazetar nuk ka guximin e duhur per te shkruar mbi realitetin kosovar. Sa per shtetin laik qe siguron te drejtat e minoriteteve shteti kosovar nuk ka bere akoma kush e di se cfare qe te shprehem ne drejtim te kesaj teme pasi akoma cdo gje qe u ofrohet minoritareve ne Kosove u jepet nga UNMIKU, madje dhe sigurine e jetes se tyre. Nuk e di nese jeni e informuar se si jane te drejtat e minoritareve ne Shqiperi? Sa per temen besoj se te flasesh dhe te perballohesh me te tjeret rreth disa temave shoqerore-politike qe prekin apo cenojne jeten e bashkombasve tane smendoj se eshte ndonje gje per tu turperuar, pasi edhe ne Shqiperi si kudo tjeter ka sisteme e sisteme qe kontrollojne gjithcka..... Kjo eshte aresyeja qe shkrova kete teme pamvaresisht nga idete e mia patriotike. Sa per gjerat e tjera te komentit besoj se ishin paksa te tepruara nga ana jote dhe spo u khtej pergjigje...por thjesht te te them nje statistike: grupet e organizuara kriminale shqiptaro-serbe jane me te fortat e ballkanit dhe ndoshta gjithe europes. Nje gje duhej te ndodhte ne politiken dhe jeten socialo-kulturore te ballkanit.... por shifet se kriminelet jane paksa me te emancipuar dhe aspak nacionaliste............. Faleminderit per interesin ndaj shendetit tim mendor!