Armend Qushku
Admin-
Content Count
293 -
Joined
-
Last visited
-
Days Won
2
Everything posted by Armend Qushku
-
No coment! IPBOAKSbw4Q
-
Cilat jane fjalekalimet me te perdorura? Kete e ka zbuluar nje gazete amerikane “Errata Security” duke analizuar nje kampion prej 28mije password te vjellura nga nje pirat informatik. Reth 16% jane emrat e tyre,14% sekuenca numrash (me e prdorura 1234) ose shkronja te njepasnjeshme ne tastiere (QWERT ose ASDFG). Ndersa 4% perdor kaq shume fantazine dhe si password perdor fjalen "password".
-
YES! Me ne fund pergjigjet dikush :D Tema eshte provokuese, nuk eshte e shprehur qarte dhe nuk tregon thelbin e asaj qe do shprehja . Nuk po krahasoja Berishen me Nanon pasi nuk kane ndonje veti qe i ndan, te dy ishin pjese e PPSH dhe te dy kontribuan ne tranzicionin e gjate qe pesoi Shqiperia. Per sa i takon viteve 97-98 nuk i kam te qarta te gjitha gjarjet por me ato qe kam lexuar (libra te analistave te huaj ) te dyja qarqet politike te atyre viteve kishin gisht ne ate qe ndodhi, eshte e vertete qe per PD vrasja e te ndjerit Azem Hajdari ishte nje goditje e forte por qe ne varrimin e tij ne vete perjetuam nje grushtin shtetit qe tregon qarte se partia demokratike nuk ushqehej prej principeve baze te demokracise dhe lirise. Rrezikoi jeten e shume te pafajshme, ne ato tre vite jane vrare mbi 3000 vete, pjesa me e madhe te pafajshem . "Fryma e re" eshte nje fasade qe Zoti Berisha i ka ngritur murit te fsheh gabimet e se kaluares. Nuk eshte vetem Berisha jo, per fat te keq 99% te deputeteve te parlamentit te shqiperise jane te perfshire me perfitime te paligjsheme te lidhura me korrupsionin dhe trafikun e droges, kondrabande ect.. Partia Socialiste eshte po e njejta qe ka qene , te njejtet kriminele qe kane sunduar dekaden e kaluar. Nuk ishte vetem Nano molla e kalbur e PS jo, Edi Rama nuk i qedron pas me te pabera apo lidhje me kriminele , ne mos gabosha vetem muajin e kaluar arrestuan ne SHBA nje supermafioz shqiptar qe kishte lidhje me kryetarin e PS. Nuk ia vlen te flasesh per partite e vogela te cilat ekzistojne vetem per interessa ekonomike. Per sa i takon anetaresimit ne NATO nuk mund te pergezoj anjeren klase politike pasi erdhi si rezultat i nevojave dhe interessave me te medha gjeopolitike te SHBA dhe aleateve sesa per reformimin e ushtrise dhe reformave te paaplikuara nga qeveria. Ne mos gabosha MSA u firmos vetem 6-7 muaj pas ardhjes ne pushtet te PD por nuk ishte merite e PD as e PS , ishte pasoje e zgjedhjeve "te lira" qe u kritikuan por sidoqofte ishin nder me te lirat te zhvilluara deri atehere.... Statusi i kandidatit iu dha Malit te Zi vetem 2 vite pas pamvaresise dhe nuk perben nje arritje te veçante pasi po te krahasohemi me vendet e rajonit jemi ata qe kane humbur jashtezakonisht shume kohe per te arritur keto "suksese"... Levizja e lire i eshte ofruar dhe Serbise qe nuk ka pranuar nje anetaresim direkt (aresye politike dhe prob i Kosoves) , kerkesat kryesore per levizjen e lire ishin identifikimi dhe informatizimi i gjendjeve civile, kartat e identitetit ,,, eshte per te ardhur turp qe shteti nuk di se ku ka shtetesit e tij ....Levizje e lire : me shume viza per studentet, biznesmenet, qytetaret qe kane lidhje ekonomike te forta me Shqiperine dhe nuk do lene Shiperine per te emigruar ne vendin per te cilin kerkojne vize... levizja e lire nuk u ofrohet te gjitha shtresave te popullsise, eshte thjesht genjeshtra e rralles qe i ben shqiptaret te enderrojne,,,, ne fund te fundit duan te ikin te gjithe nga Shqiperia per te urdheruar ne vendet te tjera , jetojne akoma me enderrat e perendimit ... Sigurisht qe duhet te kerkosh me shume dhe te kritikosh gjithashtu, pa keto nuk mund te arrish te mbash nen presion dhe te mbash ne binare nje qeverisje , por siç dihet ne shqip nuk kemi opozite,,,,, Ndryshimi per shqiptaret qe ndodhen ne shqiperi duket i madh por per ne qe kur kthehemi per tu çliruar nga streset dhe jeta e emigranteve dhe perballohemi me nje polici te korruptuar dhe mjeke pa skrupuj ai pakez ndryshim nuk nge peshe... Do tu isha mirenjohes te gjithe atyre qe mund te kene fakte apo riferime te artikujve ti postonin ne kete Topic :D
-
Je i sigurte? Shekulli perdor phpCow por me sa di une deri vitin e kaluar ka pasur nje license sepse adresa e shekullit ndodhej ne "Testimonials" te adreses se phpCow. Edhe pse kete copyright e ka thyer duke shkruajtur qe gjoja eshte programuar nga nje studio ne tirane. Pikerisht kete do te thoja se Zoti Fjodor Zotaj ka marre persiper gjitha te drejtat e autorit: realizimi dhe programimi (kur jane bere nga phpcow, ) Me sa di une pervec Joomles dhe ndonje tjeter sistemi powered by duhet te mbetet vetem nese ke license mund ta ndryshosh... Ketu eshte dhe testimonials: http://www.phpcow.com/?c=121&a=1165&sp=5 E kam provua kete phpcow dhe nuk eshte dhe aq i mire, pervec thjeshtesise ne publikimin e lajmeve nuk ofron shume gjana. Ndersa vivvo eshte me i miri per tani,,,,, :D
-
Desha te shtoj qe Koha Jone dhe gazeta SHekulli publikojn nder te tjera me ane te nje CMS te vjellur (phpcow) nga e ashtequajtura WebPhotoPro. Ndersa Top-Channel perdor vivvo cms (nuk jam i sigurt nese ka licensen e tij) A.
-
Xhaxhi "Ramizi" kur po likujdonte nje here e pergjithmone trashegemine komuniste e perkufizoi si "nje parti qe duhet te qendroje ne sintoni me shoqerine".Por komunizmi lindi si kritike ndaj menyres se prodhimit kapitalist: nje kritike per te cilen sot kemi akoma nevoje, ne driten e proletariatit te sotem ( prekariati) i ngulitur me dhune nga blloku industrial-politik-mediatik qe qeveris vendin tone. ( Edhe boten mbare. ) Me lindjen e Partse Demokratike, zhduket kritika. Mbetet vetem drejtimi i asaj qe ekziston (e ngritur nga kush?) . Faleminderit te gjitheve. Bete ate qe mundet. Sikur te mos mjaftonte , ne panteonin e PD , Berisha (ky frut i fundit i helmuar) ka futur shume te paafte ! Duke debuar intelektualet qe ushqenin akoma idealet e demokracise ,asaj qe kurre nuk i shkeli brigjet tona! Me kujtohet shume here Berisha , me fjalorin dhe arsyetimin e tij te "brishte" dhe femijerak kur fliste per probleme si etika ose çeshtje morali ndaj kundershtarit te tij politik (Fatos Nanos); moderniteti qe pati pefshire gjithe stafin e partise tani u zhduk pa lene gjurme (ku jane ata ministra te shquar qe benin pjese ne kabinet dhe do te punonin per integrimin?) Por ka nje arsyetim ne gjithe kete. Kush i shkruan fjalimet e Berishes? Ndonje mik i tij , filozof socialist, autor i fjalimeve te Zotit Nano. Ne fakt, kur demokratet duartrokasin Berishen prej vitesh nuk e dine se po duartrokasin nje fjalim te Nanos. Partia Demokratike eshte nje genjeshter me bisht e paevitueshme. E paevitueshme sepse boshti industrial-politik-mediatik shtyn ne kete drejtim tashme prej vitesh. Nje genjeshter sepse rrezon luften kunder pabarazise qe prej kohesh eshte thelbi i progresit(pika kyçe), por edhet te nje historie fisnike te politikes qe manipulohet me nje nxitim te pakuptueshem. Nder te tjera , eshte sqaruar fakti se prej vitesh PD jane transformuar ne nje “parti administratoresh” .Dhe po tregojne mjaft mire qe nuk e meritojne voten tone per nje mandat te peste. Eh eshte per tu veçuar fakti se ne vende islamike ku votohet me perçe nuk ka probleme ne votime sikurse ketu ku me te zbuluar ska ( qeshor 2009).. Me kete mandat shpresoj se Zoti Berisha te jape doreheqjen nga vendi i kryetarit te PD. Kush do te jete kryetar i PD? Pastaj mund te jete kushdo , perfshi dhe Bandistet e Lushnjes.
-
Mos bej nje hap tjeter, qendro,aty ku je Ndalo trafikun tani! Eja te pastrojme ajrin. Beson se bota do te jete gjithmone e njejta. Ata na bejne te luajme sepse se çajne koken. Ky eshte vend vuajtjesh,ska lumturi Nuk jam gati te perballoj asgje. Nuk ndodhem per ate ketu. Dhe jeta ime Lundron tutje. Ata duhet te truhen per ate qe jam dhe e dine mjaft mire.. Neser do te pendohen per ate qe bene sot.. E di qe neser... do te kem nevoj te huazoj deshperimin.. Neser ,asgje , do te shtyheni ta rrefeni.. Ky eshte vend vuajtjesh,ska lumturi Nuk jam gati te perballoj asgje. Nuk ndodhem per ate ketu. Dhe jeta ime Lundron tutje. Sdo te fitoni kurre asgje.., vetem mos u merzit Vazhdo dhe gjuaji nen v**e, pash zoten. Jeni te habitur qe po me shikoni perseri? Nuk do t'ju harroj,nuk do ikni tani?
-
Pikerisht fakti qe bente paralelizma qe nuk qendronin ne te njejtin kontekst ia ul vleren messazhit qe kerkon te jape. Por eshte sidoqofte nje analize e rradhes , me te cilat jemi mesuar te ndeshemi shpesh ne internet. Integralizmi islamik ne shqiperi ka filluar te rrenjoset thelle ne mendjet dhe mentalitetin e bashkombasve tane. Shpresoj qe nje gje e tille te mos perbeje nje pengese per integrimin ne B.E. te shtetit shqiptar. Edhe pse duke filluar nga Rexhep Mejdani e me pas te gjithe presidentat kane patur nje rol favorizuesi ndaj te krishtereve dhe jane perpjekur te shfaqin Shqiperine si shtet laik ku respektohet liria e besimit dhe ku toleranca fetare duhet te ishte shembull per vende te tjera. Vete titulli "Ne pritje te nje debati per fene" tregon paksa me sarkazem nje gje qe ne shoqerine shqiptare nuk ben pjese ne problemet thelbesore te jeteses.
-
Ilir DHIMA Shpresoj t’i korespondoj pohimit të lexuesit, duke i nisur këto rradhë me konstatimin e faktit, se në çdo orë të ditës, nëpër biseda, fjalime, diskutime, debate, ekrane, faqe gazetash etj, etj, ne dëgjojmë, lexojmë dhe shqiptojmë me tepri të skajshme termat ‘mendim’, ‘besim’, ‘ndërgjegje’ dhe ‘fe’, të cilat edhe pse shpesh herë në përmasa inflacioniste, realisht përfshijnë një gamë të gjerë të aktivitetit shpirtëror. Sepse, të drejtat për lirinë e ushtrimit të tyre rezervohen në zemrat dhe mendjet e njerëzve, që kurrë nuk rreshtin së prodhuari emocione dhe shkëndija gjykimi. Prandaj, duke i përmbledhur së bashku këto të drejta, në shoqëritë e civilizuara të kohës sonë po fiton qytetari gjithnjë e më dendur qarkullimi i shprehjes ‘forumi i brendshëm’. Mirëpo, kur individi veçmas apo në grup e shfaq, e demonstron këtë forum, atëhere edhe shteti ndërgjegjësohet për ekzistencën dhe karakterin e tij. Në këtë kuptim është për t’u përshëndetur hartimi më së fundmi edhe në vendin tonë i një Projektligj “Për lirinë e fesë, organizatat fetare dhe marrëdhëniet e ndërsjella me shtetin”. Nga një vështrim integral i tekstit të këtij akti kuptohet që kemi të bëjmë me pasqyrim të realiteteve të reja dhe koncepteve moderne në këtë fushë. Dhe, aq më tepër rendësi merr kjo, po të mbajmë parasysh diversitetin e besimeve dhe normave fetare që praktikohen ndërmjet shqiptarëve. Gjithashtu, fryma tërësore e këtij Projektligji përputhet pak a shumë, jo vetëm me dispozitat tona kushtetuese, por edhe me Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, neni 9 i së cilës i kushtohet posaçërisht kësaj fushe. Posaçërisht, sepse liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është sot një nga themelet e shoqërisë demokratike, brenda kuptimit të Konventës. Në dimensionin e saj fetar është jo vetëm një nga elementet më jetike që përbëjnë identitetin e besimtarëve dhe konceptin e tyre për jetën, por njëherazi edhe një aset të paçmushëm për ateistët, agnostikët, skeptikët dhe të painteresuarit. *** Paragrafi i parë i nenit të sipërpërmendur parashikon në hapësira të gjera kontinentale që çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose bindjet, si edhe lirinë për të shfaqur fenë e tij ose bindjet e tij individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, arësimit, praktikave dhe kryerjes së riteve. Kësaj përmbajtjeje duket që synon t’i përgjigjet edhe Projektligji i hartuar tashmë nga Qeveria, sidomos nëpërmjet disa paragrafëve të neneve 10, 11 etj, ku sanksionohet ndalimi i diskriminimit të drejtpërdrejtë për shkak të bindjeve fetare, nëpërmjet masave të ndryshme shtrënguese nga strukturat shtetërore. Gjithashtu, akti ynë tenton të shkojë në të njëjtën linjë edhe me formulimin e paragrafit të dytë të nenit 9 të Konventës, i cili shprehet që liria e shfaqjes së fesë ose e bindjes nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shëndetit ose të moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Por, duke dhënë këto vlerësime të përgjithshme rreth Projektligjit në fjalë, nuk do të thotë se nuk gjendet asnjë pikë e tij për t’u diskutuar, qoftë edhe në këtë hapësirë të vogël gazetareske. *** Konkretisht, prej disa vitesh diskutohet te ne, nëse duhet të pranohen apo të përçmohen në gjirin e shoqërisë sonë ata individë që paraqiten me mjekra të gjata apo pantallona treçerekshe, simbole të fesë së tyre islame. Me të njëjtën valë zëri është shqiptuar shqetësimi rreth pranisë gjithnjë e më të shtuar të grave e vajzave me shami të kokës, gjithashtu si simbol të asaj feje. Madje është arritur deri sa të mbushen faqe të tëra gazetash kundër këtyre shfaqjeve, me moton: “Islami cënon laicizmin dhe kërcënon demokracinë dhe integrimin”. Por, ndërkohë, artikuluesit e kësaj thirrjeje nuk u ndërsyen ndonjëherë ndaj mjekrave të disa intelektualëve dhe artistëve ortodoksë, katolikë apo edhe laikë. Sikurse në asnjë rast nuk u shpreh përbuzja, përkundrazi, ndaj figurës së Nënë Terezës, Nderi i Kombit, e cila nuk ka se si të identifikohet pa atë velin dallues, që e mbajnë të tëra pasueset e Urdhërit të saj dhe të urdhrave të tjerë katolikë. Pa u zgjatur me plot përqasje duket se Projektligji e zgjidh njëherë e mirë këtë dilemë, derisa u garanton qytetarëve shqiptarë mbajtjen e simboleve edhe në institucionet publike. Aq më shumë që disa prej këtyre simboleve, qoftë mbajtja e shamisë së kokës, qoftë edhe varja e kryqit të të krishterëve në mënyrë të dukshme etj, ndonjëherë kanë përdorime estetike, sikurse edhe utilitare. Por ndryshon puna kur bëhet fjalë për mbajtjen në mjedise publike të ferexhesë, asaj velloje myslimane që mbulon të gjithë fytyrën e gruas, sepse në ndonjë rast ajo napë e plotë dhe e errët mund të shpërdorohet nga mendje demoniake, të fshehë bashkë me portretin edhe synime ogurzeza që s’kanë asgjë lidhëse dhe asnjë motiv të përbashkët me qëllimet hyjnore. E pra, edhe selektimi i simboleve ndoshta është e nevojshme të jetë objekt i përcaktimeve ligjore. *** Në domososhmërinë e zgjerimit të këtyre përcaktimeve tërheq vemendjen edhe një Rekomandim i Avokatit të Popullit, sipas të cilit ndërtimi i objekteve të kultit, siç janë kryqet, teqetë, xhamitë, varrezat dhe të tjera objekte të shenjta, të mos lejohet të ngrihen pa vend ose pa leje, duke rrezikuar kështu respektimin e tolerancës fetare në nivel lokal dhe kombëtar. Dhe, ky Rekomandim tingëllon plotësisht i arësyeshëm, përderisa shteti nuk ka pse t’i heqë vetes të drejtën që për këto raste të cedojë nga planifikimi i territorit dhe ushtrimi i kontrollit mbi të. Prandaj, ndoshta do të ishte më mirë që në tekstin përfundimtar të Projektligjit të bëhej referim edhe në dispozitat përkatëse të Ligjit për urbanistikën ose në ndonjë akt tjetër normativ të kësaj fushe. *** Pa pretenduar që në këtë artikull lexuesi do të mund të gjejë mendimin më të kualifikuar për çështjet që trajton Projektligji i marrë në shqyrtim, sidoqoftë mbase ia vlen t’i hedhim një sy përmbajtjes së nenit 31 të tij, përmbajtja e të cilit të bën të mendosh se ka të bëjë me ndërhyrje të shtetit në krijimin dhe funksionimin e institucioneve fetare. Citojmë veç të tjerash: “Çdo shoqatë fetare ka të drejtë të kërkojë regjistrimin si bashkësi fetare në kuptim të këtij ligji nëse plotëson këto kushte: a) ushtron aktivitetin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë prej 20/30/50 vjetësh nga data e regjistrimit të saj si shoqatë fetare; B) aktiviteti i saj fetar ka njohur shtrirje të konsiderushme në aspektin territorial dhe të anëtarësisë së besimtarëve/përkrahësve të doktrinës së saj...”. Është e qartë, pra, prirja për të favorizuar katër fetë tradicionale në Shqipëri, që siç dihet janë ajo myslimane, bektashiane, ortodokse dhe katolike. Mirëpo, në parim, e drejta mbi lirinë e fesë për qëllime të Konventës Europiane dhe sipas standardeve perëndimore në këtë fushë e përjashton vlerësimin nga shteti të legjitimitetit të bindjeve fetare ose mënyrave me anë të të cilave shprehen këto bindje. Masat që merren prej tij, ose kriteret e vendosura zyrtarisht për të promovuar, bie fjala, komunitete të caktuara, ose disa udhëheqës apo organe përkatëse të komuniteteve fetare të ndara, apo që synojnë të detyrojnë bashkësi fetare të caktuara që t’i nënshtrohen një udhëheqjeje të kufizuar, madje edhe të centralizuar, kundër vullnetit të vet komuniteteve të ndara, sigurisht që përbëjnë cënim të lirisë së fesë. Në shoqëritë demokratike ekziston dhe pranohet tashmë bindja, se shteti nuk ka nevojë të marrë masa të tilla. Ato do të binin ndesh me paragrafin e parë të nenit 9 të Konventës, ku parashikohet e drejta e individit për të ndryshuar fenë ose bindjet. Në të njëjtën mënyrë, atje ku ushtrimi i të drejtës për lirinë e fesë, ose e një prej aspekteve të saj, në bazë të ligjit vendas i nënshtrohet një sistemi autorizimesh paraprake, apo përfshihet në procedurën për dhënie autorizimi vetëm një apo disa autoriteteve fetare të njohura, kjo nuk mund të përputhet, gjithashtu, me kërkesat e paragrafit të dytë të nenit 9. Një mospërputhje e tillë gjendet e pohuar qartë dhe e analizuar gjerësisht në jurisprudencën e Gjykatës Europiane me qendër në Strasburg, nëpërmjet vendimeve mbi disa ankime që qytetarë të ndryshëm dhe bashkësi fetare nga kontinenti ynë i kanë paraqitur asaj. *** Me gjithë këto që u shprehën, vështirë se do të kufizohej me kaq rezja e problematikës që ngërthen diskutimi rreth një Projektligji të tillë të rëndësishëm. Sepse, tërë çka u tha në këto pak rradhë përbëjnë gjithsesi vetëm disa ravijëzime, në pritje të një debati të gjerë mbi lirinë fetare në vendin tonë, përpara se ky akt legjislativ të marrë formë përfundimtare, miratimin në Kuvend dhe të hyjë në fuqi. Dhe, kjo pritje nuk ka pse të jetë një pretendim i kotë. Fundja, debate të kësaj natyre janë zhvilluar plot. Por, e vërteta është që ato më së shumti janë shoqëruar me tone përgëzimi për tolerancën fetare që ekziston midis nesh, kur me këtë rast, tash së fundi, koha erdhi që të bëhet ndonjë shqyrtim analitik i gjendjes së lirisë fetare dhe, mbi këtë bazë, të jepen rekomandime të pjekura, për ta përmirësuar e forcuar më tej tekstin e Projektligjit. Pra, të bëhet një shqyrtim, gjatë të cilit protagonistë të jenë fetarë dhe laikë, teologë dhe filozofë, sociologë dhe juristë, një galeri e gjerë individualitetesh dhe kulturash si shprehëse e diversitetit pluralist në një shoqëri demokratike. Cilat jane mendimet tuaja rreth kesaj çeshtjeje dhe a ka te drejte autori qe ngre nje problem te tille?
-
Sna bjen ma kush gja ! Jena msu keq per zoten :D
-
Rock dhe metal mua me rezulton se jane lloje te ndryshme ! Njishat e rockut ne shqiperi kan qene dhe jane Djemt e Detit por edhe Genti rockon bukur vallai . mjDLTASZkto kOOek-ZhEpg And THIS IS ROCK: d4YCpfxjRC0
-
Qeveria Indiane ka publikur nje projekt per edukimin qe parashikon dhe tregtimin,ne ditet ne vijim, te nje kompiuteri portatile qe kushton vetem 500 rupie, rreth 8 euro. Nuk jane bere akoma te ditura karakteristikat e dispozitivit, por me sa merret vesh duhet te kete lidhje wireless dhe nje memorie prej 2 gigabyte. Lajmi ka bere qe Nicholas Negroponte te irritohet, sepse me projektin e tij “One Laptop per Child” po provonte prej disa vitesh te shiste notebook femijeve me 100 dollare: me sa shifet nuk perfilll faktin qe indianet i bejne vete kompiuterat tani. Ne kete video prezantohet nje kompiuter i One Laptop per Child XO-1. _GpyvAtjR8Q
-
Teksti eshte i qelluar, ka arritje por muziken nuk di se ku ta klasifikoj: - orkester ushtrie - parade cirku :jester:
-
Ne Nevada prostitucioni eshte i ligjshem, por debati eshte ndeshja mes favorizuesve dhe sfavorizuesve eshte gjithmone i hapur. Per te zgjidhur kete problem drejtuesit e 25 shtepive me drita te kuqe te autorizuara kerkojne te paguajne taksat! (Aktualisht ne SH.B.A ekzistojne disa detyrime qe u paguhet konteve). Nese prostitucioni do te gjeneronte para dhe per Shtetin, ta besh te ligjshem do te ishte kunderprodhues per te githe ,duke qene ne paqe dhe me drejtuesit e ketij sektori. Nje qime mund te terheq nje qerr por dhe ekonomine. (Burimi: Ansa) Video "Djalli paguan taksat": prostituta, drogaxhinj, Valentino Rossi, Papa dhe Vaticani. _oqdyOXyIbc
-
Te pergjithesosh duke shprehur mendime te tilla per nje popull tregon injorancen dhe erresiren qe ka pushtuar syte e nacionalistave grek , serbe apo shqiptar. Cdo levizje politike e grekeve gjate gjithe historise se tyre eshte bere per interesa te shtetit Helen. "Historia Ballkanike" eshte shkruar dhe do vazhdoje te shkruhet sipas leverdive te shteteve , pak a shume te gjithe kane modifikime te ndjeshme te periudhave kyçe te historise ballkanike.
-
ue Byrazer, edhe 100 te tjera :D :pooh_birth_day:
-
Gezuar dhe per shume vite! Feliz Navidad anetare te Veriu Potal ne vecanti: GONNY, xoxi,Ina_84,ANTONIKAJ,breshka,el-Che,Gentoo,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
-
kure popullore kjo ? :rofl:
-
Eh Gonny Gonny, pak a shume gjithkung femrat jane lekiste, ne kuptimin qe i gjen kudo. Por ne shqiperi eshte pak si teper e theksuar, cti besh .....Shume gjera atje jane teper te tepruara......
-
Eshte shume e vertete, te kesh besim eshte gjithcka ! Ps.Mjeket nuk japin receta per fene :d
-
Plotesisht dakord me durimin dhe kristianen, nuk shof ndonje aresyetim logjik te "fanatikeve islamike" shqiptare . Nejse eshte nje teme e nxehte per sa i takon bashkjeteses dhe tolerances nderfetare ndershqiptare, por duhet te preket.
-
Sa kohe duhet qe te behet shok i ngushte !? Nuk besoj se ndonjeri mund te jape nje pergjigje kohore nje gjeje te papercaktuar. Sa kohe ju duhet te njihni nje njeri?............. Shoket e Shoqet e ngushta i takon gjate rruges se jetes dhe nuk e di se sa kohe te eshte dashur qe te behet i ngushte per ty.........
-
Dikush tjeter mund te kete turp me e than pasi te tjeret mund te habiten me numrin tmerresisht te madh apo te vogel pasi jetojme ne nje shoqeri qe s´rresht se veni epitete, edhe te pa shprehura. Postimi im ishte thjesht shaka, se kjo teme per mendimin tim as nuk duhet te hapet. Nuk eshte bisede te cilen e diskutojme ne rrethin e shoqeris perditshme. Eshte dicka personale dhe mund te diskutohet mes shoqeris te ngushte ose nje personi qe ke besim :D Totalisht dakord me njonen :D