Armend Qushku
Admin-
Content Count
293 -
Joined
-
Last visited
-
Days Won
2
Everything posted by Armend Qushku
-
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
YUGOSLOVIA: KOSOVO AND THE DIZDAREVIC REPORT Created: 1/19/1983 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371997/0000371997_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371997/0000371997_0002.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371997/0000371997_0003.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
YUGOSLAVIA: LEADERSHIP FACES GROWING PROBLEMS Created: 9/14/1981 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371988/0000371988_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371988/0000371988_0002.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371988/0000371988_0003.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371988/0000371988_0004.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
YUGOSLAVIA: CONTINUED UNREST IN KOSOVO Created: 5/21/1981 -Extra about albanians in Neighbour Countries http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371971/0000371971_0001.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
USSR AND EASTERN EUROPE REVIEW Created: 4/30/1981 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371968/0000371968_0002.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371968/0000371968_0003.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371968/0000371968_0005.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371968/0000371968_0006.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371968/0000371968_0007.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371968/0000371968_0008.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000371968/0000371968_0009.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
PROSPECTS FOR EASTERN EUROPE Created: 6/10/1977 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000044524/0000044524_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000044524/0000044524_0025.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
EASTERN EUROPE AND THE WARSAW PACT (NIE 12-65) Created: 8/26/1965 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273191/0000273191_0003.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273191/0000273191_0019.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273191/0000273191_0020.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273191/0000273191_0021.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
PROSPECTS FOR INDEPENDENCE IN EASTERN EUROPE Created: 2/18/1965 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000427965/0000427965_0029.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000427965/0000427965_0030.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
"BRIDGES TO EATERN EUROPE" Created: 6/25/1964 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000427966/0000427966_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000427966/0000427966_0007.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
THE OUTLOOK IN EASTERN EUROPE 9 NOVEMBER 1961 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0002.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0003.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0004.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0005.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0006.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0007.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0008.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0009.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000652290/0000652290_0010.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
CONSEQUENCES OF AN ATTEMP TO OVERTHROW THE PRESENT REGIME IN ALBANIA 30/12/1952 (TOP-SECRET) http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273184/0000273184_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273184/0000273184_0002.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273184/0000273184_0003.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273184/0000273184_0004.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273184/0000273184_0005.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273184/0000273184_0006.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000273184/0000273184_0007.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
YOUGOSLAV INTENTIONS TOWARD ALBANIA 20/10/1952 (e censuruar) http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011503/0000011503_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011503/0000011503_0002.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011503/0000011503_0003.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Historia
THE CURRENT SITUATION IN ALBANIA WITH PARTICULAR REFERENCE TO GREEK, YOUGOSLAV AND ITALIAN INTERESTS 02/11/1951 (me disa pjese te censuruara) http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011500/0000011500_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011500/0000011500_0002.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011500/0000011500_0003.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011500/0000011500_0004.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011500/0000011500_0005.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011500/0000011500_0006.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000011500/0000011500_0007.gif -
[Top-Secret]-ENG- Gjendja ne Shqiperi-Kosove 1943-1990 -CIA
Armend Qushku posted a topic in Historia
Mora shkas nga publikimi i disa artikujve te plote apo te te censuruar nga CIA ne databasen e tyre online, per te postuar ketu ne forum nje tablo te Historise se Shqipterise e pare nga syte e SHBA. Current Situation in Albania 1943-1948 http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0001.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0002.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0003.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0004.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0005.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0006.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0007.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0008.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0009.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0010.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0011.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0012.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0013.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0014.gif http://www.foia.cia.gov/docs/DOC_0000258573/0000258573_0015.gif -
Dizinformimi dhe propaganda per rezoluten mbi Kosoven
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Politika Rajonale
Shtojca per politiken e jashtme Shiptare dhe Ekonomine Shqiptare: 1. Shqiperia nuk ben pjese ne vendet qe kane njohur juridiksionin e gjykates nderkombetare te drejtesise si te detyrueshme. Burimi : International Court Of Justice *Aresye e mundshme : ndoshta politikanet Shqiptar i druhen ndjekjes penale nga ana e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. 2. Shqiperia njeh juridiksionin e Gjykates Nderkombetare per Krime : Burimi: International Criminal Court *Shqiperia ka firmosur ne Rome statutin me 18 Korrik 1998. *Shqiperia ka depozituat kerkesen per ratifikim ne statutin e Romes me 31 Janar 2003. *Kjo gjykate nderkombetare varet ne menyre direkte nga institucioni i OKB. 3. GDP e Shtetit Shqiptar: $21.82 billion (2008 est.) Ze vendin e 116 ne bote $20.57 billion (2007) $19.4 billion (2006) Shenim: te dhenat jepen ne dollare te SHBA Shqiperia ke nje sektor informal, te pareportuar, qe mund te jete sa 50% e prodhimit te brendshem bruto. 4 GDP - fuqia blerese (PPP): $6,000 (2008 est.) ze vendin e 131 ne bote $5,700 (2007 est.) $5,400 (2006 est.) Shenim: te dhenat jepen ne dollare te SHBA 5 Buxheti: te ardhurat: $3.771 billion shpenzimet: $4.538 billion (2008 est.) 6 Borxhi publik: 51.2% e GDP (2008 est.) ze vendin e 34 ne bote 7 Vlera e inflacioniot (çmimet e konsumatoreve): 4% (2008 est.) ze vendin e 60 ne bote 8. Zhvillimi i prodhimit industrial: 3% (2008 est.) ze vendin e 100 ne bote 9 - Prodhimi i energjise elektrike : 2.892 billion kWh (2007 est.) Konsumi i energjise elektrike : 3.607 billion kWh (2007 est.) 10- Partneret nderkombetare ne Exportit Italia72%, Greqia 8.8%, Kina 2.7% (2007) 11- Partneret nderkombetare te Importit Italia 27.6%, Greqia 14.8%, Turqia 7.4%, Kina 6.8%, Gjermania 5.6%, Zvicra 5%, Rusia 4.2% (2007) Burimi : Central American Inteligence -CIA -
Censurimi sistematik i Mediave nga politika.
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Politika
Nje njolle te zeze fushata e tanishme elektorale po ben me perdorimin e femijeve dhe figures se tyre per publicitet politik. Ne te gjitha venden qe kane nenshkruar kartat per te drejtat e njeriut dhe te femijeve eshte rreptesisht e ndaluar nje gje e tille , ne Shqiperi ndodh e kunderta. Eshte e pamoralte nje gje e tille . Jam pa fjale , sdi çte them me per kete ..... :o PS-SPOT MfCHfgVzmUM PD-SPOT wQ0tRIY94OU -
Censurimi sistematik i Mediave nga politika.
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Politika
Nuk simpatizoj asnjeren nga krahet politike qe aktualisht kane pushtuar fushen politike ne Shqiperi. Per mua asgje rrenjesore sdo te ndryshonte sikur te fitonte njera apo tjetra Parti. Sigurisht qe te dy krahet politike mund te benin ndryshime ne mandatin e ardhshem, si e majta po ashtu e djathta kane potencialin dhe burimet per te ndryshuar duke permiresuar situaten ne vend. Uroj te fitoje e "keqja" me e vogel, ne menyre te kemi me pak korrupsion, me shume pune, drita,uje, rruge, nje sistem shendetsor, policor te denje per nje vend demokratik dhe ku sherbimet dhe burimet perdoren dhe jane ne dispozicion te qytetarit. Ku te mos shkelet e drejta e fjales, ku e drejta per t'u shkolluar, sheruar, degjuar, e drejta per drejtesi te jene te arritshme per te gjithe pa dallime partiake, rrace apo feje . Tashme te gjithe politikanet e dine se çfare duan Shqiptaret , sepse jane pothuajse te njejtat kerkesa qe prej dekadash shoqerojne fushatat elektorale. Populli do arritje , do te preke ate qe ndertohet, do te shfrytezoje sherbimet qe parashikohen me kushtetute si drejtesia , shendetesia , liria, arsimimi, dhe e drejta e jetes. Kjo e fundit po u mohohet shume e shume te ngujuarve ne zonat e "Veriut" ku si per ironi te fatit mund te ngrihet nje paralelizem me gjendjes se 5 shekujve mepare dhe sotmotit ku me qindra familje ne malesite e Shqiperise jetojne akoma ne ate mjerimin e "Koheve te lavdishme mesjetare". Ku gjeja e gjalle dhe njerezit flene ne nje kasolle, ku akoma per te marre uje perdorin "kutrumet" dhe burimet disa km larg vendbanimit, aty ku e vetjma gje qe i largon nga mesjeta eshte nje fill korrenti qe u çon driten e "shpreses" per nje jete me te mire. E per çudi ndriçim elektrik ne ate zone ua kishte derguar 50 vite mepare me ane te punes dhe djerses se shqiptareve qe ndertuan ata vepra madheshtore qe perdorim edhe sot . Duhet te krijohet nje shtet social , shteti ndertohet prej qytetareve , eshte i qytetatit dhe duhet te punoje per qytetarin. Shteti Shqiptar nuk eshte as i Nanos, as i Berishes e as i Rames, keta sjane gje tjeter veç disa aktore qe luajne rolin e tyre ne skenen politike. Dhe kur publiku te jete lodhur me ta do te vijne te tjere aktore me te rinj per ti rene te njejtit avaz... duke i bere "betime dashurie" nga ballkoni Shqiperise dhe Shqiptareve, duke perdorur dhe manipuluar ne mase popullsine me ane te ndjenjave kombetare dhe krenarise. Nuk po shtoj gje tjeter , se besoj se ka nevoje.... keto i dini me mire se une,,, thjesht mund te shtoj vetem nje gje: ne kemi detyren me te lehte, jemi spektatoret dhe mund te kritikojme sipas deshires performancen e aktoreve tane ne skene. Mos te ekzistonte kritika sdo kishte perparim apo permiresim ne shoqeri. Anjshtajn ka thene: "Meso prej te kaluares, jeto te sotmen dhe shpreso per te nesermen" ja po presim te nesermen , kush e di se çdo te ndodhe pas zgjedhjeve.... -
Censurimi sistematik i Mediave nga politika.
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Politika
Sondazhet per zgjedhjet e 28 qershorit: SONDAZHI i "ZOGBY" per daten 10 shkurt PS 37 % PD 30 % LSI 5 % PDK 1 % PBDNJ 1 % PR 1 % Të pavendosur 19 % Refuzojnë të përgjigjen 4 % vleresimi pozitiv per kryetaret e partive Edi Rama 44 % Sali Berisha 32% Problemet kryesore në vend 66 % papunësia 47 % varfëria 32 % korrupsioni 9 % krimi 8 % shkolla dhe arsimi Drejtimi që po merr Shqipëria 44 % po ecën në rrugën e duhur 41 % drejtim i gabuar Sondazhi i “Gani Bobit”, zgjedhjet i fiton PD-ja PD me 46.6%, PS me 42.1% 8.1% e votuesve ende nuk kanë vendosur Per sa i perket sondazhit "Puls" , ambasadori amerikan eshte distancuar nga ai. Nder te tjera Websiti i "Puls" Sondazhet qe paraqesin nje hendek kaq te thelle mes rezultateve te tyre besoj se jane te pabesueshme . Por , per t'u kthyer ne teme, problemet e politizimit te medias nuk kane filluar sot, ato na jane ngjitur si rrolle qe nga vitet e diktatures . Per t'u vazhduar me PD e PS ..... Sigurisht vehet re me shume politizimi i pozites ndaj nje televizioni publik, ne fund te fundit dhe ktu ne Itali nuk duket çudi qe te gjitha mediat TV jane pro Berlusconiane. Pushteti per poziten dhe çdo e mire qe i vjen prej tij mund te krahasohet me nje prone private per mbajtjen e se ciles do te perdornin te gjitha mjetet e nevojshme, te ligjshme apo te jashteligjshme . -
Sensibilizim per drejtimin e makines!
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Tema te lira
Kodi rrugor nuk funksionon ashtu siç duhet , madje si per ironi te fatit nuk ndodhet as ne kodet qe ka botuar Qendra e Publikimeve Zyrtare: QPZ Kush eshte i interesuar ta lexoje mund ta gjeje ketu: WiKI Edhe pse me shume pergjegjesia bie mbi qytetaret sepse ata jane perdoruesit e vetem te infrastruktures rrugore. Duhet te dine ta shfrytezojne ate qe eshte pasi nuk mund te pretendohet per nje superinfrastrukture ne nje kohe kur zhvillimi yne ekonomik nuk na e lejon. Sidoqofte rruget kombetare qe kemi tani jane shume me te mira se ato te disa viteve me pare, jane plotesisht ne gjendje te plotesojne ne menyren e duhur kerkesat e automobilistave. Te ashtequajturat autostrada qe ngjajne me shume si rruge kombetare jane te privuare nga senjalistika qe parashikohet ne kodin rrugor .Sistemi yne rrugor ka shume pika te "rrezikshme" qe per faj te inxhiniereve apo thjesht te gabimeve te shofereve duke mos i dhene paresine (siç thote GONNY) tjetrit perfundojne ne aksidente nga me te ndryshmet , disa fatale per jeten. Perveç funksionimit te strukturave perkatese qe merren me mbarevajtjen e ketij sherbimi publik duhet te kete medoemos nje sensibilizim ne shkalle te gjere per te bere te vetedijshem pjesen e popullsise qe perdor makinat apo dhe vete kembesoret. Ne shume qytete shqiptare mungojne vijat e bardha per kalimin e kembesoreve, kjo dhe vete ne kryeqytetin Shqiptar. Nje pjese e mire ne cilesine e jeteses eshte rezultat i punes se individeve te impenjuar secili per te bere pjesen e punes qe i takon me ndergjegjen dhe aftesine e tij. Shume pakenaqesi personale, madje dhe disa difekte te sherbimeve, jane pasoje e faktit se shikojme gjithmone lart , ata qe drejtojne, ne vend qe te shikojme perpara vetes , punen apo ate qe po bejme. Nuk varet gjithçka nga qeverisja , nje pjese e mire e standarteve e ka per detyre ti plotesojne vete qytetaret shqiptar. NENI 68 i Kodit Rrugor pika 4: Cilido që qarkullon me biçikletë që nuk ka goma pneumatike ose në të cilën, pajisjet e frenimit a të sinjalizimit pamor zanor mungojnë ose nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë nen dhe në nenin 69, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. nuk kisha degjuar ndonjehere se ndonjeri ka marre gjobe per nje gje te tille.... >__ Shpresoj te mos jem i vetmi :rofl: -
Behej fjale per ate qe si pelqen femres te nje mashkull :huh: . Fale zotit sdo bej psikologun per te gjitha femrat ^_^ . Sigurisht Freud ka dhene nje kontribut per te kuptuar seksualitetin dhe psikologjine e femres , por ka kerkuar informacione shtese nga biologjia dhe kimia, intuitat e shkrimtareve dhe analizat e femrave, eksperiencen individuale dhe influencen kulturore per te dhene nje percaktim te sakte per nje femer Stereotipi seksual dhe psikologjik i femres fillon kur doktori thote : " Eshte Vajze! " :D
-
Konferenca Islamike aprovon nje rezolute per Kosoven qe, ne fakt, le akoma vend per shume pikepyetje. Ndryshe nga sa u paralajmerua , rezoluta e aprovuar nuk u ben apel vendeve te organizates per te njohur pamvaresine e Kosoves, nuk ka nje karakter detyrues, dhe nuk mund te cilesohet si nje hap drejt njohjes se Kosoves si shtet, per kete kjo rezolute perfaqeson nje dokument qe limitohet te promovoje bashkepunimin ekonomik per zhvillimin e zones. Sigurisht , ka pasur shume tentativa instrumentalizimi per rezoluten, duke i dhene mundesi te gjitheve te therrasin per fitore. Dizinformimi dhe propaganda elektorale kane qene elementet karakterizues te mbledhjes se 36-te nderministrore te Puneve te Jashtme te vendeve te Organizates se Konferences Islamike (OIC), e dedikuar diskutimit dhe aprovimit te projektit te rezolutes mbi Kosoven . Ndryshe nga sa u paralajmerua , rezoluta nuk u ben apel vendeve anetare te njohin pamvaresine e Kosoves. Nje test fillestar i rezolutes eshte aprovuar rreth dates 12 maj 2009 nga ana e Komitetit te Larte te Konferences Islamike ne Jeddah te Arabise Saudite, ne te cilen pershendetej progresi i bere ne Kosove ne vitin e pare te pamvaresise, zgjerimi i funksiomit te EULEX ne te gjithe Kosoven, rikonfigurimi i UNMIK-ut , duke u bere nder te tjera apel vendeve anetare per njohjen e Kosoves, madje dhe zhvillimin e bashkepunimit shume-sektoresh per ekonomine kosovare. Kjo leter e dokumentit ishte e perpunuar nga Shqiperia dhe e sponsorizuar pastaj nga Arabia Saudite , por nuk arriti te fitoje konsensusin prane komitetit te punes te perbera nga diplomatet qe perfaqesonin shtete te ndryshme. Pak ora nga mbarimi i konsultimeve me ministrin e jashtem serb ,Vuk Jeremic, ka deklaruar se projekti i rezolutes nuk eshte aprovuar nga Siria, Egjipti, Azerbaigian dhe disa shtete te tjera anetare te Konferences. "Arritem qe , per mes amendamenteve te propozuara nga shtetet alleate te Serbise brenda Organizates se Konferences Islamike , te hiqeshin nga rezoluta e OIC disa pika, sikurse riferimi ndaj njohjes se pamvaresise se Kosoves dhe perdorimi i emmrit shtet per Kosoven",ka deklaruar Jeremic. Nga fjalet e shefit te diplomacise serbe, duke cituar bisedat telefonike qe kishte pasur me vende alleate brenda vete Organizates, del qe, ne fak, rezoluta eshte çnatyruar nga elementet e saja me te rendesishme, aq sa per tu percaktuar si e "refuzuar". Kundershtimi ndaj nje riperpunimi te mundshem vijne nga deklararar e Ministrit te Jashtem Shqiptar, Lulzim Basha qe - ne fushate elektorale dhe ne mbrojtje te vetes - pergenjeshtron se rezoluta te kishte pesuar ndryshime sikurse pretendonin serbet, sipas ti arritem te eleminohej kerkesa per njohjen e Pamvaresise , duke afirmuar "aprovimin ne unanimitet te rezolutes" dhe qe "ishte bere nje hap i rendesishem perpara ne procesin e njohjes nderkombetare te Kosoves". Ne te vertete , sikurse deshmon dhe vete teksti i vete rezolutes te publikuar nga mediat kosovare , ne perfundim te mbledhjes se ministrave te jashtem eshte aprovuar nje dokument ne te cilin nenvizohej qe nga shpallja e pamvaresise me 17 shkurt 2008, Kosova ka bere progrese te dukshme per krijimin e institucioneve demokratike, duke krijuar kuadro ligjore dhe institucionale njehohesisht , duke kontribuar ne ruajtjen e paqes dhe stabillitetit te rajonit . Konferenca Islamike, sidoqofte, permes "njohjes se progreseve te bera permes forcimit te demokracise ne Kosove", dhe "njohjes se rikonfigurimit te shpejte te misionit te Kombeve te Bashkuara dhe zgjerimit te EULEX-it". Nder te tjera "mirepret bashkepunimin e Kosoves me institucionet ekonomike dhe financiare te OIC, dhe fton komunitetin nderkombetar, te vazhdoje te kontribuoje ne promovimin e ekonomise se Kosoves". Ne fund rezoluta ka ngarkuar Sekretarin e Pergjithshem te OIC qe gjate mbledhjeve te ardhshme te ministrave te jashtem te Organizates te informoje ata mbi zhvillimet ne Kosove, duke bere qe Kosova te jete ne menyre te perhershme pjese e axhendes se diskutimeve. Eshte e qarte qe ne asnje pjese te rezolutes nuk ka nje referim te Kosoves si Shtet, pamvaresisht nga propaganda dhe dizinformimi qe eshte bere , duke arritur te thuhet se rezoluta, konkretisht, nuk u pergjigjet atyre obiektivave per te cilat eshte perpunuar. E vetmja qe shpresonte ka qene Shqiperia, e perfaqesuar nga ministri i puneve te jashtme Lulzim Basha, prezenca e te cilit ka patur si "mision" qe te aprovohej nje rezolute per mbeshtetjen e Kosoves dhe te dialogut politik per te pershpejtuar procesin e njohjes se Shtetit te Pamvarur te Kosoves. Ne takimet e ndryshme me drejtuesit e OIC - nje nga keto me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Konferences Islamike , Ekmeleddin Ihsanoglu, dhee perfaqesuesit e delegacioneve te Turqise, Bahrain, Jemen, Marokut, Sirise, Filipineve, Libanit, Bangladeshit, Kazakhstanit, Egjiptit, Azerbaigianit, Burkino Faso e Irakut - Ministro Basha ka nenvijezuar vullnetin e pjeses shqiptare per te intensifikuar bashkepunimin ne te gjitha fushat me interesa reciproke, duke i dhene perparesi atij ekonomik dhe komercial. Basha, gjate nderhyrjes se tij, ka afirmuar qe “Kosova eshte bere deshmitare e zhvillimeve thelbesore drejt progresit". "Ajo tashme eshte e lire dhe e pamvarur. Liria e saj ka krijuar nje klime te re qe rezaton paqe dhe stabilitet ne kete siguri, ne ekonomi, ne raportet nderetnike ne Kosove, por dhe ne te gjithe rajonin ”, ka thene Ministri i Jashtem Lulzim Basha. Nder te tjera, duke falenderuar Shtetet anetare te OIC qe tashme kane njohur Kosoven si nje shtet te pamvarur, Basha u ka bere thirrje Shteteve te tjera qe te marrin kete hap, sepse perveç qenies si akt solidariteti per popullin shqiptar , do te ishte nje kontribut per te forcuar paqen dhe stabilitetin ne rajon,qe do tu ofroje gjithe shteteve te Ballkanit prospektiva reale per zhvillimin dhe nje mireqenje te metejshme". Fjale qe kane rene ne vesh te shurdhet , duke konsideruar se perveç nje apeli bashkepunimi, sidoqofte nuk eshte detyruese dhe per vendet anetare te Konferences, nuk ka ndodhur gje tjeter, gje qe njohjet e reja te Kosoves vazhdojne te jene akoma te ngrire prej shume kohesh. Prishtina, nga ana e saja , ka tentuar qe me çdo menyre te merrte pjese ne Konferencen Islamike, por Siria nuk ka dashur te ftoje delegacionin Kosovar , sikur konfirmojne disa burime per Radion e Kosoves. Te njejtat burime thojne qe ministri i jashtem i Kosoves kishte bere nje kerkese per te qene pjese e delegacionin te Shqiperise , por dhe ne kete rast kane marre nje pergjigje negative, sikurse dhe perfundimi i konsultimeve.Ne fakt, ndersa Arabia Saudite ka hapur mbledhjen duke afermuar qe "ne emer te gjithe vellezerve myslyman ne bote ,Kosova duhet te njohet si Shtet", sapo kishin shprehur kondershtine e tyre Siria, Egjipti, Azerbaigiani, Indonezia dhe Irani. Ne çdo menyre , perfundimi i arritur duket te kete qene "nje fitore"per te dyja palet:serbet kane konfirmuar qe diplomacia serbe ka triumfuar, fale aleateve te saj duke mos qene Serbia nje vend anetar i kesaj organizate, ndersa ne shqiptaret kemi treguar se çeshtja kosovare na perket edhe neve , duke pare rezoluten si nje hap drejt mbydhjes se kundershtive nderkombetare per njohjen e Kosoves, e arritur falee "nderhyrjes vendimtare te Tiranes". Ne vazhdim , ja tek eshte dhe teksti i plote i rezolutes N. 14/36-POL mbi gjenden ne Kosove. RESOLUTION NO. 14/36-POL ON THE SITUATION IN KOSOVO The Thirty-Sixth Session of the Council of Foreign Ministers (Session of Enhancing Islamic Solidarity), held in Damascus, Syrian Arab Republic from 28 Jamadul Awal – 1 Jamadul Thani 1430 .H (23-25 May 2009); Guided by the principles and purposes of the Charter of the United Nations, the Charter of the OIC, the Universal Declaration of Human Rights, the International Covenants on Human Rights, the Geneva Conventions of August 1949, 1951 as well as other instruments of international law; Upholding the role of the U.N. in the peaceful settlement of disputes and maintenance of international peace and security; Referring to the UN Security Council Resolutions No.1160 (of 31st of March 1998), No.1999 (of 23rd September 1998) No. 1203 (of 24th October 1998) No.1239 (of 14 May 1999) and 1244 of 10th of June 1999 and the relevant statements of its President. Referring to Resolution No. 16/31 adopted at the Thirty-first Session of the Islamic Conference of Foreign Ministers held in Istanbul on 14-16 June 2004; the Resolution No.36/34 of the 34th Session of the ICFM Islamabad, 15-17 May 2007; the Final Communiqué of the 11th OIC Summit, Dakar, 13-14 March 2008; the Declaration of the OIC Ministerial Meeting in Kampala in June 2008 and in New York in September 2008 where is noted the Declaration of Independence by the Assembly of Kosovo of 17 February 2008; Reaffirming the strong interest of OIC regarding the Muslims in the Balkans, and the importance of the stability in the whole Balkan region; 1. Takes note of the progress made towards strengthening the democracy in Kosovo, serving peace and stability in Kosovo and the whole region. 2. Further takes note of the accelerated UN Mission’s reconfiguration, deployment of EULEX throughout Kosovo, in compliance with UN Secretary General’s guidelines and the current Kosovo institutional and legal framework. 3. Welcomes the cooperation of Kosovo with the OIC Economic and Financial institutions, and calls on the international community, to continue contributing to the fostering of the Kosovo’s economy. 4. Requests the Secretary General to follow up the implementation of the present resolution, and to submit a report thereon to the 37th Session of the Council of Foreign Ministers. Burimi: The 36th Session of the Council of Foreign Ministers of OIC Final Report
-
Per kontrolimin e medias, ata qe jane ne pushtet mund ta bejne me ane te nje qarkoreje . Kam nje te njohur qe punon ne TV**. Per motive qe dihen , nuk do citoj emrin e tij, dhe as do te jap detaje rreth punes qe kryen ai: nuk dua te kem nje te papune ne ndergjegje . Ju mjafton te dini se kryen nje rol shume te rendesishem ne zyren e regjise se nje programi mjaft te ndjekur. E po ja, para pak dites (para se te fillonte fushata elektorale ) kane dhene nje direktive te brendshme per te ndaluar kadegorikisht çdo transmetim ose dokumentar rreth viteve te erreta te 97' . Dhe jo vetem kaq por eshte absolutisht e ndaluar te trajtohen argumente qe mund te terheqin vemendjen drej kesaj çeshtjeje ose tu japin mundesi te ftuarve ne studio te flasin per ate periudhe kaq te perfolur te politikes dhe historise shqiptare. Kontakti im ne TV** ka shtuar se , direktiva kishte ardhur disa minuta perpara se te fillonte transmetimi i parashikuar dhe sebashku me stafin i eshte dashur te ndryshoje nje pjese te mire te permbajtjes duke ndryshuar temat qe mund te ishin te "rrezikshme" me disa te tjera te ashtequajtura te panjohura per publikun ose si te themi ndryshe: "qe ngjallin pak interes nga publiku". Besoj se jeni ne dijeni se si funksionon nderhyrja politike mbi mjetet e komunikimit. Tashme eshte kulmi i fushates elektorale dhe kemi nje diferencim te dukshem te medias se shkruar apo te folur ne Shqiperi. Per shembul vihet re dukshem afiniteti i TVSH&TVKLAN per poziten dhe TopChannel & News24 per opoziten. Po ku perfundoi e drejta e fjales dhe informimi i drejte i qytetareve. Ndodhemi perpara nje strumentalizimi politik ne fushe te gjere te mjeteve te informimit dhe komunikimit. Ja pra kjo eshte e ashtequajtura "Fuqia e Katert" e dokumentuar ne nje Film te mahnitshem nga Orson Welles ne SHBA. Po le te kthehemi te realiteti shqiptar... Pa patur lejen e klaneve politike , mases popullore nuk i arrin asnje informacion (informacione qe mund te vinin ne veshtiresi pozicionet e interesat e tyre) per ate qe realisht po ndodh (ref. shqiptareve ne Shqiperi). Domethene qe gjerat qe nuk jane ne interes te klasave politike ne vend duhet te jene te panjohura nga shqiptaret. Ajo qe me ka bere me shume pershtypje nga deshmia e ketij te njohuri eshte pikerisht menyra me te cilen me ka treguar per kete: nuk ma ka thene veçmasi sikur do te tregoje nje lajm sekret ; dhe as nuk i ka shpetuar padashje per pakujdesi kur po diskutonim. Asnjera nga ato: me ka treguar ngjarjen me nje spotanitet te dukshem , sikur te behej fjale per nje gje normale , sikur nje gje e tille te mos te godiste , sepse keto jane rregulat, funksionon keshtu,ndodh perdite, nuk eshte asgje e veçante. Ai natyrshem me la te kuptoj qe kur flitet per çensure , nje fjale kaq imponente , nje akt i frikshem, nuk duhet te mendojme domosdoshmerisht per aktet e djegjeve apo te shkaterrimit: çensura eshte nje rutine e punes se perditshme ne shqiperi. Morali : Nese te pelqen karriera, mesohu me çensuren. Duke vazhduar bisenden me te njejtin person, me tregoi nje shembull te humusit mbi te cilin mund te lulezoje çensura, nje terren qe ben pjellore çdo diktature . Duke u ambientuar me shembullin e nje sistemi autoritarist, ky informues i çmuar me tha: “Nga ana tjeter, eshte e lehte te korruptosh dhe te korruptohesh dhe kuptohet mjaft mire se kush bie pre e ketij mekanizmi . Mendo qe me propozuan te drejtoja regjine e nje programi mbremjeje duke me kerkuar ne kembim qe te spostoja disa vota , duke ftuar ke te donin ata , duke ndjekur kete apo ate linje, nuk ishte e thene se nuk do te pranoja . Ne rast se ty do te premtonin nje vend ne drejtorine e shendetsise çfare do beje?. Kemi te gjithe shpresa , te gjithe duan te ndertojme familje , te kemi nje makine te mire, nje rezidence ne bregdet, te bejme karriere”. Dhe ja , nuk arrita ti shpjegoja ne asnje menyre se mua per te ndertuar familje, te kem nje rezidence apo mbi te gjitha te bej karriere nuk me intereson. Keshtu qe mund te isha i korruptueshem vetem atehere kur do te isha perballe nje mundesie qe nuk mund te punoja me per gjithe jeten pa i dhene llogari dikujt, gje qe ben te pamundur ne vetvete mundesine e korruptimit. Duhet te kuptojme se nje shoqeri è themeluar dhe e bazuar mbi fitimin, prodhimin dhe pronen private, skllaveria kryesore eshte puna dhe vete puna mund te jete skllaveri. Karriera eshte shkalla drejt nje skllaverie te arte, te dekoruar e zbukuruar, nje skllaveri e arte ku dhe vete pronarit nuk i mungojne zinxhiret : ku sakrifikon jeten per te luftuar per te mbajtur shkopin per te drejtuar,per te bere ligjin, dhe pastaj duke mbledhur , mbledhur, mbledhur me veshtiresi , ngjitesh ne maje per tu gjetur ne fund i vetem si nje i vdekur i plotfuqishem. Te lirohesh nga puna , te shkundesh nga vetja "doreshtrengimin" dhe ambicjen, jane pikat kryesore te lirise. Nese realizimi yt ka te beje me nje pozicion social dhe ndonje mall (shkurt: nese ndiheni i realizuar me disa gjera materiale), jeni lehtesisht i pilotueshem ,manipolueshem. Por nese kerkon vetem te jetosh i lire dhe ne paqe , nuk ka monedhe qe mund te te bleje. Akoma duhet te vazhdojme kete agoni qe prej dy dekadash ka paralizuar fjalen e lire ne median shqiptare? Sa eshte e afte politika shqiptare dhe sa merita i takojne kesaj klase politike per arritjet qe ka bere Shqiperia? Shqiperia humbet mundesine e liberalizimit te vizave, nuk arrihet te plotesohet asnjeri nga tre kushtet kryesore, kush ka faj per kete? I ishte dhe nje afat kohor i mjaftueshem per plotesimin e ketyre standarteve. Mali i Zi ne tre vite nga 2006-2009 ka miratuar me qindra ligje dhe ka qene i afte per plotesimin e standarteve edhe pse nje vend me 1/4 e popullsise se Shqiperise. Kemi te njejtin minister ambienti prej 12 vitesh (23 ne politike), perveç "majmerise se dukshme" dhe pasurimit personal te tijin sa ka kontribuar Zoti Xhuveli per ambientin ? Ekosistemet dhe biodiversiteti ka pesuar nje shkaterrim konstant gjete ketyre viteve , diçka ketu nuk funksionon ! Qeverisjet shqiptare kane treguar se funksionojne sipas filozofise : "Nese do qe nje gje te behet duhet te dish se çfare duhet lene pa bere.” Ku ishim , ku jemi dhe ku do vemi ?
-
Fushate e drejtuar drejt sensibilizimit per te mbajtur rruget sa me te sigurta dhe per te ulur numrin e femijeve te shtypur neper trotuare. Rk8uPuGYPXk Keshilla te dobishme per te mos vrare njeri gjate drejtimit te makines: 1) Mos shikoni gocat e bukura kur po ngisni makinen. 2) Mos u perplasni me Jeep-in me ngjyre te kuqe. 3) Mos ecni me shpejtesi ne rruget e fshatrave. 4) Beni kujdes ndaj adoleshentave qe kryqezojne rrugen. 5) Gjate parakalimeve, eshte e keshillueshme te shtypni qenjte sesa ti shmangni duke u aksidentuar ju apo te tjeret. Nder te tjera, nisjet duke xhiruar gomat si Fast and Furious bejne qe femrat te mendojne se e keni te vogel.(trurin XD ).
-
7 gjera te Burrave qe "Cmendin" Grate: 1) Pse gjithmone Burrat duhet te propopzojne zgjidhje dhe te japin keshilla? Burrat jane individe qe masin suksesin dhe vlerat ne baze te rezultateve te arritura dhe aftesise per te gjetur zgjidhje problemeve. Kjo sjellje derivon nga nje paraardhes i yni, gjahtari qe mbarte detyren e veshtire te mbijeteses se rraces. Truri i mashkullit ka zhvilluar keshtu nje zone qe i jep aftesine per te shenjestruar nje obiektiv, e ashtequajtura zona e te pamurit-hapsinor qe ben te mundur kryerjen e disa detyrave jetesore sikurse gjuajtja e shenjestrave dhe zgjidhja e problemeve. Nje burre eshte i bindur qe eshte i vetmi person ne gjendje te kaloje veshtiresite e veta dhe nuk shikon mundesine e konfrontimit me te tjeret, perveç ne rast se nuk eshte ekspert ne ate fushe. Keshtu qe sygjerime te mundsheme, te pakerkuara nga femrat perceptohen si shenje e nje paaftesie te tijen per te zgjidhur problemet. Perse bezdisen grate nga zgjidhjet e burrave? Ne fund te dites gruaja ne pergjithesi do te bisedoje per ngjarjet e ndodhura dhe te bashkendaje ndjenjat e saj, ndersa burri eshte i bindur se ajo po i thote nje sere problemesh per te zgjidhur. Keshtu qe burri beson se po tregon interes dhe dashuri, ndersa gruaja faktin e “mos degjimit” nga ana e partnerit tregon pak interes dhe pak konsiderate persa i perket ndjenjave te saj. 2) Perse Burrat vazhdojne te bejne "ZAPPING" me telekomanden(pultin) ? Per burrat shikimi i TV eshte i nevojshem per te zgjidhur problemet e per te gjetur zgjidhjet. Duke ndryshuar vazhdimisht kanalin ata mund te analizojne problemet e paraqitura nga çdo kanal dhe te konsiderojne zgjidhjet e mundeshme. Nje mundesi tjeter eshte se burrave u pelqen te harrojne problemet duke studiuar ato te te tjereve . Nga ana tjeter grate ndjekin programe qe merren me raportet njerezore dhe ndjenjat. Truri i tyre eshte i ndertuar per te interpretuar fjalet dhe gjuhen e trupit te aktoreve duke parashikuar se si do perfundojne lidhjet dashurore te tyre . 3) Perse burrat nuk ndalen kurre per te pyetur per udhezime? Ne kohen kure burrave u duhej te lokalizonin gjahun kane zhvilluar artin e orientimit. Ne fakt mashkulli gjen me kollaj veriun, kjo per pasoje e nje perqendrimi me te madh te hekurit ne hemisferen e majte te trurit qe i lejon te perceptoje veriun magnetik. Gruaja qe nuk largohet nga foleza ka mesuar te orientohet duke marre si pika riferimi disa obiekte sakta. Keshtu qe nje burre kur pranon se ka humbur eshte sikur te kishte humbur nje nga aftesite e tij kryesore. Perse nevojiten 4 miliarde spermatozoo per te gjetur dhe fekonduar vezen ? Sepse asnjeri nuk do te pyese per udhezime . ( :rofl: ) 4) Perse burrat insistojne per te lene te ngritur kapakun e waterit? Deri nga fundi i shekullit te nentembedhjete banjot ishin nje kabine pas shtepise. Grate per siguri shkonin te shoqeruara . Burri vetem me shume se sa te perdore kabinen e bente pas pemeve ,shkurreve dhe sot e kesaj dite eshte akoma keshtu. Nder te tjera ,nje sjelldhje si kafshet eshte i lidhur ne meyre te veçante me markimin e territorit. Sot ka "urinals" ne mur. 5) Perse burrat lekunden shume kur behet fjale per te bere shoping ? E kaluara prej gjahtari i ka dhene nje vizion prej “tuneli” burrit, dmth nje levizje lineare. Zigzagimi mes dyqaneve e vendos ne veshtiresi. Gruaja, e pajisur me nje shikim periferik me te gjere arrin te levize me natyrshem ne nje magazine plot me njerez. Burri ne prehistori largohej, gjuante shpejt per tu kthyer menjehere ne shtepi. Grate, sikurse gje paraardheset e tyre mblidhnin ushqimin,duke dale ne grupe per te mbledhur fruta ne vende te ndryshme. Keshtu qe grate kalonin dire re tera pa ne levizje te papercaktuara, ndryshe nga grupi i burrave, edhe pse ktheheshin pa ndonje gje te bujshme ishin te gjigjsesi te kenaqura. Per sa i takon menyres se te veshurit, ndersa grate kuroheshin per tu dukur me terheqese, burrat zhyteshin me qellim dhe visheshin keq per te trembur armiqte. 6) Perse burrat kane zakone personale te "shpifura" ? Zakonet personale te burrave qe nuk u pelqejne grave: gishtat ne hunde, gerrhitja, larja e pamjaftueshme, mbajtja e te brendshmeve te papastra, prekja ne ijë e ne vend te pare eshte "ajernxjerrja". Rreth kesaj te fundit ka rezultuar qe: -96,3% e burrave e pranojne - 2,1% e grave e pranojne -burrat leshojne 1,5-2,5 litra gaz ne dite (12 peti mesatarisht) -grate leshojne 1-1,5 litra gaz ne dite (7 peti mesatarisht) "Ajernxerrja" e tepruar mund te jete shkak i te folurit te tepert, ne menyre te veçante gjate ngrenjes. Ajri mbetet i bllokuar ne aparatin tretes , nje pjese del nga goja , pjesa tjeter leviz drejt zorreve per te dale. Gazi qe del eshte i perbere nga: -50-60% azot -30-40% dioksid karboni -5-10% metan, hidrogen. Burim i rendesishem i keture gazrave jane vezet,lulelakra, qepet, hudhrat, lakrat, brokolat, krunde, buka,fasulet, birra, frutat dhe perimet. Natyrisht vegjetarianet nxjerrin me shume gaz. Delet dhe bagetia prodhojne 35% te gazit metan te leshuar ne atmosfere, duke shkaktuar rritjen e ngrohjes globale dhe kontribuar ne hapjen e metejshme te vrimes se ozonit. 7) Perse burrave u pelqejne barcaletat vulgare? Qeshja perdorej per te paralajmeruar nje rrezik , sikurse bejne majmunet. Qeshja eshte nje zgjerim i te qarit. Humorizmi mashkullor ka 3 qellime: te fitoje prestigj para burrave te tjere, te çdramatizoje ngjarjet tragjike dhe pasojat, te njohe te verteten rreth çeshtjeve te se tashmes. Per shembull kur ndodh nje tragjedi ne nivel kombetar ,grate shprehin ndjenjat e tyre ndersa burrat i fshehin duke gjetur ne humor nje menyre per te "folur" pa treguar shqetesimin per ngjarjen, sepse do te ishte nje shenje dobesie. Qeshja dhe qarja ndajne ne tru te njejtin urdher te lirimit te endorfinave ne fluksin e gjakut. Keto jane substanza kimike (te ngjashme me morfinen dhe heroinen) me nje efekt qetesues mbi trupin duke rinforcuar mbrojtjen immunitare. Qeshja , pervec sistemit imunitar, anastetizon trupin, mbron nga semundjet, stimulon kujtesen,eshte udhezues dhe zgjat jeten. E rendesishme eshte dhe te mos ndihesh i fyer. Te tjeret nuk duhet te fyen,jeni ju qe zgjidhni nese duhet te ndiheni te fyer. Te fyheni eshte nje zgjedhje negative sokur te ndjehesh i turperuar ose ne siklet. Keto reagime tregojne nje autovleresim te paket , mungesen e kontrolit mbi sferen emocionale te vetvetes ose paaftesine per te perballuar nje situate. Keshtu qe te fyhesh per nje barcalete mbi bashkombasit tuaj do te çoje qe te shash rrefimtarin, dhe nuk do te beje qe bashkombasit te mos fyhen nga ajo karakteristike "fyese" e tyre. Eshte sikur te ishit i bllokuar ne trafik; te zemerohesh nuk do ta lehtesoje trafikun. Nese parballoni problemin qetesisht dhe analitikisht, mund te elaboroni nje zgjidhje qe t'ju nndihmoje ta zgjidhni. Opcioni i zemerimit eshte gjithmone kunderprodhues. Burimi : :read: Pease dhe sekretet e lidhjeve.... :D
-
E GEZOSH Shoku ! :D Karakteristikat jane shume te mira, po te me kishe pyt mua do kishe marre nje macbook X)
-
Realiteti nen Hunde?
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
Ja pikerisht per kete ai qe e ka bere videon dukej shume pesimist . Besoj se te gjitha gjerat qe ka shkrujt jane nje zemerim i brendem , ndersa zgjidhjet qe ofron jane irreale dhe te paarritshme ... Ne gjuhen tende mund ta lavderosh vendin tend edhe ta kritikosh :D KLIKO KETU ( No Under 18)