Jump to content
Veriu Forum

Armend Qushku

Admin
  • Content Count

    293
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    2

Everything posted by Armend Qushku

  1. Lool XD Kur dridhesh dhe ke emocione do te thote se sia ke haberin si me u sjelle me ate femren qe ke prane , jo se eshte dashuri e vertete ajo..... besoj se te gjithe jane jane dridhe kur ia kane shpreh per her te pare ndjenjat dikujt....
  2. Armend Qushku

    Sexi Oral

    Detajet nuk jane dhe aq te nevojshme . Besoj se çdokush qe ka marre pjese ne kete teme e di se per çfare flitet ! Se besoj se domosdoshmerisht duhet te besh seks vetem naten .... Mos je gje analist seksual ti Visari meqe qenke kaq i informuar per keto gjana :P
  3. LoL ^_^ ne ket teme se besoj se po flitej per nxemjen por per ndeshjen , sa duhet te zgjase normalisht ndeshja :P
  4. :agree: Pse duhet qe nje qenie jashtetokesore te kete sesben dy sy, dy duar, dy kembe hehehee..... Nese ekzistojne apo jo eshte detyre e astronomise si shkence te vertetoje ekzistence dhe te gjeje vendodhjen e mundshme te organizmave jashtetokesore . 2WQrGwzLm1E
  5. Nese dikush bertet per tete vite, shtate muaj dhe gjashte dite, prodhon nje sasi energjie sonore qe eshte e mjaftueshme per te ngrohur nje tas kafeje. Te perplasesh koken kunder murit te ben te konsumosh 150 kalori ne ore. NJerezit dhe delfinet jane te vetmet specje qe praktikojne seksin per kenaqesi. Nje peshk mace ka me shume se 27.000 papilla shijuese. Nje plesht mund te kerceje ne nje distance afersisht 350 here me e madhe se gjatesia e trupit te tij. Sikur njeriu te ishte ne gjendje te kercente nga cepi ne cep te nje fushe futbolli. Nje buburreci te cilit i eshte prere koka mund te mbijetoje 9 dite perpara se te ngordhe. Mashkulli i mantides besimtare nuk mund te çiftezohet nese koka e tij eshte e ngjitur me trupin.Femra fillon çiftezimin duke i prere koken mashkullit. Disa luane çiftezohen me shume se 50 here ne dite. Fluturat shijojne me ane te kembeve. Muskoli me i forte i organizmit eshte gjuha. Millingona mund te ngreje peshta 50 here me te medha se ato te trupit te saj, e te shtyje objekte 30 here me te rende se ajo dhe rrezohet gjithnje ne anen e djathte kur e ngacmojme . Syri i strucit eshte me i madh se truri i tij. Ylli i detit nuk ka tru.
  6. ... qe Birra i ben mire Zemres ? (Birra sikurse vera e kuqe mbron zemren. Kjo pije ,ne fakt, permban ato substancat e famshme antioksidante, qe nevojiten per te ulur rrezikun e semundjeve kardiovaskolare . Duke pire ne menyre te moderuar birre, qe permban dhe vitamina te grupit B, nderhyn ne kontrollin e homocisteines, rritja e nivelit te se ciles favorizon patologjite kardiovaskolare.). ... qe perdorimi i biçikletes eshte ideal per luftimin e ipertensionit arterioz? (te kardiopatite, dhe per riabilitimet postraumave. Ciklizmi rrit numrin e kapilareve ne muskuj dhe zvogelon mundesine e shfaqjes se semundjeve te mushkerive.)
  7. .... qe Ahmet Zogu - Mbret i Shqiperise renditej ne librin Guinness Records si piresi me i madh i duhanit ne Bote ? .... qe mund ta presesh nje byrek ne tete pjese vetem me tre levizje ? .... qe ne 4000 vitet e fundit nuk kane zbutur asnje lloj kafshe te re per ta bere shtepijake! .... qe ne bote fliten 2700 gjuhe te ndryshme ? .... qe Kanada vjen nga nje fjale Indiane qe dmth "Fshat i Madh" ? .... qe kapitulli me i madh ne Bibel eshte Psalmi 119 ? .... qe Shen Valentini celebrohet me 15 shkurt dhe jo me 14 shkurt ? .... qe koka e njeriut ka 22 kocka ?
  8. Ju ftoj te postoni kuriozitete te shkurtra ne kete teme qe mund te ngjallin interes tek te tjeret, pa u zgjatur shume me tekstin. ^_^ Per te qeshur ................ -Eshte e pamundur te lepish berrylin -Nje krokodil nuk mund ta nxjerre gjuhen jashte -Zemra e karkalecit te detit eshte ne koke -Ne nje studim te bere ne 200.000 struca,per me shume se 80 vjet, nuk kane vene re as dhe nje struc te fuse koken nen rere. -Derrkucat nuk munden fizikisht te shohin qiellin -Me shume se 50% e personave , ne gjithe boten,nuk ka bere apo marre kurre asnje telefonate. -Minjte dhe kuajte nuk mund te vjellin -Nese teshtini fort, mund te thyeni nje nga brinjet -Nese tentoni te mbani nje teshtime, mund te shkaktoni plasjen e nje vene ne tru ose pas kokes, dhe mund te vdisni -Nese , mbani syte e hapur kur teshtini , mund t'ju dalin nga orbitat. -Minjte shtohen aq shpejt saqe , ne vetem 18 muaj,nje çift mund te kete me shume se 1 milione pasardhes -Cakmaku eshte shpikur perpara shkrepses -Rreth 35% e personave qe perdorin njoftimet personale ne gazeta, per te gjetur nje shok apo nje shoqe , jane te martuar. -Ne bote, 23% e problemeve te fotokopiatriceve shkaktohen nga persona qe ulen mbi fotokopiatrice per te fotokopiuar te ndenjurat. -Gjate nje jete mesatare, nje person qe fle do te gelltise 10 merimanga dhe 70 insekte. -Sikurse gjurmet e gishterinjve, edhe gjurma e gjuhes eshte e ndryshme per çdo njeri. -Rreth 75% e personave qe kane lexuar kete postim kane provuar te lepijne berrylin e vet ! Dhe ti me siguri do te kesh kontribuar ne mbajtjen lart te kesaj perqindjeje...
  9. or'ti --> it sounds Katunarshe >___ Thjesht ne postimin e meparshem theksova qe turpin apo barren me te madhe psikologjike e mbajne vajzat qe kane qene viktima dhe jo populli. Siç thote ky i fundit : "Cudia me e madhe tre dite zgjat ! Pastaj do harrohet , dhe fshatit te tyre sdo t'u bie ndermend me per te. Sigurisht qe ne komunitet dhe ne shoqeri te trondit nje ngjarje e tille, dhe besoj se shteti nuk ka organe qe te merren me viktimat e ketij krimi..... C'fare eshte turpi? Turpi eshte nje ndjenje e forte dhe multiforme qe gjeneron nje dhimbje te thelle. Eksperienca e turpit eshte e lidhur me te jetuarin e "humbjen e nderit " Kur ben dicka qesharake etj...". Dhimbja perfshin gjithe personat dhe eshte e lidhur sidomos me raportete me te tjeret , ne fakt perceptimi behet protagonist, i te jetuarit apo te imagjinuarit , e te qenit inferior ndaj asaj qe presin te tjeret nga ti , e te qenit i vetedijshem dmth i vezhguar ne menyre krejt te ndryshme nga ajo qe do te deshironim. Turpi eshte nje ndjenje e fajit pikerisht sepse paragjykon nje imazh te vetvetes ne krahasim me te tjeret dhe befasisht behesh i pamerituar dhe i padenje . Natyrisht qe personat e varur nga gjykimi i jashtem jane objekt ndaj efekteve te turpit, pjesa me e madhe e ketyre personave i kushtohet ne menyre konstante ndaj permiresimit te veçorive qe i njihen si te papershtatshme. Per kete qe familja do te jete e turperuar para fisit e katunit, fisi e katuni do te jene te turperuar perpara zones, rrethi do te turperohet perpara gjithe vendit. Po ne ket cikel asnjeriu nga keto te tre nuk i bie ndermend se ato vajzat (qe jane te vetmet e mbetura si pjese e asaj familjeje) do te jene te paragjykuara edhe pse jane thjesht viktima. Ne kete kontekst "Chi se ne frega del katuni apo rrethi ,ishte nga Lezha apo Lushnja,kur pasojat do t'ì vuajne viktimat dhe jo populli. Personalisht nuk ndiej turp per ate qe ka ba ai njeri, nuk jemi pergjegjes per veprimet e te tjereve. Eshte krim qe duhet denuar nga shoqeria ne rralle te pare dhe Shteti ne te dyten si katalizator i normave shoqerore . Disa nga Ekzistencialistat theksojne qe nuk do te ekzistonte turpi nese nuk do te kishte njeri qe te na bente te ndiheshim te turperuar. Per sa i takon pjeses ".....qe se kam besuar kurre se mund ta beje nje shqiptar" - kto 20 vite gati, besoj se ke degju se c'kane ba shqiptaret dhe çpo bejne. Sa vajza kane shite jashte shtetit dhe sa vrasje dhunime ,pengmarrje etj kane bere ...... Jane mbushe burgjet ne Greqi me Shqiptar, edhe ktu ne Italy ka mjaft ne burgje si kudo tjeter ku kane shkua.... po gjanat duhet te rregullohen qe ne Shqiperi , po se prishe çerdhen aty do çelin prap zogj .
  10. "Njgjarja dates 19 qershor ne zejmen ka korit ka pak te tanve si lezhjan" 1. 2. Perpara se me mendua per nderin e miletit mendo pak se ne ç'gjendje psikologjike do t'jen ato tre vajzat e tija. Kush e ça koken per lezhjant e se po koriten apo jo. Ngjarje te tilla jane tu u perserite ne menyre ciklike ne gjithe shoqerine shqiptare. Persona te tille kane nevoje per psikologe dhe per trajtime. Ne shume vende ne perendim 1 ne 3 persona te pakten nje here ne jeten e tij ka qene nen vezhgimin dhe trajtimin e nje psikologu. Tani vetem ligji mund ta denoje ate , se shteti dihet se sdo beje asgje per ate qe ka mbjelle ai. Eshte krim qe duhet ndeshkuar edhe nga shoqeria, por sic e dini shoqeria "mesjetare" me zakone e Lezhjaneve nuk mund te rrije pa denua edhe viktimat .
  11. Postimi eshte modifikuar per shkak te perdorimit te codit bb ne menyre te papershtatshme. Tung!
  12. - ka pase beteja qe jane te dokumentuara edhe nga vete arkivat e luftes se shtetit Gjerman, por nuk ka qene lufte frontale, thjesht nje rezistence ndaj pushtuesit ne menyre Kaçake. Ia kane mbathe mallit , ato ishin mundesit per te luftu. ^_^ Eshte e vertet qe ishte nje front demokratik ne krye te LANC-it , por si te gjithe diktatoret miqte dhe bashkepunuesit internohen o vriten. Per sa i takon Enver Hoxhes : Lindi ne Gjirokaster dhe u kthye ne Shqiperi pasi punonte ne SHBA dhe mbarovi shkollen e mesme ne Korçe. Iku ne France dhe nuk u diplomua dot atje pasi neglizhovi studimet dhe u kthye ne Shqiperi. Ne 1936 gjendej ne nje lice ku jepte mesim fregjishteje dhe u mesonte rreth komunizmit nxenesve te tij. Dhe pastaj lufta qe beri LANC ndaj Italianeve ishte e bazuar ne raprezdalje e reklutime te pakenqaqurve nga lufta e gjendja ekonomike..... - Kreret katolike 1. ishin ne dijeni te asaj qe po ndodhte ne USSR dhe 2. Do te humbisnin influencen e tyre tek verioret dhe nuk do te kishin rendesi ne nje shtet qe do te qeverisej kryesisht nga te Jugut, per kete perfshine Veriun ne rezistence ndaj komunistave. 3. ne objektivat e LANC nuk perfshihej KOSOVA dhe pjeset e tjera te mbetura jashte vendit pas 1913. Kujtoj qe Shqiptaret e Kosoves humben mbeshtetjen e komunisteve Shqiptar pef faktin qe nje pjese e mire e Shqiptareve ne Kosove bente pjese ne divizionet SS dhe po bashkepunonte me pushtuesit. Nje arsye tjeter ishte dhe fakti qe komunistet Shqiptar ishin te mbeshtetur nga Serbet. Sigurisht, bazat dhe mbeshtetjet e BK dhe LANC ishin ne Jug. BK nuk luftonte pushtuesin pasi dinte se do te perbadhej pastaj me komuniste dhe do ti duheshin forcat per ti mposhtur LANC-in. Por teorite e pasivitetit historikisht ne revolucione e luftera moderne nuk funksionojne. Pastaj ne veri kishte shume pronare pronash dhe borgjeze (te cilet do te goditeshin nga Komunistet si ne gjithe boten) qe ndikuan ne levizjen anti-komuniste , dhe kjo ishte nje tjeter aresy qe komunistet versulen drejt Veriut. Gje qe ishte normale e pare nga ky kendveshtrim.
  13. VRASJET NGA DIKTATURAT Ne Shqiperi nga rregjimi komuniste i Enver Hoxhes jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.-Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.-Kane vdekur ne burg 1 065 persona.-Kane humbur aftesine mendore 408 vete.-Kane vdekur ne internim 7 022 vete. * 12,000 shqiptare te Kosoves u vrane vetem se ishin shqiptare nga sundimi diktatorial i rregjimit serb te kryekasapit Slobodan Miloseviq (Ne Kosove gjate luftes mars - qershor 1999 Serbia, ka vrare mbi 12.000 njerez te pafajeshem, ka djegur dhe shkaterruar mbi 120.000 shtepi, ka debuar rreth 1 milion njerez, ka dhunuar dhjetera mijera femra dhe ka rrembyer mbi 3.000 persona, prej te cileve shumica ende te pagjetur") * 250,000 boshnjak te vrare gjate luftes rregjimin diktatorial serb * 25 deri 62 milion sovietsa u vrane nga rregjimi komuniste i Joseph Stalinit ne BRSS. * 25 milion Kinese u vrane gjate sundimit komuniste nen parrullen e Mao Tece Tungit "Great Leap Forward" * 1.5 milion Armenians u vrane ne kohen e imperatorise Ottomane Turke. * 3 million Ukrainians u vrane nga rregjimi totalitar i sundimit komuniste ne Ukraine * 6 milion (Hebrenje)Jews, 6 milion(Rome) Gypsies u vranenga sundimi Hitlerian * 1 million Nigerians u vrane nga rregjimi diktatorial * 1.5 milion Bengales u vrane nen sundimin e Pakistanit * 2.5 milion, te quajtur Mayan Indians, u vrane nga rregjimi Guatemaltenko * 1.7 milion Kamboxhians u vrane nga rregjimi komuniste i Khmer Rouge ne fushaten e vrasjve "Cambodia's "killing fields" * 800,000 Ruandas u vrane nga rregjimi diktatorial * 2 million Sudanes u vrane nga fundamentalistet Musliman * 1.6 million Koreano Veriore u vrane gjate sundimit komuniste ne Korene e Veriut"North Korean"
  14. VRASJET DHE BURGOSJET e SHQIPTARËVE NË KRAHINËN E PLAVËS DHE GUCISË - Nëntor 1944 dhjetor 1945 Hasan GJONBALAJ Sunday, 27 April 2008 Krahina e Plavës dhe e Gucisë shtrihet në pjesën e skajshme të Malësisë së Madhe, që gjeografikisht dhe historikisht është pjesë e tërësisë shqiptare, por nën administrimin e Malit Zi, të cilës i ra fati që ndër të parat të copëtohet nga trungu i vet, më pastaj të përjetoj pushtim pas pushtimi pa iu nda. E tërë kjo trevë ka një lidhshmëri natyrore e rrethuar me vargmalet e Alpeve Shqiptare me kryeqendrën komunale Plavën. Bukuritë më magjepse dhe më joshëse që din vetëm Zoti t'i fali, shtyri shumë udhëpërshkrues të hedhin në letër përshtypjet nga këto anë , si p.sh. Zuko Xhumbur, shkruan: “Xheneti i kësaj bote fillon në Guci”. Ndërsa Cvijiqi shprehet në këtë mënyrë: “Kjo krahinë bie ndër viset më të bukura në Gadishullin Ballkanik”. Në vazhdimësi edhe më tutje lakmitë ndaj kësaj bukurie sjellin pushtues të ndryshëm, kurse kufiri i dhunshëm nëpërmes trupit shqiptar qëndroj gati një shekull, por prapëseprapë zemra e kësaj popullate mbeti e plotë dhe e pathyeshme. Është e kuptueshme se okupator të mirë nuk ka, këtë e kishin të qartë malësorët e këtyre viseve, për tu bindur në këtë i kujtonin “përkëdheljet” austro-hungareze, andaj nuk u besonin as fjalëve të ëmbla të italianëve, e më pas as të gjermanëve të cilët erdhën në Guci që nga prilli i vitit 1941. Fillimisht italianët duke ditur ëndrrën shekullore të tyre jepnin shenja pozitive me propagandë “Tash e tutje kjo krahinë e ka kryeqendër Tiranën e jo Cetinën dhe Beogradin”. Kjo popullatë kohë të gjatë priste ndonjë lajm të tillë. Nëpër heshtje të këtij lajmi malësorët u bashkuan rreth parisë dhe për ta vërtetuar thënien e tillë dërguan një delegacion për në Shkodër dhe Tiranë. Me t'u kthyer delegacioni, solli sihariqin që pati jehonë të madhe , se “Trojet e copëtuara shqiptare do të bashkohen me nënën Shqipëri”. Ky lajm u mirëprit dhe kushtrimi u shndërrua në hiq-kushtrim, që përfshinte moshën prej 7 deri në 100 vjeç. Në mbledhjen e parisë, nën udhëheqjen e 85 vjetarëve, Çun Mulës - vuthjanë dhe Shaban Begut plavjanë, mbajtur në prill 1941, te Krojet e Vuthajve, mori pjesë edhe përfaqësuesi i malazezëve kapedan Nika, i cili në parim u pajtua me vendimet që u morën aty për aty. Vëllezërve nga Vermoshi u printe patrioti i dëshmuar Prekë Cali. Udhëheqësit e mbledhjes me mençuri dhe përvojë afruan shumë mendime duke respektuar vullnetin e pjesëmarrësve të tri besimeve fetare. Këtu fuqishëm u shpreh vetëm një dëshirë, bashkimi i trojeve etnike shqiptare. Një ndër vendimet e para ishte që Plava të jetë prefekturë, ose së paku nënprefekturë me kryetar vendas. Gjithashtu edhe kryetarët e komunave, në Guci, Plavë dhe Zhanicë, pretendohej të ishin vendas. Më pas u hartua plani për një ushtri civile-vullnetare, duke bërë mobilizimin në bazë të vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare, kurse në Plavë caktohet selia e Shtabit të mbrojtjes popullore. Meqenëse kushtrimi ishte gjithë kombëtar në mënyrë të vazhdueshme arrinin edhe forcat vullnetare nga viset e tjera shqiptare të udhëhequra nga prijësit e vet, që më pas binin nën udhëheqjen e qëndresë në Guci. Për ta bindur masën për një rrugë dhe fitore kombëtare u ngritë flamuri shqiptar në ndërtesën e komunës së mëparshme te Gucisë, me këtë rast roje nderi i bënin djemtë e kësaj treve... Filli i okupimit italian ishte i qetë dhe i matur, krijohej përshtypje se lënin hapësirë për organizim të brendshëm. Propaganda e tyre jepte të kuptonin se, nuk duhet kthyer pushkën atij që ndihmon të bashkojë trojet etnike. Bindje e tillë u krijua edhe nëpër viset e tjera, që ishin më larg kufijve të Shqipërisë së atëhershme. p.sh. Rozhaja, Rafshlarta e Peshteri, Pazari i Ri etj. Kështu patriotëve të krahinës së Plavës dhe Gucisë s´u mbet gjë tjetër vetëm se të luftojnë kundër atyre që pengonin dhe kundërshtonin një bashkim të tillë. Andaj që në fillim për ballë kishin vetëm sllavo-çetnikët e pamëshirë ndaj popullit jo sllav të këtyre viseve. Atdhetarët e kishin të qartë programin e çetnikëve, por befasoheshin me paraqitjen e idesë së dytë, e cila filloj aktivitetin edhe në këtë mes. Për ti përfituar të rinjtë përdoreshin në masë të madhe shprehjet afirmim, vëllazërim - bashkim dhe perspektivë e ndritshme. Paria e vendit e paarsimuar, por të përcaktuar drejtë në frymën kombëtare, iu vu përballë edhe aleancës së tillë. E shpresat gjithsesi ua shtoj kthimi i të mërguarve, që nga vitet 1912-1913, 1919, të cilët ishin shkolluar edhe nëpër qendra të njohura evropiane. Gjatë prillit 1941 dhe nëntor 1944, “Koha e Shqipnisë”, Nënprefektura e Plavës mbikëqyrej nga paria vendase, e cila edhe pse fitoi krah pas mbledhjes së dytë të Lidhjes së Prizrenit, diku në mbarim të vitit 1944 nisi t´i bie forca, nga se marrëdhëniet komuniste shqiptaro-jugosllave e bënë të veten. Shumë tronditës ishte fakti më pas kur nëpër këto vise shiheshin dy simbole luftëtarësh, në kapelë partizane ylli me pesë cepa, kurse në qeleshen e bardhë shndriste Stema e Skënderbeut. Duke përjetuar edhe goditje të tilla forcat patriotike gjenin forcë dhe mençuri për të bërë përpjekje për ruajtjen e qetësisë me qëllim që të mos ndodhë vëlla-vrasje. Aleanca e partizanëve shqiptar me ata sllav u jepte krahë çetnikëve për ta shtuar sulmin e egër dhe dhunën ndaj kësaj popullate. Vjeshta e vitit 1944 ishte thyerja e brishtë dhe humbja e shpresës për tu mbrojtur nga sllavo-komunistët dhe çetnikët. Paria, ndër më të këqijat zgjodhi më të mirën dhe zyrtarisht dërgojë një shkresë në Shkodër që njësitet partizane shqiptare të stacionohen në këtë trevë. Pas thirrjes së tillë arritën njësitet partizane shqiptare, të cilat u mirëpritën nga paria dhe popullata. Mirëpo pas disa ditë qëndrimi vendin ia lëshon “vëllait, çlirimtarit jugosllav”. Pazarllëqet e tilla e bënë që pansllavizmi të krijoj hapësirë dhe të vendos administrimin ushtarak. Fatkeqësisht pas dy dekadash u përsërit rasti kur shqiptarët ua patën dorëzuar serbëve “Zonën e lirë Junikun”, e tani së dyti krahinën e Plavës dhe Gucisë. Forca dhe tradhtia bënë që krahina të fundosët në terrin e së kaluarës dhe të bie në thumb të pushkës, në dhunë, burgosje, ekzekutime dhe likuidime të tmerrshme dhe të pandërprera. Liridashësit, pavarësisht nga këto rrethana mbetën besnik parimit të bashkimit të trojeve etnike, madje edhe iu veshën malëve në lëvizjen e përgjithshme shqiptare për rezistencë, sikur t´i kishin frymëzuar në këtë rast vargjet e Fishtës: “Ma mirë i dekun nën dhe m´u kja, Se për t´ gjallë me mbet nën shkja”. Më e vështira ishte për patriotët kur ndjekja me tradhti bëhej edhe nga partizanët shqiptar, andaj ata para veti kishin vetëm vdekjen. Dhuna ndaj familjeve të tyre edhe farefisit ushtrohej në mënyrë të papërshkruar, jo vetëm sa ishin ata nëpër male, por edhe me vënien e administratës partizane, kur i klasifikonin popullatën me shprehje të ndryshme, “miq” dhe “tradhtar, ballist” etj. Në grupin e parë bënin pjesë themeluesit e pushtetit “popullor”. Kurse në grupin e dytë ishin të gjithë kundërshtarët ideorë të tyre dhe familjarët e tyre. Pesha më e rëndë e shtypjes dhe vuajtjes ishte presioni që bënin për tua treguar vendqëndrimet e çetave. Këtu dhe kështu nisë bashkim- vëllazërimi të shkruhej me gjak të patriotëve malësorë dhe farefisit të tyre. Këto vuajtje i shoqëronte lajmi i tradhtisë se “Në Tiranë është marrë vendim për amnisti”. Dorëzoheshin patriotët në qendrat Tropojë dhe Shkodër, duke besuar në lajmin dhe besën shqiptare. Për fat të keq ndodhte e kundërta, në vend që ti gjykonte gjyqi shqiptar ua dorëzonin OZN-ës jugosllave, më pas fati i tyre përfundonte me pushkatim gjatë rrugës, para gjykimit, pas gjykimit, gjatë mbajtjes së dënimit, por edhe pasi që e kryenin dënimin. Dënimet që u përcollën me fatkeqësi të tillë u e nisën me dy anëtarët më të moshuar të parisë, Çun Mula nëntëdhjetëvjeçar të cilin e dënuan me izolim të përjetshëm brenda shtëpisë së vet. Dhe Shaban Rexhepagën tetëdhjetepesëvjeçar e ekzekutojnë pa gjyq, në vjeshtë 1944, në Kaçanik të Gucisë. Vrasjet dhe ekzekutimet ishin më tragjike dhe më të pakuptimta gjatë qëndrimit të njësitit partizan shqiptar, nga të cilët nuk pritej dhunë dhe vrasje. Parisë i ra forca për ta ruajtur gjakderdhjen brenda këtyre viseve, madje në përleshje të ndryshme ranë në shënjestër të armikut që më pas reflektoj me vdekjes edhe disa partizanë: Hajro Shahmani dhe Hysni Zajmi të njësitit “Bajram Curri”, (9 IX 1943, në Plavë). Pastaj Xhafer Nikoçi, nga Gucia, Gani Çavderbasha, nga Prizreni e Nexhmedin Nixha nga Gjakova të cilët u vranë në mënyra të ndryshme. Po ashtu gjatë vitit 1944 vriten në përleshje në Kaçanik - Guci edhe: Beqo Bashiq, Jusuf Rexhepagaiq, Vojo Novoviq dhe Alo Hot. Bashkimi i forcave partizane shqiptaro-jugosllave, marrëveshja e tyre dhe propaganda e amnistisë ishin plagët vdekjeje për liridashës, të cilët pushteti i kishte shpallur “ballistë të dënuar për vdekje”. Vrasja dhe ekzekutimi i shqiptarëve në mënyra të ndryshme Gjatë vjeshtës të vitit 1944 dhe vitit 1945 nga krahina e Plavës dhe Gucisë mbetën të vrarë ballë për ballë me OZN-ën dhe bashkëpunëtor të tyre, ose u ekzekutuan në mënyra të ndryshme. Nga Plava: Shaban beg Rexhepagaj (në Kaçanik-Guci), Halil Rexhepagaj, Mak Rexhepagaj dhe Juso A. Medunaj (në Krusheve-Guci), Lan Pejçinaj dhe Hako Jasoviqi (Kofilaç-Plavë), Adem Bashi (në Treskavicë), Ramiz Lluka (Babinë të Plavës), Sali Musaj ( Mokna), Hamo M. Medunaj ( Zhanicë), Ramë Musa dhe Jupo Basha (në Qafë të Diellit), Rashid Serdani, Bako Gutiq (Brzovicë), dhe Bego Lukaj (Meteh), Beqir Brahimi, Rexho Medunja, Rrustem O.Feri, Iso R. Medunjanin, Ramë Mazi, Sahit Sharkinaj, Ramë Musaj, Ramë Rexha… Emro Lluka u dorëzua, por u pushkatua në Bjellopojë (1946). Shemso Feri në shpellë në Malësi të Koplikut, për të mos u dorëzuar bën vetëvrasje, sikur edhe Riza Feri që piu helmin në një tjetër vendqëndrim. Nga Gucia:Azem Mulliqi (në Horollac), Zeqir Kolina ( në Guci), Feriz Bajroviqi ( në Murinë), Murat Mashi (Zagraje), Husen Lackaj (në Qafë Nakuti), Hasan Hoti, Rrahim Hoti, Ali Agani, Beqir Brahimi, nëpër strehime tjera. Nga fshati Zhanicë: Ymer Muçaj (në Mokna), Xhemë Arifi, (në Mokna), dhe Azem Gjelaj (në Mokna), Dervish Asllani ( në Çakorr), Sokol Idrizi (Shtupeq- Rugovë). Malush Bajrami, Haxhi Syla, Arnaut Rama u pushkatuan në Bjellopojë (1946). Nga fshati Nokshiq Imer Maliqi ( në Koshutan Rugovë), Islam Balia (në Erenik Gjakovë. Në fshatin Velikë-Murinë u pushkatuan: Azem Ibishi, Sutë Rekja (bijë e Dedushajve), Zade Danja, Elez Kasemi, Ujkan Zeqi, Xhemajl Alia, Reko Beqi, Seko Mani, Mehmet Neku. Nga fshati Pepaj: Hasan Salihi, Ibrahim dhe Niman Duci dhe Ali Ferizi. Nga fshati Hoti i Kujit: Në bjeshkët në mes të Deçanit dhe Plavës në përleshje mbetën të vrarë: Haxhë Curri, Ali Caku, Niman Curri, Shpend Balia, Rexhë Balia, Sylë Rexha, Xhemë Medi, Smajl Medi. Më pas në fshatin Hot u pushkatuan, Imer Curri, Metë Rexha, Zenel Mehmeti, Shaban Asllani, Musë Sadiku, Mehmet Rama, si dhe në Zabel-Hot u pushkatuan Shaban M. Vuçetaj dhe Ahmet R.Vuçetaj. Nga fshati Hakaj dhe Budovicë: Në një përleshje të ashpër mbetën të vrarë: Niman Uka, Shaban Ibishi, Bekë Hyseni, Ujkan Alia, (nga ajo ditë humbi Budak Hyseni), ( në Sjapicë). Shpend Haku dhe Mehmet Rama (në Mashnicë), Haradin Jupi, Smajl Idrizi (në Vonoselë). Në Murinë mbetën të vrarë: Beqo Emri, Brahim Mala, Demë Haku, Salih Reku(në Murinë), Idriz Arifi, Ahmet B, Kuçi (në Prejvi). Hazir Alia u pushkatua në Bjellopojë dhe Halil Markishaj në Beran. Nga fshati Martinaj: Arif Bajrami, Bajram Mani (në Prejvi), Selman Faku (në Bjeshkë të Memës), Elez Gjeri (në Vitomiricë- Pejë), Demë Reku në (Zeletinë), Imer Muji (Kolinë-Guci), Muç Isufi (në Nakut). Nga fshati Kaçanik i Gucisë Ujk Cara dhe Gjon Martini, Mark Vocerr Bala dhe Shpend Vocerri ( në Kaçanik -Guci), Pal Martini (në Krushevë-Guci), Kolec Uci dhe Luk Toma ( në Nikç), Dedë Gjoni (në Rrapsh i Hotit), Gjergj Gjoni ( në Vukël), Lekë Martini dhe Lulash Martini ( në Shalë-Dukagjin), Lazer Deda (në Godi-Guci). Mark Martini (në Godi-Guci), Kolë Prela (në Maje Krafili-Guci), Gjon Buli dhe Gjekot Ujka (në Bjellopojë), Nikë Gjoni dhe Prekë Shala ( në Kaçanik-Guci). Nga fshati Vuthaj: Isuf Kameri ( në Murinë), Rexhep Buti (në Mitrovicë), Mustafë Haxhia (në Neqinat-Rugovë), Belo Hamza ( në Godi Guci), Haxhi Haxhia ( në Krushevë-Guci), Pulec Hima (në Bjeshkë të Memës), Man Zeka (në Zastan-Vuthaj), Hasan Isufi u pushkatua ( në Bjellopojë). Nga radhët e vullnetarëve nga krahinat e tjera: Nga Shala-Dukagjin ( Malësia e Shkodrës). Marash Pali, Pjetër Lulashi, dhe Zef Çobani Shaljanë, Prekë Pali Curraj-Nikaj, Marash Malota -Toptan, Zef Leka - Palaj, Shosh, (në Murinë). Nga Malësia e Madhe, për aktivitetin patriotike në lidhje me bashkimin e këtyre viseve me amën e vet u pushkatua Prek Cali i Vermoshit me 15 veta. Nga Tropoja: Zeqir Haxhia Ahmagjokaj ( në Godi) me katër shokë. Nga Rrafshi i Dukagjinit, Lan Selimi me tetë shokë. Nga Nepol-Pejë Niq Krasniqi ( Mark Ndue Sokoli), dhe Kolë Ukshini dhe tre shokë të tjerë. Nga Podguri Bardh Isufi edhe me dy shokë. Nga Rugova Sak Fazlia, Rizë Zumeri dhe dhjetë shokë të tyre. Të dënuar me burg, deri në njëzetë vite Nga Plava: Hilmo Feri, Huso Shabanbegu, Hakia Rexhepagaj, Juso H.Koiqi, Hamo Omeragiqi, Lulo F. Kuçi, Adem Sh. Leshaj, Selim S. Llukaj, Abedin Haxhimusaj, Braho Sharkini, Braho Markishaj. Rrustem Salihi, Ibish Çela. Nga Gucia: Sali Nikoçi, Sejdo Beqi, Halil A. Mulaj, Hasan D. Hoti. Nga Zhanica: Cenë Gjelaj, Halil Uli, Smajl H. Shabaj, Salih Zh.Tahiraj, Idriz S. Çëlaj, Idriz B.Gjelaj Shaban U. Shabaj. Nga Nokshiqi: Shaqir Zymeri, Ukë Dema, Zymer Imeri. Nga Hoti i Kujit: Naso Etemi, Muj Mustafaliaj dhe Sharo Ibra. Nga Martinajt: Halil Shpeni, Mehmet Brahimi, Shaban Bajraktari, Halil Tola, Ramë Tola, Haxhi Met, dhe Elez Hyseni. Sadik Bajrami u pushkatua në Bjellopojë edhe pse ishte i gjykuar 15 vjet burg. Ramë Tola vdiq në burgun e Cetinës pas gjykimit. Nga Vuthajt: Avdyl Husa, Zenel Mehmeti, Mehmet Mustafa, Zeqir Bajrami, Zymer Haxhia, Mustafë Çuni, Adem Shabani, Shaban Sadria, Adem Hakaj, dhe Halil Kurti. Nga Pepajt: Ali Smajlaj, Ramë Smajlaj, Lekë Lekaj. Nga Kaçaniku i Gucisë: Prel Kola, Gjelosh Prela, Gjokë Deda, Gjon Prela, Zef Lulashi. Politika perfide komuniste, pasi vuri pushtetin, aplikoj edhe mobilizim të dhunshëm për rekrut të rinjtë në aradhet partizane Jugosllave që nga nëntori 1944, me thirrje: “do t´i çlirojmë të gjithë popujt vëllezër Jugosllav”. Marshimi aq me prapavijë arriti edhe në viset kroate. Nga krahina e Gucisë dhe e Plavës në këtë përbërje ishin më se 200 djemë të rinjë nga të cilët shumë pak u kthyen prapa. Thuhet se prej tyre vetëm në Ternovë (Sarajevë) janë vrarë 60 veta. Propaganda e errët edhe në ato çaste përpiqej t´i qetësoj familjet e tyre me arsyetim se “vdiqën për atdhe”, duke i shpallur pastaj edhe dëshmorë. Përmbledhje Krahina e Plavës dhe Gucisë, pjesë e tërësisë shqiptare përveç pushtimit shekuj me radhë, pati fatin më tragjik kur u bë monedhë kusuri pas vendimeve famëkëqija të Kongresit të Berlinit, për të mbetur gjithë nën ethe kujtese dhe vuajtje. Pushtues të mirë nuk ka, por duke ua ditur dhembjet kësaj popullate ata njëri pas tjetrit u afronin shpresa lirie, si p.sh. Austro-Hungaria që ishin jetëshkurtra dhe me gjemba, për të vazhduar italo-gjermanët, gjatë “Kohës së Shqipnisë”, e cila kohë qiti në ballë thëniet më të pritura bashkimin kombëtar, duke sjellë bashkimin e njëmendtë të këtyre malësorëve të etshëm për liri dhe një pikë qendre të gjithë shqiptarëve. Kjo kohë solli pushtetin në duar të patriotëve vendas, me shpresë të bashkimit shqiptar me kryeqendrën Tiranën. Pasi fituan aleatët çetniko-sllavo-komunistët dhe ruso-komunistët shqiptar kësaj popullate iu shtrua dhuna dhe vuajtja deri në eliminimin e patriotit të fundit shqiptar, të cilët ëndërronin në bashkimin e trojeve etnike shqiptare, kurse pasardhësit e tyre, një pjesë e madhe, mori rrugën e mërgimit.
  15. Kam lexua shenimet e gjyshit ku kishte kujtimet e fliste per LANC edhe per ngjarjet e ndryshme qe ndodhen ne ate periudhe. E shkuajta siper qe lufta kunder gjermaneve ne Veri nuk ka qene aktive sikurse ne Jug. Sigurisht qe shqiptaret nuk kane pas ushtri dhe lufta behej ne prita , sikurse ne Periudhen e Skenderbeut, ose me mire me thane si Kaçak . Pastaj edhe vete fakti qe ne Shqiperi nuk u aktivizuan ne lufte kunder Italianeve deri ne vitin 1941 (periudhe kur u sulmua USSR nga Gjermania) dhe nisen te formoheshin rezistencat e para ne jug te vendit te influencuara dhe drejtuare nga Jugosllavet dhe Sherbimet sekrete Britanike. Donin te formonin nje front Jugor qe do te ndihmonte te çlironte vendin dhe te printe ne drejtim te Bosnjes. Sidoqofte Italianet kapitulluan (nuk u munden ne Shqiperi), po ashtu Gjermanet po terhiqeshin nga te gjitha frontet per te mbrojtur Gjermanine gje qe beri qe te terhiqeshin edhe nga Shqiperia. Sidoqofte fakti i ekzistences qofte dhe per propagande e rezistences anti Fashiste nuk beri qe kufinjte te ndryshonin ne dem te Shqiperise sikurse ndodhi me Italine , Gjermanine, Hungarine etj qe humben pjese nga territori i tyre duke ua dhene Jugosllavise,Austrise, Polonise,Frances etj.... Lufta e bere mes LANC e Ballit Kombetar eshte zhvilluar kryesisht ne Jug. Per kete flasin edhe dokumentet , pasi ne veri te Shqiperise kishte shume pak persona te lidhur me LANC apo Ballin Kombetar, dhe ne brigadat e fundit te tyre vihej re reklutimi i disa personave nga zona veriperendimore dhe verilindore e shqiperise. Ne malsi te madhe nuk ka pase influence as te LANC dhe as te BK, por kane ndje rrezikun e humbjes se pozites se tyre bajraktaret dhe prifterinjte qe kane ngrite ne lufte ndaj LANC-it trimat e malsise. Theksoj se kjo pjese e historise eshte e paqarte per shume persona, edhe per vete ata qe u ndodhen perballe me kryengritasit qe nuk donin me derdhe gjak shqiptari. Kam lexua se ka pase disa nga zona e Ishujve e bregut t'mates qe kane shkua per me shtyp kryengritjen edhe nuk u eshte thane se do shkojshin me luftua Shqiptar po se do çlironin vendin. Gjyshi ka qen fut ne LANC ne perfundim te luftes dhe e kam pyt 100 her se sa gjerman kishin vra prej brigades se tij , dhe gjithmone mka thane se kane luftua me "persheshte ne kos" :D . Besoj se e dini mjaft mire se reklutimi atehere ne ushtri nuk ka qene me deshire , po shkonin ne shpite e fshatareve dhe u merrnin djemt per me luftu per kombin dhe se besoj se do kishte kundershtu njeri sepse e dinte se ç'i priste. Nga ishulli ( si kudo tjeter) kan pushkatu mjaft persona si gjermanet e ballistet po ashtu dhe ata te lanç-it . Ka pase prej se njejtes familje nje djale me LANC-in e nje tjeter me BK . Po te fitonte BK do te kthehej ZOGU dhe rrjedha e ngjarjeve do te ishte ndryshe, por nuk duhet te mendojme per kete, gjate nje periudhe historike ne nje komb/shtet behen disa vendime qe ne te ardhmen do te shihen me nje sy apo me nje tjeter. Une personalisht nuk jam per hyrjen ne BE dhe besoj se nuk jam vetem une qe mendoj keshtu. Thjesht duke u bazu te historia, qe ne vetvete eshte nje cikel qe perseritet, Shqiperia dhe kombi yne eshte ndjekur gjithmone nga disa zgjedhje qe ne te ardhmen kane qene fatale. Vetem ç'ti besh popullit qe kujton se hyrja ne BE do t'ù heqe vizat. he he he.... sigurisht qe nje vend te hyje ne BE do te jete pjese e Shengenit por mund te behesh pjese e shengnit vetem duke plotesu standartet , se ne fund te fundit nuk po kerkohet kush e di se ça nga Shqiperia (vendi i parafundit me i varfer ne Europe) thjesht qendrueshmeri politike, sistem gjygjesor te forte, zgjidhje e problemeve me pronat private, lufta ndaj korrupsionit, krimit , etj... po nejse kjo eshte teme tjeter..... vaj halli per politikanet tane ! Ishallah populli ka xane mend ! :yahoo: :yahoo: :yahoo: :yahoo: Duke u kthy ne teme , te mos harrojme se partizanet shqiptar i kane lshua vendin sllaveve ne plave e Guci ja do sjell nje artikull.
  16. Fakti qe asnje nga qeverite shqiptare nuk ka ngritur zerin per problemet e pronesise e ben kete çeshtje pa prioritet per Shtetin e Shqiperise. Nuk eshte per pretendime territoriale ndaj Greqise , por thjesht nje problem i te drejtave civile. Camet jane shtetas Grek , dhe si te tille duhet te gezojne te drejtat e pronesise qe kane ne Greqi. Por Shqiperia nuk po zgjedh problemet qe ka me tokat qe mori komunizmi e jo me te kerkoje nga Greqia (vend qe po ben presion per te perfituar politikisht dhe historikisht mbi Shqiperine , Shqiptaret thjesht duan te heqin veton e Greqise per ne BE ) . Pastaj presioni Grek per 800.000 emigrantet Shqiptar atje eshte tejet i madh. Do te kishte efekt direkt mbi jeten e tyre atje. Te mos harrojme qe Greqia eshte i vetmi shtet ne Europe qe nuk ka deklaruar minoritete. Dhe ky eshte nje paradoks, duke ditur qe kufinjte ne Ballkan dhe Europe nuk prehen me vizore sikurse ne Afrike. Fakti qe shume shtete ne Ballkan ekzistojne eshte sepse kane sakrifikuar per arritjen e tyre shume intelektual e patriote. Vetem per formimin e shtetit Helen ka kontribuar nje pjese e mire e arberesheve . Mund te lexoni ne italisht/Anglisht nje artikull rreth kesaj: Il Caso Dei Arvaniti The Arvanitas Case And Greece Sidoqofte nuk flet njeri as per shqiptaret e Malit Te Zi. Edhe pse nje pjese e veriut te Shqiperise ka lidhje familjare me to, interesat politike te Shqiperise per t'ù treguar si vend stabilizues ne Ballkan ka lene pas dore arritjen e berjes se Tuzit komune. Duke u rikthy te Greqia qe nuk njeh as Kosoven si te pamvarur per shkak te interesave e saj kombtare, nuk besoj se do te ndryshonte shume nese shteti Shqiptar do te nderhynte dhe ta quante çeshtjen çame si nje problem per t'ù zgjidhur. Ai qe drejton politiken e jashtme dhe kuron interesat kombetare besoj se do ta kete llogaritur mjaft mire se si duhet vepruar, dhe do ishte me mire sikur te dilnin haptazi dhe ta pranonin qe nje zgjidhje rreth problemit çam nuk mund te arrihet permes politikes se jashtme Shqiptare. Dhe ne kete rast duhet t'ù jepnin ndihme dhe asistence çameve qe te ankoheshin prane institucioneve nderkombetare per zgjidhjen e çeshtjes se tyre..... Kjo "zurullldi" eshte shume e komplikuar , kujtoj qe Greqia ka akoma ligjin e luftes me Shqiperine, plus perfitoi vitet e fundit akses per te ndertuar varreza dhe shkolla greke ne Shqiperi.... + mori disa km2 det ne zonen e korfuzit.... etj etj....
  17. Eshte me te vertete nje kryeveper! Ia vlen ta lexosh e te thellosh mendjen me satiren e Fishtes. Thuhet se në zanafillë të “Gomarit” qëndron mundja në një lojë dominosh prej Z.Dhimitër Beratti, ministër i qeverisë shqiptare. Gjergj Fishta atë kohë ishte anëtar i Parlamentit dhe Z. Beratti, për tʼia bërë edhe më të rëndë mundjen, i shkruan një poezi humoristike, ia fut në një zarf me mbishkrim ministerial, i vë vulën zyrtare dhe ia dërgon në Parlament me anë të korrierit të dikasterit. Duke menduar se ka të bëjë me ndonjë njoftim të rëndësishëm e urgjent, Fishta e hap aty për aty dhe mbetet i çmeritur. Me tʼu bërë një pushim, lë Parlamentin, shkon té ministri dhe e kërcënon duke qeshur: “Hè Toskë! Hé Toskë! Ti ké marrë pendën për të shpotitë nji Gegë; tashti prite se kush asht Gega! Kam për ta kallzue vetë!”. Shqyptar! Ket kangë veta e kam shkrue, Por m’thuej ça kam fitue? Idhnim e t’çame krejet Me t’ba me dalun fejet! – E pra tash kallxon moti Se a kjeçë kangtar i zoti.- Por s’asht për t’u çuditun, Pse kur mi dhe t’kobitun Krye-kungujt vehen t’parë, Vaj-halli! Për kangëtarë... Ani, krye-kungujt desin Por kangët e mija jesin.
  18. Shenim: Kopjova këte kryevepër të At Gjergj Fishtës, mbasi kur më rá në dorë mu kujtue se kur e kam lexue sëpari prej Prof. Gaspër Ugashit, më ka pasë thanë: “Po t’a nap me e lexue ketë libër, mbasi kjo vepër do të cilësohet njëditë nga kritika letrare, kryevepra e Fishtës në satirë, vepër e cila e rreshton ndër kolosët ma të mëdhaj të letërsisë botnore.”(Në vitin 1958) Gjatë kopjimit kam vue shenjat e domosdoshme të dialektit gegënisht, mbasi shpesh vargut i ndryshon kuptimi prej mungesës së tyne; kryesisht hundakja (â) dhe theksi. Mbasi të përfundoni së lexuemi, mos e futni në sirtarin e librave, por kalonje në duert e tjerëve dhe, mundësisht në duert e ma të rinjve që të kuptojnë se pse iu tretën Eshtnat dhe iu prish vorri nga komunistët aziatikë e lindor këtij Tribuni? Melborne, Korrik 2005 Fritz Radovani – de Angeliis Gomari_i_Babatasit_Veriu.com_.pdf
  19. Ky artikull eshte punuar nga dy shkrimtare angleze: James Pettifer & Miranda Vickers Një nga përshtypjet më shokuese të Epirit bashkëkohor, është zbrazëtia shpirtërore e kësaj province veriore greke, që për shqiptarët është e njohur si çamëria. Pyje të tëra tashmë mbulojnë atë që dikur ka qenë një tokë e begatë, duke lënë thjesht ca vendbanime të shpërndara aty-këtu, të braktisura si rezultat i një historie të ashpër që ka përfshirë shqiptarët, sllavët dhe grekët e këtij rajoni, për shkak të etnicitetit apo besimeve të tyre politike.Shkretëtira që i kalon kufijtë, ka mbështjellë shumë fshatra që dikur kanë qenë të banuara nga shqiptarët etnikë, ose nga çamët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në fund të Luftës së Dytë Botërore.Megjithatë, kanë mbetur ca dëshmi të palëvizhme të këtij rajoni dikur të populluar, në formën e shtëpive të shkatërruara, xhamive dhe ndërtesave të tjera, të cilat zgjaten që nga kodrat, apo nga skutat e izoluara, të fshehura nëntokë në rrethinat e vendbanimeve të reja. Këto ndërtesa të vjetra të Epirit/çamërisë përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme të grumbulluara gjeografikisht të monumenteve historike të periudhave veneciane dhe otomane në Evropën Juglindore. Ato ekzistojnë në një rajon kompakt, që shtrihet në brendësi nga kufiri shqiptaro-jugor i 1913 në jug të Janinës dhe Artës, dhe poshtëë Vonitsas dhe Prevezës në bregdet. Përveç teatrit të Dodonës, ekzistojnë edhe ca monumente nga periudha e lashtë. Rrënojat e pakta mbresëlënëse janë përqendruar në fortifikimet majë-kodrave të ilirëve, të cilët më pas u bënë themelet e kështjellave të mëdha veneciane dhe otomane si: Kalaja e Rogoit dhe Karavosstar-it. Ekzistojnë edhe një numër i konsiderueshëm monumentesh islamike të gjetur në gjithë Epirin, të cilat përfshijnë, xhaminë e bukur dhe të palëvizshme në liqenin e Janinës, ngrehinën ushtarake otomane në Pende Pigada, dhe shumë ura të mrekullueshme në Arta dhe kudo. Mijëra shtëpi të thjeshta, shumica të pabanueshme, kanë mundur t i mbijetojnë disi historisë së dhunshme dhe tragjike të rajonit gjatë shekujve nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të njëzetit. Gjendja e turpshme e ruajtjes së shumicës së kësaj pasurie nga qeveria greke duhet të bëhet një çështje e shqetësimit ndërkombëtar.Pavarësisht se vitet e fundit është bërë shumë progres në deklarimet për t i ruajtur këto zona në qytetet greke, shumë ndërtesa historike dikur të banuara prej shqiptarëve janë shkatërruar që nga viti 1945.Në fshatra, kanë nisur disa punë restauruese që në themelet e ndërtesave si në kështjellën e Rogoi-t, por pjesa më e madhe e burimeve të vlefshme ndodhet në zonat si Dodona, e cila mund të zërë një vend në kanunin e miratuar të historisë greke. Sidoqoftë, në këtë punë restauruese ekzistojnë ca shtrembërime trashanike të historisë së lashtë dhe moderne në informacionet që u jepen vizitorëve. Periudha ilire nuk përmendet kurrë, dhe natyra e përkatësisë etnike të drejtuesve si Mbreti Pirro, ose lihet në harresë ose shtrembërohet qëllimisht. Fakti që fiset lokale gjatë periudhës së lashtë ishin një përzierje e grekëve dhe folësve jo grekë gjithashtu nuk thuhet. Në periudhën moderne, natyra e shtrembërimeve të tilla bëhet edhe më negative. Kjo është veçanërisht periudha gjatë qeverisjes së Ali Pashë Tepelenës (1788-1823). Shumë monumente otomane nuk kanë informacion as historik dhe as kulturor të vlefshëm për të gjithë llojet e turistëve. Vetëm xhamitë e pakta mbijetuese janë cilësuar si muzeume , duke ndjekur kështu modelin e shpikur nga komunistët jugosllavë, pavarësisht ekzistencës së myslimanëve vëzhgues në shumë lokalitete. Varrezat myslimane janë përdhosur vazhdimisht nga puna e ndërtimeve moderne, veçanërisht ndërtesat pranë rrugëve. Në të njëjtën kohë shumica e punës restauruese është e financuar nga Bashkimi Evropian, që është në dijeni se fondet e BE-së, po përdoren për të nënshkruar projeksionin ideologjik të historisë nacionaliste greke. Kriza më therëse nga e gjithë kultura arkitekturore çame, është pasuria private (shtëpitë) e tyre. Kjo është natyrisht e lidhur pazgjidhshmërisht me dështimin e qeverisë greke për ta zgjidhur si duhet këtë, me pronarët e vërtetë shqiptarë çamë. Praktikat ndryshojnë në secilin lokalitet. Në disa raste, shtëpitë historike që u përkisnin familjeve të çamëve të zhdukur, janë respektuar si monumente në zonat përkatëse, dhe nuk është ndërhyrë në to, edhe pse mund të kenë patur shumë nevojë për riparim. Sidoqoftë të tjerat, shpesh janë përdorur në mënyrë të paligjshme për qëllime të papërshtatshme, si streha për kafshët e fermave. Kudo shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë të paligjshëm grekë ose nga emigrantë brenda për brenda Greqisë. Në vende të tjera ka një numër të rëndësishëm shtëpish të vjetra të larta të shqiptarëve, ose kulla, të një cilësie arkikulturore mahnitëse, që kanë mbijetuar mes pyjeve dhe zonave me shkurre, për shkak se kanë qenë në zona të vjetra ushtarake afër kufirit shqiptar. Monumentet më të rëndësishme urbane janë Paramithia dhe Margariti, dhe në qytete të vogla si Perdika. Paramithia ka një kullë të madhe çame, që gabimisht përshkruhet nga autoritetet lokale greke si "veneciane", si dhe një kështjellë otomane e krijuar mrekullisht, të cilën e pranojnë me vështirësi. Margariti ka një numër të konsiderueshëm shtëpish private të mëdha, përfshi dhe banesën e vjetër të pashait otoman. Ndërsa shtëpia e tij e re, është e mbuluar krejtësisht nga bimësia, saqë është e vështirë të shihet nga vizitorët. Në disa disa zona, shtëpitë e çamëve, janë pushtuar ilegalisht nga ca grekë lokalë, madje edhe nga kisha ortodokse greke, dhe ato mund të përfundojnë me shkatërrimin ose restaurimin e papërshtatshëm të pasurisë çame. Kështu ruajtja e trashëgimisë së madhe sociale dhe historike të çamërisë është ndërthur me problemin politik dhe ligjor të drejtësisë për pronarët e pasurive çame, dhe deklarimet për kompensim nga familjet e prekura nga gjenocidi i Zervas në vitet 1943-1944 dhe përpjekjet e hershme për spastrim etnik. Strategjia në Epir e qeverisë pasuese greke ka qenë lejimi i një procesi të ngadalshëm dhe tepër të fshehur të erozionit të historisë dhe trashëgimisë çame, dhe zëvendësimi i saj me modernizmin grek. Një proces i ngjashëm gjithashtu prej mijëra prona në Greqinë veriore, që u përkasin sllavo-maqedonasve, të cilët u detyruan të largoheshin nga Greqia pasi mbështetën palën humbëse në luftën civile greke 1944-1949. Në këto raste, Greqia shkel ligjin e Bashkimit Evropian dhe ligjin ndërkombëtar që aplikohet për pagimin e kompensimeve dhe kthimin e pasurisë për viktimat e luftës dhe të spastrimit etnik. Arsyeja kryesore për vazhdimin e gjendjes së luftës nga parlamenti grek dhe kufizimet e paligjshme ndaj minoriteteve turke dhe sllavo-maqedonase, është që të shmanget një zgjidhje racionale e këtyre çështjeve dhe të mbrohet Greqia nga deklaratat financiare për kompensim. Por nuk duhet të ndëshkohet vetëm Greqia për neglizhencën e pasurisë arkitekturale çame. Qeveria shqiptare gjithashtu ka treguar një shpërfillje të konsiderueshme për çështjet që lidhen me pronat e çamëve në Greqi. Vetëm pas botimit të një dokumenti britanik mbi statusin e pasurisë çame në Greqi në prill të 2002, Parlamenti shqiptar nisi të merrej me çështjen çame. Pavarësisht nga një projekt për zgjidhjen e kompensimit dhe kthimit të pasurisë çame të miratuar nga grupi parlamentar i Partisë drejtuese Socialiste në mars të 2004, nuk ka patur asnjë përparim të mëtejshëm në këtë çështje. Nëse qeveria e Tiranës vazhdon të shtyjë zgjidhjen e kësaj çështjeje, ajo do të bëhet përgjegjëse për ndëshkimin e mëtejshëm të pasurisë kulturore dhe historike çame dhe gojëdhënave mbi Epirin që po shfarosen. Disa kritikë socialiste në Tiranë gjithashtu duhet gjithashtu të ngrenë zërin se kjo neglizhencë është bërë paralelelisht me indiferencën e treguar nga qeveria për ruajtjen e zonave historike otomane si Tregu i Korçës, brenda Shqipërisë. Është në interesin e përgjithshëm të vetë shqiptarëve dhe kujtdo tjetër të shqetësuar për ruajtjen e trashëgimisë arkitekturale të Evropës juglindore, për të ndalur këtë proces të erozionit arkitektural. Neglizhenca e trashëgimisë kulturore çame nga qeveritë greke dhe shqiptare, tregon shpërfilljen dhe indiferencën e plotë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së, si dhe ndaj drejtësisë natyrore. Greqia si anëtare e Bashkimit Evropian është ligjërisht e detyruar të respektojë të drejtat e minoritetit dhe të drejtat kulturore të minoritetit.Përsa i përket trashëgimisë së çamëve dhe minoriteteve të tjera në Greqi, duket se ka pak ose aspak respekt për kulturën e minoriteteve, kombinuar kjo edhe me politikë të sofistikuar dhe aktive të qeverisë e drejtuar ndaj erozionit apo asimilimit të plotë. Shumë ligje të BE-së asnjëherë nuk janë përshtatur si duhet brenda legjislacionit kombëtar në Athinë, dhe është një skandal që Greqia vazhdon të marrë fonde për projekte trashëgimie që në shumë instanca në Greqinë veri-përëndimore nxit shkatërrimin e elementit thelbësor të kësaj pasurie. Është momenti që trashëgimia çame në Greqi të ndërkombëtarizohet siç duhet. Rruga e mundshme për ata që kërkojnë të ruajnë këtë trashëgimi, është të kërkojnë përfshirjen e organizmave ndërkombëtarë si UNESCO dhe Monumentet në Rrezik (Monuments in Danger), apo organizatës britanike Ruani pasurinë e Evropës (SAVE Europe s Heritage), për ta detyruar Greqinë të njohë problemin dhe të ndërmarrë hapat e duhur për ta ndrequr këtë. Shkatërrimi i këtyre ndërtesave po vazhdon të shtohet me një rritëm alarmues, dhe nëse nuk merren masa të shpejta, Evropa do të ketë humbur një pjesëz të mahnitshme të së kaluarës së saj otomane. Trashëgimia kulturore është gjithashtu e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për shembull, shkatërrimi i statujave budiste nga talebanët në Afganistan në vitin 2001, u bë një faktor tepër i rëndësishëm në mobilizimin e opinionit ndërkombëtar kundrejt regjimit taleban, dhe në ndihmesën e një veprimi ushtarak humanitar të legjitimuar në këtë vend. Në të njëjtën mënyrë, sulmet ndaj kishave ortodokse në veri të Qipros, vjedhja e ikonave dhe vandalizmi ndaj tyre, u morën në konsideratë për ilustrimin dhe përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi çështjen e të drejtave të njeriut atje. Politikat kulturore dhe orientimi ndaj të drejtave të minoriteteve i Greqisë moderne janë tepër të papajtueshme me anëtarësinë në Bashkimin Evropian dhe ligjin ndërkombëtar, kështu që qeveria dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri nuk duhet të kenë asnjë hezitim në ndjekjen energjike të të drejtave çame, ashtu si për të drejtat e të tjerëve. Nëse Greqia nuk ndryshon politikat e saj aktuale, BE ka përgjigje të ndryshme për ta penalizuar Greqinë, si ato të aplikuara në krizat e mjedisit për nxjerrjen në breg të foleve të breshkave në ishullin jonian të Zakinthos. Financimi i BE-së u ndalua deri sa atje nuk pati më mospërputhje me ligjin e BE-së në ruajtjen e jetës së egër. Nxitja e restaurimit të ndërtesave çame, është gjithashtu pjesë e një çështjeje më të njohur të çeljes së pasurisë otomane si pjesë normale e historisë moderne greko-evropiane. Ajo gjithashtu mbyll çështjen e njohur të përmirësimit të të drejtave të njeriut dhe statusit ligjor të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Arritjet kulturore të 500 viteve të qeverisjes turke asnjëherë nuk ka qenë subjekt i vlerësimit në Greqinë moderne. Një autor që shkruante në volumin e referencave të besueshme "Guida Blu e Greqisë", kohët e fundit ka pohuar se nuk ka patur asnjë "arkeologji otomane në Greqi". Në mënyrë që të asistojmë në lëvizjet për të restauruar zonat më të rëndësishme arkitekturale, nevojitet marrja e një numri hapash të qartë. Duhet të hartohet një inventar i hollësishëm i monumenteve çame, kështu që të bëhet e qartë për komunitetin ndërkombëtar kulturor se çfarë ndërtesash duhet të ruhen. Nevojitet urgjentisht një regjistër qëndror kadastral mbi pronësinë e shtëpive para masakrave të vitit 1944. Duhet të krijohet një hartë e hollësishme e çamërisë, ku të tregohen emrat e vendeve çame dhe emrat e vendeve moderne greke. Gjuha shqiptare në Greqi është e kufizuar dhe ka nevojë për një njohje të përshtatshme të saj si një gjuhë minoriteti, po ashtu si përdorimi i gjuhës turke në Thrakë. Zhvendosja e pasurisë fizike çame nga grekët, ka qenë e pamundur, pasi ato janë delegjitimuar në predikimet kulturore ndërkombëtare, dhe janë zëvendësuar me versionin kanunor të historisë nacionaliste greke për trashëgiminë. Mbi të gjitha, qeveria shqiptare, organizatat kulturore dhe universitetet në komunitetet shqiptare në gjithë Ballkanin dhe në diasporë, kanë nevojë që të kuptojnë qartë se trashëgimia çame, nuk është një çështje që i përket vetëm një grupi. Ligjshmëria e vendbanimeve çame në veri-përëndim të Greqisë duhet të konsiderohet si primare për të fituar një njohje ndërkombëtare të kulturës shqiptare, ashtu si beteja për pavarësinë e Kosovës, dhe përmirësimi i të drejtave njerëzore të shqiptarëve në gjithë botën.
  20. vxfrM1QOGUw Kush eshte komuniteti i te debuarve nga Greqia me 1944? Mbi 100 mije came jane shperndare ne qytetet e Shqiperise dhe kerkojne pas 56 vjet eksodi, rikthimin ne tokat e tyre. Rikthim qe vazhdon te kundershtohet me force nga autoritetet greke. Por qe ka filluar te kerkohet gjithnje e me me force Myrvete Shehut kane nisur t'i bejne shume vizita kohet e fundit. Po interesohen ca si teper per te. Vijne njerez qe e pyesin per shendetin. Plaka 71 vjecare mbahet me mire se cilado prej bashkemoshatareve te saj. Por jane shtuar kohet e fundit edhe ata qe vijne per te degjuar historite e saj aty ne nje apartament te vogel, ne katin e peste te nje pallati ku banon prej vitesh se bashku me familjen e njerit prej djemve. Nje shoqate qe grupon camet refugjate ne Shqiperi, prej pak kohesh ka nisur nje fushate te re per mbledhjen e deshmive te njerezve qe kane pare me syte e tyre ngjarjet e qershor-nentorit te vitit te larget 1944. Nga krahina e Camerise qe ndodhet ne Veri te Greqise, u spastruan me dhune rreth 23 mije shqiptare myslimane, nga 60 mije qe ishte numri i pergjithshem i minoritetit shqiptar, ortodoks dhe mysliman atje. Myrvete Shehu eshte njera prej te mbijetuarave. "Linda ne Paramithi, nje qytet qe atehere kishte rreth 10 mije vete, shumica came ortodokse por edhe shume myslimane si dhe pak greke. Im ate ishte Haxhi Shehu, hoxha i qytetit", tregon Myrvetja. Gruaja e moshuar e cila me 1944 ishte nje vajze 15 vjecare, ka nje kujtese te habitshme per gjithcka qe ndodhi ne qytetin e saj ate vere te nxehte. Gjerat kane ndryshuar gjate ketyre dekadave dhe se bashku me to edhe strukturat etnike, shifrat, statistikat dhe politikat e jashtme. Por ata njerez te cilet prej mbi gjysme shekulli vazhdojne te jene refugjate lufte ne nje atdhe qe eshte i tyri, por qindra kilometra larg vendit te origjines, akoma vazhdojne ta permendin tragjedine qe i ka kapluar. Myrvete Shehu duke treguar vendin e masakrave Paramithia ishte nje qytet qe nuk ndryshonte thuajse fare nga qytetet e tjera shqiptare me 1944. Gjermanet ishin ne terheqje e siper dhe trupat greke te ushtrise republikane (EDES) qe tashme i kishte kthyer armet pushtuesit pas nje bashkepunimi te gjate me ta kunder te majteve te EAM-it, po pergatiteshin te merrnin ne dorezim qytetin me te rendesishem te banuar nga minoriteti cam ne Greqi. Por pazari ishte bere me sa duket pikerisht ne momentin kur EDES-i kishte vendosur te bashkohej me aleatet kunder gjermaneve. Gjenerali famekeq Zervas, qe ishte edhe komandant i EDES-it u kishte kerkuar britanikeve qe ne kembim te bashkepunimit kunder gjermaneve, trupat e tij te lejoheshin te "largonin" shqiptaret qe kishin bashkepunuar me gjermanet ne Cameri. "Gjenerali Zervas, jo vetem qe largoi bashkepunetoret e nazisteve nga Cameria sic kishte kerkuar, por ai e spastroi ate zone nga banoret shqiptare me nje zell dhe metoda te tilla qe vetem ballkaniket mund t'i kuptojne", do t'i shkruante pak kohe pasi kishte perfunduar gjithcka, Foreign Office-it koloneli Woodhouse - nje nga anetaret e Misionit Britanik ne Greqi. "Me 26 qershor 1944, tellalli kishte lajmeruar se greket do te hynin ne qytet te nesermen, por kishin thene se do te vazhdonim te jetonim sic kishim jetuar deri atehere", tregon Myrvete Shehu, deshmitare okulare e ngjarjeve. Ajo mban mend se te nesermen askush ne kryeqendren e cameve nuk u shqetesua per trupat e crregullta te gjeneralit Zervas qe zune me shpejtesi pikat strategjike te qytetit dhe te rrethinave te tij. "Kujt i vajti mendja?", thote Myrvetja. Por nderkohe gjerat ishin percaktuar. "Kur trokiten tek ne ishte pasdite", kujton ajo. "Isha vetem me babain dhe kur hapem deren pame se ishin tre vete. Dy paramithiote ortodokse dhe nje tjeter nga nje fshat aty prane. Na folen greqisht dhe kerkuan qe im ate te shkonte me ta. Babai pranoi por kur edhe une desha qe te shkoja me te, ata me rrahen ne syte e tij me kamzhik dhe me urdheruan te mos dilja nga shtepia. Kur u kthye ime me, shkoi tek dhespoti, kryeprifti i Paramithise por ai na i preu shpresat. Kishin nisur te grumbullonin edhe burrat e tjere ne te gjitha shtepite e myslimaneve", tregon gruaja qe ka pare me syte e saj masakren e pare dhe me te renden te kryer ne pabesi te plote nga greket. "I mblodhen ne oborrin e shkolles. Shtepia jone ishte fare prane dhe gjate gjithe nates degjuam te frikesuara sa s'ka klithmat e llahtarshme te torturave dhe gjymtimeve. Disa gra qe u thirren nje jave me vone nga greket per te pastruar shkollen nga te vdekurit, thane se sterkalat e gjakut te te ekzekutuarve arrinin deri ne lartesite e mureve te oborrit. Kufomat u lane jashte per dekompozim ne ate qershor pervelues dhe vetem pas shume ditesh i groposen diku", kujton me tmerr plaka. Vecanerisht mbi disa nga te vraret ishin kryer makabritete te verteta. "Tim ate qe gjate kohes se pushtimit gjerman, si hoxhe qe ishte, e kishin caktuar ne kryesine e qytetit e varen ne nje cengel. Ngaqe ishte i beshem, perdoren thikat per t'i prere here pas here ndonje cope mishi dhe talleshin me njeri tjetrin sic bejne kasapet kur shesin bagetite: A do nje thele nga Haxhi efendiu? Sa kile do? E do kofshe apo do melci? Urrejtja e atyre njerezve s'kishte kufi", kujton e perlotur 71 vjecarja. Gjithcka ndodhi brenda nates se 27 qershorit ndonese dridhmat e masakres vazhduan per muaj me radhe. Apelit perfundimtar i mungonin 703 burra e pleq dhe 212 gra e femije vetem ne Paramithi. Shifra totale e te vrareve edhe ne qytetet e tjera, Filat, Parge, Margellec, Gumenice dhe ne rreth 68 fshatra te rrafshuara pertoke i kalonte te 2000 vetet. Po kaq e mbase edhe me shume vdiqen ne dimrin e eger te vitit 1944 ne kampet e atyperatyshme qe u ngriten ne Tirane, Vlore, Delvine, Sarande, Fier dhe ne qytetet e tjera shqiptare. Myrvetja mban mend se askush nga moshataret e saj ne qytet nuk e mendonte se do te ndodhte keshtu. "Fqinje e shtepise sone ishte nje familje greke me te cilet shkonim shume mire. Ata me strehuan ne oxhakun e shtepise se tyre per shume dite", tregon ajo. Me ne fund se bashku me te emen, Myrvetja vendosi te marre ne sy rrezikun dhe te largohet nga qyteti. "Ikem zbathur permes pronave tona. Nuk kishim asgje me vete. Por prane nje ullishteje na kapen perseri po ata qe kishin ardhur per te marre babain dhe na mbajten te burgosura per 6 muaj rresht se bashku me 400 gra e vajza te tjera te Paramithise. Perdhunimet vazhdonin rregullisht dhe te vetmit qe afroheshin per te na dhene dicka per te ngrene ishin anglezet. Me ne fund, ne nentor, aty nga data 8, na vune perpara dhe pasi na pyeten nese donim te iknim ne Kajro apo ne Shqiperi, na vune ne marshim me kembe drejt Konispolit". Vargjet e refugjateve qe nisen te hyjne ne Shqiperine qe po pergatitej te clironte kryeqytetin, nuk shkaktuan bujen qe do te benin nese e gjithe kjo do te ndodhte ne kohe paqeje. Ne ato dite ishin te shumte ata qe leviznin ne te dy anet e kufirit dhe ishte e veshtire te dalloheshin te masakruarit nga gjermanet ne terheqje, nga fatzinj si camet qe ishin vene perpara nga greket. "Ndersa ecnim ne kembe, disa oficere dhe ushtare greke na shoqeronin dhe na prinin udhen", tregon Myrvetja. "Karvani yne u nis me 150 vete nga Paramithia. Ne fund kishim mbetur vetem 75. Te tjeret kishin vdekur udhes nga te ftohtet dhe uria. Pasi kapercyem malet e Verves, greku na tregoi ne nje drejtim: 'Pate, ine i patridha sas' (Shkoni, ai eshte atdheu juaj). Ne Konispol na prisnin partizanet e Shqiperise". "Bashkepunim me pushtuesit". Ky eshte arsyeja me te cilen greket justifikojne akoma spastrimin e dhunshem te Camerise me 1944 dhe 1945. Por Akademia e Shkencave te Shqiperise nuk mendon keshtu. Beqir Meta, nje studiues i Institutit Historik te Akademise sone, thote se abuzimi me ceshtjen e bashkepunimit te cameve me gjermanet ka qene dominues gjate gjithe ketyre viteve. "Vertet nje gjysmebatalion me came, ai i Nuri Dinos, u bashkua me gjermanet, por ata ishin ne total vetem 300 vete dhe vepruan ne Shqiperi dhe jo ne Greqi. Pastaj kolaboracioniste pati edhe ne radhet e grekeve. Vete gjenerali i ushtrise Republikane greke EDES, Napolon Zerva, ishte per nje kohe te gjate bashkepunetor i gjermaneve derisa anglezet e binden te bashkohet me aleatet", thote historiani Meta. Ai ka pergatitur edhe nje studim ne lidhje me marrdheniet shqiptaro-greke, ne kuadrin e Akademise se Shkencave. "Kemi rreth shtate vjet qe kemi filluar te merremi me problemin cam", thote Meta. Nga ana e tij, Luan Omari, shefi i departamentit te shkencave shoqerore thote se midis akademise sone dhe asaj greke, ende vazhdon lufta e ftohte. Arsyeja eshte pikerisht kembengulja e pales sone per t'u marre me studimin e ceshtjes came. "Ata nuk pranojne asnje lloj bashkepunimi me ne per sa kohe qe ne do te kerkojme te zgjidhet problemi i Camerise", thote profesor Omari. Megjithate, vete anetaret e komunitetit cam ne Shqiperi nuk jane fort te kenaqur me menyren sesi Akademia e ka shtruar problemin e tyre ne Platformen e Zgjidhjes se ceshtjes kombetare qe u botua plot buje me 1998. Kryetari i shoqerise "Cameria", Hilmi Saqe, thote se menyra e bute e zgjidhjes se ceshtjes sic e propozon Akademia - ajo e konsideronte te zgjidhur problemin e shqiptareve te Greqise me hapjen atje te disa shkollave shqipe - eshte madje shume me e bute edhe se versioni me i moderuar qe kerkojne vete camet. Megjithate, se fundi po shfaqen shume shenja qe tregojne se po ndodh dicka qe mund te hape serish kapitullin e problemit cam qe deri dje konsiderohej i mbyllur mes Shqiperise dhe Greqise. Per here te pare pas vitit 1923, parlamenti shqiptar e mori sivjet ne shqyrtim ceshtjen came me ane te komisionit te tij te puneve te jashtme. Per here te pare nje kryeminister shqiptar, e hapi temen tragjike te Camerise ne nje takim me kolegun grek. Permendja e problemit cam nga kryeministri Meta ne takimin me grekun Simitis per pak sa nuk coi ne acarimin e radhes se marrdhenieve mes dy vendeve. Nderkohe organizata e cameve ne Shqiperi ka nisur te forcohet shume kohet e fundit dhe ka hapur dege ne te gjitha qytetet e Shqiperise, ne Kosove, ne vendet e Evropes dhe se fundi edhe ne SHBA. Camet besojne se pas zgjidhjes se problemit me te madh shqiptar, atij te Kosoves, tani ka ardhur radha e tyre qe te rikthehen ne shtepite e braktisura ketu e 56 vjet me pare. Te shperndare thuajse ne te gjitha rrethet e Republikes, te dhenat per numrin e tyre jane kontradiktore dhe te ndryshme nga nje burim ne tjetrin. Nese shifra zyrtare e cameve qe hyne ne territorin shqiptar me 1944-45 ishte rreth 23 mije vete, shoqata qe grumbullon komunitetin aktualisht thote se numri i tyre ne Shqiperi eshte jo me pak se 205 mije pas regjistrimit te fundit qe vete shoqata i beri popullsise came me 1991. Studiuesi Beqir Meta i Akademise se Shkencave nuk beson nga ana tjeter qe numri i komunitetit cam ne Shqiperi te jete me i madh se 100 mije vete. Shume me e madhe eshte perkundrazi vlera e pasurive came. International Crisis Group, me qender ne Bruksel dhe Washington, e vleresonte ne Mars te ketij viti ne rreth 2 miliarde dollare, pasurine e tyre ne Greqi. "Ne e dime se ky problem do te zgjidhet. Ka ardhur koha te zgjidhet. Camet jane te vetmit refugjate lufte qe kane mbetur ne Evrope. Ne kemi tapite dhe dokumentet e pronave tona atje te cilat ruhen edhe ne kadastrat e Greqise se veriut. Qeverite greke nuk i kane prekur tokat tona sepse edhe ata vete e dine se ne nje dite do te kthehemi", thote Hilmi Saqe, kryetari i shoqerise "Cameria" me qender ne Tirane. Ajo qe kerkojne sot sipas tij camet e vendosur ne qytetet e Shqiperise eshte e thjeshte. "Kthim, ripronesim, demshperblim. Me e pakta qe mund te pranojme eshte qe te kthehemi ne vendlindjen tone dhe te gezojme jo me pak te drejta nga c'kane edhe greket e minoritetit ketu ne Shqiperi", thote kryetari. Myrvete Shehu, nje nga anetaret e komunitetit cam qe i takon pjeses se atyre qe kane lindur vertet ne Greqi dhe qe ruajne kujtimet e vjetra per tokat e tyre, nuk e pret me ndonje optimizem te papermbajtur per idene e kthimit. "Nese nje dite do te hapet kufiri dhe do te na lejojne te kthehemi, vertet kam deshire te shkoj, por vetem sa per te pare edhe nje here qytetin tim qe me behet shume here ne gjume", thote 71 vjecarja. Ajo e di se mosha e saj e shtyre nuk mund t'ia lejoje luksin e nisjes se nje jete te re, nga e para ne token e saj. Sa per brezin e ri te cameve qe linden dhe u rriten gjate ketyre 56 vjeteve ne Shqiperi, ata besojne ne enderren e "atdheut te begate" qe u kane treguar gjate gjithe kesaj kohe me te rriturit. Nje enderr, e cila nese do te realizohet, do t'u siguroje natyrisht, me shume prosperitet. nga Sokol Shameti
  21. Sikur kjo marreveshje te kishte funksionuar ndoshta do te kishim kete ndarje administrative te Shqiperise Organike:
  22. CITIM: Nga dokumente të pabotuara asnjëherë, të dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Britanik, kuptohet qartë, se në fakt Konferenca e Mukjes nuk është një përpjekje e sinqertë e palëve kundërshtare për fatet e Shqipërisë së pas luftës. Dokumenti i firmosur nga Misioni Britanik më 1. Nëntor.1944, Tepër Sekret me Titull "MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PER EVAKUMIN E MAJORIT ABAZ KUPI" del qartë, se kjo Konferencë është nisur dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar, që në Beograd në verën e 1940-ës.Këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional Çlirimtare, ashtu edhe të rreshtuar në rradhët e Ballit Kombetar dhe Levizjes se Legalitetit. Nga dokumentacioni i Shërbimit Sekret Britanik del qartë se në fakt, lëvizja antiitaliane, e cila i parapriu Konferencës së Mukjes e filluar papritur në Shqipëri, në vitin 1941 ishte pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londer dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e S.I.S në Beograd. Deri me sot, historiografia shqiptare e pas 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941 papritmas në Shqipëri filloi levizja antiitaliane. Historiografia komuniste e ideologjizuar në maksimum pretendonte se levizja antifashiste në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulmoi me krijimin e Partisë komuniste Shqiptare. A është i drejtë ky konkluzion? Lëvizja antifashiste në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik, i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin. Deri më sot askush nga historianët shqiptarë nuk ka lexuar arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Sherbim ideoi, përgatiti dhe financoi lëvizjen anti italiane në Shqipëri me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë levizje. Nga këto arkiva del qartë se lideret e parë të lëvizjes antiitaliane janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend. Gjithashtu interesant është fakti që emrat e 4 prej nënshkruesve të Deklaratës së Konferencës së Mukjes, janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike, të rekrutuar në Beograd, me ndihmën e Shërbimit Jugosllav. Po kështu, interesant është fakti që kjo Konferencë u administrua dhe u mbajt në ambientet e Ifsan Toptanit, një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet, që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve. Megjithëse duhet thënë se Ifsan Toptani mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, si dhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. A është Konferenca e Mukjes, Parlamenti i parë pluralist? Prapa organizimit të kësaj Konference janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijonte një Komitet drejtues të përbashket, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë. Anglezët, përpjekje të tilla i bënë edhe në Greqi ndërmjet forcave ideologjikisht të kundërta, por edhe në Jugosllavi ndërmjet Titos dhe Mihailoviç. Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht, që në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat fatkeqësisht nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Si kërkesa për Kosovën, si ajo për Çamërinë, ishin teza të cilat në kanceleritë europiane nuk do t’i mernin seriozisht, e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga “Të Mëdhenjtë” e dalë nga kjo Luftë. Duhet të jemi të qartë, se Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri. Pra nëse do të kemi parasysh prapaskenat e zhvillimit të kësaj Konference, personalisht mendoj se Enver Hoxha i hodhi poshtë vendimet e dala prej saj, për faktin e thjeshtë se ai kuptoi që një Komitet Drejtues i Luftës me elementë jashtë lëvizjes Nacional Çlirimtare nën ndikimin anglez do ta nxirrte atë nga kontrolli i tij dhe kësisoj do t’i mbyllte dyert e pushtetit, të cilin ai tashmë kishte filluar ta shikonte në horizont. Gjithashtu, mendoj se Enver Hoxha kishte dyshime për disa prej pjesëmarrësve në këtë Konferencë si bashkëpunëtorë të Shërbimeve angleze dhe kësisoj, reagimi i tij ishte shumë i fortë për të shfuqizuar të gjitha ato vendime që u morën pa miratimin e tij. Reagimi i ashpër ndaj shokëve të armëve ishte si për t’iu hequr atyre çdo iluzion mbi rolin e tij drejtues në lëvizjen Nacional Çlirimtare, ashtu edhe për të rivendosur kontrollin e humbur nga kjo Mbledhje, e cila më së shumti kërcënonte personalisht atë, por edhe lëvizjen komuniste për të ardhur në pushtet. Gjithashtu, duke përfituar nga rasti do të doja të theksoja edhe një fakt shumë interesant, i cili mendoj se është manipuluar nga historiografia komuniste. Krijimi i Çetës së Pezës nga komunistët dhe në veçanti nga Enver Hoxha. Nëse do të shikojmë dokumentacionin e Shërbimit Inteligjent Anglez, kuptohet qartë se Lëvizja e parë antifashiste në Pezë është përgatitur dhe financuar nga Shërbimi Sekret Britanik, në bashkëpunim me atë Jugosllav. Miti i krijuar nga historiografia komuniste, se ishin ata që ndezën pishtarin e rezistencës antifashiste në Pezë, nuk është aspak i vërtetë, nëse shikon se agjenti anglez A/H 76, i rekrutuar në Jugosllavi nga S.I.S ishte dërguar me misionin e krijimit të kësaj levizjeje muaj më parë se të krijohej Partia Komuniste Shqiptare. Po kështu, nga dokumentacioni britanik shikohet qartë se financuesit e A/H 76 dërgonin çdo muaj korrierë në Pezë për të paguar liderët e Çetës së Pezës, e cila deri më sot konsiderohet si një prej formacioneve më të hershme të Luftës Antifashiste në Europe. Marre nga : Shekulli
  23. Hehe ishte nji tip nga Jugu aty te blogu ku mora kete artikull dhe po fliste mbi bandat e te djathtes neper fakultete qe ishin te gjithe nga Veriu. Dhe sipas tij ata te veriut kishin nje defekt gjenetik qe i bente te silleshin ne ate menyre . Por sidoqofte eshte i vertete fakti qe si nga Fronti nacional çlirimtar ashtu dhe nga Ballistet te jugut do te kishin marre pushtetin. Pasi per aresye te ndryshme ekonomike,sociale,politike te veriut ne asokohe ishin te lidhur nje pjese e mire me blegtorine dhe bujqesine. Perveç Qemal Stafes (Elbasan) dhe Ramiz Alise(Shkoder) nuk ka patur asnje nga veriu ne ka marre pjese ne kryesine e Frontit Na. çlirimtar. Po ashtu dhe ne Kryesine e Ballit Kombetar nuk kishte asnjeri nga Veriu. Ja tek eshte lista e pjesemarresve ne konferencen e Mukjes e cila u prish per hir te Jugosllaveve: Lista e Ballit Kombetar: 1. Hasan Dosti 2. Mit’hat Frashëri 3. Thoma Orollogaj 4. Skender Muço 5. Hysni Lepenica 6. Jusuf Luzaj 7. Kadri Cakrani 8. Major Raif Fratari 9. Nexhat Peshkëpija 10. Halil Mëniku 11. Ismail Petrela 12. Vasil Andoni Tani tek Fronti NC: 1. N.Kolonel Jahja Çaçi 2. Myslim Peza 3. Abaz Kupi 4. Ymer Dishnica 5. Mustafa Gjinishi 6. Omer Nishani 7. Sulo Bogdo 8. Shefqet Beja 9. Medar Shtylla 10. Stefan ? 11. Haki Stërmilli 12. Gogo Nushi Por sidoqofte lufta civile qe u be ne Jug ka patur nje karakter tjeter ne krahasim me ate qe u be ne Veri. Balli me Komunistet ka luftuar kryesisht ne Jug , ndersa ne Veri jane bere ekzekutime ordinere ndaj shume katolikeve , prifterinjve dhe bajraktareve (te cilet mund te vinin ne medyshje pushtetin e ardhshem komunist ne Shqiperi ).
×
×
  • Create New...