Armend Qushku
Admin-
Content Count
293 -
Joined
-
Last visited
-
Days Won
2
Everything posted by Armend Qushku
-
ALBANIA SPOT BRAUN xm8q5gWi9Xw
-
Besoj se kjo teme eshte nje cike me komplekse per sa i takon problemit fetar sesa atij etnik. Sidoqofte sadoqe te fryhet numuri i grekerve apo i vlleheve nuk do te perbeje problem apo nje kercenim per jeten shoqerore ne vend dhe sdo te jete nje motiv per pretendime sikurse ajo fetare. Ne aspektin fetar problemi qendron me shume ne mes fese islame dhe asaj ortodokse per vete faktin se shume shqiptar qe jetojne ne Greqi jane konvertuar ne Ortodoks. Situata eshte krejt ndryshe nga ana e te krishtereve pasi nuk pretendojne te jene shumice ne vend. Sidoqofte para ca ditesh kishte nje prononcim per mediat te krerit katolik qe konfirmonte faktin qe nuk paraqet problem nje rregjistrim mbi baza fetare ne komunitetin e krishtere -katolik. Persa i takon familjeve bifetare, aty duhet te kihen parasysh disa gjera : 1. a besojne ne Zot? 2. sa here shkojne ne vendin e kultit (kishe /xhami) ? 3 a besojne se institucionet fetare mund te jene percjelles se fjales se Zotit ? Ktu mund te hapet mundesia e deklarimit te vetes si : Adeist: Ai qe nuk beson ne Zot Deist: Ai qebeson se Zoti ekziston Agnostik : Ata qe nuk e njohin zotin dhe as pretendojne qe zoti ekziston apo jo, por mund te pranojne qe dikush tjeter ta dije. Besimtar Praktikant : Ai qe ndjek rregullisht ritet dhe ceremonite fetare. Nje pike tjeter e nxehte eshte edhe perplasja ne mes Bektashinjve dhe Myslymaneve Suni. Keta te fundit nuk e njohin ekzistencen e sektit Bektashi. Nje problem qe i ka rrenjet shume para se te zhdukej besimi fetar nga komunizmi ne Shqiperi.
-
LOL XD .... hahaha .... po te Sali Nanos pse nuk vendosni foto ? :P
-
Plan rezervë për dështimin e planit të parlamentit
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Politika
Satira eshte gallate , jo cdokush eshte ne gjendje te satirizoje. Sidoqofte nuk perkrah Mero Bazen per levizjet e tij. Dihet qe medja nuk duhet te mbeshtese poziten apo ata qe jane ne pushtet sikurse ndodh ne Itali. Por ama duhet te jete e balancuar dhe reale mbi pasqyrimin e realitetit. Sandri shpëton Taçin nga parullat në stadium kundër tij Sandri e kishte menduar të lehtë, por dje ishte në hall. Taçi, i cili i premtoi 100 mijë euro vetëm që të siguronte një dalje në foto me kryeministrin, i binte gjithë ditën telefonit të sigurohej për takimin. Sandri nuk dinte ç't'i bënte. Shikonte numrin e Taçit dhe fliste me vete: - Ç'më gjeti me këtë k..., dhe këtë kam mangët. Më duhen aq shumë ato lekët, pa di unë ç'i bëja këtij. Pasdite u lidh me doktorin. - Si do t'ia bëjmë nesër, - tha, - të vijnë ata të Realit në zyrë apo jo? - Sandër, tani ata le të vijnë, e kupton vetë ti, por e kupton vetë ti, vetëm spanjollët. - Po mirë mo, ai që po paguan paratë duhet t'i shoqërojë, se vetëm s'kanë si vijnë ata. - Sandër, ti e di që unë kam shumë respekt për të, dhe ia kam shpërblyer gjithë ç'ka bërë për mua dhe familjen time, por në foto s'e pranoj dot. Ka gjyq javën tjetër, ma përdorin fotografinë. I çova gruan herën e parë, dhe po ma nxjerrin çdo ditë në TV. E kupton vetë ti tani... - Po si t'ia bëjmë, se gjynah, ka harxhuar gjithë ato pará? Ai për atë punë i harxhoi, ndaj e la dhe ndeshjen një javë para gjyqit. - Sandër, dëgjo. Po të më dëgjosh mua, i thuaj atij t'ia kërkojë si nder Bamirit. Shiko, na bën shumë punë, po e priti Bamiri. Pse na bën shumë punë? E para, e shikojnë ata gjyqtarët me Bamirin dhe e ndihmojnë në gjyq. Së dyti, po na akuzuan se ne kemi lidhje me Taçin, e kemi si fakt se Bamiri e ka më mik se ne. Dhe ajo që ka më shumë rëndësi është që spanjollët e quajnë ndoshta më të rëndësishme që i ka çuar te presidenti. - Mirë, po i them një herë, po ai e kishte qejfin te ty. Se dhe këta të tatimeve i janë qepur, i kërkojnë lekë çdo ditë. I kishte ikur një ditë shifra atij 2,5 milionë euro, dhe ata i rrinë në oborr, i thonë: "S'ke për ta paguar Realin, pa na dhënë ne lekët tona". Po ai u ka për t'u dhënë 70 milionë atyre, ku t'i gjejë ai 70 milionë?! - Sandër, e di unë këtë, po thuaji njëherë mos shkon te Bamiri dhe del në foto me Bamirin, se më duhet shumë ajo foto. - Mirë, po i them një herë, por, po nuk pranoi Bamiri, si t'ia bëjmë? - Po le të provojë me Edi Ramën. Shiko, dhe me atë kemi interes. Dhe po doli një foto me atë, na vlen shumë, se e kupton ti pastaj, le të hapë gojën e të thotë që është biznesmeni i Familjes, se i nxjerr foton. Po tani s'kam ç'them, se ai ka foto vetëm me gruan time. Ndaj më duhen fotot dhe me këta. - Po ato lekët e stadiumit kush do t'i marrë? - Po ato e kemi zgjidhur, i merr Fondacioni i Fëmijëve dhe i përdor për fëmijët në zonat e përmbytura. Por foto nuk duam. Foto jo, se na prish shumë punë. - Nejse, po i them një herë dhe të marr prapë. U lidh me Taçin. I shpjegoi që "doktori është shumë i interesuar që ti të bësh një foto, ose me Bamirin, ose me Ed Ramën, se ke ngel vetëm në foto me gruan e tij". - Po ça të bëj vëllai, se dhe ata sikur më bëjnë naze. Desha me i dhënë këtij Bamirit bluzën e Kakasë, por tha: "Nuk e du, se nuk më bën, jam i shëndoshë". - Po e bëjmë më të madhe, - i thashë... - Jo, - tha, - se s'ka kuptim po u bë më e madhe, se nuk është origjinalja e Kakasë. - Po mirë, thuj këtij Ed Ramës. - Po s'dun këta të Realit tek Ed Rama, se ai qenka i binjakëzu me Barcelonën dhe e marrin si fyerje. S'di ç'të bëj mo burrë. Thuj dhe një herë doktorit, se s'dihet, më pret. Sandri u lidh prapë me doktorin. - Qenka në hall, - tha. - Tek Ed Rama nuk shkuakan këta të Realit, se Tirana qenka e binjakëzuar me Barcelonën dhe ka rivalitet me Madridin. Bamiri i paska lënë më takt përjashta, se i ka ofruar ky bluzën e Kakasë dhe i ka thënë që "nuk më bën se jam i shëndoshë". Si t'ia bëjmë? - Ashtu...? Qenka punë dreqi. Dëgjo, ...shiko Sandër, nejse, ta mendojmë një herë, shiko, unë them, nejse, dakord, duhet gjet një zgjidhje, shiko, s'pranojnë ë..., punë dreqi, unë them, shiko, ta presë Ilir Meta. Shiko, e ka pas mik të vjetër, e ka ndihmu të futet në biznes, e ka ndihmu në fushatë, e ka mik të vjetër. Le të dalë me Ilir Metën. S'e pres dot vetë, më kupton. I kam borxhe, por tani e kupton vetë ti. Pas kësaj Sandri nuk dinte ç'të bënte. E mori prapë Taçin dhe i tha propozimin e doktorit. - Unë të dhashë paratë për doktorin, - i tha Taçi, - se Ilir Metën e kam pa pará, se e kam pagu gjithë jetën. I zënë ngushtë, Sandri, të cilit i duheshin ato 100 mijë eurot, i shpiku një rrezik tjetër. - Dëgjo, - i tha. - Më tha Lul Basha që ka të dhëna që një grup gazetarësh kanë porosit një banderolë të madhe që do ta nxjerrin në stadium, "Taçi kriminel". Tani po merremi, t'i identifikojmë kush janë. Do vëmë roje te dera dhe s'do lëmë asnjë njeri me banderola brenda. Ti si të duash, por, po nuk pagove gjë, do ta kesh stadiumin plot me banderola. - O vëlla, ça thu mo burrë? Jo mo s'thashë gjë për lekët unë, thashë sikur të vinte doktori. Lekët hallall mo, se unë e di që ti për mua po punon. Nejse, thuj pak Lulit ta shikojë mirë atë punën e stadiumit, se unë u kam thënë këtyre të Realit që e kam mbyll gjyqin dhe jam i pafajshëm. -
Sandri dje i humbi shpresat se socialistët do të hynin në Kuvend të hënën. Gjithë plani trejavor që kishin bërë për këtë çështje, duket se u zbeh. Kaçi, që hartoi strategjinë, nuk i dilte fare në telefon. Blushi, që ka vazhdimisht dyshimin se ca njerëz nga grupi punojnë me të dy krahët, s'kishte as nerva të diskutonte për këtë gjë. Doktori e merrte një herë në dhjetë minuta dhe e pyeste "Ç'ka ndonjë gjë të re?" Kjo e sikletoste dhe më shumë. Ishin aq mirë punët, në vijë. Futeshin këta të pestë të hënën, pastaj bëhej një mocion për debat kundër doktorit, gjoja do merrte mbështetje maksimale, do porositeshin dhe këta të partisë çame të kritikonin fort, dhe do të vinte dhe pjesa tjetër e PS në Kuvend. Pastaj le të iknin sërish, se nuk prishte më punë. E kishte gati dhe atë arsyetim. Do thoshte që këta të Ramës po ecin në gjurmët e Nanos, që shkonte një herë në gjashtë muaj në Kuvend. Por fare papritur plani ndryshoi. Kaçi thotë që "Rama u ka bërë presion të vetëve". Blushi thotë: "Kaçi po na e bën si në zgjedhje, që deri ditën e zgjedhjeve thoshte, e kam bërë unë formulën, një ditë më pas, kur humbën, thoshte e kemi bërë bashkë". Sandri nuk dinte ç't'i thoshte doktorit. E vetmja zgjidhje ishte të bënin fjalime të forta të hënën për në Kuvend dhe ta paraqisnin përmbytjen si sukses i vitit i qeverisë. Edhe doktori, i pezmatuar për dështimin e planit, e pranoi me gjysmë zëri këtë si variant. - Sandër, pa pyet një herë çfarë shifrash kanë këta për të dielën. Çfarë do nxjerrin? - Nuk e di doktor. Kanë nxjerrë grafikët e prodhimit të Fierzës dhe dy digave të tjera, dhe duan të të akuzojnë se ke rritur sasitë që të vësh në punë digat me kapacitet të plotë në dhjetor për t'i shitur energji Fazlliçit. - Ashtu ë? Pisat, po kush ka treguar, di gjë? - Po jo doktor, kjo s'është e vërtetë, s'ka nevojë të gjejmë kush ka spiunuar. - Sandër, kjo që thua ti, dakord, po ne duhet të gjejmë kush ua ka dhënë shifrat. - E kuptova, - tha Sandri. Mbylli telefonin me doktorin dhe u lidh me KESH-in. E thirri drejtorin për një kafe. - Pa kujtohu, - tha, - kush mund të ketë raportuar shifrat te PS? - Vallahi, - tha, - s'ka njeri që i di veç meje dhe një tjetri aty. I vetmi që i ka marrë shifrat zyrtarisht ka qenë Ruli, se më tha që "më duhen për ISP". Po qe se i ka shitur ai, se ai është i nxehur shumë me Priftin, se i ka hequr njerëzit e vet nga puna. - Jo mo burrë, se s'i them dot doktorit që të ka tradhtuar Ruli. - Nejse, unë nuk thashë t'i thuash doktorit, por të tregova kush i ka shifrat veç meje dhe një njeriut tjetër të besuar. Ai është i nxehur shumë me Priftin. Dhe me këtë Fazlliçin s'ka shkuar kurrë, se ai kishte lidhje direkt me doktorin. Dhe kur merrte tenderët, as telefon s'i bënte Rulit. Vinte këtu pesë minuta, sa firmosej kontrata, i fuste një telefon doktorit, dhe ikte. Ruli tërbohej dhe sa herë mbaronin tenderët, merrte shifrat. "Më duhen për studime", - thoshte. Këtë bëri dhe tani. Le që ai ka kanale komunikimi dhe me Ramën, sa herë i duhet. Ua thoshte gjithmonë për tangërllëk këtyre të mive këtu. "Fola dhe me Ramën dje, - thoshte, - i thashë që e ke gabim këtë punë." E ka zakon që mburret që punon me të gjithë. - Nejse, Rulin e kam mik e s'e shes dot. Po kjo qenka e rëndë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t'i them doktorit me takt ta detyrojë Rulin të çohet të hënën dhe të mbajë fjalim sa mirë janë menaxhuar digat dhe se pse KESH ka bërë një punë të shkëlqyer. - Aman më qafsh, po e bëre këtë, do na shpëtosh. Do jetë kryevepër. Se, e para, do bëhet si legen, se nuk na shikon dot me sy e mund t'ia plasin ata të PS që Ruli na i ka dhënë shifrat. - Nejse, unë kaq do ta bëj, pastaj të shkojë si të shkojë, - tha Sandri. - Shumë mirë, shumë mirë, - fërkonte duart drejtori. - Se ai pis s'ka lënë gjë pa bërë kundër nesh tani. I ka hequr ky Prifti ca hajdutë që ka pas në ministri dhe është bërë bishë. S'ka kujt t'ia nxjerrë dhe na e nxjerr ne tani. Ja, ka vajt na ka shit gjithë sekretet. Kam hall se bien në dorë të prokurorisë dhe pastaj hajt sqarohu me ta. Se doktori na ka dërguar me shkrim dore shifra të tjera dhe po ndryshojmë gjithë të dhënat. - E di mo e di, se bashkë i kemi bërë ato. Nejse, kështu po e bëjmë. Deri këtu po e çoj unë Rulin, sa të çohet të hënën në seancën e jashtëzakonshme të mbrojë KESH-in dhe menaxhimin e digave. Ata, po kanë bythë, le ta denoncojnë, po s'kanë bythë, le ta ruajnë. - Shefo, mos e merr kaq lehtë, - i tha drejtori, - se e ruajnë ata, se u duhet dhe për herë tjetër.
-
ky sondazhi ne portal nuk punon :( sa per temen dihet se alexa eshte vetem si direktori e mire ^_^
-
Deklarate e partise derguar elektoratit te saj !
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Humor
hahaha :D e se edhe une i kam klasifikua si spam te gjitha ato qe me vijne nga PS dhe MJAFT .... dergojne emaile cdo jave, thua se po m'bjen nermend per ta XD Vetem ama ata qe jane ne shqiperi jane tu pa spektakel falas :D.... -
Deklarate e partise derguar elektoratit te saj !
Armend Qushku replied to Armend Qushku's topic in Humor
Sa nam ky profili ktu :P Kliko te fotoja -
Deklarate e Partise drejtuar elektoratit te saj Partia jone i mban premtimet! Vetem budallenjte mund te besojne se nuk luftojme kunder korrupsionit. Sepse nese ka dicka te sigurt per ne , eshte ajo qe ndershmeria dhe transparenca jane themelore per te arritur idealet dhe qellimet tona. Do tregojme se qe eshte budallallek te besoni se korrupsioni do te beje pjese ne qeveri si ne te kaluaren . Ju sigurojme padyshim dhe me vendosmeri se drejtesia shoqerore do te jete qellimi kryesor i mandatit tone. Megjithate ka budallenj qe akoma mendojne se mund te vazhdohet te qeveriset me truqet e politikes se vjeter. Sa te jemi ne pushtet do te bejme c'te jete e mundur qe te mbarojne privilegjet, nepotizmi dhe favoritizmat. Nuk do lejojme ne asnje menyre qe te vdesin nga uria femijet e votuesve tane. Do te realizojme synimet tona edhe pse e dime se burimet ekonomike kane shkuar ne qindarken e fundit Do te ushtrojme pushtetin tone deri sa te merret vesh njehere e pergjithmone se Partia jone eshte nje parti e re demokratike e antikomuniste. P.s: per deputetet dhe aleatet tane ne qeveri jeni te lutur qe ta lexoni nga poshte lart kete tekst !
-
Shume lumturi dhe harmoni shpirterore;Shume para;Shume dashuri.... :D
-
hahaha :D ,,,, une jam rrite mo Gonny nuk jam ma kalama :P ..... e ke parasysh kur loznim me makinat loder kur ishim te vegjel ,,, tani shume makinat i kane,,, ata qe loznin me "Barbie" ndoshta kane edhe nani Barbie se verteti :D ...... X breshkolinen : kjo dhurata "ime" ka kthesa shume :D .... si thojne ktu Italiant : ke ku me i fut durt ne xhep :P lum si ti mo breshke , une bambollnen se kam gjet akoma :( ...... ndoshta kam kerku ne vend te gabum XD. .... ps. Cdo referim ndaj personi apo batute eshte thjesht shakà per t'ù largu icike nga realiteti thumbues.... nese ndonjeri ofendohet kerkoj falje !
-
frutat e pjekme jane shume t'amla , duhet me provua edhe te tjerat se shkojne dam pastaj :D
-
Shume e mrekullueshme,,,, eshte versioni italian i nje kenge Fraceze :D
-
Shume ide indetesante. Te uroj sukse ne kete iniciative BeniT . Edhe pse kthimi ne realitet apo tradite te nje gjeje te tille do shume burime njerezore dhe financiare per te cilat ne shqiptaret nuk eshte se jemi dhe aq "doreleshuar" XD..... Sa per vullnetaret , po te zgjaste nje dite 3-4 ore do te kishe mjaft persona te interesuar , por meqe eshte disaditore besoj se duhet te mbeshtetesh tek talexhite e te njohurit tuaj. Per sa i takon financimeve nga ana e Komunes Shenkoll apo bashkise Lezhe nuk mund te them asgje, thjesht ato me siguri per nxjerrjen e $$ do t'u duhet kohe dhe nuk mund t'i marresh brenda atyre 10-20 diteve qe do rrish per pushime. Duke patur parasysh edhe faktin qe ato kurre nuk financojne mbi 30-40 % te kostos se aktivitetit ( XD ,,, nesje zoti. Tushaj eshte biznesmen dhe s'do e ket probem ket pune ) ,..... nejse besoj i ke marre masat :D ,.... po pata kohe do e bej nje xhiro andej nga festa juaj :P....
-
breshkolina cfare materialit e ke bambolinon XD .... ku eshte "prodhu" ai ? ^_^ apo made in Albania... hehehe Te ai vendi te japin edhe "assistenza" edhe "istruzioni d'uso" - :P ..... une per dhurate do te doja nje si kjo .... Breshka si thua ti?
-
Piange il telefono (telefoni qan )- i Domenico Modugno aIu8JUz2N44
-
XD Breshkolina kam nje shoqe qe punon ne nje sexy-shop ,,,, ka dhurata dhe per ty cke ti ;)
-
eh fiks per "la puppa di gomma " e kisha fjalen X) Aman se ,po harxhoheni :P ,,,, ktu ne Milano i japin ne versione te ndryshme . po pati kush nevoje per ket "kukull" te me coje fjale .... vetem versioni japonez i "Geishave" ka mbaru , duhet me prite vitin tjeter ^_^ hahahah
-
Shokeve mund t'u dhurosh per loje : kukull prej gome , kitarre ose gjera te tjera teknologjike si kufje, box(autoparlante) etj.. Shoqeve mund t'ju dhurohet : fotokamer, kepuce, kapele , unaza, varjse, "byrylyzyke" hehehe edhe gjera te tjera gocash.. Te afermve mund t'ju dhurosh gjera nga me te ndryshmet..... Per Partnerin/en duhet te shkosh ne ndonje sexy-shop per te blere dicka aty ose ti dhurosh nje udhetim ne vende ekzotike XD---
-
Pershendes gjithe forumistat me kete video ^_^ Wf3a0byh7sc
-
kusho po me sugjeron te martohem?? jo mo kushe , kur ta doje zemra jote me u martu ,,,, ktu flitet per popullsine ne pergjithesi... e jo per persona te veçante si neve ^_^
-
Hahaha tallesh apo e ke seriozisht? Ky pohim juaji sipas meje ben pjese ne anen e keqe te mentalitetit qe kane shqiptaret .... sidoqofte gjen me pak meshkuj nen 30 vjeç qe jane me te vertete gati per martese, e kam fjalen per plotesimin e disa kushteve psikologjike-"shoqerore" -.. qe me te vertete e bejne dhe i japin edhe vete marteses nje kuptim/sens tjeter pervec atij te prokrijimit... shtoj gjithashtu se nuk jam dakord me martesat me shkuesi dhe se para martese duhet me te vertete ta njohesh partnerin/en me te cilin/en ke ndermermend te kalosh "jeten" permes menyrave te ndryshme ku nje nder te cilat mund te jete dhe bashkjetesa, nese ti Talexhi arrin ti bash te gjitha kto prara se ti kalosh te 30 , te heqim kapelen :P....
-
Lenda shkollore qe urrenit me shume dhe donit me shume
Armend Qushku replied to g°n's topic in Studentet
per me urry nuk kam urry asnje .... po sidoqofte me pelqente me pak lenda e sociologjise.... ndersa matematika me ka pelqy ma shum :P