Jump to content
Veriu Forum

Simba

Admin
  • Content Count

    487
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Everything posted by Simba

  1. P.S PA ALTERNATIVE.......... Kreu i PS-së është përfshirë nga paniku se po i dalin duarsh si të vjetrit e partisë, ashtu edhe të rinjtë që ka sjellë me vete. Pas Harasanit, protestat i kanë vijuar Ben Blushi e Arben Malaj, ndërkohë që Edvini ka pezulluar daljet televizive derisa të vendoset se cilët do të jenë “dëshmorët” e listës së deputetëve TIRANE – Lëvizja më e fundit e Edi Ramës, që ka të bëjë me tentativën për prezantimin e një programi të pretenduar elektoral, i ka krijuar atij vetë, kreut të PS-ës, më shumë probleme se sa përfitime. Në kushtet kur Edi Rama ka prezantuar vetëm numra “faqesh”, “masash”, apo edhe “drejtimet themelore” në programin e tij elektoral dhe ka prezantuar zyrtarisht edhe disa nga emrat e “ekipit” të zbatimit të mundshëm të këtij programi, pjesa tjetër e “të vjetërve” në PS, që nuk e kanë gjetur veten aq vizualisht përkrah Ramës në prezantimin e programit nëpër qytete e fshatra, duke ndjerë rrezikun e shmangies nga beteja elektorale, nuk ia kanë kursyer shqetësimin e tyre edhe kreut të PS-së. Në këto kushte Edi Rama, ka gjetur një zgjidhje të përkohshme, duke pezulluar pjesëmarrjen e drejtuesve të PS-ës, të të gjitha niveleve, nëpër debatet televizive politike, në mediat vizive. Burime nga selia e PS-së, bëjnë të ditur se zemërimit të disa ditëve më parë të Andis Harasanit, i janë bashkëngjitur edhe emra të tjerë, si Arben Malaj e Ben Blushi. Në takimet e këtyre “të vjetërve” me Edi Ramën, mësohet se Harasani, Malaj e Blushi, “merak” të tyre kanë pasur, mungesën e hapësirave për t’u shfaqur si prezantues e mbrojtës të programit, përkrah apo edhe veç Ramës. Ndërsa Harasani nuk kursen ankesat e justifikuara në ekrane televizionesh, Malaj, ka gjetur një zgjidhje origjinale, duke u paraprirë vizitave të Edi Ramës dhe duke u ulur në rreshtin e parë të militantëve, për arsyen e vetme, t’i tërheqë vëmendjen jo aq kryetarit sesa, të fokusohet nga ndonjë kamer televizive, për ta parë edhe anëtarët e mbështetësit e partisë, jo vendimmarrës për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë të PS-së. Nga ana e tij, nuk dihet nëse Ben Blushi apo Arben Ahmetaj, në tentativë për t’u ndjerë edhe më të sigurt, i kanë vënë qëllim respektivisht vetes, për të “dubluar” njëri-tjetrin në takime me elektoratin në fshatrat e Korçës, si gjetje për të ngatërruar anëtarët e mbështetësit e partisë, jo vendimmarrës për hartimin e listave të kandidatëve për deputetët PS-ës. Përpos këtyre sforcimeve individuale, prej secilit prej të rrezikuarve si kandidatë të mundshëm të PS-ës, ata kanë gjetur edhe “kurajë”, t’ia përplasin në fytyrë Edi Ramës, xhelozinë e tyre për zgjedhjen e “të rinjve” nga ana e tij. Në këtë përplasje me Edi Ramën, mësohet se Andis Harasani, Arben Malaj apo edhe Ben Blushi, nuk kanë lënë pa sulmuar as simbolin e “të rinjve”, Saimir Tahirin, kreun e Fondacionit “Qemal Stafa”. Sipas të zemëruarve “të vjetër”, Saimir Tahiri, i cili nuk ka munguar në prezantimin dhe mbrojtjen publike të programit elektoral, nuk është asgjë më shumë se një i pashkolluar, që më të shumtën e herëve i ka lënë studimet e larta përgjysmë, sesa i ka mbaruar ato. Për të zemëruarit “e vjetër”, Saimir Tahiri, “ikona” e prezantimit dhe e mbrojtjes së programit elektoral të PS-së, është as më shumë e as më pak, një i padiplomuar. I gjendur përballë këtij “reaksioni”, kreu i PS-së, Edi Rama, ka ofruar si zgjidhje të përkohshme dhe provizore, pezullimin e pjesëmarrjeve në ballafaqime publike (edhe nëpër emisione debatesh në televizione) të “të vjetërve” e “të rinjve”. Kjo zgjidhje e Edi Ramës, nuk ka kaluar pa rënë në sy, kur nëpër emisionet e ndryshme të formatit të debateve politike, prej pak ditësh mungojnë figura drejtuesish “të rinj” apo “të vjetër” të PS-ës, në ballafaqime t e mundshme me kundërshtarët e tyre politikë. ...
  2. Zoti ramiz ! Se pari ky debat nuk duhet pare si paragjykim fetare apo dicka tjeter te kesaj natyre.Sa per punet qe ka ministria kjo ceshtje hyn nder gjarat qe kerkojne zgjidhje nga vete ky institucion. Sic te thash edhe me siper ti dhe gjith te tjeret nuk duhet ta shohin si paragjykim ndaj fes islame pasi ketu shtrohet ceshtja e mbulimit e nje simboli te dukshem fetare.Kyqet,uratet apo tespiqet dhe ylli me hene nuk jane simbole te dukshme qe perbejne shqetesim dhe problem.Ndersa mbulesa po...Dua te theksoj ketu se un do isha kunder edhe sikur murgeshat te vinin te mbuluara ne shkolla laike pa perjashtim kundra.Pra kjo nuk vlen vetem per ferexhete por per cdo lloj mbulimi te te gjitha feve pa perjashtim...
  3. KETO QE JANE TE PA LARA: 1)Ne njeren fotografi eshte nje feste e mjaftit e oraganizuar ne kohen kur ne krye te tij ishte Erion Veliaj,ne nje nga skutat e tiranes ku veliaj & co organizonin perversitete (ketu) jane te maskuar si tranvestile dhe vampire...ndersa sot ky i pamoralshem na ben moral.... 2)Ne fotografine tjeter eshte Kristaq Rama me Nexhmije Hoxhen ne vitin 1972 ne nje nga pleniumet partis se punes ku "kryqezoheshin" dhe persekutoheshin "armiqt" e popullit dhe partis....babai i kryetarit te PS duartrokiste nderkaq keto krime........ FESTA_E_MJAFT.bmp
  4. Ja se si ka ndryshuar shqiperia ne harkun kohore te kater viteve 2005-2009 -Antarsimi ne NATO (kater vjet me pare as qe behet fjale per nje gje te tille) -Marveshja e asocim stabilizimit -Heqja e vizave brenda 2009 -jane keto disa nga shume gjerat qe i kane zbardhur shqiperis faqen brenda dhe jashte vendit. ME POSHTE FLASIN FAKTET:
  5. Simba

    Juventus-inter

    JUVENTUS VS INTER TE SHTUNEN ORA 20:30...DERBY I ITALIS.....
  6. Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve, i sugjeroi kreut socialist, Edi Rama, qe tu kerkoje falje banoreve per lidhjen e tij te ngushte Mihal Delijorgjin. Ky i fundit, pronar i kompanise ku ndodhi shperthimi i demontimit te armeve ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona. Avokati i ZMK-se, Altin Goxhaj, akuzoi se Kryetari i Bashkise Tirane, Edi Rama, i dha dy muaj para zhvillimit te zgjedhjeve, leje ndertimi Delijorgjit. "Jane keto leje, pjese e 30 lejeve qe Edi Rama i ka dhene Delijorgjit dhe jane keto, pjese e qindra lejeve te ndertimit qe shkaterruan dhe betonizuan qytetin e Tiranes, duke i hequr cdo shans rehabilitimi ne te ardhmen", u shpreh Goxhaj. Sipas tij, ne Tirane ndodhet nje Gerdec akoma me i madh urban, qe nuk ndodh ne nje dite te vetme, por perdite, duke shkaterruar te ardhmen e qytetit dhe qytetareve. "Edi Rama duhet te dale para qytetareve dhe t'iu kerkoj falje banoreve te Gerdecit per fajet e tija. Ai duhet te shkoje ne Prokurori dhe te shpjegoje, se cfare e lidh ate kaq ngushte me Mihail Delijorgjin lejet per te cilin nuk munguan kurre", vijoi Goxhaj. Ne replike me akuzat e ZMK-se, numri dy i Bashkise Tirane, Eduard Shalsi, u shpreh se akuzat nuk jane gje tjeter vecse nje manover dhe nxitje qe vijne nga Levizja Socialiste per Integrim. Sipas Shalsit, kreu i LSI-se, Meta, harron qe 15 marsi eshte dita e perkujtimit te viktimave te Gerdecit, jo e shpifjeve mbi lejet e ligjshme te dhena nga Bashkia Tirane. "Ilir Meta eshte kaq i verbuar nga urrejtja, saqe ka harruar se eshte dita per te kujtuar tragjedine e fabrikes se paligjshme te Gerdecit dhe jo per te shpifur mbi lejet e ligjshme te Bashkise se Tiranes", u shpreh Shalsi. Sipas tij, Meta eshte bere njesh me kryeministrin Sali Berisha dhe se bashku perfaqesojne shembelltyrat e politikes se vjeter. "Gjynah qe Meta perdori nje dite te madhe per nje poshtersi te vogel", vijoi Shalsi. Numri dy i Bashkise, akuzoi Meten si bashkepunetorin kryesor te qeverise ne pushtet dhe kreut te saj Sali Berisha. Bashkim ky, qe sipas Shalsit behet pikerisht ne nje dite perkujtimore si ajo e nje vjetorit te tragjedise se Gerdecit, e ndodhur ne 15 mars 2008
  7. Prokurorja dha dy ditë më parë shpjegime publike për median rreth një kompanie të paverifikuar të Mihal Delijorgjit dhe disa ortakëve të tij. Ajo tha, “që e dija” dhe “po verifikojmë”. Sikur Prokuroja, brenda kësaj mënyrën dalje më se të kombinuar, të dilte dy ditë më parë, më pak për të bërë “Top modele” dhe më shumë për të bërë detyrën, apo, apo, të kishte as më shumë e as më pak zellin e ekzagjeruar me “rastin Fazlliç”, ajo nuk do të kishte kursyer një urdhër bllokimi të kompanisë “Trans Digging Constuction”, shumë më shumë kohë më parë, pa pritur “verifikimin”, sepse të gjithë e mbajmë mend, se në urdhër-bllokimin e Damir Fazlliçit asaj s’është se ia ndjeu për “verifikimin” e tij, kur pretendoi se filloi hetimet “kryesisht” ndaj tij, hetime që ende vazhdojnë të gëzojnë të njëjtin status dhe megjithëse Damir Fazlliç hynë e del sa herë t’ia dojë kokrra e qejfit në Shqipëri. Por, ndërsa Prokurores “i ra si bombë” dosja “Fazlliç”, ajo realisht nuk pati kohë “ta verifikonte”, por thjesht të zbatonte skenarin e tentativës bllokimit të tij duke fabrikuar një argument më shumë politik, e kundërta ka ndodhur me (mos)bllokimin e “Trans Digging Constuction”, për të cilën ajo ka pasur gjithë kohën e mundshme për “verifikim” dhe pas këtij procesi, kur pa se nuk mund të prodhonte profesionalizëm, fabrikoi argumentin e zhurmshëm të radhës, në dobi të politikës, duke nxjerrë ca dokumente nga dosja “Delijorgji” dhe duke ushqyer mediat me “zhurmën” e radhës. Pas kësaj Prokuroja e pati shumë të thjeshtë. Duke qenë e mbarsur me kompleksin e fëmijërisë së dyzuar të saj, përballë jetës me prindër të dyfishtë, biologjikë e natyralë, ajo nuk e pati të vështirë të ndërsente të njëjtin person, për të cilin familja e shthurur e të cilit mjafton si argument për ta bërë atë xheloz deri në atë pikë, sa të sulmojë edhe fëmijët e ish-mikut të tij. Tashmë nuk është më tabu fakti që enturazhi i afërt i kryesocialistit Edi Rama ka leje për të gatuar poshtërsi kundrejt shërbimeve pa asnjë shpërblim, por thjesht nga qejfi dhe vetëm nga inati, dhe për këtë arsye nuk është ndonjë zbulim as ortakëria e dy zonjave Rama, me ish-mikun e mikut të Delijorgjit. Shumë mbështetës, jo vetëm të PD-ës por, edhe të PS-ës, kanë telefonuar këto ditë në redaksinë e gazetës “55”, të habitur nga fenomeni që ata ende nuk e kuptojnë. Pyetja e tyre është natyrisht joparimore, por e sinqertë: “Përse përbaltja vazhdon me të njëjtët amoralë?”. Fillimisht, deri pardje nuk e kuptonim shqetësimin real të mbështetësve që telefononin në redaksinë e gazetës “55”. Por, krejt e kundërta ndodhi dje, dhe gjithçka u kristalizua, kur pas skemës së njohur së shpërndarjes nëpër mediat elektronike e dokumentit të radhës, si gjithmonë nga i njëjti person, fjalën e mori politika pasi ky dokument ishte shtrydhur në atë farë mase aq sa përmbajtja e tij, jo nuk lexohet, por tashmë nuk mbahet as mend. Duke i qëndruar këtij argumenti, në respekt jo aq të kronologjisë se sa të shpjegimeve dhe kujtimeve të mbështetësve të gazetës “55”, saktësisht të martën, u gjet një person amoral, jo aq pse atij i mungon një dyshek bashkëshortor në inventarin e shtëpisë, por se atij thuhet që i del mangët edhe bashkëshortja, për të gatuar tollovinë e radhës nën logjikën e atij se “nuk duhet të bashkëpunosh me një person pse ai tre vjet më pas mund të dalë me ‘cen’ në biografi”. E pas “bërjes së qimes tra”, i njëjti person me moral jo aq për t’u marrë shembull, kishte bërë kujdes që “qurret tuberkulare” por edhe “gëlbazën mediatike” ta “shtrinte” në faqe gazetash, me pronarë që të vetmin moral të tyre kanë të bëhen baltë e shërbëtorë në kufijtë e të paparashikueshmes, pse mund të sigurojnë ndërtimin e një pallati e kulle, apo arnimin e unazave e rrugëve në Tiranë. Pas kësaj, saktësisht po pardje filloi pjesa më mjerane, por këtë herë, sipas skenarit të njëjtë, për politikën. Dhe për koincidencë, të njëjtët amoralë të zhytur në llumin e imoralitetit familjar, marrin përsipër të përbaltin në emër të të shiturit moral. Një nga ata amoralë, i njohur dhe i përfolur edhe në media edhe si hajdut xhepash dhe për të cilin bota i njeh ende si baba, jo atë që mund të ekzistojë në certifikatë por një tip “Flamuri a Fatmiri i qumështit”, nxitoi i pari pardje të fillonte përbaltjen e radhës, i ndërgjegjshëm se dje për “të mos ngelur në hije”, do të bënte të njëjtën gjë edhe amorali tjetër, i cili dikur kur e pyesnin në parlament, me duket, “se ç’punë bënë motra jote”, ai, nga padija ndoshta, përgjigjej “ore mbush ti”. E pra, këtë tipa që nuk dinë kë kanë baba, apo ç’profesion nga më të vjetrit ka motra, bëjnë sikur dinë ca gjëra të tjera, që jo se kanë lidhje me ata vetë e aq më keq me familjet e tyre, por se ata i marrin të mirëqena, pa tentuar ti kuptojnë, po i panë në televizione, apo po i lexuan në gazeta me pronarë, ndërtues pallatesh, kullash, unazash e rrugësh në Tiranë. Pyetja torturuese për shumë jo vetëm demokratë, por edhe socialistë, në këtë moment nuk është e ndershme dhe nuk ia vlen të komentohet, por sidoqoftë ajo shpreh një mentalitet makthi dëshpërues, në prag të konfirmimit të pushtetit. Të dëshpëruar nga një opozitë, të cilën nuk e mbrojnë dot, të dëshpëruar nga pamundësia për t’u pajtuar me ato që janë më të shenjta, familja dhe morali, ata, me sa duket, duan një përgjigje dëshpëruese, për ata që ende të njëjtët amoralë, që pas dyshekëve bashkëshortorë ju mungon edhe bashkëshortja, apo, apo, ata që të vetmen vlerë të tyre kanë që, bota i njeh për pasardhës në mos të një baxhoxhiu, të një shitësi të prodhimit të baxhove, apo, apo, ata që bëjnë të diturin vend e pavend për çdo lloj gjëje në parlament e jashtë tij, dhe tregohen aq të paditur e naivë, pse nuk kanë informacion se një kollare që mund t’ua dhurojë motra, nuk dihet se me ç’punë i ka nxjerrë eurot e asaj gjëje që i shtrëngon rrylin e fytit. Dhe kjo e bën të dhimbshme pafajësinë e mbështetësve demokratë e socialistë të PD-ës. Ndaj dhe pyetja e tyre dëshpëruese, e bërë nën dhëmbë dhe me shumë dhimbje, është: “Po pse përbaltja do të vazhdojë me të njëjtët amoralë që shesin moralë?!!! Së paku ata të ndryshonin”. ...
  8. Simba

    Qeshni me politiken....

    Nano i telefonon Berluskonit në Samit: Silvio, je i madh! Shoku i vjetër i Silvio Berluskonit, shqiptari Fatos Nano, ka qeshur me lot me gafat e Berluskonit në Samitin e G20-s dhe atë të NATO-s. Kështu nuk rrinte dot pa komunikuar dhe për një moment e mori në telefon. Ja pak a shumë biseda që u zhvillua mes tyre: Fatos Nano: Silvio, Tos Nano jam! Silvio Berluskoni: Po ku je mo burrë, se vetëm me ty nuk kam folur sot në telefon. Fatos Nano: E fortë ajo që bëre me Erdoganin, e le Merkelnin në këmbë dhe ia hoqe trurin fare. Silvio Berluskoni: Po, a të kujtohet se kur martoi djalin ky Erdogani dhe nga kryeministrat na ftoi në dasmë vetëm ty dhe mua? Fatos Nano: Po më kujtohet. Madje më kujtohet që Xhorxh Bushi u bë xheloz dhe mua s’më erdhi hiç mirë që u kishte thënë cave në një vend, që edhe pse mbahet si burrë babaxhan, Erdogan kishte ftuar në dasmë dy kryeministrat më rrugaçë të Evropës. Pra mua dhe ty. Silvio Berluskoni: Nuk ka gjë Toso, mua s’më ka mbetur hatri. Pastaj këta amerikanët kanë një problem të madh, që, nëse ikin nga presidenca ikin edhe nga politika. Ja tani Bushi nuk është askushi. Ndërsa unë dhe ti ikim e vijmë sa herë të duam. Fatos Nano: Mirë, mirë, por aty në NATO nuk jam ama. Silvio Berluskoni: Po ç’ke o burrë i dheut, e rregulloj unë këtë punë. Kur të futet Shqipëria në BE do jesh ti President dhe unë mund të jem edhe vetë President, kështu që në ceremoninë e anëtarësimit të Shqipërisë do jemi bashkë. Fatos Nano: I madh je Silvio dhe ua rregullojmë këtyre qerratallarëve këtu, sidomos këtij Edi Ramës, që thotë se Fatos Nano nuk ekziston. Silvio Berluskoni: Kush është ky Edi Rama? Edi Rama bën debat me Ben Blushin Debati RAMA vs BLUSHI (BERISHA) Një lajm i çuditshëm ka marrë dhenë këto ditë në media. Një kompani amerikane ka improvizuar një debat mes kreut të PS-së, Edi Rama, dhe deputetit Ben Blushi, si të ishin kundërshtarë politikë në një debat gjatë fushatës elektorale. Të dy u vunë përballë njëri-tjetrit dhe Edi Rama duhet të luante rolin e vet, ndërsa Ben Blushi atë të Berishës. Ja dialogu mes tyre: Edi Rama: Zoti Berisha, jeni bërë si pinoku, jeni gënjeshtari më i madh në historinë e politikës shqiptare. Keni gënjyer për taksat, keni gënjyer për korrupsionin, keni gënjyer për të gjitha. Ben Blushi (Sali Berisha): Ma mirë me veprue kështu se sa të bësh si ty, vepron me anë të 15-përqindëshit. Edi Rama: Ja edhe kjo është një gënjeshtër me bisht. Shqiptarët nuk i hanë këto gjëra. Ben Blushi (Sali Berisha): Ti je gënjeshtar dhe frikacak, se nuk ta mban të vësh emrin në listë si deputet. Edi Rama: Unë kam një kontratë me shqiptarët dhe tiranasit dhe nuk e ndërpres. Nëse ata më japin një mandat për kryeministër, unë e lë bashkinë dhe bëhem shef i qeverisë. Ben Blushi (Sali Berisha): Kur ta shohësh veshin pa pasqyrë. As mos e ço ndërmend. Edi Rama: O Blush, po ti je me mua apo me Sali Berishën. Unë me të vërtetë të vura aty të imitosh Saliun, por jo të bëhesh më Sali se sa vetë Saliu. Ben Blushi (Sali Berisha): Nuk foli fare. Kompania amerikane që organizoi improvizimin, konkludoi: Fitues i debatit është Fatos Nano.
  9. Per ti rene shkurt keti muhabeti...imagjinoni sikur ne nje komunitet kemi te gjith keto rraca qe duan te gjithe qe te paraqiten ne shkollen e tyre te komunitetit ne kete menyre...si do duket shkolla...???!! A do ishte normale...? xhubleta1.bmp
  10. Gerti Bogdani dha dorheqjen nga zedhenes i partis demokratike sepse eshte zgjedhur kryetare i forumit rinor te partis demokratike dhe sipas statutit nuk i mban dot te dy postet. Gerti Bogadani nuk dha doreheqjen sepse tha te verteten e turpeve te m.r 15% (edi rama njihet me kete nofke pasi ai sistematikish merr 15% te vleres se cdo leje ndertimi qe jep).Gerti Bogdani nuk dha doreqjen se ai tregoi fetyren e vertet te perversiteteve te pafundme te edi rames qe ka derguar ne cmendine gruan e tij(duke akuzuar se femijen e ka me babane e edit) apo qe merr nje homoseksual me fame boterore per ti bere fushaten apo qe deri dje dilte lakuriq anembane europes dhe organizonte orgji te pa-fundeve ne mes tiranes. Nuk eshte problemi se Edi Rama ka bere keto gjera se ne fund te fundit i ka bere sipas moralit qe ka,por problemi me i madh eshte tek ata njerez qe besojne tek vlerat e keti te degjeneruari dhe shohin edhe veten e tyre deri diku tek ai duke shpresuar tek ky person i pashprese...
  11. Demokratët akuzuan dje kryesocialistin Edi Rama si njeri të skandaleve seksuale, madje duke i kujtuar orgjitë kolektive me tri femra jo shumë kohë më parë. Shkak për këtë është bërë sulmi që tellallët e tij po i bëjnë zëdhënësit të PD-së, Gerti Bogdani. Duke i dënuar këto sulme, përmes një deklarate për shtyp, PD-ja bëri dje të ditur se nuk mund të mbulojë lakuriqësinë e turpin e tij, duke vënë në shënjestër të sulmeve zëdhënësin demokrat. Sipas PD-së, nuk është Gerti Bogdani që akuzon Edi Ramën për orgji kolektive me zotërinjtë A.K.S.N.E.T. dhe tri femra si vetja e tyre, por është Edi Rama që i organizoi ato për 6 muaj rresht, edhe duke i filmuar dhe hedhur ato në panel. “Nuk është Gerti Bogdani që ka akuzuar Edi Ramën se në aksese histerike të orgjive të tij prishte qetësinë familjare të komshinjve të tij, por janë komshinjtë e tij, të cilët e kanë denoncuar atë disa herë në polici për prishje të qetësisë familjare të tyre”, - thuhet në njoftimin për shtyp. PD bën më tej të ditur se nuk është Gerti Bogdani ai që ka zhveshur lakuriq Edi Ramën, ish-ministër, në plazhet publike, por është Edi Rama që ka vendosur standarde, të cilat qëndrojnë në kreun e piramidës së turpit të moralit njerëzor. Ndaj Partia Demokratike i kërkoi dje: “Shalsit të Bashkisë dhe Mimit të Partisë të ndërpresin sulmet ndaj zëdhënësit të Partisë Demokratike dhe të garantojnë qytetarët se lideri i tyre nuk do të shfaqet më pa të mbathura në publik”. Partia Demokratike dënon këto sulme ndaj z. Bogdani, i cili u tha qytetarëve të Shqipërisë të vërtetat për liderin e tyre, të vërteta që nuk i di vetëm Tirana dhe Shqipëria, por e tërë bota. “Shalsi i Bashkisë dhe Mimi i Partisë duhet ta dinë se nuk është Gerti Bogdani që akuzoi Edi Ramën për akuza të rënda ndaj së shoqes se fëmijën e ka me të atin e tij, por është vetë Edi Rama, që ka divorcuar nënën e djalit të tij për këto akuza dhe i ka rrënuar jetën”.
  12. Te gjitha keto qe jane shkruar me poshte jane te referuara revista dhe gazeta te ndryshme...C'do gje eshte e faktuar... Nuk ka pse te ndihet askush i ofenduar pasi nuk eshte asgje e tridhuar nga un... Ju ftoj ta lexoni pasi shkrimi eshte sa trondites aq edhe humoristik ! Homoseksualizimi është bërë sot vlerë e së majtës shqiptare. Edi Rama në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007, zgjodhi si imazhin e vet të fushatës hebreo-amerikanin Arthur J. Finkelstein, themeluesin dhe pronarin e kompanisë “Arthur J. Finkelstein and Associates”, që e asistoi Edi Ramën dhe PS-në në fushatën elektorale. Arthur Finkelstein, shefi i kompanisë që asistoi fushatën elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e fundit vendore, është një homoseksual i deklaruar, i cili në prill 2005 e pranoi publikisht që, katër muaj më parë, në dhjetor 2004, ishte martuar me mashkullin me të cilin bashkëjetonte prej një kohe të gjatë, në një ceremoni martese të zhvilluar në Massachusetts të SHBA-ve. Dhe për herë të parë për këtë gjë nuk shkroi ndonjë gazetë e çfarëdoshme por vetë gazeta “New York Times”, e cila në 9 prill 2005 botoi lajmin sensacional se hebreo-amerikani Arthur J. Finkelstein, 59 vjeç, para katër muajsh, pra në dhjetor 2004, ishte martuar në mënyrë sekrete me një mashkull disa vjet më të ri në moshë, me të cilin bashkëjetonte prej 40 vitesh, gjë të cilën Finkelstein e pranoi publikisht. Pra, z. Finkelstein bashkëjetonte që në moshën 19 vjeçare me një mashkull më të ri në moshë, pra që kur kishte filluar bashkëjetesa kishte qenë i mitur, çka do të thotë se z. Finkelstein është pedofil. Z. Finkelstein, i cili deri në momentin e bërjes publike të këtij fakti pati drejtuar fushatat elektorale të shumë politikanëve të njohur në SHBA-të dhe në Izrael, u bë një person i padëshiruar për politikanët e shquar, dhe tashmë klienti i tij politik ka mbetur Edi Rama. Arsyen e zgjedhjes të këtij njeriu na sugjeron një shkrim i Edi Ramës i botuar në vitin 1997, në revistën “Përpjekja” të sponsorizuar nga Fondacioni “Soros”. Në këtë shkrim Edi Rama thotë se gjatë një udhëtimi që kishte bërë jashtë vendit në fillim të viteve ’90, kishte takuar disa emigrantë shqiptarë që punonin si pederastë me pagesë në një stacion treni. Edi Rama thotë se u drejtoi pyetjen: “Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41) Njëri nga ata i përgjigjet: “E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë ***** dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë *** me **** e në fund të fundit të marrësh po ato para?!” ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dëgjon këto fjalë tregon se edhe vetë hyri në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?! Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari». ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 42) Në parantezë, këtu veteranët, që sot e propozojnë Edi Ramën për titullin “Nderi i Kombit” të shohin sesi Edi Rama tallet me dëshmorët duke perifrazuar në titull vargjet e këngës së njohur partizane “Lule Sofo, lule djalë”. Edi Rama nuk e thotë nëse e ndau atë natë “tek mullari”, dilemën « ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë *****… apo të lodhesh duke shtyrë *** me loqe», por me siguri që kjo ka qenë e njëjta dilemë me atë që e ka torturuar mikun e vet Arthur J. Finkelstein. Për një marrëdhënie mes njerëzish që e shqyrtojnë së bashku këtë dilemë, dëshmon kjo letër sa mallëngjyese, aq edhe e dyshimtë, që Edi Rama i shkruan Blendi Gonxhes kur ky ishte në Greqi, letër që Edi Rama ka pasur kurajën kompromentuese ta botojë në librin e vet “Refleksione”: “I nderuari Gonxhe, kriza e personalitetit tim besoj se është fare e lexueshme përderisa unë po merrem me një figurë kaq të hepuar si ti. Hepimi yt që mbi të gjitha është mungesë personaliteti, sidoqoftë nuk e balancon aspak zbrazëtinë time të plotë përpara jetës… Megjithatë zotrote mos kujto se erdhi dita të jetosh kryelartë në një kohë që unë ende marr frymë mbi të njëjtën botë ku zvarritesh edhe ti”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 163) Pas të gjitha gjasave, ky që i shkruan këto, duhet të jetë ai “që shtyn”. Edhe shoqëria civile pranë Edi Ramës duket qartë se e ka homoseksualizmin vlerë të saj. Lëvizja «Mjaft» u vu në qendër të një skandali publik vitin e kaluar kur u publikuan fotografi të një orgjie mjaftistësh, ku meshkujt ishin veshur si femra. Shefi i «Mjaft» Erion Veliaj atëherë, në një konferencë shtypi u shpreh se këto ishin party normale ku kishin marrë pjesë dhe diplomatë të huaj. Nga kjo shqiptarët kuptuan vetëm që këto gjëra janë normale për mjaftistët, që i kanë thënë mjaft edhe moralit tradicional. Sa për diplomatët e huaj pjesëmarrës, ata me siguri duhen të kenë qenë holandezë, se Holanda, «sodoma» e Europës, është ajo që financoi Lëvizjen «Mjaft» që nga krijimi i saj. Po vitin e kaluar qytetarët e Tiranës ishin shumë të indinjuar me një grup transvestitësh dhe homoseksualësh,(mjaftiste) që kur u detyruan të largohen nga gropa e Hajdin Sejdisë prapa Pallatit të Kulturës ku i bënin orgjitë deri më atëherë, kur kjo u vendos të mbyllej nga qeveria, kishin filluar t’i bënin orgjitë në qendër të Tiranës, në trotuarin e rrugës mes Pallatit të Kulturës dhe Hotel “Tiranës” duke tmerruar njerëzit që kalonin me familjet e tyre. Arrestimi i këtyre sodomianëve nga policia u bë pas protestave të mëdha të qytetarëve. Çuditërisht OJQ-të, mes tyre dhe “Mjaft”, që nuk kishin reaguar përballë protestave qytetare kundër këtyre orgjive publike, reaguan kur policia veproi për t’u dhënë fund këtyre gjërave të papranueshme. Atëherëkreu i Lëvizjes “Mjaft” Erion Veliaj, e çoi kritikën e vet për qeverinë deri në arrestimin e këtyre transvestitëve, siç bëri në një intervistë në TVA, në fillim të shtatorit të 2006, kur i pyetur për punën njëvjeçare të qeverisë, doli në mbrojtje të këtyre të degjeneruarve, duke ia atribuuar këtë veprim të policisë, të cilin e dënoi, si përgjegjësi të qeverisë dhe duke u shprehur se ky veprim do të shkaktojë protestat e organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të homoseksualëve. Kuptohet që këto organizata do t’i informonte dhe perkrahte Lëvizja «Mjaft».
  13. Simba

    Qeshni me politiken....

    Vetem Ben Blushi mund te qesh pa leje ne PS Socialistët vazhduan edhe këtë javë serinë e telenovelës "Dialog me Shqipërinë". Në pjesën e 313-të ngjarjet u zhvendosen në Kurbin. Kryetari dhe kryesia patën idenë që këtë pjesë ta titullonin "Balada e Kurbinit në PS". Mirëpo nuk kishte asnjë që të luante rolin e Timo Fllokos dhe Matilda Makoçit, ndaj kjo u shty për herë tjetër. Të gjithë deshën të luanin vetëm rolin e Pashait turk. Gjatë mbledhjes nuk ka munguar dhe humori mes socialistëve, aq sa në një moment Andis Harasani nuk hezitoi të qeshte me të madhe. Por komenti me të cilën e shoqëroi Rama të gajasjen e Harasanit, hyri menjëherë në historinë e partisë. "Andis, në Partinë Socialiste vetëm Ben Blushi lejohet të qeshë pa leje", ka thënë Rama. Pas kësaj në sallë as nuk foli e as nuk qeshi njeri. Kush do vizë për në BE, të shkojë te sportelet e PS-së Sa kot që lodhen shumica e shqiptarëve për të marrë një të uruar vizë për në Bashkimin Evropian. Kot e kanë dhe këta të Ministrisë së Integrimit që duken se çoç bëjnë për këto vizat. Problemi na qenkësh shumë i thjeshtë. Mjafton që PS të vijë në pushtet dhe do kemi viza me bollëk për të shkuar në Evropë. Dhe kjo nuk është premtim elektoral, se fushata, shyqyr zotit do edhe nja ca muaj që të vijë. Këtë e ka thënë vet "Qemal Stafa", në fakt jo Qemali direkt, por sozia e tij, Samir Tahiri, që drejton fondacionin "Qemal Stafa". Më pas mendimi u mbështet edhe nga kryetari i PS-së dhe i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Kur socialistët e shekullit të ri të vijnë në pushtet, të gjithë do të marrin viza në BE. Në fakt dikush nga salla me platenë e nderuar të analistëve bëri një llogari të thjeshtë. Zgjedhjet janë në 2009-n, edhe po fitoi PS, Oli Ren nuk lë këmbë shqiptari të kalojë në BE. Ndërsa në 2013-n ose në 2017-n ne mund të kemi bërë nja ca hapa para për në BE. Mos vallë Rama ka lënë të kuptohet se PS do vijë në pushet në 2013-n ose 2017-n. Nga të gjithë Qemalistët, të pranishëm në sallë dhe që çoç marrin vesh nga politika e re, kjo nuk u komentua.
  14. Vjet disa shoke me thane se milani do ta zinte patjeter vendin e 4 ne kampionat...pupupupu ca genjeshtre ..zhgenjim i papare.... :tongue: :tongue: :tongue: :tongue:
  15. Simba

    Qeshni me politiken....

    Bëhet ndryshimi në fjalorin e gjuhës shqipe, dy telat tani quhen mbërthecka Printoni E-mail Shkruar nga T.O. e diel , 15 mars 2009 M Mbërtheck/ë-A f.sh. -A, -AT. 1.Kopsë; karficë për të kapur dy anët e një petku etj. 2. Ilik;thilë. 3. pjesa e fundit e këmbës së përparme të qingjit a të kecit të thekur, me të cilën i mbërthejnë barkun kur e pjekin në hell. shtese: 4.(dy tela që mbërthejnë sutienat) Nuk e ka parë fare në aspektin skandaloz videon e "Fiks"-it ish-zëvendësministri dhe studiuesi me pasion kolonjari i historisë së vendit tonë, Artan Lame. Kur një gazetar e pyeti Lamen, se si e komentonte këtë verim të Pangos, Tan Lame iu përgjigj: Shikoni, këtu, unë nuk dua të merrem me të tashmen, por vetëm me të shkuarën, me antiken dhe me atë që i ka munguar kulturës dhe historisë sonë kombëtare që nga Fan Noli, Fan Konica e Fan Fan Tulipani. Në rastin e Pangos, unë kam pikëvështrimin tim. Të gjithë jeni turrur, a bëri apo jo mirë Pango? Mos e shikoni vetëm në këtë drejtim. E gjithë kjo mesele ka një vlerë kombëtare. Cila është do thoni ju, që rrini tavolinave. Ja për shembull. Deri më sot ato dy telat që mbërthejnë atë gjënë në vendin intim të një femre nuk kishin një emër shqip. Ylli Pango, ministri i Kulturës, tregoi kulturë në këtë drejtim. Duke i vënë fjalën "mbërthecka", tashmë ato dy telat kanë një emër. I bëj thirrje Akademisë së Shkencave, i bëj thirrje Institutit të Gjuhësisë, i bëj thirrje ministrit të ri të Kulturës, i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i bëj thirrje gjithë Kolonjës dhe vetë Fan Nolit, Fan Konicës dhe Fan Fan Tulipanit, që të ndikojnë në mënyrë pozitive që në fjalorin zyrtar të shënohet fjala mbërthecka. Vetëm kështu kultura jonë do të mund të tregojë të njëjtën kulturë që kanë treguar një herë e një kohë të parët tanë me papion dhe me smoking. Dialogu i Edi Ramës për Gërdecin me një plak në lagjen "Ali Demi" Ka ngjallur të qeshura të mëdha biseda e Edi Ramës me një banor të lagjes "Ali Demi" në Tiranë, kur kreu i PS-së po trokiste derë më derë për të ftuar të gjithë në një miting të opozitës për Gërdecin. Sapo pa Ramën në derë i zoti i shtëpisë, tha: Më në fund ia arrita kësaj dite, vetë kryetari i bashkisë më erdhi në derë. Ja dhe dialogu: I zoti i shtëpisë: Mirë se erdhe vetë, o kryetar! Unë isha matur disa herë të të vija vetë në zyrë, por mendova të të mos shqetësoja, se helbete, ke shumë punë. Edi Rama: Po xhaxha, kam aq punë sa mezi kam ardhur këtu. I zoti i shtëpisë: Mirë bëre që erdhe vetë. Unë kam një hall të madh. Më ka ardhur fatura e dritave për muajin shkurt, 150 mijë lekë të vjetra. Ky është kulmi, jo vetëm që shkurti është muaj i shkurtër, jo vetëm që unë vetëm një dritë kam ndezur, por unë s'kam as televizor, as dush e as ngrohje. Kështu erdhe që erdhe, më ndihmo që ata të KESH-it ta rregullojnë. Të dëgjohet fjala zotrote, se kryetar i bashkisë je, kryetar i PS-së je, më ndihmo. Edi Rama: Po xhaxha, për këtë kam ardhur, të dielën duhet të dalësh në shesh për të protestuar për Gërdecin. Kjo qeveri duhet të shporret një herë e mirë. Mirupafshim! I zoti i shtëpisë: Po fatura ime e dritave? Edi Rama: Kur të vijmë ne në pushtet ma sill mua. Nano: Pango mos u mërzit, ti je i yni! Një nga njerëzit që është renditur në krahun e Ylli Pangos në historinë e skandalit të seksit është nga më të rrallët. Fatos Nano di të jetë edhe në këtë rast në të kundër të rrymës. Pasi ia treguan mirë e mirë për atë që ndodhi, Nano i gjendur si gjithnjë me pushime të stërgjata në Vjenë, reagoi në këtë formë: I çoni fjalë Yllit nga ana ime dhe i thoni të mos mërzitet. Sa skandale kam kaluar unë në qeveri, s’janë gjë fare përballë kësaj tëndes. Të vetmen gjë që ka bërë gabim, ishte fjalori me mbërthecka. Këtu nuk i falet Pangos, mësohet të ketë thënë Nano, po sa për të tjerat mos të mërzitet. I jap unë ca video që kam siguruar kur isha kryeministër dhe ta shikojnë ata. Pango është i yni dhe i të gjithëve. Mos e braktisni në këtë moment delikat!
  16. Simba

    Qeshni me politiken....

    E fundit e Erion Veliajt: Meta, I love you! Pasi tha se Ilir Meta mban peng interesat e qytetarëve. Pasi tha se Ilir Meta po sillet si ministër i qeverisë “Berisha”. Pasi tha se Ilir Meta vepron me një parti familjare. Pasi tha se Ilir Meta dhe 9 grevistët e tjerë kushtojnë 20 milionë euro pasuri. Pasi tha se Ilir Meta vepron në çift. Pasi tha e ç’nuk tha, dhe për të gjitha këto që ka thënë tani është në një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, i paditur nga vetë Ilir Meta, në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, në rubrikën e së shtunës “50 pyetje”, Erion Veliaj sqaroi opinionin publik se nuk e kishte direkt fare me Ilirin si emër dhe me familjen e tij. Madje, madje, kryetari i grupimit politik “G99” i uron gjithë të mirat e kësaj bote Ilirit dhe familjes së tij. “Unë e kam me fenomenin”, tha mes të tjerave Veliaj. Hajde merre vesh se kush është fenomeni këtu dhe kush është Ilir Meta.
  17. Simba

    Qeshni me politiken....

    Edi RAMA tenton te shohe veshin pa pasqyre...! Edi Rama hapi sytë kur në emisionin “Opinion” Sali Berisha përdori një shprehje që e ka përzemër. “Kur Rama dhe Meta ta shohin veshin pa pasqyrë, atëherë unë bëj koalicion me të”. Dhe Edi Rama vrau e vrau mendjen, dhe një ditë kur shkoi në shtëpi e pa veten para pasqyrës. Vetja i dukej, koka po se po dhe veshi dukej që ç’ke me të. E hoqi pasqyrën, por ç’të shikonte, veshi nuk dukej fare. I dha e i mori dhe veshi nuk i bindej. “Paska të drejtë axha Sali, veshi nuk u shifka me pasqyrë, kështu që koalicioni me PD-në nuk u realizoka. Koalicion me PD-në i bie të ketë vetëm ndonjë kryetar me veshë të gjatë”, tha me vete. Kroi kokën se mos i kujtohet ndonjë, po nuk i rezultoi që Meta, Gjinushi, Milo e ndonjë tjetër të kishte veshë të gjatë. Atëherë lëshoi batutën: Si duket edhe këtë herë Berisha nuk bën koalicion. “Ora News” zbulon informatorin e Fatos Nanos Të gjithë ngrinin supet se nga dilnin informacionet në media për ish-kryeministrin Fatos Nano. Jepnin dhe merrnin të gjithë, po mendja nuk i shkonte askujt. Zbulimi u bë gjatë emisionit “Ora e debatit” me gazetarin Alfred Peza, kur në një moment kreu i LSI-së, Ilir Meta, bëri deklaratën bombë: “Nëse doni të dini për Fatos Nanon, ja ku keni Gim Isakun dhe ai ua thotë të gjitha”. Gimi i ndie ngushtë dhe menjëherë reagoi: “Unë nuk paguhem të jem informator i Nanos”, tha Gimi duke krijuar ilaritet në studio, por edhe te shikuesit. Tanimë të gjithë e kanë të qartë, nëse del ndonjë gjë nga të dhënat për Fatos Nanon, ia ka nxjerrë miku i tij, Gim Isaku. Në fakt Gimi e përgënjeshtron këtë. Dialog imagjinar mes Berishës, Enverit, Zogut dhe Duçes, ditën që Shqipëria anëtarësohet në NATO 7 prill 2009. Në selinë e NATO-s në Bruksel pritet të ngrihet edhe flamuri i Shqipërisë si anëtarja më e re e aleancës së Atlantikut të Veriut. Më poshtë po botojmë një dialog imagjinar mes kryeministrit aktual, Sali Berisha, diktatorit Enver Hoxha, mbretit Ahmet Zogu dhe diktatorit italian, Benito Musolini. SALI BERISHA: E patë, e futa Shqipërinë në NATO. Ju që e pushtuat me trupa dhe me ide komuniste, pëlcisni nga inati tani! Tani jemi në aleancën më të madhe të Perëndimit dhe kjo është dita më e gëzuar e jetës sime. Vetëm Edi Rama nuk e donte këtë anëtarësi. Ai u thoshte të huajve, prisni sa të vij unë në pushtet. Por, tani s’ka më. Unë jam kryeministri pas Ismail Qemalit që kam bërë emër në historinë e Shqipërisë. ENVER HOXHA: Ç’thotë ki, more! Në cilën aleancë ma fute Shqipërinë more Sali? Në atë aleancë që ne u ruajtëm për 50 vjet? Po kjo është tradhëti kombëtare more! Unë e hoqa Shqipërinë edhe nga Varshava. SALI BERISHA: Po, ne pritëm në llogore për 50 vjet se mos na sulmonte njeri, por as amerikani e as gjermani, as rusi e as greku nuk na sulmoi. Kot qëndruam në bunkerë. AHMET ZOGU: Po na sulmoi italiani ama, në kohën time, më 7 prill qielli i Shqipërisë u nxi dhe unë ika në Greqi. SALI BERISHA: Për këtë qëllim unë në 7 prill, pra pas 70 vjetësh po ngre flamurin shqiptar në NATO. BENITO MUSOLINI: Domethënë do jenë bashkë Italia dhe Shqipëria në një aleancë. E shikoni, unë këtë kisha qëllim më 7 prill, por nuk më kuptuat. Unë doja një aleancë me të gjithë Evropën dhe e nisa nga Shqipëria. SALI BERISHA: Mirë o Duçe, po me Etiopinë çfarë kishe? Ne për herë të parë ishim në një shtet së bashku me zezakët e Afrikës. ENVER HOXHA: Këtu Saliu ka të drejtë, ti Duçe je një armik i popullit dhe i partisë, dhe për këtë do ta paguash. Do ta paguash edhe ti Ahmet që kur të sulmoi Duçja, ti e le vendin në mëshirë të fatit. Por, mirë bëre ama, se ma le mua. Ndërsa ti Sali edhe ke bërë mirë që sulmove Ahmetin dhe Duçen, por nuk ke bërë mirë që na e fute Shqipërinë në NATO. Po i them Mehmetit të merret një çikë me ty, se duket se më ke shpëtuar kur u morëm me Beqirin dhe Hito Çakon. Pastaj ta tregoj unë NATON-n ty. SALI BERISHA: (Heshtje) Gazetarja Eriona Ymeri dehet në 4-vjetorin e “Tirana Observer” Gazetarja më e mirë e të gjitha kohërave, në sektorin e ekonomisë dhe njëkohësisht edhe shefja e marketingut të gazetës, u gëzua pa masë gjatë festës në 4-vjetorin e gazetës “Tirana Observer”. Piu e gëzua aq shumë, sa në një moment u deh keq. Nisi të tregojë të gjitha lajmet dhe informacionet që nuk ka botuar në gazetë, të gjitha skandalet ekonomike në Shqipëri dhe në fund deklaroi se kriza ekonomike e ka prekur Shqipërinë. Madje foli edhe për planin rregullues të qytetit të Fierit, që më në fund tani e ka një të tillë. Madje foli edhe për ata që janë diplomuar jashtë dhe janë kthyer për të punuar në Shqipëri. Foli për problemet e ngrohjes globale, madje edhe të vështirësive të presidentit Obama në këtë periudhë. Por edhe për presidentin Sarkozi dhe gruan e tij të dytë, Karla Bruni. Në fund, pasi foli mirë e mirë, botoi në numrin e radhës në gazetë lajmin me titull: Lista e personave që legalizohen nga Shaban Memia. P.S. Pasi i doli pija, Eriona u kujtua që i kishte premtuar dikujt për t’i sjellë 1 kg raki, por nuk ia kishte dhënë.
  18. Jam koshient se egziston edhe nje teme engjashme diku tjeter..por besoj se nuk eshte vendi duhur te trajtohet aty..pasi kur qeshim-qeshim ndersa kur flasim dhe diskutojme eshte gje tjeter....
  19. Simba

    Komtaria Jone

    Pervec spektaklit te vershimit te shisheve te ujit dhe nje celulari nokia mbi lojtaret Hungarez ne castin e shenimit te golit.....asgje tjeter interesante s'pashe ne stadium ate nate..sja vlen ta blejme me ate bilete per te pare kombetaren....ndersa ne humbasim,HAN zgerdhihej..e salihit qe i bien topa pa pushim ne koke e se dergon nje ne porte..MAZALLAHHHHH....sic thone anej ka shnini
  20. Simba

    Komtaria Jone

    NESER LUAJME ME HUNGARINE SI MENDONI ESHTE MOMENTI ME I MIRE PER TE MARRE TRE PIKE APO PER TE PARE NJE TJETER PARAQITJE SKANDALOZE SI ME MALTEN NE SHKURT......
  21. MERO BAZE SHOW E dashur Nënë Jovankë. E mora letrën tënde. Të mërkurën në mbrëmje shkova e takova kryeministrin në shtëpi. Isha në ankth si kishte kaluar aty, por letra jote më qetësoi. Kryeministri ishte mirë. Unë hyra aty rreth orës 10 dhe ndenja rreth një orë e gjysmë. M’i shpjegoi të gjitha ç’kishte bërë në Bosnjë. Më solli dhe letrën tënde dhe u gëzova shumë. I shpreha shqetësimin tim që nuk munda të isha në krah të tij në atë vizitë, por kështu erdhën punët. Profetin s’e duan kurrë në atdhe të vet. As këtë nuk e duan këtu, as mua nuk më duan në Bosnjë. Por rëndësi ka që ka kaluar mirë dhe i ka vënë ca pika mbi i me ata plehrat tanë që më përndjekin mua. Këtej punët janë mirë. Luli i ka vënë punët në vijë. Se, siç e di ti, dhe unë, dhe Luli kemi të njëjtin avokat. Këtë na ka dhënë kryeministri. Dhe ai Pango këtë ka pasur, por në fund kryeministri i tha këtij: “Mos e mbro” dhe ai u tërhoq. Ne po na shkon mirë. Lulit po përpiqen t’ia mbyllin gjyqin me procedurë, d.m.th., t’i thonë gjykatës mos e gjyko, se prokuroria ka kaluar afatin tri ditë. Por këta plehrat e prokurorisë kanë nxjerrë nga sirtari fakte të reja që do t’i paraqesin në gjykatë dhe thonë që kështu procesi vazhdon. Por kryeministri më tha që, sa të jetë ai gjallë, s’kanë për ta vazhduar, se ai do ngrejë njerëzit në rrugë kundër tyre. Dhe atë mikun tim, Mediun, po e shpëton me këtë procedurë. Po përpiqet t’i ngrejë padi prokurorisë dhe ta shtyjë, sa të rizgjidhet deputet. Pastaj merr prapë imunitetin dhe sorollat dosjen nga Gjykata e Faktit në Gjykatë të Lartë. Se ma përsëriti dhe mbrëmë ky burri. “Po humba, - tha, - të dy ata djemtë do t’i lë kryetarë partish që të mos i prekin. Lulin të PD, Fatmirin të PR, dhe po deshën le t’i fusin në burg, se bëhen heronj si Fatos Nano. Duhet të mësojmë dhe nga gabimet tona”, - më tha. Se në fakt është penduar që e ka futur në burg. Mbrëmë kaluam mirë shumë. Pimë nga një shishe verë bashkë. Ishte shumë i kënaqur, se të nesërmen do miratonte këtë protokollin e NATO-s. E ka mirë punën tani. Sado të flasin këta të opozitës, ai do mburret me NATO-n. Por e ka keq me këta amerikanët, se i thonë, po e përdore NATO-n politikisht kundër opozitës, do dalim kundër teje publikisht. Dhe është trembur pak, se i prish shumë punë. Këtu po përpiqet të hapë fjalë që e ka mirë me Amerikën dhe keq me ambasadorin, por s’para e besojnë këtë, se dalin gjithmonë ata nga Uashingtoni dhe thonë që ambasadori ka besimin tonë. Por sidoqoftë ishte i gëzuar. Folëm gjatë për të gjitha gjërat. Dhe për fushatën që po vjen. Do t’u gjej një kompani për fushatën. Më tha hapur: “Këtë radhë mos ki merak për lekët. Madje, mund të rrisim dhe faturën dhe t’i lëmë ca mënjanë, se mund të vijnë ditë të vështira më pas.” Folëm dhe për gjyqin tim. Më tha: “Mos ki merak fare.” Letër-porositë nga Qiproja mund të vonojnë dhe mund të mos vijnë fare. Po s’erdhën ato, ç’do më bëjnë mua? Në fund të fundit, dhe po më dënuan, kiamet i madh. Nuk do vij më këtu. Autorizimet për çdo gjë ia kam lënë studios së Argitës, i ndjek ajo punët. Folëm në detaje dhe për opozitën. Më ka vënë pak në siklet, se në fillim, kur nuk njiheshim mirë, unë kisha nevojë të krijoja besim dhe u nxitova, i kam pas thënë që kam ca video të Edi Ramës nudo. Dhe ai u bë shumë entuziast. Më tha: “Ku i ke gjetur?” S’dija ç’t’i thosha dhe i thashë që unë jam anëtar i bordit të WIKIPEDIA-s në internet. Ai e çmoi shumë këtë. Po ishte një gazetar pis aty që u tall dhe tha është gjithë lagjja ime anëtare, kushdo që ka internet në shtëpi. Por ai s’e kuptoi mirë. Dhe ua tha dhe atyre në parlament atë që unë kam materiale kompromentuese për opozitën. Tani m’i kërkoi ato, po unë s’kam ku t’i gjej. I thashë m’i kanë zhdukur, por mund të sajojmë diçka. I dhashë shpresë kot, se s’kam ku t’i gjej. Po kur dola, se ç’ishte një që më filmoi me celular. Në fakt, nuk e kuptova, po pashë rojën që vrapoi ta zbonte. Ai do jetë mërzitur shumë, se s’më ka marrë në telefon pas kësaj. Në fakt, ai paskësh qenë kot, se ishte një vajzë në “City Long”, një lokal aty që më paska filmuar. E tmerrshme është në këtë vend. As të shkosh privatisht në një shtëpi s’të lënë. Dhe kryeministri e ka thënë publikisht që “shtëpia është kështjella ime”, po këta nuk marrin vesh. Dhe aty i bien më qafë. I ka thënë të gjitha, u ka kujtuar Kodin e Vdekjes, Kodin e Familjes, Kodin e Kanunit, po s’dëgjon njeri. Këta janë popull i çuditshëm, besojnë vetëm Kodin Penal dhe Kodin Civil, këto kodet e tjera të këtij kryeministrit nuk i duan. Kurse ky i do të gjitha këto Kodet. Kurse për Kodin Penal dhe Kodin Civil nuk ka shumë respekt. Më ka thënë kaq herë që “dua t’i ndërroj”, por i duhet konsensus. Tani letrën po e mbyll. Siç e sheh, këtu telashet nuk mbarojnë kurrë, por shpresoj se do t’ia dalim mbanë. Më bëhet qejfi që je mirë dhe shpresoj që një ditë telashet e mia në këto vendet e Ballkanit të mbarojnë dhe unë të bëhem njeri normal si gjithë të tjerët dhe të shëtis i lirë, pa më futur njeri në burg. Yti, Damiri. KETE RUBRIKE KONSPIRATIVE MUND TA GJENI CDO DITE TE GAZETA TEMA....TEK RUBRIKA E SAJ "ANTENA BRENDA FAMILJES"
  22. Shoh se "debati" me ty qenka konstruktiv dhe ben mire qe po mi kujton ca gjera qe kam dashur ti parashtroj me kohe. Ky forum me sa di un nuk eshte vetem i verioreve por dhe i te gjith shqiptareve pasi me sa kam pare kemi anetare edhe nga lushnja,fieri kosova et. Se dyti ndalohet diskriminimi mbi baza krahinore,fetare dhe ideore...besoj se kjo eshte e qarte edhe ne rregullore. Pastaj gjuha shqipe ka nje drejteshkrim qe duhet repektuar mendoj dhe ne nuk duhet ta leme forumin te bjeri ne nivele te ulta intelektuale e provinciale.Perkundrazi forumi ka nevoje per shtrirje me te gjere si ne nivel gjeografik ashtu edhe ne ate intelektual,teknologjik etj. E hapa kete ceshtje cila ska ndoshta lidhje shume me temen qe dikutohet ketu i nisur nga shume ankesa dhe verejtje qe me kane ardhur mua personalisht nga shume miq kolege etj se forumi juaj ka dallime krahinore raciale e gjuhesore....Nuk eshte mire qe ti japim kete pamje pasi ndikon negativisht ne mbarvajtjen e tij.... FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN DHE MOS HEZITONI TE VOTONI TE SONDAZHI I ZGJEDHJEVE !
  23. Ne rradhe te pare ke probleme me drejteshkrimin.Ne rradhe te dyte un nuk kam permendur ne asnje rast doktorin dhe as nuk e kam mbrojtur ate si person pasi nuk jam avokat me profesion.Ne rradhe te trete nuk kam shprehur ndonje term qe shpreh censure ndaj fjales se lire dhe lirise se te shprehurit dhe te menduarit. Edhe se harrova:URIME TE GJITH ANTAREVE TE VERIUT DHE GJITH SHQIPTAREVE PER ANTARSIMIN NE NATO.... (shpresoj te mos jeni xheloj per kete arritje te qeveris shqiptare)
  24. Ne rast se ti i referohesh gazetes "shekulli" dhe aq me teper asaj "TEMA" duket qarte se sa informacion asnjanes dhe realist merr.Sa per leximin e R.D e Z.P ketu ke te drejte se un ne fakt punoj ne nje drejtori tek zyra e mardhenieve me publikun keshtu qe i lexoj dhe ato te dyja pasi monitorimi i medias eshte nje nga detyrat e mia... :P ;)
×
×
  • Create New...