Jump to content
Veriu Forum

Simba

Admin
  • Content Count

    487
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Everything posted by Simba

  1. Ne fakt un vdekjen e keti ylli e mora vesh ketu tek veriu.Sapo erdha ne pune dhe hapa kompjuterin dhe faqen tone e pash...s'mu besua vertet ! Bota ka humbur nje nga yjet e muzikes boterore. Smu besua as mua ndonese lajmin e mora ne oret e vona te nates rreth 00:30 sepse lajmi ka qene vetem se kishte pesuar atak kardiak. Los Angeles Time ka dhene lajmin e para rreth ores 11:00 te nates te dates 25 qERSHOR 2009 se ylli popit ka mbyllur syet pergjithmone. Veriu Portal ka qene adresa e pare shqiptare online e cila ka shpallur lajmin e vdekjes se Michael Jackson, vetem 1 ore pas Los Angeles Time.
  2. Galiani qe kur ka shitur KAKA-n te Real Madridi nuk e nxe dera te dali jashte,pasi ka frike nga tifozet e irrituar qe i rrine te dera te gatshem per t'ia thyer tullen.Keshtu galiani drejton nga zyrat e milanelos operacionet e merkatos.Ndersa lexonte cdo dite gazetat dhe degjonte lajmet shihte se te gjitha klubet po blinin futbolliste dhe po aktivizoheshin ne merkato,vec milani -jo.Duke mendua per ndonje futbollist te lire qe mund ta merrete i vajti mendja te nje lojtare i potos qe ecte vrap shume.Keshtu mori braidan ne telefon dhe i tha Galiani-alo braida ckemi,nga behesh se nuk te kam pare Braida-jo un ketej rrotull kam qene duke lozur poker se pune skemi...... Galiani-po ke pare gjekundi per ndonje futbollist mo se lame name vec ne spo blejme kemi ngel duke shitur Baida-Po c'ti besh ku kemi lek ne,na i harxhoi (ai i madhi) me adoleshente..ti ke ndonje ide ??? Galiani-po kam nje ide.eshte nje fare sisokho andej nga porto them ta blejme se ua marrim lire atyre.Them ta blejme dhe ta reklamojme si blerje te madhe. Braida-po kush e njeh ate mo...pastaj i kemi kontaktuar ata te portos po na than se ben 20 milion euro. Aty galianin e zuri koka dhe ja mbylli telefonin Braidas....Bobo tha- ku ti gjejme ne gjith keto para.. Pasi erdhi verdalle ca i erdhi ne mendje nje ide...e gjeta thoshte me vete-dhe kercente perpjete nga gezimi dhe ne cast telefonoi braidan Galiani:E gjeta vangjel ! i tha-se ju kujtua ai filmi "perralle nga e kaluara" qe kishte pare me berishen kur kishte qene ne tirane per trofeun e tacit. Shiko mundohu ti shpikesh ndonje difekt ati sisokhos ne menyre qe ti ulim cmimin. Braida;po jemi munduar por i ka te gjith parametrat ne rregull. Galiani:po ja thuaj se ka dhemballen e prishur e s'loze dot...Aty braida s'u mbajt dot por ja dha se qeshures Galiani:pse qesh ne kemi genjyer kushedi sa klube keshtu-dhe i bertiste nga telefoni Braida:po kush i ha keto o adri se i dhemb dhemballa dhe s'luan dot vec ty po ta degjoj.Nuk calon gomari nga veshet mo.. Galiani:po c'thua mo ne keshtu per skarco kemi marre kushedi sa lojtare deri tani,pak jane:Vieri,ronaldo,favali ronaldinho te gjith keshtu i kemi marr.. ok ok i tha-braida dhe u largua per te negociuar me porton me pretekstin qe i kishte mesuar galiani. Te nesermen te gjitha gazetat u hapen me shkrimin qe:Milani nuk blen sisokhon se ka dhembet e prishur.Dhe shkrime te tjera qe tallnin galianin Kur i lexoi gazetat galiani e kuptoi se kishte lene name. i iku truri ! Por shume shpejt i erdhi ne mendje nje shprehje tjeter nga ai filmi "perradhe nga e kaluara" qe kishte pare me berishen kur kishte qene ne tirane:Cudia me e madhe tre dite zgjat-do harrohet....dhe i futi nje mendje te lehte..
  3. Mbeshtetja e elektoratit, dy jave para zgjedhjeve 41.1% PD 33.2% PS 3.1% LSI 2.3% G99 0.5% PSD 0.5% PBDNJ 0.4% PR 0.3% PDI 0.2% PAA 0.2% Poli i Lirise 0.2% PDK 0.1% PBDL 0.1% BK 0.1% LZHK 4.1% Asnje 9.7% Te pavendosur 1.5% Nuk e di 2.3% Pa pergjigje Parashikimi i 140 mandateve per Kuvendin e Shqiperise Shkoder 7 PD 4 PS Lezhe 4 PD 3 PS Kukes 3 PD 1 PS Diber 4 PD 2 PS Durres 8 PD 5 PS Berat 2 PD 4 PS 2 LSI Gjirokaster 1 PD 4 PS Korce 7 PD 5 PS Vlore 5 PD 7 PS Tirane 16 PD 13 PS 2 LSI 1 G99 Fier 7 PD 8 PS 1 LSI Elbasan 8 PD 6 PS Totali 72 PD 62 PS 5 LSI 1 G99 A ndikojne fushatat e partive ne percaktimin e votes tuaj me 28 qershor? 57.5% Jo fare 29.4% Po pak 9.4% Po shume 3.7% Nuk e di Cfare eshte sistemi politik ne Shqiperi? 9.3% Demokraci e avancuar 45% Demokraci ne zhvillim 21% Demokraci e brishte 20.3% S'mund te quhet demokraci 4.4% Nuk e di Dalja ne zgjedhje 74.6% Votoj cdo here 9% Zakonisht votoj 4.6% Zakonisht nuk votoj 2.2% Nuk votoj fare 8.1% Nuk e kisha te drejten 1.1% I penguar 0.3% Pa pergjigje
  4. Keto tentativa te deshperuara per te ndalur hovin e fitores se 28 qershorit do te marrin fund me 28 qershor.....
  5. Kur lexova titulin (ku je nise ka je tu shkue...) thashe mos behet fjale per tekstin e nje kenge te gjeto luces se keshtu vazhdon dhe ajo.... Sa per vijon me poshte skam ndonje koment per te bere pasi eshte nje kasete e degjuar dhe sterdegjuar nga blushet,kloset dhe bushatet...flm
  6. Edhe pak dite na ndajne nga zgjedhjet parlamentare ne shqiperi.Jeni te lutur te gjith te votoni ne sondazhin e hapur nga forumi yne per zgjedhjet. Vota eshte absolutisht e fshehte..... Votoni ne menyre qe dhe ne si forum te dalim me nje perfundim tonin........flm
  7. Kujdes nga keto media,nuk thone te verteten !
  8. Levizja "mjaft" tashme del hapur si nje vegel e bindur e partis G99 dhe e se majte ne pergjithesi. Kjo organizate pasi prodhoj nje parti te majte (G 99) dhe i sherbej edi rames per te rrezuar NANO-n nga froni i pushtetit dhe partis ne 2005 tani kerkon te behet pale hapur me G 99. Nderkohe qe ne statutin e saj thuhet se ajo eshte nje organizate e pavarur qe ka per qellim te jete prane qytetareve........ Keshtu disa prej ketyre prej "gjeneraleve" te kesaj oraganizate kane kerkuar ne gjykate te c'regjistrohen nga "levizja mjaft" per tu paraqitur ne zgjedhje si komisioner te "G 99".Por qe nje vendim i gjykate te hyj ne fuqi do kohe keshtu qe ka mundesi tu ngeli thate kerkesa e tyre.
  9. 1-5.900 k\m rruge 2-Dyfishimi i pagave dhe pencioneve. 3-Rruga durres-kukes (kryevepra inxhenerike shqiptare,e kam vizituar personalisht) 4-Antarsimi i shqiperis ne NATO 5-Firmosja e marveshjes se asocim stabilizimit 6-Aplikimi per ne B.E (e cila bahet vec pasi te plotesohen kushtet,te cilat sigurisht qe jane bere) 7-Dixhitalizimi i shqipersi (para 4 vitesh inteneti ne shqiperi ndollej vetem ne qendra te ndyshme qe edhe ato ishin shume te rradha,pra interneti ishte nje luks.Sot interneti ka hyre ne c'do shkolle dhe ne shumicen e familjeve ne qytet,por edhe ne fashtra te ndryshem se paku ka nganje qender te tille) 8-24 ore drita nga vetem 12 deri ne 16 qe kishim 4 vjet me pare. Zoterinj un e kuptoj se shqiperia ka serish shume per te bere por mos harroni se kjo parti demokratike e mori vendin nga sistemi i bunkerve dhe e beri nje vend kandidat per ne B.E Beni nje pyetje vetes...pse gjitha keto arritje sidomos ne fushen e politikes se jashtme...? pergjigj-ja eshte e thjeshte.Kjo qeveri ka punuar dhe bota na ka vleresuar per kete. Nese ju jeni nihiliste nga natyra eshte gje tjeter...... SHQIPERIA PO NDRYSHON .........
  10. Jam dakort se gazetaria ne shqiperi eshte klienteliste dhe varur politikisht.Ja shiko "TOP CHANNEL" 70% te kohes per fushaten elektorale ja kushton P.S dhe kualicionit te saj.Ndersa pozita dhe PD jane fare te diskriminuar.Pa le mire se censurohet P.D si parti por censurohen edhe veprimtarite e qeverise si inagurime punimesh,raportet pozitive qe vine nga organizmat nderkombetare per qeverine etj. Zoteri,nuk mund te arrihet pavarsi nje media duke share palen tjeter e duke qene i njeanshem.....
  11. Erion Veliaj zhduk bashkë me të vëllanë 300 mijë euro kredi për biznesin rinor..... Si u mbyll dhe u zhduk pa lënë gjurmë zyra e Fondacionit MJAFT, ditën kur duhej të raportonte se çfarë po bëhej me paratë e vetëpunësimit të të rinjve ,Nga Avokat Altin Goxhaj* “Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija që Maarti Ahtisaari themelon të tilla fondacione, po do sigurohem që t'ia them tani që e kemi më shpesh në rajon”. Erion Veliaj (Marrë nga shkrimi i Erion Velias “Mero Baze, më në fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanën e vet” botuar në gazetën “Koha Jonë” në 28 Tetor 2005) Erion Veliajt prej vitesh i është kërkuar të bëjë transparente paratë që ka përfituar nga donatorët ndërkombëtarë të destinuara për shoqërinë civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë. Arsyetimi i tij karakteristik spërdredhës ka qenë se ai i jep llogari donatorëve të huaj dhe jo shqiptarëve.Prej një viti, kërkesa për transparencë është përsëritur me tone më të forta pas angazhimit të hapur politik të Veliajt me G99 si provë integriteti pasi ai po i kërkon shqiptarëve që të bëhet administrator i taksave të tyre. Si mund t’i besohet dikujt të administrojë taksat e shqiptarëve që refuzon hapur të bëjë transparente sa para ka marrë dhe si i ka harxhuar fondet që burojnë nga taksapaguesit e huaj? Në fakt arsyeja pse Veliaj refuzon të tregojë sa para ka marrë dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye të forta: E para, Veliaj nuk tregon dot se ka përfituar mbi 5.4 milionë euro nga komuniteti ndërkombëtar, kontribute këto për shoqërinë civile shqiptare sepse të gjithë do të kuptonin se pse sot në Shqipëri nuk ka më asnjë qendër rinore që të ofrojë shërbime për rininë. E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milionë euro janë grabitur drejtpërdrejt nëpërmjet bizneseve familjare të klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj). Dhe e fundit, sepse me një pjesë të këtyre parave të dhëna nga donatorët për të mbështetur shoqërinë civile shqiptare janë kanalizuar për të financuar në mënyrë të paligjshme Partinë private të tipit OJF G99. Por një nga rastet më të paprecedente në shoqërinë civile shqiptare është pikërisht mënyra se si Erion Veliaj në konflikt të pastër interesi përfitoi 300 mijë euro që duhej të ofroheshin si kredi të buta për rininë shqiptare i ndau dhe zhduku me të vëllanë e tij Arbër Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Mazniku dhe Fuga. E gjithë kjo grabitje ka ndodhur nëpërmjet vrimës së zezë të Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllën dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe të gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj për të fshehur gjurmët e korrupsionit galopant me donacionet ndërkombëtare të destinuara për shoqërinë civile shqiptare. Një ndër pikat më të errëta të këtij Fondacioni është “zhdukja” pa lënë gjurmë e vet Fondacionit bashkë me qindra mijë eurot e tij, të cilat mund të kenë fluturuar një ditë të bukur në numrin që kontrollon Erion Veliaj në San Francisko, “145 Swiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)”. Një ndër arsyet kryesore që ky Fondacion u zhduk një ditë të bukur pa lënë gjurmë, është edhe se Fondacioni MJAFT ka gëlltitur një shumë të pallogaritshme parash (nga të dhënat paraprake rezultojnë 300 mijë euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbështetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Wales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbretërore angleze). Parimi i konfliktit të interesit si mekanizëm korrupsioni për mbështetjen e Politikanit Erion Veliaj Në 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anëtar i Bordit të Balkan Youth Children Foundation, një Fondacion ndërkombëtar që u krijua me qëllim mbështetjen e iniciativave rinore në Ballkanin e pasluftës së Kosovës dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi për zgjedhjen e Velisë si përfaqësues i Shqipërisë në krye të këtij Fondacioni, erdhi në 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros në Shqipëri, shqiptaroamerikani Fron Nazi, i cili njihet si një ndër ekspertët kryesorë të Sorosit në Ballkan. Ky është njeriu që zgjodhi celulën e parë të Soros në Tiranë në 1992. Në vitin 2004, sapo Erion Veliaj bëhet anëtar Bordi, një lumë donacionesh të destinuara për shoqatat rinore në Shqipëri të cilat aplikonin më kot për fonde, shkuan për MJAFTËT e Velisë. Për këtë arsye po atë vit, u regjistrua në Gjykatën e Tiranës Fondacioni MJAFT, një organizatë e cila kërkonte të diversifikonte politikën e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatorë të ndryshëm për MJAFT, pasi shumë donatorë e kuptonin se po thyenin çdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milionë euro në numrin e llogarisë së Lëvizjes MJAFT megjithëse kishte vetëm 1 vit jetë. Sipas të dhënave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur në vitin 2004 si anëtar i Bordit të Balkan Children and Youth Foundation, në krye të të cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, në konflikt të pastër interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT: “Youth Business Albania (YBA)” (“Biznesi Rinor Shqiptar”). Duke shkelur çdo parim të konkurrimit të barabartë për projektpropozime (pasi ishte jashtë çdo lloj kriteri të aplikimeve), i gjithë fondi i BCYF shkretoi të gjithë buxhetin bazë të këtij fondacioni për Shqipërinë. Problemi bazë i pakënaqësisë ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit që kishte një anëtar Bordi me mbështetjen e strukturës së tij. Sipas CV së Erion Velisë në Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar të Fondacionit MJAFT në San Francisko (e cila sipas të dhënave të ëebsitit të zhdukur të fondacionit MJAFT është më e rekomandueshmja për çdo transfertë donacionesh pasi është “pa taksa”). Problemi më i madh që kishte projekti i “Biznesi Rinor Shqiptar” ishte mënyra e harxhimit të parave. Ky projekt synonte dhënien e mikrokredive për të rinjtë, para të cilat do tu jepeshin me grante deri në 4000 Euro për çdo biznes të ri dhe më pas me paratë që do të kthenin së bashku me përqindjet e të kredituarve të parë do të kreditoheshin të tjerë të rinj dhe kështu me radhë do të krijohej një Bankë Rinore e cila do të vazhdonte të funksiononte si subjekt i shoqërive të mikrokreditit. Kjo fushë përcaktohet si dhënie kredish dhe fondacionet që japin para me përqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nëse nuk kanë një licencë të dhënë nga Banka e Shqipërisë. Paratë e donatorëve më të rëndësishëm në botë, përfshirë Familjen Mbretërore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), të cilat njihen botërisht për mbështetjen që i japin bizneseve dhe vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet fondeve të mikrokreditit, iu dhanë një organizate pas asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa asnjë lloj ekspertize të domosdoshme dhe të detyrueshme që kërkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga të dhënat e dokumentuara se nuk ka plotësuar asnjë kërkesë për t’iu njohur e drejta e dhënies së mikrokrediteve pranë Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, as sipas ligjeve të para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të dhënë mikrokredi. Ndaj dhe për këtë qëllim këto fonde iu duheshin besuar një institucioni të licencuar por Veliaj nuk mund të pranonte që ti ikte nga dora që thelë kaq e majmë që më pas do ta ndante me të vëllanë, Maznikun dhe Fugën. Në vitin e parë, shuma prej 55,800 dollarësh amerikanë, iu dha 15 të rinjve, të cilat duhej ta kthenin me përqindje më të lartë për të shërbyer si kreditim i besueshëm dhe jashtë çdo risku për të tjerë të rinj. Personat që morën shumën ishin anëtarët e Lëvizjes MJAFT të cilët në kundërshtim me ligjin për OJF-të, e kthyen organizatën e tyre në një organizatë që ndan fitime. Por ajo që përcaktoi konfliktin më tipik të interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vëllait të vet Arbër Veliaj 18 vjeçar i cili edhe mori që në fillim grantin maksimal që lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshëm financiar dhe i dënueshëm nga legjislacioni shqiptar, ndodhi nën hundën e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave duke përfshirë në shkeljen e ligjit mbi piramidat e ‘97 edhe zyrtarë të lartë të kohës. Problemi kryesor që pati granti i parë i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lënë gjurmë një ditë të bukur e të gjithë fondit të mikrokredit rinor prej 300 mijë eurosh, fakt që ka implikuar në këtë lojë të shëmtuar vetë zyrtarët e BCYF. Këta zyrtarë janë vënë në siklet të madh këto ditë se nuk po dinë si të raportojnë dështimin e tyre dhe vrimën financiare me emrin Fondacioni MJAFT që zhduku një ditë të bukur 300 mijë euro të Familjes Mbretërore Angleze dhe të disa donatorëve të tjerë, para që u dhanë për të mbështetur punësimin rinor në Shqipëri. Në vetë faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e të dhënave komprometuese se kush kontribuoi për paratë e mikrokreditit të paligjshëm rinor në Shqipëri, kush i mori dhe mbi të gjitha në formë spektakolare, tregohet Arbër Veliaj duke marrë paratë në një ceremoni zyrtare nga vetë i vëllai Erion Veliaj (siç shihet edhe në foton bashkëngjitur). Qindra mijë euro të kontribuara për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar dhe të zhdukura nën hijen e rëndë të personalitetit Marti Ahtisaari, janë një nga rastet që tregon se si kanë abuzuar këta pionierë të politikës së re të korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet më parë i kujtoi Mero Bazes që e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin që e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashmë i ngelet Ahtisarit ti përgjigjet pyetjes: a është ai krijues i fondacionit të Sudes në Shqipëri me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarisë bankare në San Francisko të të cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari që nuk ka asnjë dijeni për këtë histori, edhe sepse nuk është ai që e ka krijuar kurrë Fondacionin MJAFT, është pikërisht modeli se si Veliaj shpik çdo lloj historie mbi mbështetje ndërkombëtare për të fshehur vjedhjet e tij mbi paratë e rinisë shqiptare. Mënyra se si Veliaj ka keqpërdorur emrin e Ahtisarit është tipike si përralla e Velisë që gëzonte mbështetjen e Obamës (një përrallë që s’po përmendet më prej javësh pasi i ka dalë boja në mënyrë qesharake). Ajo që ka rëndësi sot është pikërisht që një nga elementet bazë të gjoja programit të G99 bazohet te punësimi i rinisë nëpërmjet fondeve të mikrokreditit. Pyetjeve që duhet t’iu përgjigjet Veliaj tashmë është se para se të përrallisë mbi punësimin e të rinjve shqiptarë nëpërmjet mikrokredive, më parë duhet të deklarojë ku janë 300 mijë euro të zhdukura të Fondacionit MJAFT, një pjesë të dhuruara nga Familja Mbretërore Angleze, që duhet të qarkullonin si mbështetje kreditimi për biznesin rinor shqiptar? Përse Fondacioni MJAFT është shpallur i mbyllur në marrëdhënie ndërkombëtare dhe përse nuk raporton se ku janë 300 mijë eurot e kreditimit rinor? Përse Fondacioni MJAFT ka fshirë faqen e vet online (duhej të ishte aktiv në faqen trokit ketu) dhe përse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Lëvizjes MJAFT (www.mjaft.org) kur gazeta “SOT” denoncoi zhdukjen e parave të Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave të Fondacionit MJAFT apo do të vazhdohet se qenka fshirë pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me të gjithë dokumentacionin (ndërkohë që pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë nuk ka ardhur kurrë ndonjë denoncim i tillë)? Ç’lidhje kanë 300 mijë euro-t e zhdukura pa lënë gjurmë me krijimin e biznesit të paligjshëm Grafik Propaganda (biznes i paligjshëm dhe pa numër licence) që drejtohet nga vëllai i Erion Velisë i cili ka mbi 80 klientë duke qarkulluar deri tani mbi 500 milionë lekë? Përse Erion Veliaj i ka deklaruar donatorëve se ai s’ka asnjë lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shumë mirë se është ai një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë ku dhe numri i llogarisë ndërkombëtare të Fondacionit që ndodhet në San Françisko kontrollohet drejtpërdrejtë nga ai vetë? Ja pra këto janë pyetjet që Erion Veliaj duhet t' iu përgjigjet në prezantimin e sotëm zyrtar të programit të G99 në Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ai sot, bashkë me bashkëpunëtorët kryesorë të zhdukjes së 300 mijë eurove të kreditimit të biznesit rinor do të prezantojë përballë disa dhjetëra të rinjve (që vijnë për të parë Alban Skënderajn), platformën e re por njëkohësisht të vjetër të punësimit të të rinjve shqiptarë nëpërmjet kreditimit të biznesit rinor. Por ai duhet të tregojë sot se çfarë bëri me 300 mijë eurot që iu besuan për kreditimin e biznesit rinor në 2004 dhe në vazhdim. A po mos plani i Veliajt është që siç i zhduku bashkë me të vëllanë, Maznikun, Milvën 300 mijë eurot plus përqindjet e vetëpunësimit të të rinjve do të bëjë edhe me dhjetëra miliona eurot e Qeverisë Shqiptare për punësimin e të rinjve nesër në rast se larg qoftë xhepistët e shoqërisë civile do të vijnë në pushtet? Festa_e_Mjaft.bmp
  12. Fatkeqesisht per disa parashikimi qe kisha bere ne janar po del..... KAKA' hap supermarketin milan...... 65 milion euro dergojne KAKA' NE MADRID......
  13. Galiani ka qene i shqetesuar keto kohet e fundit per situaten tek milani.Nje here ju desh te shpikte turne te ndryshem qe ti fitonte milani ne menyre qe ti shmagej me cdo kusht shprehjes "0 tituli".Pas kesaj ju desh te merrej me figuren e berlusskonit pasi ronaldinjo ishte bere xheloz se presidenti ja kishte kaluar ne gjuetine e femrave.Por mundimet per galianin nuk mbarojne me kaq anceloti i lodhur me deshtime iku nga syte kembet kaka' eshte me nje kembe ne madrid ndersa leonardo nga ana tjeter sa nuk ja shqeu xhaketen duke ju lutur ta bente trajner.Mbasi pa rreth e rrotull tha me vete: Dreq,asnje trajner s'degjon te vi tek ne se na ka dale nami se formacionin e ben berlussconi gjithmone,ndersa trajneri eshte thjeshte manikin. Nejse-tha me vete:Po bej leonardon trajner se ky eshte cun i degjueshem plus qe me cau koken gjith diten me bej mua me bej mua trajner.Keshtu vendosi ta therriste ne telefon.Leonardo nuk vonoi te vinte per 5 minuta,siduket i vinte nga pas gjithkund galianit duke i pergjuar levizjet se mos flirtonte me ndonje trajner tjeter. Leonardo s'vonoi dhe erdhi me nje fryme.... Leonardo:Ckemi mister,si te shkoj...... Galiani:Po ja po me iken truri duan te gjith te ikin nga ne,kaka po qane te shkoj ne madrid,pato do te shkoje ne londer,trajner te mire s'kemi para te marrim keshtu qe kam menduar te bej ty pasi je i familjes e i kupton mire kodet tona te familjes.Leonardo ju holl ne qafe galianit duke e puthur,madje gati ne buze.... Ndersa leonardo e perqafonte galiani nuk vonoi te nxirrte nga xhepi nje leter..... Po ajo c'eshte-pyeti leonardo i cuditur ?! Keto jane doket dhe zakonet qe duhet te dish perpara se te drejtosh milanin. Po he tha Leonardo gjith kureshtje-me thuaj c'duhet te bej..... 1-Formacionin nuk duhet ta besh asnjehere pa pyetur ate te madhin (berlussconin)..... 2-Nuk duhet te kerkosh asnjehere ne merkato futbolliste nen 35 vjec se s'kemi para te blejme te rinj te talentuar...... 3-Perdor gjithmone skemen e bredhit ne loje se vec ajo i pelqen atij...... Po si mund te fitojme keshtu ne me te njejten skeme e me futbolliste te plakur.....etj etj shshsh-i tha Galiani se ne gjithmone per vendin e 4 luftojme ne kampionat po arrite te tretin quhet arritje e jashtezakonshme. Po pse per titull nuk do luftojme?-pyeti leonardo Po c'titull o derrezi ku te le interi e mourinho ta shikosh ate zone plus me keta lojtare qe kemi ne qe mezi mbahen ne kembe ishalla kapim vendin e 4 se lame name duke luajtur nji vit ne UEFA e nje vit ne tur paraeliminatore... Bobo tha-Leonardo duke zene koken me duar.Po per trofe si do ja bejme se z'do na shqitet ky "zero tituli" Per ate pune mos ki merak-tha galiani.E kam rregulluar me nje mikun tim ne shqiperi qe sa here te duam ne shkojme atje organizojme nje trofe ashtu dhe e fitojme ne,mundesisht me rezultatin qe te na pelqeje ne.... Leonardo:O po qenka gallate fare keshtu-dhe ja dhane nje te qeshure te dy.... Tani po iki per ne madrid-tha galiani- se me ka therritur perez per ti shitur kakane e pastaj me duhet te shkoj ne londer per te shitur paton se na duhen para Para per mekaton- pyeti leonardo ? C'merkato o budalla se shikon qe ai (berlussconi) po le lesht me vajza te njoma.Ske degjuar se i mori nja 50 goca e i mbajti ne vilen e tij dy jave duke i paguar nga 1000 mije euro ne dite plus dhuratat.Ore je ne vete i tha galjani ti apo jo ......ika tani- shifemi ne ndonje turne birrash ciao-ciao-i thane njeri tjetrit me leonardon qe largohej duke tundur koken i cuditur nga ato qe i degjuan veshet.....
  14. Maldini i zhgënjyer nga Milani: Nuk më mbrojti Kapiteni kuqezi “sulmon” klubin për mungesën e qëndrimit ndaj tifozëve: Asnjë fjalë solidarizuese ndaj meje Me lejoi që të kaloj më mirë pak ditë. Për të shmangur zemërimin dhe për të reflektuar disi. Pastaj ka folur, pa “frena”. Paolo Maldini “sulmon” Milanin dhe kjo pas 24 vjetësh dashuri, duket e pabesueshme: “Pasi kanë kaluar gati tri ditë nga ai episod, - tha kapiteni, - klubi nuk ka mbajtur akoma një qëndrim. Nga presidenti e tutje asnjë nuk ka shprehur një fjalë solidariteti ndaj meje. Jam i zhgënjyer”. - Paolo, pse ua prishën festën? - Nuk e di, vërtet nuk e di. Kam pasur gjithnjë një sjellje lineare,, duke ndjekur idealet e mia e respektuar të gjithë. Nuk i kam frekuentuar mjediset e tifozëve, por jo për snobizëm, për mbiemrin që mbaj, kam dashur gjithnjë të tregoj diçka. Kështu dua të gjykohem vetëm për atë që kam dhënë në fushë. Nga ata që e shohin si formë respekti drejt mjedisit e klubit dhe nga ata që e interpretojnë këtë sjellje si një kurth ndaj tyre. - Çfarë iu ka zhgënjyer? - Heshtja e klubit. Nuk më pëlqeu që nuk mori asnjë qëndrim. Nuk pati as edhe një koment nga presidenti e me radhë, asnjë drejtues nuk tha një fjalë. Unë do të jem një idealist, por besoj se një klub si Milani duhet të distancohet nga episode të tilla. - Ju keni reaguar shpesh ndaj tifozëve, me fjalë të ashpra madje. - Ka qenë një reagim instiktiv dhe ndoshta kam gabuar. Por ka qenë një sjellje e momentit, unë isha një njeri i lënduar. Nuk kam pasur mundësi të mendoj, ka qenë përgjigjja e një aksioni të paramenduar prej ditësh, muajsh e ndoshta vitesh. Unë jam një njeri me ndienja e dobësi. - “Krenar që nuk jeni një nga ata”. E konfirmoni? - Po, sigurisht. Është e pamohueshme që unë jam milanist dhe që kam dhënë gjithçka për fanellën kuqezi. Pavarësisht nga kjo, jam kundërshtuar shumë herë. Isha kapiten prej gjashtë muajsh kur ata shkruan në një parrullë që nuk isha i denjë për shiritin dhe poshtë shtëpisë shkruan: ‘Më pak Holliwud, më shumë përkushtim’. E kujt, mua? Por janë gjëra që më kanë rritur. Unë kam fituar një pjekuri e liri intelektuale në të shprehur dhe s’do të heq dorë asnjëherë. - Kristiani e Danieli, fëmijët tuaj, a iu pyetën? - Jo, por Kristiani e kuptoi, edhe Danieli që është i zgjuar mori vesh diçka. Të dy dëgjuan komentet që bëra me gruan time. Ai episod pati një domethënie shumë të madhe. - Dhe prishi festën tuaj. - Që ishte shumë e bukur, pikërisht siç e ëndërroja. Diell, nxehtë, ndeshja pasdite si në debutimin tim, stadiumi plot me familje dhe 70 mijë njerëz që më duartrokitën. Më vjen keq për ata 500 vetë që deshën të më prishnin festën. - I kujtoni përplasjet në të shkuarën mes jush e tifozerisë? - Episodet e vërteta janë dy. I pari, pas rikthimit nga Stambolli ku humbëm Championsin, ndonëse luajtëm një finale të mrekullushme e më të mirë sesa Liverpuli. Në aeroport na kundërshtuan: ‘Duhet të na kërkoni falje’. Unë luaja prej një jete dhe duhet t’i kërkoja falje një djaloshi 20-vjeçar? Dhe pastaj më falni, po për çfarë? Që humbëm një ndeshje, të cilën e luajtëm në mënyrë të jashtëzakonshme? Në të vërtet atë mbrëmje Liverpuli na mundi edhe në nivel tifozerish: kur po fitonim 3-0, dëgjoheshin vetëm anglezët, gjithnjë e më shumë… Pastaj në aeroport fluturuan fjalë të rënda dhe rrezikuam përplasjen… - Episodi i dytë? - Në Montekarlo, Superkupa Europiane e 2007-ës, ultrasit nuk bënin tifo dhe nuk lejonin asnjë që të na mbështeste. Edhe në kampionat për disa muaj luajtëm në një atmosferë sureale. Skuadra e vuante këtë situatë dhe unë fola në shtyp. Ishte një intervistë prej kapiteni, që gjithsesi nuk u pëlqeu disa tifozëve. U organizua edhe një takim sqarues me disa prej tyre, ku u theksova ato që kisha thënë në shtyp, duke shpjeguar që ishte për të mirën e Milanit. - Tifozët iu akuzojnë për disa fyerje. - Nuk i kam fyer asnjëherë përveç se në aeroport pas kthimit nga Stambolli. Megjithatë, episodi i së dielës krijoi një linjë edhe më ndarëse mes meje dhe tyre. - Për t’iu lënduar nxorrën një parrullë për Barezin. - Dhe Frankoja pas ndeshjes më kërkoi falje. Unë nuk e kuptova pse, nuk e pashë atë parrullë. I thashë: ‘Franko, rri i qetë: ti më ke mësuar të eci drejt, me kokën lart, pa raporte të çuditshme’. - Nuk mund të harrohen as 70 mijë të tjerët që iu përshëndetën. - Mbështetja ishte e madhe, di që u shitën të gjitha fanellat e mia. Dua t’i falënderoj të gjithë. U preka para fillimit të ndeshjes, ndonëse i kisha të gjithë pranë. Më erdhi për të qarë, pastaj pashë Pirlon që ishte më keq se unë. - Do të luhet ndeshja e lamtumirës që e kërkoi Abete? - Jo, por e falënderoj shumë presidentin e Federatës Italiane të Futbollit që më qëndroi pranë dhe donte të organizonte diçka. Edhe Platini më shkroi një letër të bukur. - Po me Leonardon a u grindët? - Ja, këto zëra janë të pabesueshëm. Kur më thanë se flitej për një grindje mes nesh, isha në dhomat e zhveshjes i përqafuar me Leon. Në atë moment që më filmuan telekamerat, ai më ftoi të mos ua vija veshin gjërave të tilla dhe unë i thashë atë që mendoj për ata njerëz. Kaq. - Në Firence do të luani ndeshjen e fundit. Vendimtare, pikërisht siç donit ju… - Po, e kërkova vetë… E pabesueshme si i vështirësuam gjërat. Kur ishim 2-2 me Romën, ishim të kualifikuar, por nuk e dinim dhe kërkuam fitoren. - Gjëja e parë që do të bëni të hënën që vjen? - Do të shkoj të shoh Kristianin si luan në një veprimtari në Toskanë. Pas ndeshjes me Fiorentinën do të qëndroj në zonë. - Po e ardhmja? - Asgjë s’është përcaktuar. Kam nevojë për pushime. - Më 6 korrik grumbullohet Milani, a do të bëni ndonjë vrap të vogël? - Mundet, por po ju rrëfej diçka: kur kam qenë me pushime nuk bëja asgjë. Pikërisht asgjë. Në fillim i gënjeja përgatitësit atletikë, pastaj fillova t’ua them hapur: fiziku im kishte nevojë të pushonte i gjithi. Letra-replikë Galiani: Paolo, heshtja është përgjigja më e mirë Pas intervistës së Maldinit mbi mungesën e qëndrimit nga ana e klubit pas prishjes së festës së lamtumirës në “San Siro” nga ana e një grupi tifozësh, vjen dhe replika e Adriano Galianit përmes një letre të shkurtër: “I dashur Paolo, e kuptoj hidhërimin tënd: unë jam akoma nën eskortë, siç e di, prej dy vjetësh pikërisht për shkak të sjelljeve të atyre njerëzve, që të kundërshtuan të dielën. Jam unë ai që mora vendimin për të heshtur e mos mbajtur asnjë qëndrim, jo vetëm sepse m’u këshillua, por para së gjithash e pashë dhe cilësoj se heshtja është arma më efikase për të mos lejuar vazhdimin e polemikave si ato të së dielës”.
  15. O pllum po pse i cel keto plage qe dhembin......
  16. Simba

    Qyteti vs Fshati

    Fshati ka gjithcka te mire pervec mentalitetit dhe potencialit intelektual....
  17. Askush nuk mund ta kishte imagjinuar as ai vete Paolo Maldini qe ne ndeshjen e fundit ne "san siro" do ti rezervohej nje lamtumire kaq e shemtuar nga stadiumi dhe tifozeria qe i dhuroi jo pak por 26 tituj kombetare e nderkombetare. Pervec nje humbjeje te shemtuar me romen brenda (dhurate nga skuadra kjo) qe ve ne rrezik dhe pjesmarrjen direkt ne champions,gjerat shkuan edhe me keq per paolon e gjore.Tifozet e milanit ne diten e lamtumires se maldinit mbanin veshur fanellen e ish-kapitenit te milani Baresi.Kjo padyshim qe nuk ka qene nje vleresim per paolon.Por tifozet nuk e lane me kaq,ata gjate gjith kohes shpalosen parulla ofenduese ndaj tij dhe ndaj presidentit berlussconi i cili ne nje dite kaq te vecante gjeti kohe per te konfirmuar shkarkimin e karlo ancelotit.Tifozet e ofenduan legjenden e tyre me parulla te tila si : ..........MOSMIRNJOHES.....nuk je kapiteni ti....etj.Madje eshte e cuditshme se kane qene tifozet e ROMES ata qe kane menduar te respektojne legjenden me mbishkrimin:Faleminderit maldini,kapiten i vertet. Pasi nuk i ka besuar syve me gjith ate kontestim injorant qe ju be nga tifozet maldini ka refuzuar te marre edhe nje cmim te ofruar nga presidenti berlussconi por eshte larguar direkt ne dhoma te shveshjes duke lene pas shijen e hillur te humbjes dhe pritjes qe ju rezervua nga "san siro" Por pyetja qendron a e meriton nje lojtare si maldini nje lamtumire te tille ???!!! apo jane tifozet e milanit mosmirnjohes ?! Sigurisht per te paren nuk ka kush dyshim.Por ka mundesi te qendroje e dyta qe tifozet e milanit qe nuk dine te vleresojne idhujt e tyre dhe nje president qe i beri klubi me me shume trofe ne bote.....duke i thene shit kaka-n dhe shporru...gjithsesi edhe maldini u ka rezervuar dicka tifozeve:Jam krenare qe nuk jam si ju..... MOS VALLE KA ARDHUR DITA TI VIJE TURP NJERIUT QE TE JET TIFOZ MILANIt ???....kur e thote nje si maldini zor te mos e besosh .......
  18. Ne fakt po ta kesh lexuar do te shikosh se ana komike ze vend kryesor ne shkrim.....packa se mund te kete edhe esencen e te vertetes ne te.....shpresoj te keni qeshur sadopak......si me kete si me temen e pare per trofeun taci oil ne tirane....jane te bukura te dyja besoj
  19. Pas shume kohesh i zene sa me politike sa me gjueti mbas adoleshentesh kavalieri gjeti pak kohe per tu marre me klubin qe financon. Mori galianin ne telefon dhe e njoftoj se do takohej me skuadren per nje mbledhje....sa e mori vesh anceloti sa nuk i shpetoj ne breke te ziut.Bobo tha do me shkarkoj ose minimumi do me diskretitoj qe nuk arrij te fitoj dot as me tiranen e shqiperine C e jo me ne seria A.Se kur ishte c'fare nuk tha per mua 1000 te zezat...megjithe hamendsimet e ancelotit mbledhja vazhdoi.... Berlusconi:Pershendetje herojt e mi!Dukeni vertet si te till pasi jeni te gjith afer te 40 dukeni te lodhur nga jeta dhe betejat.....gjithsesi un ju kam therritur sot per te ju pyetur se me cfare jeni marre gjate sezonit qe nuk keni arritur jo me te fitoni trofe por edhe ne miqesore neper bote me keni felliqur.... Te parit i erdhi rradha ancelotit si trajner per te dhene shpjegime per sezonin e deshtuar... Berlussconi:me thoni mister anceloti pse milani nuk fiton dot as miqesore e jo me...... Anceloti:Mister un kam bere maksimumin kam menduar aq shume per milanin sa me la edhe gruaja se edhe ne shtepi nuk beja muhabet tjeter vec futbollit.Por ce do edhe ajo e shkreta u merzit e me la, se keta futbollistet ka kohe qe s'ma varin pasi gjithmone te njejtat gjera u them (nuk jam aq i afte si ai murinjo qe u shpjegon nga nje skeme te re per cdo seance...un vec skemen e bredhit di) Berlusconi: po tjeter cfare ke bere? Anceloti:Po ja kam ngrene nja 20 darka e dreka me ate abramovicin duke ju lutur te me merrte trajner po perhere ma dridhte merrte trajner tjeter e nuk me merrte mua.... Keshtu me rradhe berlussconi i therriti te gjithe ne apel qe te tregonin se cfare kane bere gjate keti sezoni qe s'kane fituar qofte edhe nje ndeshje te rendesishme.keshtu pas ancelotit i erdhi rradha maldinit Berlusconi:cfare keni bere ju zoti kapiten Maldini:Mua mister mos me vini faj un mezi mbahem ne kembe un luaj sa per te thyer rekordet per prezenca ne fushe..kam qef te jem lojtari me me shume prezenca ne fushe ne historine e milanit se nuk dua te ma marri njeri per kete.... Me pas i erdhi rradha zv.kapitenit Ambrozini. Berlussconi:Po ju z.ambrozini cfare keni bere qe milani eshte paraqitur dobet ? Ambrozini:Mua zoti president mos me vini faj,un mendere jush kam pas gruan me barre e duhet te perkujdesesha per te e te mbaja cunin.Nuk mund te perqendrohesha dot me vjen keq.........ok i tha berlusconi.dhe pas ti i erdhi rradha gatusos. Berlussconi:Flisni "rigno" cfare keni bere pervec se keni sherbyer si bodigard i ekipit... Gatuso ishte dhe me i sinqerti kur i tha berlussconit dhe gjith skuadres ne sy:Un e shikoja qe me keta lojtare qe kemi nuk kishim sy per qabe ndaj i thashe nje lojtari te rexhines: ma kercit kembes mire nje here qe te demtohem e te mos felliqem duke humbur ndeshje pas ndeshje me keta...se nuk i duroj dot humbjet un-tha gatuso.I kap kundershtaret per gryget ose u thyej kembet po me munden.... Berlusconi:Ok rignho flisni ju zoti KAKA' KAKA:Un mister nuk perqendrohesha dot tek sezoni se e kisha mendjen tek ofertat qe me vinin nga mancester city.Ngaqe nuk dija cfare te beja e kaloja gjith kohen duke u lutur ne kishe duke i kerkuar Shen.Thomajt cfare te bej me keto arabet ti pranoj apo jo thaset me para te arabit....por se di s'me ndahej zemera nga milani ku ka mire se ketu para marrim plot koken se cajme per te fituar luajme kur te na doje qefi ahaha...se ata arabet ti nxierrin parate nga hunda ore po nuk luajte.....Me besoni,kam pare robinhon e kane bere per uje te ftohte se tallte b...pastaj tha kaka un nuk eshte kam qene aq i pa-dobishem.Un u kam lexuar biblen gjate gjith kohes lojtareve e keshtu kam sherbyer edhe si prift. Berlusconi:Ok tha berlussca vazhdo keshtu KAKA' Fjalen me pas e mori ronaldinho.... Ronaldinho:Per mua mister ka qene viti i pare ketu ne milano dhe kam qene i zene duke u njohur me diskotekat e qytetit,,,por ce do se me iku adriano se me ate me ecte mire nate per nate organizonim orgji me dhoj-dhoj prostitutash....Pa le edhe kur shkova ne shqiperi nuk me ndaheshin syte nga ajo SONY MALAJ un andej e mbaja koken gjate gjith kohes kur galiani po fliste per rendesine takimit si e vetmja mundesi per te fituar trofe etj e tj... Me pas u erdhi rradha te gjith lojtareve me rradhe...... Beckham:Un erdha ne milano per te shitur ndonje fanelle me shume por ce do s'me eci.Pastaj edhe viktoria me beri fiksim doja ti largohesha ca kohe se s'me linte te gjuaja femera me ngaterrohej neperkembe kudo qe shkoja...... Shevcenko:Un mister jam marre me rritjen e flokeve se anceloti s'me linte ti afrohesh as stolit e jo me te me fushes se lojes Nesta:Un e kam ditur me kohe qe nuk eshte gje puna juaj ndaj shpika kete punen e semundjes ne kurriz e s'kam luajtur as ne kampionat e as ne UEFA.Un jam lojtare me mentalitet fituesi luaj vec neper trofe birrash se aty e kam te sigurte se fitojme trofe s'merrem un me kampionatin, qe hyme gjithmone me te njejtin objektiv: O burra te zeme vendin e 4. Inzaghi:Me mua mos u merreni kot,un dhe tani qe po flas me ju jam akoma ne pozicion jashte loje. Favali:Un i ziu c'te beja kur e shihja se keta se rruanin,un luaja domino me pleqte e milanelos pasi dhe mosha me piqej me ta. Pasi i degjoje me vemendeje te gjithe berlussconi tundi koken dhe i tha galianit ne vesh:E shikoj se keta si duhen dreqit nje lek(se ne ekipi i djallit e kemi emerin) ndaj o burra merr masa te na organizosh ndonje trofe gjate veres dhe gjat sezonit tjeter ne menyre qe te themi ne fund se edhe ne kemi fituar dicka se perndryshe s'do na ndahet kjo "ZERO TITULI" OK.OK i thane njeri tjetrit dhe shperndane mbledhjen,,,,,,,,,,,,,,
  20. Edhe kete vit interi kreu formalitetitin ne seria A. Kete rrradhe jane "kusherijt" kuqe-zi qe presin me padurim te na nxierrin kampion....mjaftoj nje humbje tyre e zakonshme ne udine dhe ne jemi kampion 4 jave pra fundin......
  21. Sondazhi me i fundit i "GANI BOBIT"
  22. Qe kur Hose Murinho doli ne koference per shtyp dhe deklaroi se milani do ta mbyll sezonin me 0 (zero) titujt galianit po i vinte mendja verdall,nuk i zinte vendi vend...Vinte verdall neper milanelo dhe mendonte se si mund ti hillte fjalet e murinhos poshte me fakte. Ne fillim kishte shprese se mos vertet milani do fitonte ndonje gje por su bente fjale pasi humbjet dhe eleminimet vinin njeri-pas tjetrit. Kur e pa se nuk behej gje per te fituar ndonje trofe real i vajti mendja te fitonte me cdo kusht nje trofe cfardo.Pasi mori ne telefon nje numer klubesh dhe kombetaresh nga afrika dhe azia per te organizuar ndonje kupe patetinash askush nuk i pranoi pasi nuk kishin kohe te humbisnin duke luajtur me pleq qe i kane kaluar te dyzeta pasi kishin frike se mos u ngelnin ne dore e... pastaj hajde paguaj per te rinj Pasi u konsultua edhe me massaron (i deleguar ne shqiperi per kampusin e femive) u vajti mendja te organizonin trofeun taci oil prape. Ata pranojne- tha galiani se i kam thene atij tacit te gjith femijet e fisit do ti marr te milan junior camp.Ok-tha massaro por do na mundin prape e do na deshtoj plani.... Dale tha galiani se kete here tani do ta bejme ndryshe... Po he si ? tha massaro gjith kureshtje !!! Do tu kerkojme te na e lene ndeshjen se ashtu na e do puna-tha galiani Po si do ja kerkojme tacit kete gje tha massaro se eshte turp se jemi klubi..... Dale tha galiani se do ja cojme nga kina...do i them berishes se ata bejne per njeri-tjetrin Sa mire te paska vajtur mendja i tha massaro...e po kot kisha 2 muaj qe vija verdalle neper milanelo ja keto mendoja tu shpetoja nderin ju...dhe vajti te merrte berishen ne telefon Galiani-alo jam galiani zevendesi i berluskonit te....... Berisha-pershendetje zoti zevendes kryeminister i italis.... Galiani- jo jo nuk jam ai qe mendoni ju jam zv-presidenti i milanit.... Berisha-a po ajo skuadra me trofete e bamirsis me te shumte ne bote...po po cfare mund tu ndimoj Glliani-po ja ai trajneri i interit na ka thene se do ngelni me gisht ne goj e sdo fitoni asgje....desha qe me nderhyrjen tuaj prane tacit te organizojme nje kupe ashtu qe ta fitojme ne ne menyre qe te mos i japim te drejte ati murinjos Berisha-ee degjo eshte socialist ai moratti me murinhon..???? Galliani-po eshte kundershtar i berluskonit (nuk e sqaron cfare kundershtari e ka politik apo sporiv) Berisha patjeter o burilleut un per berluskoni ju jap edhe kampionatin shqiptar...e doni ? Galliani-jo jo se nuk ka lezet ashtu se..... Berisha-ok ok pune e mbaruar.. Galliani-berisha-ciao....ciao Pasi mori premtimin nga berisha galiani kercente nga gezimi...nuk dinte se si ta falenderonte...dhe mendonte me vete heh do ja mbyllim gojen ati idiotit (murinhos) do fitojme edhe ne nje trofe. Kur ja kumunikoj lajmin ancelotit dhe skuadres u kenaqen pa mase...sidomos kur e moren vesh se fitoren e kishin te sigurte..se ne fillim paten ca frike se mos do turperoheshin si ne vjeshte e pastaj hajde duroje berluskonin do i kishte lene pa ngrene tre dit e do i kishte lene me nje kembe para tij duke dhene dhogari per humbjen. Kur e moren vesh lojtaret shqiptare sa u gezuan kur e moren vesh se do luajne miqesore dhe filluan ti thonin njeri-tjetrit: shyqyr qe do luajme me milanin se fitoren e paskemi te sigurte -i mundim kollaj ata pleq....thonin Por kur e moren vesh se duhet t'ia lene fitoren milanit kundershtuan nje zeri duke argumentuar se s'kemi rast tjeter te fitojme.... por pasi u kercenua se sdo i therrisnin me ne kombetare pranuan...madje aty bene e edhe planet....ne fillim do i leme te shenojne ata,pastaj ne do e kethejme rezultatin dhe mundesisht ta cojme ne penallti se po ti leme te fitojne ne fushe do biem ne sy....beqirit te shkrete i ra shorti per te humbur 11 metershin... Gjithcka shkoi sipas planeve milani erdhi pa dhe "fitoi" u gezuan pa mase...dhe ne fund u dhane fjalen se sa here te ngelin pa trofe do vine ketu ne tirane te luajne....
  23. Kryeministri i Shqipërisë dorëzoi zyrtarisht në Pragë, kërkesën për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Presidenca e radhës e BE-së i vlerëson si të jashtëzakonshme reformat e qeverisë “Berisha”, ndërkohë që fjalë mikpritjeje kanë ardhur nga thuajse të gjitha kancelaritë më të rëndësishme të Unionit Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i dorëzoi dje zyrtarisht në Pragë, Kryeministrit të Republikës çeke, Mirek Topolanek, në cilësinë e Presidentit të radhës të Bashkimit Evropian, kërkesën për anëtarësim në BE të Republikës së Shqipërisë. Akti solemn i dorëzimit nga Kryeministri Berisha, të kërkesës të Shqipërisë për anëtarësim në BE u zhvillua në kopshtin para godinës së qeverisë çeke, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, zoti Michael Leigh, delegacioneve të të dy vendeve dhe përfaqësuesve të medias. Kryeministri Berisha, duke i dorëzuar Kryeministrit Topolanek aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, lexoi tekstin e saj, ku ndër të tjera shkruhej. “Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, kemi nderin që, në përputhje me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përfitojmë nga rasti për t’i ripërsëritur Shkëlqesisë Suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë”. Pas leximit që Kryeministri Berisha i bëri kërkesës zyrtare për aplikimin në Bashkimin Evropian, Kryeministri Topolanek shprehu qëndrimin e tij, duke u shprehur se ,“Sot, Shqipëria paraqet zyrtarisht, me anë të Kryeministrit, kërkesën për statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian”. Kryeministri çek u shpreh se nuk ishte rastësi që presidenca çeke e mori në konsideratë kërkesën e Shqipërisë, duke deklaruar se, “Nuk është vetëm sepse presidenca çeke e mori këtë hap dhe sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor është një nga përparësitë e presidencës së saj. Procesi i zgjerimit ka kriteret e kushtet e veta specifike, unë besoj se, në rast se çdo vend do të plotësojë këto kritere, atëherë ai mund të jetë pjesëmarrës i këtij procesi”. Duke lënë të nënkuptuar faktin se Shqipëria I ka përmbushur tashmë këto detyrime, Topolanek deklaroi se “Shqipëria ka kaluar përmes ndryshimeve të jashtëzakonshme, të mahnitshme dhe unë jam shumë i lumtur që shumica e këtyre ndryshimeve janë bërë nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha”. Nderkohe qe kryeministri vendit dorezonte aplikimin per ne B.E si rezultat i arritjeve te pamohueshme tashme te pranuara dhe nga bashkesia nderkombetare...ne shqiperi evinet & co po pelcisnin si geshtenja nga inati i sukseseve te njepasnjeshme te qeveris sic jane nenshkrimi i MSA , NATO , apo se fundi aplikimi per ne BE jane disa nga arritjet qe verbojne opoziten fhe miopet qe u besojne.... Por ne fakt keta njerez nuk i meritojne keto arritje qe permenda me siper as rritjen 100% te rrogave dhe pencioneve ne krahasim me 4 vjet me pare si meritojne....ata nuk meritojne asgje pasi kush nuk ka sy te shikoje dhe veshe te degjoje s'ke perse i bie ne qafe kot....
  24. EDI RAMA VS SHEFQET PECI…………..(E kaluara e rames si piktor ne lushnje) Edi Rama ka shkruar një libër me titull “Etërit, seksi dhe krenaria kombëtare”, fragmente të të cilit janë botuar në librin antologjik “Quo Vadis Shqipëri?”, të botuar në vitin 1993 nga Edi Rama në bashkëpunim me Ardian Klosin. Në këtë libër Edi Rama shkruan se ai i ka zili mizat për shkak se ato mund të shkojnë dhe të ndyjnë kudo: “Pikërisht për këtë unë i kam zili mizat. Mizat dhe të gjitha kafshët me përjashtim të njeriut”. (“Quo Vadis Shqipëri?”, botimet “Albania”, Tiranë 1993, f. 144) Edi Rama i ka zili mizat se ato mund të ndyjnë vjershat e Shefqet Peçit. Edi Rama shkruan se mizat: “mund të rikthehen në Shqipëri me të njëjtin avion që kthehej Shefqet Peçi, pasi ishte kuruar në Austri, bile mund të shtriheshin mbi bllokun e poezive të tij, duke ia marrë gjumit tek titulli dhe duke pshurrur tek firma e komandantit lab në pension”. (“Quo Vadis Shqipëri?”, botimet “Albania”, Tiranë 1993, f. 145) Këto gjëra për Shefqet Peçin nuk i kanë shkruar as armiqtë e tij për vdekje, ata me të cilët është përgjakur. Ata e kanë sharë, por nuk kanë thënë se është një burrë për t’ u pshurrur, ndryshe do të ishin njëqind herë më tepër për t' u pshurrur ata vetë, të cilët i mundi Shefqet Peçi. Shefqet Peçi është një simbol i Labërisë antifashiste të majtë dhe të pshurrësh Shefqet Peçin është njëlloj sikur të kesh pshurrur gjithë Labërinë e majtë. Me ç’ fytyrë shkoi Rustem Peçi në takimin me Edi Ramën, dhe do të dalë në miting e një marshim sot, përkrah njeriut që i ka pshurrur të atin. Pshurrja e Shefqet Peçit nga ana e Edi Ramës është njëqind herë më e keqe se arrestimi që Berisha i bëri Shefqet Peçit, se burgu për burrat është, por pshurrja është për qentë. A e di Rustem Peçi se nga vjen gjithë ky mllef i Edi Ramës për Shefqet Peçin? Në rast se nuk e di, po ia tregoj unë, siç ma ka thënë një veteran, histori të cilën Rustem Peçi mund ta verifikojë fare lehtë, aq më tepër që në mitingun e sotëm do të ketë shumë veteranë nga rrethet. Mllefi i Edi Ramës për Shefqet Peçin vjen nga një histori që ka ndodhur në Lushnjë, në vitet tetëdhjetë. Këtë histori, Edi Rama e përshkruan pjesërisht në parathënien që ka shkruar për librin “Kandiski” (përkthim), në 1998. Në parantezë, titullin e parathënies “Cadri Forever”, Edi Rama e shpjegon kështu: "Cadri është xha Kadriu, modeli i vetëm në Institutin e Arteve, për piktura dhe skulptura "lart nga të njëqindtat", që pozonte “vazhdimisht me kapa të ndryshme partizane”. (Edi Rama: “Cadri Forever”, tek “Kandinski”, botime “Përpjekja”, Tiranë 1998, f. 151). Në “Cadri Forever”, Edi Rama tregon për një episod në Lushnje, në vitet tetëdhjetë, ku ishte çuar për të bërë një pikturë murale në kohën e komunizmit dhe ku përndiqej nga veteranët e luftës. Edi Rama shkruan: "Ndër ta dukej më i vendosuri Kasketa, një veteran trukokallë që gjatë dimrit shqeponte si mos o Zot, sepse siç thuhej i therte plaga e vjetër e një plumbi mbetur në këllqe prej kohës kur mori malet e Myzeqesë për t’ u bashkuar me Nacional-Çlirimtaren, e që, çdo muzg endej bulevardit në përgjim tonin, për të na u qepur paskëtaj me një çekiç të fshehur në sqetullën e xhaketës së hirtë, bishtin e të cilit ua nxirrte fshehurazi bashkëqytetarëve të një ideali, si shenjë të sigurt të ekzekutimit tonë, dënim kapital që ai vetë e paskej dhënë solemnisht për Zakin dhe mua "dy leshgjetërve nga Tirana zbritur në Lushnjë për të bërë orgjia". (Edi Rama: “Cadri Forever”, tek “Kandinski”, botime “Përpjekja”, Tiranë 1998, f. 156) Ajo që nuk e thotë Edi Rama është se në një nga këto ditë në Lushnjë ndaloi Shefqet Peçi dhe atij iu ankuan veteranët, se djali i Kristaq Ramës bënte orgji homoseksuale lakuriq dhe po i jepte shembullin e keq rinisë. Udhëheqja e partisë e rrethit kishte frikë të merrej me të, se dihej që shoku Kristaq ishte njeri i afërt me udhëheqjen në Tiranë dhe dhëndër në derën e Spiro Kolekës. Shefqet Peçi, i cili ka qenë burrë që për moral nuk falte as fëmijët e vet, atë mbrëmje u çua nga kafeneja e turizmit, këputi një thupër të mirë në kaçubet në lulishtet para tij, dhe u nis drejt ndërtesës ku ishte Edi Rama me bandën e vet të ashikëve e dylberëve. Shefqet Peçi dha urdhër të shpërthejnë derën dhe i zuri lakuriq Edi Ramën me të vetët. Para se ata të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, Shefqet Peçi i hyri me thupër Edi Ramës lakuriq, i cili nuk guxoi të kundërshtonte se e dinte se komandanti lab kishte dhe kobure dhe nuk ia përtonte asaj. Atë natë Edi Rama mund të ketë ëndërruar vërtet të pshurrte vjershat e Shefqet Peçin, po e vërteta është se atë natë Edi Ramës shurra i shpëtoi nën vete dhe i lagu pikturat e orgjive që kishte bërë. Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë se Edi Rama nuk ka pshurrur në shkrimet e veta vetëm vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi varret e 28 mijë dëshmorëve. Në librin “Refleksione”, me autorë Edi Rama dhe Ardian Klosi, të botuar në vitin 1992, në Tiranë nga shtëpia botuese “Albania", Tiranë gjendet edhe një manifest që daton në shtator 1991, në të cilin Edi Rama dhe Ardian Klosi paraqesin pikëpamjet e tyre për çështje të historisë së Shqipërisë së kohës së Luftës së Dytë Botërore (f. 179-185). Në këtë libër të Edi Ramës dhe Ardian Klosit ata që për PS- në që sot e drejton Edi Rama janë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në nder të të cilëve Edi Rama ve kurora me lule çdo 5 maj dhe 29 nëntor, quhen gjaku i rremë në themel të kolltukëve të pushtetarëve komunistë. Në hyrjen e librit të tyre “Refleksione“ Edi Rama dhe Ardian Klosi shkruajnë: “U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltukëve nisi tërmetin“. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 7) Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama nuk ka pshurrur vetëm mbi vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi Luftën Antifashiste Naciona-çlirimtare, duke e quajtur “luftë e përgjakshme civile”. Edi Rama shkruan: "Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë". (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione”, Shtëpia botuese "Albania", Tiranë 1992, f. 180-181) Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama në librat e veta nuk ka pshurrur vetëm mbi vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi Konferencën e Pezës, në shtëpinë ku është bërë ajo sot banon, kuptohet jo për nder të kësaj shtëpie historike, por për nder të Varrit të Ashikut, një monumenti homoseksual, që është aty afër. Edi Rama ka shkruar: «Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës, ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 180) Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama në librat e veta nuk pshurr vetëm vjershat e Shefqet Peçit, por edhe Kongresin e Përmetit, kur shkruan: "Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike". (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f.182) Nëse Rustem Peçi me të gjitha këto që ka shkruar Edi Rama, do të jetë sot në krah të tij, siç ka paralajmëruar, atëherë kësaj i thonë me një fjalë shumë të rëndë andej nga Kurveleshi. Nëse veteranët dhe ish- ushtarakët që e mbajnë si idhull Shefqet Peçin dhe 28 mijë dëshmorët, sot do të jenë në marshim pas Edi Ramës, atëherë kjo është njëlloj sikur ata me Edi Ramën në krye të kenë shkuar dhe të pshurrin në varrezat e dëshmorëve. Apo mos duan të na mbushin mendjen Rustem Peçi, veteranët dhe ish-ushtarakët se ata i duan 26 të vdekurit e Gërdecit më tepër se Shefqet Peçin dhe 28 mijë dëshmorët? Kjo nuk është për t’ u besuar. Për ato që ka shkruar Edi Rama për Shefqet Peçin dhe 28 mijë dëshmorët, duhet që Rustem Peçi, veteranët dhe ish- ushtarakët, jo ta bëjnë prijës në marshimin e tyre në bulevardin e madh të Tiranës, por ta zhveshin lakuriq (për këtë gjë ai nuk ka nevojë të shtrëngohet) dhe ta rrahin me thupër, ndërsa banda e bashkisë luan melodi partizane.
×
×
  • Create New...