-
Content Count
487 -
Joined
-
Last visited
-
Days Won
1
Everything posted by Simba
-
GALIANI NE AKSION...GJITHCKA PER MILANIN.... Galiani ka qene shume i zene keto dite me pergaditjen e sezonit te ri futbollistik te milanit. Me te marre vesh se miku i tij Rezart Taci do blinte bolonjen u hodh perpjete nga gezimi...ec aty-thoshte Braidas -i sigurova qe tani 6 pike per milanin sezonin tjeter... Po si i sigurove ?- i thoshte braida i cuditur-!!! Ja ai miku yne ne shqiperi,Rezarti do te bleje bolonjen.Nuk ka cun me te mire se ai-i tha galiani. Pse e pyeti braida...? Si mo pse -i tha galiani-Pak te duken 4 milion euro dhe nje trofe qe na dha per dy xhiro ne tirane... Ne maj vetem per te na shpetuar sezonin ne nga "zero tituli" organizoi trofeun "Taci Oil".Biles dhe rezultatin tha caktoje vete. I thashe ta bejme me penallti qe te mos biem ne sy qe na e late vete,dhe ashtu beme-e pe apo jo... Por nderet qe na ka bere ai nuk mbarojne me kaq ore- Ne qershor kur po shisnim kaka-n na tha Rezarti sa para doni per rrogen e tij vec mos e lini te iki nga milani. Por ne s'na interesonte rroga e tij ne.Ne na duheshin para ne dore se kishim ngelur keq...tani qe po blen dhe bolonjen-6 pike me ta as qe i diskutojme. Po mo po-i tha braida-po edhe ne gjysmen e femive te fisit te ti dhe femite shokeve te tij i kemi marre ne akademine e milanit...saqe pas ca vitesh rrezikon qe gjysma e ekipit tone te quhet Taci... Ec mo-i tha galiani ne vendin e katert e kapim gjithsesi....se ate kemi objektiv gjithmone ne... Ndersa po fliste me braidan i ra telefoni-Kur c'te shihte-ishte rezarti. Nuk thone kot shqiptaret,po permende qenin bej gati shkopin.... Rezart TACI.-Alo-he mo figure c'ben ti ? ke blere ndonje futbollist apo.... Galiani-Po s'kemi para mor cun...Ja i thash del nidos se sevilias per luis fabianon-ma jep per 14 milion euro-por ma mbylli telefonin ne vend pa ja thene mire akoma.... Rezart Taci-Po per ndonje tjeter keni pare. Galliani-Po ja u mundova mos ua hidhja atyre te juves...u thash me jepni Trezegene per Oddon por filluan te talleshin me mua... Nejse-i tha Taci-Beni sikur po mundoheni te blini futbolliste deri sa te mbyllet merkato,ne menyre qe te mos u versulen shume tifozet. Galliani-Po ashtu kam bere po nuk ma lene vendin rehat-he me thone,deri kur,edhe sa do presim.Me jane mbaruar te gjitha genjeshtrat,sme beson me njeri.... Ok i tha taci po te mora ne telefon qe te ma rregullosh me ata miqt e tu ne federate qe te mos me hapin probleme me blerjen e bolonjes....se per punet me bankat dhe me shtetin fola me berlusconin dhe me tha-ik mos e rruaj trapin,thuaj jam miku i berluskonit dhe ste thone gjysem dhafi-ata Mire i tha galiani vec ato piket do na duhen ne kur te ndeshen ekipet tona se vjet na e late dh....qe ne ndeshjen e pare na rrahet ne shtepi. Nuk dua me surpriza te tilla.Se vjet ngaqe na rrahet ju qe ne deshjen e pare ne shtepi u demoralizuam- Te gjith lojtaret pas asaj ndeshje thonin-bahhh edhe sivjet s'kemi gje ne terezi.Na rrahu edhe bolonja....dhe keshtu nuk lozen gjate gjith sezonit...mezi u futem ne champions, Sivjet mos e rruaj trapin-i tha Taci-do e shikojme ndeshjen bashke-si ta duash ti rezultatin- Me ate rast veme edhe ndonje skedine qe te fitojme ndonje lek per merkaton... Mire miku im-i tha galiani-shihemi ne festem e perurimit tend si president i ri i bolognias... Mire i tha -Taci mos harro ti thuash edhe berluskonit.Ate ronaldinion mos harroni te na e merrni qe te na bej pak cirk mbi tavolina dhe nja dy tre prostituta nga ato qe perdor kryeministri(berluskoni) dhe festojme deri vone ne sardenja... ok-ok-i thane njeri tjeterit dhe e mbyllen biseden.. me braidan qe nuk u besonte vesheve me ato qe degjoi..
-
Lezhjane,denoni babain monster....
Simba replied to Simba's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
kam shkruar me djalektizem per here te pare ne forum...kete e bera per arsye qe ti pershtatem pak nivelit te muhabetit ne fjale... -
Lezhjane,denoni babain monster....
Simba replied to Simba's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
2. Perpara se me mendua per nderin e miletit mendo pak se ne ç'gjendje psikologjike do t'jen ato tre vajzat e tija. Kush e ça koken per lezhjant e se po koriten apo jo. Ngjarje te tilla jane tu u perserite ne menyre ciklike ne gjithe shoqerine shqiptare. Persona te tille kane nevoje per psikologe dhe per trajtime. Ne shume vende ne perendim 1 ne 3 persona te pakten nje here ne jeten e tij ka qene nen vezhgimin dhe trajtimin e nje psikologu. Tani vetem ligji mund ta denoje ate , se shteti dihet se sdo beje asgje per ate qe ka mbjelle ai. Eshte krim qe duhet ndeshkuar edhe nga shoqeria, por sic e dini shoqeria "mesjetare" me zakone e Lezhjaneve nuk mund te rrije pa denua edhe viktimat . Se di or'ti armentino por turp me te madh se ky nuk ka per nje person,per nje familje,per nje fshat e per te gjith njerzit qe jane normal.Un nuk mund te imagjinoj as gjendjen psikologjike te atyre tre vajzave,as asaj familje,as ati fisi por edhe te mbare komunitetit aty qe i kan njohur.... Normal qe kush turpin e kuj se mban,por un e pashe te arsyeshme ta denoj me force kete akt te shemtuar qe se kam besuar kurre se mund ta beje nje shqiptar.... Sic thote edhe xha sulua te filmi "kapedani" :S'do mend u prish dynjaja -
Lezhjane,denoni babain monster....
Simba replied to Simba's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
Turp e marre e faqja e zeze i kjofte atij....dhe gruja e tij qe vrau veten e nuk denoncoi ngjarjen -
Lezhe- Babai monster perdhunon sistematikisht vajzen e tij te madhe dhe con drejt flijimit bashkeshorten. Ngjarja qe kalon kufijte e tmerrit ka ndodhur ne Tale te Lezhes, ku fale denoncimit te vajzes se vogel te te dyshuarit 64-vjecar, eshte bere zbulimi i te vertetes edhe shkencerisht dhe arrestimi i te dyshuarit me inicialet P. D (gazeta nuk publikon emrin per arsye etike). Tragjikisht kater muaj me pare, gruaja e te dyshuarit eshte vetehelmuar pasi ka pare te shoqin qe perdhunonte vajzen brutalisht. Historia kishte nisur nje vit me pare dhe ka perfunduar 24 oret e fundit, kur i moshuari, me nje thike qe i ka vene ne gryke, ka marre 21 vjecaren me dhune duke e perdhunuar. Burime zyrtare te policise se Lezhes thane se arrestimi eshte bere diten e djeshme, pasi mjeket ligjore provuan dhunimin seksual dhe incestin. I moshuari akuzohet per "kryerje te marredhenieve seksuale me dhune, me persona me te cilet ka lidhje gjaku", ndersa do hetohet edhe per "shkaktim vetevrasjeje". Ngjarja Mbremjen e se premtes, i dyshuari P. D., i ka shkuar vajzes 21-vjecare ne dhome dhe i ka vendosur thiken ne gryke. Nen kercenim se do e therte, e ka cuar ne aren e misrit, ku e ka perdhunuar ne menyre cnjerezore. Ngjarja eshte vene re nga e motra e vogel, vetem 19-vjece, e cila pasi ka beshkebiseduar me te demtuaren, ka marre guximin duke u arratisur nga banesa dhe mberritur ne policine e Lezhes mbremjen e se shtunes. Denoncimi dhe historia ka tronditur tej masa agjentet qe regjistruan rastin. Madje ata jane shokuar kur mesuan se e demtuara ishte vajza e nje gruaje te vetehelmuar kater muaj me pare, per te cilen u deklarua depresioni. Menjehere te nesermen hetuesit kane kryer analizat e 21-vjecares dhe me tej i vune prangat 64-vjecarit nga Talja e Lezhes. Fillimisht ai ka mohuar akuzen, por me vone, i gjendur perballe fakteve te deshmitareve dhe vete te demtuares, ka pranuar akuzat. Burime zyrtare te policise thane mbreme per "KJ" se perdhunimi dhe incesti jane provuar edhe nga mjeket ligjore. Rrefimi Hetimet e kryera konkluduar se P. D., eshte babai i tre vajzave, 17, 19 dhe 21 vjece, banues ne Tale te Lezhes. Preh e epsheve te tij ka rene vajza e madhe, te cilen ai dyshohet se e perdhunonte prej nje viti sistematikisht. Vete e demtuara E. D., ka pranuar te rrefeje gjithcka dhe te shpjegoje ne prani te nje psikologu, se nuk mund te denonconte per shkak se i ati ishte njeri i rrezikshem dhe i dhunshem, sidomos pas vdekjes te se emes. Ne heren e pare 64 vjecari ka perfituar nga largimi i gruas nga shtepia se bashku me dy vajzat e vogla per te te afermit. "Pasi mori thiken, me kercenoi per vdekje duke me kerkuar te zhvishesha dhe ta lejoja te kryente marredhenie seksuale. Megjithese e kundershtova, ai me perdhunoi ne dhomen e tij te gjumit. Pas aktit me kercenoi qe nese tregoja, do te me vriste mua, nenen dhe dy motrat, pasi per ne nuk kishte njeri qe te hakmerrej", ka rrefyer vajza para grupit hetimor dramen familjare. Rrefimi: Kercenoi dhe nenen, ajo u vetehelmua Kater muaj me pare, nena e vajzes 21 vjecare, A. D., i ka dhene fund jetes duke pire fostoksine. "Nena e ka pire helmin per shkak se na gjeti bashke dhe pa babane qe me perdhunonte. Ai e kercenoi ate se do e vriste nese bente denoncim. Nena zgjodhi rrugen e flijimit, kurse babai nuk reshti se perdhunuari", ka rrefyer 21-vjecarja per tragjedine qe perfshiu familjen. Nena e saj 60 vjecare nuk jeton me, kurse ajo i eshte nenshtruar nje dhune seksuale sistematike. Zyrtare te policise thane se P. D., do te vihet nen akuze edhe per "shkaktim vetevrasjeje" te bashkeshortes se tij.
-
GALIANI FESTE DHE HILLERIM BRENDA NJE DITE...... Galiani keto dite i ka shume te ngarkuara.I duhet te merret me te gjitha,pasi berluskoni as nuk e rruan fare vjen ndonjehere kot dhe i detyron te bejne cirk siper tavolinave ose ju shpjegon ndonje skeme nga ato te vetat si ajo e bredhit. Duke qene se deri tani ne shtepine e milanik nuk po kishte asnje sihariq vendosi te bente feste me rastin e marrjes se "diplomes" nga leonardo ne koverciano. I mblodhi te gjithe,edhe moxhin qe kishte gjet ca miq ne koverciano qe leonardo te merrte provimet. Nisi festa per bukuri,te gjith po gajaseshin,berluskoni nuk po humbiste rastin per ti dhene leksionet e rastit Leonardos i cili e shikonte ne sy dhe e ndiqte me vemendje shpjegimet e presidentit. Kaq qarte sa mi shpjegon ti skemat e futbollit s'mi kane shpjeguar as prefesoret ne koverciano-i thoshte Leonardo-berluskonit.... Ndersa berluskoni ja kthente:He se nuk je i pari trajner qe mesoj,edhe ate Ancelotin qe me shet mend si trajner i madh un e kam mesuar. Edhe tani qe eshte te celsi me mer ne telefon e me thote:ke thua ti te fus ne loje drogbane apo anelkane,me mire ballack apo lampard.....ore per te gjitha konsultohet me mua....Se ate Fatih Terimin qe sme degjonte mua kur i thoja mos e fut Inzagin ne loje nuk me degjonte,e pe ci bera per nji jave e hoqa qafe.... Aty leonardo kafshoi buzen se ju kujtua vetja se c'fat e priste nqs nuk e degjonte Berlusscen. Ndersa festa vazhdonte per bukuri,ja befi nje telefonate nga koverciano..... Alo jam shefi i licensave ne koverciano....100,000 euro ben ajo ndera qe i kam bere Moxhit per Leonardon-I tha galianit nga ana tjeter e telefonit...bobo-tha galiani ku ti gjejme... Mire i tha-Galliani se do i mbajme pjese nga rroga keti leonardos dhe do ua shlyejme me keste po mos i thoni njeriu aman per kete nderin qe na bete...ok i tha-ai po duhen dhe 100,000 te tjera per kete.OK- i tha galiani ju japim sa te doni vec mos i thoni njeriu OK-OK i thane njeri tjetrit dhe e mbyllen telefonaten. Pa u qetesuar mire per ceshtjen e leonardos ja befi nje telefonate tjeter nga Del Nido,presidenti i seviljes. Del Nido:Si nuk ke turp more qe na ofendon me ato oferta barbonesh per Luis Fabianon.C'kujton ti more se jemi Reali ne tu falim futbolliste per lemoshe apo Portoja qe ti thuash se lojtari ka dhemballen semure e nuk loz dot eee.... Aty galiani u pre fare ne fetyre...e kuptuan te gjith se dicka nuk shkonte dhe ne salle ra heshtja... E mo se do flasim prape i tha-Galiani per ta qetesuar dhe filloi ti tregonte ca nga operacionet e tij te famshme ne merkato per ti humbur vemendjen. Del Nido-Ore sec ke bere ti sme rruhet fare mua,un po te them mos me merr me ne telefon per keto shuma qesharake.Oferta te tilla me kane ardhur edhe nga klube te kategori se trete po si kemi marre parasysh duke pritur surratin tuaj.. Ik tani mos me merr me ne telefon te thashe.ik tani-i tha-dhe ja mbylli telefonin. Galini po pelciste nga inati dhe i urdheroi te gjith te shperndaheshin neper shtepi. Ska,kaq ishte festa per sonte-u thoshte galiani.Kemi pune,eshte kohe merkatoje,ikni tani do festojme ne tirane kur te fitojme trofeun ati mikut tone Taci.Keshtu u larguan te gjith dhe ngelen vetem galiani,berluskoni braida dhe leonardo por qe keti te fundit i tha galiani:Ti leonardo ik te flesh se do shkosh ne shkolle neser.... Kur ngelen vetem treshja,filluan te qajne hadhet e merkatos.... Adebajorin se merrnim dot bente 40 milion euro dhe ne aq kemi buxhetin Sisokhon se merrnim se kish dhemballen e prishur As kete Luisin qe kisha shprese s'na e dha ai koqja-tha galiani. Po parate qe shitem kaka-ne ku jane ju drejtuan berluskonit braida dhe galiani ??? Eeeeeee doni te dini shume ju-po ikni te fleni-u tha berlussconi ....dhe u shperndane pa ditur gje se per cfare ishin mbledhur....
-
po merrja gjith ato tema e grupoja ne nje....smund te zeri gjith ate vend....
-
Duke ju kerkuar falje per fjalorin e temes vendosa ta botoj kete teme e cila shpresoj te ju beje sado pak dhe te qesh ...pse jo ???! Ne baze te pordhes,mund shihet dhe karakteri juaj.Nese nuk besoni,lexoni me pshte. 1-I EDUKUARI-………...Pjerdh dhe thote “pardon” 2-CINIKU………………-Pjerdh. dhe te sheh ne sy 3-KAVALJERI-…………Lejon femren te pjerdhe e para. 4-QEFLIU-………………Pjerdh nga qefi 5-I NDJEHSHMI-……….Pjerdh dhe thote “ohh” 6-IDEALISTI-…………...Pjerdh nga bindjet 7-I HARESHMI-………...Pordh dhe gezohet pastaj 8-SENTIMENTALI-…….Pordh,dhe mendon “si do ishte nqs s’do kasha pjerdhur fare” 9-ARROGANTI-………...Pjerdh pak por gjith diten ama. 10-NAIVI-………….…….Pjerdh,dhe mendon se ka bere nje pune te madhe. 11-SHUME I EDUKUAR-Para se te pjerdh kerkon leje. 12-GANGSTERI-………..Pordh qe edhe xhamat te dridhen. 13-REALISTI-…………...Pordha i duket gje normale. 14-I PADURUESHMI-….Mezi prêt qe te pjerdh. 15-EGOISTI-…………….Pjerdh vetem per veten e tij. 16-PESIMISTI-………….Akoma s’ka pjerdh,dhe mendon se i shpetoi. 17-DY-FETYRESHI-…...Pjerdh dhe pyet: kush pordhi ??? 18-DISKRETI-…………..Pjerdh dhe thote:”kjo te ngelet mes nesh” 19-I SHOQERUESHMI-..I jep shanc te tjerve te pjerdhin te paret. 20-I PAKUJDESESHMI-.Pjerdh dhe harron 21-SNOBI-…………….....Pjerdh vetem ne shoqeri te zgjedhur. 22-AKTORIA-……..........Pordh dhe prêt duartrokitje 23-SPORTISTI-………....Nese dikush pjerdh shume.ky tenton te thyej rekordin. 24-PROGRAMUESI-…...Pjerdh, dhe mendon se si do te dale pordha pa shtypur “enter” 25-MATERJALISTI-…...Pjerdh dhe i vjen inate qe nuk e paketon dot ta shese. 26-PUNONJES ZYRE-…S’pjerdh fare se e ka te ndaluar.
-
BERLUSSCONI BEN CIRK ME MILANIN ! Berlusconi ishte i merzitur keto dite,nuk po i shtyhej fare pasi dhe ne mbledhjen e G8 as ja vari njeri madje e kercenuan kur i thane se ne vend te italis ne G8 duhet te jete Spanja pasi me blerjet qe ka bere real madridi ja kalonte nga te gjitha nivelet.Aty Berluskonit i iku truri dhe filloi ti qahej galianit: Berluskoni:Mire se keta spanjollet me moren kaka-ne (se un per lek shes edhe nenen) po duan te me marrin edhe vendin ne G8.Galiani nuk po dinte si ta qetesonte,ndaj i tha eja andej nga milanelo tako cunat se jane gallate fare.E kane mendjen vec te tallin b....-Pastaj ti duku nganjehere ne klub ti japesh edhe ndonje leksion atij leonardos pasi nuk po ja ka haberin ta stervise skuadren fare se e ka per here te pare.Cdo dite u jep nganje top ne dore dhe u thote luani cuna se un po shkoj ne koverciano te trajnohem per trajner se nuk kam as licence.Meqe ra fjala i tha-Galiani-Berluskonit fut ndonje mik a jep ndonje para atje te kursi se ky leonardo na felliqi s'po merr as dhe nje provim-eshte gomare fare!As qe ja ka idene e skemave dhe te trajnimit.Po ci duhet-i tha Berlusskoni skemat dhe formacionin prape un do ja bej.Jo mo jo-tha galliani po te pakten te duket gjasme si trajner dhe te kete ate m.. license.E mo do bejme dicka -tha berluska dhe duke duke bere muhabet arriten ne milanelo.Me te mberritur galiani i urdheroi te gjith te viheshin ne rrjesht.Aty berlussconi filloi show-n e tij. Berlusconi-Mos e rruani fare cuna jeni skuader me e mire se interi....ne ate momente nga fundi i rrjeshtave ja dhane se qeshure-kur degjuan berluskonin te pretendonte se mialni eshte me i forete se interi.E mo se tall b.... dhe ky se nuk e ka megjithmend-thane. Berlussconi:Dy-tha- Ne 20 minutat e fundit te ndeshjes mo te shoh njeri qe e leshon topin nga kemba,mo t'ua perseris me kete.ok! Se jeni mesuar ju pa filluar mire ndeshja e lini lojen... Tre-Nuk dua te degjoj me llafe sikur vjet jo jam i demtuar e nuk behem- jo me ka lindur vjerra e s'luaj dot-nga keto ska-u tha berlusskoni. Ndersa u fliste me gjithe kete seriozitet ne nje cep i zuri syri leonardon i cili po merrte shenim gjithcka taktikat lojtaret qe duhet te fuste ne loje,pregatitjen dhe skemat e ndryshme qe supozonte ai (berluskoni). Kur i pa se te gjith i keshte zene frika nga serioziteti i tij-berluskoni therriti ronaldinhon. Eja ketu ti-i tha.Na trego c'di te besh pervec se te bredhes neper diskoteka.Hajde-hip tek kjo tavolina ketu dhe na bej ca cirk si puna e ati kercimit brazilian qe ben kur shenon gol ndonjehere. Aty Ronaldinho su mbajt fare por ja dha sambes & ndersa berlusconi me galianin u gajasen gjate...... Brluskoni tentoi te hypte ne tavoline edhe disa lojtare te tjere si favali e inzagi por e shikoi qe ne momentin qe po tentonin hypnin gati sa nuk u rrezuan. Lereni fare-u tha- se po na thyheni se jeni dhe te shkuar ne moshe.... Pasi u argetuan me Ronaldinhon me shoke Galliani dhe Berlusskoni u zhduket nga milanelo duke i thene njeri tjetrit-keta vec per cirk jane se per gje tjeter nuk i ke.Ndaj mbaje mire me ate TACIN ne shqiperi-i tha berluskoni-galianit se do na duhet per ndonje trofe me vone. Keshtu u larguan dy shefat e milani duke lene pas vetem pluhur dhe cudine e rradhes qe pane lojtaret e gjore nga presidenti i tyre....
-
GALLIANIT I CALON GOMARI NGA VESHET Galiani qe kur ka shitur KAKA-n te Real Madridi nuk e nxe dera te dali jashte,pasi ka frike nga tifozet e irrituar qe i rrine te dera te gatshem per t'ia thyer tullen.Keshtu galiani drejton nga zyrat e milanelos operacionet e merkatos.Ndersa lexonte cdo dite gazetat dhe degjonte lajmet shihte se te gjitha klubet po blinin futbolliste dhe po aktivizoheshin ne merkato,vec milani -jo.Duke mendua per ndonje futbollist te lire qe mund ta merrete i vajti mendja te nje lojtare i potos qe ecte vrap shume.Keshtu mori braidan ne telefon dhe i tha Galiani-alo braida ckemi,nga behesh se nuk te kam pare Braida-jo un ketej rrotull kam qene duke lozur poker se pune skemi...... Galiani-po ke pare gjekundi per ndonje futbollist mo se lame name vec ne spo blejme kemi ngel duke shitur Baida-Po c'ti besh ku kemi lek ne,na i harxhoi (ai i madhi) me adoleshente..ti ke ndonje ide ??? Galiani-po kam nje ide.eshte nje fare sisokho andej nga porto them ta blejme se ua marrim lire atyre.Them ta blejme dhe ta reklamojme si blerje te madhe. Braida-po kush e njeh ate mo...pastaj i kemi kontaktuar ata te portos po na than se ben 20 milion euro. Aty galianin e zuri koka dhe ja mbylli telefonin Braidas....Bobo tha- ku ti gjejme ne gjith keto para.. Pasi erdhi verdalle ca i erdhi ne mendje nje ide...e gjeta thoshte me vete-dhe kercente perpjete nga gezimi dhe ne cast telefonoi braidan Galiani:E gjeta vangjel ! i tha-se ju kujtua ai filmi "perralle nga e kaluara" qe kishte pare me berishen kur kishte qene ne tirane per trofeun e tacit. Shiko mundohu ti shpikesh ndonje difekt ati sisokhos ne menyre qe ti ulim cmimin. Braida;po jemi munduar por i ka te gjith parametrat ne rregull. Galiani:po ja thuaj se ka dhemballen e prishur e s'loze dot...Aty braida s'u mbajt dot por ja dha se qeshures Galiani:pse qesh ne kemi genjyer kushedi sa klube keshtu-dhe i bertiste nga telefoni Braida:po kush i ha keto o adri se i dhemb dhemballa dhe s'luan dot vec ty po ta degjoj.Nuk calon gomari nga veshet mo.. Galiani:po c'thua mo ne keshtu per skarco kemi marre kushedi sa lojtare deri tani,pak jane:Vieri,ronaldo,favali ronaldinho te gjith keshtu i kemi marr.. ok ok i tha-braida dhe u largua per te negociuar me porton me pretekstin qe i kishte mesuar galiani. Te nesermen te gjitha gazetat u hapen me shkrimin qe:Milani nuk blen sisokhon se ka dhembet e prishur.Dhe shkrime te tjera qe tallnin galianin Kur i lexoi te nesermen gazetat galiani e kuptoi se kishte lene name. i iku truri ! Por shume shpejt i erdhi ne mendje nje shprehje tjeter nga ai filmi "perradhe nga e kaluara" qe kishte pare me berishen kur kishte qene ne tirane:Cudia me e madhe tre dite zgjat-do harrohet....dhe i futi nje mendje te lehte..
-
GALLIANI I SHPJEGON LEONARDOS PUNEN E TRAJNERIT TEK MILAN. Galiani ka qene i shqetesuar keto kohet e fundit per situaten tek milani.Nje here ju desh te shpikte turne te ndryshem qe ti fitonte milani ne menyre qe ti shmagej me cdo kusht shprehjes "0 tituli".Pas kesaj ju desh te merrej me figuren e berlusskonit pasi ronaldinjo ishte bere xheloz se presidenti ja kishte kaluar ne gjuetine e femrave.Por mundimet per galianin nuk mbarojne me kaq anceloti i lodhur me deshtime iku nga syte kembet kaka' eshte me nje kembe ne madrid ndersa leonardo nga ana tjeter sa nuk ja shqeu xhaketen duke ju lutur ta bente trajner.Mbasi pa rreth e rrotull tha me vete: Dreq,asnje trajner s'degjon te vi tek ne se na ka dale nami se formacionin e ben berlussconi gjithmone,ndersa trajneri eshte thjeshte manikin. Nejse-tha me vete:Po bej leonardon trajner se ky eshte cun i degjueshem plus qe me cau koken gjith diten me bej mua me bej mua trajner.Keshtu vendosi ta therriste ne telefon.Leonardo nuk vonoi te vinte per 5 minuta,siduket i vinte nga pas gjithkund galianit duke i pergjuar levizjet se mos flirtonte me ndonje trajner tjeter. Leonardo s'vonoi dhe erdhi me nje fryme.... Leonardo:Ckemi mister,si te shkoj...... Galiani:Po ja po me iken truri duan te gjith te ikin nga ne,kaka po qane te shkoj ne madrid,pato do te shkoje ne londer,trajner te mire s'kemi para te marrim keshtu qe kam menduar te bej ty pasi je i familjes e i kupton mire kodet tona te familjes.Leonardo ju holl ne qafe galianit duke e puthur,madje gati ne buze.... Ndersa leonardo e perqafonte galiani nuk vonoi te nxirrte nga xhepi nje leter..... Po ajo c'eshte-pyeti leonardo i cuditur ?! Keto jane doket dhe zakonet qe duhet te dish perpara se te drejtosh milanin. Po he tha Leonardo gjith kureshtje-me thuaj c'duhet te bej..... 1-Formacionin nuk duhet ta besh asnjehere pa pyetur ate te madhin (berlussconin)..... 2-Nuk duhet te kerkosh asnjehere ne merkato futbolliste nen 35 vjec se s'kemi para te blejme te rinj te talentuar...... 3-Perdor gjithmone skemen e bredhit ne loje se vec ajo i pelqen atij...... Po si mund te fitojme keshtu ne me te njejten skeme e me futbolliste te plakur.....etj etj shshsh-i tha Galiani se ne gjithmone per vendin e 4 luftojme ne kampionat po arrite te tretin quhet arritje e jashtezakonshme. Po pse per titull nuk do luftojme?-pyeti leonardo Po c'titull o derrezi ku te le interi e mourinho ta shikosh ate zone plus me keta lojtare qe kemi ne qe mezi mbahen ne kembe ishalla kapim vendin e 4 se lame name duke luajtur nji vit ne UEFA e nje vit ne tur paraeliminatore... Bobo tha-Leonardo duke zene koken me duar.Po per trofe si do ja bejme se z'do na shqitet ky "zero tituli" Per ate pune mos ki merak-tha galiani.E kam rregulluar me nje mikun tim ne shqiperi qe sa here te duam ne shkojme atje organizojme nje trofe ashtu dhe e fitojme ne,mundesisht me rezultatin qe te na pelqeje ne.... Leonardo:O po qenka gallate fare keshtu-dhe ja dhane nje te qeshure te dy.... Tani po iki per ne madrid-tha galiani- se me ka therritur perez per ti shitur kakane e pastaj me duhet te shkoj ne londer per te shitur paton se na duhen para Para per mekaton- pyeti leonardo ? C'merkato o budalla se shikon qe ai (berlussconi) po le lesht me vajza te njoma.Ske degjuar se i mori nja 50 goca e i mbajti ne vilen e tij dy jave duke i paguar nga 1000 mije euro ne dite plus dhuratat.Ore je ne vete i tha galjani ti apo jo ......ika tani- shifemi ne ndonje turne birrash ciao-ciao-i thane njeri tjetrit me leonardon qe largohej duke tundur koken i cuditur nga ato qe i degjuan veshet....
-
BERLUSSCONI THERRET MILANIN NE APEL ! Pas shume kohesh i zene sa me politike sa me gjueti mbas adoleshentesh kavalieri gjeti pak kohe per tu marre me klubin qe financon. Mori galianin ne telefon dhe e njoftoj se do takohej me skuadren per nje mbledhje....sa e mori vesh anceloti sa nuk i shpetoj ne breke te ziut.Bobo tha do me shkarkoj ose minimumi do me diskretitoj qe nuk arrij te fitoj dot as me tiranen e shqiperine C e jo me ne seria A.Se kur ishte c'fare nuk tha per mua 1000 te zezat...megjithe hamendsimet e ancelotit mbledhja vazhdoi.... Berlusconi:Pershendetje herojt e mi!Dukeni vertet si te till pasi jeni te gjith afer te 40 dukeni te lodhur nga jeta dhe betejat.....gjithsesi un ju kam therritur sot per te ju pyetur se me cfare jeni marre gjate sezonit qe nuk keni arritur jo me te fitoni trofe por edhe ne miqesore neper bote me keni felliqur.... Te parit i erdhi rradha ancelotit si trajner per te dhene shpjegime per sezonin e deshtuar... Berlussconi:me thoni mister anceloti pse milani nuk fiton dot as miqesore e jo me...... Anceloti:Mister un kam bere maksimumin kam menduar aq shume per milanin sa me la edhe gruaja se edhe ne shtepi nuk beja muhabet tjeter vec futbollit.Por ce do edhe ajo e shkreta u merzit e me la, se keta futbollistet ka kohe qe s'ma varin pasi gjithmone te njejtat gjera u them (nuk jam aq i afte si ai murinjo qe u shpjegon nga nje skeme te re per cdo seance...un vec skemen e bredhit di) Berlusconi: po tjeter cfare ke bere? Anceloti:Po ja kam ngrene nja 20 darka e dreka me ate abramovicin duke ju lutur te me merrte trajner po perhere ma dridhte merrte trajner tjeter e nuk me merrte mua.... Keshtu me rradhe berlussconi i therriti te gjithe ne apel qe te tregonin se cfare kane bere gjate keti sezoni qe s'kane fituar qofte edhe nje ndeshje te rendesishme.keshtu pas ancelotit i erdhi rradha maldinit Berlusconi:cfare keni bere ju zoti kapiten Maldini:Mua mister mos me vini faj un mezi mbahem ne kembe un luaj sa per te thyer rekordet per prezenca ne fushe..kam qef te jem lojtari me me shume prezenca ne fushe ne historine e milanit se nuk dua te ma marri njeri per kete.... Me pas i erdhi rradha zv.kapitenit Ambrozini. Berlussconi:Po ju z.ambrozini cfare keni bere qe milani eshte paraqitur dobet ? Ambrozini:Mua zoti president mos me vini faj,un mendere jush kam pas gruan me barre e duhet te perkujdesesha per te e te mbaja cunin.Nuk mund te perqendrohesha dot me vjen keq.........ok i tha berlusconi.dhe pas ti i erdhi rradha gatusos. Berlussconi:Flisni "rigno" cfare keni bere pervec se keni sherbyer si bodigard i ekipit... Gatuso ishte dhe me i sinqerti kur i tha berlussconit dhe gjith skuadres ne sy:Un e shikoja qe me keta lojtare qe kemi nuk kishim sy per qabe ndaj i thashe nje lojtari te rexhines: ma kercit kembes mire nje here qe te demtohem e te mos felliqem duke humbur ndeshje pas ndeshje me keta...se nuk i duroj dot humbjet un-tha gatuso.I kap kundershtaret per gryget ose u thyej kembet po me munden.... Berlusconi:Ok rignho flisni ju zoti KAKA' KAKA:Un mister nuk perqendrohesha dot tek sezoni se e kisha mendjen tek ofertat qe me vinin nga mancester city.Ngaqe nuk dija cfare te beja e kaloja gjith kohen duke u lutur ne kishe duke i kerkuar Shen.Thomajt cfare te bej me keto arabet ti pranoj apo jo thaset me para te arabit....por se di s'me ndahej zemera nga milani ku ka mire se ketu para marrim plot koken se cajme per te fituar luajme kur te na doje qefi ahaha...se ata arabet ti nxierrin parate nga hunda ore po nuk luajte.....Me besoni,kam pare robinhon e kane bere per uje te ftohte se tallte b...pastaj tha kaka un nuk eshte kam qene aq i pa-dobishem.Un u kam lexuar biblen gjate gjith kohes lojtareve e keshtu kam sherbyer edhe si prift. Berlusconi:Ok tha berlussca vazhdo keshtu KAKA' Fjalen me pas e mori ronaldinho.... Ronaldinho:Per mua mister ka qene viti i pare ketu ne milano dhe kam qene i zene duke u njohur me diskotekat e qytetit,,,por ce do se me iku adriano se me ate me ecte mire nate per nate organizonim orgji me dhoj-dhoj prostitutash....Pa le edhe kur shkova ne shqiperi nuk me ndaheshin syte nga ajo SONY MALAJ un andej e mbaja koken gjate gjith kohes kur galiani po fliste per rendesine takimit si e vetmja mundesi per te fituar trofe etj e tj... Me pas u erdhi rradha te gjith lojtareve me rradhe...... Beckham:Un erdha ne milano per te shitur ndonje fanelle me shume por ce do s'me eci.Pastaj edhe viktoria me beri fiksim doja ti largohesha ca kohe se s'me linte te gjuaja femera me ngaterrohej neperkembe kudo qe shkoja...... Shevcenko:Un mister jam marre me rritjen e flokeve se anceloti s'me linte ti afrohesh as stolit e jo me te me fushes se lojes Nesta:Un e kam ditur me kohe qe nuk eshte gje puna juaj ndaj shpika kete punen e semundjes ne kurriz e s'kam luajtur as ne kampionat e as ne UEFA.Un jam lojtare me mentalitet fituesi luaj vec neper trofe birrash se aty e kam te sigurte se fitojme trofe s'merrem un me kampionatin, qe hyme gjithmone me te njejtin objektiv: O burra te zeme vendin e 4. Inzaghi:Me mua mos u merreni kot,un dhe tani qe po flas me ju jam akoma ne pozicion jashte loje. Favali:Un i ziu c'te beja kur e shihja se keta se rruanin,un luaja domino me pleqte e milanelos pasi dhe mosha me piqej me ta. Pasi i degjoje me vemendeje te gjithe berlussconi tundi koken dhe i tha galianit ne vesh:E shikoj se keta si duhen dreqit nje lek(se ne ekipi i djallit e kemi emerin) ndaj o burra merr masa te na organizosh ndonje trofe gjate veres dhe gjat sezonit tjeter ne menyre qe te themi ne fund se edhe ne kemi fituar dicka se perndryshe s'do na ndahet kjo "ZERO TITULI" OK.OK i thane njeri tjetrit dhe shperndane mbledhjen,,,,,,,,,,,,,,
-
GALLIANI U LUTET SHQIPETAREVE TI LENE TROFEUN "TACI OIL" Qe kur Hose Murinho doli ne koference per shtyp dhe deklaroi se milani do ta mbyll sezonin me 0 (zero) titujt galianit po i vinte mendja verdall,nuk i zinte vendi vend...Vinte verdall neper milanelo dhe mendonte se si mund ti hillte fjalet e murinhos poshte me fakte. Ne fillim kishte shprese se mos vertet milani do fitonte ndonje gje por su bente fjale pasi humbjet dhe eleminimet vinin njeri-pas tjetrit. Kur e pa se nuk behej gje per te fituar ndonje trofe real i vajti mendja te fitonte me cdo kusht nje trofe cfardo.Pasi mori ne telefon nje numer klubesh dhe kombetaresh nga afrika dhe azia per te organizuar ndonje kupe patetinash askush nuk i pranoi pasi nuk kishin kohe te humbisnin duke luajtur me pleq qe i kane kaluar te dyzeta pasi kishin frike se mos u ngelnin ne dore e... pastaj hajde paguaj per te rinj Pasi u konsultua edhe me massaron (i deleguar ne shqiperi per kampusin e femive) u vajti mendja te organizonin trofeun taci oil prape. Ata pranojne- tha galiani se i kam thene atij tacit te gjith femijet e fisit do ti marr te milan junior camp.Ok-tha massaro por do na mundin prape e do na deshtoj plani.... Dale tha galiani se kete here tani do ta bejme ndryshe... Po he si ? tha massaro gjith kureshtje !!! Do tu kerkojme te na e lene ndeshjen se ashtu na e do puna-tha galiani Po si do ja kerkojme tacit kete gje tha massaro se eshte turp se jemi klubi..... Dale tha galiani se do ja cojme nga kina...do i them berishes se ata bejne per njeri-tjetrin Sa mire te paska vajtur mendja i tha massaro...e po kot kisha 2 muaj qe vija verdalle neper milanelo ja keto mendoja tu shpetoja nderin ju...dhe vajti te merrte berishen ne telefon Galiani-alo jam galiani zevendesi i berluskonit te....... Berisha-pershendetje zoti zevendes kryeminister i italis.... Galiani- jo jo nuk jam ai qe mendoni ju jam zv-presidenti i milanit.... Berisha-a po ajo skuadra me trofete e bamirsis me te shumte ne bote...po po cfare mund tu ndimoj Glliani-po ja ai trajneri i interit na ka thene se do ngelni me gisht ne goj e sdo fitoni asgje....desha qe me nderhyrjen tuaj prane tacit te organizojme nje kupe ashtu qe ta fitojme ne ne menyre qe te mos i japim te drejte ati murinjos Berisha-ee degjo eshte socialist ai moratti me murinhon..???? Galliani-po eshte kundershtar i berluskonit (nuk e sqaron cfare kundershtari e ka politik apo sporiv) Berisha patjeter o burilleut un per berluskoni ju jap edhe kampionatin shqiptar...e doni ? Galliani-jo jo se nuk ka lezet ashtu se..... Berisha-ok ok pune e mbaruar.. Galliani-berisha-ciao....ciao Pasi mori premtimin nga berisha galiani kercente nga gezimi...nuk dinte se si ta falenderonte...dhe mendonte me vete heh do ja mbyllim gojen ati idiotit (murinhos) do fitojme edhe ne nje trofe. Kur ja kumunikoj lajmin ancelotit dhe skuadres u kenaqen pa mase...sidomos kur e moren vesh se fitoren e kishin te sigurte..se ne fillim paten ca frike se mos do turperoheshin si ne vjeshte e pastaj hajde duroje berluskonin do i kishte lene pa ngrene tre dit e do i kishte lene me nje kembe para tij duke dhene dhogari per humbjen. Kur e moren vesh lojtaret shqiptare sa u gezuan kur e moren vesh se do luajne miqesore dhe filluan ti thonin njeri-tjetrit: shyqyr qe do luajme me milanin se fitoren e paskemi te sigurte -i mundim kollaj ata pleq....thonin Por kur e moren vesh se duhet t'ia lene fitoren milanit kundershtuan nje zeri duke argumentuar se s'kemi rast tjeter te fitojme.... por pasi u kercenua se sdo i therrisnin me ne kombetare pranuan...madje aty bene e edhe planet....ne fillim do i leme te shenojne ata,pastaj ne do e kethejme rezultatin dhe mundesisht ta cojme ne penallti se po ti leme te fitojne ne fushe do biem ne sy....beqirit te shkrete i ra shorti per te humbur 11 metershin... Gjithcka shkoi sipas planeve milani erdhi pa dhe "fitoi" u gezuan pa mase...dhe ne fund u dhane fjalen se sa here te ngelin pa trofe do vine ketu ne tirane te luajne....
-
Ndoshta nga metoda e te shkruarit kam kopjuar ca mero bazen me "antenen brenda familjes" tek gazeta tema por ne ndryshim nga mero qe ka per qellim te denigroje te intrigoje opinionin publik "ANTENA" ime do kete vetem qellime komike.Rolin kryesore ne antene do te luaje Adriano Galliani i cili njihet si nje nder pasionantet me te medhenj te futbollit ne Bote. Gjithcka eshte konspirative dha pa qellime dashakeqe... Dikush qe e ndjek futbollin besoj se do argetohet me to. Me poshte po ribotoj "antenat" qe kam shkruar ne tema te vecanta.Tani e mbrapa do i gjeni vetem tek kjo teme ketu. FLM PER MIRKUPTIMIN
-
Po keshtu eshte kur lexon gazeten e Mero Bazes qe verioret dhe kuksianet e bene rob.Duke qendruar pas tyre arriti te filtronte ne kulisat me te larte te pushtetit e sot hedh balte ndaj tyre. Eshte e vertet se kuksianet,tropojanet e ne pergjithesi dominojne neper zyra te pushtetit.POR s'duhet te harrojme se per 50 vjet verioret edhe per te hyre ne zyre me qa hadhet nuk i ka zene dera e jo me te drejtojne ne to....kjo gje ndoll prap sa here vjen PS ne pushtet. Nje faktor tjeter pse verioret kane role kyce ne jeten e kryeqytetit eshte s ete gjith qe kane zbrit aty ose kane qene me shkoll e jane futur neper zyra ose skane pas gje mbas shpirtit e jane detyruar te merren me biznese te ndryshme. Ama me nje gje s'jam dakort me verioret sjedhja e tyre shpesh here le per te deshiruar
-
25 fakte magjepsëse për dashurinë ! Dashuria është një gjë shumë e bukur... por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë. 1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë. 2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit. 3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar. 4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike. 5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur. 6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë, e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre. 7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor. 8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës 9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë. 10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor, martoheshin që në lindje. 11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik “KTF” supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë. 12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve. 13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje. 14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë). 15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy. 16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje. 17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë. 18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes. 19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm. 20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks. 21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, saktësisht çdo Valentin. 22. “Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar”, thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive. 23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca. 24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të. 25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndjehemi, aq më të lumtur jemi! Pse seksi, është më i mirë se gjithçka tjetër 18 MEDIA E
-
Te thuash te bejme dashuri eshte menyre me e qytetruar dhe zhargon me i kulturuar i perdorimit te shprehjes se mendimit qe ka ne thelb aktin seksual,ndersa te thuash bejme seks eshte dicka me vulgare te theni. Ndesa nqs do te dhogjikonim mes dy fjaleve duke i marre vecmas te dyja besoj se fjala seks ska nevoje per koment e kakuptimin e qarte.Mardhenie seksuale. FjalA dashuri eshte koncept me i zgjeruar ku ne loje hyne ndjat pervec seksit etj...
-
Gento po kishe lexu pergjigjen time do kishe dhogjiku ndryshe...se ca hyn aty nderi motrave e pazari i milotit ti e di. Por un po te them se ky fenomen eshte i perhapur gjithandej ne europe,mjafton te permend gjermanine.... Pastaj te shashe e te ofendosh eshte kollaj z.G3NTO po jep ndonje shembull si mund te ishte bere ndryshe....!!!!?
-
Kjo bashkqeverisje nuk duhet te cudise asken,pavarsisht se eshte e para ne dhojin e saj ne shqiperi ne afro 20 vjet demokraci.Tani ne nuk mund te behemi as konspirative as te flasim me fjalet e Edvinit per ta quajtur kete kualicion si kualicioni i interesave ekonomike etj..packa se edhe ajo mund te jete e vertete.Sidoqofte ne duhet te flasim per ate cka shohim dhe prekim ne realitet. Un mendoj se ky kualicion u be i detyrueshem nga keto arsye: 1)Aleanca e ndryshimit nuk i ka te sigurte numerat por edhe me 71 nr te mundeshem ajo nuk eshte i sigurte ne qeverisje pasi mjafton vetem ikja e nje deputeti dhe ..... 2)Aleanca PD & LSI u be e domosdoshme pasi aleanca e ndryshimit nuk perfaqesonte shumicen e shqiptareve packa se ishte forca e pare politike ne vend me 46% te votave dhe 71 mandateve ajo prape se prape me 46% nuk perfaqesonte shumicen e shqiptareve.Per kete te fundit terhoqen vemendjen edhe nderkombetret dhe keshtu aleanca me LSI u be e domosdoshme. Nuk duhet te habitemi per kete pasi ne gjermani qeveris pozita me opoziten.Besoj se shmangeja e nje krize politike ishte e domosdoshme ne kulmin e epokes se integrimit per ne por edhe ne kohe krize qe perjeton rajoni.
-
Armentino ! Jam dakort,gati plotesisht dakor me diskutimin tend te mesiperm.Por normal nuk mund te pranoj kur thua se edi rama nuk eshte i lidhur me krimin e qe Edvini i perket frymes se re te politikaneve.Nese te duket pak lidhja me delijorgjin e Alban Eftimin atehere eshte gje tjeter.E dyta edi rama vertet duket liberal kur kercen perpjete neper koncerte e mitingje POR mos harro se PS-n e ka kthyer ne bunker te mbyllur dhe gjate kesaj kohe qe ka qene ne krye te partis ka ndermarre nje fushate te eger spastrimesh ndaj figurave te PS-s.Edi mendoj se mund te fitonte i vetem pa Meten e Ramen por u gabua rende.Te siguroj ty e c'do kend tjeter se fitorja jone do kishte qene me thedhe nqs do kishim pas kod tjeter elektoral. Jam dakort me ty se ne politike duhet te futen figura reja POR ne asnje menyre nuk mund te futen direkt duke shmangur pernjeheresh figurat e vjetra qe sa kane moshen te rinjt qe duan tu zene vendin ata kane jete ne politike. Sa per urimin mund ta besh qe tani se qeverine e ardheshme nuk mund ta ndertoje kush pervec "aleances se ndryshimit",dhe te jesh i sigurte se shqiptaret kane bere zgjedhjen e duhur per kater vitet e ardheshme....
-
Po filloj un i pari si historian qe jam: 1) Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) (+) Heroi Kombetare.I shquar per qendresen 25 vjecare kunder turqeve. 2) Nene Tereza (+) Humaniste e shquar dhe bamirese.E njohur ne mbare boten per ndimesen kunder te varferve.Fituese e cmimit nobel. 3) Ahmet zogu (+) Praktikisht themelues i shtetit modern shqiptare.Themeloi kushtetuten e pare,vendosi sistem bankar,vendosi konstitucionalizmin ne vend 4) Teuta (+) Mbretereshe ilire.E shquar per qendresen ne luften kunder Romes.U trathtua nga nga gjeneralet e vet. 5) Ali Pashe Tepelena (+ -) I shquar per qendrese kunder porte se larte dhe perpjekjeve per bashkim te vendit.Por ishte dhe nje hajdut i pashoq dhe perndjekes i madh i te krishtereve. 6) Ismail Kadare (+ -) Shkrimtari i permasave Boterore.Fitues i disa cmimeve nderkombetare.Veprat e tij jane perkthyer ne disa gjuhe te huaja.ish-komunist. 7) Ismail Qemali (+) Kryeministeri i pare i shqiperis se pavarur.Beri perpjekje titanike per njohjen e shqiperis.Refuzoi postin e kryeminstrit perandorak per te mos braktisur levizjen kombetare shqiptare. 8) Gjergj Fishta (+) Homeri shqiptare.Themelues i alfabetit tone.diplomat dhe shkrimtare i shquar,mjafton te permendim "Lahuten e Malcise) 9) Enver Hoxha (------) Gjakatare dhe armik i vendit.Enveri e beri vendin tone shtetin e pare ateist ne bore.Shiperia qendroi nen izolim nderkombetare -per 12 vjet nen ulleheqjen e tij.Mbi 6000 kundershtare politik gjeten vdekjen gjate qeverisjen e tij.Te gjitha keto e bejne padyshim te famshem per ZI. 10) Ai Burri ...!! (+) Per kete do flasi historia me vone.Ndoshta kur asnjeri nga ne s'do jete gjadhe.
-
Ne hartimin e kesaj teme mundohuni te perfshini dhjete personazhe qe kane pasur me shume ndikim ne historine e vendit ne sport,letersi,politike etj. Personazheve qe kane qene te famshem dhe kane qene negativ mund tu vini nje minus (-) mbrapa. Te shohim besoj do jete interesante..... :)
-
Sikur u mbydhen numerimet dhe raporti ishte 9PS 6PD 1 LSI (Prifti ) Sido qe te vejne punet qeveria qe do ngrihet do te jete ne peshore dhe ne nje pression te vazhdueshem nga keto qe po i shesin mandatin. Ka dy variante : 1: LSi bashkohet me te djathten dhe humbet te gjithe elektoratin e majte por ama do ishte nje shumice e konsiderueshme prej 74 man. 2: LSI nuk bashkohet , krijohet qeveria me voten e Priftit , por mjafton nje mandat mosbesimi per te thirrur zgjedhje te parakohshme, gje qe do te destabolizojne jeten politike ,sociale dhe ekonomike ne vend. Mund te mesojme mjaft rreth qeverise se fundit Prodi , ku ai mbante ne jete dhe kujdesej per senatoret e perjetshem ne menyre qe te kishte shumicen me te pakten +1 mandat. Sigurish qe nuk mund te flas se ne çmenyre jane shitur keta politikane qe marrin votat e elektoratit te tyre per t'ia dhene nje krahu te kundert politik. Sidoqofte jam i sigurte qe te tilla vendime vijne si pasoje e interesave te forta ekonomike te cilat bejne qe njerezit te lajthisin. Me humbjen dhe largimin e mundshem te Edi Rames nga PS dhe nje rikthim i Nanos ne krye te PS do t'ì siguronte te djathtes nje numer perkrahesish edhe nga vete e majta ne te ardhmen. Perfundimi : Ta shpifin nje pjese e Politikaneve Shqiptar -te pabese -te korruptuar e te lidhur me krimin -pa vlera -pa capacitet intelektual (mjafton te shofim mandatet e zonave te veriut) etj...etj...etj.. E kuptoj hillerimin tend per humbjen e Edvinit & co.Por ky eshte fati i nje njeriu pa moral politik dhe njerzore. Tani po e braktisin te gjith.Pervec Nanos e metes qe e kane braktis me kohe tani eshte edhe rradha e Gjinushit me Milon. Ramen tani as ne PS nuk e duan me.Ahhhh se harrova i ka ngel vec ai 99-shi i (Gay 99). :tongue:
-
Ku ka pushime sivjet.... Sivjet ka vec merkato politike,pune,dhe...ethe gjith andej
-
shikoni vetem tv klan se ai i jep rezultatet e verteta direkt nga KQZ