Jump to content
Veriu Forum

miSTiku

Antare
  • Content Count

    7
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by miSTiku

  1. Ligjet i vendosin njerezit. Ne bote ka plot ligje antinjerezore dhe te cuditshme(do jua postoj disa prej tyre). Atehere, nese neser vendoset nje ligj qe ndalon "zgjedhjen e te qenurit ndryshe", atehere ti do heshtesh?? Nqs ne te gjithe boten njerezit me kombesi te ndryshme jetojne te lire, ndersa ne Amerike kundrejt njerezve indo-amerikane apo zezakeve ka ligje qe nuk i lejon te njejta te drejta si nje i bardhe, kjo gje e justifikon qendrimin e kritikave qe behen kundrejt Amerikaneve? "Eh, ka ligj more vella, s'kam c'te bej!" kjo shprehje e ben "te drejte" qendrimin e tyre?? Prandaj edhe ceshtja e atyre "te ndryshmeve" eshte pak si delikate. Sepse ka te bejne me crregullime psikologjike personale dhe me prishje te harmonise sociale qe ka bota.. Keshtu, hap porten e nje bote te pamundshme per t'u kontrolluar.
  2. Frekuentimi masiv i nje vendi nuk e ben ate te "shenjte" apo "cudiberes". Sikur te ishte ashtu atehere e gjithe bota duhet te ishte hindu, sepse Lumin "Ganji" e frekuentojne me miliona njerez ne vit. Shumicen e njerezve nuk te ben besimi, por halli per te shkuar te kisha "Shen Ndoi" . Ashtu sikur nuk shkon nje i krishter tek nje hoxhe qe "sheron" ngaqe e beson ate, apo fene e tij, por problemi i tij e ben te shkoje. Jua siguroj se nqs nje fe bazohet ne gjera te tilla "mrekullore", nuk do i shkoje gjate. Ju pse shikoni perqindjen e vogel qe mendon se eshte sheruar si pasoje e kishes "Shen Ndoi", po kthimi e qindra mijera njerezve te pashuruar? Eshte pasukses i Zotit? Apo po hakmirret Zoti? Jo more miq, mos e ngaterroni Zotin me shpikjet njerezore apo mitologjite. "Dhe muslymanet besojne ne ate vend te bekuar", he, bukur..
  3. Ashtu sic ke ti te drejte te thuash opinionin tend per ata qe i quan me te drejte "ndryshe nga ne", ashtu edhe nje institucion shpreh mendimin e doktrines qe perfaqeson. Deri ketu nuk ka asgje qe mund te kritikohet. Por, ne momentin kur nje institucion apo nje individ per te mbrojtur idene qe ka perdor dhune kundrejt tjetrit, atehere fillon problemi. Si do qofte, ashtu sic e kam thene dhe me pare, njeriu duhet t'i veje pikat mbi "i" per disa ceshtje, cilat jane "te mirat" apo "te keqijat", apo nuk ekziston fare nje gje e tille?!Kjo eshte e rendesishme besoj. "cdo njeri nga ne atehere eshte i lire te beje cte doje deri kur nuk cenon interesat e nje te treti" thua, por ky eshte nje pergjithesim i gabuar dhe qe nuk tregon realitetin. Sikur te ishte ashtu, nje person qe perdor lende narkotike, qe e blen me parate e veta dhe qe rrin ne hesap te vet nuk duhej te burgosej. Po, ne mund te diskutojme ceshtjen e "te qenurit ndryshe", pse zgjidhet nje alternative e tille dhe sa e drejte eshte nje zgjedhje e tille..
  4. Vende te tilla si kjo kishe, ndonje xhami apo dicka tjeter e konsideruar "e shenjte" apo shkuarja tek ndonje prift, hoxhe apo tek ndonje "cudiberes" tjeter, jam i bindur se sherbejne vetem per efekt psikologjik. Por nganjehere me ben te mendoj se jane te nevojshme vende te tilla apo njerez te tille.
  5. Nje dite hyra ne nje nga pak librarite katolike ne Shkoder. Nderkohe qe une po kerkoja nje liber, shitesi i librave bashke me nje klient te moshuar po benin nje bisede afersisht me keto fjale: "M'erdhi ai prifti italian dhe po m'bate presion qe une t'mos i shisja libra muslimanve." Dhe po vazhdonin njeri me tjetrin duke i bere nje kritike te lehte atij prifti, apo me sakte duke treguar me kujdes mospelqimin qe kishin ata per qendrimin e priftit. Ku e ka ndryshimin nje ngjarje e tille me ate qe keni treguar ju me lart, e dini? Mendoj se ndryshimi qendron tek reagimi i nje te padituri per fene e tij,(mgjthse reagimi i tij eshte me shume psikologjik se sa fetar) dhe reagimi i nje i nje te dituri(mos ndoshta, perfaqesues i fese). Mua asnjera prej ketyre dy ngjarjeve nuk me ben te arrij ne nje konkluzion final per te perbaltur njeren apo tjetren fe, ashtu sic ia vendoset piken ju komentit mbi ngjarjen e atij marokeni (i cili me siguri ka te vetmin parim qe zbaton ne vit: agjerimin fizik). Nje antar i nje feje, qofte ky si marokeni i cili nuk njeh fene tij apo sikur prifti ne fjale i cili mund ta njohin besimin qe i perket, nuk ka se si te na beje te injorojme njeren apo tjetren fe. Nqs mundemi, le te kritikojme bazat fetare te tyre. Paqe!
  6. Ashtu si institucionet e tjera mbajne qendrim ndaj nje fenomeni politik, social apo kulturor dhe kete e bejne publike, eshte me se normale qe edhe institucioneve fetare t'u lindin kjo e drejte per te informuar pjestaret e fese perkatese per qendrimin e institucionit qe i perfaqeson ata. Ndersa, ceshtja e lirise eshte shume elastike dhe shumehere subjektive. Njeriu eshte i lire te beje edhe mire edhe keq. Shpeshhere ai nje gje te caktuar e kerkon me kembengulje, e enderron madje dhe lutet per te, me pas veren se ajo gje qe kerkonte me aq insistim ishte aq e demshme per te sa nuk e kishte menduar. Kjo tregon pasigurine qe ka njeriu per te njohur ate qe eshte "e mire" apo "e keqe". Keshtu qe, institucionet fetare, bazuar ne parimet teologjike te tyre, mund te vleresojne zgjedhjet qe bejne njerezit ne lemshin e lirise.
  7. Nje dite ne oqean dy peshqi takohen. Njeri e pyet tjetrin: Kam degjuar te flasin rreth ekzistences te nje gjeje te lenget qe e quanin "uje", a eshte e vertete? Tjetri ia kthen: "Ec mor budalla, leri ato marrezira!!"
×
×
  • Create New...