Albert Vataj
Antare-
Content Count
2 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by Albert Vataj
-
Topi në pikën e 11-metërshit politik Nga Albert VATAJ Pas një zhurme që siluroi duke e vënë në pozita kritike Berishën, dhe krijimit të panoramës së një të ashtuquajture marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Nanos, hidhet në treg emri që PD-ja propozon për kandidaturën e Presidentit të Republikës. Ai është Bamir Topi, nënkryetar i demokratëve dhe njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie. Përzgjedhja e Topit është gjëja më e zgjuar që tançka e djathta ka propozuar tash e 15 vite të shkuara në politikën e kartës së përfaqësimit. Emri në fjalë i kandidimit dëshmon një vetëdije dhe pjekuri politike, ndoshta pahiri. Ndoshta edhe për t’ia rrëmbyer në një farë mënyre hisen që i takon opozitës. Në rast se nuk do të arrihet në një zgjedhje konsensuale, në pamundësi të garantimit të 84 votave të domosdoshme, pra pashmangshmëritë edhe të 2 votave të opozitës, kjo sipas llogarive të Berishës, shqiptarët do ta shohin veten sërish para kutive të votimit. Opozita që në muajt e kaluar, ende pa pasur një rezultat optimist të arritur më 18 shkurt, u ka fryrë borive të mobilizimit, për ta vënë mazhorancën para krizës së Presidentit. Tash, kur ajo përpiqet ta shohë veten në pozita të favorshme besueshmërie elektorale, ka edhe një arsye më shumë për të shtrënguar radhët, për të bërë dhe pazare për dy votat që do të zgjidhin ose jo këtë “nyjë gordiane”. Gjithsesi, kryeministri Berisha është i mendimit se e djathta duhet të përgatitet edhe për zgjedhje të parakohshme. Pragu i kërcënuar i zgjedhjeve të parakohshme, i artikuluar edhe nga faktorët ndërkombëtarë, duket se nuk step opozitën para tundimit për të provuar shansin që t’ia rimarrë pushtetin Berishës. Dhe këtë ajo nuk ka hezituar ta bëjë fakt të kryer nëpërmjet krijimit të një “stuhie në gotë”, daljen tek emri konkret për kandidaturën e Presidentit. Nëpërmjet sekretarit për Burimet Njerëzore, Blendi Klosi, ka piketuar ish-kryeministrin e Pajtimit Kombëtar, Bashkim Finon, si rivalin e mundshëm të Topit, dhe njëkohësisht si arsyen tashmë të kalkuluar politike për të pasur zgjedhje të parakohshme. Megjithëse Klosi këtij referimi nominal për rivalitet, duket qartazi ta ketë cituar si kundërpeshë të asaj që ai do ta cilësonte si provokuese, kandidaturën e PD-së, pasi sipas tij, Topi përfaqëson të djathtën ekstreme. Një eksponent tjetër i PS, konkretisht Sekretari Politik, Ben Blushi ka ironizura, duke cilësuar prezantimin e kandidaturës nga PD, si një shaka të Berishës. Standartizimi politik i postit të Presidentit domosdoshmërisht duhet të qaset në kondicionin e konsensualitetit. Sipas Blushit: “President konsensual do të thotë të ulemi në tavolinë dhe të merremi vesh për një kandidaturë e cila plotëson disa norma politike dhe etike, për të kandiduar për postin e Presidentit”. Propabiliteti, se mundësia e garantimit që kjo klasë politike do të rrok vullnetin për të kalkuluar një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe për Presidentin, në rastin konkret është zero. Kjo jo dhe aq se propozimi ka ardhur nga PD, dhe Presidenti i takon opozitës, siç është shprehur demokristiani Lesi, se sa çdo gjë e Berishës kuptohet si një herezi politike dhe popullohet si blasfemi në dogmën e përqafimit të politikës së re. Bamir Topi, gjithsesi, mbetet një nga kandidaturat më përcaktuese për fatin e së djathtës, megjithëse hierarkia e tij partiake po shëtit në tregun politiko-mediatik si një mur i lartë, i pamundur të kapërcehet. Pozitat në të cilat ndodhet politika, ose më saktë qorrsokaku ku kandidimi demokrat e ka futur atë, është tamam si në një finale ku fatin e ndeshjes e përcakton penalltia e akorduar në sekondat e fundit. Tensioni dhe emocioni janë në pikun e tyre. Polarizimi motivohet përkundër çdo logjike që ofrohet si alternativë. Parë me optikën e besueshmërisë elektorale, nga njëra anë, opozita pretendon të jetë sfida e 18 shkurtit, dhe këtë e mbështet më rrëmbimin e qyteteve të mëdha, ndërkohë që mazhoranca ngrohet te vullneti plebishitar i fitores. Ende nuk mund të thuhet saktësisht sesi do të përfundojë ky zgrip politik. Kjo pasi edhe aty ky mazhoranca pretendon të përmbush numrin e domosdoshëm të votave, kushtet klimaterike kanë tendencat acarimi të skajshëm duke fikur çdo shpresë ende pa u hedhur hapat e delegimit numerik. Situata ka gjasa të dalë nga kontrolli edhe brenda numëratores së Berishës. Nëse tash për tash, Lesi ka kërkuar vetëm respektimin e parimit të konsensit, që sipas tij mund të jetë i tillë vetëm me një kandidaturë të dalë nga dueti Rama-Meta, ku i dihet se çfarë do t’i shkrepë në 81 kokat e tjera që Berisha i pandeh si stad të pandryshueshëm. Gjithsesi, deri atëherë mund të ndodhin kaq shumë gjëra, sa do të ishte kokëkrisje të vije piketat, se ku do të hedhësh bazamentin e një përfundimi. Për më tepër, kur deri më tash asnjë rrjedhojë logjike nuk ka ushtruar vullnet mbi faktorizimin e hapave të politikëbërjes, për më tepër, kur bëhet fjalë për pushtet. Çoroditja e klasës politike shqiptare është një tipar që nuk shfaqet vetëm në sipërfaqe, por edhe në fondament. Ajo që mund ta artikulojmë si politika e befasisë, është politikë kafenesh, politikë e çastit, dritëshkurtësie dhe tërsëllimë kokash të nxehta, që kanë qenë përcaktues deri më tash, në atë që beh me zbardhjen e një dite të trazuar shqiptare. Por ajo që mund të thuhet me saktësi në këtë vorbull mendjesh me produkt të vetëtimshëm, është se opozita kurrsesi nuk do të pajtohet, sikurse është rrekur të dëshmojë, me kandidaturën e PD-së për Presidentin e Republikës, qoftë ky dhe Bamir Topi. Opozita në veçanti dhe klasa politike shqiptare në përgjithësi, përgjatë gjithë përvojës së saj ka gjykuar zgjedhjet e parakohshme, si mundësia e vetme nga mund të hyhet në produktivitet. Politika kurrë nuk ka gjykuar konditat dhe parametrat ligjorë apo monetarë, dhe gjithë mekanizmin zgjedhor në tërësi, si vullnesë për të vënë nën fre tundimin për pushtet. As tani ajo nuk ka komoditetin e nevojshëm për të gjykuar kthjellët, nëse duhet për hatër të respektimit të disa kushteve, para së cilave e ka vënë faktori ndërkombëtar, e kanë vënë zgjedhjet që lamë pas, i ashtuquajturi “shans i humbur”, sepse ajo e ka dizenjuar veten si mobilizim për luftë dhe rivalin si armik.
-
Krahasimi Ekonomine E Sotme Me Ate Te 4 Viteve Me Pare
Albert Vataj replied to Ina_84's topic in Ekonomia
Perpara se te pergjigjem telegrafisht me duhet te saktesoj mbi menyren e krahasimit qe duhet perdorur. Gjithsesi pa dashur te behem i merzitshem per ata qe kane kurajo te vijojne permes ketyre rreshtave po bej me dije se praktikisht vendi yne gjendet ne nje nivel disi te luhatur te bazamentit ekonomik. Kjo ka disa arsye, por ajo qe eshte me ndikuesja eshte mungesa ne tregun formal ekonomik te parase se piste. Duhet te jemi te ndergjegjshem se ne Shqiperine e qeverisur nga socialistet dalloheshin tendencat e krijimit te monopoleve, te cilat demtuan seriozisht kiomen e nje konkurence te lire. Pra ne nje fare menyre u instalua sistemi i mafies ekonomike. Kush kishte para investoi ne politike dhe e perdori kete te fundit per te shtrire influencen dhe territoret, duke provokuar keshtu krijimin e kartelit ne biznes. Pra krijimit te nje Shqiperie me njerez qe kane edhe para, edhe pushtet dhe njekohesisht edhe mundesi per te bere cfare t'iu shkrepet. Rreziku ishte permanent. Paraja e droges, prostitucionit gjithashtu u bene distributoret me te medhenj ekonomik duke e kthyer kete Shqiperi ne nje lavatriçe gjigande dhe ne nje parajse per mafien. Nuk mund te mohosh se ne keto kushte kishte nje standart ekonomik me te larte, por po tu referohesh shifrave dhe perqindjes ajo qe ofronte ky standart ekonomik ishte e paperfillshme me ate rrezik qe kanoste lindja dhe sofistikimi i nje sistemi. Kjo behej me e rrezikshme me shtrirjen e ketij dominimi fatal ne medie, e cila ne nje fare menyre dikton shume rrethana duke i bere presion edhe shtetit, pra duke u bere nje pushtet mbi shtetin dhe qe shpesh e sfidonte shtetin. Ndryshimet politike, konkretisht qeverisja e djathte ka shprehur dhe ka shenuar nje tregues pozitiv te prishjes se ketij sistemi qe ne po i themi standart ekonomik. Nuk ka ndonje tregues sinjifikativ, por ajo qe vihet re eshte kurajoja per te vendosur pozitat e forta te shtetit. Krijimi i barazise perballe ligjit eshte nje tregues pozitiv. Kjo qeverisje ende nuk mund te dale me flamure te demonstroje triumfuesi, por gjithsesi po perpiqet ta beje ne kuadrin edhe te reformave, te cilat jane te dhimbshme por qe marrin persiper te sherojne ose me sakte te shpetojne nje trup nga gangrenizimi i polte. Shpetimin nga rreziku i kalimit te Shqiperise ne nje rast pa shprese. Ka shume e shume detaje, ka shume e shume rruge per te ndalur tek nje pergjigje. Por ne perfundim mund te them se ekonomia ka shenuar nje luhatje, si çdo ekonomi tjeter qe kerkon te ngrihet.