VeriuPortal
Antare-
Content Count
96 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by VeriuPortal
-
Jam më e lumtur se kurrë në krahët e dashurisë sime Xhemi Shehu, e provuar dhe e sprovuar me sfida që në të shumtën e rasteve ka triumfuar në botën e spektaklit dhe modës, këtë herë ka vendosur t’u përkushtohet seriozisht studimeve. Më e thjeshtë se kurrë pa thonj fals, as flokë extasion e me një grim shumë natyral, rrëfen dëshirën e saj për t’u bërë këshilltare e kryeministrit të ardhshëm, pas mbarimit të fakultetit për Shkenca Komunikimi. Ikona e ekranit, thellë-thellë e ndjen dhe e shpreh se në politikë pëlqen të qëndrojë pas kuintave, por në ekran, kurrsesi jo. Shehu reflekton lumturi dhe këtë nuk e fsheh, por e pranon se është më e lumtur se kurrë në krahët e dashurisë së saj. E kërkon botën e magjishme të televizionit e të modës edhe në Italinë fqinje, ku fillimet i rezultuan pozitive. Braktisjen e Italisë që e bëri të ndihej e huaj, si dhe shumë projekte të tjera të Shehut, do mund t’i lexoni në këtë intervistë ekskluzive për revistën “Spektër”. Me çfarë po merreni aktualisht? Aktualisht, merrem vetëm me studime. Jam në vit të parë për Marrëdhënie Publike dhe Komunikim, në një universitet privat Pse kjo degë apo pëlqeni komunikimin dhe gazetarinë Më pëlqen shumë fusha e komunikimit. Kjo është edhe një pjesë plotësuese e punës që unë kam bërë deri më sot. Kam qenë gjithnjë në kontakt me njerëzit, mbase jo të drejtpërdrejtë jo në rolin e gazetares së mirëfilltë por kam komunikuar vazhdimisht me publikun përmes ekranit. Pas mbarimit të fakultetit, ku e shikoni veten? Këshilltare kryeministrit, jo të këtij aktual, sepse duhet të ketë ikur deri sa ta mbaroj unë shkollën. Por nuk do i ndahem ekranit asnjëherë Jam gjithmonë e hapur ndaj projekteve që më ofrohen. Do të thoni se keni një afeksion për politikën? Politika më pëlqen faktikisht, por, tani për tani, në Shqipëri më shumë të nervozon sesa të afeksionon. Do të më pëlqente më shumë ta ndiqja nga afër këtë fushë por jo të bëja politikanen e mirëfilltë; të isha pjesë e rëndësishme integruese dhe stabilizuese, përmes këshillave të mija. Do preferoja të qëndroja pas kuintave, deri diku në hije, të jepja investim logjik e të arsyeshëm në këtë fushë të rëndësishme të shoqërisë Si fillon dhe mbaron cikli 24-orësh i ditës suaj? Tani që jam në shkollë fillon dhe mbaron me shkollën, këtë nuk ma beson njeri. E kam marrë shkollën shumë seriozisht; jo se nuk kam dashur herë të tjera, por angazhimet kanë qenë shumë më të mëdha dhe intensive. Pas mbarimit të leksioneve, në orët e vona, në orën 20.30, në fakultet, dal për kafe me të dashurin tim dhe, pas orës 23.00, por jo çdo ditë Kam hequr dorë nga palestra; shkoj shumë rrallë se nuk kam kohë Të gjithë ju njohin si prezantuese në spektakle të ndryshme, por a keni dëshirë ta realizoni një format televiziv vetë Formatet televizive, ku unë kam prezantuar, kanë qenë gjithmonë të gatshme nga vetë televizioni Top Channel. Unë thjesht kam marrë pjesë në audicionet që janë zhvilluar, kam fituar dhe jam bërë pjesë e këtyre spektakleve. Projekt timin ,për momentin, nuk kam. Në të ardhmen projektet e mija janë po në Top Chanale, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Ju pëlqen të ndërtoni një emision disi ndryshe, sipas mendimit tuaj. Të them të drejtën, asnjëherë nuk kam dashur ta bëj producentin vetë si dhe nuk e kam menduar që të shkoj me një projekt timin në një televizion për ta realizuar. Ju bezdis fakti i të qëndruarit strikt të ideve të të tjerëve? Zakonisht, përshtatem lehtë me idetë e të tjerëve. Në momentin që mund të ketë pasur diçka që nuk shkon, kam thënë mendimin tim dhe jemi përshtatur duke gjetur gjuhën e përbashkët. Është folur shumë për rikthimin tuaj në Tiranë si qëndron e vërteta e braktisjes së Italisë Thjesht, zbulova gjatë periudhës njëvjeçare, kur u shkëputa nga Shqipëria, se nuk mund të rri larg familjes, në radhë të parë Edhe gjatë asaj periudhe më tepër vija në Tiranë ku kam shpenzuar shumë parà për biletat, për të ardhur këtu. (Qesh) . Bazat u hodhën atje, për të punuar në ekranet televizive italiane. Kisha një projekt për në Canale 5 me Paolo Bonoles, sepse e kisha fituar atë audicion që në muajin prill. U tërhoqa jo se nuk doja, por regjistrimet e emisionit bëheshin në shtator-nëntor, dhe humbisja dy muaj nga shkolla këtu. Nuk më interesonte se, për herë të parë dua ta bëjë shkollën nga fillimi në fund. Ai projekt do më bënte të humbisja shumë por këtë gjë nuk e doja. Të them të drejtën, Italia nuk bën për mua. Mendoj se jo vetëm kaq...? Arsyeja tjetër i bie të dal te personi i zemrës sime. Duke qenë se ai jeton këtu, nuk kishte më kuptim që unë të rrija atje. Kur dhe ku e keni njohur dashurinë tuaj? E kam njohur në Shqipëri, sigurisht, përpara se të largohesha për në Itali (kaq mjafton besoj, se nuk është se më pëlqen shumë të jap detaje rreth lidhjes sime). Meqenëse ju e keni prekur, qoftë edhe majën e ajsbergut të botës së modës dhe spektakleve atje, sa ndryshon me Shqipërinë Të them të drejtën, ka një kontrast goxha të madh. Gjërat atje funksionojnë ndryshe dhe janë shumë më të vështira sesa këtu. Atje nuk mund të shkosh thjesht nga rruga; ke dëgjuar se bëhet një audicion dhe mund ta shikosh veten në televizion. Çdo gjë funksionon përmes agjencive dhe, patjetër që duhet ta kesh një agjent që të menaxhon, sepse ka kontaktet e duhura dhe të sugjeron në fushën ku ti jep maksimumin tënd. Unë praktikisht kam punuar me agjenci mode, ku ishin të regjistruara pa fund vajza dhe djem nga e gjithë bota. Kam pasur fatin dhe kam fituar, por më shumë për fotomodele, për fotografi. Televizioni për mua ishte pak problem, sepse, duke qenë studente, nuk i kisha dokumentet e duhura për të punuar në televizion, nuk kisha dokumente pune. Nuk mund të regjistrohesha dot për të punuar; edhe për atë punë që kam bërë te Rai Uno ka ndërhyrë agjencia në mes, sepse ishin dokumente që unë s’i bëja dot. Krahas këtyre vështirësive, edhe konkurrenca atje është jashtëzakonisht e fortë Ka vajza të bukura dhe shumë të përgatitura, nga mbarë bota. Për çfarë agjencie keni punuar, si dhe për çfarë firmash keni pozuar? Për agjencinë “Alba moda”. Kam punuar për firma italiane më tepër; nuk mund të them se ishin shumë të njohura. Kam punuar për veshje, kryesisht për syze. Kam bërë një reklamë për kanalin televiziv Fox.Si ndiheshe në atë lloj bote? Ndihesha e huaj. Nuk e di pse, por në Itali nuk arrita të zija as shoqe. Vetëm me një rumune u shoqërova, me të cilën vazhdoj të mbaj kontakte edhe tani. Nuk ndihesha mirë dhe nuk arrija ta gjeja veten. Nuk e kam problem të zë shoqëri dhe nuk jam raciste. Ose ambienti ku unë qëllova e ku njihja më shumë modele ishte egoist dhe nuk ia vlente. Përveç vështirësive, mbizotëron i afti në krahasim me këtu, ku thonë se ka më shumë bërryla? Nuk e di çfarë është thënë për mua, sepse unë jam shfaqur në ekran për një periudhë relativisht të gjatë si dhe nuk jam shkëputur asnjëherë nga televizioni Top Channel. Di të them se që nga viti 2003 dhe deri kur kam ikur në Itali nuk kam munguar në atë ekran, përveçse te spektakli “Ishte loja’, ku pata një shkëputje disamujore. Di të them se nuk kam pasur miq, u jam nënshtruar audicioneve, si për “Shtojzovallet”, “Top Festin” dhe “Portokallinë”, sepse, sado miq të kesh, kur vjen momenti për të dalë në skenë nuk do të dalë miku. Mendoj se asnjë njeriu nuk do t’i interesonte të ndjekë dikë pa sukses, sepse do të bënte që edhe spektakli të dështonte. Si i balanconi ju raportet e fatit me punën? E quaj veten me fat, sepse vajza të bukura e të talentuara mund të ketë plot, madje dhe më të talentuara se unë Për këtë e quaj veten me fat, se jam zgjedhur unë dhe jo dikush tjetër. Talenti më ka mbajtur gjatë sepse, nëse unë do të dështoja në një spektakël të vetëm, nuk do më ishte dhënë mundësia e dytë Si ndiheni në këto momente? Për herë të parë mund të them se jam shumë e lumtur. Mund të më mungojë aspekti punë se njeriu nuk do t’i ketë të gjitha në jetë por është një gjë që do të realizohet ,dhe nuk është se e vuaj këtë pjesë Jam e dashuruar dhe ndihem e plotësuar, në aspektin personal. Në spektaklet që ju keni drejtuar, cilin keni pasur më për zemër? Jam ndjerë shumë mirë si me Gonin edhe me Gentin. Por me Gentin kam pasur më shumë hapësirë që të jem unë Xhemi, mund të dilja edhe jashtë skenarit. “Portokallia” ka pasur një skenar ku duhet të vetëpërmbaheshe. Gjithë boshti ka qenë Goni, ne kemi qenë plotësuese e mund të bënim ndonjë ngacmim që ai të dilte te tema që do të trajtonte. Ndërkohë që me Gentin ka pasur më shumë komunikim dhe vend për ndërhyrje, si dhe çdo gjë tjetër. Pa frikë e them se jam ndier shumë e lirshme, më shumë se në çdo spektakël tjetër. Sa shanse dhe dyer të hap aparenca? Sigurisht që aparenca është një armë shumë e fortë Për aq minuta sa personi do të përqendrohet për të shikuar, sigurisht që i pëlqen të shikojë diçka të bukur dhe tërheqëse. Pastaj, edhe pjesa që ti nxjerr nga goja, që ta bësh tjetrin të të ndjekë ka rëndësi shumë të veçantë sepse, nëse nuk je në nivelin e duhur, mund të ndërrohet lehtësish kanali. Ku qëndron sekreti juaj, për të qenë e lirshme në skenë Emocionet të mbërthejnë dhe të bëjnë që të kesh firo; këtë e di shumë mirë ai që e ka provuar daljen para kamerave. Por, fatmirësisht, me kalimin e kohës ato vetëkontrollohen. Përpara kamerës, sigurisht që ka një etikë që duhet zbatuar, por duhet të krijosh lirshmërinë më bashkëfolësin, sigurisht duke qenë vetvetja. Të jesh vetvetja nuk të kushton asgjë Ndërkohë që po të importohesh, si ta marrë këtë pozë se ngjaj më mirë ose, nga ana e majtë dal më mirë etj., aty e ke humbur, se nuk e ke mendjen se çfarë po thua, thjesht do të dalësh mirë Unë nuk e kam pasur asnjëherë këtë problem, sepse se si duhet të më fokusojë kamera atë e di më mirë regjisori. Nuk e kam mendjen se si po dal: e kam më të rëndësishme faktin se çfarë po them. E di se kur qesh shumë nuk dukem mirë por kur më vjen për të qeshur e harroj fare atë aspekt. Sa vëmendje i kushtoni pamjes suaj? Tani që jam në shkollë merrem shumë më pak se përpara. Nëse kam një spektakël, sigurisht që i kushtoj më shumë vëmendje. Filloj palestrën, lyej flokët, bëj solar etj. Tani po e kuptoj se i kam bërë për spektakël, dhe jo për veten time. Ndihem mirë kështu siç jam, por mbase e kam të nevojshme të bëjë pak pushim: duke hequr extansion, thonjtë fals, si dhe duke mbajtur lëkurën me ngjyrën time natyrale. Kjo fazë më ka kapur që në Itali, që në momentin që hoqa takat për herë të parë nga këmba ime, make up-in, gjithashtu. Gjithsesi, gjithmonë e thjeshtë kam qenë; nuk lyhesha, por përdorja make up dhe takat, sepse këtu të gjithë i aplikojnë Nëse do jem me atlete, do thonë se jam e shkurtër. Unë tani them se nuk më intereson më Por, thellë-thellë nuk do të më pëlqente të ma thoshin. Ju bezdis fakti i të qenit në qendër të vëmendjes? Nuk e di, më duket se e kam kaluar këtë fazë Mbase, kur dilja çdo javë në ekran, aty ishte arritur kulmi i të qenit në qendër të vëmendjes. Ndërsa sot nuk më duket edhe aq shumë ose jam mësuar unëSi i ke marrëdhëniet me thashethemet, dhe cili është më i keqja që ke dëgjuar për veten? Më kanë pasur bezdisur shumë Kur është thashethem, gjithmonë i keqe është Më kanë bërë edhe të martuar, të them të drejtën. Lexo me shume artikuj
-
Ari Han, që sot do të jetë zyrtarisht trajneri i përfaqësueses shqiptare. Tekniku holandez do të hedhë sot firmën në kontratën e lidhur me FSHF, që do ta bëjë atë trajnerin e Kombëtares për dy vitet e ardhshme. Han ka firmosur një parakontratë një javë më parë por do të hedhë firmën përfundimtare vetëm pasi të diskutojë me drejtuesit e FSHF-së rreth detajeve të tjera të rëndësishme, si stafi me të cilin do të punojë gjatë këtyre dy viteve, apo edhe përcaktimi i "dëshirave" për kalendarin e Grupit 1 në eliminatoret e Botërorit 2010, ku Shqipëria bën pjesë përkrah Portugalisë Suedisë Danimarkës, Hungarisë dhe Maltës. Pritet që Han të zgjedhë një bashkëkombës të tij si zv/trajner të përfaqësueses shqiptare, ndërsa nuk është bërë e ditur ende se kush do të jetë trajneri shqiptar që do t‘i bashkohet stafit të teknikut. Ndërkohë holandezi do të diskutojë me presidentin Duka edhe rreth asaj që e pret përfaqësuesen shqiptare në fillimin e vitit 2008. Një nga detajet e rëndësishme të diskutimeve do të jetë edhe përcaktimi i "dëshirave" për kalendarin e ndeshjeve të eliminatoreve të Botërorit 2010. Si trajneri, ashtu edhe drejtuesit e FSHF-së do të kërkojnë në mbledhjen që zhvillohet në Kopenhagë pas dy ditësh që kuqezinjtë të luajnë ndeshjen e parë në "Qemal Stafa". Gjithsesi, kalendari do të jetë në dorën e skuadrave elitare të Grupit 1, ku bën pjesë edhe përfaqësuesja kuqezi. Më pas diskutimet do të jenë edhe për planin që ka FSHF mbi organizimin e një grumbullimi me futbollistë të kampionatit shqiptar apo për miqësoret e para në shkurt dhe mars. Sipas burimeve pranë FSHF-së në bisedimet e zhvilluara në Vjenë në dhjetor me presidentin e FSHF-së Armand Duka, trajneri Han ka kërkuar që të organizohen sa më parë takime miqësore, në mënyrë që të shohë në veprim të gjithë futbollistët, ashtu si edhe për të njohur grupin e lojtarëve. Lexo me shume artikuj
-
Dashi Motivimi dhe puna serioze do t’ju ndihmojë të rikrijoni jetën tuaj, duke ju dhënë mjaft mundësi në karrierë këtë vit. Ndryshimi është në ajër. Lëvizni me besim dhe çajeni rrugën që jeta ju ka vënë përpara. Energjia pozitive që keni kultivuar do të paguhet në mënyra të mira. Puna gjithmonë ka qenë mjaft e rëndësishme, por këtë vit do të filloni të ndjeni kufizime në lirinë që doni të keni. Jeni në procesin e formimit të karrierës, prandaj formohuni dhe rilidhuni me rrënjët tuaja dhe atë që doni të arrini. Një cikël bekimesh është në rrugë e sipër dhe jeta juaj do të transformohet krejtësisht. Do ta kuptoni instinktivisht se çfarë do t’jua gjejë ekuilibrin dhe qartësinë për të bërë zgjedhjet e duhura. Një marrëdhënie e re po afrohet në rrugën tuaj dhe kjo është pikërisht ajo që ju intereson në këto momente. Përgatituni shpirtërisht për të kaluar disa momente ekzotike në diell me personin e ri që po tërhiqni në jetën tuaj. Do të dilni nga shtëpia me qëllime të mira dhe në jetën tuaj prisni një ndryshim pozitiv. Atmosfera qetësuese do t’ju ndihmojë të ndiheni të sigurt. Do të keni një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar zona të paprekura këtë vit. Do të udhëtoni në vende që do t’ju stimulojnë emocionet dhe do t’ju sjellin në një nivel të ri lumturie. Do të mbështeteni financiarisht ndaj këtyre mundësive që do të transformojnë jetën tuaj në mënyra që kurrë s’i keni imagjinuar. Mendja e hapur do t’ju inkurajojë të përfundoni një metamorfozë në jetën tuaj. Demi Optimizmi do t’ju ndihmojë të ndryshoni rutinën nga e cila doni të çliroheni këtë vit. Përqendrimi në idealet e jetës do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni çdo mundësi të re që ju ofrohet në arsim dhe udhëtim. Do të eksploroni anën filozofike të gjërave. Bërja e mjedisit të punës dhe shtëpisë sa më të rehatshëm do të jetë prioritet i lartë Ushqimi i dëshirave do të rezultojë shpërblyes për sa i përket marrëdhënieve harmonike në familjen tuaj. Edhe pse duhet të punoni shumë për të ndërtuar aleanca strategjike, do të kuptoni se grupe të caktuar njerëzish do t’ju mbështesin në problemet dhe marrëveshjet financiare. Aftësitë tuaja të komunikimit do t’ju ndihmojnë shumë në jetën shoqërore dhe do të tërhiqni mjaft mundësi të reja me miqtë tuaj. Idetë tuaja vizionare dhe origjinale do të krijojnë mendjemprehtësi që të tjerët do t’i ndjekin dhe do të gjejnë rrugën e vërtetë në jetë Ridrejtimi i energjisë në mënyra të reja do t’ju bëjë më të lumtur dhe pozitivë Njerëzit do t’ju shohin si një autoritet në karrierë Do t’i sillni ndryshimet pozitive dhe idealiste në vendin e punës, ndërsa silleni në një mënyrë të përgjegjshme. Rreziqet që do të merrni do të vlerësohen në fillim para se t’i vini në veprim. Do të jeni në gjendje të merreni me kërkesat shoqërore me sukses këtë vit, ndërsa gjërat do të zgjidhen në mënyrë konstruktive. Biznesi do të jetë i favorshëm dhe ju vërtet do të mësoni si t’i integroni fitimet tuaja në jetën e përditshme. Patjetër që do të lini një trashëgimi prapa me gjithë punën e mirë që keni bërë Do të përqendroheni intensivisht në shndërrimin personal dhe do të merakoseni për të tjerët. Zemra juaj e madhe do të sjellë dashuri dhe harmoni në marrëdhëniet personale. Do të ndiheni të përmbushur dhe të dashur këtë vit. Shijojeni! Binjakët Shenja e Binjakëve kërkon ndryshim, varietet dhe stimulim mendor. Do t’i tërhiqni këto në shumë zona të jetës suaj, duke e bërë vitin edhe më ngacmues. Përdoreni talentin tuaj për t’i parë emocionet me objektivitet, edhe pse nuk i kuptoni të gjitha ngjarjet e jetës suaj. Emocionet janë pak a shumë si ngjarje për ju dhe do të keni aftësinë t’i kategorizoni mirë Aftësia juaj për t’u ndjerë të lidhur ngushtë me njerëzit do t’ju ndihmojnë me marrëdhëniet e forta këtë vit. Konsiderojini sfidat e jetës si projekte të cilat duan një zgjidhje. Do të ecni me hapa të mëdhenj një karrierën tuaj këtë vit, për sa kohë që do të ngrini sytë nga qielli. Energjia që do të vini në punë do t’ju lejojë të përjetoni shumë bekime materiale në mjedisin shtëpiak. Kushtojini vëmendje ideve tuaja krijuese. Shumë ide të reja frymëzuese po vijnë në udhën tuaj dhe do të përfitoni duke vendosur idetë tuaja në veprim në fushën e karrierës. është e rëndësishme që ju të ndiheni të pranuar dhe të vlerësuar në përpjekjet tuaja. Do të tërhiqni një varietet njerëzish me sharmin tuaj. Do të keni një aftësi të natyrshme për të fituar admirim. Do të ndiheni plot energji përballë seksit të kundërt. Për pjesën më të madhe të vitit komunikimi do të jetë prioriteti kryesor, pasi do t’ju kërkohet të artikuloni idetë frymëzuese në projekte të shkruara. Miqtë dhe familja do t’ju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit. Do të keni mundësi të thelloni marrëdhëniet tuaja me ata që ju bëjnë të lumtur. Shenja e Binjakëve kërkon ndryshim, varietet dhe stimulim mendor. Do t’i tërhiqni këto në shumë zona të jetës suaj, duke e bërë vitin edhe më ngacmues. Përdoreni talentin tuaj për t’i parë emocionet me objektivitet, edhe pse nuk i kuptoni të gjitha ngjarjet e jetës suaj. Emocionet janë pak a shumë si ngjarje për ju dhe do të keni aftësinë t’i kategorizoni mirë Aftësia juaj për t’u ndjerë të lidhur ngushtë me njerëzit do t’ju ndihmojnë me marrëdhëniet e forta këtë vit. Konsiderojini sfidat e jetës si projekte të cilat duan një zgjidhje. Do të ecni me hapa të mëdhenj një karrierën tuaj këtë vit, për sa kohë që do të ngrini sytë nga qielli. Energjia që do të vini në punë do t’ju lejojë të përjetoni shumë bekime materiale në mjedisin shtëpiak. Kushtojini vëmendje ideve tuaja krijuese. Shumë ide të reja frymëzuese po vijnë në udhën tuaj dhe do të përfitoni duke vendosur idetë tuaja në veprim në fushën e karrierës. është e rëndësishme që ju të ndiheni të pranuar dhe të vlerësuar në përpjekjet tuaja. Do të tërhiqni një varietet njerëzish me sharmin tuaj. Do të keni një aftësi të natyrshme për të fituar admirim. Do të ndiheni plot energji përballë seksit të kundërt. Për pjesën më të madhe të vitit komunikimi do të jetë prioriteti kryesor, pasi do t’ju kërkohet të artikuloni idetë frymëzuese në projekte të shkruara. Miqtë dhe familja do t’ju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit. Do të keni mundësi të thelloni marrëdhëniet tuaja me ata që ju bëjnë të lumtur. Gaforrja Do të tregoheni të kujdesshëm me ata që dashuroni dhe do të lulëzoni në marrëdhëniet tuaja këtë vit. Dhembshuria dhe mirëkuptimi juaj do të jetë frymëzim për të tjerët, po ashtu edhe optimizmi do të jetë ngjitës. Ky vit do t’ju sjellë mjaft mundësi për të eksploruar horizonte të reja përmes udhëtimeve dhe studimeve shpirtërore. Do të jetë një periudhë e mrekullueshme për të ndërruar më shumë burime në jetë Do të ndiheni plot besim dhe të kënaqur me mënyrën si i shpenzoni paratë dhe kohën. Do t’ju pëlqejë rehatia që paratë sjellin dhe do ta dekoroni shtëpinë me objekte të bukura. Zhvillimi i talenteve muzikore dhe artistike do t’ju sjellë kënaqësi. Duhet të kuptoni se keni nevojë për një grup prej të cilit të karikoni energjitë emocionale këtë vit. Ndërsa eksploroni aktivitete të reja, do t’i trajtoni nevojat praktike të ekzistencës së përditshme me përulësi. Kushtojini edhe vetes pak kujdes kur të bëhet fjalë për çështjet e shëndetit dhe do të zbuloni regjimin e përkryer fizik. Jeta juaj e jashtme do të shkojë edhe më mirë këtë vit, pasi do të përfshiheni në aktivitete krijuese. Ky vit do t’ju sjellë plot gëzime dhe harmoni, po kështu edhe karriera do të lulëzojë në mënyra të paimagjinueshme. Luani Natyra juaj e shndritshme do të sjellë harmoni në jetën tuaj këtë vit. Dashuria juaj për kënaqësi dhe bukuri natyrore do t’ju ndihmojë të rikrijoni veten. Do të jeni aktiv me shumë miq dhe lidhje të tjera dhe do të pëlqeni diversitetin dhe stimulimin. Do të punoni mirë në aktivitete grupesh dhe do të jeni pjesë e rëndësishme e ngjarjeve shoqërore. Bërja e karrierës në këtë botë do të shkojë ashtu siç duhet, duke qenë se jeni një person i orientuar shoqërisht, pa përmendur faktin se jeni një organizues i përkryer dhe dhunti për detajet. Kujdes se mos mbani shumë përgjegjësi këtë vit, përndryshe do të ndiheni të mbimbushur. Kujdesuni për nevojat personale dhe ruani sensin e mirëqenies. Do të kërkoni rehati dhe siguri, dhe do të përfitoni nga pushimet periodike duke kaluar më shumë kohë në natyrë Do të jetë kohë e mirë për të eksploruar karakterin e brendshëm dhe standardet e larta. Mos harroni të rivlerësoni ato që besoni se janë të rëndësishme. Pasioni që ndjeni drejt familjes tuaj do t’ju fuqizojë marrëdhëniet më shumë se më parë Hetoni lidhjet tuaja me të kaluarën dhe kuptoni se si ndikon realitetin e përditshëm. Do të përjetoni shumë emocione përmes përpjekjeve krijuese. Virgjëresha Ruajtja e miqësive pozitive dhe marrëdhënieve të ngushta personale do të jetë prioritet i lartë për Virgjëreshën këtë vit. Jeta shtëpiake dhe familjare do të jetë burim lumturie dhe kënaqësie ndërsa kaloni kohë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Do t’i ndani opinionet me sinqeritet dhe çiltërsi. Do të jeni të rrethuar nga njerëz artistë dhe frymëzues, me të cilët do të ndiheni të lirshëm të shprehni krijimtarinë tuaj. Varieteti dhe shkathtësia e mendjes do t’ju japin nxitjen të përdorni tërë aftësitë tuaja. Ndërsa filloni këtë vit të ri do të vëzhgoni më me qartësi botën rreth jush dhe do ta shprehni veten në mënyra të veçanta. Jeni një artist i shkëlqyer dhe do të mund të krijoni art me lehtësi në karrierën tuaj gjatë muajve që do të vinë Gjithçka që vetëdija juaj do të prekë do të bëhet një fushë për arritjet tuaja intelektuale. Dëshira juaj për ta shprehur veten artistikisht do të zgjerohet në punë dhe ngjarje artistike. Kultura dhe teatri do t’ju japin mundësi të çlodheni. Mundësitë krijuese do t’ju sjellin transformime të mëdha. Edhe nëse jeni në një pozicion lidershipi mes miqve influencialë ndërgjegjësimi juaj për lidhje të ngushta do të ndikojë ato në rrethin tuaj dhe do të hapë qëllime dhe objektiva të përbashkëta. Peshorja Ekuilibrimi i veprimeve është diçka që ju e bëni shumë mirë Keni një aftësi të natyrshme për t’iu dhënë njerëzve kohën tuaj të vlefshme dhe të peshoni idetë pa arritur në konkluzione të nxituara. Do t’ju vijnë mjaft shpërblime personale dhe profesionale. Do të punoni shumë për realizimin e projekteve të suksesshme në karrierën tuaj. Vlerësimi që prisni prej kohësh për gjithë dashurinë respektin dhe nxitjen që keni dhënë gjatë këtij viti do të shpërblehet në vitin e ri. është koha të përfshiheni në disa takime shoqërore. Do të kaloni mjaft kohë në përvetësimin e aftësive në komunikim dhe do të përjetoni një transformimi personal në një mënyrë të thellë dhe të mrekullueshme. Njerëzit do t’ju dëgjojnë për shkak se keni diçka të rëndësishme për të thënë dhe mënyrë si i artikuloni fjalët. Do ta shihni veten në qendër të vëmendjes. Zjarri i shtëpisë do të digjet fuqishëm këtë vit në interes të familjes suaj. Do të ndiheni krenar për rrënjët dhe lidhje familjare do të forcohen. Natyra juaj e butë dhe shembullore do t’i japë familjes gjithçka pa qenë nevoja që t’jua kërkojnë Udhëtimet e shkurtra do t’ju stimulojnë intelektualisht gjatë këtij viti dhe ato do të jenë një ndryshim rifreskues për ju. Akrepi Pasioni do t’ju dërgojë diku larg në mbretërinë e krijimtarisë dhe ekspresionit. Rizbulimi dhe vlerësimi i natyrës suaj pasionante do t’ju transformojë duke ju bërë një person më pozitiv. Mund të punoni si këshillues për kompani të mëdha apo në marrëdhëniet publike. Do të kuptoni atë që motivon njerëzit të bëjnë një punë të suksesshme dhe do ta gjeni veten në situata ku do t’ju kërkojnë këshilla. Pikëpamjet tuaja krijuese do ta shprehin veten në mënyra dinamike dhe do të fitoni shumë respekt. Keni një sistem të mirë mbështetës në jetën shtëpiake dhe në karrierë dhe do të mësoni se rregulli po zë vend në jetën tuaj. Meqë karriera juaj ka pasur një fillim të mbarë këtë vit, fillimi i verës do t’ju gjejë të përfshirë në një marrëdhënie të re, të cilën keni kohë që e mendoni. Do të keni surpriza të mëdha dhe do të frymëzoheni edhe nga gjërat e zakonshme në karrierë dhe në jetën personale. Do të shijoni udhëtimet në vende të huaja dhe do të tërhiqeni duke vëzhguar idetë dhe kulturat e tjera. Këtë vit të ri do t’ju pëlqejë edhe më shumë studimi. Do të kuptoni se marrëdhëniet tuaja do t’ju japim mjaft mundësi për të marrë frymë dhe për t’u kujdesur për nevojat tuaja. Shigjetari Ndjenja juaj e fortë për veten tuaj do t’ju ndihmojë të realizoni shumë këtë vit dhe besimi do t’ju aftësojë të shfrytëzoni mundësitë e reja që do të vinë në rrugën tuaj. Do të përqendroheni në më shumë komunikim dhe do të kuptoni se shkrimi do të bëhet dominues në karrierën tuaj. Do të shijoni punën dhe gjithçka tjetër. Natyra juaj energjike dhe e lumtur do t’i bëjë të tjerët të ndihen të sigurt në praninë tuaj. Njerëzit e dinë se jeni seriozisht të interesuar në atë që kanë për të thënë për shkak se jeni dëgjues kaq të mirë Këtë vit mund të bëni udhëtime të gjata për t’i dhënë vetes stimulin shpirtëror dhe ta ndihmoni të ndiheni më të lidhur me anën filozofike të vetes. Gjatë verës do ta gjeni veten duke bërë planet që do t’ju dërgojnë në ndonjë llixhë apo shtëpi pushimi. Do t’ju duket sikur ndodheni në një transformim të rëndësishëm për mënyrën si i shihni gjërat dhe qëndrimet tuaja. Ndoshta është koha të rivlerësoni se kush jeni dhe se ku po shkoni. Do të ndjeheni mirë me gjithë bekimet e jetës suaj. Do të ndiheni plot mirënjohje në jetën tuaj. Do të zhvilloni mënyra të reja për të komunikuar. Bricjapi Shenja juaj konsiderohet si e zellshme në punë; me këtë cilësi do ta shprehni veten gjatë këtij viti. Qëndrimi juaj praktik në jetë do t’jua bëjë të lehtë të përqendroheni në përmbushjen e gjërave në kohën e duhur. Do të mbani qëndrim realist këtë vit dhe do të ndiheni shumë seriozë Do të kaloni kohë duke diskutuar tema që nuk ju interesojnë por do të kuptoni se përfshirja në aktivitete që s’janë të rëndësishme për ju ka përfitimet e veta. Në jetën personale do ta shprehni veten në mënyrë më pasionante dhe do të vini re se po zhvilloni ndjeshmërinë në mënyrat si i trajtoni të tjerët. Jeta juaj do të marrë një kuptim tjetër kur të kuptoni se një pjesë e juaja nuk ka qenë seriozisht e interesuar në gjithçka. Do të gëzoheni kur të mësoni se të tjerët duan t’ju dëgjojnë Në këtë vit do të shprehni integritetin personal, shpirtëror dhe emocional. Do të inkurajoheni të eksploroni sistemet tuaja të besimeve këtë vit. Mundësitë që provokojnë mendimet do të jetë të shumta, kjo është arsyeja e zbulimit se jeta juaj ka nevojë për reformë Ujori Në këtë vit shenja e Ujorit do të shkëlqejë me forcë Ju vërtet jeni një vizionar me një ndjesi të lartë qëllimi dhe një mënyrë të avancuar të të menduari. Do të jetë shumë e lehtë të shprehni individualitetin dhe idealet altruiste. Do të lindin mjaft mundësi të reja për të shprehur ndjenjat e vërteta dhe perceptimet në mënyra që do të rrisin besimin. Do të zbuloni se keni mënyra unike për të krijuar para këtë vit. Do të jeni të aftë t’i sillni idealet tuaja vizionare në një nivel personal dhe të tërhiqni shpërblime të prekshme prej të cilave do të përfitojë sistemi juaj i vlerave. Shpreheni veten në një mënyrë më imagjinatave. Do të zgjidhni të eksperimentoni me stite të ndryshme jete këtë vit. Do të keni dëshirë të fortë për pavarësi dhe nuk do t’ju pëlqejë të punoni për të tjerët kaq shumë por doni të keni biznesin tuaj; për këtë arsye do të motivoheni të mendoni për mënyrën si të nisni një biznes të ri. Karriera juaj mund të marrë një tjetër drejtim. Përdorini aftësitë intiutive për të realizuar gjërat. Përpjekjet tuaja do bëjnë që burimet e reja të zhvillohen në jetën tuaj për më mirë Do të shqetësoheni për ndryshimin e mjedisit fizik. Në marrëdhëniet dashurore këtë vit do të jeni mjaft energjikë dhe do të tërhiqi një person të rëndësishëm. Peshqit Peshqit do të kenë mundësi të rralla për ndryshie të mëdha këtë vit. Do t’ia kaloni shumë mirë duke shprehur dashurinë dhe dhembshurinë për botën dhe do të përmbushni ëndrrat tuaja më të guximshme. Do të dini me saktësi se cila është rruga që duhet të ndiqni dhe do të ndjeni se çfarë është e drejtë në zemërën tuaj. Do të sfidoheni të kapni çdo mundësi të re në ajër, gjë që do të transformohet edhe në karrierën tuaj. Do të fitoni pushtet me lehtësi, veçanërisht gjatë prillit, atëherë kur do të shprehni dhe mentalitetin vizionar. Mund të rizbuloni aftësitë tuaja muzikore dhe ta shprehni veten në mënyra krijuese. Do të keni forcën dhe frymëzimin të sillni ndjeshmëri mistike rreth e rrotull jush. është koha ta lini të shkëlqejë ana juaj mistike dhe e dhembshur. Mund të doni të përfshiheni në shkrime, qoftë lirike qoftë poezi, apo ndoshta vetëm refleksione. Natyra juaj idealiste do të frymëzohet nga një lidhje e fortë me mjedisin dhe do të shprehni me lehtësi veten. Aftësia juaj e natyrshme për të komunikuar idetë tek të tjerët do të jetë receptive këtë vite. Përqendrohuni tek intuita dhe do t’ia dilni mirë në çdo rrethanë Lexo me shume artikuj
-
Po shqiptarët vetëm të festojnë dinë! Ata, nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër, nga e hëna në të diel, dit’ e nat’ pa u ndalur asnjë çast, zgjuar dhe në gjumë, me sy hapur dhe me sy mbyllur, nga 1 janari më 31 dhjetor, gjatë luftës e gjatë paqes, në skllavëri e në liri, qyshkur ekzistojnë e deri sot, e me siguri deri në amshim, ata festojnë dhe vetëm festojnë! Universi festiv shqiptar; mesdhetar i afshët, ballkanik i sherrtë, kontinental meditues, ky kaleidoskop i hatashëm, i rrëmujshëm dhe shpërthyes, i cili prej shekujsh e shekujsh len-e-vjen-e-zien-e-bren pa u ndalur asnjë çast brenda dhe jashtë shpirtrave shqiptarë, është një realitet mahnitës plot e përplot me festa që të lënë pa mënd. Diktatura i hoqi kësaj mrekullie atë që ndër shekuj në Shqipëri edhe ç’do katund e kishte; Cipën e hollë delikate, kremën, brishtësinë, kostumin elegant, ngjyrat marramendëse, ojnat, ironitë, shpotitë, gostitë, nga dalldisjet e holla sentimentale deri te qejfet e harlisura me verë raki dhe musht, duke e tharë në gjendjen katastrofike ku është katandisur sot. Megjithatë nuk dha shpirt, jetoi! Por, brenda këtij universi të zhurmshëm me opinga mbathur, i cili sot na gudulis sytë me gërmadhat e mbetura dhe na ëmbëlson veshët me jehonat që vijnë nga shekujt, si tepër i madh, pati edhe pa përsosmëritë e veta. Për shembull, qindra vite më parë shqiptarët nxorën një Skënderbe dhe festuan. Mir’ bënë që e nxorën Skënderbeun, mir’ bënë edhe që festuan. Por ngatërruan kohën! Ishte, si të thuash një lodhje e kotë. Sepse Skënderbeu nuk i shpëtoi dot nga pushtimi. Prandaj Skënderbeu i atëhershëm i parakohshëm, duhej të ishte një i tanishëm i dobishëm, që të rrafshonte, jo jeniçerët e atëhershëm, por halabakët, hajdutët, halldupët e sotëm.Edhe besëlidhja e Leshit (Lissus-it, Lezhës) me festimet përkatëse për të sjellë në ujdi’ krerët, fisnikët, seriozët, gabimisht u bënë atëherë. Besëlidhja dhe festimet duhen bërë tani! Pavarësitë e dy gjysmave shqiptare u dhuruan! Gjysma e këtejme, më 1912 nga Austria. Gjysma e andejme, tani nga Amerika. Shqiptarët i pranuan dhuratat. Dhe mirë bënë, se dhurata s’kthehet. Por festuan dhe po i festojnë pavarësitë sikur të ishin për meritë të tyre. Historitë e 1924-ës me Mbretëri dhe Demokraci, po ajo mesele. Normalisht, Mbretëria duhej të niste aty kah Mesjeta, Demokracia kah 1944-a. Por s’u bënë as njëra as tjetra në datat e caktuara. S’do mënd sepse penguan yryshet për festat. Po ashtu, me pasaktësitë përkatëse, duke ngatërruar datat nga dalldia e festave; Më 1944, festuan Lirinë sollën robërinë. Më 1967 festuan shkatërrimin e Kishave dhe Xhamive të Zotit përuruan ndërtimin e bunkerëve të Djallit. Më 1990 festuan ardhjen e Lirisë sollën Kaosin. Më 1997 duke festuar për armët e rrëmbyera me të cilat sa hap e mbyll sytë u armatosën pa e ditur se cilën luftë do bënin, vranë mes vedi disa mijëra. Sot?! “N’fshat’ t’vjetër nuk hyn zakon’ i ri’ !”. Po, por në Shqipërinë e çudirave, festat megjithatë vazhdojnë të pasurohen me elementë të rinj pa e prekur thelbin e vjetër. Këtu, ato, festat pra, nisin që në mëngjes. Jo me verë e raki, rrush dhe musht! Me eksplozivin më të fuqishëm që mund të hedhë në erë jo vetëm Shqipërinë por gjith’ qytetërimin; Me titujt e faqeve të para të gazetave! Me këtë municion titujsh mbi shpinë shqiptari i sotëm zbret në kafenenë e lagjes si dikur i moçmi i tij në shesh të fshatit për ta vazhduar aty gjith’ ditën festën. Kafeneja në vetvete, edhe ajo është pjesë e festës. Pronar shqiptari, edhe ai i etur shumë më tepër për festë se sa për punë, nuk e bën kafenenë në fillim të vogël dhe pastaj dora-dorës duke fituar ta zmadhojë e zbukurojë, por drejt e super moderne pa i lënë asgjë mangët kafeneve të Milanos apo Parisit. Trafiqet e drogave, klandestinëve, prostitutave, armëve, etj., etj., a nuk janë edhe ato festa të rrezikshme aq të shijshme që të kujtojnë ndeshjet dëfryese antike për jetë a vdekje të gladiatorëve në Amfiteatrin e Durrësit me plot 15 mijë spektatorë?! Ja pra, prova se si Festat e shqiptarëve të sotëm të çartallosur dalë nga shtrati tradicional shekullor i qëndrojnë besnik thelbit antik. Ka edhe më; për shembull kryefesta e jetës, Dasma! E bëjnë të madhe fare. Por pas pak kohësh me tmerr kuptojnë se nga qejfi i madh i festës së dasmës ishin nxituar. Burri, nga ana e vet, shpejt e shpejt konstaton se kishte marrë për grua atë që Perëndia në fakt ia kishte taksur një tjetri. Po kështu edhe gruaja, si dhe ai tjetri dhe ajo tjetra që s’dihet ku mund të jenë, ndoshta në mëhallën tjetër të të njëjtit katund mbi truallin ku ende nuk janë ftohur plumbat e pushkës së qejfit që u zbrazën ditën e ngutjes së festës së dasmës. Shqiptarëve të shkarë, atyre të çartunve që s’bëzajnë edhe pse nuk kanë as ujë as dritë nëpër shtëpira ama vozitin me makina të mëdha duke u llafosur gjithë ditën për wireless-a dhe centrale bërthamore, merhumëve që gjithë kohën mbllaçitin mbi ekrane festat artistike të këllirshme të Diktaturës me turli lloj filmash dhe muzikash për të vjellë, gjenive që përmes festave ia arrijnë ta bëjnë paqen luftë, humbjen fitore, lirinë skllavëri, pronat lëmsh, festivalet e këngës sherr, punëdashësve të mëdhenj që punët i bëjnë gjithmonë “pas festave” duke e ngatërruar në mënyrë të frikshme punën me festën me rendimentin përkatës natyrisht, vizionarëve që në postiqen e luanit lejojnë të ulet ndonjëherë edhe ndonjë qen, poetëve jeta e të cilëve është një e përsosur e pafundme e mbyllur këngë e vaj bashkuar, edhe pse festat janë gjëja që dinë të bëjnë më mirë, cilësi për festat, a s’ësht’ e tepërt t’u kërkosh ?! edisonypi@yahoo.com Lexo me shume artikuj
-
Emigrantet shqiptare e dine mire qe, po te marrin te afermit e tyre ne telefon do te harxhojne 3 - 5 euro me shume vetem per te kapur linjen. Po flasim per Kompanite celulare ne shqiperi te cilat vjedhin emigrantet. Ka me shume se 2 vjet qe keto kompani vjedhin emigrantet shqiptare me ane te telefonatave. Loja eshte e thjeshte. Provojme te marrim nga italia nje numer AMC shqiptare dhe presim ne linje pa rene asnje zile ndersa personi qe ben thirrjen harxhon kreditin e tij pa folur asnje sekonde, biles pa degjuar as zilen e renies se celularit. Ose provojme te bejme nje thirrje ku arrijme te degjojme zilen por asnjeri nuk e hap telefonin dhe ne pasi bie linja marrim mesazhin per kreditin qe kemi harxhuar edhe pse nuk kemi folur asnje sekond. Redaksia e jone ka kontaktuar me operatoret AMC dhe Vodafone ne shqiperi dhe ata kane shpjeguar qe "Jemi duke bere punime ne rrjet ndaj ndodhin keto gabime". Kete pergjigje na e kane dhene para 1 viti dhe po e njejta pergjigje na eshte dhene dhe para 2 ditesh. A eshte kjo vjedhje? Lexo me shume artikuj
-
1- Ai nuk ju fton asnjëherë të darkoni në lagjen e tij. Në fillimet e lidhjes ai mund të duket zemërgjerë, por me kalimin e kohës do fillojë të sillet sikur ka dyshime. Në të vërtete ky person nuk dëshiron që të tjerët ta shohin me ju. 2- I dashuri juaj preferon të vijë atje ku jeni ju dhe jo e kundërta. Mbase nuk do që të tjerët ta dinë që ju shoqëroheni bashkë. 3- Ai ju fton papritur të flini bashkë. Kjo mund të ndodhë pasi partnerja e tij mund të jetë jashtë qytetit dhe ai nuk do që për një arsye të humbasë rastin. 4- Disa nga komplimentet që ai ju drejton juve duken si klishe dhe të memorizuara. Nëse ai duke ecur aktron me shprehje të tilla, ky fakt mund të tregojë se ai e bën edhe në realitet këtë lojë. 5- Shpesh herë në fundjavë i dashuri juaj shkon për punë biznesi. Si mund të ndodhë gjithmonë e njëjta gjë? Mbase ai ka një jetë tjetër jashtë marrëdhënies tuaj. 6- Kur ai ju thotë se është jashtë për punë dhe në kthim nuk ju tregon detaje apo emrin e hotelit ku ka qëndruar, mbase po ju gënjen. Mund të ndodhë që personi juaj special të mos ketë pasur punë por ... 7- Ju vini re se i dashuri juaj preferon më tepër t’iu çojë sms, sesa t’iu telefonojë. Mbase në dhomën tjetër është partnerja e tij. 8- Shpesh kur ai ju telefonon juve flet shumë ngadalë, bën telefonata të shkurtra, që ndërpriten menjëherë. Mbase dikush tjetër i shfaqet përpara! 9- Në disa raste ju mund të gjeni në telefonin e tij disa mesazhe të dyshimta apo numra të panjohur, për të cilat ai gjen disa justifikime qesharake. Mbase pas takimit me ju, ai mund të fikë telefonin sepse mund të këtë një tjetër takim, me një partner të ngjashëm ju. 10- I dashuri juaj nuk vjen tek ju në fundjavë apo në raste festash, duke ju thënë se ka probleme apo është i sëmurë. 11- Ndodh shpesh që ai të qëndrojë në punë deri vonë. Sa e besueshme është kjo? 12- Ky person është gjithmonë konfuz dhe i paqartë rreth detajeve të lidhjeve të kaluara. Mbase ajo tani është partnerja e tij. 13- I dashuri juaj i ri përsërit të njëjtën histori, por me detaje të ndryshme, sepse ka harruar se çfarë ju ka thënë. 14- Kur është me ju, ai çohet për të bërë një telefonatë pak më tutje me pretekstin se është çështje biznesi apo ka shkëputje linja. 15- Kur ai ose ajo në praninë tuaj nuk dëshirojnë të kryejnë apo të pranojnë disa telefonata. Pyeteni pse? 16- Mund të ndodhë që ju të shkëmbeni bashkë email-e, dhe për një moment dilni offline, ndërsa ai vazhdon edhe për disa ore të qëndrojë online. 17- I dashuri apo e dashura juaj nuk e lë asnjëherë celularin në vende të dukshme apo me melodi. Kjo ngjall dyshime! 18- Në disa raste apo takime në një ambient ku gjenden të njohur të tij, ai nuk ndihet rehat dhe fytyra e tij tregon shqetësim. 19- Ju mund ta takoni atë në një grup shoqëror që juve ju duket i papërshtatshëm. Sigurisht që shoqëria vepron mbi individin. 20- Ju mësoni se ai vazhdon të flasë me ish-in e tij. Statistikat tregojnë se nëse ai ka folur me të, do vazhdojë ta bëjë këtë gjë. Lexo me shume artikuj
-
Me shume se nga camcakezat, ndalimet ligjore apo taksat, te cilat te cojne drejt lenies se duhanit, tani nje duhanpires mund te ndihmohet nga teknologjia e larte per ta lene zakonin qe te con drejt semundjeve. Behet fjale per nje dukuri, e cila bazohet ne kontrollin shoqeror, duke kaluar permes celulareve apo siteve interaktive, qe ndihmojne ata qe duan ta lane kete zakon te keq. Ne fakt, sipas te dhenave, shtohet edhe me shume deshira per te pire duhan, nese duhanpiresit i veme bashke ne nje lagje qe te gjithe. E me gjithe sensibilizimin qe po behet vitet e fundit, deshira per te ndezur nje cigare eshte dicka qe s'mund te lihet menjane nga shume persona. Dhe per ta harruar ate, iu vijne ne pune teknologjite e larta, te cilat i ndihmojne duhanpiresit ne momentet me te veshtira te lenies se duhanit. Behet fjale per nje sere sitesh, te vecante, ne te cilat ai qe deshiron te lere duhanin regjistrohet duke perfituar brenda tyre informacione dhe zakone te dobishme per te ndertuar nje program te personalizuar te dezintoksikimit. Pasi faktet personale perkthehen ne mesazhe telefonike, ato e ndihmojne duhanpiresin qe te kaloje ne menyre sa me pak traumatike gjithe periudhen e lenies se duhanit. Per shembull, siti i agjencise se njohur, Reuters, ka adresen http://www.fixnixer.com, e cila eshte e promovuar nga firma e njohur "State Tobacco Education and Prevention Partnership (STEPP)". Ne regjistrimin brenda kesaj faqeje, perdoruesit e duhanit duhet qe te fusin te dhena sa me te sakta mbi stilin dhe menyren e tyre te jeteses. Si per shembull, cilat jane momentet e dites tende, ne te cilat ndjen me shume nevojen e duhanit apo te dhena mbi personalitetin tend, te cilat ndihmojne ne krijimin e nje profili te caktuar per personin, i cili kerkon te lere duhanin. Nderkaq, nje studim i javeve te fundit ka treguar se te pish duhan eshte nje dukuri, e cila mund te eksitoje shume gjene te trupit e me pas t'i crregulloje ato ne nje menyre te vazhdueshme. Dhe pikerisht, per nje arsye te tille, tek njerezit duhanpires mbetet i larte rreziku i krijimit te tumoreve te ndryshme. Keshtu, ky studim i mbetet idese se kanceret ne trupin e duhanpiresve shfaqen edhe pasi ata e kane lene prej kohesh ate. Demi ne zinxhirin gjenetik duket se eshte bere tashme dhe, per kete arsye, edhe lenia e duhanit nuk perben me nje rruge pa kthim drejt shfaqjes se tumoreve ne trupin e njeriut. Shpjegimi Pirja e duhanit shkakton ndryshime gjenetike, te cilat mbeten tek njeriu, edhe pse ai vendos qe ta lere ate. Kjo pasi, prishja e rregullit ne zinxhirin e ADN-se perben edhe nje nga shkaqet kryesore te shfaqjes se tumoreve. Edhe tek personat qe e kane lene duhanin prej kohesh, demi ne zinxhirin gjenetik duket se eshte bere tashme, e per kete arsye, edhe tek ata mund te shfaqen lehtesisht tumore, krahasuar me njerezit, te cilet nuk kane pire kurre duhan ne jeten e tyre. Lexo me shume artikuj
-
"Fiks Fare" ka zbardhur të plotë fjalën e Kryeministrit aktual, Sali Berisha, në mitingun e 12 dhjetorit 1990, në Qytetin Studenti, me rastin e shpalljes së themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Fjala e tij është ndërprerë shpesh nga brohoritjet, por edhe fishkëllimat. Këto të fundit, sidomos në momentin kur Berisha ka përmendur emrin e Presidentit të atëhershëm, Ramiz Alia. "Mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë...", është shprehur Berisha, fjala e plotë e të cilit vijon më poshtë: Pluralizmi politik, që erdhi te ne si imperativ i kohës, ka gëzue shumë shqiptarët kudo që ata janë. Ai shënon një arritje të madhe për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, renditjen e Shqipërisë në radhën e vendeve demokratike të Evropës, integrimin e saj në rrjedhat e proceseve përparimtare bashkëkohore. Ky lajm është një gëzim i madh në këtë dimër plot të ftohtë, shtypje dhe terror që përjetojnë vëllezërit (brohoritje: liri-demokraci) tanë në Kosovën martire (brohoritje: Kosova-Republikë). Por ai është gjithashtu një gëzim i madh për diasporën shqiptare, e cila e ka gjithnjë të pashuar mallin dhe dashurinë për Shqipërinë. Shqiptarët kudo që janë kanë një tempull dhe ky tempull është Shqipëria, Shqipëria demokratike (ovacione: urraaa). Personalisht unë kam mbështetur idenë e pluralizmit politik, duke pasur bindjen dhe shpresën se fetë e ndryshme, se partitë e ndryshme jo vetëm që nuk do ta përçajnë kombin tonë, por përkundrazi, në përputhje me idealet e tij kombëtare e demokratike, ato do të pasurojnë filozofinë, kulturën, shpirtin e tij të mirë, të madh dhe të paepur (duartrokitje). Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar dhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog, ata dinë të marrin vendime të mëdha historike. Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima). Mirënjohja jonë sigurisht është dhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndërruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynë i ri di t‘i qëndrojë gjithnjë drejt historisë. Për kombin tonë, rinia ka qenë një realizues i ëndrrave të tij të mëdha dhe shpreh bindjen se edhe në të ardhmen ajo do të dijë të realizojë aspiratat e tij të mëdha kombëtare, do të begatojë gjithnjë e më shumë vendin tonë. Duke përfunduar, ju ftoj të brohorasim njëherësh "Rroftë rinia jonë" (duartrokitje: urraaa). Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t‘i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione) për të mirën e kombit tonë. Dhe tashti më lejoni t‘u lexoj një mesazh që na e dërguan para dy ditësh punëtorët e Kombinatit të Tekstileve. (Berisha lexon mesazhin) Ju jeni bij dhe bijat tona, ashtu siç na doni dhe ju duam. Ju keni marrë një aksion të madh, i keni bërë me mençuri kërkesat Presidentit të shtetit dhe mirë keni bërë. Është e drejta juaj të veproni kështu. Por duam t‘ju shprehim edhe juve dëshirën dhe kërkesën tonë: "Ruani gjakftohtësinë! Mos bëni asnjë veprim që do t‘ju çojë në gjakderdhje. Boll ka derdhur gjak shqiptari. Asnjë shqiptar nuk duhet të sakrifikohet dhe kështu jemi mjaft pak. Kërkesat tuaja duhet të zgjidhen vetëm me dialog. Ky është amaneti i popullit. Rroftë populli" (brohoritje: Liri Demokraci). Fjala tjetër e Sali Berishës, po në mitingun e 12 dhjetorit 1990 (Dëgjohet zëri i Genc Pollos që prezanton në mikrofon: Po flet Sali Berisha) Berisha: Njëmbëdhjetë, njëmbëdhjetë dhjetori do të hyjë në histori krahas datave më të shënuara të kombit tonë, i ndarë, i ndarë, tragjikisht nga historia në tre pjesë, sot fillon, sot shënohet, kjo datë shënon fillimin e unifikimit të tij kombëtar. Shqiptarët do ta festojnë përjetë këtë datë. Në qoftë se kam qenë partizan i këtyre kërkesave të studentëve, kam qenë i bindur se as vetë, as partitë, se përçajnë, por e forcojnë unitetin e popullit tonë. Ato pasurojnë filozofinë e tij kombëtare. Së fundi, dua të them edhe diçka tjetër. Në ndonjë moment dëshpërimi, në një moment dëshpërimi, gëzimi ynë është i dyfishtë sot, sepse, sepse, i pari është për të gjithë ju, po i dyti, se, në një moment dëshpërimi që mund të kem pasë, shpresa ime e vetme dhe kryesore ka qenë rinia (duartrokitje: rinia, rinia...), ajo, ajo, ajo, bani ‘24-ën (shënim: Berisha e ka fjalën për Revolucionin e Qershorit të Fan Nolit në 1924, i cili në fakt ka qenë një kryengritje e armatosur dhe grusht shteti, por që historiografia e regjimit komunist të Enver Hoxhës e konsideronte si ngjarjen më të madhe në historinë e Shqipërisë), njërën prej faqeve më të lavdishme të historisë sonë, ajo çliroi vendin, e uroj dhe jam i bindur se ndoshta jo larg, një ditë ajo do ta bashkojë kombin tonë. Prandaj sot, prandaj sot, prandaj sot, ju ftoj të gjithëve të brohorasim njëherë: Rroftë Rinia jonë studentore (ovacione: urra, urra), ajo nuk është vetëm e ardhmja, por është e sotmja jonë (urra). Rroftë organizata e saj demokratike (zëra që dëgjohen qartë nga turma: Rroftë Partia Demokratike! Na e shpifi ky, etj). Rroftë Partia jonë Demokratike! Uroj, uroj, uroj nga zemra dhe shpreh bindjen time të thellë se demokracia do të ecë e zhvillohet gjithnjë, sepse në rast se ndalon, ajo kthehet në iluzion (zëra: Bravo të qoftë! Kosova Republikë, Kosova Republikë). Zgjedha e saj e mjerë dhe e trishtuar është lajmi i madh dhe lajm i gëzueshëm ky që kujtojmë sot. Dua gjithashtu dhe ju ftoj gjithashtu të brohorasim edhe njëherë për Presidentin Ramiz Alia (zëra: Rroftë Ramiz Alia, Rroftë Ramiz Alia), duke shpresuar se, duke besue se do të krijojë të gjitha kushtet e mundësitë për arritjen e plotë të demokracisë në vendin tonë (fërshëllima, zëra: Gramoz Pashko, Gramoz Pashko). Më pas në miting e merr fjalën dhe Arben Imami, i cili thotë: Ne kemi partinë tonë të studentëve, kush nuk do, të largohet dhe të krijojë parti tjetër. Intervistë e Berishës me disa gazetarë vendas dhe të huaj, po me 12 dhjetor 1990, gjatë mitingut me rastin e shpalljes së themelimit të PD-së Un jam gëzue sot, sepse, sepse, sepse e kam konsiderue dhe e konsideroj gjithnjë pluralizmin politik, si një konditë të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, si një kusht që do të rendisë Shqipërinë, krahas vendeve të tjera të Evropës. Pyetje: Po për Partinë e Studentëve dhe Intelektualëve të rinj, ç‘mendim keni? Përgjigjet Berisha: Unë i uroj asaj, unë i uroj asaj, të kontribuojë në zhvillimin dhe begatimin e Shqipërisë demokratike. Lexo me shume artikuj
-
"Fiks Fare" zbardh të plotë fjalën e Kryeministrit aktual, Sali Berisha, në mitingun e 12 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti "Fiks Fare" ka zbardhur të plotë fjalën e Kryeministrit aktual, Sali Berisha, në mitingun e 12 dhjetorit 1990, në Qytetin Studenti, me rastin e shpalljes së themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Fjala e tij është ndërprerë shpesh nga brohoritjet, por edhe fishkëllimat. Këto të fundit, sidomos në momentin kur Berisha ka përmendur emrin e Presidentit të atëhershëm, Ramiz Alia. "Mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë...", është shprehur Berisha, fjala e plotë e të cilit vijon më poshtë: Pluralizmi politik, që erdhi te ne si imperativ i kohës, ka gëzue shumë shqiptarët kudo që ata janë. Ai shënon një arritje të madhe për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, renditjen e Shqipërisë në radhën e vendeve demokratike të Evropës, integrimin e saj në rrjedhat e proceseve përparimtare bashkëkohore. Ky lajm është një gëzim i madh në këtë dimër plot të ftohtë, shtypje dhe terror që përjetojnë vëllezërit (brohoritje: liri-demokraci) tanë në Kosovën martire (brohoritje: Kosova-Republikë). Por ai është gjithashtu një gëzim i madh për diasporën shqiptare, e cila e ka gjithnjë të pashuar mallin dhe dashurinë për Shqipërinë. Shqiptarët kudo që janë kanë një tempull dhe ky tempull është Shqipëria, Shqipëria demokratike (ovacione: urraaa). Personalisht unë kam mbështetur idenë e pluralizmit politik, duke pasur bindjen dhe shpresën se fetë e ndryshme, se partitë e ndryshme jo vetëm që nuk do ta përçajnë kombin tonë, por përkundrazi, në përputhje me idealet e tij kombëtare e demokratike, ato do të pasurojnë filozofinë, kulturën, shpirtin e tij të mirë, të madh dhe të paepur (duartrokitje). Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar dhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog, ata dinë të marrin vendime të mëdha historike. Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima). Mirënjohja jonë sigurisht është dhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndërruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynë i ri di t‘i qëndrojë gjithnjë drejt historisë. Për kombin tonë, rinia ka qenë një realizues i ëndrrave të tij të mëdha dhe shpreh bindjen se edhe në të ardhmen ajo do të dijë të realizojë aspiratat e tij të mëdha kombëtare, do të begatojë gjithnjë e më shumë vendin tonë. Duke përfunduar, ju ftoj të brohorasim njëherësh "Rroftë rinia jonë" (duartrokitje: urraaa). Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t‘i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione) për të mirën e kombit tonë. Dhe tashti më lejoni t‘u lexoj një mesazh që na e dërguan para dy ditësh punëtorët e Kombinatit të Tekstileve. (Berisha lexon mesazhin) Ju jeni bij dhe bijat tona, ashtu siç na doni dhe ju duam. Ju keni marrë një aksion të madh, i keni bërë me mençuri kërkesat Presidentit të shtetit dhe mirë keni bërë. Është e drejta juaj të veproni kështu. Por duam t‘ju shprehim edhe juve dëshirën dhe kërkesën tonë: "Ruani gjakftohtësinë! Mos bëni asnjë veprim që do t‘ju çojë në gjakderdhje. Boll ka derdhur gjak shqiptari. Asnjë shqiptar nuk duhet të sakrifikohet dhe kështu jemi mjaft pak. Kërkesat tuaja duhet të zgjidhen vetëm me dialog. Ky është amaneti i popullit. Rroftë populli" (brohoritje: Liri Demokraci). Fjala tjetër e Sali Berishës, po në mitingun e 12 dhjetorit 1990 (Dëgjohet zëri i Genc Pollos që prezanton në mikrofon: Po flet Sali Berisha) Berisha: Njëmbëdhjetë, njëmbëdhjetë dhjetori do të hyjë në histori krahas datave më të shënuara të kombit tonë, i ndarë, i ndarë, tragjikisht nga historia në tre pjesë, sot fillon, sot shënohet, kjo datë shënon fillimin e unifikimit të tij kombëtar. Shqiptarët do ta festojnë përjetë këtë datë. Në qoftë se kam qenë partizan i këtyre kërkesave të studentëve, kam qenë i bindur se as vetë, as partitë, se përçajnë, por e forcojnë unitetin e popullit tonë. Ato pasurojnë filozofinë e tij kombëtare. Së fundi, dua të them edhe diçka tjetër. Në ndonjë moment dëshpërimi, në një moment dëshpërimi, gëzimi ynë është i dyfishtë sot, sepse, sepse, i pari është për të gjithë ju, po i dyti, se, në një moment dëshpërimi që mund të kem pasë, shpresa ime e vetme dhe kryesore ka qenë rinia (duartrokitje: rinia, rinia...), ajo, ajo, ajo, bani ‘24-ën (shënim: Berisha e ka fjalën për Revolucionin e Qershorit të Fan Nolit në 1924, i cili në fakt ka qenë një kryengritje e armatosur dhe grusht shteti, por që historiografia e regjimit komunist të Enver Hoxhës e konsideronte si ngjarjen më të madhe në historinë e Shqipërisë), njërën prej faqeve më të lavdishme të historisë sonë, ajo çliroi vendin, e uroj dhe jam i bindur se ndoshta jo larg, një ditë ajo do ta bashkojë kombin tonë. Prandaj sot, prandaj sot, prandaj sot, ju ftoj të gjithëve të brohorasim njëherë: Rroftë Rinia jonë studentore (ovacione: urra, urra), ajo nuk është vetëm e ardhmja, por është e sotmja jonë (urra). Rroftë organizata e saj demokratike (zëra që dëgjohen qartë nga turma: Rroftë Partia Demokratike! Na e shpifi ky, etj). Rroftë Partia jonë Demokratike! Uroj, uroj, uroj nga zemra dhe shpreh bindjen time të thellë se demokracia do të ecë e zhvillohet gjithnjë, sepse në rast se ndalon, ajo kthehet në iluzion (zëra: Bravo të qoftë! Kosova Republikë, Kosova Republikë). Zgjedha e saj e mjerë dhe e trishtuar është lajmi i madh dhe lajm i gëzueshëm ky që kujtojmë sot. Dua gjithashtu dhe ju ftoj gjithashtu të brohorasim edhe njëherë për Presidentin Ramiz Alia (zëra: Rroftë Ramiz Alia, Rroftë Ramiz Alia), duke shpresuar se, duke besue se do të krijojë të gjitha kushtet e mundësitë për arritjen e plotë të demokracisë në vendin tonë (fërshëllima, zëra: Gramoz Pashko, Gramoz Pashko). Më pas në miting e merr fjalën dhe Arben Imami, i cili thotë: Ne kemi partinë tonë të studentëve, kush nuk do, të largohet dhe të krijojë parti tjetër. Intervistë e Berishës me disa gazetarë vendas dhe të huaj, po me 12 dhjetor 1990, gjatë mitingut me rastin e shpalljes së themelimit të PD-së Un jam gëzue sot, sepse, sepse, sepse e kam konsiderue dhe e konsideroj gjithnjë pluralizmin politik, si një konditë të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, si një kusht që do të rendisë Shqipërinë, krahas vendeve të tjera të Evropës. Pyetje: Po për Partinë e Studentëve dhe Intelektualëve të rinj, ç‘mendim keni? Përgjigjet Berisha: Unë i uroj asaj, unë i uroj asaj, të kontribuojë në zhvillimin dhe begatimin e Shqipërisë demokratike. Lexo me shume artikuj
-
Ngjarja Policia e Dibres ka vene ne pranga sot Ylli Bucin, qe se bashku me dy vellezerit e tjere Selmanin dhe Urimin edhe keta te arrestuar tashme, ekzekuan ne Lure nje dite me pare motren e tyre Nazife Bucin, 17 vjec dhe djalin qe sipas tyre ajo dashuronte ne fshehtesi, 18 vjecarin Granit Gjocaj. Pas arrestimit të djeshëm, të Urim Bucit, pak orë më vonë, rreth orës 2 të natës policia do të binte në gjurmët e Selmanit ndersa sot ne mesdite ia jane vene prangat edhe vellait te trete, Yllit. Të tre vëllezërit ekzukutuan me kallashnikov mesditën e djeshme në afërsi të një lokali në komunën e lurës motrën e tyre dhe. 2 të rinjtë janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi është marrë besa që familja e djalit, sot nuk do të merrte hak. Burimi i lajmit: News 24 Komenti Nietszche thote "Pak jane grate e ndershme qe nuk jane lodhur se luajturi kete rol". Edhe ne shqiperi me sa duket duket njerezit kane filluar ta ndjejne lodhjen e nje roli qe i perket nje te kaluare. E pikerisht, sot, ndershmeria dhe aplikimi i dogmave ka shenuar nje tjeter tragjedi dashurie qe eshte konsumuar keto dite ne qytetin e peshkopise ne nje nga fshatrat e thella te zones malore. Njerzit po ndjejne lodhjen e dogmave qe po ua han shpirtin dhe qe vjen nje dite kur ajo perballet me realitetin e ashper shqiptare. E kush e kishte menduar qe ne shqiptaret te etur per liri e demokraci ne 2007 do te kryhej nje masaker e tille. Tre vellezerit i bashkon nje ideal qe pak e pranojne sot por qe duhet kryer nje akt i tille per te dale nga turpi qe motra e tyre ka ra ne dashuri me nje djale. Vdekja eshte ajo qe ndan dashurine dhe hesapet. Por sa njerez do t'u thone "Bravo djema, na shendrite faqen!" sepse malesori nuk shkel nderin qofte edhe nese duhet vrare motra. Ah jete! Nder! Kjo fjale kuptim-gjere qe ne shekullin e 21-te na nxorri ne udhekryq shoqeror. Atehere kur ne, vrasim motren per nder e quajme burreri, po kur marrim motren e dikujt dhe e nxjerrim ne rruge e quajme zotesi. Shqiptare po perjetojme nje paradoks shoqeror ku nderi dhe c'perfytyrimi jetojne bashke. Sa femra shqiptare jane prostituta ne rruget e botes, e kush i nxorri jashte, ne shqiptaret! Por preferojme te vrasim atehere kur dikush gjen ate qe ka kerkuar dhe jo ate qe i japim. Lexo me shume artikuj
-
Vajza-viktime e perdhunimit nga i ati ka rrefyer dje historine e saj te dhimbshme. Viktima 15-vjecare, A.J., ka treguar se i ati e ka perdhunuar vetem nje here, cka u shoqerua me shtatzenine e padeshiruar. “Ai ka tentuar edhe here te tjera te kryeje marredhenie seksuale, por une e kam kundershtuar me force”, tha dje adoleshentja e intervistuar nga nje media elektronike. “I jam shmangur, ndonese me ka rrahur, qe te me detyronte te shkoja serish me te. Kam jetuar gati nje vit me frike, pasi ai me kercenonte te mos i tregoja askujt ne lidhje me ngjarjen”. Vajza ka refuzuar te interesohet per fatin e vogelushes se lindur nga incesti, ndersa eshte shprehur se nuk do ta fale kurre te atin, me gjithe ndjesen e kerkuar prej tij publikisht. Ngjarja ka ndodhur ne shtatorin e vitit 2006. Vete babai i vajzes, qe atehere ishte vetem 14 vjece, Ferit J., ka pohuar publikisht incestin e kryer me vajzen e tij, nen perdorimin e dhunes. Nga marredhenia midis tyre ka lindur nje vajze, per te cilen u tha fillimisht “se ishte fryti i padeshiruar i perdhunimit nga nje i panjohur ne pyllin e fshatit”. Pas lindjes, ne qershor te ketij viti, femija eshte braktisur nga prinderit dhe eshte marre nga Komiteti i Biresimeve. Denoncimi eshte bere disa dite me pare nga bashkeshortja dhe vellezerit e Ferit J., i cili eshte arrestuar kater dite me pare. Lexo me shume artikuj
-
Qasje me dokumente, te cilat shpesh lexohen ne menyra te ndryshme. Secili historian pergjate shkruarjes se historise, a copezave te saj, gjen menyren e vet per t'i lexuar dhe per t'ju qasur dokumenteve. Paraditja e djeshme ka shenuar mbajtjen e Konferences shkencore per 95-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Teza te reja nga historiane te rinj, e megjithate, ajo cka ne jemi ende ne kerkim, eshte te "zbardhet" apo te percillet ajo cfare ka ndodhur vertet ne historine e vendit tone. Te jene te pranishme dritehijet e asaj qe ka kaluar Shqiperia. Nevila Nika, aktualisht drejtuese e Arkivit Qendror te Shtetit, ka nisur te shfaqe edhe per publikun nje sere dokumentesh te rendesishme ne historine tone, duke i ekspozuar, duke percjelle nje koncept te ri per arkivin. Paraditen e djeshme ishte radha e Aktit apo Deklarates se Shpalljes se Pavaresise, e cila per studiuesit nuk krijon ndonje efekt te madh, pasi e kane prekur me pare, ndersa per te tjere shqiptare eshte e bukur te shohin nje kopje te saj. Ajo ishte aty, e varur ne mur, e perkrah saj delegatet nga e gjithe Shqiperia etnike, fale te cileve u arrit tek kjo deklarate apo ky akt, i cili sot shenon 95-vjetorin e firmosjes. Po cfare tregon Nevila Nika, lidhur me fatin e saj?! Duke treguar se nje problem i madh ka qene menyra se si iu jane qasur dokumenteve deri me tani historianet dhe jo mosdijenia per ekzistencen e tyre, ajo shprehet: "Sic mund te thuhet edhe per Aktin e Pavaresise, nuk eshte se nuk eshte ditur, qe ky akt qe njohim ne, qe e kemi ne arkiv, nuk eshte origjinali. Ne gjykojme qe deri ne vitin 1937 duhet te kete qene. Ky eshte nje riprodhim i Aktit te Pavaresise, botim i Lef Nosit, i cili e ka botuar me parate e tij dhe s'ka tjeter. Nosi pesoi fatkeqesi, qe ne vitin 1945 u arrestua dhe u denua me vdekje. Ai ishte nje nga themeluesit e arkivit kombetar shqiptar, pasi ka pasur dokumente pafund", perfundon ajo. Po cfare, cili ka qene motivi per zhdukjen e ketij akti origjinal. Nika shprehet: "Legjenda qe emri i Xhelal Zogut eshte ne aktin e pavaresise...na le te kuptojme, qe ndoshta nuk eshte vetem Enver Hoxha, ai qe ka preferuar te fshehe dhe heqe shumecka. Pra, ka pasur manipulime edhe para tij, pasi duket, qe ata qe marrin karrigen e madhe, duan qe historia te behet sipas modelit qe ata duan. Ndaj edhe Xhelal Zogu, qe thuhet se ishte pjesetar i Aktit te Pavaresise, jo nuk eshte, mund te kete shkuar me vone, ai eshte Xhelal Koprenca...dhe ka qene shkruar Xhelal Ko...dhe e kane manovruar. Me vone, pas '44 u be masakra e madhe, qe nga 40 emra perfunduan vetem 10, a dic me pak". Ndersa konferenca, sigurisht, qe trajtoi nje game shume me te madhe problemesh, duke sjelle deri diku edhe teza te reja, bazuar ne arkiva e deshmi te tjera, nga ato te njohura deri me sot. Duke vene ne njefare menyre edhe pika mbi "i" per personazhe dhe ngjarje, te cilat jane trajtuar ndryshe deri me sot, duke na i shfaqur ato me tokesore dhe bemat e tyre me dritehijet qe ekzistojne ne boten reale, pavaresisht kushteve te kohes. Shtypi bullgar per Pavaresine e Shqiperise Ne kumtesen qe duhej te mbahej dje prej Sergey Roussev, historianit bullgar, i cili nuk mundi te ishte ne Tirane, theksohet se, "interesimi per shpalljen e Pavaresise se Shqiperise eshte pasqyruar jo vetem ne dokumentet diplomatike, por edhe ne shtypin bullgar te asaj kohe, i cili mendoj se shpreh ne nje mase te konsiderueshme edhe qendrimin zyrtar te Bullgarise kundrejt Levizjes Kombetare Shqiptare". Ai vijon, duke na bere me dije se ne shtypin shqiptar te kohes jane jo te pakta informacionet teper interesante per shqiptaret dhe shpalljen e pavaresise se popullit tone. Te dhena keto, te cilat jane te paeksploruara nga historianet tane deri me tani, fakte qe vijne nepermjet referatit te historianit bullgar. Ai ka mundur te hedhe drite per kete periudhe te historise, pikerisht nepermjet atyre c'ka servirur shtypi, duke plotesuar ne njefare menyre edhe mungesen e burimeve arkivore per kete ceshtje. Te perditshmet amerikane Pos arkivave teper te vlefshme, jane edhe ato cka jane shkruar ne shtypin e kohes. Ndaj edhe Valentina Duka ka preferuar te percjelle nje tjeter aspekt, ate te jehones qe ka pasur Pavaresia e Shqiperise pertej Atlantikut. Ajo ka rene ne gjurmet e komenteve te shtypit amerikan, 1912-1914. Duka thekson ne kumtesen e saj se, "duke filluar qe nga nentori i vitit 1912, shtypi amerikan njoftonte lexuesin e tij, se ne Evrope ishte krijuar shteti me i ri i kontinentit plak, me emrin Albania. Pas ketij informacioni, nuk kishte dite te kohes ne vazhdim qe Shqiperia te mos ishte e pranishme ne faqet e gazetave me te medha te kohes ne Amerike: "New York Times", "Los Angelos Times", "Chichago Daily Tribune" etj". Po kaq interesante jane edhe tezat apo kumtesat e te tjere personaliteteve, historianeve shqiptare apo jo. Disa prej atyre, qe kumtuan dje ne konferencen per 95-vjetorin e Pavaresise qene; prof. dr. Marenglen Verli, prof. dr. Jusuf Bajraktari, prof. as. dr. Ilira Caushi, akademik Kristo Frasheri, akademik Kristaq Prifti, prof. dr. Nevila Nika, prof. dr. Beqir Meta, prof. dr. Sergey Roussev (Bullgari), prof. dr. Gazmend Shpuza, prof. dr. Fehmi Rexhepi, prof. dr. Urosh Lipushcek (Slloveni), prof. dr. Fatmira Rama, prof. dr. Fatmira Musaj. dr. Xhelal Gjecovi, prof. assoc. dr. Hamit Kaba, prof. dr. Sabile Basha, prof. dr. Ana Lalaj etj. Lexo me shume artikuj
-
Ndertimi i nje centrali berthamor ne Shqiperi vleresohet i pershtatshem nga shqiptaret, ndersa ne nje mase te konsiderueshme ata mbeten dyshues ndaj nje projekti te tille. Ne sondazhin e zhvilluar ne adresen www.kohajone.com me rreth 600 lexues, rreth 37 % e tyre jane shprehur se ndertimi i centralit berthamor te propozuar nga Kryeministri Berisha eshte nje zgjidhje e pershtatshme. Nderkohe, rreth 32 % e pjesmarresve ne sondazh e cilesojne kompleksin berthamor ne vendin tone si te rrezikshem. Pikerisht ceshtjet e sigurise rreth mundesise se ndertimit te nje centrali te tille jane debatuar gjate javes se fundit mes politikaneve dhe eksperteve. Ne te njejten rreth 22 % e lexuesve te "Koha Jone" jane shprehur ne sondazh se Shqiperi eshte e detyruar te ndermarre nje nisem te tille. Ndersa rreth 9 % e pjesmarresve kane qene me drastike me propozimin e shefit te qeverise, duke e cilesuar te gabuar. Ndertimi i nje centrali berthamor ne Shqiperi u propozua nga Kryeministri Berisha si nje rrugezgjidhje ndaj krizes se rende energjetike qe perjeton vendi. Propozimi shkaktoi debate dhe kundershtime te lidhura me sigurine dhe efikasitetin e nje kompleksi te tille. Si e konsideroni zgjidhjen per centralin berthamor ne Shqiperi: Te pershtatshme 37.2 % Te rrezikshme 31.9 % Te detyruar 22.0 % Te gabuar 8.8 % Votues: 587 Ju si mendoni? Komentoni ne forum ose nepermjet komenteve meposhte. Lexo me shume artikuj
-
Pas nje ndeshjeje normale futbolli, shkruhet nje koment normal, por tani, pak minuta pas perfundimit te nje tragjedie, nuk mund te qendrosh brenda kufijve te normalitetit. Shifrat 6-1 nuk nxjerrin ne pah asgje tjeter vecse anormalitetin qe shoqeron klubet tona dhe fatkeqesisht edhe Kombetaren kuqezi. Dje, ne Bukuresht, u zhvillua maskarada me e madhe e historise se fanelles kuqezi. Me e madhe madje, edhe sesa turpi i Andorres, te cilin protagonistet ende nuk e kane harruar. Kushdo qe nuhat pak loje futbolli, e ka kuptuar fare lehtesisht se ne ate kuadrat te nje stadiumi, qe do te shkaterrohet, nuk eshte luajtur futboll. Teater? Mbase, me mire do te ishte termi nje tragjedi e inskenuar, nje turp perballe te cilit turpi edipian do te ishte nje hic. Te hash turpin me buke, do te ishte nje tjeter perifrazim i goditur. Bjellorusia u quajt turp, u ngrit zeri lart se me Rumanine do te kete nje tjeter muzike, se do te perballemi me nder, ndersa rezultati ishte fatalist. Me Bjellorusine u ngrit lart zeri nga tifozet, por atje fatkeqesisht nuk kishte kush ta conte zerin. Atje, perballe nje Rumanie sakate, kuqezinjte shpelajne fanellat nen shiun e ftohte, duke kerkuar prej tij qe t’u marre me vete mekatet, por mekati i djeshem do te zhytet thelle e me thelle ne kujtesen e shqiptareve, qe do te ndikoje te ndjenjat e tyre. Ata qe deri ne oren 17:00 te dites se djeshme ishte nderi dhe krenaria e kombit, pas 90 minutave te “Lia Manoliut” jane shnderruar ne trupin me te madh te tifozeve shqiptare. A do te kete valle deshire Oto Baric te firmose kontraten me kuqezinjte? Por “Maximale” dha dje doreheqjen dhe nga pas e kane ndjekur thirrjet e tifozeve kuqezi: Ik Oto, mbathja te shpetosh! Ti nuk ke c’ben me Shqiperine. Ti e pe se cfare brumi jane ata qe u beson, nga i pari tek i fundit. Je aq i zgjuar ta kuptosh perse Lorik Cana mori karton te verdhe me Bjellorusine. Ai nuk mund te pajtohet me te tilla gjera. Ik Oto, futja vrapit dhe mos kembengul te mbrosh nderin e te cnderuarve. Kjo ishte ndeshja e fundit e per Rumanine dhe Shqiperine, e fundit ne nje stadium qe do te shembet shpejt per t’i lene shpejt vendin nje impianti modern. Historia e tij e gdhendur ne memorien e atyre dhe qe kane perjetuar ndeshjet ne katerkendeshin e blerte do te mbetet gjate, por per ne puna ndryshon. Shembja e tij duhet te perkoje me nje shembje tjeter. Duke uruar nje mallkim, mbyllen radhet e hidhura: “U shembshin edhe ata qe shembin endrrat e kombit shqiptar!”. Lexo me shume artikuj
-
Diktatorët ngjajnë, por janë dhe trashëgimtarë të njëri-tjetrit. Këtë e vërteton dhe teza e fundit e autorit J.P. de Sales. Ai sapo ka nxjerrë një libër në SHBA, ku pretendon se diktatori iraken, Sadam Husein, është djali i paligjshëm i Adolf Hitlerit. Gjatë Luftës së Parë të Gjirit, në vitin 1990, presidenti i atëhershëm amerikan, George H. Bush, babai i presidentit aktual, e pagëzoi Sadam Huseinin si “Hitlerin e kohëve tona”. Kjo për arsye se ai e kishte transformuar pushtetin e tij “në një diktaturë personale, të mbështetur mbi kultin e personalitetit”. Një analogji e përshtatshme apo vetëm një metaforë e goditur? Apo mbase kishte diçka në jetën e “kasapit të Bagdatit” që e lidhte me diktatorin nazist? E kush ishte në të vërtetë lideri i përgjakshëm iraken, i dalë nga një e shkuar e errët e misterioze për të udhëhequr Irakun me grusht të hekurt për 35 vite? Libri-zbulimi Përgjigjja, është pak të thuash e habitshme, e këtyre pyetjeve gjendet në librin “The Coming of the Reichcild”. Libri sapo është publikuar në SHBA nga shtëpia botuese “Xlibris”, ku shkrimtari J.P. de Sales zbulon se si Sadam Huseini është në të vërtetë, djali i paligjshëm i Adolf Hitlerit. Një djalë i destinuar nga fati dhe ADN-ja të ndjekë gjurmët e të atit famëkeq. “Ishte e shkruar që ai të bëhej despoti i Irakut”, shprehet autori. Pa zbuluar shumë nga subjekti, mjafton të thuhet se libri rrëfen “ngjarjet djallëzore të një ere tjetër”. “Libri im kombinon rreptësinë historike dhe krijimin. Por mos të harrojmë se vetë Sadam Huseini ka pranuar gjithnjë se nuk e dinte kush ishte babai i tij i vërtetë. Dhe, se është rritur nga xhaxhai i tij filo-nazist. Ngjarjet dhe personazhet historikë janë të gjithë të vërtetë në këtë libër”, shprehet më tej autori, de Sales, sipas të cilit atë e bir ngjanin si dy pika uji. “Edhe Sadam Huseini i urrente hebrejtë. Në vitin 1990, udhëheqësi iraken ishte çdo ditë në faqet e para të shtypit. Pikërisht siç kishte qenë i ati 60 vite më përpara. Kërcënimet e tij ekspansioniste sigurisht që do ta kishin bërë krenar të atin”, thotë de Sales. Prova Prova? “Fakti se bunkeri i tij i nëndheshëm, i dislokuar nën pallatet e Bagdatit është projektuar nga Karl Bernd Esser”, përgjigjet autori. Tekniku gjerman është nipi i shkencëtarit që ka punuar për ndërtimin e bunkerit të Hitlerit në Berlin. Adolf Hitler 1889-1945 -Lindi në Branau më 20 prill 1889. Rridhte nga një familje fshatare në Austrinë e Poshtme, djali i një doganieri austriak. -Përfundoi studimet e mesme në Linz e më pas në Stejt. -Më 1905 u vendos në Vjenë. -Mori pjesë në Luftën e Parë Botërore. Me 1919 afrohet me forcat ekstremiste të djathta të Bavarisë e një vit më vonë mori pjesë në formimin e partisë Nacionalsocialiste. - Më 1923 dështoi në një grusht shteti ne Mynih e u dënua me 5 vite burg. -Në burg shkroi librin “Lufta ime” ku paraqitej programi politik i tij. -Më 1930 partia e tij arriti sukses në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. -Më 1933 zgjidhet kancelar i Gjermanisë. Shpejt zhduk kundërshtarët e tij politikë dhe krijoi kampet e përqendrimit. - Në vitet 1939-‘41 arriti suksese luftarake në Lindje dhe në Perëndim. -Pas 1942 ushtria e tij pësoi e humbje e filloi tërheqjen. -Ne vitet 1942-1944 u organizuan disa atentate kundër tij. -Në fund të luftës tërhiqet në Berlin, ku i dha fund jetës se tij me vetëvrasje në bunker më 1945. Sadam Husein 1937-2006 - Sadam Huseini lindi në një kasolle prej balte në Tikrit në vitin 1937. - Kur Sadami erdhi në jetë, e ëma e braktisi dhe ai i kaloi dy vitet e para të jetës i ndarë nga e ajo. - Ai shkoi të jetonte me xhaxhain, i cili e nxiti atë me ëndrra të mëdha për të ardhmen. - Në vitin 1957 Sadami hyri në partinë Socialiste “Baath”. - Në moshën 22-vjeçare mori pjesë në atentatin e dështuar kundër sunduesit irakian Abdul Qerim Kassim. - U burgos dhe pas arratisjes në vitin 1968 u bë nën-sekretar i përgjithshëm i partisë “Baath”, kur ajo parti erdhi në fuqi me një grusht shteti. - Pasi mori kontrollin e partisë në vitin 1979 ai përdori frikën dhe kërcënimin për të vendosur sundimin e tij. - Ëndrra e tij ishte të bashkonte botën arabe dhe në verën e 1990 ai u përpoq ta bënte këtë ëndërr realitet, fillimisht me pushtimin e Kuvajtit. - Në vitin 2003 forcat amerikane nisën bombardimin e vendit pas lidhjeve të regjimit të Sadamit me sulmet e 11 shtatorit. Në dhjetor të atij viti ai u arrestua. - Gjyqi i tij filloi në tetor 2005, ku u dënua me vdekje. Libri “The Coming of the Reichchild” është një histori epike e autorit amerikan J.P. de Sales, që përshkruan jetën e Sadam Husein, të cilin ai e cilëson si djalin e paligjshëm të Adolf Hitlerit. Ngjan e pabesueshme? Duhet pasur parasysh se vetë Sadam Huseini është shprehur se nuk e dinte kush ka qenë babai i tij i vërtetë dhe se ai është rritur nga xhaxhai, për të cilin historia na rrëfen se ka qenë pro-nazist. “The Coming of the Reichchild” është një roman historik, që mbërrin thellë në rrënjët e diktatorit iraken. Historia vështron jetën e Huseinit që prej rritjes së tij të egër në pushtet, konfliktet e tij me hebrejtë, të cilët u zotua t’i shkrumbonte gjatë luftës së Gjirit, duke mbajtur gjithë kohës sekret identitetin e tij. Lexo me shume artikuj
-
Në fakt që në antikitet ishte e njohur për cilësitë depurative dhe rindërtuese dhe tashmë të gjitha industritë e mëdha të kozmetikës e kanë zbuluar që përbërësit e saj aktivë kanë një fuqi të madhe antioksiduese. Rrushi është ideal për të hidratuar, për të ushqyer dhe tonifikuar që në fakt janë elementët idealë për një lëkurë të pjekur ose shumë të thatë, ajo ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës, ka një efekt frenues dhe dobësues ndaj dhe shumë anticelulitë e përmbajnë, ai ndihmon për të eleminuar fryrjet ë këmbëve dhe problemet e qarkullimit të gjakut, gjithashtu ka dhe funksion pastrues, duke pastruar nga lëkura e vdekur. Të gjitha këto elementë janë të pranishëm si tek tuli, tek farat edhe tek lëkura e rrushit. Maskë me rrush Lani mirë 10 kokrra me rrush. Shtypini me një pirun deri sa të bëhen një masë e qullët. Lani mirë fytyrën dhe qafën. Vendosni qullin mbi fytyrë dhe mbi qafë. Lëreni të veprojë për një periudhë 25 minuta. Hiqni tulin dhe shpëlani me kujdes fytyrën me ujë të vakët. Lexo me shume artikuj
-
Që ne shqiptarët jemi tejet të apasionuar pas shfaqjeve reality-show (një zhanër i ri për ekranin tonë) tashmë e kishim e kuptuar, megjithatë duket se ardhja e “Big brother” në vendin tonë, po e vërteton edhe më shumë këtë fakt. Një prej serialeve më të ndjekur në të gjithë botën, së shpejti pritet të jetë në një prej televizioneve shqiptare. Edhe pse prej dy vjetësh kishim dëgjuar të flitej në lidhje me tratativat e “Top-channel” për të të fituar të drejtën ekskluzive të “Big brother” në Shqipëri, vetëm pas publikimit zyrtar të audicionit për pjesëmarrësit, kuptuam se, së shpejti ky program do të transmetohet në këtë televizion, ndërsa fituesin e pret një çmim prej 5 milion lekësh të reja. Dhe duket se më shumë se emri i njohur i këtij programi dhe stafi i huaj, që pritet të jetë në Tiranë në fillim të vitit të ardhshëm, shqiptarët i shtyn të bëhen protagonistë, pikërisht shuma, që do t’i akordohet fituesit pasi ai të dalë nga shtëpia. Kemi mësuar se për protagonistët e këtij reality-show është duke u ndërtuar një shtëpi në periferi të Tiranës diku në fshatin Kashar, ndërsa pranë zyrave të Top-channel kemi mësuar se, vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë aplikime, të cilat tashmë kanë shkuar më tepër se 500 të tilla. E megjithëse janë të shumtë, personat e interesuar për t’u bërë pjesë e lojës, ata duket se do të presin të paktën edhe një muaj për të kaluar në fazën tjetër të garës. Mësojmë se të gjithë aplikantët do të kalojnë në intervistimin, që do të realizohet nga stafi i huaj, mbajtës i patentës së “Big brother” dhe janë pikërisht ata që do të vendosin, se cilët do të jenë të përzgjedhurit për të hyrë në lojë. Lexo me shume artikuj
-
1. Sindroma e "Te vdekurit, te gjalle" 2. Sindroma e “Vampirit, qe ka djegie” 3. Shqetesimi i "Francezit qe kercen" 4. Sindroma "Liza ne boten e cudirave" 5. Sindroma "Linja Blashko" me rudha 6. "Pica", me ngrenie dheu dhe letre Cilat jane 10 semundjet me te cuditshme dhe me te rrezikshme, qe ekzistojne sot dhe demtojne ne menyre te parikuperueshme trupin njerezor? Nje pyetje te tille e ka drejtuar grupi "Gunslot", i cili ka hartuar ne baze te kerkimit perkates edhe listen me emrat e ketyre semundjeve, te cilat perbejne nje tmerr per njeriun, qe i ze ato. Sipas te dhenave, aktualisht ne bote jane me se 100 milione persona, te cilet vuajne nga 10 patologjite, e ashtuquajtura si me te cuditshmet. Nje nga keto eshte sindroma e "Te vdekurit, te gjalle". Personat e goditur nga kjo semundje kujtojne se kane vdekur dhe se kane humbur kontrollin e vetes se tyre e gjithe pjeseve te trupit. Nje gje e tille shoqerohet me nje gjendje te rende depresioni, si edhe tentativa per vetevrasje. Kjo sindrome iu ben te perjetojne te semureve se jane kthyer ne kufoma dhe se kane larva poshte lekures se tyre. Nderkaq, nje semundje tjeter e rralle dhe e rrezikshme eshte ajo e “Vampirit”. Personat e goditur prej saj provojne dhembje te tmerrshme, kur ekspozohen ne diell, ose deklarojne se i provojne ato. Ne disa raste te rralla prodhohen edhe djegie te medha ne momentet qe keta te semure ekspozohen ne diell. Te mos harrojme edhe nje semundje tjeter, e cila quhet "Shqetesimi i francezit qe kercen". Personat e goditur nga kjo semundje bejne nje kercim per cdo zhurme apo per shikim te papritur. Ata trembin te pranishmit me ulerima, levizje te pakontrolluara krahesh, si edhe perseritje obsesive fjalesh njera pas tjetres, pa lidhje. Emri i cuditshem i kesaj semundjeje rrjedh nga rastet e para te dokumentuara te saj, mbi emigrantet franceze ne Kanadane e shekullit XIX. Nje semundje tjeter eshte edhe ajo "Linja Blashko". Keshtu, personat e goditur prej saj e gjejne trupin e tyre te mbuluar me vizatime te vecanta, si edhe rrudha te pakuptueshme. E zbuluar nga dermatologu gjerman, Alfred Blashko, ne vitin 1901, semundja eshte me origjine gjenetike. Funksioni i ketyre rrudhave apo vijezimeve eshte i panjohur ende, por mendohet se pacientet qe vuajne nga kjo semundje kane edhe patologji te tjera ne mukozat e lekures apo te qelizave te tjera te trupit. Nga ana tjeter, nje semundje e cuditshme eshte edhe ajo qe mban emrin "Pica". Personat e goditur prej saj kane nje impuls te parezistueshem per te ngrene substanca joushqimore, sic jane dhé, leter etj. Ne fakt, nuk ekziston asnje lloj kure deri me sot per te kuruar kete lloj patologjie. Ekziston edhe nje sindrome tjeter, e cila eshte shume interesante, eshte ajo e te ashtuquajtures, "Liza ne boten e cudirave". Ne gjuhen mjekesore quhet ndryshe "Micropsia". Keshtu, personat e goditur prej kesaj semundjeje kane nje perceptim te kohes dhe te ngjarjeve njerezore, ne teresi, ne menyre shume te crregullt. Behet fjale per nje crregullim neurologjik, mjaft te forte dhe te dukshem, i cili ka lidhje direkte me perceptimin viziv te gjerave. Atyre iu behet sikur objektet jane shume larg apo shume afer nga permasat e verteta te hapesires. Te tjera semundje te cuditshme jane edhe ato te “Lekures blu”. Personat e goditur prej saj jetojne te gjithe ne nje zone te Kentakit. Ka qene fillimisht nje familje, e cila vuante nga nje pigment blu, e cila u perhap ne tere familjet e kesaj zone. Te mos harrojme as sindromen e “Likantropos”, semundje e cila karakterizon personat qe e kane ate me dalje te qimeve ne cdo pjese te trupit, si te burrat dhe te grate, ne sasi shume te medha. Apo semundja "Elefantiasi", e cila tek personat qe godet, zhvillon ne permasa jo te barabarta fryrje te gjymtyreve apo te organeve gjenitale, duke i shnderruar ata ne qenie shume te shemtuara. Kjo semundje, per fat te keq, godet me miliona veta ne te gjithe boten. Ne fund permendim edhe semundjen e “Progerise”, e cila shoqeron femijet me semundje tipike te pleqve edhe pse jane te moshe te vogel, si osteoporoze, artrite dhe patologji te shumta kardiovaskolare. E shkaktuar nga nje defekt gjenetik, ajo i con drejt vdekjes pacientet e saj per jo me shume se 13 vjet. Lexo me shume artikuj
-
Duket sikur eshte meridianisht kunder vijes shqiptare, por ne fakt behet fjale vetem per nje deklarate, qe perfshin boten e futbollit. Oto Baric, trajneri i perfaqesueses kuqezi, i ndruhet mjaft faktit, se pavaresia e Kosoves mund te sjelle nje fluks te madh largimesh nga kuqezinjte e Shqiperise drejt atyre te Kosoves. Deklarata e bere dje ne Tv Alsat ka sjelle nje reagim te opinionit, edhe pse nga shumekush ajo eshte keqinterpretuar. Qe Baric e dashuron punen e tij, kete e dine te gjithe. Megjithate, kane qene te shumte ata qe jane shokuar dje pas deklarates se kroatit rreth faktit se pavaresia e Kosoves mund te sjelle largimin e nje pjese te lojtareve kuqezinj. Nje pjese e kane marre kete prononcim si nje shqetesim normal te nje trajneri, qe po nderton nje ekip premtues, ndersa te tjere kane pare me dyshim cdo germe, kjo edhe pse Baric eshte me origjine sllave. Gjithsesi, e verteta eshte e para. Kroati i druhet shembjes se punes “Jam i shqetesuar per nje fakt. Nese Kosova do te fitonte pavaresine, atehere edhe lojtaret kosovare qe luajne per Shqiperine mund te largohen, sepse kane te drejten e zgjedhjes”. Por me pas vjen menjehere fryma optimiste: “Megjithate, jam i sigurt se ata lojtare qe luajne per Shqiperine, do te vazhdojne te qendrojne me grupin, pasi skuadra eshte e mire dhe te gjithe jane te lumtur qe jane pjese e saj”. Me pas Baric rikthehet te flase me superlativa per ndryshimet qe ka pesuar skuadra kuqezi, duke vene theksin ne procesin e rinovimit: “Lojtaret e rinj qe kemi gjetur jane vertet te zote. Kemi dubluar thuajse cdo pozicion dhe kemi te piketuar edhe disa elemente te tjere, qe do te jene te vlefshem per Kombetaren”. Kroati nuk harron te perserise nje deklarate te vjeter te tij, qe ka zgjuar kersherine e te gjitheve: “Ne eliminatoret e ardhshme, Shqiperia do te synoje vendin e dyte. Deri atehere do te kemi ne dore skuadren e duhur per te arritur kete objektiv madhor”. Lexo me shume artikuj
-
Nese i fut duart nje gruaje, qofte edhe per nje moment te vetem dhe ajo te denoncon, ne shume vende te botes, nje akt i tille shoqerohet nga gjykata me denime te cilat shkojne deri ne disa muaj burg. Akuza ne keto raste eshte e perbashket, ajo e nje dhune seksuale te ushtruar. Por, nderkaq, muajt e fundit, ka nje rishikim te kesaj ceshtjeje nga gjykata te vendeve te ndryshme, te cilat vetem per nje akt te tille kane nisur te vendosin ndaj te akuzuarve vetem gjoba dhe te mos i diskutojne me rastet per burgime, qofshin keto te fundit edhe disa mujore. Nje rast i tille i pare, i "zbutjes" se gjykates ndaj nje veprimi te tille, eshte konstatuar ne Itali per shembull, ku ndaj personit qe i kishte futur duart qytetares M.B., ndersa ajo ishte duke punuar ne zyre, dha vetem gjoben prej 800 eurosh dhe asnje denim me shume. "Kemi te bejme thjesht me nje episod, i cili ne fakt eshte specifik, por qe nuk mund te beje te fusesh ne burg per muaj te tere njerez", thote lidhur me nje fakt te tille gjykatesi i ceshtjes. Te tille mendim kane edhe gjykates ne vende te tjera te botes, sipas te cileve eshte e tepert qe te futesh ne burg meshkuj te cilet nuk bejne gje tjeter vecse kur i fusin duart nje femre, tregojne nje akt afeksioni ndaj saj. Kjo nuk mund te barazohet sipas tyre me nje akt dhune, si c’jemi mesuar ta quajme deri me pare nje gje te tille. Por ka edhe gjykates nga ana tjeter, te cilet nuk mendojne se duhet vleresuar keshtu nje situate e tille. Sipas tyre, nese mbetemi vetem me kete lloj denimi te thjeshte te dukurise se futjes se padeshiruar te duarve mashkullore ndaj femrave, ne ambientet publike, atehere kjo gje rrezikon te kthehet ne nje dukuri, e cila mund te perhapet ne menyre masive. E kjo, pasi meshkujt nuk do te ndihen edhe aq te rrezikuar nga pasojat qe i presin, pasi te ndermarrin nje hap te tille. Interpretimet Grupi i pare i gjykatesve Eshte e tepert qe te futesh ne burg meshkuj, te cilet nuk bejne gje tjeter vecse kur i fusin duart nje femre, tregojne nje akt afeksioni ndaj saj. Kjo nuk mund te barazohet sipas tyre me nje akt dhune, si c’jemi mesuar ta quajme deri me pare nje gje te tille. Grupi i dyte i gjykatesve Nese mbetemi vetem me nje denim te thjeshte te dukurise se futjes se padeshiruar te duarve mashkullore ndaj femrave, ne ambientet publike, atehere kjo gje rrezikon te kthehet ne nje dukuri, e cila mund te perhapet masivisht, pasi meshkujt s'do ndihen ne rrezik. Lexo me shume artikuj
-
Kushte gjithmone e me te keqija shendetesore per njerezit e vetmuar. Nga ana tjeter, femijet e cifteve te martuar shkojne me mire me mesime ne shkolle, krahasuar me femijet e atyre qe vijne nga bashkejetesa dhe jo martesa e prinderve. Keto jane rezultatet e nje studimi, te kryer ne Britanine e Madhe, vend ky ku bashkejetesat jane shtuar me 65 per qind vitet e fundit. E sipas te dhenave te ketij studimi, deri ne vitin 2030 pritet nje rritje e tyre ne nivelin prej 250 per qind. Martesa duket se eshte nje dukuri, e cila ben qe te jete ne nivele me te larta shendeti i femijeve, si edhe ai i dy partnereve brenda saj. Keshtu, femijet e cifteve qe bashkejetojne e kane deri ne 10 per qind mundesine, qe te ndjekin studimet universitare, krahasuar me deri ne 50 per qind, qe e kane kete mundesi femijet e atyre, qe jane te martuar. Lexo me shume artikuj