Jump to content
Veriu Forum

VeriuPortal

Antare
  • Content Count

    96
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by VeriuPortal

  1. Shkëndija artificiale e dashurisë mund të shpëtojë dikë nga vetmia; dikujt tjetër mund t’ia ndryshojë fatin. Nëse jeni nga ata që ulen butë-butë në karrigen e rehatshme të zyrës dhe rrinë me orë të tëra online, ose nga ata që ia dilni të paguani faturat e linjës së vetme shtetërore që ofron internet apo të ndonjë linje tjetër, atëherë pse të mos i gëzohesh këtij aspekti të jetës? Kujto ato “mornicat” në lëkurë dhe “fluturat” në stomak të takimeve të para: “Me çfarë të vishem?”, “Çfarë të bëj në qoftë se s’kam asnjë subjekt interesant?”, “Në qoftë se hesht!”, “Flas shumë?!”, “S´i pëlqen parfumi im?!”, “Djersij shumë?”, “Apo qesh shumë?”, “Kush paguan në fund tavolinën?”, etj. etj. Nëse të duket se këto emocione i ke harruar, është koha t’i provosh në variantin modern të Kupidit: Interneti Edmond PRIFTI Kalojmë të paktën 8 orë në punë në varësi të kabllos së rrjetit, kërkojmë në internet, ndajmë ide apo tregojmë për jetët tona. Kështu, ngadalë interneti përfton shumë aspekte të jetës sonë. Mos vallë edhe jeta jonë intime ka filluar të jetë e varur nga kjo hapësirë artificiale?! Argumentet PRO marrëdhënieve nga interneti Faqet dating janë... kufijtë finalë! Interneti duket si një treg i madh ku mund të zgjedhësh madje edhe partneren tënde të ardhshme, në funksion të disa kritereve të shkruara: të dhënat e personalitetit, karakteristikat fizike, tipi i marrëdhënies që dëshiron etj. Kjo “listë” të ekonomizon kohën e flirtit real. E pse duhet të presësh një jetë të tërë deri sa të takosh gjysmën tënde, kur ajo mund të ndodhet me një klikim tek kutia bosh: Search Criteries (Kërkoni Kriteret)? Por, është e pamjaftueshme të dish se çfarë dëshiron dhe femra ideale të gjendet aty në ato çaste. Ke në dispozicion ama një sërë instrumentesh të përshtatshmërisë suaj, të cilat ju lejojnë pranimin apo hierarkizimin e partnereve potenciale: Favorites. Për çudi të fatit, në fillesat e një marrëdhënieje klasike, ku aspekti fizik është kryesori për vijimësinë, interneti mund t’iu lejojë kënaqësinë e një miqësie virtuale të këndshme, të një ideje të përbashkët... përpara se të shfaqet dashuria. E megjithatë, është paksa paradoksale që në internet, - ku shpejtësia është fjala kyç, - të mund të lidhemi me tipin që do të ketë shansin të përfshihet në skenarin klasik: miqësi e zhvilluar drejt dashurisë! Ky tip marrëdhënieje është bërë fatkeqësisht i mundur me shumë pak mjete. Dashuria është ende e njëjtë, indiferent nga epoka, ndërsa marrëdhëniet kanë marrë forma të ndryshme në funksion të kontekstit (si ajo virtuale). Sot ndjejmë akoma edhe më shumë nevojën e ndryshimeve në diçka krejt të re në marrëdhëniet me veten, por edhe me të tjerët. Dhe nuk është fjala këtu vetëm për atë që quhet Internet Explorer apo për telefonat celularë. Jemi përherë në kërkim të strategjive të reja alternative, motiv për të cilin “rrjetet” e tipit: Yoga, Feng Shui apo Tantra bëhen akoma edhe më tërheqëse. Interneti mund të jetë mënyra e duhur e shuarjes së etjes së fundme në marrëdhëniet me të tjerët. Argumentet KUNDRA Disavantazhi i takimeve virtuale është përqindja së lartë e mundësisë për të mashtruar. Mund të jesh çdokush përtej dhe ajo po ashtu! Mund të jesh ti apo ajo aktori/ja më i/e talentuar nga kamera e shtëpisë, ndërsa takohesh me një mori femrash/meshkujsh, si dhe siç i dëshiron. Ka edhe raste individësh që e kanë pësuar, duke iu futur tjetri aty: “Mos e harro kurrë msn-në hapur”, që ia kujton vetes vazhdimisht. Megjithatë, pasi takon dikë në realitet është tejet i mundshëm zhgënjimi: në virtual nuk ishin veçse fjalë. Në fakt, e ekzagjerojmë pak këtu, pasi edhe në këtë jetë të ashtuquajturën “jetë reale”, takojmë shpesh aktorë apo aktore të shumta, të cilat nga dëshira për t’u dukur interesantë, vetë-etalohen, flasin me fjalë të mëdha apo cilësi të imituara. Pra, interneti në të vërtetë të ofron më shumë shanse të mashtrosh, si dhe të mashtrohesh! Cilësitë e tua si aktor në internet janë të krahasuara me koherencën, kurse cilësitë e një aktori në “jetën reale” janë natyrale. Ekziston gjithashtu edhe ai mendim i shprishur që iu kalon në mendje të gjithëve kur hyni në një faqe martesore të mirëfilltë, apo edhe në grupet sociale virtuale si: hi5, tagged apo facebook: Kush ndodhet përtej?! Në vend të konkluzioneve... Ka individë që s’e kanë problem vendosjen e pozave, të tjerë hiqen si interesantë edhe pa poza, duke pritur t´i kontaktojnë apo duke u hedhur në “gjueti” të parët. Në qoftë se çdo gjë shkon mirë dhe nuk bie linja, ndoshta në një ditë të vetme do të keni mbi 20 postime. Dhe aty fillon kënaqësia. Taston dhe i jep klik kujtdo. Nuk ke kohë të shkosh as në tualet. Pak e nga pak gjërat bëhen serioze. Flisni... flisni dhe dëshironi të takoheni: “Por çfarë të bësh?... I ke treguar poza të tjera dhe ke gënjyer në shumë gjëra!”. Fillon të dyzohesh. Po sikur edhe ajo të të ketë mashtruar?! Je marrë me të për një kohë të gjatë, ke shpresuar dhe je dashuruar paksa me këtë personazh imagjinar... s’mundesh dot më. Vendos të mos futesh për disa kohë, ndonëse e di që nuk mund ta bësh këtë pafund. Cilat ishin motivet që kishit apeluar: nuk ke kohë të mjaftueshme në jetën reale, do të luash me dikë, do të analizosh dhe njohësh njerëz, ke frikë, je i ndrojtur... Megjithatë, sinqerisht miq të dashur, më mirë është ta njohësh atë që ndodhet atje tutje me mish dhe kocka, t’i kapësh dorën dhe t’ia prekësh buzët... në vend që t´i japësh një Buzz në Messenger, që mendon se po e gudulis... Në këtë vend “të vogël” të quajtur internet, do të donim të shprehnim edhe ne idetë tona për një marrëdhënie artificiale. Individualisht, i jemi bashkuar këtyre faqeve të quajtura “dating online” (Takim dashurie në virtual), duke i shfrytëzuar kush si arkiva fotosh apo momente frymëzimi. E gjitha kjo është si të vërdallisesh në një supermarket, ku mund të ndalesh diku, të bashkohesh me miqtë, t´i pyesësh ata për të dhënë një ide, t’i krahasosh ato produkte duke lexuar përmbajtjen apo ndoshta skadimin. Ke zgjedhur produkte të cilat do t´i testosh dhe do të zgjedhësh një prej tyre në finale. Në qoftë se nuk je ende i kënaqur nga produkti, mund të kthehesh sërish aty (pasi vjen mall i ri) ose mund të përpiqesh të kërkosh në dyqanet e tjera ngjitur, me prodhimet më të mira. Preferojmë që midis nesh dhe partneres sonë të ekzistojë një lidhje reale dhe jo një e varur nga interneti. Preferojmë të bredhim shpesh nga lulja në lule sesa të gjejmë femrat ideale në funksion të disa kritereve formale. Preferojmë një komunikim autentik, duke dashuruar komunikimin jo-verbal dhe komunikimin para-verbal dhe jo të jemi të kënaqur nga ato që quhen ikona kompjuteri. Ndoshta jemi paksa melankolikë ose jashtë mode. Forumet “Dashuritë virtuale... Fillon e të rreh zemra për një nickname, që çuditërisht fillon ta presësh me një padurim të pazakontë. Fillojnë bisedat e ëmbla, të tërheqin ato germa, ato fjalë, fillon të futesh në një botë imagjinare, të mbushur me ëndrra, me shpresa. Por shpesh, për fat të keq, këto lloj dashurish, të kondicionuara nga një internet, komplikohen, fryhen deri sa shpërthejnë para realizimit të tyre. Interneti, faktori kryesor i krijimit të këtyre raporteve, bëhet njëkohësisht edhe faktori kryesor i prishjes së tyre. Largësia, pamundësia për t'u përballur me realitetin, bën që lodhja të arrijë shpejt. Me këtë nuk dua të them që të gjitha lidhjet që krijohen në virtualitet janë të destinuara të falimentojnë, por mundësitë që ato të kenë një përfundim pozitiv janë të pakta. Ky është thjesht mendimi im, por gjithsesi kjo jetë është e paparashikueshme, kështu që çdo gjë është e mundur të ndodhë. Si thoni ju, a ekziston dashuria virtuale???”, citon Bruno_UK, në forumin virtual mbi temën “Dashuri në chat”. Bora, kur ka frekuentuar chat-in për herë të parë, i ka bërë pyetje vetes duke shtuar: Mund të lindë dhe s’mund të lindë. Varet çfarë kupton me ''Dashuri'', megjithatë çdo gjë mund të ndodhë”. Ndërsa Diavoletto thekson se dashuria nuk lind në chat, pasi atje vetëm mund të njihesh, por jo të lind një dashuri e re. “...mund të themi që hapat e para të dashurisë janë në momentin e puthjes së parë të çiftit. S´besoj se është dashuri të shohësh fjalët e bukura dhe të shkruash fjalët e bukura . është njësoj si të thuash ajo/ai është e dashura/i im/e, pa pasur asnjë kontakt real. Kjo është çështja: që shumë e shumë të rinj nuk e kuptojnë që vetëm po shkruajnë dhe asgjë më shumë”. Linux: “Shumë prej nesh që kemi postuar këtu kemi hyrë në chat dhe kemi parë çfarë është bërë. Dashuria mund të lind kudo, është një ndjenjë që nuk mund ta përmbash dot, aty ku të të vijë, aty do e shprehesh. Nuk jam dakord me disa që e përjashtojnë kategorikisht këtë lloj mundësie, pasi njoh nga ata që janë njohur në chat, janë pëlqyer, fejuar, martuar, janë bërë dhe me fëmijë e jetojnë të lumtur. Njeriu për këtë jeton dhe kjo mund t´i vijë ngado”. Dating Mandi, 27 vjeç, ndonëse e di shumë mirë se në çfarë faqesh ndodhet, bën pak lojëra fjalësh, duke mos harruar të përmendë që nuk ka ikur si emigrant dhe thotë që do rikthehet shpejt në atdhe: “Asgjë e veçantë (dhe ky nuk është prezantimi i duhur që duhet të bësh në një faqe si kjo). Jam 27 (për dreq, koha ikën shpejt). Aktualisht po kryej një Master of Science në Gjermani. Megjithatë do kthehem në Tiranë në fund të këtij Masteri. Di t’i kuptoj njerëzit dhe të komunikoj me ta”. Student, 23 vjeç, “i siguron” femrat se është “tip i qetë dhe i ndarë nga familja”, ndërsa Be true! thotë vetëm: “...pyesni”. Actor, i lindur në Krujë dhe më vendbanim në Australi, duket se është “i shtrenjtë” në gustot e tij, urren mashtrimin dhe gënjeshtrën (?), s’flet për veten dhe i përngjet pseudonimit: “Të flas për veten, për mua është diçka pa kuptim. Këtë gjë ua lë të tjerëve ta bëjnë, kështu do të dëshiroja të ndodhte edhe këtu. Të zbulonim njëri-tjetrin”. Lexo me shume artikuj
  2. Shkatërrojnë me dhjetëra faqe interneti, përfshirë dhe atë të Kryeministrisë, pothuajse të gjitha ministrive e vetë Ministrisë së Brendshme, por piratët e internetit janë të pakapshëm. Mungojnë specialistët e mjetet hetimore TIRANë - Të ndërhysh në sisteme kompjuterike apo të shkatërrosh një adresë interneti në Shqipëri, faqe zyrtare ministrish, biznesi apo medie, do të thotë të mos ndëshkohesh e t’ia hedhësh paq. Edhe pse në Kodin Penal ekziston një nen që penalizon ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, asnjë person deri më sot nuk është gjykuar për ndërhyrje të paligjshme në këto sisteme. Sipas burimeve zyrtare policore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bëhet e ditur se, edhe pse në raste tepër të rralla, në vendin tonë disa faqe zyrtare të institucioneve të ndryshme duke filluar nga Kryeministria e pothuajse të gjitha ministritë, janë fshirë ose janë bllokuar nga të ashtuquajturit “hackers”, thënë ndryshe “piratët e internetit”. Rasti më i fundit ka qenë ai i një viti më parë, kur faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme pati disa probleme dhe nuk mund të lexohej apo të hapeshin materialet e reklamuara aty. Pasi ekspertët informatikë u morën me rastin, rezultoi se dikush ose një grup i caktuar personash akoma të paidentifikuar, kishin bërë një “lojë” me faqen e internetit dhe se ajo ishte bllokuar përfundimisht. Gjatë punës së bërë për të parë se nga vinte virusi, u arrit në përfundimin se kishin të bënin me një sistem virusi interneti me origjinë aziatike, por tek personat të cilët kishin infektuar faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme nuk u arrit kurrë. “Punuam disa javë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me adresën dhe pas punës së bërë, rezultoi se një virus aziatik ishte përdorur për të shkatërruar faqen. Gjetëm llojin e virusit, por tek personi që kishte bërë këtë nuk mundëm të arrinim kurrë. është pothuajse krejtësisht e pamundur. Njerëzit që bëjnë këto gjëra janë shumë profesionistë. Nuk i kapim dot”, - shprehen burimet policore. E ndërkohë, rezulton se në Shqipëri, edhe pse rastet e tilla nuk janë shumë të shpeshta, metodat për hetimin dhe zbulimin e piratëve të internetit kanë shumë mangësi. “është një fenomen krejtësisht i ri, që fatmirësisht deri tani edhe kur kemi pasur raste, nuk kanë sjellë probleme të mëdha. Por edhe nëse do të përballeshim me një situatë aspak të këndshme a alarmante, identifikimi i personave është shumë i vështirë, kjo pasi nuk është shumë e përhapur si vepër penale dhe nuk kemi metoda të specializuara për të kapur apo arrestuar dikë që prish faqe apo adresa interneti”, - theksojnë po të njëjtat burime zyrtare të policisë. Por edhe nëse në të ardhmen do të kemi probleme të tilla, edhe nëse kemi një vepër penale që penalizon ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, ligji është shumë i butë me ta. Ndërkohë që sipas burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës, asnjë person dhe asnjë çështje nuk po ndiqet penalisht kohët e fundit, për shkak se asnjë rast i ndërhyrjeve nuk është denoncuar në organin e akuzës. Lexo me shume artikuj
  3. Anila Resuli Anila Resuli thyen tabute dhe pozon per disa revista italiane. është ndër të paktat raste, kur një vajzë me origjinë shqiptare pranon hapur se pozon nudo për revistat më të famshme italiane. Anila Resuli prej disa vitesh ka ndërtuar jetën e saj në Itali dhe profesioni me të cilin merret është sa intrigues, aq edhe fitimprurës. Të pozuarit nudo për të nuk ka qenë kurrë një tabu, për të mos thënë që është ndër të parat që ka pranuar haptazi se bën një punë të tillë. Ka punuar me fotografët më në zë të huaj, për të realizuar sete fotografikë për kalendarë. Fotot e saj mund të gjenden në shumë site elektronike, pasi Anila ka marrë pjesë edhe në sfilata mode që janë zhvilluar brenda dhe jashtë Milanos, qytetit ku ajo banon prej 10 vitesh. Lexo me shume artikuj
  4. Nga Arjan Konomi Princi Leka dhe jeta e tij mes Oborrit mbretëror dhe administratës publike. Gjaku blu që rrjedh në venat e tij, nuk e kanë transformuar aspak karakterin e djaloshit të ri 26 vjeçar, i cili shquhet për klas, elegancë dhe thjeshtësi. Në ndryshim nga gjyshi dhe i ati, që e lidhën jetën me princesha europiane, për Princin e ri e përzgjedhura mjafton të jetë vetëm shqiptare. Edhe pse jo me gjak blu, pasi të gjitha vajzat shqiptare janë princesha. Ishte 20 vjeç kur erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe puthi tokën e adheut. Kjo ishte ëndrra e Princit Leka, e ushqyer prej vitesh në emigrim nga familja me gjakun blu. Gjithçka që gjeti përputhej me përfytyrimin që ai kishte krijuar për Shqipërinë nga leximet, rrëfimet, lajmet që qarkullonin e që shpesh herë përzienin gjumin e princit. Ka bërë një betim si Princi Trashëgimtar i shqiptarëve dhe që nga ajo ditë çdo gjë e ka vënë në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një angazhim që kërkon të gjithë seriozitetin e mundshëm dhe që princi po e përmbush çdo ditë. Pavarësisht se është trashëgimtar i Monarkisë, ai prej pak kohësh është vënë në shërbim të administratës publike, pasi kjo detyrë për të do të thotë angazhim në një moment historik të kombit. Dhe si princ i gjithë shqiptarëve, si moment të rëndësishëm historik ai vlerëson sidomos shpalljen e pavarësisë së Kosovës. E konsideron si një finale të madhe të një lufte shumëvjeçare e cila po jep rezultatet dhe po finalizohet, mbas kaq sakrificash dhe vuajtjesh të popullit të Kosovës. I zgjuar, me një sjellje delikate dhe të rafinuar, Princi Leka gjithmonë ka zgjuar vëmendje: me shfaqjet e tij të kujdesshme në publik, me jetën e shtruar dhe të pa bujë, me edukatën dhe maturinë që tregon kudo e me këdo. Për vetë moshën e re të tij, ngaqë është një Princ, mashkull simpatik dhe mbi të gjitha beqar, është mjaft i lakmuar sidomos për vajzat e reja dhe tërheq vazhdimisht vëmendjen e tyre. Tashmë Princi nuk është një ëndërr e largët për vajzat e thjeshta shqiptare. Deklaratat e tij se do të martohej vetëm me një vajzë shqiptare, mjafton që ajo të jetë e sinqertë, të ketë personalitet dhe inteligjencën e duhur, me siguri do të gjallërojë shpresat e vajzave shqiptare. Ku i dihet, nesër mund të jetë secila prej tyre. Lexo me shume artikuj
  5. Pika ‘g’, thelbesore per orgazmen femerore, ekziston. Madje, edhe eshte ‘fotografuar’ nga nje kerkues italian qe e ka lokalizuar ne nje hapesire te vogel midis uretres dhe vagines, me shpesh se normalja. Per te vertetuar zonen e kenaqesise femerore ka folur nje studiues i njohur i universitetit te “Aquila”, Emmanuele Jannini. Profesor seksologjie ne mjekesi, Jannini ne nje kerkim te publikuar dje ne gazeten “Journal of Sexual Medicine” tha se eshte realizuar mbi nje numer te vogel femrash. Per te dalluar kete vecori te turpit, qe eshte e njohur per femrat si ‘orgazem vaginale”, Jannini ka perdorur ekografine transvaginale, nje ekzaminim shume i perbashket. Studiues ka kerkuar nje grup femrash te reja qe kishin orgazma vaginale dhe studio anotomine. Tek ato femra qe deklaronin kete lloj orgazme iu be vezhgimi ndermjet murit te uretres dhe vagines. "Kemi treguar me qartesi se ekziston “pika g” te disa femra. Eshte shume e lehte per ta lokalizuar me menyre te thjeshte, me nje ekografi te thjeshte. Tani mund te flitet per seksualitetin femeror me nje njohuri te madhe dhe duke e thelluar kete ne nje terren me konkret”, komenton Emmanuele Jannini, i cili shprehet i gezuar, “pasi me kete kerkim perfundon epoka e seksologjise se dobet ne opinion. Kemi treguar se femrat kane ndryshime midis njeres dhe tjetres. Tani mund te kuptojme, per shembull, sa jane femrat qe kane piken ‘g’. Jo vetem kaq. Mundet, ne disa raste edhe te ‘kurojme’ mungesen e orgazmes vaginale. "Jemi duke vezhguar - vijon Jannini - qe pika 'G' eshte e ndjeshme ndaj trajtimit hormonal. Pra, ne femrat qe kane nje pike 'G' jo shume te perforcuar nga nje perkedhelje hormonale, mund te jete e mundur per te nderhyre”. Ekziston, ne fakt, femra qe kane nivel te ulet testeroni dhe kane piken ‘G’. Por, per shkak te perkedheljeve hormonale, pika ‘G’ “shuhet”. “Keto paciente, tregon Jannini, mund t’i kurojme me hormone”. Ka ne fakt edhe femra qe kane kete ‘mjet kenaqesie’ “dhe mbi kete eshte e mundshme e te nderhyhet. Ne rastin e tyre, thote eksperti, jane te mundur vetem orgazma klitorjale”. Por kerkimi vazhdon dhe ekipi i profesor Jannini po vezhgon se si pika ‘G’ ndryshon ne faza te ndryshme te ciklit menstrual, ne femrat qe marrin pilula, ne femrat me shume testeron dhe me ato me pak hormone. "Do te kemi keshtu edhe nje kuader edhe me te sakte", perfundon Jannini. Lexo me shume artikuj
  6. Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes, Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë. Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive, duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar. Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë, Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik, Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë, Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën: 1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. 2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse. 3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. 4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm. 5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë. 6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik. 7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim. 8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara. 9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. 10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane. 11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë. 12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre. Lexo me shume artikuj
  7. Duket se kosovarët po bëjnë përgatitjet më mëdha dhe më të paparashikuara për festën e pavarësisë së Kosovës. Ideja e një torte që peshon një ton dhe është është 25 metra katror, është një tjetër pjesë e këtyre përgatitjeve. Idenë për këtë tortë e ka hedhur pronari i pastiçerisë "Fellini", Ramadan Ukiqi, i cili thotë se tortën e tij gjigante do mund ta shijojnë dhjetëra mijëra njerëz në festën në sheshin kryesor të kryeqytetit të Kosovës, "nëse për këtë do jetë dakord Këshilli organizativ i festës". "Nëse pajtohet Këshilli organizativ që torta të jetë pjesë e festës, atë do ta vendos në sheshin "Nëna Terezë'', tha ai. Lexo me shume artikuj
  8. Datëlindja: 8 Tetor 1985 Vendlindja: Prishtinë Vendbanimi: Amerikë Gjatësia: 1.77 cm Pesha: 52 kilogramë Studimet: HUNTER COLLEGE (Nju Jork) dhe NEW YORK UNIVERSITY Motoja: Të kem besim te vetja Ambiciet tuaja: Të jem dikushi në botë dhe të di të vlerësoj të tjerët, të cilët nuk e kanë këtë mundësi si unë Vlerëson: Të besoj në Zot dhe të kem raporte të afërta me familjen time. Të jem mirënjohëse prej nga kam ardhur që të mundem të jem mirënjohëse për atë që kam dhe ku do shkoj. Edmond Prifti Amerikanët e kanë shumë të vështirë ta thërrasin Vildane. Eh, e pyesin nja 10 herë atje kur jep të dhënat e saj dhe më në fund detyrohet t´ua gërmëzojë. Emri i saj vjen nga turqishtja: besnike. Vildane, Besnike apo…?! Shkurt, më mirë, thirreni Vicky vajzën e mbuluar me kokrriza rëre, që mund t´ju ngrejë libidon në minutat e ardhshme. Pranoi me dëshirë të pozonte në faqet e revistës ONE, pas refuzimit që i bëri revistave “Playboy” dhe “Penthouse” – ku kjo e fundit përdor kryesisht edhe objekte midis… Nejse! Shkurt thirreni Vicky ish-karateisten prishtinase, e cila nga jashtë ka format e mrekullueshme të një femre, ndërsa nga brenda ndihet mashkull. Tetë vite e gjysmë më parë ajo gjeti rrugën e modeles në Amerikë dhe shumë të tjerave, ndoshta më pas… Modele e muajit “të lagësht”, ONE “Çdo gjë dhe gjithçka është e mundur, nëse ke një ëndërr të madhe”. Paksa shkurt, por kuptohet besoj! Pranoi të dilte në ONE, si e para “shqiptare e diasporës” në kopertinën e një reviste shqiptare për meshkuj. Ishte ajo nxënësja e dikurshme e gjimnazit të Prishtinës dhe “Miss Lagjja”, e shoqëruar nga shikimet “lëpirëse” të djemve. Nga ana tjetër ishte po ajo Vicky, që mbetej para pasqyrës duke rregulluar flokët - ato flokë të shpupuritura - pak buzëkuq, këpucë fine me takë, apo siç i thonë në dialekt “shtiklla” dhe shumë aromë ferme… Mendon format e saj kur shikon veten aty. Të qenit femër midis djemve, e lakmuara apo lajkatarja. Mmm… mos imagjinoni më tej, se gjithçka e keni reale në këto faqe. Rreth nëntë vjet më parë u regjistrua në një agjenci mode. E përse?! Normale, për format e saj. është një pyetje retorike. Quhej “Dovercheli Modeling Agency”, me stilin amerikan “yankee” dhe atë “makaronaxhi”, por shpërngulja e kësaj agjencie në Majami do t’i krijonte shumë probleme nga Nju Jorku i stërmadh, ku jetonte. U regjistrua për herë të dytë te “Boutique Models” dhe qëndroi me ta për një kontratë 1-vjeçare. Tashmë gjendet te “Whilhelmina Modeling Agency”, në divizionin Creative, por edhe me “Abrams Artist Modeling Agency”. Juria e tyre?! Gjithmonë kuriozë për origjinën e saj. “A janë kaq të mira edhe femrat e tjera shqiptare?!”, e pyesin atë shpesh. Meqenëse ndihet si mashkull, sikur për disa momente të marrim brendësinë e saj, ç´femër do preferonte ajo të ishte?! “Me personalitet gjithsesi, besim në vetvete dhe të jetë ajo e tëra, ashtu siç është”. Në lidhje me djemtë, ajo thotë se nuk është e lidhur me njeri për momentin (një femër si ajo, a besoni të jetë single?!), por mendon që ai duhet të jetë i kompletuar. “…nji mashkull i cili ka respekt, osht i sinqert, mendon jo vetëm për veten po edhe për tjerët, me edukatë, dikush që ma bon qefin shumë, se unë jam tepër e lazdruar… hahahha”. Shumë folëm apo jo?! – domethënë shkruam. Më mirë… shijoni pozat e saj! javascript:; Lexo me shume artikuj
  9. LONDER - Qenia i majte apo i djathte nuk varet nga vullneti yne apo nga shkalla e arsimimit te marre, por nga trashegimin gjenetike. Pra, ne lindim progresiste apo konservatore dhe nuk behemi te tille. Kushtezimi eshte i detyrueshem, edhe pse revista e perjavshme britanike ''New Scientist'' duket mjaft e sigurt, pasi i ka kushtuar nje studim serioz ketij problemi, qe gjenet luajne nje pjese te rendesishme ne simpatite tona politike. ''Keto vizione ndodhen ne rrenjet e trurit tone'', thote John Alford, studiues ne universitetin e Ricer, Teksas, per revisten ''New Scientist''. ''Te perpiqesh te bindesh dike per te mos qene liberal eshte njesoj si ta bindesh qe te mos kete syte ne ngjyre kafe. Gjithmone e me teper do te na duhet ta rimendojme forcen e bindjes'', thekson ai. Provat ne mbeshtetje te kesaj teorie jane ne rritje. Vendimtare kane qene provat e kryera te binjaket homozigote dhe heterozigote (te dale perkatesisht nga nje dhe dy veze). Perballe pyetjeve me sfond politik, homozigotet pergjigjen ne menyre te njejte ne 80 per qind te rasteve. Kjo perqindje zbret ne 33 per rastin e heterozigoteve, te cilet kane te perbashket vetem gjysmen e trashegimise gjenetike. Lexo me shume artikuj
  10. Operatori i ri i telefonisë së lëvizshme (celulare) në Shqipëri, “Eagle Mobile”, në muajin mars do të mund të përdoret nga konsumatorët shqiptarë. Kompania ka përshpejtuar përgatitjet për nisjen e shërbimeve. Ekipi i “Eagle Mobile” planifi kon të nisë aktivitetin duke mbuluar fi llimisht Tiranën, aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Durrësin në datën 13 mars 2008. Futja e operatorit të tretë celular përbën një lajm të mirë për të gjithë konsumatorët, pasi tarifat e bisedave telefonike do të jenë më të reduktuara. Sipas drejtorit të përgjithshëm të operatorit të tretë celular, Ali Tashka, tashmë ka fi lluar të instalohet e gjithë infrastruktura teknike në këtë zonë. Drejtori i përgjithshëm i “Eagle Mobile” ka pohuar për mediat, se qëllimi i kompanisë është mbulimi i gjithë Shqipërisë me infrastrukturë operative dhe teknike dhe se po ecet me shpejtësi në këtë drejtim. “Ne e shikojmë veten si një kompani vendase dhe jemi shumë të kujdesshëm që të veprojmë sipas kësaj përgjegjësie”, vijon Tashka. Sipas tij, në dy muajt e parë synohet të shtohet aktiviteti në Tiranë dhe Durrës, ndërsa do të punohet për të rritur në shkallën më të lartë cilësinë e operatorit. Drejtori i kompanisë tha se “Eagle Mobile”, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2008, do të sjellë për të gjithë shoqërinë jo vetëm tarifa të arsyeshme, por dhe teknologji të reja. Sipas tij, që nga vera e vitit 2008, shoqëria krahas komunikimit që vjen nga tarifat e përshtatshme që po përgatit, telefonat celularë do të lidhen me internetin e shpejtësisë së lartë dhe do të gjejnë aty videoklipet e preferuara, do të mund të zbresin fi lma, të bëjnë “chat” apo të mund të gjejnë lehtësisht të dhënat që u nevojiten. Po ashtu, para pak kohësh nga kompania turke Albtelekom është zhvilluar tenderi për blerjen e aparaturave. Firma fi tuese është shpallur një kompani kineze me zë në botën e telefonisë celulare. Tashmë, operatori i tretë është në administrim të turqve të Albtelekomit, pas shitjes së kompanisë. Lexo me shume artikuj
  11. Shefi i diplomacisë britanike, David Miliband, ka propozuar 4 shkurtin si datë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Të gjitha mediet sllovene kanë transmetuar të dielën shkrimin e gazetës italiane,"La Republika", për të cilën një diplomat italian ka bërë të ditur se – shefi i diplomacisë britanike, David Miliband, gjatë takimit në Kranj të Sllovenisë, ka propozuar që Kosova të shpall pavarësinë më 4 shkurt, një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Ky diplomat italian, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka bërë të ditur se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do ta njohin pavarësinë e Kosovës – nëse Kosova e përshtatë datën e shpalljes së pavarësisë me BE-në. Sipas gazetës "La Republika", Gjermania dhe Franca përkrahin më shumë qëndrimin italian që, shpallja e pavarësisë së Kosovës të mos bëhet para zgjedhjeve parlamentare në Spanjë – pasi që kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, do të mund të kishte probleme me njohjen e pavarësisë së Kosovës, për shkak të problemeve që ka në vendin e tij me separatët baskë. Kjo gazetë italiane po ashtu citon këtë diplomat të ketë thënë se – para se gjithash bëhet fjalë për shpallje të koordinuar të pavarësisë dhe jo të njëanshme – gjë që ka dallim të madh, para se gjithash dallim politik. Spanja, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja janë shtetet që më se paku anojnë kah njohja e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, është e qartë se, Evropa do ta përkrahë këtë pavarësi, që do të bazohet në Planin Ahtisaari, shkruan në gazetën "La Republika". Lexo me shume artikuj
  12. Burrë shteti, udhëheqës politik, prijës popullor dhe strategu ushtarak më i madh i kombit shqiptar, Heroi i vetëm Kombëtar. është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kastriotët e Shqipërisë dhe pasardhësit e tyre tashmë përshihen në historinë botërore. Libra, romane dhe opinione të historianëve në mbarë rruzullin tokësor vështrojnë dhe formulojnë konsiderata superlative për të. Skënderbeu është testuar ndër 200 udhëheqësit më të mëdhenj të botës që nga fillimet e civilizimit e gjer në epokën moderne. Fisniku dhe pasardhësi i Gj.Kastriot Skënderbeut që mban emrin e stërgjyshit, Giorgio Castriolo Skanderbeg (me banim familjar në rrethet e Napolit). Saktësisht nga viti 1432 deri 1963, por rrënjët e asaj peme gjenealogjike gjigante vijojnë ende të shtrihen më tej, madje gjer në ditët tona. Familja Rreth familjes së Kastriotëve dhe breznive të njëpasnjëshme gjatë 6 shekujve, disponohet një shkallë njohjeje e përciptë dhe e errët. Ndaj ky dokument sqarues i drejtpërdrejtë nga vetë familja e Kastriotëve plotëson një boshllëk tejet të ndjeshëm e të domosdoshëm për historiografinë mbarëkombëtare dhe diasporiale shqiptare. Sepse mund të përbëjë një dukuri unikale në historinë e përbotshme që një trung familjar të përfaqësohet pa ndërprerje, në vijimësi dhe nuk dimë gjer ku do të shkojë. Dhe, për çka e thellon rastin e veçantë dhe plot-meritueshëm shqiptar, kur nga ajo derë tepër madhore dhe e fisme si populli vet, rezultuan njëherësh sa e sa trashëgimtarë të denjë aq edhe prijës të qëndresës e të luftës së stërzgjatur antiosmane për çlirim, bashkësi, pavarësi, shtet-formësim e përparim! Kastriotët vijnë si ndër familjet e rralla feudale – atdhetare. Ata zënë fill nga Kanina e Vlorës (1368), por me prejardhje nga Hasi dhe mandej u zgjeruan në dy Dibrat, përfshi Shqipërinë e Mesme. Zmadhimi territorial, fuqizimi ekonomiko-shtetëror dhe kontributet ushtarake për kombin shqiptar gërshetohen pazgjidhshmërisht me emrat dhe veprat e Gjon e Gjergj Kastriotit (at e bir), dy nga figurat më të shquara, ku padyshim Gjergji ose Skënderbeu qëndron si olimp në Akropolin e pemës së Kastriotëve. Nga dinastia e Kastriotëve përmenden edhe Gjoni II, djali i Skënderbeut; Gjergji II, nipi i Skënderbeut; si dhe Donika, bij e Gjergj Aranitit, bashkëshorte e Skënderbeut si pasues të idealeve shqiptare e të veprës kombëtare të Gjon – Gjergj Kastriotëve; Vjosava, gruaja e Gjonit dhe nëna e Skënderbeut, një pinjolle e sunduesve të Pollogut – Tetovë, por dhe Mamica, motra më e vogël e Skënderbeut. Pema Pema gjenealogjike e Kastriotëve siç shënohet në skemë mbart dy degëzime themelore: I Ajo shtyllore, që rrjedh me Gjergjin (Skënderbeun), me orientim fetar ortodoks. Dihet se familja e Skënderbeut pas vdekjes së tij dhe pushtimit otoman shtrëngohet të emigrojë në Italinë e Jugut. Ajo vendoset në pronat që iu dhanë nga Mbreti Ferdinand i Aragonës, si mirënjohje për ndihmën ushtarake që Skënderbeu nuk kurseu kundër princit rebelues të Tarantos (Giacomo Piçinino-s) dhe banorëve aleatë (gusht-dhjetor 1461), të cilët përkrahnin derën franceze d’Anjou që sundonte mbi Mbretërinë e Napolit. Prej pemës rezulton se Kastriotët në Itali gëzuan ndere dhe tituj fisnikërie të ndryshme e të shumta. II Degëzimi i dytë është dega e Topiajve të islamizuar i Toptanëve, si rezultat i martesës së motrës së Skënderbeut, Mamicës, më 1445, me Karl Muzak Topinë. Çifti lindi 3 djem: Gjonin, Gjergjin dhe i treti i islamizuar me emrin Ali bej Toptani. Pra, familja e madhe e Toptanëve të sotëm vijnë nga i pari Ali bej Toptani, djali i motrës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në aneksin e Toptanëve për mungesë lidhjesh shekullore shënimet anagrafike për brezat pasardhës paraqiten me të meta dhe gjenerike. Megjithatë dera e Toptanëve është shekullore e përmendur dhe rrjedh nga i pari Karl Muzak Topija (Princ i Arbërisë – Shqipërisë së Mesme). Ai përballë kërcënimit të Balshës II dhe Venedikut iu drejtua për ndihmë Turqisë, e cila dërgoi (1385) ushtrinë nën komandën e Hajredin Pashës, duke mundur Balshën në Lushnjë. Siç shikohet me kujdes nga pema gjenealogjike, për çdo brez janë përjetësuar emrat e të parëve zëmëdhenj, Gjon dhe Gjergj. Për mirënjohje ndaj Arangozëve ato me emrat Ferdinand e Alfons. Ato fal historisë janë parapëlqyer emrat e Pirros e të Akilit. Dhe për respekt të femrës shqiptare u përjetësuan emrat Donika, Maria e Mara. Pavarësisht nga degëzimi fetar, pasardhësit e dy palëve të integruar në shoqëritë dhe shtetet përkatëse, dhanë ndihmesa në përparimin e atyre dy kombeve pa harruar gjakun, tokën, gjuhën, zakonet dhe kontributet për mëmëdhenë. Tërheq vëmendjen se nga burimi i Mamicë-Karl Muzak Topisë rrodhi edhe Ahmet Zogu (Presidenti i parë i Shqipërisë dhe i vetmi president në botë në moshën 32 vjeç). Prej skemës del se Pinjotë jepen vetëm me vitlindje ose me të dy skajet e jetës (lindje-vdekje), ose pa vite për mungesë të dhënash burimore. Pavarësisht nga ndonjë mangësi për t’u shtuar, pema gjenealogjike e familjes së Kastriotëve do t’u shërbejë studiuesve dhe krijuesve në pasurimin e mëtejshëm të jetë-veprës së Kastriotëve, posaçërisht të Skënderbeut. Lexo me shume artikuj
  13. Ka dhjete djem, nuk e di numrin e vajzave dhe ka harxhuar rreth 6 milione dollare per dasmat Saleh al-Sayeri, 64 vjeç, një bari i shndërruar në biznesmen rrëfen se harxhimet për aventurat e tij martesore i kanë kushtuar plot 6.1 milionë dollarë dhe disa herë më shumë për divorcet. Sot, burri që lidhi kurorë për herë të parë në moshën 14 vjeç, tregon se do të heqë dorë nga ky zakon kur numri i martesave të arrijë 60. "Martesa nuk më mërzit, përkundrazi jam njeriu më i lumtur në botë", thotë ai i shtrirë në tapetin e shtëpisë së tij të vendosur në shkretëtirën rreth 500 milje në perëndim të Ryadhit. Historia e çuditshme Al-Sayerit shkaktoi një reagim të madh në Arabinë Saudite, pasi statusi i grave në këtë vend përbën një problem të madh në arenën ndërkombëtare. Kur ai u shfaq në median arabe, disa lexues reaguan plot zemërim. Një grua e cila e kishte identifikuar emrin e saj si Maryam, e konvertuar në myslimane, shkroi në "Arab News", një e përditshme në gjuhën angleze, se historia Al-Sayerit "më shkaktoi një gjendje të jashtëzakonshme shpirtërore që mund të përmblidhet me fjalën zemërim dhe inat". "Çfarë familjeje është kjo. A e ka menduar ndonjëherë se si ndikon divorci tek ish-gratë dhe fëmijët e tij? Si mundet që ky burrë t‘u mësojë pasardhësve që në jetë të sillen sipas rregullave të islamit dhe të krijojnë një familje model", shkruante ajo. Revista "Sayyidaty", që kishte botuar një intervistë të zhvilluar me të kishte biseduar edhe me një psikiatre e thoshte se "ky burrë nuk e trajtonte një femër si një qenie njerëzore, por si një rrobë që mund ta ndryshojë sa herë që i teket apo si një objekt. Por faji më i madh u takon edhe prindërve që i lënë vajzat e tyre të bëhen pjesë e martesave të tilla", tha ajo. Al-Sayeri e çliron plotësisht veten nga kritika të tilla që e konsiderojnë atë si të çmendur, duke këmbëngulur se nuk ka shkelur rregullat e islamit, sipas të cilave një mashkull lejohet të ketë njëkohësisht katër gra. "E kam ndërgjegjen e pastër për këtë", thotë ai. Fatkeqësisht, me asnjë nga ish-gratë me të cilat ka qenë i martuar nuk mund të takohemi, pasi shumë prej tyre janë rimartuar, ndërsa zbulimi i identitetit të tyre konsiderohet si dhunim i zakoneve arabe. Njëri nga djemtë e tij thotë se e ëma është martuar sërish, por refuzon të japë ndonjë detaj më shumë. Çuditërisht, divorci është bërë shumë i zakonshëm në vendet arabe, ndërsa kronikat e shtypit flasin çdo ditë se shumë çifte vendosin të zgjidhin kurorën. Por, në këtë vend e ardhmja e një gruaje të divorcuar varet shumë nga mendimet e të afërmve të saj. Nëse ata e kundërshtojnë divorcin, ata ka mundësi ta mbyllin atë në shtëpi dhe të vëzhgojnë me kujdes çdo lëvizje të saj. Ajo nuk mund të punojë apo nuk mund të takojë askënd pa lejen e familjes. Mendimi i një gruaje beqare për të bërë karrierë këtu thuajse nuk ekziston fare, madje shumë prej femrave akoma nuk mund të ngasin as makinën. Ato nuk mund të arsimohen, të udhëtojnë apo të rezervojnë një dhomë në hotel pa lejen e një mashkulli. Nga ana tjetër nëse prindërit kanë mendime liberale, ata mund t‘i lënë vajzat të mbarojnë shkollën apo të shkojnë jashtë për të punuar. Megjithëse ligjet islame lejojnë që një burrë të ketë katër gra njëkohësisht, shumë burra myslimanë në kohët e sotme martohen vetëm njëherë, pasi kjo është bërë një normë kulturore dhe poligamia është vërtet e kushtueshme. Në të vërtetë, paratë nuk përbëjnë ndonjë problem për Al-Sayeri, që tregon se e ka bërë pasurinë e tij në tregtinë e makinave dhe pronave të patundshme. Ai është një burrë zeshkan me trup mesatar, me mustaqe të zeza, mjekër, dhe "kryetar" i Sayerëve, një fis beduinësh në jug të vendit që gjithashtu merret me rritjen e kamiljeve dhe kuajve. Nga të gjitha martesat e tij kanë ardhur në dritë dhjetë djem, nga të cilët tani i kanë ngelur nëntë. Dy djemtë e vegjël që ishin bashkë me të atin, rrudhin sytë sapo flitet për martesën. Ata thonë se e babai i tyre është një "mizëaj", domethënë një burrë që i pëlqen të martohet shumë. Fahd Al-Sayeri, që ka trashëguar pasionin e të atit për kuajt, sjell ndër mend një udhëtim për gjueti të bërë në shkretëtirë rreth 15 vjet më parë bashkë me miqtë e tij kishin shkuar për të kërkuar "Benz"-in kur dëgjuan një të shtënë arme që vinte nga një tendë ku ishte duke u zhvilluar një ceremoni martesore. "Të habitur pyetëm se çfarë dasme ishte ajo dhe disa nga të ftuarit u përgjigjën me emrin e tim eti. Vërtet u shokova", shtoi më pas. Në të vërtetë, plaku Al-Sayeri nuk i fsheh martesat e tij thjesht bezdiset të flasë gjatë, megjithatë nuk ngurron të tregojë se 2 nga vajzat dhe dy nga djemtë e tij mësuan se ishin motra dhe vëllezër në shkollë. Çuditërisht, Al-Sayeri vazhdon të ruajë raporte të mira me ish-shoqet e jetës dhe thotë se disa prej tyre vijnë edhe në martesat e tij. Rrëfen se secila nga gratë jeton në shtëpi të ndarë dhe ndonjëherë edhe në qytete të ndryshme, për të ruajtur qetësinë dhe për të siguruar secilën prej tyre se është pikërisht ajo e preferuara e tij. Djali Fahd, një 32- vjeçar beqar, është i bindur se nuk dëshiron të ndjekë gjurmët e të atit". "Jo, jo, jo, thotë ai. Njëra më mjafton". "E katërta është e destinuara të ndryshojë më shpesh. "është e vetmja për përtëritje", thotë Al-Sayeri, duke rrëkëllyer një gllënjkë kafeje plot aromë pas një darke me mish qengji pikant dhe oriz, Al-Sayeri thotë se i pëlqen ta ndërrojë gruan e katërt ta ndryshojë çdo vit". Martesa e tij e fundit dhe me 10 000 të ftuar njëkohësisht edhe më e shtrenjta ishte me një vajzë 14-vjeçare pak muaj më parë. "Ajo është mosha perfekte", thotë. Kur dëgjoi për të, dërgoi mbesën e tij për ta parë e cila u kthye me një përgjigje pozitive. Më vonë ai vizitoi familjen e saj. Kur vajza erdhi në dhomën e ndenjes për t‘i ofruar atij pije freskuese - një justifikim për që ai të shihte fytyrën e saj - ai e pyeti nëse ajo donte të martohej me të. "Fillimisht u druajt dhe nuk u përgjigj, ndërsa më vonë tha po. Tani ne jemi miq të mirë na duket sikur kemi më shumë se 40 vjet që e njohim njëri-tjetrin", kujton Al-Sayeri. Një grua saudite zakonisht mund të martohet këdo që zgjedh familja e saj, ndërsa martesa konsiderohet e pranueshme në kohën kur fillon edhe puberteti". Al-Sayeri pohon se ai nuk e ka detyruar kurrë një grua të martohet me të dhe nuk e ka prishur kurrë një martesë. Ish-gratë e tij bënë marrëveshjen për divorcin, një marrëveshje paramartesore, ndërsa ai kujdeset për fëmijët. Më pas thotë se divorcet e tij janë të dokumentuara me vendim gjykate. Në fund pranon se të jesh i rrethuar nga gratë është gjithmonë kënaqësi e veçantë. "Ato kujdesen më shumë për veten, përdorin tualetëra dhe nuk largohen kur dua t‘i prek". Por ajo që të habit më shumë është fakti se Al-Sayeri pranon me bindje se do të martohet deri kur numri i grave në jetën e tij të shkojë në 60. Martesat Saleh al-Sayeri, 64 vjeç, një bari i shndërruar në biznesmen rrëfen se harxhimet për aventurat e tij martesore i kanë kushtuar plot 6.1 milionë dollarë dhe disa herë më shumë për divorcet. Sot, burri që lidhi kurorë për herë të parë në moshën 14 vjeç, tregon se do të heqë dorë nga ky zakon kur numri i martesave të arrijë 60 Reagimi Historia e çuditshme Al-Sayerit shkaktoi një reagim të madh në Arabinë Saudite, pasi statusi i grave në këtë vend përbën një problem të madh në arenën ndërkombëtare. Kur ai u shfaq në median arabe, disa lexues reaguan plot zemërim. "Si mundet që ky burrë t‘u mësojë pasardhësve që në jetë të sillen sipas rregullave të islamit dhe të krijojnë një familje model", shkruajnë ata Rregullat Al-Sayeri e çliron plotësisht veten nga kritika të tilla që e konsiderojnë atë si të çmendur, duke këmbëngulur se nuk ka shkelur rregullat e islamit, sipas të cilave një mashkull lejohet të ketë njëkohësisht katër gra. "E kam ndërgjegjen e pastër për këtë", thotë ai. Fatkeqësisht, me asnjë nga ish-gratë me të cilat ka qenë i martuar nuk mund të takohemi Gratë Al-Sayeri thotë se i pëlqen ta ndërrojë gruan e katërt ta ndryshojë çdo vit". Martesa e tij e fundit dhe me 10 000 të ftuar njëkohësisht edhe më e shtrenjta ishte me një vajzë 14-vjeçare pak muaj më parë. "Ajo është mosha perfekte", thotë. Kur dëgjoi për të, dërgoi mbesën e tij për ta parë e cila u kthye me një përgjigje pozitive. Më vonë ai vizitoi familjen e saj Lexo me shume artikuj
  14. Ne vitin 1461, Skenderbeu i shkruan armikut te tij te betuar, Sulltan Mehmetit II. Me nje stil galant, ai i refuzon miqesine mbretit me te fuqishem te kohes. Letra konsiderohet deshmi me vlera jo vetem historike, por edhe gjuhesore Nje leter e panjohur e shkruar nga Gjergj Kastrioti ka terhequr vemendjen e studiuesve. Ne librin e tij te fundit “Edhe Krisht edhe mekatar”, studiuesi i njohur i historise, Hasan Ulqini, publikon letren qe Skenderbeu i dergon Sulltan Mehmetit II. Sipas studiuesit Ulqini, letra ndodhet ne librin me titull “Le Grand Castriotto d'Albanie” (“Kastrioti i madh i Shqiperise”) i autorit Stefano Zannoeich (1715-1786), i cili gjendet duke shfletuar fondin e antikuarit ne Biblioteken Kombetare ne Tirane. Libri eshte nje nga variantet e shumte te shkurtuara te Historise se Skenderbeut te shkodranit Marin Barleti. Dhe me shume se per vlerat historike, ai merr vlera te vecanta per nje leter qe Skenderbeu i dergon Sulltan Mehmetit II, pushtuesit te Kostandinopojes. Letra citohet te jete shkruar ne vitin 1461 dhe, sipas autorit te librit, ajo eshte shkruar ne gjuhen shqipe. Interesante eshte gjuha e perdorur nga prijesi i shqiptareve, i cili i refuzon me miresjellje miqesine armikut te tij te betuar. Letra duhet te jete pergjigje e nje kerkese qe sulltani i ka bere Skenderbeut. Tashme letra nuk gjendet dhe deshmia e vetme historike eshte ajo cka eshte shkruar ne kete liber, por nese eshte e vertete perben nje deshmi me vlera edhe gjuhesore, pasi eshte nje vit me pare se Formula e Pagezimit te Pal Engjellit, kryepeshkopit te Krujes. Sipas autorit Stefano Zannoeich letra eshte e arkivuar ne kishen katedrale te Shen Venerandes ne Cetinje, ku jane dokumentet e familjes se Stefan Cernovicit, qe ishte martuar me te motren e Skenderbeut, Maren. Studiuesi kosovar Mark Krasniqi thote se ne Mal te Zi ka ende familje shqiptare (Kucet), qe e mbajne veten te larguar nga Kruja pas vdekjes se heroit, si dhe si pasardhes te drejtperdrejte te familjes se tij. Keshtu qe, ne gjithe kete kontekst historik, kete leter te Skenderbeut mund te mos e marrim si nje rastesi apo trillim artistik te autorit, por si nje realitet qe vjen gjer ne ditet tona ne nje gjuhe tjeter, frengjisht. Si e tille ajo perben nje dokument tjeter te hershem te shkrimit te gjuhes shqipe. Letra Paqen e dua, por jo miqesine tende* Sulltan i turqve, mora letren tende dhe kjo eshte pergjigjja ime. Te them te verteten, nuk te dua shume, po dua te kesh shume shendet dhe miresi. Per simpatine qe ti thua se ke per mua, te jam shume i detyruar, por nuk e dua miqesine tende. Po te pranoja te isha nje here miku yt, do te isha perjete. Po paqen e dua shume, jo per vullnetin tim, por qe te tregoj te populli - zot i te cilit jam nga e drejta e lindjes, e perendise dhe e shpates dhe nga dashuria e zemres sime - se nuk mendoj mbi kurriz te jetes dhe te lumturise se tij. Nuk njoh tjeter fame per nje kryetar, pervecse lumturise se popullit te vet. Kur ti do te mendosh keshtu, ndoshta atehere do te gezohesha me miqesine tende. Dora e perendise le te jete ajo, e cila do te udheheqe ty ne veprat tuaja. Mirupafshim. Lexo me shume artikuj
  15. Virusi me i ri pritet te pushtoje me miliona kompjutera (PC) ne bote. Ju duhet te jeni ne dijeni gjate diteve vijuese: Te mos e hapni asnje porosi me fajlin (file) e bashkangjitur te quajtur "Invitation" pa dallim se kush ju a ka derguar, eshte virus qe hap Olimpic Torch i cili "djeg" te tere hard diskun C te kompjuterit tuaj. Ky virus do te pranohet nga dikush qe ka e-mail adresen tuaj ne listen kontaktuese te saj/tij. Nese ju pranoni e-mail-in e quajtur "invitation", mendime (ide) te derguar nga shoket, mos e hapni ate dhe ta mbyllni kompjuterin menjehere. Ky eshte virusi me i keq, sipas CNN, ndersa eshte klasifikuar nga Microsofti si virusi me destruktiv i gjithe koherave. Ky virus eshte zbuluar para dy ditesh nga McAfee, Symantec dhe ende nuk ka ndonje mendim per zgjidhjen e tij. Virusi, thjeshte shkaterron Zero Sector-in e Hard Disc-ut, ku mbahen informacionet tuaja. Lexo me shume artikuj
  16. Askush nuk dëshiron që t’i shohin dokumentet personale në kompjuter, dhe aq më pak kompanitë e mëdha nuk duan që dikush t’i prekë sistemin qendror. Këta njerëz kanë jetuar vetëm duke bërë këtë profesion, piraterinë në internet. Profesioni i tyre ka qenë shumë më i ndërlikuar se marrja e këngëve apo disa filmave pa paguar të drejtat e autorit. Ata kanë krijuar krimba dhe viruse që kanë hyrë në sistemin e Departamentit të Mbrojtjes në SHBA, në atë të NASA-s dhe në shumë laboratorë kërkimesh për armët bërthamore. Më i kërkuari prej tyre dikur ishte Kevin Mitnick. Në vitet ’90 ai grabiste sekrete korporatash, ndërhynte në rrjete telefonikë dhe në sistemin e alarmit të mbrojtjes kombëtare, duke shkaktuar dëme në miliona dollarë I dënuar me 6 vite burg ai sot është një person i ri, pasi punon si këshillues kompjuterësh, është autor dhe folës. Adrian Lamo është një tjetër prej tyre. Krimet e tij përfshijnë kompani si “Yahoo!”, “Microsoft”, “Ameritech”, “Cingular”, “Aol Time Warner”, Banka Amerikane, “Citigroup”, “McDonald’s” dhe “Sun Microsystems”, një listë që e gjen vetëm tek kompanitë më të mëdha të listuar në “Forbes”. Për fatin e tij asnjëra prej tyre nuk e denoncoi, dhe u dënuan në 6 muaj arrest në shtëpinë e prindërve. Sot është një gazetar dhe folës, fitues i shumë çmimeve “Awards”. Edhe pse dënimi që meritonte ishte 10 vite burg, për shkak se ishte i mitur u dënua me 6 muaj. Iu kërkua gjithashtu t’i dërgojë letra ku i kërkonte falje NASA-s dhe “DoD”-it. Mes të dënuarve të operacionit “Web Snare” ishin Mark Pentrack, i cili ofronte pjesë makinash, avionësh dhe artikujt të tjerë për shitje, të cilat nuk ishin të tijat. 1. Kevin Mitnick (dënohet në vitet ‘90) Kevin Mitnick ishte dikur pirati më i kërkuar i kompjuterëve në botë Ai grabiti sekrete të korporatave, ngatërroi rrjete telefonikë dhe hyri në sistemin e mbrojtjes kombëtare, e cila shkaktoi miliona dollarë dëme. Kaloi 6 vite në burg në izolim për krimet e famshme. Ato ditë janë harruar, tani është konsulent kompjuterësh dhe folës i njohur. 2. Adrian Lamo (i dënuar në 2004) Adrian Lamo pranoi shumë krime kompjuterësh drejt kompanive të tilla si “Yahoo!”, “Microsoft”, “Ameritech”, “Cingular”, “AOL Time Warner”, Banka Amerikane, “Citigroup” e shumë të tjera, por njihet më shumë për hyrjen në sistemin kompjuterik të “The New York Times”. Në vitin 2004 iu dorëzua FBI-së dhe u dënua 6 muaj burg në shtëpinë e prindërve. Tani është gazetar dhe folës i njohur. 3. Jonathan James (i dënuar në 2000) Jonathan James ishte i pari i mitur, në moshën 16-vjeçare, që u burgos për krime kompjuterësh në SHBA. Shënjestrat ishin NASA dhe Departamenti i Mbrojtjes. NASA pohon se grabiti softuer me vlerë 1.7 milionë dollarësh. Më pas ai pranoi se kishte instaluar një “sniffer” në sistemin e tyre, gjë që e lejonte të shihte mesazhet e tyre. 4. Operation Web Snare (2004) Operacioni “Web Snare” është operacioni më i madh dhe i suksesshëm i zbatimit të ligjit në lidhje me mashtrimet në rrjetin kompjuterik. Operacioni përfshiu më shumë se 150 hetime krimesh “on-line”, pirateri interneti, shitje softuerësh dhe vjedhje identiteti. 870 mijë viktima humbën 210 milionë dollarë nga krime të tilla. 5. Ivory D. Dickerson (i dënuar në 2007) Ivory Dickerson u arrestua për piraterinë në kompjuterët e adoleshenteve. Ai hynte në kompjuterët e tyre, shkruante fjalë në adresat në “MySpace” dhe u kërkonte imazhe fotografike. Më pas i kërcënonte t’i lëndonte pjesëtarët e familjes. Ai u dënua me 110 vite burg. 6. Max Ray Butler (i dënuar në 2001) I njohur si Max Vision, Butlet ishte një specialist i talentuar kompjuterësh, i cili drejtonte një kompani sigurimesh. Shkoi në burg se krijoi një krimb interneti që hynte në sistemet e “McChord Air Force Base”, “NASA Marshall Space Flight Center”, laboratoret kombëtare dhe sistemeve të Departamentit të Mbrojtjes. 7. Nahshon Even-Chaim (i dënuar në 1993) Nahshon Even-Chaim, i përkiste një elite piratësh kompjuterësh të njohur si “The Realm”. Ai ishte pirati më i madh i kompjuterëve i dënuar në Australi. Shënjestrat ishin rrjetet e kërkimeve të armëve bërthamore dhe NASA. Ishte kaq i aftë sa viktimat nuk e kuptuan se po spiunoheshin derisa panë provat. 8. Vasiliy Gorshikov dhe Alexey Ivanov (të dënuar në 2001) Pas një operacioni të FBI-së Vasiliy dhe Alexey nga Rusia u arrestuan për 20 shkelje piraterie, mashtrim dhe komplot. Ata u dënuan për grabitje të 50 mijë kartave të kreditit të bankave amerikane, kompanive shitjesh në internet. Gorshikov u dënua me tre vite burg dhe pagoi 690 mijë dollarë 9.Jeanson James Ancheta (i dënuar në vitin 2006) Jeanson James Ancheta nga Kalifornia mban 17 akuza komploti për 14 muaj pirateri kompjuterike, e cila filloi në qershor, 2004. Ai u shpall fajtor pasi mori kontrollin e qindra mijërave kompjuterëve. Ai daunlodoi në fshehtësi “Spy ware/Ad ware” në më shumë se 400 mijë kompjutera të infektuar, përfshirë dhe Divizionin e Armëve në Kaliforni. 10. Markus Hess (i dënuar në vitin 1990) Pasi u rekrutua nga KGB-ja si një spiun ndërkombëtar për të siguruar informacion ushtarak amerikan për sovjetikët, Markus Hess, një qytetar gjerman, sulmoi 400 kompjutera ushtarak. Ai u dënua me tre vite burg kur doli fajtor për spiunazh, por u lirua me kusht. Tani punon për një kompani kompjuterësh në Gjermani. Lexo me shume artikuj
  17. Jam më e lumtur se kurrë në krahët e dashurisë sime Xhemi Shehu, e provuar dhe e sprovuar me sfida që në të shumtën e rasteve ka triumfuar në botën e spektaklit dhe modës, këtë herë ka vendosur t’u përkushtohet seriozisht studimeve. Më e thjeshtë se kurrë pa thonj fals, as flokë extasion e me një grim shumë natyral, rrëfen dëshirën e saj për t’u bërë këshilltare e kryeministrit të ardhshëm, pas mbarimit të fakultetit për Shkenca Komunikimi. Ikona e ekranit, thellë-thellë e ndjen dhe e shpreh se në politikë pëlqen të qëndrojë pas kuintave, por në ekran, kurrsesi jo. Shehu reflekton lumturi dhe këtë nuk e fsheh, por e pranon se është më e lumtur se kurrë në krahët e dashurisë së saj. E kërkon botën e magjishme të televizionit e të modës edhe në Italinë fqinje, ku fillimet i rezultuan pozitive. Braktisjen e Italisë që e bëri të ndihej e huaj, si dhe shumë projekte të tjera të Shehut, do mund t’i lexoni në këtë intervistë ekskluzive për revistën “Spektër”. Me çfarë po merreni aktualisht? Aktualisht, merrem vetëm me studime. Jam në vit të parë për Marrëdhënie Publike dhe Komunikim, në një universitet privat Pse kjo degë apo pëlqeni komunikimin dhe gazetarinë Më pëlqen shumë fusha e komunikimit. Kjo është edhe një pjesë plotësuese e punës që unë kam bërë deri më sot. Kam qenë gjithnjë në kontakt me njerëzit, mbase jo të drejtpërdrejtë jo në rolin e gazetares së mirëfilltë por kam komunikuar vazhdimisht me publikun përmes ekranit. Pas mbarimit të fakultetit, ku e shikoni veten? Këshilltare kryeministrit, jo të këtij aktual, sepse duhet të ketë ikur deri sa ta mbaroj unë shkollën. Por nuk do i ndahem ekranit asnjëherë Jam gjithmonë e hapur ndaj projekteve që më ofrohen. Do të thoni se keni një afeksion për politikën? Politika më pëlqen faktikisht, por, tani për tani, në Shqipëri më shumë të nervozon sesa të afeksionon. Do të më pëlqente më shumë ta ndiqja nga afër këtë fushë por jo të bëja politikanen e mirëfilltë; të isha pjesë e rëndësishme integruese dhe stabilizuese, përmes këshillave të mija. Do preferoja të qëndroja pas kuintave, deri diku në hije, të jepja investim logjik e të arsyeshëm në këtë fushë të rëndësishme të shoqërisë Si fillon dhe mbaron cikli 24-orësh i ditës suaj? Tani që jam në shkollë fillon dhe mbaron me shkollën, këtë nuk ma beson njeri. E kam marrë shkollën shumë seriozisht; jo se nuk kam dashur herë të tjera, por angazhimet kanë qenë shumë më të mëdha dhe intensive. Pas mbarimit të leksioneve, në orët e vona, në orën 20.30, në fakultet, dal për kafe me të dashurin tim dhe, pas orës 23.00, por jo çdo ditë Kam hequr dorë nga palestra; shkoj shumë rrallë se nuk kam kohë Të gjithë ju njohin si prezantuese në spektakle të ndryshme, por a keni dëshirë ta realizoni një format televiziv vetë Formatet televizive, ku unë kam prezantuar, kanë qenë gjithmonë të gatshme nga vetë televizioni Top Channel. Unë thjesht kam marrë pjesë në audicionet që janë zhvilluar, kam fituar dhe jam bërë pjesë e këtyre spektakleve. Projekt timin ,për momentin, nuk kam. Në të ardhmen projektet e mija janë po në Top Chanale, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Ju pëlqen të ndërtoni një emision disi ndryshe, sipas mendimit tuaj. Të them të drejtën, asnjëherë nuk kam dashur ta bëj producentin vetë si dhe nuk e kam menduar që të shkoj me një projekt timin në një televizion për ta realizuar. Ju bezdis fakti i të qëndruarit strikt të ideve të të tjerëve? Zakonisht, përshtatem lehtë me idetë e të tjerëve. Në momentin që mund të ketë pasur diçka që nuk shkon, kam thënë mendimin tim dhe jemi përshtatur duke gjetur gjuhën e përbashkët. është folur shumë për rikthimin tuaj në Tiranë si qëndron e vërteta e braktisjes së Italisë Thjesht, zbulova gjatë periudhës njëvjeçare, kur u shkëputa nga Shqipëria, se nuk mund të rri larg familjes, në radhë të parë Edhe gjatë asaj periudhe më tepër vija në Tiranë ku kam shpenzuar shumë parà për biletat, për të ardhur këtu. (Qesh) . Bazat u hodhën atje, për të punuar në ekranet televizive italiane. Kisha një projekt për në Canale 5 me Paolo Bonoles, sepse e kisha fituar atë audicion që në muajin prill. U tërhoqa jo se nuk doja, por regjistrimet e emisionit bëheshin në shtator-nëntor, dhe humbisja dy muaj nga shkolla këtu. Nuk më interesonte se, për herë të parë dua ta bëjë shkollën nga fillimi në fund. Ai projekt do më bënte të humbisja shumë por këtë gjë nuk e doja. Të them të drejtën, Italia nuk bën për mua. Mendoj se jo vetëm kaq...? Arsyeja tjetër i bie të dal te personi i zemrës sime. Duke qenë se ai jeton këtu, nuk kishte më kuptim që unë të rrija atje. Kur dhe ku e keni njohur dashurinë tuaj? E kam njohur në Shqipëri, sigurisht, përpara se të largohesha për në Itali (kaq mjafton besoj, se nuk është se më pëlqen shumë të jap detaje rreth lidhjes sime). Meqenëse ju e keni prekur, qoftë edhe majën e ajsbergut të botës së modës dhe spektakleve atje, sa ndryshon me Shqipërinë Të them të drejtën, ka një kontrast goxha të madh. Gjërat atje funksionojnë ndryshe dhe janë shumë më të vështira sesa këtu. Atje nuk mund të shkosh thjesht nga rruga; ke dëgjuar se bëhet një audicion dhe mund ta shikosh veten në televizion. Çdo gjë funksionon përmes agjencive dhe, patjetër që duhet ta kesh një agjent që të menaxhon, sepse ka kontaktet e duhura dhe të sugjeron në fushën ku ti jep maksimumin tënd. Unë praktikisht kam punuar me agjenci mode, ku ishin të regjistruara pa fund vajza dhe djem nga e gjithë bota. Kam pasur fatin dhe kam fituar, por më shumë për fotomodele, për fotografi. Televizioni për mua ishte pak problem, sepse, duke qenë studente, nuk i kisha dokumentet e duhura për të punuar në televizion, nuk kisha dokumente pune. Nuk mund të regjistrohesha dot për të punuar; edhe për atë punë që kam bërë te Rai Uno ka ndërhyrë agjencia në mes, sepse ishin dokumente që unë s’i bëja dot. Krahas këtyre vështirësive, edhe konkurrenca atje është jashtëzakonisht e fortë Ka vajza të bukura dhe shumë të përgatitura, nga mbarë bota. Për çfarë agjencie keni punuar, si dhe për çfarë firmash keni pozuar? Për agjencinë “Alba moda”. Kam punuar për firma italiane më tepër; nuk mund të them se ishin shumë të njohura. Kam punuar për veshje, kryesisht për syze. Kam bërë një reklamë për kanalin televiziv Fox.Si ndiheshe në atë lloj bote? Ndihesha e huaj. Nuk e di pse, por në Itali nuk arrita të zija as shoqe. Vetëm me një rumune u shoqërova, me të cilën vazhdoj të mbaj kontakte edhe tani. Nuk ndihesha mirë dhe nuk arrija ta gjeja veten. Nuk e kam problem të zë shoqëri dhe nuk jam raciste. Ose ambienti ku unë qëllova e ku njihja më shumë modele ishte egoist dhe nuk ia vlente. Përveç vështirësive, mbizotëron i afti në krahasim me këtu, ku thonë se ka më shumë bërryla? Nuk e di çfarë është thënë për mua, sepse unë jam shfaqur në ekran për një periudhë relativisht të gjatë si dhe nuk jam shkëputur asnjëherë nga televizioni Top Channel. Di të them se që nga viti 2003 dhe deri kur kam ikur në Itali nuk kam munguar në atë ekran, përveçse te spektakli “Ishte loja’, ku pata një shkëputje disamujore. Di të them se nuk kam pasur miq, u jam nënshtruar audicioneve, si për “Shtojzovallet”, “Top Festin” dhe “Portokallinë”, sepse, sado miq të kesh, kur vjen momenti për të dalë në skenë nuk do të dalë miku. Mendoj se asnjë njeriu nuk do t’i interesonte të ndjekë dikë pa sukses, sepse do të bënte që edhe spektakli të dështonte. Si i balanconi ju raportet e fatit me punën? E quaj veten me fat, sepse vajza të bukura e të talentuara mund të ketë plot, madje dhe më të talentuara se unë Për këtë e quaj veten me fat, se jam zgjedhur unë dhe jo dikush tjetër. Talenti më ka mbajtur gjatë sepse, nëse unë do të dështoja në një spektakël të vetëm, nuk do më ishte dhënë mundësia e dytë Si ndiheni në këto momente? Për herë të parë mund të them se jam shumë e lumtur. Mund të më mungojë aspekti punë se njeriu nuk do t’i ketë të gjitha në jetë por është një gjë që do të realizohet ,dhe nuk është se e vuaj këtë pjesë Jam e dashuruar dhe ndihem e plotësuar, në aspektin personal. Në spektaklet që ju keni drejtuar, cilin keni pasur më për zemër? Jam ndjerë shumë mirë si me Gonin edhe me Gentin. Por me Gentin kam pasur më shumë hapësirë që të jem unë Xhemi, mund të dilja edhe jashtë skenarit. “Portokallia” ka pasur një skenar ku duhet të vetëpërmbaheshe. Gjithë boshti ka qenë Goni, ne kemi qenë plotësuese e mund të bënim ndonjë ngacmim që ai të dilte te tema që do të trajtonte. Ndërkohë që me Gentin ka pasur më shumë komunikim dhe vend për ndërhyrje, si dhe çdo gjë tjetër. Pa frikë e them se jam ndier shumë e lirshme, më shumë se në çdo spektakël tjetër. Sa shanse dhe dyer të hap aparenca? Sigurisht që aparenca është një armë shumë e fortë Për aq minuta sa personi do të përqendrohet për të shikuar, sigurisht që i pëlqen të shikojë diçka të bukur dhe tërheqëse. Pastaj, edhe pjesa që ti nxjerr nga goja, që ta bësh tjetrin të të ndjekë ka rëndësi shumë të veçantë sepse, nëse nuk je në nivelin e duhur, mund të ndërrohet lehtësish kanali. Ku qëndron sekreti juaj, për të qenë e lirshme në skenë Emocionet të mbërthejnë dhe të bëjnë që të kesh firo; këtë e di shumë mirë ai që e ka provuar daljen para kamerave. Por, fatmirësisht, me kalimin e kohës ato vetëkontrollohen. Përpara kamerës, sigurisht që ka një etikë që duhet zbatuar, por duhet të krijosh lirshmërinë më bashkëfolësin, sigurisht duke qenë vetvetja. Të jesh vetvetja nuk të kushton asgjë Ndërkohë që po të importohesh, si ta marrë këtë pozë se ngjaj më mirë ose, nga ana e majtë dal më mirë etj., aty e ke humbur, se nuk e ke mendjen se çfarë po thua, thjesht do të dalësh mirë Unë nuk e kam pasur asnjëherë këtë problem, sepse se si duhet të më fokusojë kamera atë e di më mirë regjisori. Nuk e kam mendjen se si po dal: e kam më të rëndësishme faktin se çfarë po them. E di se kur qesh shumë nuk dukem mirë por kur më vjen për të qeshur e harroj fare atë aspekt. Sa vëmendje i kushtoni pamjes suaj? Tani që jam në shkollë merrem shumë më pak se përpara. Nëse kam një spektakël, sigurisht që i kushtoj më shumë vëmendje. Filloj palestrën, lyej flokët, bëj solar etj. Tani po e kuptoj se i kam bërë për spektakël, dhe jo për veten time. Ndihem mirë kështu siç jam, por mbase e kam të nevojshme të bëjë pak pushim: duke hequr extansion, thonjtë fals, si dhe duke mbajtur lëkurën me ngjyrën time natyrale. Kjo fazë më ka kapur që në Itali, që në momentin që hoqa takat për herë të parë nga këmba ime, make up-in, gjithashtu. Gjithsesi, gjithmonë e thjeshtë kam qenë; nuk lyhesha, por përdorja make up dhe takat, sepse këtu të gjithë i aplikojnë Nëse do jem me atlete, do thonë se jam e shkurtër. Unë tani them se nuk më intereson më Por, thellë-thellë nuk do të më pëlqente të ma thoshin. Ju bezdis fakti i të qenit në qendër të vëmendjes? Nuk e di, më duket se e kam kaluar këtë fazë Mbase, kur dilja çdo javë në ekran, aty ishte arritur kulmi i të qenit në qendër të vëmendjes. Ndërsa sot nuk më duket edhe aq shumë ose jam mësuar unëSi i ke marrëdhëniet me thashethemet, dhe cili është më i keqja që ke dëgjuar për veten? Më kanë pasur bezdisur shumë Kur është thashethem, gjithmonë i keqe është Më kanë bërë edhe të martuar, të them të drejtën. Lexo me shume artikuj
  18. Ari Han, që sot do të jetë zyrtarisht trajneri i përfaqësueses shqiptare. Tekniku holandez do të hedhë sot firmën në kontratën e lidhur me FSHF, që do ta bëjë atë trajnerin e Kombëtares për dy vitet e ardhshme. Han ka firmosur një parakontratë një javë më parë por do të hedhë firmën përfundimtare vetëm pasi të diskutojë me drejtuesit e FSHF-së rreth detajeve të tjera të rëndësishme, si stafi me të cilin do të punojë gjatë këtyre dy viteve, apo edhe përcaktimi i "dëshirave" për kalendarin e Grupit 1 në eliminatoret e Botërorit 2010, ku Shqipëria bën pjesë përkrah Portugalisë Suedisë Danimarkës, Hungarisë dhe Maltës. Pritet që Han të zgjedhë një bashkëkombës të tij si zv/trajner të përfaqësueses shqiptare, ndërsa nuk është bërë e ditur ende se kush do të jetë trajneri shqiptar që do t‘i bashkohet stafit të teknikut. Ndërkohë holandezi do të diskutojë me presidentin Duka edhe rreth asaj që e pret përfaqësuesen shqiptare në fillimin e vitit 2008. Një nga detajet e rëndësishme të diskutimeve do të jetë edhe përcaktimi i "dëshirave" për kalendarin e ndeshjeve të eliminatoreve të Botërorit 2010. Si trajneri, ashtu edhe drejtuesit e FSHF-së do të kërkojnë në mbledhjen që zhvillohet në Kopenhagë pas dy ditësh që kuqezinjtë të luajnë ndeshjen e parë në "Qemal Stafa". Gjithsesi, kalendari do të jetë në dorën e skuadrave elitare të Grupit 1, ku bën pjesë edhe përfaqësuesja kuqezi. Më pas diskutimet do të jenë edhe për planin që ka FSHF mbi organizimin e një grumbullimi me futbollistë të kampionatit shqiptar apo për miqësoret e para në shkurt dhe mars. Sipas burimeve pranë FSHF-së në bisedimet e zhvilluara në Vjenë në dhjetor me presidentin e FSHF-së Armand Duka, trajneri Han ka kërkuar që të organizohen sa më parë takime miqësore, në mënyrë që të shohë në veprim të gjithë futbollistët, ashtu si edhe për të njohur grupin e lojtarëve. Lexo me shume artikuj
  19. Dashi Motivimi dhe puna serioze do t’ju ndihmojë të rikrijoni jetën tuaj, duke ju dhënë mjaft mundësi në karrierë këtë vit. Ndryshimi është në ajër. Lëvizni me besim dhe çajeni rrugën që jeta ju ka vënë përpara. Energjia pozitive që keni kultivuar do të paguhet në mënyra të mira. Puna gjithmonë ka qenë mjaft e rëndësishme, por këtë vit do të filloni të ndjeni kufizime në lirinë që doni të keni. Jeni në procesin e formimit të karrierës, prandaj formohuni dhe rilidhuni me rrënjët tuaja dhe atë që doni të arrini. Një cikël bekimesh është në rrugë e sipër dhe jeta juaj do të transformohet krejtësisht. Do ta kuptoni instinktivisht se çfarë do t’jua gjejë ekuilibrin dhe qartësinë për të bërë zgjedhjet e duhura. Një marrëdhënie e re po afrohet në rrugën tuaj dhe kjo është pikërisht ajo që ju intereson në këto momente. Përgatituni shpirtërisht për të kaluar disa momente ekzotike në diell me personin e ri që po tërhiqni në jetën tuaj. Do të dilni nga shtëpia me qëllime të mira dhe në jetën tuaj prisni një ndryshim pozitiv. Atmosfera qetësuese do t’ju ndihmojë të ndiheni të sigurt. Do të keni një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar zona të paprekura këtë vit. Do të udhëtoni në vende që do t’ju stimulojnë emocionet dhe do t’ju sjellin në një nivel të ri lumturie. Do të mbështeteni financiarisht ndaj këtyre mundësive që do të transformojnë jetën tuaj në mënyra që kurrë s’i keni imagjinuar. Mendja e hapur do t’ju inkurajojë të përfundoni një metamorfozë në jetën tuaj. Demi Optimizmi do t’ju ndihmojë të ndryshoni rutinën nga e cila doni të çliroheni këtë vit. Përqendrimi në idealet e jetës do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni çdo mundësi të re që ju ofrohet në arsim dhe udhëtim. Do të eksploroni anën filozofike të gjërave. Bërja e mjedisit të punës dhe shtëpisë sa më të rehatshëm do të jetë prioritet i lartë Ushqimi i dëshirave do të rezultojë shpërblyes për sa i përket marrëdhënieve harmonike në familjen tuaj. Edhe pse duhet të punoni shumë për të ndërtuar aleanca strategjike, do të kuptoni se grupe të caktuar njerëzish do t’ju mbështesin në problemet dhe marrëveshjet financiare. Aftësitë tuaja të komunikimit do t’ju ndihmojnë shumë në jetën shoqërore dhe do të tërhiqni mjaft mundësi të reja me miqtë tuaj. Idetë tuaja vizionare dhe origjinale do të krijojnë mendjemprehtësi që të tjerët do t’i ndjekin dhe do të gjejnë rrugën e vërtetë në jetë Ridrejtimi i energjisë në mënyra të reja do t’ju bëjë më të lumtur dhe pozitivë Njerëzit do t’ju shohin si një autoritet në karrierë Do t’i sillni ndryshimet pozitive dhe idealiste në vendin e punës, ndërsa silleni në një mënyrë të përgjegjshme. Rreziqet që do të merrni do të vlerësohen në fillim para se t’i vini në veprim. Do të jeni në gjendje të merreni me kërkesat shoqërore me sukses këtë vit, ndërsa gjërat do të zgjidhen në mënyrë konstruktive. Biznesi do të jetë i favorshëm dhe ju vërtet do të mësoni si t’i integroni fitimet tuaja në jetën e përditshme. Patjetër që do të lini një trashëgimi prapa me gjithë punën e mirë që keni bërë Do të përqendroheni intensivisht në shndërrimin personal dhe do të merakoseni për të tjerët. Zemra juaj e madhe do të sjellë dashuri dhe harmoni në marrëdhëniet personale. Do të ndiheni të përmbushur dhe të dashur këtë vit. Shijojeni! Binjakët Shenja e Binjakëve kërkon ndryshim, varietet dhe stimulim mendor. Do t’i tërhiqni këto në shumë zona të jetës suaj, duke e bërë vitin edhe më ngacmues. Përdoreni talentin tuaj për t’i parë emocionet me objektivitet, edhe pse nuk i kuptoni të gjitha ngjarjet e jetës suaj. Emocionet janë pak a shumë si ngjarje për ju dhe do të keni aftësinë t’i kategorizoni mirë Aftësia juaj për t’u ndjerë të lidhur ngushtë me njerëzit do t’ju ndihmojnë me marrëdhëniet e forta këtë vit. Konsiderojini sfidat e jetës si projekte të cilat duan një zgjidhje. Do të ecni me hapa të mëdhenj një karrierën tuaj këtë vit, për sa kohë që do të ngrini sytë nga qielli. Energjia që do të vini në punë do t’ju lejojë të përjetoni shumë bekime materiale në mjedisin shtëpiak. Kushtojini vëmendje ideve tuaja krijuese. Shumë ide të reja frymëzuese po vijnë në udhën tuaj dhe do të përfitoni duke vendosur idetë tuaja në veprim në fushën e karrierës. është e rëndësishme që ju të ndiheni të pranuar dhe të vlerësuar në përpjekjet tuaja. Do të tërhiqni një varietet njerëzish me sharmin tuaj. Do të keni një aftësi të natyrshme për të fituar admirim. Do të ndiheni plot energji përballë seksit të kundërt. Për pjesën më të madhe të vitit komunikimi do të jetë prioriteti kryesor, pasi do t’ju kërkohet të artikuloni idetë frymëzuese në projekte të shkruara. Miqtë dhe familja do t’ju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit. Do të keni mundësi të thelloni marrëdhëniet tuaja me ata që ju bëjnë të lumtur. Shenja e Binjakëve kërkon ndryshim, varietet dhe stimulim mendor. Do t’i tërhiqni këto në shumë zona të jetës suaj, duke e bërë vitin edhe më ngacmues. Përdoreni talentin tuaj për t’i parë emocionet me objektivitet, edhe pse nuk i kuptoni të gjitha ngjarjet e jetës suaj. Emocionet janë pak a shumë si ngjarje për ju dhe do të keni aftësinë t’i kategorizoni mirë Aftësia juaj për t’u ndjerë të lidhur ngushtë me njerëzit do t’ju ndihmojnë me marrëdhëniet e forta këtë vit. Konsiderojini sfidat e jetës si projekte të cilat duan një zgjidhje. Do të ecni me hapa të mëdhenj një karrierën tuaj këtë vit, për sa kohë që do të ngrini sytë nga qielli. Energjia që do të vini në punë do t’ju lejojë të përjetoni shumë bekime materiale në mjedisin shtëpiak. Kushtojini vëmendje ideve tuaja krijuese. Shumë ide të reja frymëzuese po vijnë në udhën tuaj dhe do të përfitoni duke vendosur idetë tuaja në veprim në fushën e karrierës. është e rëndësishme që ju të ndiheni të pranuar dhe të vlerësuar në përpjekjet tuaja. Do të tërhiqni një varietet njerëzish me sharmin tuaj. Do të keni një aftësi të natyrshme për të fituar admirim. Do të ndiheni plot energji përballë seksit të kundërt. Për pjesën më të madhe të vitit komunikimi do të jetë prioriteti kryesor, pasi do t’ju kërkohet të artikuloni idetë frymëzuese në projekte të shkruara. Miqtë dhe familja do t’ju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit. Do të keni mundësi të thelloni marrëdhëniet tuaja me ata që ju bëjnë të lumtur. Gaforrja Do të tregoheni të kujdesshëm me ata që dashuroni dhe do të lulëzoni në marrëdhëniet tuaja këtë vit. Dhembshuria dhe mirëkuptimi juaj do të jetë frymëzim për të tjerët, po ashtu edhe optimizmi do të jetë ngjitës. Ky vit do t’ju sjellë mjaft mundësi për të eksploruar horizonte të reja përmes udhëtimeve dhe studimeve shpirtërore. Do të jetë një periudhë e mrekullueshme për të ndërruar më shumë burime në jetë Do të ndiheni plot besim dhe të kënaqur me mënyrën si i shpenzoni paratë dhe kohën. Do t’ju pëlqejë rehatia që paratë sjellin dhe do ta dekoroni shtëpinë me objekte të bukura. Zhvillimi i talenteve muzikore dhe artistike do t’ju sjellë kënaqësi. Duhet të kuptoni se keni nevojë për një grup prej të cilit të karikoni energjitë emocionale këtë vit. Ndërsa eksploroni aktivitete të reja, do t’i trajtoni nevojat praktike të ekzistencës së përditshme me përulësi. Kushtojini edhe vetes pak kujdes kur të bëhet fjalë për çështjet e shëndetit dhe do të zbuloni regjimin e përkryer fizik. Jeta juaj e jashtme do të shkojë edhe më mirë këtë vit, pasi do të përfshiheni në aktivitete krijuese. Ky vit do t’ju sjellë plot gëzime dhe harmoni, po kështu edhe karriera do të lulëzojë në mënyra të paimagjinueshme. Luani Natyra juaj e shndritshme do të sjellë harmoni në jetën tuaj këtë vit. Dashuria juaj për kënaqësi dhe bukuri natyrore do t’ju ndihmojë të rikrijoni veten. Do të jeni aktiv me shumë miq dhe lidhje të tjera dhe do të pëlqeni diversitetin dhe stimulimin. Do të punoni mirë në aktivitete grupesh dhe do të jeni pjesë e rëndësishme e ngjarjeve shoqërore. Bërja e karrierës në këtë botë do të shkojë ashtu siç duhet, duke qenë se jeni një person i orientuar shoqërisht, pa përmendur faktin se jeni një organizues i përkryer dhe dhunti për detajet. Kujdes se mos mbani shumë përgjegjësi këtë vit, përndryshe do të ndiheni të mbimbushur. Kujdesuni për nevojat personale dhe ruani sensin e mirëqenies. Do të kërkoni rehati dhe siguri, dhe do të përfitoni nga pushimet periodike duke kaluar më shumë kohë në natyrë Do të jetë kohë e mirë për të eksploruar karakterin e brendshëm dhe standardet e larta. Mos harroni të rivlerësoni ato që besoni se janë të rëndësishme. Pasioni që ndjeni drejt familjes tuaj do t’ju fuqizojë marrëdhëniet më shumë se më parë Hetoni lidhjet tuaja me të kaluarën dhe kuptoni se si ndikon realitetin e përditshëm. Do të përjetoni shumë emocione përmes përpjekjeve krijuese. Virgjëresha Ruajtja e miqësive pozitive dhe marrëdhënieve të ngushta personale do të jetë prioritet i lartë për Virgjëreshën këtë vit. Jeta shtëpiake dhe familjare do të jetë burim lumturie dhe kënaqësie ndërsa kaloni kohë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Do t’i ndani opinionet me sinqeritet dhe çiltërsi. Do të jeni të rrethuar nga njerëz artistë dhe frymëzues, me të cilët do të ndiheni të lirshëm të shprehni krijimtarinë tuaj. Varieteti dhe shkathtësia e mendjes do t’ju japin nxitjen të përdorni tërë aftësitë tuaja. Ndërsa filloni këtë vit të ri do të vëzhgoni më me qartësi botën rreth jush dhe do ta shprehni veten në mënyra të veçanta. Jeni një artist i shkëlqyer dhe do të mund të krijoni art me lehtësi në karrierën tuaj gjatë muajve që do të vinë Gjithçka që vetëdija juaj do të prekë do të bëhet një fushë për arritjet tuaja intelektuale. Dëshira juaj për ta shprehur veten artistikisht do të zgjerohet në punë dhe ngjarje artistike. Kultura dhe teatri do t’ju japin mundësi të çlodheni. Mundësitë krijuese do t’ju sjellin transformime të mëdha. Edhe nëse jeni në një pozicion lidershipi mes miqve influencialë ndërgjegjësimi juaj për lidhje të ngushta do të ndikojë ato në rrethin tuaj dhe do të hapë qëllime dhe objektiva të përbashkëta. Peshorja Ekuilibrimi i veprimeve është diçka që ju e bëni shumë mirë Keni një aftësi të natyrshme për t’iu dhënë njerëzve kohën tuaj të vlefshme dhe të peshoni idetë pa arritur në konkluzione të nxituara. Do t’ju vijnë mjaft shpërblime personale dhe profesionale. Do të punoni shumë për realizimin e projekteve të suksesshme në karrierën tuaj. Vlerësimi që prisni prej kohësh për gjithë dashurinë respektin dhe nxitjen që keni dhënë gjatë këtij viti do të shpërblehet në vitin e ri. është koha të përfshiheni në disa takime shoqërore. Do të kaloni mjaft kohë në përvetësimin e aftësive në komunikim dhe do të përjetoni një transformimi personal në një mënyrë të thellë dhe të mrekullueshme. Njerëzit do t’ju dëgjojnë për shkak se keni diçka të rëndësishme për të thënë dhe mënyrë si i artikuloni fjalët. Do ta shihni veten në qendër të vëmendjes. Zjarri i shtëpisë do të digjet fuqishëm këtë vit në interes të familjes suaj. Do të ndiheni krenar për rrënjët dhe lidhje familjare do të forcohen. Natyra juaj e butë dhe shembullore do t’i japë familjes gjithçka pa qenë nevoja që t’jua kërkojnë Udhëtimet e shkurtra do t’ju stimulojnë intelektualisht gjatë këtij viti dhe ato do të jenë një ndryshim rifreskues për ju. Akrepi Pasioni do t’ju dërgojë diku larg në mbretërinë e krijimtarisë dhe ekspresionit. Rizbulimi dhe vlerësimi i natyrës suaj pasionante do t’ju transformojë duke ju bërë një person më pozitiv. Mund të punoni si këshillues për kompani të mëdha apo në marrëdhëniet publike. Do të kuptoni atë që motivon njerëzit të bëjnë një punë të suksesshme dhe do ta gjeni veten në situata ku do t’ju kërkojnë këshilla. Pikëpamjet tuaja krijuese do ta shprehin veten në mënyra dinamike dhe do të fitoni shumë respekt. Keni një sistem të mirë mbështetës në jetën shtëpiake dhe në karrierë dhe do të mësoni se rregulli po zë vend në jetën tuaj. Meqë karriera juaj ka pasur një fillim të mbarë këtë vit, fillimi i verës do t’ju gjejë të përfshirë në një marrëdhënie të re, të cilën keni kohë që e mendoni. Do të keni surpriza të mëdha dhe do të frymëzoheni edhe nga gjërat e zakonshme në karrierë dhe në jetën personale. Do të shijoni udhëtimet në vende të huaja dhe do të tërhiqeni duke vëzhguar idetë dhe kulturat e tjera. Këtë vit të ri do t’ju pëlqejë edhe më shumë studimi. Do të kuptoni se marrëdhëniet tuaja do t’ju japim mjaft mundësi për të marrë frymë dhe për t’u kujdesur për nevojat tuaja. Shigjetari Ndjenja juaj e fortë për veten tuaj do t’ju ndihmojë të realizoni shumë këtë vit dhe besimi do t’ju aftësojë të shfrytëzoni mundësitë e reja që do të vinë në rrugën tuaj. Do të përqendroheni në më shumë komunikim dhe do të kuptoni se shkrimi do të bëhet dominues në karrierën tuaj. Do të shijoni punën dhe gjithçka tjetër. Natyra juaj energjike dhe e lumtur do t’i bëjë të tjerët të ndihen të sigurt në praninë tuaj. Njerëzit e dinë se jeni seriozisht të interesuar në atë që kanë për të thënë për shkak se jeni dëgjues kaq të mirë Këtë vit mund të bëni udhëtime të gjata për t’i dhënë vetes stimulin shpirtëror dhe ta ndihmoni të ndiheni më të lidhur me anën filozofike të vetes. Gjatë verës do ta gjeni veten duke bërë planet që do t’ju dërgojnë në ndonjë llixhë apo shtëpi pushimi. Do t’ju duket sikur ndodheni në një transformim të rëndësishëm për mënyrën si i shihni gjërat dhe qëndrimet tuaja. Ndoshta është koha të rivlerësoni se kush jeni dhe se ku po shkoni. Do të ndjeheni mirë me gjithë bekimet e jetës suaj. Do të ndiheni plot mirënjohje në jetën tuaj. Do të zhvilloni mënyra të reja për të komunikuar. Bricjapi Shenja juaj konsiderohet si e zellshme në punë; me këtë cilësi do ta shprehni veten gjatë këtij viti. Qëndrimi juaj praktik në jetë do t’jua bëjë të lehtë të përqendroheni në përmbushjen e gjërave në kohën e duhur. Do të mbani qëndrim realist këtë vit dhe do të ndiheni shumë seriozë Do të kaloni kohë duke diskutuar tema që nuk ju interesojnë por do të kuptoni se përfshirja në aktivitete që s’janë të rëndësishme për ju ka përfitimet e veta. Në jetën personale do ta shprehni veten në mënyrë më pasionante dhe do të vini re se po zhvilloni ndjeshmërinë në mënyrat si i trajtoni të tjerët. Jeta juaj do të marrë një kuptim tjetër kur të kuptoni se një pjesë e juaja nuk ka qenë seriozisht e interesuar në gjithçka. Do të gëzoheni kur të mësoni se të tjerët duan t’ju dëgjojnë Në këtë vit do të shprehni integritetin personal, shpirtëror dhe emocional. Do të inkurajoheni të eksploroni sistemet tuaja të besimeve këtë vit. Mundësitë që provokojnë mendimet do të jetë të shumta, kjo është arsyeja e zbulimit se jeta juaj ka nevojë për reformë Ujori Në këtë vit shenja e Ujorit do të shkëlqejë me forcë Ju vërtet jeni një vizionar me një ndjesi të lartë qëllimi dhe një mënyrë të avancuar të të menduari. Do të jetë shumë e lehtë të shprehni individualitetin dhe idealet altruiste. Do të lindin mjaft mundësi të reja për të shprehur ndjenjat e vërteta dhe perceptimet në mënyra që do të rrisin besimin. Do të zbuloni se keni mënyra unike për të krijuar para këtë vit. Do të jeni të aftë t’i sillni idealet tuaja vizionare në një nivel personal dhe të tërhiqni shpërblime të prekshme prej të cilave do të përfitojë sistemi juaj i vlerave. Shpreheni veten në një mënyrë më imagjinatave. Do të zgjidhni të eksperimentoni me stite të ndryshme jete këtë vit. Do të keni dëshirë të fortë për pavarësi dhe nuk do t’ju pëlqejë të punoni për të tjerët kaq shumë por doni të keni biznesin tuaj; për këtë arsye do të motivoheni të mendoni për mënyrën si të nisni një biznes të ri. Karriera juaj mund të marrë një tjetër drejtim. Përdorini aftësitë intiutive për të realizuar gjërat. Përpjekjet tuaja do bëjnë që burimet e reja të zhvillohen në jetën tuaj për më mirë Do të shqetësoheni për ndryshimin e mjedisit fizik. Në marrëdhëniet dashurore këtë vit do të jeni mjaft energjikë dhe do të tërhiqi një person të rëndësishëm. Peshqit Peshqit do të kenë mundësi të rralla për ndryshie të mëdha këtë vit. Do t’ia kaloni shumë mirë duke shprehur dashurinë dhe dhembshurinë për botën dhe do të përmbushni ëndrrat tuaja më të guximshme. Do të dini me saktësi se cila është rruga që duhet të ndiqni dhe do të ndjeni se çfarë është e drejtë në zemërën tuaj. Do të sfidoheni të kapni çdo mundësi të re në ajër, gjë që do të transformohet edhe në karrierën tuaj. Do të fitoni pushtet me lehtësi, veçanërisht gjatë prillit, atëherë kur do të shprehni dhe mentalitetin vizionar. Mund të rizbuloni aftësitë tuaja muzikore dhe ta shprehni veten në mënyra krijuese. Do të keni forcën dhe frymëzimin të sillni ndjeshmëri mistike rreth e rrotull jush. është koha ta lini të shkëlqejë ana juaj mistike dhe e dhembshur. Mund të doni të përfshiheni në shkrime, qoftë lirike qoftë poezi, apo ndoshta vetëm refleksione. Natyra juaj idealiste do të frymëzohet nga një lidhje e fortë me mjedisin dhe do të shprehni me lehtësi veten. Aftësia juaj e natyrshme për të komunikuar idetë tek të tjerët do të jetë receptive këtë vite. Përqendrohuni tek intuita dhe do t’ia dilni mirë në çdo rrethanë Lexo me shume artikuj
  20. Po shqiptarët vetëm të festojnë dinë! Ata, nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër, nga e hëna në të diel, dit’ e nat’ pa u ndalur asnjë çast, zgjuar dhe në gjumë me sy hapur dhe me sy mbyllur, nga 1 janari më 31 dhjetor, gjatë luftës e gjatë paqes, në skllavëri e në liri, qyshkur ekzistojnë e deri sot, e me siguri deri në amshim, ata festojnë dhe vetëm festojnë! Universi festiv shqiptar; mesdhetar i afshët, ballkanik i sherrtë kontinental meditues, ky kaleidoskop i hatashëm, i rrëmujshëm dhe shpërthyes, i cili prej shekujsh e shekujsh len-e-vjen-e-zien-e-bren pa u ndalur asnjë çast brenda dhe jashtë shpirtrave shqiptarë është një realitet mahnitës plot e përplot me festa që të lënë pa mënd. Diktatura i hoqi kësaj mrekullie atë që ndër shekuj në Shqipëri edhe ç’do katund e kishte; Cipën e hollë delikate, kremën, brishtësinë kostumin elegant, ngjyrat marramendëse, ojnat, ironitë shpotitë gostitë nga dalldisjet e holla sentimentale deri te qejfet e harlisura me verë raki dhe musht, duke e tharë në gjendjen katastrofike ku është katandisur sot. Megjithatë nuk dha shpirt, jetoi! Por, brenda këtij universi të zhurmshëm me opinga mbathur, i cili sot na gudulis sytë me gërmadhat e mbetura dhe na ëmbëlson veshët me jehonat që vijnë nga shekujt, si tepër i madh, pati edhe pa përsosmëritë e veta. Për shembull, qindra vite më parë shqiptarët nxorën një Skënderbe dhe festuan. Mir’ bënë që e nxorën Skënderbeun, mir’ bënë edhe që festuan. Por ngatërruan kohën! Ishte, si të thuash një lodhje e kotë Sepse Skënderbeu nuk i shpëtoi dot nga pushtimi. Prandaj Skënderbeu i atëhershëm i parakohshëm, duhej të ishte një i tanishëm i dobishëm, që të rrafshonte, jo jeniçerët e atëhershëm, por halabakët, hajdutët, halldupët e sotëm.Edhe besëlidhja e Leshit (Lissus-it, Lezhës) me festimet përkatëse për të sjellë në ujdi’ krerët, fisnikët, seriozët, gabimisht u bënë atëherë Besëlidhja dhe festimet duhen bërë tani! Pavarësitë e dy gjysmave shqiptare u dhuruan! Gjysma e këtejme, më 1912 nga Austria. Gjysma e andejme, tani nga Amerika. Shqiptarët i pranuan dhuratat. Dhe mirë bënë se dhurata s’kthehet. Por festuan dhe po i festojnë pavarësitë sikur të ishin për meritë të tyre. Historitë e 1924-ës me Mbretëri dhe Demokraci, po ajo mesele. Normalisht, Mbretëria duhej të niste aty kah Mesjeta, Demokracia kah 1944-a. Por s’u bënë as njëra as tjetra në datat e caktuara. S’do mënd sepse penguan yryshet për festat. Po ashtu, me pasaktësitë përkatëse, duke ngatërruar datat nga dalldia e festave; Më 1944, festuan Lirinë sollën robërinë Më 1967 festuan shkatërrimin e Kishave dhe Xhamive të Zotit përuruan ndërtimin e bunkerëve të Djallit. Më 1990 festuan ardhjen e Lirisë sollën Kaosin. Më 1997 duke festuar për armët e rrëmbyera me të cilat sa hap e mbyll sytë u armatosën pa e ditur se cilën luftë do bënin, vranë mes vedi disa mijëra. Sot?! “N’fshat’ t’vjetër nuk hyn zakon’ i ri’ !”. Po, por në Shqipërinë e çudirave, festat megjithatë vazhdojnë të pasurohen me elementë të rinj pa e prekur thelbin e vjetër. Këtu, ato, festat pra, nisin që në mëngjes. Jo me verë e raki, rrush dhe musht! Me eksplozivin më të fuqishëm që mund të hedhë në erë jo vetëm Shqipërinë por gjith’ qytetërimin; Me titujt e faqeve të para të gazetave! Me këtë municion titujsh mbi shpinë shqiptari i sotëm zbret në kafenenë e lagjes si dikur i moçmi i tij në shesh të fshatit për ta vazhduar aty gjith’ ditën festën. Kafeneja në vetvete, edhe ajo është pjesë e festës. Pronar shqiptari, edhe ai i etur shumë më tepër për festë se sa për punë nuk e bën kafenenë në fillim të vogël dhe pastaj dora-dorës duke fituar ta zmadhojë e zbukurojë por drejt e super moderne pa i lënë asgjë mangët kafeneve të Milanos apo Parisit. Trafiqet e drogave, klandestinëve, prostitutave, armëve, etj., etj., a nuk janë edhe ato festa të rrezikshme aq të shijshme që të kujtojnë ndeshjet dëfryese antike për jetë a vdekje të gladiatorëve në Amfiteatrin e Durrësit me plot 15 mijë spektatorë! Ja pra, prova se si Festat e shqiptarëve të sotëm të çartallosur dalë nga shtrati tradicional shekullor i qëndrojnë besnik thelbit antik. Ka edhe më; për shembull kryefesta e jetës, Dasma! E bëjnë të madhe fare. Por pas pak kohësh me tmerr kuptojnë se nga qejfi i madh i festës së dasmës ishin nxituar. Burri, nga ana e vet, shpejt e shpejt konstaton se kishte marrë për grua atë që Perëndia në fakt ia kishte taksur një tjetri. Po kështu edhe gruaja, si dhe ai tjetri dhe ajo tjetra që s’dihet ku mund të jenë ndoshta në mëhallën tjetër të të njëjtit katund mbi truallin ku ende nuk janë ftohur plumbat e pushkës së qejfit që u zbrazën ditën e ngutjes së festës së dasmës. Shqiptarëve të shkarë atyre të çartunve që s’bëzajnë edhe pse nuk kanë as ujë as dritë nëpër shtëpira ama vozitin me makina të mëdha duke u llafosur gjithë ditën për wireless-a dhe centrale bërthamore, merhumëve që gjithë kohën mbllaçitin mbi ekrane festat artistike të këllirshme të Diktaturës me turli lloj filmash dhe muzikash për të vjellë gjenive që përmes festave ia arrijnë ta bëjnë paqen luftë humbjen fitore, lirinë skllavëri, pronat lëmsh, festivalet e këngës sherr, punëdashësve të mëdhenj që punët i bëjnë gjithmonë “pas festave” duke e ngatërruar në mënyrë të frikshme punën me festën me rendimentin përkatës natyrisht, vizionarëve që në postiqen e luanit lejojnë të ulet ndonjëherë edhe ndonjë qen, poetëve jeta e të cilëve është një e përsosur e pafundme e mbyllur këngë e vaj bashkuar, edhe pse festat janë gjëja që dinë të bëjnë më mirë cilësi për festat, a s’ësht’ e tepërt t’u kërkosh ?! edisonypi@yahoo.com Lexo me shume artikuj
  21. Emigrantet shqiptare e dine mire qe, po te marrin te afermit e tyre ne telefon do te harxhojne 3 - 5 euro me shume vetem per te kapur linjen. Po flasim per Kompanite celulare ne shqiperi te cilat vjedhin emigrantet. Ka me shume se 2 vjet qe keto kompani vjedhin emigrantet shqiptare me ane te telefonatave. Loja eshte e thjeshte. Provojme te marrim nga italia nje numer AMC shqiptare dhe presim ne linje pa rene asnje zile ndersa personi qe ben thirrjen harxhon kreditin e tij pa folur asnje sekonde, biles pa degjuar as zilen e renies se celularit. Ose provojme te bejme nje thirrje ku arrijme te degjojme zilen por asnjeri nuk e hap telefonin dhe ne pasi bie linja marrim mesazhin per kreditin qe kemi harxhuar edhe pse nuk kemi folur asnje sekond. Redaksia e jone ka kontaktuar me operatoret AMC dhe Vodafone ne shqiperi dhe ata kane shpjeguar qe "Jemi duke bere punime ne rrjet ndaj ndodhin keto gabime". Kete pergjigje na e kane dhene para 1 viti dhe po e njejta pergjigje na eshte dhene dhe para 2 ditesh. A eshte kjo vjedhje? Lexo me shume artikuj
  22. 1- Ai nuk ju fton asnjëherë të darkoni në lagjen e tij. Në fillimet e lidhjes ai mund të duket zemërgjerë por me kalimin e kohës do fillojë të sillet sikur ka dyshime. Në të vërtete ky person nuk dëshiron që të tjerët ta shohin me ju. 2- I dashuri juaj preferon të vijë atje ku jeni ju dhe jo e kundërta. Mbase nuk do që të tjerët ta dinë që ju shoqëroheni bashkë 3- Ai ju fton papritur të flini bashkë Kjo mund të ndodhë pasi partnerja e tij mund të jetë jashtë qytetit dhe ai nuk do që për një arsye të humbasë rastin. 4- Disa nga komplimentet që ai ju drejton juve duken si klishe dhe të memorizuara. Nëse ai duke ecur aktron me shprehje të tilla, ky fakt mund të tregojë se ai e bën edhe në realitet këtë lojë 5- Shpesh herë në fundjavë i dashuri juaj shkon për punë biznesi. Si mund të ndodhë gjithmonë e njëjta gjë Mbase ai ka një jetë tjetër jashtë marrëdhënies tuaj. 6- Kur ai ju thotë se është jashtë për punë dhe në kthim nuk ju tregon detaje apo emrin e hotelit ku ka qëndruar, mbase po ju gënjen. Mund të ndodhë që personi juaj special të mos ketë pasur punë por ... 7- Ju vini re se i dashuri juaj preferon më tepër t’iu çojë sms, sesa t’iu telefonojë Mbase në dhomën tjetër është partnerja e tij. 8- Shpesh kur ai ju telefonon juve flet shumë ngadalë bën telefonata të shkurtra, që ndërpriten menjëherë Mbase dikush tjetër i shfaqet përpara! 9- Në disa raste ju mund të gjeni në telefonin e tij disa mesazhe të dyshimta apo numra të panjohur, për të cilat ai gjen disa justifikime qesharake. Mbase pas takimit me ju, ai mund të fikë telefonin sepse mund të këtë një tjetër takim, me një partner të ngjashëm ju. 10- I dashuri juaj nuk vjen tek ju në fundjavë apo në raste festash, duke ju thënë se ka probleme apo është i sëmurë 11- Ndodh shpesh që ai të qëndrojë në punë deri vonë Sa e besueshme është kjo? 12- Ky person është gjithmonë konfuz dhe i paqartë rreth detajeve të lidhjeve të kaluara. Mbase ajo tani është partnerja e tij. 13- I dashuri juaj i ri përsërit të njëjtën histori, por me detaje të ndryshme, sepse ka harruar se çfarë ju ka thënë 14- Kur është me ju, ai çohet për të bërë një telefonatë pak më tutje me pretekstin se është çështje biznesi apo ka shkëputje linja. 15- Kur ai ose ajo në praninë tuaj nuk dëshirojnë të kryejnë apo të pranojnë disa telefonata. Pyeteni pse? 16- Mund të ndodhë që ju të shkëmbeni bashkë email-e, dhe për një moment dilni offline, ndërsa ai vazhdon edhe për disa ore të qëndrojë online. 17- I dashuri apo e dashura juaj nuk e lë asnjëherë celularin në vende të dukshme apo me melodi. Kjo ngjall dyshime! 18- Në disa raste apo takime në një ambient ku gjenden të njohur të tij, ai nuk ndihet rehat dhe fytyra e tij tregon shqetësim. 19- Ju mund ta takoni atë në një grup shoqëror që juve ju duket i papërshtatshëm. Sigurisht që shoqëria vepron mbi individin. 20- Ju mësoni se ai vazhdon të flasë me ish-in e tij. Statistikat tregojnë se nëse ai ka folur me të do vazhdojë ta bëjë këtë gjë Lexo me shume artikuj
  23. Me shume se nga camcakezat, ndalimet ligjore apo taksat, te cilat te cojne drejt lenies se duhanit, tani nje duhanpires mund te ndihmohet nga teknologjia e larte per ta lene zakonin qe te con drejt semundjeve. Behet fjale per nje dukuri, e cila bazohet ne kontrollin shoqeror, duke kaluar permes celulareve apo siteve interaktive, qe ndihmojne ata qe duan ta lane kete zakon te keq. Ne fakt, sipas te dhenave, shtohet edhe me shume deshira per te pire duhan, nese duhanpiresit i veme bashke ne nje lagje qe te gjithe. E me gjithe sensibilizimin qe po behet vitet e fundit, deshira per te ndezur nje cigare eshte dicka qe s'mund te lihet menjane nga shume persona. Dhe per ta harruar ate, iu vijne ne pune teknologjite e larta, te cilat i ndihmojne duhanpiresit ne momentet me te veshtira te lenies se duhanit. Behet fjale per nje sere sitesh, te vecante, ne te cilat ai qe deshiron te lere duhanin regjistrohet duke perfituar brenda tyre informacione dhe zakone te dobishme per te ndertuar nje program te personalizuar te dezintoksikimit. Pasi faktet personale perkthehen ne mesazhe telefonike, ato e ndihmojne duhanpiresin qe te kaloje ne menyre sa me pak traumatike gjithe periudhen e lenies se duhanit. Per shembull, siti i agjencise se njohur, Reuters, ka adresen http://www.fixnixer.com, e cila eshte e promovuar nga firma e njohur "State Tobacco Education and Prevention Partnership (STEPP)". Ne regjistrimin brenda kesaj faqeje, perdoruesit e duhanit duhet qe te fusin te dhena sa me te sakta mbi stilin dhe menyren e tyre te jeteses. Si per shembull, cilat jane momentet e dites tende, ne te cilat ndjen me shume nevojen e duhanit apo te dhena mbi personalitetin tend, te cilat ndihmojne ne krijimin e nje profili te caktuar per personin, i cili kerkon te lere duhanin. Nderkaq, nje studim i javeve te fundit ka treguar se te pish duhan eshte nje dukuri, e cila mund te eksitoje shume gjene te trupit e me pas t'i crregulloje ato ne nje menyre te vazhdueshme. Dhe pikerisht, per nje arsye te tille, tek njerezit duhanpires mbetet i larte rreziku i krijimit te tumoreve te ndryshme. Keshtu, ky studim i mbetet idese se kanceret ne trupin e duhanpiresve shfaqen edhe pasi ata e kane lene prej kohesh ate. Demi ne zinxhirin gjenetik duket se eshte bere tashme dhe, per kete arsye, edhe lenia e duhanit nuk perben me nje rruge pa kthim drejt shfaqjes se tumoreve ne trupin e njeriut. Shpjegimi Pirja e duhanit shkakton ndryshime gjenetike, te cilat mbeten tek njeriu, edhe pse ai vendos qe ta lere ate. Kjo pasi, prishja e rregullit ne zinxhirin e ADN-se perben edhe nje nga shkaqet kryesore te shfaqjes se tumoreve. Edhe tek personat qe e kane lene duhanin prej kohesh, demi ne zinxhirin gjenetik duket se eshte bere tashme, e per kete arsye, edhe tek ata mund te shfaqen lehtesisht tumore, krahasuar me njerezit, te cilet nuk kane pire kurre duhan ne jeten e tyre. Lexo me shume artikuj
  24. "Fiks Fare" ka zbardhur të plotë fjalën e Kryeministrit aktual, Sali Berisha, në mitingun e 12 dhjetorit 1990, në Qytetin Studenti, me rastin e shpalljes së themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Fjala e tij është ndërprerë shpesh nga brohoritjet, por edhe fishkëllimat. Këto të fundit, sidomos në momentin kur Berisha ka përmendur emrin e Presidentit të atëhershëm, Ramiz Alia. "Mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë..", është shprehur Berisha, fjala e plotë e të cilit vijon më poshtë: Pluralizmi politik, që erdhi te ne si imperativ i kohës, ka gëzue shumë shqiptarët kudo që ata janë Ai shënon një arritje të madhe për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë renditjen e Shqipërisë në radhën e vendeve demokratike të Evropës, integrimin e saj në rrjedhat e proceseve përparimtare bashkëkohore. Ky lajm është një gëzim i madh në këtë dimër plot të ftohtë shtypje dhe terror që përjetojnë vëllezërit (brohoritje: liri-demokraci) tanë në Kosovën martire (brohoritje: Kosova-Republikë). Por ai është gjithashtu një gëzim i madh për diasporën shqiptare, e cila e ka gjithnjë të pashuar mallin dhe dashurinë për Shqipërinë Shqiptarët kudo që janë kanë një tempull dhe ky tempull është Shqipëria, Shqipëria demokratike (ovacione: urraaa). Personalisht unë kam mbështetur idenë e pluralizmit politik, duke pasur bindjen dhe shpresën se fetë e ndryshme, se partitë e ndryshme jo vetëm që nuk do ta përçajnë kombin tonë por përkundrazi, në përputhje me idealet e tij kombëtare e demokratike, ato do të pasurojnë filozofinë kulturën, shpirtin e tij të mirë të madh dhe të paepur (duartrokitje). Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar dhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog, ata dinë të marrin vendime të mëdha historike. Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari te Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima). Mirënjohja jonë sigurisht është dhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndërruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynë i ri di t‘i qëndrojë gjithnjë drejt historisë Për kombin tonë rinia ka qenë një realizues i ëndrrave të tij të mëdha dhe shpreh bindjen se edhe në të ardhmen ajo do të dijë të realizojë aspiratat e tij të mëdha kombëtare, do të begatojë gjithnjë e më shumë vendin tonë Duke përfunduar, ju ftoj të brohorasim njëherësh "Rroftë rinia jonë" (duartrokitje: urraaa). Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t‘i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione) për të mirën e kombit tonë Dhe tashti më lejoni t‘u lexoj një mesazh që na e dërguan para dy ditësh punëtorët e Kombinatit të Tekstileve. (Berisha lexon mesazhin) Ju jeni bij dhe bijat tona, ashtu siç na doni dhe ju duam. Ju keni marrë një aksion të madh, i keni bërë me mençuri kërkesat Presidentit të shtetit dhe mirë keni bërë është e drejta juaj të veproni kështu. Por duam t‘ju shprehim edhe juve dëshirën dhe kërkesën tonë: "Ruani gjakftohtësinë! Mos bëni asnjë veprim që do t‘ju çojë në gjakderdhje. Boll ka derdhur gjak shqiptari. Asnjë shqiptar nuk duhet të sakrifikohet dhe kështu jemi mjaft pak. Kërkesat tuaja duhet të zgjidhen vetëm me dialog. Ky është amaneti i popullit. Rroftë populli" (brohoritje: Liri Demokraci). Fjala tjetër e Sali Berishës, po në mitingun e 12 dhjetorit 1990 (Dëgjohet zëri i Genc Pollos që prezanton në mikrofon: Po flet Sali Berisha) Berisha: Njëmbëdhjetë njëmbëdhjetë dhjetori do të hyjë në histori krahas datave më të shënuara të kombit tonë i ndarë i ndarë tragjikisht nga historia në tre pjesë sot fillon, sot shënohet, kjo datë shënon fillimin e unifikimit të tij kombëtar. Shqiptarët do ta festojnë përjetë këtë datë Në qoftë se kam qenë partizan i këtyre kërkesave të studentëve, kam qenë i bindur se as vetë as partitë se përçajnë por e forcojnë unitetin e popullit tonë Ato pasurojnë filozofinë e tij kombëtare. Së fundi, dua të them edhe diçka tjetër. Në ndonjë moment dëshpërimi, në një moment dëshpërimi, gëzimi ynë është i dyfishtë sot, sepse, sepse, i pari është për të gjithë ju, po i dyti, se, në një moment dëshpërimi që mund të kem pasë shpresa ime e vetme dhe kryesore ka qenë rinia (duartrokitje: rinia, rinia...), ajo, ajo, ajo, bani ‘24-ën (shënim: Berisha e ka fjalën për Revolucionin e Qershorit të Fan Nolit në 1924, i cili në fakt ka qenë një kryengritje e armatosur dhe grusht shteti, por që historiografia e regjimit komunist të Enver Hoxhës e konsideronte si ngjarjen më të madhe në historinë e Shqipërisë), njërën prej faqeve më të lavdishme të historisë sonë ajo çliroi vendin, e uroj dhe jam i bindur se ndoshta jo larg, një ditë ajo do ta bashkojë kombin tonë Prandaj sot, prandaj sot, prandaj sot, ju ftoj të gjithëve të brohorasim njëherë: Rroftë Rinia jonë studentore (ovacione: urra, urra), ajo nuk është vetëm e ardhmja, por është e sotmja jonë (urra). Rroftë organizata e saj demokratike (zëra që dëgjohen qartë nga turma: Rroftë Partia Demokratike! Na e shpifi ky, etj). Rroftë Partia jonë Demokratike! Uroj, uroj, uroj nga zemra dhe shpreh bindjen time të thellë se demokracia do të ecë e zhvillohet gjithnjë sepse në rast se ndalon, ajo kthehet në iluzion (zëra: Bravo të qoftë! Kosova Republikë Kosova Republikë). Zgjedha e saj e mjerë dhe e trishtuar është lajmi i madh dhe lajm i gëzueshëm ky që kujtojmë sot. Dua gjithashtu dhe ju ftoj gjithashtu të brohorasim edhe njëherë për Presidentin Ramiz Alia (zëra: Rroftë Ramiz Alia, Rroftë Ramiz Alia), duke shpresuar se, duke besue se do të krijojë të gjitha kushtet e mundësitë për arritjen e plotë të demokracisë në vendin tonë (fërshëllima, zëra: Gramoz Pashko, Gramoz Pashko). Më pas në miting e merr fjalën dhe Arben Imami, i cili thotë: Ne kemi partinë tonë të studentëve, kush nuk do, të largohet dhe të krijojë parti tjetër. Intervistë e Berishës me disa gazetarë vendas dhe të huaj, po me 12 dhjetor 1990, gjatë mitingut me rastin e shpalljes së themelimit të PD-së Un jam gëzue sot, sepse, sepse, sepse e kam konsiderue dhe e konsideroj gjithnjë pluralizmin politik, si një konditë të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë si një kusht që do të rendisë Shqipërinë krahas vendeve të tjera të Evropës. Pyetje: Po për Partinë e Studentëve dhe Intelektualëve të rinj, ç‘mendim keni? Përgjigjet Berisha: Unë i uroj asaj, unë i uroj asaj, të kontribuojë në zhvillimin dhe begatimin e Shqipërisë demokratike. Lexo me shume artikuj
  25. Ngjarja Policia e Dibres ka vene ne pranga sot Ylli Bucin, qe se bashku me dy vellezerit e tjere Selmanin dhe Urimin edhe keta te arrestuar tashme, ekzekuan ne Lure nje dite me pare motren e tyre Nazife Bucin, 17 vjec dhe djalin qe sipas tyre ajo dashuronte ne fshehtesi, 18 vjecarin Granit Gjocaj. Pas arrestimit të djeshëm, të Urim Bucit, pak orë më vonë rreth orës 2 të natës policia do të binte në gjurmët e Selmanit ndersa sot ne mesdite ia jane vene prangat edhe vellait te trete, Yllit. Të tre vëllezërit ekzukutuan me kallashnikov mesditën e djeshme në afërsi të një lokali në komunën e lurës motrën e tyre dhe. 2 të rinjtë janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi është marrë besa që familja e djalit, sot nuk do të merrte hak. Burimi i lajmit: News 24 Komenti Nietszche thote "Pak jane grate e ndershme qe nuk jane lodhur se luajturi kete rol". Edhe ne shqiperi me sa duket duket njerezit kane filluar ta ndjejne lodhjen e nje roli qe i perket nje te kaluare. E pikerisht, sot, ndershmeria dhe aplikimi i dogmave ka shenuar nje tjeter tragjedi dashurie qe eshte konsumuar keto dite ne qytetin e peshkopise ne nje nga fshatrat e thella te zones malore. Njerzit po ndjejne lodhjen e dogmave qe po ua han shpirtin dhe qe vjen nje dite kur ajo perballet me realitetin e ashper shqiptare. E kush e kishte menduar qe ne shqiptaret te etur per liri e demokraci ne 2007 do te kryhej nje masaker e tille. Tre vellezerit i bashkon nje ideal qe pak e pranojne sot por qe duhet kryer nje akt i tille per te dale nga turpi qe motra e tyre ka ra ne dashuri me nje djale. Vdekja eshte ajo qe ndan dashurine dhe hesapet. Por sa njerez do t'u thone "Bravo djema, na shendrite faqen!" sepse malesori nuk shkel nderin qofte edhe nese duhet vrare motra. Ah jete! Nder! Kjo fjale kuptim-gjere qe ne shekullin e 21-te na nxorri ne udhekryq shoqeror. Atehere kur ne, vrasim motren per nder e quajme burreri, po kur marrim motren e dikujt dhe e nxjerrim ne rruge e quajme zotesi. Shqiptare po perjetojme nje paradoks shoqeror ku nderi dhe c'perfytyrimi jetojne bashke. Sa femra shqiptare jane prostituta ne rruget e botes, e kush i nxorri jashte, ne shqiptaret! Por preferojme te vrasim atehere kur dikush gjen ate qe ka kerkuar dhe jo ate qe i japim. Lexo me shume artikuj
×
×
  • Create New...