VeriuPortal
Antare-
Content Count
96 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by VeriuPortal
-
Pavarësisht problemeve të vogla elektrike, është vënë në punë akseleratori më i madh në botë, në Gjenevë të Zvicrës Rrezja e parë më protone është "nisur" dhe tashmë ka kompletuar xhiron e parë me shpejtësinë e dritës në unazën e gjatë 27 kilometra të makinës më të madhe të këtij lloji të ndertuar ndonjëherë. Studiuesit e qendrës së Kontrollit të Cern në Gjenevë e kanë përcjellë xhiron e parë të rrezes me duatrokitje. Tensioni gjatë nisjes së eksperimentit ka qenë shumë i lartë në radhët e studiuesve, të cilët ashtu sikurse edhe paraardhësit e tyre, u kanë kushtuar vite të tëra pune këtij kërkimi. Janë parë grimca të shndritshme ndërsa rrezja e protonit kryente xhiron e parë. Kanë nisur katër eksperimentet e parashikuara në projektin më ambicioz të fizikës moderne. Shkencëtarët shpresojnë të materializojnë grimcën e Zotit, për t'i dhënë më pas shpjegim ekzistencës së masës, që është një mister i madh, kurrë i zbuluar, por vetëm i hipotezuar nga shkencëtari skocez Peter Higgs. Shpresohet të rikrijohen kushtet e Big Bang, që më pas gjeneroi Universin shoqëruar plot mistere, sidomos në aspektin fizik. Të tjerë ekspertë kanë manifestuar frikën e prodhimit të anti-lëndës (të ashtuquajturat vrima te zeza) dhe kjo ka bërë nisjen e diskutimeve të shumta sidomos para nisjes së eksperimentit. CERN ka siguruar se njerëzimi nuk do të ketë asnjë problem nga ky eksperiment. Drejtori i Pergjithshem i CERN, në Gjenevë, është shprehur se sot është një ditë historike për kompletimin e misionit të shumëpritur, ndërsa shpresa per zbulime te medha eshte e jashtezakonshme. Që nga Nostradamusi e deri në kultet e kohëve moderne, parashikimet për fundin e botës kanë arritur të ngjallin gjithnjë histerinë kolektive. Këtë herë eksperimenti i CERN-it në Zvicër zgjoi edhe njëherë panikun e Apokalipsit, panik i cili madje ndoqi edhe rrugë ligjore. Fjalët për të ashtuquajturën 'vrimë të zezë' që do të përpijë globin gjatë eksperimentit eklipsuan rëndësinë që kjo sprovë mund të ketë për ne. Më 26 gusht kimisti gjerman Otto Rossler e paditi CERN-in (Arganizatën Ndërkombëtare për Kërkimet Bërthamore) në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, me akuzën se një skenar i tillë shkel të drejtën për jetën të qytetarëve europiane dhe kërcënon rendin ligjor. Por gjykata nuk pranoi të merrte në shqyrtim kërkesën urgjente për ndalimin e eksperimentit, pasi u sigurua me prova teknikisht nga CERN-i, se njerëzimit nuk i kanosej asnjë rrezik. Po gjithsesi një seancë gjyqësore për cështjen në fjalë do të zhvillohet. Në mars dy ambientalistë amerikane e paditën CERN-in në Hauai duke kërkuar madje tërheqjen e SHBA-se nga eksperimenti. Që nga ajo kohë fushatat e tyre është përhapur me ndihmën e titujve të tillë që si ajo e gazetes “The Sun” më 1 shtator trumbetonin "Fundi i botes pas 9 ditesh". Shkencëtarët shpjegojnë se natyra formon shpesh vrima të zeza kur yjet në fund të jetës së tyre përplasen me njëri tjetron. Edhe nëse eksperimnneti i prodhon të tilla ato do të jenë mikroskopike dhe do të avullojnë shpejt. Ankthi i përjetshëm i njerëzimit mbi të rejat shkencore ka ekzistuar gjithnjë, që kur u shpik lokomotiva e parë dhe u parashikuan katastrofa për trupin e njeriut e deri te vaksina e lisë, që dikur njerëzit e bënin me frikën se do të ktheheshin në lopë. Shkencëtarët thonë se nuk ka rrezik dhe se e gjithë kjo zhurmë e është e trilluar, njëlloj si historitë e Den Brown në librin e tij "Engjej dhe djaj", ku një shoqëri sekrete mundohet të shkatërrojë Vatikanin me një bombë antimaterie që është vjedhur pikërisht nga CERN-i. Bomba antimaterie ka të bëjë me antilendën, që është dhe dilema me e madhe e shkences, nese ajo ekziston apo jo. Grimcat e antilendes nuk jane krijuar ndonjëherë. Prova e vetme e antimateries jane vrimat e zeza. nese provohet krijimi i antimateries, provohet teoria se nga perplasja e vrimave te zeza, u krijua materia, pra kozmosi. Dhe ky eksperiment tenton te provoje kete, me menyren e anasjellte, pra nga materia te krijohet antimateria. Qarqet shkencore te kontrolluara nga feja, kryesisht ajo kristiane, nuk jane te interesuara qe kjo te vertetohet, pasi hedh poshte biblen dhe versionin, qe bota u krijua nga Zoti. "Kam vënë bast 100 dollarë që prova e "Big Bang" të dështojë sepse nuk dua që grimcën e Zotit, ta zbulojë super akseleratori i CERN". Kështu u shpreh shkencëtari më i madh i kohëve tona Stephen Hawking, mjeshtri i sekretit të vrimave të zeza. Hawking lë kokën pas basteve pavarësisht se ka humbur në rastet e tjera. "Akseleratori do të realizoje një energji që nuk është arritur kurrë më parë dhe sipas teorisë duhet të jetë e mjaftueshme për të gjetur këtë grimcë mistike, që shpjegon masën e gjërave dhe kështu përfaqëson një bazë thelbësore për të deshifruar lëndën", shpjegoi shkencëtari për BBC. "Besoj se do të ishte më argëtuese, sikur ata të mos e gjejnë këtë grimcë. Kjo do të tregonte që kemi gabuar në idetë tona dhe se duhet të mendojmë të gjejmë shpjegime të tjera", u shpreh Hawking, që konfirmoi se kishte vënë bast 100 dollarë. Lexo me shume artikuj
-
Po t'i rikthehemi asaj cfare i ndodhi Inis Gjonit do te kuptojme me mire se cfare kemi te bejme kur i dashuri u regjistron ndersa jeni ne caste intime. Nese jeni nje tip qe skandalizoheni, kur nje video juaja me permbajtje seksuale shperndahet neper celularet e shoqerise, atehere ju keshillojme qe nje gje te tille mos t'ja lejoni te dashurit tuaj. Mundesite qe ajo video te dale nga celulari i te dashurit tuaj edhe pse ai ju eshte betuar jane 99% fatale. Rastet dhe rrethanat mund te jene te ndryshme se si kjo video te dale nga celulari i partnerit tuaj, psh.: ndaheni nga i dashuri dhe ai shperndan videon, harron padashje celularin diku ne nje vend etj... Edhe pse ne shqiperi apo ne vendet e tjera egziston nje ligj: a. qe denon cenimin e privatesise pa konsensin e personit b. ndeshkim si veper penale kur personi eshte me i vogel se 18 vjec c. mbajtja e ketyre videove mund te merret si prove e mundeshme per tu akuzuar si pedofil ( kur eshte nen 18 vjec) Rrjeti me i madh per qarkullimin e ketyre materialeve eshte padyshim interneti. Hetimi i yne kalon kufijte e shqiperise dhe perfshin viset shqiptare si Kosove, Maqedoni ku edhe jane kryesuesit per keto skandale. E pikerisht ne boten mbareshqiptareeshte Kosova ajo qe eshte me problematike. Nese nuk do ishte per zakonet dhe traditat shqiptare nuk do te merrja mundimin ta shkruaja kete artikull, por pikerisht eshte kjo e fundit qe me shtyn te mendoj sesi imorali influencon me shume se edukimi dhe kultura. Rasti Italian Ne fillim te viteve 2000 aty rreth 2001-shit, nje djale ne itali publikon ne internet pasi ishte ndare nga e dashura nje video ku shfaqeshin duke kryer mardhenie seksuale. Ne fakt, me sa shihet ne video, vajza ne fillim refuzon te filmohet por pas disa perpjekjesh dajlin arrin ta binde ate. Pas publikimit te videos, kjo shenderrohet ne nje skandal te vertete nga ana e familjareve. Ne ate kohe djali kishte 18 vjec vajza aty rreth te 16-tave; Djali pasi arrestohet per akuzen e shperdarjes se materialeve pornografike me baze minorene, shkelje te ligjit mbi privatesine dhe atij te pedofilise ai denohet me 4 vjet heqje lirie. Sot ne itali gjera te tilla ndodhin cdo dite, por nese do te kishte nje ndergjegjesim me te madh dhe nje zbatim te ligjit ne te gjitha rastet ky fenomen do te ishte me i vogel. Kthehemi ne trojet shqiptare aty ku ky fenomen sapo ka filluar te "lulezoje". Edhe pse ligjet egzistojne ky nuk eshte zbatuar asnjehere, por pervec ligjit mosfunksionues egziston edhe anomalia shoqerore. Me Anomali Shoqerore kuptoj diferencen e madhe mes brezave nga prindi - i riu - tek adoleshenti. Pothuajse 50% perqind e prinderve shqiptare mendoj se nuk e dine per egzistencen e ketij fenomeni qe pa u degjuar po perhapet. Un jam i ndergjegjeshem qe ky artikull nuk do te ndryshoje asgje dhe qe ky fenomen do te kape nivelet e shteteve te tjera por qellimi i vetem eshte qe te ndergjegjesojme qe sa me pak persona te mos bien viktime te teknologjise kur kjo perdoret per imoralitet. Lexo me shume artikuj
-
është shkruar shumë tashmë mbi përtesën e burrave në tregimin e xhentilesës ndaj grave. Burrat duket sikur përtojnë t’u thonë grave fjalë të bukura, të ëmbla e joshëse. Pavarësisht gjithë atyre që janë shkruar, deri më tani nuk kam rastisur ndonjë shkrim që të tregojë mbi shkaqet që çojnë burrat të jenë të tillë. Ndoshta është më e lehtë të kuptojmë siuatën duke e analizuar me shembuj konkretë. Në lidhjet bashkëshortore sa të mira, ka edhe vështirësi. Tani, po ndajmë me ju në mënyrë të përmbledhur, një letër të dërguar nga njw lexues. Nëse dikush në kuletën e tij ka 100 mijë lekë dhe i harxhon menjëherë, atëherë a i mbeten atij lekë në xhep? Në fakt, si burrat, ashtu edhe gratë ushqejnë brenda tyre një dashuri reciproke ndaj njëri tjetrit; por që kjo nuk është e pafund. Nëse harxhohet nga të dy, ajo mbaron. Në këtë çast, si mund të shkoj njeriu e t’i thotë bashkëshortit/ bashkëshortes që “Unë të dua!”?! Në këtë shkrim do të përpiqemi të analizojmë situatën me syrin e burrave, që edhe gratë disa gjëra t’i kuptojnë ndoshta më mirë. Burrat, kanë për natyrë që të falin gabimet që bëhen ndaj tyre, por kurrë nuk falin padrejtësitë ndaj të afërmve, familjarëve apo miqve. Pra, nëse një grua nuk respekton prindërit e burrit, familjarët e tij, miqtë dhe të ftuarit, atëherë këtu mbaron dashuria dhe respekti në çift. Kur them këtë, nuk e përgjithësoj me të gjitha gratë; ka shumë të tilla që respektojnë familjen e bashkëshortit dhe ushqejnë një dashuri dhe respekt të madh për ta, duke forcuar akoma më shumë lidhjet në familje. Por, ka edhe nga ata gra të cilat mbajnë qëndrime shumë të çuditshme kundrejt familjarëve të bashkëshortit, e kryesisht ndaj vjehrrit dhe vjehrrës. Këtë po e ilustrojmë me disa shembuj që kemi parë në mjediset që jetojmë: është një ngjarje e jetuar rreth 20-25 vjet më parë. Lezuesi shkruan: Ishim një grup shokësh shumë të ngushtë prej 6-7 vjetësh. Takoheshim çdo javë, me rradhë në shtëpinë e secilit. Mes nesh ishte njëri që në familje jetonte probleme me gruan. Kur vinte rradha për tu mbledhur në shtëpinë e tij, ai gjithmonë i shmangej. Një javë më parë, të mbledhur në shtëpinë time, shokët pyetën se ku do të takoheshin javën e ardhshme. Miku jonë, që pas një jave i takonte të mblidheshim në shtëpinë e tij, u hodh dhe tha: Të takohemi këtu e unë t’ju sjell një dash që ta pjekim në hell. Kjo gjë u përsërit edhe në takimin tjetër kur rradha i erdhi atij përsëri. Kësaj here, ai tha që kishte një shtëpi të vjetër të babait dhe se mund të takoheshin atje. Kur shkuam atje, ishte një shtëpi shumë e vjetër dhe e shkatërruar. Miku jonë u mërzit shumë përballë asaj situate. Një grua që nuk kujdeset për anën e bashkëshortit, sado punë të bëjë e sado e pastër të jetë, duket sikur nuk vlen. Kjo është e vlefshme edhe për anën tjetër. Sado i shkathët e shtëpiak të jetë një burrë, nuk vlen aspak nëse nuk i respekton të afërmit gruas. Sipas traditës shqiptare, është më e lehtë të thotë gruaja “se nuk e le burri të shkojë diku” sesa të thotë burri se “nuk më lë gruaja të vij”. Situata e dytë kthehet në komike. Një tjetër ngjarje: Këtë ma ka treguar një miku im biznesmen. Ai vijon në këtë mënyrë: Një ditë, ime shoqe telefonoi në dyqan. Foli me një zë mjaft të qetë dhe tha: “Si po të shkon puna? Çfarë po bën? Kur dëgjova zërin e saj të qetë, edhe unë ju përgjigja me të njëjtin tonë: “Mirë zemër, ja në punë. Ti si je?”. Më pyeti tërë delikatesë: “Ç’të të gatuaj për darkë?”. Ti e di. Kë nevojë të të sjell ndonjë gjë”- thashë. Që të ishte diçka e mirë, më porositi që të merrja bërxolla. Më pas nisa të mendoja se ime shoqe asnjëherë nuk sillej kaq mirë. Ç’e kishte gjetur vallë? Duhet të ketë diçka, por nejse, e kuptoj kur të shkoj në shtëpi- thashë. Kur shkova në shtëpi, pashë që kishte ardhur vjehrra. Pas kësaj ngjarjeje, kaluan disa ditë dhe krejt ashtu papritur e mora gruan në telefon dhe e pyeta se si ishte. “Nuk jam aspak mirë”, më tha. “Po në darkë, çfarë do të na gatuash”, e pyeta. “Petulla në ujë” tha ajo me një zë të ngritur. Aty kuptova që në shtëpi kishte ardhur nëna ime. Shkojmë nga vëllai sonte? Një miku jonë tregon: Një natë i thashë gruas: Bëhemi gati të shkojmë sonte nga vëllai?. Gruaja, me një zë të lartë u përgjigj: “Nuk mundem. Gjithë ditën kam bërë punë e jam lodhur. Nuk kam fuqi të ngrihem”. Jo e dashur,- i thashë, unë po thoja të shkojmë nga shtëpia e vëllait tënd. Gruaja, u zbut dhe tha: “Mirë atëherë, bëju gati se nuk do të qëndrojmë gjatë”. Lexo me shume artikuj
-
Me temperaturat e veres ne rritje ne Napoli, ne jug te Italise, kriza mbi mijera tone plehra te pa mbledhura po perkeqesohet. Zyrtarisht vleresohet se jane 50 mije tone mbetje ne rajonin e Kampanias dhe 5 mije tone ne rruget e qytetit. Banore te zemeruar fajesojne qeverine dhe bandat kriminale te Kamorres. Por, si funksionon Kamorra? Dhe pse qeveria duket e pafuqishme? Clare Longrigg eshte nje ze autoritar mbi mafien napolitane: "Kamorra kontrollon gjithe trafikun qe leviz ne portin e Napolit, te gjitha bizneset e paligjshme dhe te palejueshme qe levizin jo vetem ne qendren e Napolit, por edhe rrotull. Nepermjet kontakteve te Kamorres ne keshillat e qytetit dhe ato lokale, ne ekipe operuese dhe administrative, ata kane marre kontrollin e kontratave per hedhje te mbeturinave, pra, ata kane kontroll te plote te jetes ekonomike te qytetit". Kontrolli qe Kamorra ka mbi biznesin e mbeturinave, do te thote planifikim i dobet bashkiak dhe rregulla te dobeta. Vendet ku hidhen plehrat jane mbushur plot, jo vetem me mbeturina lokale, por edhe mbeturina te importuara nga pjese te tjera te Italise. Disa nga keto mbetje kane qene toksike, si frigorifere te vjeter dhe mbetje industriale te patrajtuara, por te hedhura aty pa leje. Numri i personave, qe vuajne nga kanceri ne Napoli eshte rritur ndjeshem. Dhe nje proces gjyqesor per lidhjet midis politikaneve dhe Kamorres nuk ka pasur fillim te mire, kur nje prej deshmitareve kryesore, Michele Orsi, u qellua per vdekje ne nje bar. Pra, kush jane keta persona qe kane kaq shume pushtet ne nje qytet evropian modern? "Eshte nje lloj federate e perbere nga familje te ndryshme. Disa jane me te fuqishme se te tjerat. Disa jane ne rritje dhe grinden e formojne aleanca te ndryshme. Por, njerezit qe drejtojne keto familje jane karizmatike, ashtu si edhe drejtuesit e kulteve. Luigi Guliani dhe bashkeshortja e tij kane drejtuar pjesen qendrore te Forcellas dhe ne shkuam ne nje prej dasmave te tyre. Yjet vendase ishin te ftuar. Ata jane shume te famshem dhe kane pasuri te jashtezakonshme", thote Clare Longrigg Po cfare roli luajne grate, e pyetem Clare Longrigg. "Grate ne Kamorra luajne rol shume te rendesishem, po t'i krahasosh me mafiet e tjera italiane. Grate ne Napoli prej kohesh kane qene me te emancipuara. Vetem ato jane pergjegjese per huazim parash, por edhe per drejtimin e kontrabandes se droges dhe pastrim te parave. Pupetta Maresca p.sh., ishte nje grua e jashtezakonshme, qe mori drejtimin nga i shoqi, kur ky i fundit u vra. Ajo ishte vetem 18 vjece. Mbaj mend, ishte vetem disa vjet me pare, kur dy makina te mbushura me gra nga familje kundershtare shkuan ne nje takim, qe perfundoi duke qelluar njera- tjetren. Dy makina te mbushura me gra te vdekura". Kriza ne Napoli eshte tipike e koheve tona. Rrenjet e Kamorres megjithate jane te vjetra sa edhe vete qyteti. Nje nga ata, qe e kuptojne shume mire Napolin, eshte shkrimtari Peter Robb. "Mendoj se kushtet per te e kane prejardhjen larg, qe nga perandoria romake dhe treguesit e pare ne fillim te Rilindjes, por Kamorra eshte dicka spanjolle". Mbreterit spanjolle moren zoterimin e Napolit ne fillim te 1500 dhe sunduan per me shume se 200 vjet. Ata sollen me vete krimin e rruges se Seviljes. Ata sollen gjithashtu, thote Peter Robb, edhe ligjshmerine politike qe shohim sot: "Sunduesit spanjolle ishin gjithmone te kenaqur qe te linin njerezit te vetorganizoheshin. Ata nuk ishin aspak te interesuar per mireqenien e popullsise vendase dhe keshtu filloi te ekzistonte nje bashkekzistence midis pushtetit sundues dhe ketij pushteti kriminal vendas, e filloi te rritej dhe dominoi periferi dhe lagjet e vjetra te Napolit dhe qe nga ajo kohe, ajo ka mbetur. Ka korrupsion te tmerrshem politik dhe lenie pas dore dhe eshte ne keto kushte qe po lulezon edhe pushteti kriminal". Kur Napoli u trondit nga termeti i 1980, Kamorra shfrytezoi rastin. Peter Robb thote: "Qeveria italiane futi miliarda per rindertim dhe Kamorra mundi te futet ne menyre shume te gjere dhe ne kontratat qeveritare, ndertimet dhe materialet e ndertimit jane tashme pjese e rendesishme e biznesit te Kamorres. Ne te njejten kohe, atje filloi te lulezonte dhe trafikimi i droges se botes. Heroina arriti ne Itali dhe me pas edhe kokaina nga Amerika jugore". Bandat e rruges se Napolit ishin tani ne te njejtin nivel me fqinjet e tyre te famshem pertej ngushtices se Mesines, Cosa Nostres tradicionale ne zemer te Sicilise. Nje studim i koheve te fundit nga nje shoqate italiane, vleresoi se Kamorra vitin e kaluar kishte vlere afro 23 miliarde dollare, qe eshte ne pergjithesi GDP e Libanit. Anna Gilmour, e cila ka ndjekur nga afer menyren se si Kamorra eshte shtrire ne nje rrjet krimi te gjere boteror, me te ardhura te krahasueshme me ato te nje vendi te vogel. "Kamorra eshte shume e lidhur me organizata te tjera. P.sh., per sa i perket heroines, ajo mund te kete marredhenie me shqiptaret, keta te fundit kane lidhje me grupet turke e keta te fundit kane lidhje me rrjete qe levizin nga Afganistani dhe Pakistani. E njejta gje edhe per kokainen. Kamorra ka pasur mundesi te forcoje lidhjet me grupet spanjolle dhe kolumbiane, qe operojne tregtine e kokaines nga vendet prodhuese ne Ande, nepermjet Brazilit ose Karaibeve per ne Afriken Perendimore dhe me pas ne Evrope". Kamorra mund te jete tani nje lojtar nderkombetar. Por, per Peter Robb, ajo eshte ende problem italian kaq i thelle, kaq kompleks, saqe shkon ne zemer te cdo gjeje italiane: "Ceshtja e korrupsionit ne Itali, qe eshte ne thelb te kesaj, eshte kaq e thelle dhe vazhdon ne kaq shume shtresa, saqe une nuk e di se ku mund te filloje dikush punen". Nderkohe, 70 milione eurot e nevojshme per te perfunduar gjithe punen ne Napoli jane ngrire, si pjese e nje hetimi, ne te cilin eshte perfshire dhe guvernatori rajonal, Antonio Bassolino. Ne Napoli, policia ka arrestuar rreth 50 vete, qe thuhet se jane te Kamorres dhe me shume se 20 zyrtare jane nen hetim, pasi ne menyre te paligjshme kane shitur mbetje ne vend qe t'i pastrojne. Per napolitanet, sherimi nga keto probleme duket me larg se kurre. Marre nga: BBC Lexo me shume artikuj
-
Veriu Udhtime eshte sherbimi me i rinovuar deri tani. Me ane te ketij sherbimi ju mund te prenotoni bileten tuaj online duke zgjedhur llojin e dergimit. Ju kujtojme se me ane te prenotimit online ju do te kurseni me shume para se duke e prenotuar ate direkt nga nje agjensi udhetimesh. Psh: Nese ju prenotoni per 1 person (kolltuk, poltrone) + makinen e tij duke zgjedhur segmentin Bari Durres vetem vajtje me prenotim online ajo kushton 191 euro kundrejt 230 eurove qe kushton duke e prenotuar ate tek nje agjensi. Pervec kursimit ju mund te zgjidhni alternativa te udhetimit si: Bari-Durres-Bari Ankona-Durres-Ankona Bari-Ulqin-Bari Trieste-Durres-Trieste Vlore-Brindisi-Vlore ...e shume linja te tjera drejt Kroacise, Greqise, Malit te Zi dhe gjithe mesdheut. Si funksionon? Ky sherbim ofrohet me ane te nje regjistrimi (i cili mund te behet direkt gjate prenotimit te biletes) dhe pasi plotesohen te gjitha kriteret e formularit pagesa behet me ane te Kartes se Kreditit, ku pagesa behet totalisht ne sigurine me te larte ku ashkush mund te kopjoje te dhenat tuaja. Kontrata e nenshkruar me ItaliaTravel S.r.l eshte e lidhur ngushte me sigurine e blerjes se klientit me ane te ketij sherbimi. Kontrata eshte nenshkruar me G&G S.r.l e cila eshte financuese e Veriu Portal dhe perfaqesues i tij ligjor te ItaliaTravel S.r.l. Pasi keni prenotuar bileten ju mund te zgjidhni menyren e dergimit te saj si: me ane te email, me ane te zarfit postar (ofruar nga Poste Italiane) rekomandè apo me ane te korrierit ekspres. Si mund te veproni ne raste vonesash te dergimit te biletes? Gjate prenotimit te biletes sherbimi ju kujton se vonesa e dergimit mund te jete deri ne 10 dite. Por kjo kohe mund te shkurtohet dhe kjo varet nga trafiku i prenotimeve, pra nese operatoret jane shume te zene gjate sezonit veror dhe kjo mund te sjelle vonesa ne dergimin e biletes. Sidoqofte nese kjo ndodh ju mund te kontaktoni direkt me operatoret duke u derguar nje email tek sherbimi i klientit helpdesk@planny.com dhe operatoret do t'u dergojne sa me shpejt eshte e mundur bileten me te dergeses qe ju keni zgjedhur. Ky sherbim eshte testuar nga Ne mepare ku kemi bere prove te blejme nje bilete dhe ajo ka mberritur me ane te email brenda disa ditesh. Sidoqofte mos ngurroni te na shkruani per sqarime te metejshme. Ju kujtojme qe ne nuk u pergjigjemi per prenotimet tuaja por vetem ju japim ndihme sesi duhet te veproni. http://www.aol.al/idx/index.php?ind=udhe...primi=bileteria Udhetim te mbare! Lexo me shume artikuj
-
Te shkruaj ty, qe ta lexosh edhe pse nuk njeh asnjerin prej nesh. Megjithate patjeter duhet te kesh dicka te perbashket, me ne te dy. Me siguri do kesh dashuruar ndonjehere. Me siguri te ka rrahur zemra, me nje tejter zemer ne te njejten kohe. Eshte shume e veshtire te gjesh te njejtin ritem, me zemren e dikujt tjeter, pasi ne bote ekzistojne miliona zemra. Nese perputhen ritmet e dy zemrave, atehere kjo quhet dashuri. Keshtu jane perputhur ritmet e dy zemrave tona. in ne te njejten kohe, edhe pse jane larg, qeshin ne te njejten kohe, edhe kur nuk arrijne te shohin njehkohesisht, qajne ne te njejten kohe, edhe pse lotet nuk arrijne tja prekin njeri-tjetrit. Me siguri do te kete ndodhur edhe ty, te mos flesh ndonje nate.Je ngritur dhe ke pare oren qe nuk degjon te levize. Dhe mendja te ka shkuar vetem tek i njejti person, emrin e te cilit e sjell neper mend gjate gjithe dites, por edhe atehere kur mendon se gjithcka ka fjetur. Ti nuk e di ende cfare eshte endrra?? Atehere ta themi ne. Te duhesh ashtu sic duhemi ne te dy. Te puthesh ashtu sic, dime te puthemi vetem ne te dy. Te dish te ndjesh, vetem ashtu sic dime te ndjejme ne te dy. Ne jemi dashuria me e bukur e kesaj bote. Thone qe dashurite vdesin. Por dashuria jone eshte krejt ndryshe. Sa here qe ka pasur lekundje, cuditerisht ajo eshte bere edhe me e forte Sa here qe kemi kujtuar, se dicka nuk shkon me nesh, kemi kuptuar se pa njeri-tjetrin nuk bejme dot. Dashuria eshte nje enderr valle?? Jo, qenka nje perralle. Sa bukur ta perjetosh ate. Ne jemi dy zemra, qe jemi shnderruar ne nje. Megjithate, perpara nesh kemi nje prove te veshtire. Nje ndarje te detyruar, qe do ta vere ne prove dashurine tone. Mendoni se dashurise sone do ti vije fundi?? Na shkruani duke ju pergjigjur pyetjes: A vdes dashuria, apo ekziston dhe dashuria e perjetshme. Nga DY ZEMRAT Lexo me shume artikuj
-
Nje tjeter sondazh qe u realizua gjate javes qe u mbyll ne faqen zyrtare te “Koha Jone”, ishte dhe ai mbi ksenofobine ne vendin fqinje Itali, ndaj emigranteve. Ne sondazh u shtrua pyetja: “Mendoni se pas nderrimit te qeverise, ne Itali ka marre hov te madh ksenofobia”. Ne kete sondazh moren pjese afro 400 lexues. Nder ta, 280 i dhane pergjigje po kesaj pyetje. Nje pjese tjeter prej 60 lexuesish vleresuan se ne Itali nuk ka shenja ksenofobie ndaj emigranteve. Kurse nje pakice tjeter dha vleresimin neutral ne pyetjen e ketij sondazhi. Lexo me shume artikuj
-
Udhëpërshkrim. Një ditë mes mijëra qytetarëve në kishën e Laçit është e marta e parafundit. Dielli djeg nën re. Djersë, pluhur dhe lutje... Janë të gjithë për te Kisha e Shna Ndoit. Ecin ngadalë rrugës malore të sapo shtruar. Kanë ndryshuar mjaft gjëra rrugës për në kishë. Vendi i qirinjve, vendi i ujit. është çelur një librari e re. Ah, më kryesorja: rruga tashmë është e shtruar me asfalt dhe me shkallë. E kalueshme për këdo, për ata që çalojnë, për fëmijët, të moshuarit, të verbrit etj. Kisha e Shna Ndoit është vendi që i mbledh të gjithë çdo të martë për 13 javë rresht, nga marsi në qershor. S‘kishte si të ndodhte ndryshe as ditën e parafundit të lutjes. Mijëra besimtarë i janë drejtuar vendit të shenjtë këtë ditë, për më shumë mbarësi dhe fat në jetën e tyre. Fjala përshëndetëse është "Ju ndihmoftë!". Të mbush me emocion kjo fjalë, sapo e dëgjon dhe çuditërisht të ngulitet në mendje dhe përgjatë gjithë rrugës nuk të vjen t‘i përshëndetësh ndryshe të njohurit, veçse "Ju ndihmoftë Kisha e Shna Ndoit". Ajo shtrihet në malin e Rodonit, pak kilometra nga qyteti i Laçit, prej të cilit ka marrë edhe emrin. Laçi është qytet i vogël në veri të Shqipërisë, që mbase bujën më të madhe e ka nga kjo kishë. Që në orët e para të mëngjesit nis pelegrinazhi prej majës së malit, që të krijon ndjesinë e një çatie përbërë nga shkëmbinj të bardhë. Zona është e veshur me bimësi, larg shihen fushat, deti Adriatik dhe qytetet kufitare të Laçit, Kruja, Lezha, etj. E ngritur aty më 1349, kisha është e mbushur me histori dhe legjenda. "Janë shënuar mrekulli në kishën e Laçit ndaj edhe vijmë këtu çdo vit", të thonë qytetarët që ngjisin rrugën malore për te vendi i shenjtë. "Kanë ardhur pa sy dhe kur janë kthyer në shtëpi kanë parë, me sëmundje të ndryshme dhe janë shëruar...", thonë ata. Nuk është rastësi që afro një milion shqiptarë dhe të huaj shkojnë te kisha e Laçit përgjatë 13 javëve, kryesisht të martave dhe të shtunave. Gjithçka është intriguese në këtë vend, nisur nga fakti që nuk ndjen asnjë lodhje, edhe pse ke ngjitur një malore të theksuar për 20 minuta pa pushim. Furgonat, autobusët, gjithfarë targash e markash sjellin një lumë njerëzish nga zona të ndryshme, si Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, Mirdita, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia. Nisur nga marsi në qershor, numri i pelegrinëve që shkelin këtë vend është shumëfishuar. Pjesa më e madhe shkojnë për tre të marta radhazi te kisha. Afro një e treta e popullsisë shkelin në gjurmët e shenjtit deri ditën e 13 qershorit, që është edhe dita e shenjtit. Të martat janë të shenjta edhe për lypësit, dhjetëra e dhjetëra që kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme e kryesisht nga Tirana, për të marrë "kafshatën e bekuar". Me fjalë të ndjeshme fetare ata i drejtohen çdo kalimtari, prej të cilit shkëpusin dylekësha. Të lësh lekë te kisha e Laçit është traditë. Kjo quhet mbarësi për njerëzit, ndaj shumëkush vendos lekë apo rrobë nën jastëk një natë para se të udhëtojë për në Laç dhe i hedh ato në kishë. Kjo është mbarësi të thonë qytetarët, që fshijnë afresket në muret e kishës e mandej i lënë rrobat në vendin e caktuar. Një tjetër rit është ai i ndezjes së qirinjve. Një qiri dhe një lutje për realizim dëshire shoqëron këtë episod në kishë. Shpeshherë ka radhë në vendin e qirinjve, pasi shumë syresh qëndrojnë aty derisa qiriri të shkrihet e të tjerët, me besim se dëshira do të plotësohet me shkrirjen e qiririt, marrin rrugën e zbritjes faqes së malit. Mesha jepet në altarin e ngritur në oborrin e kishës, për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe ambientit të vogël brenda mureve të saj. Ora 10:00 dhe 16:00 janë më të përshtatshmet për meshë, që ndiqen nga besimtarët më të devotshëm, ndërsa mjaft të tjerë thjesht ndjekin ritin e vizitës te Kisha e Shna Ndoit pa qëndruar gjatë për lutjet. Historia Kisha e Shna Ndoit, historia e faltores prej 1349-ës Kisha e Shna Ndoit të Sebastesë së Kurbinit (Laç) është nga kishat më të njohura të Shqipërisë dhe më gjerë, një vend pelegrinazhi ku vijnë dhe besimtarë të tjerë, veç atyre katolikë. Vizitat te kjo kishë (rrënojat) ishin dhe prelud i ringjalljes së besimit fetar në prag të vitit 1990, kur qenë vënë dhe ato postblloqet e famshme në kryqëzime rrugësh për ndalimin e tyre, apo qenë bërë mbledhje me të rinjtë për t‘i bindur ata që të mos i frekuentonin vendet e shenjta... Po ata nuk u ndaluan ta përshkonin lartësinë për te kisha, edhe pse kishte një tabelë që i ndalonte me mbishkrimin: zonë ushtarake. Françeskanët patën ardhur në Shqipëri rreth vitit 1240, ku themeluan disa kuvende, si ai i Rubikut, Trashanit etj. Nga dokumentet del se rreth vitit 1349, disa fretën e zbuluan vendin e shenjtë dhe formuan këtu një Kuvend Noviciati, ku filluan lutjen dhe uratën bashkë me banorët e kësaj zone, shkruan Imzot Rrok Mirdita në broshurën "Shna Ndoi dhe shenjtëria e tij në Sebaste-Laç". Studiuesit janë përpjekur të gjurmojnë në vjetërsinë e këtij tempulli dhe qytetërimin e zonës. Kështu, mendohet se në qytezën e lashtë antike të Sebastesë, rrënojat e së cilës ndodhen në anën perëndimore të kishës së famshme, ipeshkv ishte Shën Vlashi, i cili kishte ikur nga qyteza, pasi po e kërkonin paganët për ta kryqëzuar, përndryshe gjodhitë. Dhe kishte ardhur e ishte fshehur në këtë shpellë që mban emrin e tij, në "themele" të kësaj kishe, e cila vizitohet pareshtur nga pelegrinët që aso kohe e deri më sot. Studimi Shna Ndoi, jeta e shenjtit sipas mon Luigj Gjergjit Për Shna Ndoin ka pasur shumë botime nga autorë të ndryshëm. Ndër ta, prifti i mirënjohur kosovar, Don Lush Gjergji (autor dhe i monografisë së famshme për Nënë Terezën), shkruan se shenjti ka lindur më 15 gusht 1195 në Lisbonë të Portugalisë, nga prindërit Martin dhe Maria. U pagëzua me emrin Ferdinando (në gjuhë visigote me domethënien "kërkuesi apo luftëtari i paqes". Por biri i kësaj familjeje me tradita luftarake do të merrte tjetër drejtim në jetë, do të ketë një luftë shumë më të vështirë, kundër djallit, mëkatit, të keqes, herezive të kohës së tij, me një fjalë, kundër robërisë shpirtërore. Ndërron dhe emrin në At Antoni, për t‘u ikur tundimeve luftarake të familjes. Shna Ndoi qe legjendë e gjallë në të gjallë të tij, kudo i mirëpritur. Ishte njeri i Uratës së Madhe, uratë të pafund, kudo e kurdo. Sipas hulumtimeve shkencore të eshtrave të tij (1981), në gjunjë iu gjetën shenja të dukshme të gjunjëzimit prej uratëve të shumta. E pikërisht urata dhe pendesa e kanë ndihmuar që në moshën 36-vjeçare të arrinte shkallën e lartë të shenjtërisë. Një vit qëndroi në Padova të Italisë për të sjellë paqen e munguar dhe për të bërë mrekulli të jashtëzakonshme (34 janë të dokumentuara nga misioni kishtar) dhe padovasit i dhanë emrin e tyre, Shna Ndoi i Padovës. Lexo me shume artikuj
-
Arbitrat kryesore te Euro 2008 do te perfitojne 10 mije euro per cdo ndeshje qe do te drejtojne gjate këtij kompeticioni. Nderkohe, anesoret do te marrin 5 mije euro, ndersa arbitrat e kater 4 mije. Xhaketat e zeza te zgjedhura nga UEFA ne baze te performancave ne kampionatet respektive, por edhe gjate kompeticioneve nderkombetare jane grumbulluar ne Regensdorf te Zvicres, nderkohe qe kryetari i komisionit te arbitrimit prane UEFA-s, Angel Maria Vijar, i ka cilësuar ata si skuadra e 17-te e Euro 2008. Perpara grumbullimit te Zvicer, te gjithe arbitrat moren pjese ne nje workshop, ku bene testet e fundit fizike si dhe moren udhëzimet e fundit te UEFA-s. Pritet qe gjate ndeshjeve te Euro 2008, arbitrat te tregohen shume te ashper me nderhyrjet e renda, sic jane ngjitja e takave apo ato nga mbrapa, nderkohe qe per here te pare lojtaret mund te ndëshkohen ne baze te pamjeve filmike. Neritan Prifti Lexo me shume artikuj
-
Nga Fatos Lubonja Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti se atje nuk thuhet qartë se për çfarë u grindën të dy vëllezërit. Me një fjalë se cili ishte motivi i vrasjes. Një nga variantet që kam lexuar në librin “The Lexus and the olive tree” (Lexus-i dhe pema e ullirit) të Thomas Friedmanit, jepet interpretimi i një rabini i cili, pasi hedh poshtë dy variantet: atë se motivi i grindjes ishte Eva (gruaja), si dhe atë se grindja ndodhi për shkak të ndarjes së pasurisë (pasuria), i mëshon idesë se grindja ndodhi për shkak të mospajtimit se ku do të vendosej Tempulli, në tokën e Kainit apo të Abelit.. është një interpretim që, duke na thënë se vëllavrasja i ka rrënjët tek simboli i identitetit, synon të tregojë se sa i rëndësishëm është identiteti për qënien njerëzore. E fillova me këtë pasazh të Biblës shkrimin e dytë rreth debateve që ka hapur libri “Të jetosh në Ishull” i Blushit, pasi mendoj se shkaqet e gjithë kësaj zhurme (përveç një manipulimi komercial mediatik që meriton të trajtohet më vete si fenomen) lidhen pikërisht me prekjen e kësaj fijeje kaq të ndjeshme tek qënia njerëzore, identiteti i tij, ku ai fetar zë një vend shumë të rëndësishëm tek shumica e njerëzve. Ajo që bën përshtypje gjatë debatit është një lloj “vetëmbrojtje” e Blushit dhe promovuesve të librit të tij, sipas të cilëve, ky libër nuk duhet të ngatërrohet me politikë dhe se autori duhet të ndahet si shkrimtar nga bindjet e tij politike. Por, jemi në kontradiktë, kur më një anë autori thotë: interpretojeni si të doni kurse, më anën tjetër, thotë: mos e shihni si politikë. Sipas mendimit tim, nëse ka ndonjë vlerë ky libër, kjo nuk është vlera e tij letrare. Të më falë Blushi, por, ky libër, përsa i përket asaj që ai në një emision e quajti “shije”, në kuptimin e “artit për art”, tregon se ai e njeh artin e të shkruarit po aq sa ç’njeh historinë. Vlera e librit qëndron në atë se na tregon pikërisht atë që paradoksalisht Blushi don ta mohojë: se sa e rëndësishme është që letërsia e sotme të prekë tema të mprehta të aktualititetit socio-politik që po jetojmë. Ky libër, pra, nuk do të kishte jehonë sikur të mos prekte ndjeshmëritë identitare të shqiptarëve të sotëm dhe të mos bënte politika identitare në një vend ku kjo çështje është mjaft delikate sepse, ndryshe nga vendet ku ka shumë më tepër homogjenitet fetar, ky përbëhet nga tre komunitete fetare që deri tani thuhet se kanë jetuar në paqe dhe harmoni në sajë të së ashtuquajturës tolerancë fetare, të cilën, sipas një pjese jo të vogël debatuesish, ky libër e sulmon duke denigruar e fyer besimin e komunitetit musliman. Raporti i shqiptarisë me fenë në periudhën para rënies së komunizmit Trajtimi i raportit të shqiptarisë me fetë në ditët e sotme nuk mund të bëhet pa një njohje të raporteve të tyre që nga koha kur lind shqiptaria. Lidhur me këtë temë vlen të theksohet se shqiptarizmi, si identitet dominant i shqiptarëve, lind në shekullin e XIX, kurse përpara kësaj periudhe besimi fetar, si faktor identifikues dhe bashkues, ka qenë më i rëndësishmi, pa harruar se, sikurse shkruan Kristoforidhi në letrat e tij dërguar “Bible Society”, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ka pasur një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare (ai flet më shumë për atë të krishterë) të cilën analfabetizmi dhe izolimi gjeografik e ka lënë pa kontakte me fetë dhe pa asnjë lloj ndjenje kombëtare “as greke, as sllave dhe as shqiptare”. Në këtë periudhë lindin projekte të ndryshme të ndërtimit të shqiptarizmit që janë të lidhur edhe me përkatësitë fetare: projekte të shqiptarizmit arbëresh (J. De Rada etj.), të shqiptarizmit të ortodoksëve të jugut (Jani Vreto etj.), të shqiptarizmit osman (vëllezërit Frashëri etj.), dhe të katolikëve (Zef Jubani etj) që kanë qenë mjaft të ndryshëm me njëri tjetrin, madje edhe kundër njëri tjetrit, dhe dora dorës, për një sërë faktorësh të lidhur me zhvillimet përreth në Turqi, në Greqi, në fqinjët e veriut dhe po ashtu të nivelit evropian, vijmë në një projekt dominant dhe identiteti dominant që e vendos shqiptarinë mbi identitetin fetar e që përmblidhet në thënien e Vaso Pashës “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Procesi i ndërtimit të këtij identiteti dominant vazhdoi edhe në kohën e Zogut edhe të Hoxhës. Ndërsa në kohën e të parit, feja dhe identiteti fetar ishte, gjithsesi, i njour dhe shumë më i respektuar, në të dytën u arrit deri atje sa të eliminohet fare. Ajo çka duhet thënë për kohën e komunizmit, e cila përkon me kohën më të gjatë të ekzistencës së shteti komb shqiptar, - duke patur parasysh edhe fuqinë shumë herë më të madhe propagandistike e të kontrollit të territorit që zhvilloi ai regjim, - është se në këtë kohë krijohet përsëri një shqiptarizëm tjetër. Shqiptarët komunistë që përqafuan këtë ideologji dhe u bënë edhe ateistë nuk mund të thuash se ishin ata që qenë më parë. As nuk mund të thuash, duke aplikuar qasjen esencialiste, sipas së cilës çdo ideologji që kanë marrë shqiptarët nuk e ka prekur thelbin e tyre, se ata e morën komunizmin si guna për t’u mbrojtur nga era. Komunistët e parë e morën atë si një besim të ri, i cili, duke hipur në pushtet dhe duke patur në dorë tërë mjetet e propagandës në një popull që e gjeti thuajse analfabet, e transformoi atë dhe identitetin e tij. Komunistët, duke e bashkuar ideologjinë e tyre marksist-leniniste me shqiptarizmin të riinterpretuar me metodën e materializmit historik, por gjithë duke ruajtur disa mite kryesore (të mos harrojmë se të gjitha bustet apo përmendore e heronjve të Rilindjes edhe të vetë kryesimbolit të identitetit kombëtar, Skënderbeut, i kanë ngritur ata), ndërtuan një ideologji pushteti (nacional - komuniste) që farkoi një identitet të ri, duke e paraqitur këtë sikur të ishte thelbi i vërtetë i shqiptarit që në krye të herës e që, realizimin e tij të plotë, do ta arrinte nën udhëheqjen e partisë. Edhe izolimi ka qenë një instrument i rëndësishëm i farkimit të këtij identiteti të ri duke duke i ndarë “shqiptarët” nga njëra anë dhe “të tjerët” nga ana tjetër. Në këtë proces rikonstruktimi identitar, Hoxha, sikurse e dimë, i konsideroi fetë si armike, si agjente të të huajve dhe arriti t’i ndalojë ato fare në emër të shqiptarizmit (“Feja e shqiptarit është shqiptaria”) dhe në emër të marksizëm leninizmit “Feja opium për popullin” që kishin brenda edhe komponenten iluministe të modernizimit edhe atë vetorientaliste të mohimit të identitetit lindor nga vinim, të ndarjes nga prapambetja që na kishte sjellë sundimi osman. Ndërkaq nuk duhet të neglizhojmë faktin se ndonëse në propagandën komuniste, veçanërisht pas mbylljes së kishave dhe xhamijave dhe shpalljes së Shqipërisë i vetmi vend ateist në botë, fetë trajtoheshin të gjitha si të huaja, në popull vazhdonin të qarkullonin besimet, por edhe dallime midis feve të ndryshme, ndonëse duke u bërë gjithnjë më të zbehta e duke mbetur më shumë si kujtesë origjine sesa si mënyrë jetese. Periudha paskomuniste Me rënien e komunizmit për shumë arësye, por mbi të gjitha për atë që quhet nevoja për të besuar e po ashtu edhe nevoja për identitet e spiritualitet edhe për të gjetur përgjigje për ankthet ekzistenciale si vdekja, ashtu sikurse edhe nga kriza identitare e shkaktuar sa nga rënia e shumë simboleve të komunizmit aq edhe nga dalja prej izolimit të gjatë të papërgatitur kulturalisht për të përballuar aventurën e hapjes ndaj botës, një pjesë e shqiptarëve iu kthyen Zotit e feve. (Pa dyshim edhe për arësye ekonomike sepse sejcila nga fetë kryesore filloi të investojë në Shqipëri.) Ky fenomen rilindjeje fetare shoqërohet edhe me fenomenin e ripërcaktimit apo rikonstruktimit të identitetit të shqiptarit. Ndonëse ndjenja nacionaliste e të qënit shqiptar vazhdoi të mbetet dominuese, filluan të shfaqen edhe identitetet e ndryshme fetare e të lindin dallimet midis pjestarëve të komuniteteve të ndryshme edhe në nivel popullor, madje edhe paragjykime të ndërsjellta denigruese. Në parantezë duhet thënë se edhe komunizmi nuk arriti t’i shuajë dallimet dhe, sëbashku me to, edhe paragjykimet. (Psh. ndër muslimanë qarkullonin vlerësimet denigruese se të krishterët ishin të pakarakter, sepse gjatë gjithë atyre shekujve ishin detyruar të jetonin të përulur, kurse ndër të krishterët ato se muslimanët ishin fanatikë e të paditur.) Ndër rikthimet në fe e, për pasojë, edhe në identitetet fetare më problematiku dhe më interesanti, sipas mendimt tim, është ai rikthim që, paradoksalisht, edhe duhet të ishte më i natyrshmi duke patur parasysh origjinën fetare të shumicës së shqiptarëve. E kam fjalën për rikthimin në fenë islame. E them këtë sepse kthimi në fenë e krishterë, qoftë edhe në fetë protestane, ishte më i pranueshëm ideologjikisht. Kur them ideologjikisht kam parasysh faktin se ideologjia mbisunduese e kohës u bë evropianizimi apo perëndimorizimi dhe feja e krishterë konsiderohej si feja e Perëndimit. (Ndonëse edhe këtu duhet të bëjmë dallimin midis katolikëve dhe ortodoksëve, ku feja e të këtyre të dytëve vazhdoi të kënsiderohet nga një pjesë si feja e armiqve kombëtarë dhe po ashtu e Lindjes). Gjithsesi kryqi në një farë mënyre ishte jo vetëm simbol i fesë së krishterë, por edhe i Evropës. Po ashtu kjo ideologji evropianizuese kishte në sfondin e vete historik ideologjinë orientaliste të Rilindjes sipas së cilës e keqja shqiptarëve u kishte ardhur nga rënia “aksidentale” për pesë shekuj në botën e të keqes, atë lindore, çka i kishte nxjerrë ata nga shtrati i së mirës. Këtë e kishte bërë të vetën edhe Zogu edhe Hoxha. Ky i fundit ndërkohë që kishën katolike (veçanërisht) dhe atë ortodokse e demonizoi kryesisht me komponenten e tij marksiste, fenë muslimane e demonizoi edhe me komponenten e tij nacional-orientaliste pra si fenë e prapambetjes, e pushtuesit turk që kishte sjellë fehrexhetë. Deri edhe emrat muslimanë ishin ngarkuar me ngarkesë pexhorative edhe fjalët turke ishin pastruar nga fjalori nën ndikimin e kësaj ideologjie që fillonte të ushqehej që në fëmijëri. “E drejtë njëra botë/ si shpata që mban/ e shtrembër është tjetra/ me jatagan” janë disa vargje të një poeme për fëmijë që Kadareja botonte më 1989 duke krahasura botën shqiptare me atë turke (Ismail Kadare “Në muzeun e armëve). Muslimanizmi dhe evropianizmi Megjithë këtë presion prej një shekulli vetorientalizëm e modernizim të identifikuar me “kapërcimin e prapambetjes që na lanë turqit” për habinë e atyre që mendonin se komunizmi, me gjithë të zezat e pafundme, kishte bërë edhe një të mirë, sepse kishte zhdukur të gjitha fetë dhe kështu, tani, do të mundësonte kthimin e shqiptarëve në fenë e të parëve (dmth. në fenë e krishterë) kjo gjë nuk ndodhi. Një pjesë e shqiptarëve u kthyen në fenë muslimane. Shkaqet, siç thashë, kanë qenë të shumta, por mbizotërues ka qenë nevoja për fe dhe Zot, e cila i ka çuar në fenë e gjysh stërgjyshërve të tyre muslimanë. Sepse, sikurse dihet, feja është një akt iracional besimi me rrënjë të thella në emocionet e njeriut. Nuk është një akt racional kalkulimi, një mekanizëm mbijetese i shqiptarit, i zgjedhur në mënyrë racionale, siç u tha shpesh në debatet mbi librin. Dua të them se një pjesë shqiptarësh muslimanë, që kërkonin Zotin dhe besimin, e kanë ndjerë shumë më afër atë në fenë e të parëve të tyre muslimanë sesa tek të krishterët. Dhe besoj se kjo është pjesa e besimtarëve. Kurse ndërrimin e emrave të atyre që shkojnë në Greqi që vërteton, megjithatë, se ndodh edhe fenomeni i veshjes së një identiteti tjetër për mbijetesë, sipas meje duhet ta shohim më shumë si një aspekt tjetër të fenomenit të krizës së identitetit e personalitetit të shqiptarit të komunizmit, që, kombinuar me individualizmin e konsumizmin, po krijon një shqiptar tjetër të ndryshëm nga të gjitha kohët paraardhëse dhe që, nga pikëpamja fetare, të paktën në këtë brez, qëndron më larg feve qoftë muslimane qoftë të krishtera. Megjithatë kjo kategori duket më indiferente ndaj këtij debati. Debatin e bëjnë ato shtresa që janë më të ndjeshme ndaj çështjes së identiteteve, që ndonëse janë një pakicë, dominojnë skenën e konstruktimit të ndërgjegjeve dhe identiteteve të reja. Gjykimi im duke u nisur edhe nga debati mbi librin e Blushit është se në kohën kur po jetojmë, siç e kam shkruar edhe herë tjetër, miti i tolerancës fetare që ka siguruar bashkëjetesën në paqe midis këtyre komuniteteve, nuk mjafton për të siguruar vazhdimësinë e harmonisë midis komuniteteve fetare në terma afatgjata. Së pari duhet thënë se, në fakt, gjatë periudhës komuniste nuk u zhvillua kultura e tolerancës, por kultura e intolerancës. Feja nacional komuniste e Hoxhës i shtypi fetë e tjera, nuk i toleroi, dhe nuk krijoi kulturën e vërtetë laike të bashkjetesës dhe respektit të të ndryshmeve, por shqiptarizmin e interpretoi si një identitet monolitik dhe përjashtues identitetesh të tjera. Në vazhdën e këtij shqiptarizmi monolitik e përjashtues, të lënë trashëgim nga komunizmi, me rilindjen e feve thënia “feja e shqiptaria është shqiptaria” filloi të zëvendësohet me mitin e tolerancës fetare i cili, në fakt, ishte më shumë një konstrukt ndrydhës (Frojdi thotë “Qytetërimi është ndrydhje”) që nuk kishte frymë laike, por laiciste. Me laicizëm kam parasysh një laicitet të deformuar që vjen e bëhet një religjion integrist. Sipas këtij laicizmi, identitetet fetare tashmë mund të jetonin, por duhet të qëndronin nën sundimin e shqiptarizmit që i konsideronte ato si inferiore. Mirëpo ky lloj laicizmi i mbuluar me mitin e tolerancës fetare sot rezulton i dobët për t’iu imponuar identiteteve të tjera. Kjo, së pari sepse jetojmë në kohën pasnacionaliste, të krizës së shtetit komb të krijuar nga globalizmi që i ka dobësuar ndjenjat kombëtare, së dyti sepse jetojmë në kohën kur modernizmi dhe kulti i modernizmit, që kuptohet edhe si triumf i epokës së arsyes mbi atë të besimit, janë në krizë, ia kanë lënë vendin post-modernizmit që, mes tjerash shfaqet, edhe si një rikthim i feve. Së treti sepse jetojmë në kohën pas 11 shtatoriste të luftës kundër terrorizmi islamik që fut në kontradiktë ideologjnë e perëndimorizmit me qënien e shqiptarëve me shumicë muslimane. Dhe këtu shohim të lindë kontradikta që sipas meje janë edhe në qendër të debatit të librit të Blushit. Kësaj situate të re, pas-nacionaliste, pas-moderniste e pas - 11 shtatoriste një pjesë e mirë e inteligjencës, ku bën pjesë edhe Blushi, kërkojnë t’i përgjigjen me metoda të vjetra nacional - romantike e nacional – komuniste. Çka do të thotë: duke tentuar ta rikonstruktojnë shqiptarizmin me metodat romantike të rigjetjes së thelbit identitar të shqiptarit, në këtë rast nëpërmjet bashkimit të rrënjëve të krishtera me perëndimorizimin dhe me imponimin e këtij identiteti të ri (“të ngurtë” do ta quante Zigmund Bauman) e monolitik duke i përjashtuar identitetet e tjera ose shumë shumë duke i “toleruar”, në kuptimin që i jap konceptit të tolerancës Derrida, kur e dekonstrukton, dmth. si një qëndrim i superiorit ndaj inferiorit, që ve, madje, edhe pragun e tolerimit me perspektivë asimilimin. Blushit nuk i intereson feja, as nuk e njeh botën e saj, ashtu sikurse nuk njeh historinë, atij i intereson të bëjë politika rikonstruksioni identitar. Blushi bën pjesë ndër ata që ndonëse jobesimtarë, madje do të thoja edhe ateistë, nisur nga një qasje ideologjike vetorientalizmi, e denigron fenë islame nëpërmjet shumë klisheve që janë përdorur nga vetorientalizmi shqiptar, të paktën që nga koha e Naimit e deri tek kinematografia e letërsia e socrealizmit. vënë alarmin e muslimanizimit të një pjese, ndërkohë që nuk venë alarmin për kthimin e pjesës tjetër në ortodoksi apo katolicizëm, por ekzaltojnë rrënjët kristine të shqiptarëve,. Cilët janë problemet e këtij qëndrimi, sipas meje? Kjo qasje krijon një ndarje të rrezikshme në vend midis shqiptarësh të dorës së parë dhe shqiptarësh të dorës së dytë. Dhe këtu Blushi nuk është se po bën ndonjë gjë të re: modelet i kemi jo vetëm në të kaluarën tonë, por edhe në Evropën e sotme. Ai kërkon të imitojë edhe qëndrime ekstremistësh të djathtë të sotëm në Evropë. Por me një ndryshim të madh, sepse, ndërsa në Evropë këtë e bëjnë të djathtët konservatorë ndaj emigrantëve muslimanë me pretendimin se përfaqësojnë shumicën e krishterë dhe bazuar në faktin historik se Evropa ka një komponente të rëndësishme të kulturës së saj dhe të historisë së saj kristiane katolike dhe protestane, tek ne historia dhe përkatësia është krejt tjetër shumë më e lidhur me Lindjen dhe kulturën e saj bizantine dhe osmane dhe me fenë muslimane dhe, mbi të gjitha, sepse muslimanët nuk janë emigrantë, por shqiptarë vendas dhe shumicë. Sipas mendimit tim të shprehur edhe herë tjetër, qasja ndaj identiteteve dhe rrënjëve në funksion të ndërtimit të një identiteti të kohës ku jetojmë duhet të jetë tjetër nga kjo qasje përjashtuese dhe diskriminuese. Shembullin e kemi mu në Evropë, ku shumica dhe pjesa më intelektuale, e aq më tepër partitë ku bën pjesë simotrat e partisë ku militon Blushi, e kanë refuzuar përcaktimin e identitetit evropian mbi bazët e rrënjëve fetare të krishtera. Qasja sipas meje në kohën e sotme duhet të jetë tjetër nga konstruksioni i një shqiptarizmi të bashkuar me “rrënjët” e krishtera, madje edhe nga laicizmi i kamufluar me mitin e tolerancës fetare. Qasja duhet të jetë ndërtimi i një shoqërie me frymë laike që do të ndërtojë edhe pluri-identetet që jetojnë në paqe dhe harmoni. Me frymë "laike", apo “laicitet” kuptoj atë që Habermas e quan “një "distancim refleksiv" nga siguritë vetjake, hapje drejt mundësisë që e vërteta mund të jetë tjetërkund dhe heqje dorë nga imponimi me forcë i përmbajtjeve që nuk gjejnë konsensusin e tjetrit.” Shqipëria në një farë kuptimi, pikërisht në sajë të ekzistencës së saj në një pikë gjeopolitie e kulturore që ka përbërë edhe një udhëkryq qytetërimesh, është një miniaturë e problematikës globale. Habermasi, duke e trajtuar këtë problematikë në shkallë botërore thotë se globalizimi ekonomik dhe lëvizjet migratore po krijojnë një "shoqëri globale" të përbërë nga "qytetërime" të ndryshme që reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj të njëjtave sfida që u ve përpara dinamika homologuese e modernizimit ekonomik. Cilat duhet të jenë raportet midis këtyre qytetërimeve? – shtron pyetjen ai. A duhet t'i mendojmë si të rreshtuar në aleanca që konfliktojnë rreth vizionesh alternative të së mirës dhe së keqes të frymëzuara nga fetë? Apo duhet të imagjinojmë që këto qytetërime do të kultivojnë një diskurs "ndërkulturor" rreth principeve të një bashkekzistence paqësore midis të barabartësh? Dhe në këtë diskurs ndërrkulturor a nuk duhet të imagjinojmë se pjesët duhet të bëjnë një hap prapa ndaj pretendimit se e vërteta e tyre është e vetmja e vlefshme? A nuk duhet të fillojmë të imagjinojmë se duhet të mësojmë të përdorim vetëm argumentet që i pranojnë edhe ata që nisen nga një pikëpamje tjetër nga e jona? Dhe a nuk është pikërisht kjo: “distanca refleksive” nga të vërtetat tona ajo që duhet të kuptojmë si “laicitet”? Arsyeja laike europiane rikthehet kështu – sipas Habermasit - në qendër të skenës si model i konfigurimit të atij që mund të jetë etosi ndërkulturor i një shoqërie botërore në të cilën takohen qytetërime të ndryshme. Ky do të ishte edhe modeli më i mirë sipas meje i Shqipërisë së shekullit XXI, fati historik i së cilës ka bërë që në territorin e saj të bashjetojnë tre fe dhe tre kultura. Në Kishën e famshme të Betlehemit, që është ndërtuar nga Helena, e ëma e Kostandinit në shekullin e III, shkuan në shekullin e VI persianët. Ata kishin shkatërruar shumëçka, por, kur dolën përballë hyrjes së kishës, panë se aty paraqiteshin në reliev Mbretërit Magjistarë, të cilët ishin veshur si persianë, dhe nuk e shkatërruan. Pastja erdhi radha e muslimanëve të arrijnë përpara saj si pushtues. Edhe ata shkatërruan shumëçka, por në kishën e Betlehemit ndaluan sepse ajo i dedikohej Marisë dhe ajo përmendet me emër në Kuran si nëna e Profetit. Dhe prandaj e lanë. Shqipëria ka plot monumente të tilla që bëjnë thirje për paqe dhe harmoni midis të ndryshmëve, për diskursin ndërkulturor midis tyre, për faktin se kjo larmi është pasuri që duhet ruajtur dhe jo rrezik që duhet eliminuar. Ajo e gjitha me historinë e saj të veçantë mund të ishte një monument i tillë, por për fat të keq, deri më sot, politikat ku i mëshohet argumenteve të papranuara nga pala tjetër e ku të vërtetat e njërës dhunojnë ato të tjetrës, që i ushqen edhe libri i Blushit, që u bë shkas për këto dy shkrime, kanë dominuar duke sjellë dhunë, shkatërrim e përjashtim më shumë sesa paqe, harmoni dhe bashkim midis shqiptarëve. Lexo me shume artikuj
-
Bota e medias dhe vecanerisht Top Media, Top Channel, Top Albania Radio, DigitAlb jane ne nje gjendje shoku, pas lajmit se Dritan Hoxha, president i Top Medias dhe themelues e krijues i Top Albania Radio, Top Channel dhe DigitAlb, eshte ndare ne menyre tragjike nga jeta, ne te gdhire te dates 23 maj 2008. Dritan Hoxha, i cili mbushte 40 vjec kete vit, eshte shuar pak minuta pas nje aksidenti te rende me makinen e tij ne nje prej rrugeve kryesore te kryeqytetit, shume prane studiove te Top Channel. Dritan Hoxha do te mbahet mend gjate per profilin e tij te vecante publik, si krijues i nje perandorie mediatike, e cila ndryshoi shijet e shqiptareve dhe dha kontribut te posacem ne liberalizimin dhe hapjen e shoqerise shqiptare pas vitit 1990. Ne si punonjes dhe bashkepunetore te tij jemi ende ne kerkim te fjaleve, per te shprehur dhimbjen e madhe qe na ka mberthyer ne keto ore, kur Tani, ashtu si te gjithe e therrisnim ne, nuk eshte me. Padyshim humbja me e madhe njerezore eshte per familjen e tij, per nenen Zyrane, e cila e rriti Dritanin, ne mungese te babait te tij, qe per rastesi tragjike, ishte shuar edhe ai ne nje moshe te re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve te shumta si te gjithe shqiptaret, ne shtepine e tij te pare ne Laprake. Ne Lapraken qe e rriti si djalin e saj, Tanin, nje i ri i jashtezakonshem, i cili merrej me shpikje teknologjike per te care terrin informativ qe kishte vendosur regjimi komunist. Humbja eshte e pazevendesueshme per gruan e tij Vjollcen, me te cilen ai krijoi familjen e tij te shtrenjte. Dritan Hoxha do t’i mungoje tre vajzave te tij Lorit, Sares, Redias, si dhe djalit te tij te vogel, Itan, i cili lindi vetem nje vit me pare. Dritan Hoxha do t’i mungoje Top Channel, pasi do t’i mungoje motori i pashterrshem i ideve, projekteve te guximshme dhe ambicioze qe kerkonte t’i realizonte, dhe ti realizonte shpejt, ashtu sic edhe ai vete jetonte jeten e tij, me nje ritem te jashtezakonshem. Dritan Hoxha do t’i mungoje Top Albania Radios, krijeses se tij te dashur dhe te pare mediatike. DigitAlb do te ndjeje mungesen dhe peshen e madhe te kujdesit per kete kompani te madhe mediatike, filialet e se ciles Dritan Hoxha i rriti me dashurine qe nje baba rrit femijet e tij. Por ne nje fare menyre Dritan Hoxha eshte kudo, ne cdo qelize te Top Medias, ne cdo sekonde qe ne transmetojme ne eter. Ne eter aty ku tani endet edhe shpirti i personit qe u njoh si Tani i Topit dhe si i tille do te mbahet mend pergjithmone. Zemra e Dritan Hoxhes ndaloi ne mengjes, pikerisht pak metra larg vendit, per te cilin ajo rrihte me fort, prane studiove te Top Channel. Lexo me shume artikuj
-
Janë cilësuar si dhjetë vendet e ferrit në tokë dhe të pakëshillueshme për vizitorët. Revista elektronike "AskMen.com" ka klasifikuar në prag të verës 2008, vendet, të cilat duhen shmangur me çdo kusht. Në listë gjenden vendet e goditura nga epidemitë apo fatkeqësitë natyrore, vende në kushte ekstreme klimaterike apo vende të goditura nga lufta e korrupsioni. E para në listë është Guineja e Re. Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha. Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura. Linfen në Kinë mban vendin e dytë në listë. Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t'i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty. Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës. Kryeqyteti i Koresë së Veriut nuk i ka shpëtuar listës. Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet. Edhe vendet perëndimore s'i kanë shpëtuar klasifikimit. Oklahoma është qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht. Lista vijon me Çernobilin. I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në Çernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar. Guinea e Re Problemi: Sëmundjet Me mbi 115 raste të sëmundjes AIDS që identifikohen për çdo muaj, Guineja e Re është në vështirësi të mëdha. Popullsia po rritet në një shkallë të pakontrollueshme dhe nivelet e papunësisë kanë kapur shifra rekord. Kjo gjendje ka shkaktuar krijimin e bandave të armatosura. Linfen, Kinë Problemi: Errësira Qyteti kinez është i errët dhe i zymtë, për shkak të 50 milionë tonelatash karboni, të cilat nxirren çdo vit nga kodrat pranë qytetit. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar smogut që krijon situatë mbytëse në qytet, si dhe rrezikon shëndetin e njerëzve që jetojnë aty. Bujumbura, Burundi Problemi: Korrupsioni Burundi është vendi më i varfër i planetit, i shkatërruar nga një histori gjenocidi, vrasjesh masive, si dhe vrasjen e liderëve politikë. Në mënyrë të pashmangshme, banorët e këtij vendi janë të fundit në listën e banorëve të lumtur të botës. Piongiang, Koreja e Veriut Problemi: Shtypja Prezantohet një qytet modern lindor, por pas fasadës fsheh një prej diktaturave më të ashpra të botës. Ka vetëm një kanal televiziv, i cili transmeton programe të kontrolluara nga qeveria. Gjithashtu, biçikletat janë të ndaluara, për të limituar lëvizjet dhe ndërveprimet. Oklahoma Siti, SHBA Problemi: Katastrofat natyrore Në klasifikim ka dhe pak perëndim. është qyteti më i goditur nga tornadot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fenomen natyror njihet si mjaft shkatërrues dhe koha e duhur për të shmangur Oklahomën është nga marsi në gusht. Çernobil, Ukrainë Problemi: Radioaktiviteti I famshëm në mënyrë të trishtueshme për shpërthimin bërthamor të vitit 1986, pjesa më e madhe e organizmave të gjallë në Çernobil u prek nga radioaktiviteti. Vendi qëndron në gjendje të braktisur i rrethuar nga qindra kilometra hapësire të pabanuar e lumenj të helmuar. Mogadisho, Somalia Problemi: Ilegaliteti Me rënien e qeverisë qendrore në vitin 1991, Mogadisho u kthye në një qytet pa ligj, pa asnjë strukturë reale të forcave paqeruajtëse që ndodheshin në vend. Kaosi ka zënë vendin e ligjit dhe të strukturat ligjore nuk funksionojnë. Yakutsk, Rusi Problemi: Ekstremizmi ambiental Ky qytet është zyrtarisht vendi më i ftohtë në sipërfaqen e tokës, duke përjashtuar Antarktidën. Temperaturat në dimër arrijnë në minus 50-60 gradë celsius dhe mundtë shkaktojnë hipotermi. Pa marrë parasysh izolimin nga pjesa tjetër e Siberisë dhe botës. Daka, Bangladesh Problemi: Ndotja Mungesa e stabilitetit politik, shtypja ushtarake, shkatërrimi pas luftës, si dhe katastrofat natyrore janë disa prej arsyeve që e bëjnë këtë një prej vendeve që nuk këshillohet të vizitohet. Mbi të gjitha, kryeqyteti i Bangladeshit vuan nga smogu dhe miliona tonë mbeturina që shkarkohen çdo vit në lumë. Bagdad, Irak Problemi: Lufta I dëmtuar në mënyrë të tmerrshme nga lufta e Gjirit dhe nga vite të tëra diktature, kryeqyteti përballet çdo ditë me atentate, rrëmbime dhe përdhunime. Dhjetëra të vdekur shënohen çdo ditë nga shpërthimet me bomba në pjesë të ndryshme të qytetit. P.S artikulli eshte marre nga T.O ... por perpara e kisha lexuar ketu http://it.notizie.yahoo.com/rtrs/20080516/...li-89ec962.html :D Lexo me shume artikuj
-
Dikush shtoi se fundmi qeveria shqiptare mori ne dore (edhe pse nuk dihet se cfare) "pushtetin" per te qene rregullatore direkte e adresave web shqiptare per prapashtesat (domain ne anglisht) me .al. Por na duhet te shtojme se projekti i qeverise i quajtur "Shqiperia ne kohen e internetit" mund ta quajme totalisht te deshtuar. Perkundrazi, urdheri i fundit i ngjason pak a shume Kubes ku vetem se fundmi ka lejuar kompjuterat personale dhe se shqiperia ende nuk ka mundesi qe nje subjekt privat ose individ te regjistroje nje adrese interneti me prapashtesen e vendit te vet. Urdheri i fundit thote se: Rregullat për hapjen e një faqe interneti nga institucionet shtetërore Institucionet shtetërore për hapjen e një adrese interneti duhet të regjistrohen vetëm nën tre domaine. Fillimisht është domaini “gov.al”, e rezervuar për të gjitha institucionet shtetërore, kurse “mil.al” e rezervuar vetëm për Forcat e Armatosura Ushtarake dhe “edu.al”, e rezervuar vetëm për institucionet shtetërore arsimore dhe edukative. -Për institucionet shtetërore është e detyrueshme që domaini të shoqërohet në përputhje të plotë me emrin e institucionit. -Një institucion shtetëror është i detyruar që në konfigurimin e faqes së tij të internetit të mos shmangë dy elemente kryesorë: stemën e Republikës së Shqipërisë dhe pamjen e jashtme të godinës së institucionit. -Institucione shtetërore nuk janë të kufizuara me ndonjë rregullore të posaçme për hapjen e një faqeje interneti, në të cilën pasqyrohen informacione apo të dhëna statistikore përveç drejtorive brenda një drejtorie të përgjithshme që është në varësi të një ministrie. -Institucionet qendrore, duke përfshirë ministritë, Këshillin e Ministrave, Presidencën, Kuvendin dhe institucionet e pavarura kanë parashikuar në buxhet shpenzime deri në 5 milionë lekë të reja në vit. Këtu përfshihen pagat e punonjësve të informacionit, mirëmbajtja e rrjetit, tarifat apo dhe blerja e kompjuterëve. -Në drejtoritë dhe agjencitë në varësi të institucioneve qendrore shpenzimet për internetin kapin vlerën e 2.5 milionë lekëve të reja në vit. Rregullat për subjektet private dhe persona të tjerë Subjektet private dhe individët mund të regjistrojnë faqen e internetit vetëm nën domainet .al si: “com.al”, “org.al” dhe “net.al”. Ajo cfare i duhet ERT (Enti rregullator i telekomunikacionit) jane vetem disa server dhe lidhja me network qe te kemi te gjithe mundesine te regjistrojme nje domain .al. Kane kaluar 16 vjet kur adresat e para filluan te regjistroheshin ne mbare boten ndersa ne shqiperi vazhdojme te jemi ne epoken e gurit sesa ne ate te internetit. Lexo me shume artikuj
-
www.keshilliministrave.al. Kjo eshte adresa e faqes zyrtare te internetit te Keshillit te Ministrave. Por nese kthehemi mbrapsht dhe ne vend te ".al" vendosim ".org", na del nje faqe e klonuar. Lajmi per te u be i ditur nepermjet e-mailit nga vete Kryeministria. "Jane hackers. Ata jane kudo ne bote", ka deklaruar kryeministri Berisha. Kurse Departamenti i Informacionit i Keshillit te Ministrave beri kete njoftim ne faqen zyrtare: "Departamenti i Informacionit dhe Marredhenieve me Publikun prane Keshillit te Ministrave njofton se ka kontaktuar organet perkatese hetimore dhe se do te kerkoje te merren te gjitha masat ligjore per gjetjen dhe ndeshkimin e autoreve". Por si veprohet per te hapur nje faqe interneti? Mjafton te futesh per shembull te Yahoo, te kerkosh te hapesh nje llogari me nje prapashtese te caktuar, ose sic quhet ne informatike "domein", te verifikosh qe ky domein eshte i lire dhe te plotesosh formularin. Per 9 dollare e 90 cent edhe ne mund te kemi faqen tone keshilliministrave.net, e ndryshme nga keshilliministrave.al, apo ".org". Por, a quhet ky nje akt piraterie? Internet Assigned Numbers Authority, organizem rregullues i internetit i vendosur ne Shtetet e Bashkuara, i ka rezervuar Shqiperise si nje numer kombetar vetem domeinin .al, qe me vendim qeverie administrohet nga Enti Kombetar i Telekomunikacioneve. Pra, akt piraterie do te ishte vetem nderhyrja ne adresen zyrtare te qeverise. Ne kerkim te autorit futemi ne nje faqe qe funksionon si te ishte numrator telefonik, por per domeinet e internetit. Aty gjejme te tera te dhenat e personit qe ka krijuar faqen tjeter te Keshillit te Ministrave. Pasi kontaktojme me te ne telefon takohemi pas disa oresh. Pirati yne i informatikes eshte nje skenarist humori. Atij i mjafton vetem nje laptop dhe nje kafe me wireless, pra me akses ne internetin me vale. "Une kete e kam marre si ide nga nje web site amerikan ku ironizohet Shtepia e Bardhe. Une besoj se nuk kam bere nje krim sepse ne web site eshte shkruar faqja zyrtare ne thojza dhe ne te ka humor", eshte shprehur pirati. Lexo me shume artikuj
-
Një forme kontrate mes një burri dhe një gruaje ekzistonte që prej 4 mijë vjetësh ne mes Babilonezeve. Të gjithë popujt e njohur kishin rituale shoqërore që përcaktonin bashkimin mes nje burri dhe një gruaje. Dëshmia më e vjetër për këtë fakt vjen nga kodi i Hamurabit (1792-1750 para erës sonë),në të cilën përcaktohej që martesa është e vlefshme vetëm nëse ekzistonte një kontratë e shkruar për "Blejren" e gruas nga ana e burrit.Filozofi grek Aristoteli(384-322 para erës sonë) thonte që mosha ideale për martesën ishta 37 vjeç për burrin dhe 18 vjeç per gruan. Lexo me shume artikuj
-
Pas skandalit qe bere jehone ne tere boten futbollistike dhe jovetem Ronaldo kerkon te falur duke u shprehur "Kam bere gabimin me te madhe te jetes sime". Ai ka shtuar se ate nate isha i dehur dhe jo i droguar dhe se nuk i njoha se ato ishin tranvestit. Ndaj kerkoj te falur te gjithve per kete gabim qe me ka bere te ndihem shume i ulur para te gjithve. Skandali me 3 tranvestite ne te cilin u perfshi braziliani Ronaldo i ka kushtuar shtrenjte imazhit te futbollistit pas publikimit ne shumicen e gazetave mbare boten. Nje prej sponsoreve kryesore te sulmuesit brazilian, kompania telefonike ‘Tim‘ ka zgjidhur ne menyre te njeanshme kontraten me Ronaldon qe eshte perfaqesuesi i vetem ne shtetin latin. Keshtu pas te fejuares se tij e cila nderpreu aventuren me fenomenin, tashme kete te fundit po nisin ta lene edhe financat. 24 vjecarja Maria Beatriz e cila e shoqeronte futbollistin ne rrugen e veshtire te rikuperimit tashme nuk do te jete me ne krah te Ronaldos. Sipas gazetes braziliane ‘O‘Globo‘, e cila dha lajmin zyrtar, kompania telefonike ka shfrytezuar nje klauzole te kontrates e cila parashikonte dhe jeten e Ronaldos. Nese ai bente dicka te demshme per imazhin e kompanise atehere milionat e rezervuar per te do te fluturonin dhe kjo ndodhi. Lexo me shume artikuj
-
Kohet e fundit eshte shtuar numeri i faqeve te internetit te infektuara me viruse te ndryshme. Ky alarm eshte dhene nga Synmatec dhe McAfee ku shprehen se rreth 1,3 e faqeve te internetit jane te infektuar nga kode qe egzekutohen ne momentin kur ne vizitojme faqen. Zakonisht kodi egzekutohet si javascript dhe aq me keq nese ai egzekutohet si ActiveX. ActiveX eshte nje lloj shtese ku browserit tuaj i kerkohet te instalohet nje "Controller" qe i nevojitet faqes web te shfaqet ne rregull. Keto kode futen nga hacker per te regjistruar fjalekalime te ndryshme per prishjen e adresave apo per tu futur ne llogari bankare te personave te tjere. Ky alarm ka perfshire edhe adresat shqiptare ku disa nga ato jane: realiteti.org //Lloji i virusit 'HTML/Infected.WebPage.Gen' [virus] parajsa.com // Lloji i virusit 'HTML/Infected.WebPage.Gen' [virus] gazeta-albania.net //Lloji i virusit 'HTML/Infected.WebPage.Gen' [virus] Keto jane faqet qe deri tani kemi arritur te verifikojme deri tani me ane te programeve antivirus dhe antispyware te cilat kane analizuar kodin e ketyre faqeve. Ne ju keshillojme rreptesisht qe mos te vizitoni keto faqe pa pranine e nje antivirusi apo anti spyware sepse mund te jene fatale per te dhenat tuaja nese ju i perdorni ato. Gjithashtu ju ftojme te keni kujdes ne rezultatet e kerkimit qe mund te beni me ane te motorit te kerkimit "Google" ku shpesh here mundoheni te vizitoni nje rezultat kerkimi dhe papritmas ri-drejtoheni ne nje faqe tjeter. Kjo do te thote se kompjuteri i juaj eshte i infektuar. Shpesh here google na njofton te mos vizitojme disa adresa sepse ato mund te jene te infektuara. Si te veprojme? Zakonisht ky lloj problemi fshihet si nje program ndaj duhet te shkoni tek "Paneli i kontrollit": Start->Panel control->Add or Remove programs Aty kontrolloni nese ka ndonje program te instaluar padeshiren tuaj. Nese ju duhet nje antivirus atehere ne po ju japim disa keshilla se cfare programi eshte me i kompletuar per nje mbrojtje sa me te sigurte, ndaj keshillojme: 1.Avira Premium Security 2.Bit Defender Total Security 3.Panda Antivirus Internet Security Lexo me shume artikuj
-
Tashmë interneti ka bërë për vete të gjithë dhe disa orë në ditë i kalojnë thuajse 70% e të rinjve. Kjo mani ka pushtuar edhe VIP-at kryesisht këngëtarët të cilët nëpërmjet kësaj teknologjike komunikojnë me miqtë dhe fansat e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve apo kurioziteteve të tyre, por edhe duke krijuar një grup miqësor në internet me personat e njohur. I tillë është edhe Hi5, mjaft i preferuar kohët e fundit nga të gjithë. Nëpërmjet hulumtimit tonë online ne kemi arritur të zbulojmë adresat në internet të disa prej këngëtarëve mjaft të njohur në Shqipëri e më gjerë. Ata janë kryesisht kosovarë. Në Hi5 ata kanë foto nga shoqëria e tyre por edhe nga fansat dhe për herë të parë ne po publikojmë foto me disa nga kontaktet që kanë ata online dhe me të cilët flasin rregullisht. Po kështu kemi përzgjedhur edhe disa prej komenteve të lëna në adresë të tyre, ekzistuese në linkun përkatës ku bëjmë të qartë se komentet nga kolëgët apo miqtë e afërt janë mjaft të rezervuara. BERTAN ASLLANI Ditëlindja: 29 Prill 1990 Vendlindja: Shkup 422 miq në profiL NDëR MIQT E TIJ: Sinan Vllasaliu, Getoari, Big Mama, Vesa Luma, Tuna, Shpat Kasapi SHPAT KASAPI Ditëlindja: 29 Prill Vendlindja: Shkup, Maqedoni 184 miq në profil Ndër miqt e tij: Nora Istrefi, Berkan, Greta Koçi KALTRINA SELIMI: Ditëlindja: 29 Qershor Vendlindja: Prishtinë, Kosovë 322 miq në profil MIRSA KëRCELLI Vendlindja: Gjilan 4074 miq në profil Genta Ismajli Ditëlindja: 13 Nëntor Vendlindja: Prishtinë 2078 miq në profil AGNESA VUTHAJ Vendlindja: Kosovë 2633 miq në profil GETOARI Vendlindja: Prishtinë 2630 miq në profil Ndër miqt e tij: Agnesa Vuthaj, Berkani, Bertani, Sinan Vllasalliu, Greta Koçi Lexo me shume artikuj
-
Në një sondazh të kryer nga një revistë goxha e lexuar amerikane, shumica e të anketuarve kanë pohuar se ende u pëlqejne stilet e vjetra ne marredheniet seksuale pavarësisht metodave të reja. Shumica e te pyeturve kanë thënë se stili i tyre i preferuar është “69″ (e keni parasysh vete ju). Edhe pse lodrat e ndryshme dhe seksi nuk janë më tema tabu (fatmiresisht edhe ketu ne Shqiperi), ne sondazh thuhet se rreth 70% e femrave dhe 80 % e meshkujve, preferojnë ‘nxemjen’ me shllak ose cokollate (’lende’ me te cilat lyejme pjese te ndryshme te trupit), ne vend te ‘teknologjise’ seksuale. Seksi oral është më i mirë kur përdoren prezervativë me shije të cilët janë gjithnjë e më të kërkuar në krahasim me prezervativët e zakonshëm. Dallimi më i madh ndërmjet meshkujve dhe femrave ka qenë në xhirimin e marrëdhënieve të tyre seksuale. Këto xhirime pa asnjë problem do t’i kishin bërë rreth 60% e meshkujve, ndërsa rreth 70% e femrave janë kundër tyre. Nga të gjithë të anketuarit, 95 % kanë kundërshtuar idenë për nxjerrjen në internet të xhirimeve të tyre, duke respektuar intimitetin personal dhe të partnerit. Ndërsa 75% e tyre kanë thënë se u pëlqen seksi me anë të SMS-ve. Cfare Sondazhi e???? Lexo me shume artikuj
-
Deputeti Spartak Ngjela i kerkon Presidentit te Republikes te kerkoje procedim penal per kryetarin e Bashkise se Himares, Vasil Bollano, per thirrje antikombetare e provokime antikushtetuese. Nga foltorja e Kuvendit, Ngjela tha se Bollano duhet te shkoje ne gjykate si bandit e injorant, qe ka fyer popullin shqiptar, duke stimuluar demonstrata si ato te fundit ne Himare, ku banoret kerkuan helenizim dhe autonomi. "Zoti President, kerkoj qe te vini ne vend nderin e shqiptareve. Bollano ka thene se Himara nuk eshte rajon shqiptar. Kerkojini Prokurores se Pergjithshme te nise procesin penal ndaj tij se ka dhunuar hapur Kushtetuten", tha Ngjela. Duke deklaruar se eshte interesuar mbi te dhe ka investiguar per Bollanon, demokrati i "ngrire" i PD, e quajti kreun e Bashkise se Himares banal, injorant dhe person qe ka fyer rende shqiptaret. "Ne menyre te perseritur, Bollano ka provokuar tentativa antikushtetuese dhe ka njollosur historine e Shqiperise. Ndaj tij s'mund te kete pergjigje tjeter vec akuzes dhe burgut", vijoi Ngjela. Deputeti, tashme i pavarur, tha se Bollano po neperkemb historine e popullit shqiptar. Ngjela tha se ne web-site zyrtar te Himares, gjenden dhe deklarata si ajo qe Gjergj Kastriot Skenderbeu na u quaka Jorgo. "Thua se eshte refugjat, e po na merr pension ne Greqi", ironizoi ai. Nga ana tjeter, Ngjela akuzoi ashper se Bollano, pervec thirrjeve antishqiptare ka ndaluar dhe te gjitha investimet ne Himare e po shperdoron ne menyre abuzive te gjitha fondet e mbledhura, qe te mos lejoje investime. "Tani na del me demonstrata, jashte shqiptaret nga Himara. Une nuk e di ku e gjen forcen ky njeri qe fyen kaq shume vendin e tij. Te pushohet menjehere dhe te cohet ne gjykate", theksoi Ngjela. Ai kritikoi dhe deputetet e mazhorancen ne pushtet, qe lejon te ndodhin ngjarje te tilla antishqiptare. Ndaj dhe kerkesa e Ngjeles, edhe pse e bere nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua Presidentit te Republikes, Bamir Topi. "E keni bere dhe kryetar te Omonias, ate bandit. Cfare po ndodh ne Korce, asnje vote s'po merrni aty", kritikoi Ngjela. Deputeti i pavarur ishte i vetmi qe foli ne seancen e djeshme plenare per ngjarjet e diteve te fundit ne Himare. Madje, mori dhe duartrokitje nga salla e deputetet per fjalimin e bere. Vetem pak dite me pare banoret e Himares kerkuan helenizim dhe autonomi. Gjate vizites se zv/ministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis, banoret kerkuan te jene pjese e shtetit grek me te drejte vote dhe te shpallen si qyteze autonome. Kerkese e cila nuk mori pergjigje nga zv/ministri grek. Zyrtari grek u prit me tingujt e himnit grek, flamuj te shtetit fqinj dhe gjate gjithe kohes komunikuan ne gjuhen helene ne viziten e kryer ne Himare. Ai tha para banoreve se "Greqia mund te ndihet ketu me pranine time. Himara te funksionoje si Greqia. Prandaj ju duhet te rrini ketu ne vendin tuaj, restoja jane vogelsira, te cilat nuk na i nxjerr dot kush nga shpirti. Kete duhet te mendojme dhe kuptojme se bashku. Ne jemi ketu midis jush, jetojme me ju si dhe ju perfaqesojme ketu. Vizita eshte me qellim t'u shohim si jeni dhe cfare problemesh keni". I pranishem ishte dhe kryetari i Bashkise, Vasil Bollano. Lexo me shume artikuj
-
Kritika të forta për kulturën e mirëmbajtjes së parave Mungesa e kulturës së mbajtjes së parasë, vazhdon të mbetet problem për vendin tonë, duke sjellë pasoja të rënda për ekonominë. E lidhur ngushtësisht me efektin psikologjik të prezencës së parasë sa më afër vetes, duke e mbajtur në portofol, në xhep dhe shumë herë në dorë, si rrjedhojë e veprimeve të shpeshta me procesin e shitblerjes, jo qëllimisht i kemi dëmtuar, duke i nxjerrë jashtë përdorimit. Vetëm për vitin që shkoi, shqiptarët kanë "zhdukur" nga qarkullimi rreth 7 miliardë lekë ose 80 milionë dollarë, si pasojë e keqpërdorimit të tyre. Një tjetër shkak që solli rezultatin negativ për ekonominë tonë është se, një pjesë e kartëmonedhave janë prodhuar prej kohësh, si 100 dhe 200 lekëshin. Por në listën e sasisë së kartëmonedhave të dala nga qarkullimi nuk mungojnë dhe prerjet e reja, si 10 mijë lekëshin i ri apo 5 mijë lekëshin. Pavarësisht rritjes së numrit dhe shërbimit të bankave në vend, ose ligjeve fiskale të nxjerra nga qeveria për të ulur informalitetin, shqiptarët preferojnë që me paranë të kenë një kontakt fizik sesa virtual. Raporti Banka e Shqipërisë ka publikuar dje raportin statistikor për vitin 2007, duke hedhur të dhëna financiare rreth aktivitetit të bankës. Kështu, BSH ka paraqitur shifrat e fundit për vitin 2007 dhe 2006 rreth gjendjes së kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim. Për vitin që shkoi, shqiptarët kanë qarkulluar 161,162,000,000 lekë, duke përfshirë dhe sistemin bankar. Ndërsa për vitin 2006, monedha dhe kartëmonedha në qarkullim rezultonin 168,234,000,000 lekë. Pra, nga diferenca mes dy viteve del se, rreth 7 miliardë lekë kanë dalë nga qarkullimi për periudhën që shkoi. Kartëmonedha më e prekur rezulton 100 lekëshi, me rreth 3500 copë të dala nga qarkullimi, si dhe 500 lekëshi me rreth 13 mijë copë të dala nga përdorimi, gjithnjë sipas krahasimit të bërë me 2006. Bie në sy fakti se prerjet e reja 5000 lekëshe nuk i kanë shpëtuar "keqtrajtimit" nga përdoruesit, duke nxjerrë jashtë lojë plot 800 copë. Bankat Roli i bankave në trajtimin dhe mirëmbajtjen e parasë është i domosdoshëm në këtë proces. Që prej pesë vjetësh në vendin tonë kanë hyrë në përdorim kartat elektronike debiti dhe krediti, të cilat zëvendësojnë fizikisht paranë, por që janë tepër komode për t‘u përdorur. Për ta zhvilluar si kulturë të përgjithshme, qeveria shqiptare hodhi hapin e parë të funksionimit të tyre, duke i kaluar pagat e sektorit shtetëror nëpërmjet bankave, numri i të cilave sa vinte dhe rritej. Edhe pse në fillim u duk i vështirë aplikimi i kësaj skeme nga punonjësit e administratës shtetërore, kalimi i pagave me bankë solli detyrimisht përdorimin e tyre ATM-ve (automateve), e si rrjedhojë kartat elektronike. Që nga ajo periudhë e deri më sot numri i ATM-ve siç është raportuar nga bankat, në 31 dhjetor 2007 rezulton të jetë 433, nga të cilat në rajonin e Tiranës janë të vendosura 254 ATM. Të dhënat e fundit (shkurt 2008) flasin për një përdorim të kartave të debitit nga ana e individit deri në 621 mijë dhe karta krediti në rreth 14 mijë. Për sa u përket pikave tregtare (butikë, market, etj), që ofrojnë shërbimin e këtyre kartave, në rang vendi numërohen rreth 2 mijë. Paratë e "grisura" Kartëmonedha më e prekur rezulton 100 lekëshi, me rreth 3500 copë të dala nga qarkullimi, si dhe 500 lekëshi me rreth 13 mijë copë të dala nga përdorimi, gjithnjë sipas krahasimit të bërë më 2006-ën. Bie në sy fakti se prerjet e reja 5000 lekëshe nuk i kanë shpëtuar "keqtrajtimit" nga përdoruesit, duke nxjerrë jashtë loje plot 800 copë. Kartat e kreditit Këto karta janë krijuar që të zëvendësojnë paratë fizike (monedhë, kartëmonedhë) dhe t‘ju lehtësojnë pagesat për blerjet dhe shërbimet. Kështu, nëse nuk keni me vete të holla, mund të blini atë që dëshironi, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën e kreditit. Për ta pasur këtë kartë shërbimi, mjafton të kesh një llogari bankare, e cila të autorizon përdorimin e këtij mjeti. Çdo muaj paguhet pjesa e shpenzuar me kartë krediti nga individi për muajin paraardhës ose mund të paguhet e gjithë fatura. Limiti i konsumimit të shumës varion nga paga individuale dhe llogaria bankare. Kartat e debitit Ndodh shpesh që termat debit dhe kredit të përdoren si të njëjtë, por në fakt ekzistojnë ndryshime midis tyre. Me një kartë krediti mund të blesh dhe faturën ta paguash më vonë. Shumica e llogarive të kartave të kreditit të lejojnë të mbartësh një shumë të papaguar nga një faturë mujore te tjetra, duke paguar interesat për atë shumë. Zakonisht, duhet shlyer detyrimi sa herë që merr një faturë. Për t‘u pajisur me një kartë debiti mjafton të hapësh një llogari bankare, duke paraqitur një dokument identifikimi dhe një vërtetim individual për të ardhurat mujore. Gjendja e kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim 31 Dhjetor 2007 31 Dhjetor 2006 Vlera Nominale LEKë Copë (në mijë) Totali LEKë (milionë) Copë (në mijë) Totali LEKë (milionë) 100 5,906 591 9,244 924 200 13,183 2,637 15,799 3,160 500 52,883 26,441 66,541 33,271 1,000 69,202 69,202 72,601 72,601 5,000 12,074 60,368 11,351 56,755 Monedha 1,923 1,523 161,162 168,234 Lexo me shume artikuj
-
Warner Bros me ne fund do te realizoje endrren qe heroi shqiptar te perjetesohet ne nje realizim madheshtor kinematografik te papare deri me sot Bota ka shtatë sheshe me emrin e Skënderbeut, shtatë buste në kryeqytetet kryesore dhe emri i Heroit Kombëtar është në të gjitha enciklopeditë botërore. Por tashmë, figura e tij pritet të lidhet me një film që do të dalë nga studiot e prodhimit të Hollivudit. Projekti që prej kohësh diskutohet në Shqipëri, duket se do të marrë udhë shumë shpejt nga kompania prestigjioze “Warner Bros”. Shqiptarë të diasporës dhe komunitetit shqiptar në Amerikë prej kohësh kanë ndërmarrë një fushatë, ku me anë të një peticioni i kërkojnë kompanisë të marrë përsipër realizmin e një filmi për Heroin tonë Kombëtar. Pas dokumentarit të prezantuar në SHBA një vit më parë për jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, tashmë një prej producentëve të njohur amerikanë pritet të marrë përsipër realizmin e filmit. Një vit më parë, “Illyria Entertainment Group” prezantoi në Miçigan të SHBA-ve një film dokumentar mbi jetën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Dokumentari ende nuk është bërë publik i plotë, por qarkullon në formën e spoteve publicitare në sajte të ndryshme ndërkombëtare. Dokumentari cilësohet si një nga prekte më të rëndësishëm që do të shërbejë për të njohur figurën e Skënderbeut. Ndërkohë që publikimi i këtij dokumentari pritet të zgjojë edhe interesin e producentëve të ndryshëm, për ta marrë seriozisht mundësinë e një filmi artistik për jetën e Heroit tonë Kombëtar, ndërsa së shpejti pritet që në kinematë botërore të shfaqet filmi më i ri mbi jetën e Skënderbeut. Kliko ketu te shikoni pjese nga filmi i Skenderbeu-t te Illyria Entertainment Lexo me shume artikuj
-
Do te me pëlqente te shkruaj gjate për gjuhen shqipe, por duke qene se nuk jam as studiues i saj dhe as ndonjë folës i shkëlqyer, dua te them vetëm pak fjale. Mendoj se përdorimi i gjuhe shqipe nga gazetaret, analistet, politikanet, sidomos ne media, ka një ndikim te madh ne formimin e kuptimeve te drejta ose te shtrembra te degjuesit e një arsimimi mesatar dhe te ulet. Ve re me dëshpërim te madh se mjaft folës ose shkrues përpiqen t’i formulojnë mendimet e tyre ne mënyrë sa me elegante dhe e humbasin fillin e bisedës, ose hiqen sikur nuk e kane harruar fillin dhe e ndryshojnë temën, duke mos e nxjerre idenë e tyre ne mënyre te qarte. Natyrisht, nuk janë te gjithë ciceronë e demostenë, por biseda, fjalimi, kumtesa dhe shume fusha te tjera te te shkruarit dhe te folurit kane rregullat e veta. Nëse këto rregulla i shkel, atëherë nuk je gjë tjetër, veçse një majmun i gëzuar bërtitës ose zhgarravitës. Me duket mua (qofsha i gabuar) sikur kemi shume nga ketë. Kjo mua me shqetëson, sepse duke qene me dëshire qe te kuptoj se ç’thotë ai tjetri, rri përpiqem ta kuptoj, mbledh energjitë për te ruajtur ne kujtese e qe me pas te bej lidhjen e koncepteve qe me paraqiten dhe, me ne fund, me del se jam stresuar; personi ia ka futur kot, po kot fare ama! Thashë se kjo me shqetëson, por me shume nga çdo gjë me irriton kur përdorin dy ose edhe tre koncepte, si për te shpjeguar idenë e tyre te madhe, duke u dhëne koncepteve ose te njëjtin volum dhe te njëjtën përmbajtje, ose duke përdorur koncepte te gjuhëve te huaja, sidomos italisht dhe anglisht, ne mënyre te tille qe nuk shkojnë me idenë qe duan te paraqesin. Nuk doja te shkruaja për çdo lloj trashamanësie qe flasin e shkruajnë mjaft njerëz (ndofta edhe unë jam nder ta), por ama te jesh politikan dhe te me besh fjalimet para popullit, Parlamentit, gazetave etj., mbushur me koncepte te gjuhëve te huaja, thuajse te gjitha pjesët e ligjëratës ne gjuhen shqipe i dëgjon t’i thonë me gjuhe te huaj me përjashtim te lidhëzave, parafjalëve dhe mbaresave. Këta lloj njerëzish ose janë injorante, ose janë matrapazë qe nuk prishen ne pazarin e gjuhës, se nuk kane ndërmend te paguajnë veç t’ia marrin mendjen tjetrit qe te thotë: “Oooooo, sa i ngritur ishte filani! Mendoj se këta lloj harrojnë qe tjetri te thotë shqip (nuk di ta përdore fjalën e huaj snob) “Ik ore, se qenke një derr trapi ti, qe s’e ke shokun!” Jam gjithmonë për një njohje te thelle te gjuhëve te huaja, sepse ky është fati ynë. Nuk flas për ato mosha shume te reja dhe fëmijët shqiptare qe lindin jashtë Shqipërisë, por flas për ata qe janë ne Shqipëri. Unë them se po nuk e njohe gjuhen tende mire, atëherë ti nuk ke si t’i përkthesh ne shqip mjaft nocione dhe koncepte, qe mendoj se janë shume te nevojshme t’i kuptojnë ata te cilëve ti u flet. Me te vërtete do te me pëlqente te shkruaja me shume, jo për një pastërti absolute te gjuhës, por për te treguar se mjaft politikane nuk kane personalitet shqiptar në radhë te pare, dhe pastaj t’i shtojnë kulturës shqiptare ato gjera te tjera te mrekullueshme te gjuhëve te tjera. Edhe pse unë nuk i njoh mire ato dy çika gjuhe, qe i mësuam ne kushtet e punës dhe te jetës, prape unë me aq sa shikoj them se gjuha shqipe me te vërtetë elemente gramatikore, sidomos sintaktike, qe mund te konkurroje me një dinjitet te plote si një zonje e rende mes zonjave te renda indoevropiane etj. Me falni qe u zgjata kaq shume, por me detyron malli për vendin tim, sidomos me qan zemra te pi kafe ne gjuhen shqipe! Lexo me shume artikuj
-
Ka qenë ndezja aksidentale e pirgjeve të barutit të grumbulluara gjatë zbrazjes së gëzhojave ajo që ka shkaktuar eksplozionin fillestar, i cili i ka dhënë jetë më pas një zinxhiri të pambarimtë shpërthimesh. është ky skenari që përshkruan një ekspert ushtarak shumë pranë skuadrave të specializuara që operojnë prej kohësh në sektorin e shkatërrimit të municioneve. Ndërkohë, eksplozionet masive që pasuan kanë ndodhur për shkak të përqendrimit të sasive të konsiderueshme të predhave të magazinuara shumë pranë njëra-tjetrës. Skenar që, sipas burimit, i cili preferon të flasë në kushtet e anonimatit, bëhet i pranueshëm edhe po t‘i referohemi rrjedhës së ngjarjeve të treguara me kalimin e orëve nga dëshmitarët okularë: fillimisht u panë flakë zjarri të pasuara nga disa krisma jo shumë të forta, të cilat, pas rreth 15 minutash, u shoqëruan nga një shpërthimi gjigant, që i hodhi njerëzit që ndodheshin aty pranë deri 7-8 metra larg. "Baruti i zi, me të cilin janë mbushur predhat e artilerisë - vazhdon eksperti - gjatë djegies arrin temperatura deri 3 mijë gradë Celsius, gjë që mund të ketë krijuar edhe kushtet për nisjen e eksplozioneve zinxhir, duke tejnxehur mbushjet e municioneve". Përkundrejt asaj që mendohet gjerësisht, sidomos duke iu referuar përmasave veçanërisht të mëdha të shpërthimeve, sipas ekspertit municioni i magazinuar në depot e Gërdecit ishte i llojit të konsideruar me rrezikshmëri të ulët. Në pjesën dërrmuese bëhet fjalë për predha artilerie të kalibrave të ndryshëm, që nisin nga kalibrat 37, 57, 85, 100 dhe maksimumi 152 milimetrash. Eksperti përjashton çdo lloj mundësie për ekzistencën në depo të armëve me mbushje të mëdha eksplozive. Sqaron se materialet luftarake me rrezikshmëri të lartë, si bomba aviacioni, mina nënujore dhe silurë janë asgjësuar falë një projekti nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes më 15 dhjetor të vitit të shkuar. Ka qenë sasia shumë e madhe e tyre dhe magazinimi nëpër depo sipërfaqësore dhe jo në tunele të posaçme që i dha të tilla përmasa shpërthimit. Përveç vendndodhjes mbi terren, është shkelur çdo standard i mundshëm i ruajtjes dhe magazinimit të materialeve të tilla, duke lejuar ndërtimin e godinave civile në afërsi të zonës. Një tjetër faktor që e ka bërë më të pranishëm këtë rrezik është edhe lloji i municionit dhe sidomos koha e gjatë e qëndrimit të tij në magazina e depo ushtarake. Në pjesën dërrmuese bëhet fjalë për predha kineze e ruse të prodhuara në harkun kohor 1960-1965. Çfarë mund ta ketë shkaktuar shkëndijën fillestare? Me shumë gjasa një gabim njerëzor, shpjegon eksperti, i cili mund të vijë edhe si pasojë e një cigareje të vetme të ndezur. Një rrezik tjetër shumë i madh është edhe prania e rrjeteve elektrike në ambientet ku bëhet çmontimi i predhave dhe zbrazja nga baruti. Nga ana tjetër përjashton çdo mundësi që këto materiale të rrezikshme të jenë trajtuar nga duar jo eksperte, siç u raportua nga disa media, sipas të cilave në fabrikën e demontimit punonin gra e fëmijë. "Në të vërtetë, kompani të këtij lloji pjesën më të madhe të të punësuarve e kanë afruar nga radhët e ish- ushtarakëve, të gjithë specialistë të fushës së armatimit, madje disa syresh edhe me grada të larta, si kapitenë e majorë". Për ekspertin, tragjedia e fshatit Gërdec mund të jetë shkaktuar nga një skenar shumë i përafërt me atë të ngjarjes së 6 majit të vitit 2006 në Dhëmblan të Tepelenës, ku për shkak të shpërthimit të shkaktuar nga një pakujdesi mbetën të vdekur specialistët Ardian Hana e Namik Gjolena dhe u plagosën tre kolegë të tjerë. Lexo me shume artikuj
-
TIRANë – Një lojtar i rëndësishëm si Valon Behrami e ka bërë të ditur disa kohë më parë se do të luante për një Kosovë të pavarur. I intervistuar në fund të vitit 2007 nga media zvicerane (“Die Welt Woche” – “Java Botërore”), mesfushori i djathtë i Lacios romane në Serinë A, premtoi se ndonëse e ndjen veten mjaft zviceran, nuk do ta refuzonte dot përfaqësuesen e Kosovës. “Shqipëria nuk ka qenë altenativë për mua, - është shprehur Valoni, - në një Kosovë të pavarur do të luaja për Kosovën, edhe pse kjo shkon kundër logjikës sportive. Nuk ka asnjë keqkuptim, ndjehem zviceran dhe jam krenar që të luaj për këtë vend, por Kosovën nuk mund ta refuzoj”. Behrami pohoi se ka shumë të afërm në Prishtinë dhe se shpesh shkon atje, ndonëse është larguar që 5 vjeç. Po ashtu ai thotë se është takuar me njerëz të politikës dhe me detyra institucionale të Kosovës dhe i ka kërkuar atyre që të ndihmojë me popullaritetin e tij për pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, lojtarët nga Kosova që luajnë për kombëtaren shqiptare do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat kuqezi, për këtë u ra dakord mes presidentëve përkatës të federatave, Dukës së Shqipërisë dhe Vokrrit të Kosovës. Lexo me shume artikuj