Jump to content
Veriu Forum

Ina_84

Moderatore
  • Content Count

    483
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    3

Everything posted by Ina_84

  1. ku ka me bukur se ne shqiperi.... :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:
  2. Per mendimin tim kryeministri Berisha eshte munduar ta çoje perpara Shqiperine ne shume aspsekte.Ne disa ia ka dale ne disa jo... Por ama kushdo parti tjeter politike nuk do kishte bere me shume! Pse? Sepse une mendoj qe Shqiperise do ti duhet shume kohe qe te arrije ne nje nivel normal jetese.Nuk duhet te shohim Tiranen,Durresin apo Vloren.Shqiperia eshte ajo ku ne shume vende te thella si Mirdita,Dibra,Malesia e shume te tjere jeta eshte e veshtire,nuk ekziston asnje mundesi pune,nxenesit per te shkuar ne shkolle bejne çdo dite km e km rruge"ne kembe". Eshte e vertete qe u futem ne Nato,ishte nje moment historik por na duhet shume per te shkuar lart shume lart. Sepse politika shqiptare eshte "shume e mençur",Sapo afrohen zgjedhjet,behen pak rruge te reja,i lene dritat 24-24,etj...
  3. Ina_84

    Qyteti vs Fshati

    Mua me pelqen shume jeta ne fshat.E kam enderr te kem nje shtepi perdhese,te kem Peme te mbjellluara kudo,pula dhe nje kal,sepse me pelqen shume andare in cavallo. P,S Qyteti ka shume gjera te mira,por fshatit nuk ia kalon,duke filluar nga ajri i paster....
  4. Ina_84

    pershnedetje!

    Mireseerdhe ne forumin tone..
  5. Se besoj se shpresa do vdese ndonjehere....
  6. E kam njohur ne internet,para 5 vitesh afersisht.pas 4 vitesh lidhjeje u fejuam dhe jam mire me te.
  7. E kam ndjekur shpesh fushaten presidenciale Obama-Mc Cain dhe sinqerisht qe ne fillim me ka pelqyer Obama.Ndoshta te gjithe ato premtime qe PR USA ka bere,se besoj se do mundohet ti relizoje te gjiyha x vete faktin qe jemi ne nje periudhe te forte krize ek,dhe x me teper lufta ne irak,rripin e gazes,konflikti me rusine etj.Por siç thuhet ''Shpresa vdes e fundit''.
  8. Ina_84

    auguri

    U befsh 100' vjeç.
  9. Ina_84

    RENIA E FLOKEVE

    Keto muaj, si pasoje e ndryshimit te stines dhe ndryshimit te gjakut, kemi edhe ndryshim ne renien e flokeve. Ne kete faze renia e flokeve eshte me madhe edhe te meshkujt edhe te femrat. Prandaj rekomandohet qe ne kete periudhe te perdoret shampo kunder renies se flokeve, i shoqeruar me ampula kunder renies, dhe njeheresh duhet qe te behet masazh i mire i lekures se kokes se paku njehere ne dite dhe mundesisht te evitohen preparatet per rregullimin e flokeve, sic eshte geli, shkuma, llaku etj. Krahas renies se flokeve ne kete periudhe kohore shtohet edhe yndyra dhe zbokthi i flokeve, per kete arsye duhet te perdoren edhe shampo te cilat e i largojne keto dy probleme. Personat (meshkujt dhe femrat) te cilet kane floke te gjata, zakonisht mendojne se floket bien per shkak te gjatesise se tyre dhe bejne nje hap te gabueshem duke i shkurtuar ato. Jo, ne fakt te keto raste, pervec larjes me shampo kunder renies se flokeve, kunder zbokthit dhe yndyres, preferohet qe nje apo dy here ne dite floket te krihen me kreher me dhembe te rralle, me qellim qe te largohen floket e rene. Ato qe vuajne nga renja e flokeve ose tullaclleku,mund te aplikojne nje paste (pomade) te bere me vaj ulliri te ngrohte ,nje luge gjelle mjalte,nje luge çaji pluhur kanelle,dhe ta mbajne ne koke per rreth 15 min dhe pastaj te lajne flokun.U zbulua se ishte efektive edhe kur mbahej per 5 min.
  10. Ina_84

    LARINGU

    KU NDODHET LARINGU? Laringu ndodhet nga jashte,ne mes te qafes,ndersa brenda fillon menjehere poshte rrenjes se gjuhes dhe shtrihet deri ne hyrje te ezofagut.Nga jashte ai perkon me te,pjesen me te ekspozuar ne mes te qafes,ne vijen e mesit. CILI ESHTE FUNKS KRYESOR I LARINGUT? Laringu ka 3 funks kryesore: 1---Sherben si mbrojtes x rruget e poshtme te frymemarrjes ndaj kalimit te ushqimeve ne te.Ai sherben si sfinkter dhe reagon sapo ne hyrje te tij kalon ndonje leng apo trup tjeter i huaj.Kjo kuptohet shume lehte po te kemi parasysh qe nje pike uje te kaloje ne rruget e frymemarrjes,ne mbytemi menjehere. 2---Sherben si rruge x kalimin e ajrit ne mushkeri,pra merr pjese ne frymemarrje.Gjate frymemarrjes telat e zerit hapen duke bere te mundur kalimin e ajrit midis tyre. 3---Merr pjese ne prodhimin e zerit apo ne te folurin,nje funks qe e dallon njeriun nga kafshet.Zeri prodhohet nga presioni i ajrit qe vjen nga mushkerite i cili ve ne levizje telat e zerit.Dridhja e tyre formon zerin. NGA CILAT SEMUNDJE PREKET ME SHPESH LARINGU? Tek femijet me shpesh laringu preket nga infeksionet ne formen e laringiteve akute apo kronike.Te te rriturit semundjet me te shpeshta jane laringitet kronike dhe kanceri i laringut.Laringet kronike jane ne gjendje te paraprijne kancerin,sidomos me shpesh te duhanpiresit.Te perdoruesit profesioniste te zerit(kengetaret) mund te zhvillohen nodujt vokale. CILAT JANE SHENJAT E SEMUNDJEVE? Shenjat kryesore ne laringitet akute te femijet,jane ngrirja e zerit dhe veshtiresia ne frymemarrje.Ne lariget kronike shenjat kronike eshte ngjirja e zerit x nje kohe te gjate.Ne kancerin e laringut shenja kryesore eshte ngjirja e zerit qe lokalizohet ne kordat e zerit.Kur ai lokalizohet siper kordave shenja kryesore eshte dhembja e fytit dhe veshtiresia ne gelltitje.Ne rastet kur masa zmadhohet shume i semuri ndjen veshtiresi ne frymemarrje. CILAT JANE SHKAQET E SEMUNDJEVE? Ne kancerin e laringut shkaktari kryesor eshte perdorimi i duhanit.Personat qe kane pire mbi 20 vjet duhan dhe kane pire mbi 30 cigare ne dite ,jane shume te predispozuar per kancer.Ky rrezik shtohet shume kur perveç duhanit i semuri perdor edhe alkol.Kanceri me shpesh shfaqet pas dekades se 5 te jetes. SI MUND TE BEHET MJEKIMI? Mjekimi kryesor i kancerit te laringut eshte kirurgjia,i shoqeruar me rrezatim mbrapa ne stadet e avancuara .Ne stadet e hershme mjekimi behet me rrezatim ose operacion. PARANDALIMI I SEMUNDJEVE TE LARINGUT? Eleminimi i pirjes se duhanit dhe alkolit. SI BEHET REHABILITIMI VOKAL TE TE SEMURET QE KANE HEQUR LARINGUN? Me ane te vendosjes se protezave te zerit ,menjehere sapo hiqe laringu.Kjo proteze e rikthen zerin ne masen 80%.
  11. Ina_84

    X ty mami

    X ty mami qe sot ke ditelindjen,dua te te uroj edhe 100 vite te tjera.X ty qe me ke ndenjur gjithmone prane,qe me ke dhuruar dashurine tende dhe shoqerine tende.X ty qe me ke dhene gjithmone kurajo per te perballuar gjithçka. X ty qe zemra ime te adhuron. Te dua shume.U BEFSH 100 VJEç. Nga une.
  12. Ina_84

    URIME BRESHKA

    U befsh 100 vjeç.Tu plotesofshin te gjitha deshirat e tua.In bocca al lupo. Shume urime nga une ,Ina. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:
  13. Floku i drejte;; po te kemi parasysh qe e gjejme me gjatesi te ndryshme,pra: te shkurter te gjate te mesem ne te 3 keto momente shfaqen karakteristikat e tij te veçanta.Po e nisim nga floku i gjate. Floku i gjate;; Kjo kategori trajtohet me krehje çdo jave,me prerje 1 here ne 8 ose 10 jave.Per kete gjatese floku duhet te perdoren produkte qe ruajne shendetin dhe ngjyren pasi jane elemente qe bien me shume ne sy. Floku mesatar;; eshte mire qe ne floke te drejte mesatare ,te levizet me shkallezim,dhe me 2 nivele ngjyrash,ose ngjyra me kontrast.Per te ruajtur dhe shtuar volumin ,rekomandohet te perdoret ,ose shkume volume ose spray volumizant.Prerja duhet bere 1 here ne 6 jave. Floku i shkurter;; Ka te beje me prerjen dhe krijimin e kolumeve te ndryshme sikurse dhe me ngyrat.Lejohen te perdoren te gjitha ngjyrat ,kjo ne varesi te llojit te flokut,i holle,i dendur ose i trashe.Ne kete lloj floku perdoren pothuajse te gjitha produktet stiluese.Prerja duhet bere çdo 4-5 jave.
  14. Ina_84

    Ulçera

    Asgje xoxi.Me behet qejfi qe edhe rubrika e mjekesise lexohet sadopak.
  15. Ina_84

    Ulçera

    ç'ESHTE ULçERA PEPTIKE Semundja ulçeroze peptike ndodh kur nje plage e dhimbshme,zhvillohet ne mukozen e stomakut ose te zorres.Infeksioni me helikobakter pylori,eshte shkaku me i shpeshte i shkaktimit te ulçeres.Perdorimi i shpeshte ose per nje kohe te gjate te medikamenteve ,te quajtura anti fiamatore jo asteroide,mundet gjithashtu te çoje ne ulçere te stomakut.Ulçerat jane shpesh te trajtueshme me sukses ku perdorin antibiotike dhe medikamente qe bllokojne prodhimin e acidit. FJALORI I ULçERES PEPTIKE Antigen---nje substance qe stimulon sistemin imun Antitrupa--pjese te sistemit imun qe luftojne semundjet Bakterie---mikrobe qe shkaktojne semundje te njeriu Duodenum--pjesa e pare e zorres se holle,,,,lidh stomakun me zorren e holle Endoskopi---Nje proçedure ne te cilen mjeku fut nje tub fleksibel,te quajtur endoscope,nepermjet gojes poshte ne ezofak dhe brenda ne stomak dhe duodem.Mjeku mund te shohe nepermjet endoskopit dhe percakton pranine e semundjes. Ezofaku---Organ i ngjashem me nje tub ,qe te çon nga goja ne stomak. Gastriti---inflamacion i shtreses se brendshme te stomakut. Helicobakter pilori---bakter qe shkakton semundje (gastritin dhe ulçeren). Inflamacion---nje pergjigje e indit te demtuar qe shkakton skuqje,dhimbje etj. NSAIDs---medikamente antifiamatore jo steroide ,qe luajne inflamacionin e indeve. Peptike--nje pershkrim i lidhur me tretjen ne sistemin digjestiv te siperm(stomaku dhe zorra e holle) Stomak---nje organ i ngjashem me nje qese qe lidh ezofakun me zorren e holle.Ai eshte rezervuar per ushqimin e ngrene dhe sekreton lengje te pasura me acid.sherben per copezimin e ushqimit. Ulçere--Plage ose lendim i shtreses se brendshme. TRAKTI DIGJESTIV Shtresa e brendshme e stomakut (mukoza) eshte nje membrane elastike,qe e merr veten shpejt ne rast demtimi.Nje shtrese mukosi mbron stomakun nga demtimi i acidit i prodhuar vete nga ai,i cili fillon prçsin e tretjes.Mekanizma te ngjashme mbrojne dhe duodenin.Disa nga lengjet gastrike te perfshira ne proçesin e tretjes ,ane mjaft toksike keshtu qe nje mukoze e shendetshme e stmakut dhe duodenit,luan nje rol kyç ne shendetin e pergjithshem.Semundja me e zakonshme e stomakut --semundja ulçeroze peptike--ndodh kur acidi i stomakut penetron ne mukozen e stomakut dhe te zorres,duke shkaktuar ulçere,nje plage e dhimbshme ,e lokalizuar ne mukoze. ULçERA PEPTIKE Kur nje tip bakterieje e quajtur helikobakter pylori,infekton mukozen e stomakut shkakton ulçere ne stomak.Ulçera shkokton dhimbje abdominale dhe ne disa raste hemoragji.Nje ulçere e pa mjekuar mund te shkaktoje mjaft pasoja,te quajtura komplikacione.Keto komplikacione,perveç hemorragjise mund te jene perforacioni q e kerkon trajtim kirurgjikal,bllokimi i kanalit pylorik,duke penguar kalimin e ushqimit nga stomaku ne zorren e holle duke shkaktuar te vjella dhe renie ne peshe.Ne raste te renda komplikacionet e stomakut mund te shkaktojne edhe vdekje.
  16. Mushkeria ndodhet ne kraharor dhe eshte e rrethuar nga brinjet. ''FUNKS I MUSHKERISE'' Funksioni i mushkerise eshte frymeshkembimi i gazrave.Gjithashtu ajo ka si funksion,pajisjen e indeve dhe te gjithe organeve tona me oksigjen dhe nxjerrjen jashte te dioksik karbonit. ''SEMUNDJET QE PREKIN ME SHPESH MUSHKERINE'' Te ftohurat jane semundjet qe kapin rruget e siperme te frymemarrjes,por edhe mushkerine.Me i shpeshte pas ftohjes vjen ''BRONKITI KRONIK''ose ai akut qe vjen me shume nga pirja e duhanit.Pastaj vijne semundjet alergjike qe prekin mushkerite,te ndjekura nga infeksionet e nryshme virale,ose bakteriale dhe bronkopneumonite qe prekin mushkerite.Gjithashtu edhe semundjet profesionale qe prekin mushkerite,si personat qe punojne ne industri,ku ka tymra dhe pluhur nga metalet.Semundje e rende eshte edhe kanceri polmonar. ''SHENJAT E SEMUNDJEVE TE MUSHKERISE'' Shenjat e semundjes nga te ftohuri japin temp,gelbaze,koll,dhe ndonjehere dhe marrje fryme.Shenje tjeter mund te jete edhe gervishtja ne gjoks qe eshte me shume e astmes bronkiale dhe bronkitit kronik.Shenje tjeter eshte edhe dobesia e pergjithshme nga semundjet e pneumonive te cilat maskohen nga shenjat e mesiperme.Ndersa hemoragjia eshte shenje e semundjeve te renda te mushkerise si kanceri dhe tuberkulozi. ''SHKAKTARET E SEMUNDJEVE TE MUSHKERISE'' Duhanpirja ne menyre te vazhdueshme rrit prevalencen e semundjeve ne mushkeri.Gjithashtu edhe ndotja e ambjentit ndikon shume ne semundjen e mushkerive.Edhe konsumimi i ushqimeve jo naturale,apo kimikateve te ndryshme qe perdoren. ''MOSHA NE TE CILEN SHFAQEN SEMUNDJET E MUSHKERIVE'' Shfaqen me shume ne moshen pediatrike dhe keto jane me teper nga viruset tek femijet e vegjel ,si bronkopneumonite virale.Githashtu edhe alergjite prekin me shume femijet.Ne moshen pediatrike dhe ne moshen e avancuar hasen me shpesh semundjet polmonare kurse semundjet e aparatit te frymemarrjes siç eshte alergjia ndeshen me shume ne moshat e reja.Duhet te shpjegojme se semundjet polmonare ndeshen me shume ne moshat pediatrike sepse nuk eshte krijuar akoma nje sistem mbrojtes i mundshem ndaj faktoreve te jashtem qe rrezikojne per keto semundje si viruset,mikrobet dhe ajri i ftohte.duhet te kemi parasysh se mushkeria eshte e ekspozuar me ajrin shume here me shume se siperfaqja e lekures sone ne ekspozim me mjedisin e jashtem,ndaj haset shume si semundje.Nese ne ajer ka mikrobe apo viruse,futen ne mushkeri. ''SI BEHET MJEKIMI I SEMUNDJEVE TE MUSHKERISE'' Mjekimi behet ne varesi te semundjes ,ne varesi te diagnozes dhe simptomave.Mjekimet jane te veçanta per çdo lloj semundjeje,keshtu qe per semundjet infektive jane kryesisht antibiotiket ,per semundjet virale jane sintomatiket dhe antialergjiket ,kur kemi semundje alergjike.Per çdo semundje mjekimi pershtatet sipas moshes dhe gjinise. ''PARANDALIMI I SEMUNDJEVE TE MUSHKERISE'' Nuk duhet pire duhan,ulja e nivelit te ndotjes ne ambient,nje ngrenie e shendetshme dhe aktiviteti fizik.
  17. Booh...Shpresojme me te miren,edhe pse per te arritur aty ku don eshte pak e veshtire. Zoti na ndimofte...
  18. Sidoqofte eshte veshtire te gjesh shoqeri te vertete si ka ardhur koha sot.Shoqerine e vertete une e kam gjetur qe ne femijeri dhe vazhdoj ta kem akoma,me 2 shoqe dhe nje shok.Qe te 4 kemi qene gjithmone te lidhur,dhe kjo u pa me mire kur erdhi dita qe u ndame,dmth une ne It,2 ne shqiperi,1 ne angli.Por amasot e kesaj dite i mbajme kontaktet dhe kur takohemi ne Shqiperi shohim qe shoqeria jone nuk ka shterrur kurre.
  19. Dua ti uroj Xhovanit ditelindjen. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: U BEFSH 100 VJEC...! Tu plotesofshin te gjitha deshirat dhe ZOTI TE BEKOFTE. TVB. Ina.
  20. Ina_84

    Nuse-vjeherr

    Ciao ,me ne fund erdhe.Faleminderit qe po ma lavderon nanen(vjehrren)...Eshte shume e vertete,ajo eshte nje person i mrekullushem dhe une me shume fat. Breshka,neser vjen ne it dhe mezi presim ne rradhe te pare djemte e saj e pastaj une. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Un bacio bora....
  21. Ina_84

    Nuse-vjeherr

    Eshte e vertete qe vjehrra nuk eshte nena jone,por ama nqs nuk e doni duhet ta respektoni,sepse eshte gjeja me e bukur kur ne nje familje ka te pakten respekt.Mami im ka 26 vjet e martuar me babin dhe asnjehere nuk ka prishur qejf apo eshte merzitur me gjyshen.Dhe eshte shume e vertete ,kur gjyshja behej me nerva per diçka mami asnjehere nuk prishte qejf.Dhe sot mami eshte e respektuar nga vjehrra,nga babi dhe nga femijet e saj.
  22. Ina_84

    Nuse-vjeherr

    Une vete ia kaloj shume mire me te.Qe prej 4 vitesh,kur fillova nje lidhje me te fejuarin tim,ma prezantoi dhe qe ate dite ne ia kemi kaluar gjithmone bashke, edhe pse ne ishim thjesht te dashur nuk ishim fejuar...Nejse Ndoshta ka te beje fati,dhe me e rendesishme eshte nusja.Ne duhet te dime si te sillemi,s'duhet te sillemi keq me to,duhet ti respektojme sepse eshte nena e ''personit qe duam me shume ne bote''. Respekti ndaj vjehrres eshte diçka e bukur dhe te ben te ndjehesh e respektuar nga te gjithe e ne veçanti nga burri yt.
  23. Ina_84

    Nuse-vjeherr

    Doja te dija se si vajzat e forumit ose dikush qe njihni ju si sillen me nenen e te dashurit .e te fejuarit apo te burrit?????????????' Sepse zakonisht kam degjuar qe shpesh ka mosmarreveshje....mes tyre. Mos valle gjithmone e ka fajin ''vjehrra'',apo eshte thjesht eshte nje justifikim..
×
×
  • Create New...