-
Content Count
1,311 -
Joined
-
Last visited
-
Days Won
2
Everything posted by g°n
-
Ne nuk kemi problem skuadrat e medha sic eshte Franca por skuadrat e vogela. Nqs shikojme edhe ndeshjet e kaluara te kombetares aty ku duhej te merrnim 3-pikeshin ose kishim mundesine ta merrnim porta jone hapet ose ndahemi barazim ose e humbim fare, kujtoj keto rastin me malten. Me francen dhe rumanine duhet te kenaqemi me ndonje barazim ndersa bjellorusine, bosnje-hercogovinen dhe luksenburgun besoj me pak sakrifice mund t'ju marrim edhe 3 pikeshin. Faji nuk eshte i traniereve qe keto vite kemi nderruar te te gjitha llojeve por e lojtareve tane qe shpesh here jane ne gjume kur mbrojne. Golat keq apo mire arrijme ti bejme por "the big BUG" eshte ne mbrojtje. Nevojitet me shume organizim dhe disipline. Lojtaret tane mua me duken se luajne shume pak me zemer dhe shpesh here duan te triblojne sikur duan te tregojne se sa lojtare jane te afte te kalojne duke rrezikuar te humbin topin dhe te pesojne gol. Sdq rruga per euro 2012 nuk eshte e pamundur mjafton te rinovojme pak skuadren dhe sic thashe mesiper te vendosim disipline dhe organizim qe te mos bejme gafa trashanike ne mbrojtje.
-
Sigurisht qe nje arsye e ka qe mund te jete nga ajo me banalja qe shqiperia eshte harruar te ftohet deri tek situata ne politike. Por dicka qe e kam shume bezdi dhe njekohesisht e cuditshme eshte "futja hundeve" e ambasadoreve te huaj ne problemet politike, ekonomike dhe sociale te shqiperise. Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes vetem ne shqiperi. Shpesh here me shume jehone ben nje fjale e nje ambasadori se sa ajo e lidereve shqiptare. Kush ka bere ndonje lende qe ka te beje me "maredheniet nderkombetare" - ambasadoret nuk jane asgje tjeter vecse perfaqesues te shtetasve te tyre ne territoret ku ata ndodhen.
-
Pse jo! Ashtu si vepron ai edhe mund t behej nese e linte europa. Sinqerisht ju them (edhe pse jemi tek letersia dhe jo te politika) para 2005 kisha bindjen se nje rikthim i Berishes ne pushtet do ti permiresonte gjerat, duke pare mund te rishikonte gabimet e bera ne mandatin e meparshem. Por kjo qeveria "Berisha 2" po dhjet gjerat fare.
-
Po tashi mua me nuk me duken si shume mistere keto edhe pse nuk kam fakte reale por duke e pare nga ana ideologjike shume nga misteret mund te merren me mend. Pergjigjet e mistereve: 1. Envere nuk flet per rinine e tij sepse rinia e tij nuk ka qene e perputhur me idealet e tij marksiste-leniniste te cilen e propogandonde. Ndaj nuk mund tu shfaqte si nje rrugac i cili nuk mbaroi shkollen e larte ne france dhe ndenji rrugash neper europe per disa vite. Ai nuk e shau regjimin e zogut sepse u privilegjua nga ky regjim. Pikerisht bursen e studimeve ne france ja dha Zogu. Bursa i jepej vetem nxenesve shume te mire por Enveri i cili nuk ishte i tille e mori ate (sipas deshmive) fale xhaxhait te tij qe kishte disa miq ne prefekturen e gjirokastres. 2. Mos kandidimi i tij ne krye te partise fillimisht ndoshta ishte nje taktike per te pare se cilat jane kokrrat qe jane te etur per pushtet te cilet duhet ti kishte kujdes. Rivali duhej gjithmone te mbahej nen vezhgim dhe heret a vone duhej te eleminohej. 3. Qemal Stafa noshta ishte nje rival pushteti por mendohet se ishte dhe nje rival dashurie. Po flas per shoqe Nexhmien. 4.Jugosllavet sigurisht qe ketu jepnin asistence Enverit se duhej te vepronte ndersa Ruset kishin manualin e udhezimeve per krijin e marksizem-lelinizmit. Sa per titon vlen shprehja "kalova lumin te dhjefsha kalin" ndoshta jugosllavet po fusni hundet shume ne punet e enverit ose rreziku i nje jugosllavie me shqiperine brenda. Refuzimi i plaNIT marshall ishte sipas meje nje nga pikat ku enveri po konfirmonte krijimin e nje laboratori 100% marksisto-lelinist. 5.Normalisht shoku me i ngushte mund te jete dhe armiku me i rrezikshem. 6.Pra, po konfirmonte krijimin e nje laboratori 100% marksisto-lelinist. Shtetet qe devijonin kete vije nuk ishin te denje. Si ne rASTIN e Rusise qe beri disa reforma kapitaliste ashtu edhe ne revolucionin "kulturor" Kinez. 7. Per sa i perket sigurise personale nuk kam ndonje dijeni por si kujtues i asaj kohe them se te besh te jetosh nje popull me frike ne palce dhe kryesh aq shume vrasje ideologjike apo jo duhet te kishe shume armiq. 8. Eshte per te admiruar por fatkeqesisht kunder-zbulimi shqiptare ka qene efektiv. Sinqerisht them se amerikanet dhe anglezet nuk kane pasur nje plan te mirefillte por thjeshte nje ide qe nuk eshte bere realitet, per fatin tone te keq. 9. Kadri Hazbiu, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu nuk ishin vecse disa personazhe qe paten nje fund tragjik sepse paraqitnin shenja qe nuk pelqeheshin nga enveri. Nuk ma merr mendja se Ramizi mund te kete pasur aftesi qe te ekzekutoi personazhe qe i ishin perzemer Enverit. Ndoshta pas vitit 80' tehere kur enveri ishte bere lolo. 10.Enveri ishte simboli i partise ndaj nuk mund te personifikohej si nje person i semure, pra duhej te mbahej sekret. Biles mendoj se kenget qe i kushtoheshin enverit kishin pothuajse gjithmone ne tekstin apo kontekstin e tyre si "enveri sa malet" , " te na rroje per jete" e te tjera si keto te cilat mund te kene qene nje ngritje morale per udheheqesin. a.)Mbajtja sekret e vdekjes se tij ka qene nje vendimarrje per sigurine e pushtetit. Pra nuk mund te dilje dhe te thoshe se vdiq pa u sistemuar mepare pasuesi i tij. b.) Ndoshta frika per ndonje revolucion popullor. c.) Per te pare ndonje reagim te mundeshem nga ata qe e rrethonin pushtetin, keshtu mund te identifikohej ndonje "armik" ose "tradhtare" brenda rradheve.
-
Transmetim Direkt : Klodiana merr shpulle !
g°n replied to Armend Qushku's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
Ah edhe dicka. meqe mbreme aksidentalisht po shikoja bba pashe qe klodiana nuk u largua nga shpia por larguan nje vajze. A thua shqiptaret nuk kane votuar per largimin e homos nga shpia? TV te digjenerura. -
Transmetim Direkt : Klodiana merr shpulle !
g°n replied to Armend Qushku's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
Po diskriminohemi ne mes te europes ne shqiptaret pa bere asgje (ndoshta per fajin e disave) e jo me te merremi me tedrejtat e homoseksualeve ne shqiperi. Kto televizionet nuk merren me diskriminimin e te gjithe shqiptareve qe me siguri e dine mire qe na vene kemben ne cdo zyre qe shkojme neper europe. Ndersa nje homo duhet te trajtohet si nje viktime e shoqerise, ku shoqerite e botes qe jane me te avancuara se ato shqiptare dhe nuk mendojne aspak per te drejtat e atyre gje zgjohen ne mengjes dhe thone "jam gay, dua te drejtat e mia". -
Po pse ky show paralel me Big Brother? Nuk ndiheni te perfaqesuar nga ky show shqiptare?
-
Transmetim Direkt : Klodiana merr shpulle !
g°n replied to Armend Qushku's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
u flliq fare ky program. hajt te kishin fut nej lesbike :D po kto homot maah -
Transmetim Direkt : Klodiana merr shpulle !
g°n replied to Armend Qushku's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
ca o kjo re se spo marr vesh gjo. Me rifreskoni me keto... thashetheme -
Te jesh homoseksual ne shoqerine shqiptare
g°n replied to g°n's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
Personalisht jam kunder homoseksualeve. Nuk kam si pranoj dicka te tille kur ne SH.B.A qe ka 200 vjet demokraci shumica e shteteve nuk e lejojne dicka te tille. Njeriu lind mashkull ose femer dhe nuk behet i tille mepas. Dua te vecoj se nuk kam asgje kunder shijeve seksuale te njerzve por nuk e pranoj ate si fryme idealiste. -
natyra
-
Te gazeta Tema e more ket? lol Nuk jane aspak objektiviste keto artikuj. Mero Baze deri dje shante socialistet dhe ngrinte ne qiell Berishen sot ben te kunderten. Ne shqiperi sa shkelet interesi dikujt kalon nga njeri tra ne tjetrin.
-
Sipas meje kjo duhej te behej kur u bene kartat e identitetit, duhej te ishte si nje opsion shtese nese personi deshiron ti shtoje apo jo ne profilin e vete (ID) te databazes kombetare. Si duket musulmanet nuk jane me shume dakort me kete regjistrim ndoshta sepse gjate viteve te demokracise shume persona kane nderruar fe ose nuk jane besimtare duke i hequr nje pjese te mire te tortes se statistikave qe mburren se mbi 70% e popullsise jane te ketij besimi.
-
Se fundmi, sic mund ta keni pare ne shqiperi po perflitet se ne 2011 do te behet nje regjistrim mbi baza etnike, kombesie dhe fetare. Por pjesa me delikate e ketij regjistrimi duket se eshte ajo e regjistrimit mbi baza fetare qe me sa duket ka nxitur debate ne bashkesite fetare dhe jovetem. Si mendoni ju a eshte e drejte nje regjistrim i tille?
-
Un e kam por nuk mund ta bej per arsye ligjeshmerie. Por gjeta nje diskutim ku mund te shikosh nese egziston aty MKPortal C1.2
-
Sinqerisht versionet e reja nuk kane ndonje ndryshim te madh nga ai qe ke ti pervec se disa perforcime te sigurise se portalit per tu ruajtur me shume nga XSS apo vrima te tjera qe mund te jene te rrezikshme. Sdq, MKPortal ka mbyllur sic e ke pare edhe ti prej disa muajsh, por me e keqja eshte se themeluesi qe ka te drejten e autorit ka ndaluar te drejten e shpendarjes se paketes te ketij software-i. Nese kerkon me google mund te gjesh adresa te cilat e kane ngarkuar ne website hostuese si rapidshare, hotfile, megaupload etj.
-
Na falni. Shkarkojeni ketu Gjuha Shqip per MKPortal Kjo funksionon edhe per versionet e mehershme, pra meposhte se C1.2. C1.2 eshte i fundit deri ne keto momente qe po flasim (janar 2010).
-
Teksti i ksaj kenge sipas meje: Preng gjeloshi moree, njesh o alltinee, oo po na lshon delet, more nat o rudin, joo po s'ma dron kuqin more kurr noj grim. Kurr noj grim more shkjan oo, nuk ka bregrolle eee, joo po rrax njaj rrethit, more jam gujo, jooo po tuj ra fellit, moree tujo kenu. Tuj ra fellit moree, tujoo ken ollee, joo po me Martinen more tuje luftu, joo po me Martinen more tuje luftu. Vin laxanat moree, tuje lot olle, jo po met cobani paj ne bjeshke o per llo, joo po per kto troje more tuj luftu.
-
Tjeter kang nga Kol e Nosh Buci q6H186yb9ew
-
Ma shume me pelqen ky versioni ketu: xO5P9C96nts
-
Per sa i perket temes. Un aty kam sjell vetem nje cope te statistikave sepse te gjitha ndryshojne mes Google dhe Alexa qe nuk jane ndryshime te vogla por me shifra krejtesisht te kunderta me njera tjetren. Per nje monotorim sa me te sakte duhet se sben nje callback ne adrese ndryshe cdo monotorim eshte thellesisht i pasakte duke u bazuar vetem ne trafikun e ISP-ve. Perkundrazi, tani qe po lexoj se si Alexa rrjeshton popullaritetin e adresave web, marr vesh se bazohet ne "ranking" te toolbar-it te saj qe instalohet ne browserat. Por sa vete e kane te instaluar nje toolbar te tille? As 10% e vizitoreve nuk e kane ate. Dicka te ngjashme e ben edhe Google por ama ka sherbimin Analytics qe te jep mundesine e monotorimit te trafikut direkt me ane te callbakcs te kodit qe ndodhet ne faqe.
-
Si pothuajse cdo adrese edhe ne kemi nje sherbim te google qe mat trafikun e adreses. Mora shkas nga nje artikull i Top channel ku lavderohej se ishte faqja e pare shqiptare ne internet etj... etj... Per te pare se sa te verteta jane pohimet e matesve te trafikut te adresave, analizova te dhenat e Alexa dhe ato te Google analytics dhe ja rezultatet per aol.al: Nga vjen trafiku? Alexa 78.9% Albania6.2% Serbia and Montenegro15.0% OTHERGoogle 1.Serbia 32,83% 2.Albania 58,60% 3.Italy 37,75% Sinqerisht sipas meje Alexa ja fut kot sepse eshte e pamundur te matet trafiku pa pasur asnje lloj reference ose sic njihen si TrackBack ne gjuhen e internetit.
-
lol meqe ra fjala me cmeni PS-ja me spam re ma mushi posten e libero-s plot
-
noj lek or ti se na u shterren xhepat, sigurisht dhe shnet.