Jump to content
Veriu Forum

g°n

Admin
  • Content Count

    1,311
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    2

Everything posted by g°n

  1. Pershendetje, nje nga veshtiresite qe kam hasur kane qene informacionet e pakta per studentet e huaj se si duhej te ndiqeshin procedurat per regjistrim ne fakultetet, mbi provimin e gjuhes (datat, kriteret, vendodhjet). Nese nuk pyesje studentet e vjeter rrezikoje te mbesje jashte kurseve. Me shume se sekretarite duhej te pyesje studentet vjeter te kursit pasi informacionet shepesh here ishin te gabuara ngaqe ndoshta nuk shpjegoheshe dot me italianet.
  2. Personalisht jo. Por me vjen keq per disa qe kane bashkeshortet qe nuk kane vu firme. E thene ndryshe: Shumica e shqiptareve martohen me "te mirat te perbashketa". Eshte pak a shume si ajo tema e shoqerise. Perfitimi nga pjesa e burrit/bashkeshortes pas ndarjes tregon se ke ke pasur si partner.
  3. Na tregoni se cilat jane pasionet tuaja aktuale dhe sa i ndiqni ato?
  4. Edhe nqs shoqja e ngushte shkon me partnerin ...? Si duhet te ishte kete e dime por po flasim per ktu ne toke ku leku, interesi dhe sidomos seksi jane armiq te shoqerise.
  5. SONY eshte ndare nga Ericsson vetem si emer kompanie. Ndersa SONY ka blere dhe pjesen tjeter 50% te aksioneve te Ericsson duke zoteruar 100% ate, qe do e thote se Ericsson nuk zoteron te drejten e emrit. Fillimisht SONY blen Ericsson por me detyrimin qe ajo te mbaje ne telefona te dy emrat qe mepas do te njiheshin si SonyEricsson. Aktualisht Ericsson po merr fitimet nga prodhimet e meparshme te perbashketa.
  6. Me pelqen emri por me shume po me pelqen stili i tij. Shpresojme qe ky pape ta ule perfaqesuesit e kishes me kembe pertoke. Eshte e pamundur qe perfaqesuesit e kishes te bejne jete mondane afer kreut te bashkise, ministrit apo kryeministrit. Besoj se duke filluar nga meshtari me i thjeshte e deri tek Papa duhet tu gjinden prane personave ne nevoje dhe njerezve e jo te shetisin me fuoristrada poshte e lart se gjoja po shperhapin ungjillin. Njerezit kane nevoje qe perfaqesuesit e kishes te jene njelloj si ata te bejne nje jete me ta e jo ti shohim vetem kur ka meshe apo kur ka mort e 360 dite e tjera te vitit prifti eshte vetem virtualisht prane njerezve.
  7. sot kam nokia por fiksim kam SONY (ish sony ericsson)
  8. Dikur te gjithe kishin Nokia. Sot ka marka te tjera. Po ju cfare perdorni? Keni ndonje marke fiksim?
  9. Cili/a eshte aktori/ja me i mire shqiptare (perfeshire ata me origjine shqiptare)?
  10. Ja vlen te jetosh ne emigracion ne kohe krize?
  11. Do ta kishit menduar se mjeku mund ta perkeqesoje shendetin tuaj me dashje? E ndoshta ajo cfare mund te lexoni meposhte mund t'ju shqetesoje sadopak. Nese ne Amerike mund te vdesesh sepse nuk keni sigurimin shendetesor, ne Evrope mund te vdesesh sepse mjeku mund t'ju pershkruaj ilace qe nuk i keni te domosdoshme vetem e vetem qe ti beje xhiro shtepive farmaceutike. Mund te ngjasoje banale kjo, por nje histori e tille ka ndodhur ne itali ku mjeket u pershkruajne pacienteve ilace qe kushtojne shume shtrenjt pa pasur nevoje per to. Ne kembim, mjekeve, perfaqesues te Shtepive Farmaceutike (ato qe prodhojne ilacet) u jepnin shuma te majme, dhurata te shtrenjta, udhetime neper bote etj...Ose ndodh qe nje mjek te pershkruaje ilace te vetem nje shtepie farmaceutike (psh Bayer). Dicka e ngjashme ndodh edhe ne shqiperi ku mjeket japin receta pa kryer kontrolle dhe pa bere analizat e nevojshme e c'eshte me kryesorja pa arritur ne nje rezultat konkret se nga se vuan pacienti. Receta permban nje thes me ilace e shpesh here i njejti ilac vetem se me emer ndryshe ose marke ndryshe. Sepse nqs nuk te ben efekt njeri do te beje tjetri nderkohe qe pacienti rrezikohet nga reaksioni i barnave qe mund tju dergoje deri ne vdekje. RASTI Personalisht kam pasur rastin te perballem me dicka te tille ku nje fare Doktori ne spitalin e lezhes me dha nje recete me 4 lloje ilacesh ku 3 ishin antibiotike e vetem per nje dhimbje fyti (bajamet). Normalisht merret nje antibiotik cdo 24 ore nese dhimbja nuk eshte aq e rende dhe nese dhimbja e fytit eshte e forte atehere merret nje ne cdo 12 ore. Mjeku i spitalit kishte pershkruar 4 antibiotike ne 24 ore dmth 4 fish me shume nga c'kisha nevoje. Sot abuzimi me antibiotiket ne bote eshte alarmante sepse bejne aq dem sa mire per shendetin dhe te marresh 4 ose 5 antibiotike ne dite eshte sikur dhe hedhesh nje granate per vrare nje mize.
  12. Do ne pension. Disa tjere nuk i le gruja.... e disa te tjere nuk i len kalamajat :D
  13. Shpesh here zenkat nuk kursejne as miqte apo shoket me te mire. Po sipas jush cila mund te jete ajo arsye qe mund ti jape fund nje miqesie?
  14. Shteti shqiptare mbush 100 vjet pavaresi. Si mendoni ju se po i gjen shqiptaret ky pervjetor?
  15. Sot ne mjeksi eshte e mundur pas muajit 16-17 te percaktohet pothuajse me saktesi nese fetusi (femija) eshte i prekur nga sindroma Down. Shume cifte pasi zbulojne se femija i tyre eshte i prekur nga kjo semundje vendosin ta ndalojne shtatezania (abortim i asistuar). Po ka dhe te tjere qe nuk e nderpresin dhe ja besojne natyres (Zotit) fatin e tyre. Kujtojme se sindroma down nuk eshte nje semundje e trashegueshme, madje, femija i pare mund te jete down dhe i dyti jo. Por ju a do ta nderprisni shtatezanine nese do ishit ne dijeni?
  16. Nuk eshte hera e pare qe Klubi i Laçit behet protagonist ne episode dhune ne Superligen shqiptare. Shume lojtare qe kane luajtur ne fushen e lacit kunder kesaj skuadre na bejne te ditur se jane kercenuar me jete nese ata do te shenonin ne porten e tyre. Kjo konfirmohet edhe nga rezultatet pozitive qe ka ne fushen e saj. Koincidence?! Me sa duket nuk eshte e tille sepse rezultatet pozitive jashte fushes mjaftojne gishtat e njeres dore per ti numeruar. Laci pervec episodeve te dhunes dhe kercenimeve ndaj lojtareve kundershtare eshte e njohur edhe per shitjen e ndeshjeve (si e kemi paraqitur ne artikullin ne vazhdim http://www.aol.al/idx/lajme/art/eskluzive-klubi-i-lacit-shiti-ndeshjen-me-dnepr-mogilev_2026.html). Shume drejtojne gishtin nga kreu i federates Armand Duka i cili ben sehir ndaj ketyre akteve. Madje perflitet se ai ka marre rryshfet nga klubi i Lacit qe te mos ndeshkohet. Sikur te kishte ndodhur ne Europe nje gje e tille Laçi nuk do te kishte pare top te pakten per nja 5 vjet. Nese dhuna vazhdon dhe ndeshkimet qesharake te FSHF-se jepen pse nuk ndalet kjo dhune? A jane vertet qesharake ndeshkimet? Personalisht cuditem se si arbiterat arrijne te arbitrojne ne fushen e lacit kur ata per 90' minuta shahen me nene nga tribuna, e sikur te mos mjaftonte kjo ata qe e shajne zbresin ne fushe dhe e rrahin barbarisht. Nuk e di nese kjo ndodh ne afrike apo gjetke. Nevojitet nje reforme thelle ne futbollin dhe sportin ne pergjithesi ne shqiperi sepse eshte me te gjitha kuptimet nje xhungel.
  17. Video-lojerat jane nje menyre zbavitese per te kaluar kohen. Per te luajtur sot perdorim celularin, kompjuterin , konsolet si xbox, playstation, nintendo, wii etj... Por cilat jane lojerat tuaja te preferuara?
  18. Dini raste kur mjeksia popullore ka trinfuar ndaj asaj te doktoreve spitalore? Nje rast qe mund te quhet trinfues edhe per shkak te vjetersise se tij eshte, sic quhet ne gjuhen popullore "Perdredhja e kerthizes". Ende sot ku ne farmaci ndodhet ilaci ndaj kesaj sintome shume nga shqiptaret i drejtohen fizioterapisteve shtepiake qe jane gra te thjeshta pa ndonje shkolle te mirefillte. Ato thjeshte e kane te trasheguar nga vjehrrat ose nenat e tyre tekniken e perdredhjes apo kane guxuar te imitojne ato qe kane pare. Teknika konsiston ne keto pika. Nevojiten: 1 fasho ose cope pelhure (fanollate, peshqir etj..) Aplikimi: Personi qe vuan nga kerthiza shtrihet me kurriz dhe me fytyre lart, gjunet mbahen lart ( te mbledhur). Personi qe ben kuren me ane te dy gishtave (treguesin dhe te mesit) ben presion mbi kerthize dhe ne njejten kohe rrotullohet ne drejtimin e akrepave te ores duke bere 180° grade. Ne kete menyre kemi lekuren rreth kerthizes te perdredhur me epiqender gishtat. I mbajme ashtu te perdredhur per rreth 1 ose 2 minuta. Gjate kohes se mbajtjesse kerthizes ashtu te perdredhur, mbi gishta verejme nje rrahje (si rrahjet e zemres). Sipas personave qe bejne kete procedure rrahja e muskulit duhet te degjohet direkt mbi gishta ndryshe perdredhja nuk eshte kryer me sukses. Nese rrahja nuk degjohet poshte gishtave kete procedure duhet ta perserisim 3 - 4 here dhe ne fund lidhim me mesin me fashon duke i bere nje nyje mbi kerthize. Fashoja duhet shtrenguar fort ne menyre qe nyja te beje presion mbi kerthize. Shpjegimi i mesiperm nuk keshillohet te merret si procedure didaktore por eshte thjeshte nje ilustrim.
  19. Na falni por ketyre koheve disa gjera kane ndryshuar ne server ndaj nuk jane te arritshme. Sdq kliko ketu ta shkarkoni Un ju ftoj te mos perdorni me MKPortal sepse nuk eshte i perditsueshem nga autori sepse e ka pezulluar kete projetkt dhe nuk eshte ne zhvillim me.
×
×
  • Create New...