Jump to content
Veriu Forum

arbeni

Antare
  • Content Count

    9
  • Joined

  • Last visited

  1. Nje bibliografi te prere nga "HISTORIA E SHQIPTAREVE, NGA ILIRET E LASHTE, NE EREN E ISLAMIT " NGA: A. K. BOGDAN "Nen tiranine Serbe, Shqiptaret Romano – katolik dhe krishtere ortodoks te ritit Grek, u pagezuan me dhune ne kishen Serbe, te themeluar gjate rregjimit shtypes te Stefan Dushanit. Sipas ligjit te tij “drakonian”, vetem kisha Serbe ishte Krishtere “e vertete.” Te gjitha fete e tjera ishin te ndaluara. Ata qe refuzonin qe te vaftiseshin nga Prifterinjte Serbe u damkosnin ne fytyre me hekur te nxehte, u debonin, dhe pasurite e tyre u konfiskonin nga Cari Serb. Shume feudal Shqiptar katolik dhe njerez te tyre te cilet i rezistuan politikes se Serbizimit u ekzekutuan. Pas shkaterrimit te Serbise, feudalet Verior te Shqiperise si Balshat, Topiat, Dushmanet, Spanaj dhe Dukagjinet dolen si udheheqes te pavarur te Shqiperise. Vetem Kosovaret qendruan nen tiranine Serbe deri me 1455, kur trupat Turke i cliruan ata nga rregjimi shtypes i Princit Brankovic. Ne gjuhen Shqipe, fjala I-liria nenkupton “liri.” Shumica e Shqiptareve ne Shqiperi, Kosove, Cameri (Janina), Maqedonine perendimore dhe ne jug te Malit te Zi e pranuan Islamin kur krishterizmi hyri ne kohet e Rilindjes (reneissance) dhe Reformimit. Procesi i Islamizimit te Ballkanit, ashtu si procesi i Krishterizimit te Evropes Veriore ishte gradual dhe me shume faza, por padyshim shume me pak i dhunshem sesa konvertimi i Polakeve dhe Hungarezeve ne Katolicizmin Roman apo ai i Bullgareve dhe Serbeve ne Ortodoksine Greke. Klisheja e dashur per Serbet qe flet per “Turkizim / Islamizim te dhunshem” (te Shqiptareve) eshte jo-korrekt historikisht. Duke njohur shpirtin luftetar te Shqiptarit, krenarine, dhe ne te njejten kohe rezistencen konstante te Shqiptareve kunder pushtuesve nga Perendimi, Jugu, Lindja e Veriu, eshte mjaft e veshtire qe te besohet qe Islami, qe eshte sot pjesa me e rendesishme e nacionalizmit Shqiptar, te jete imponuar mbi kete komb krenar, te lashte te rraces Ariane ne Evrope nga Turqit. Askush nuk i detyron dot Shqiptaret qe te besojne ate qe ata e mohojne. Muslimanet Shqiptar jane krenar qe jane Evropian, Arian me origjine Musliman. Si simboli i Shqiponjes se tyre te Zeze, ata shohin ne Orientin Islamik dhe ne Perendimin Evropian me admirim, por ne zemrat e tyre ata kurre nuk iu nenshtruan diktatit Turk apo skemave Perendimore. Konvertimi masiv i Shqiptareve ne Islam morri pjese ndermjet 1620 dhe 1650. Brenda tre dekadash, 300.000 Shqiptar Katolik Roman pranuan Islamin. Gjenerata e pare e feudaleve te vegjel Shqiptare mbajten fene Krishtere, por shumica e bijve te tyre u kthyen ne Musliman. Sulltanet Turq, asnjehere nuk i forcuan Shqiptaret qe te kthehen ne Islam. Gjate fushates se Sulltan Muhamedit te II kunder rrebeleve te Skenderbeut ne Shqiperine qendrore, Turqit ndertuan qytetin e madh te Elbasanit, qe u kthye ne qendren me te fuqishme te Islamizimit ne Shqiperi. Arkitektet Musliman ndertuan qytete krejtesisht te reja ne Shqiperi si Tirana, Peqini, Gjakova. Qindra ura te reja te ndertuara lidhen token qe me pare ishte nje periferi e dominimit Venecian dhe Dukeve Norman me zemren e civilizimit Islamik te Azise. Shume nga muslimanet e rinj Shqiptar ne menyre te vendosur mbeshteten urbanizimin dhe edukimin Islam te inaguruar nga pushtimi Osman mbi vendin e tyre. Hadim Suleiman Effendija, nje fshatar Shqiptar nga nje fshat prane Gjakoves i cili pas pranimit te Islamit u cua ne karriere ne postin e gjeneralit te larte te Sulltanit ne Stamboll, ndertoi nje sistem te tijin edukativ bursar dhe mbeshtetes per Shqiptaret e talentuar. Ai ndertoi ne Gjakove nje Xhami te madhe, nje kolegj Islam, nje shkolle fillore, librari, pazar per publikun, banjo publike dhe nje kulle me sahat."
  2. Gony, Polemika rreth personalitetit të Jezusit (Isa as) është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezusi një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta). Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë. Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta nga njerez te ndryshem te cilit sipas epsheve dhe intereseave te veta shtuan dhe shpiken shume gjerae prap se prap ne shume versete ajo tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh. Pa humbur kohë do të theksoj argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit. Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit: Zoti është i pavdekshëm. Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27) Kurse Jezusi vdiq. Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ``O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!``. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37) Zoti është i Gjithdijshëm. Bibla thotë: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t`i kërkoni”. (Mateu 6:8) “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t`i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. (Isaia 42:8-9) Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshëm. Jezusin kur e pyëtën për ditën e fundit ai u përgjigjë: ``Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe në këtë citat tjetër biblik ku tregon se: “Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s`gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13) Zoti është i Plotfuqishëm. Bibla e tregon Zotin si Zot të Plotfuqishëm: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perëndi i plotfuqishëm”. (Ekzodi 6:3) Jezusi ishte i pafuqishëm. Por Jezusi tregohet i pafuqishëm: “Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?”. (Mateu 26:67-68) “Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t`i dhënë force”. (Lluka 22:43) Për më tepër , Jezusi nuk u ringjall vetë nga të vdekurit, por ishte Perëndia ai që e ringjalli, citoj: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!” (Veprat e Apostujve 2:32). Këtu tregohet se kush është Perëndia i vërtetë. po të ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur që ta ringjall vehten??!! . Zoti nuk lodhet dhe nuk flen. Bibla thotë: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi 121:4) Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne. Bibla thotë: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit“. (Gjoni 4:6) “Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk”. (Marku 4:38) Zoti nuk mund të shihet. Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s`e pa Perëndinë kurrë…”. (Gjoni 1:18) “Askush s`e ka parë ndonjëherë Perëndinë”. (1 Gjonit 4:12) Jezusi jetoj në mesin e njerëzve Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: “A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanë: ``Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë. Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë. Bibla thotë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet”. (Numrat 23:19) “Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t`i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë”. (Jobi 9:32) “Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!”. (1 Mbretërve 8:27) Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret. Bibla thotë: ``Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!``. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ``Biri i njeriut do t`u dorëzohet në duart e njerëzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ``Ai do të quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanë: ``Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Zotit i takon adhurimi. Bibla thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”. (Mateu 6:6) Jezusi nuk adhurohet. Kurse Jezusin nuk e kanë adhuruar, Jezusi ka urdhëruar që të adhurohet vetëm Perëndia, sepse edhe ai e ka bërë një gjë të tillë: “ndërsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t`u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) Nëse Jezusi është Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!! Poashtu dishepujt kërkuan nga Jezusi si të luteshin, por ai ju tregoj si të luten jo atij, por Perëndisë, ku thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Dhe ai u tha: ``Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu”. (Luka 11:2,4) Zoti nuk tundohet nga e keqja. Bibla thotë: „Askush kur tundohet të mos thotë: ``Jam tunduar nga Perëndinë``, sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri“. (Jakobi 1:13) Jezusin e ka tunduar djalli. Bibla thotë: „Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte“. (Mateu 4:1) „dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai“. (Marku 1:13) Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: „Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ``Çfarë do?``. Ajo u përgjigj: ``Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde``. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ``Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ``Po, mundemi``. Atëherë ai u tha atyre: ``Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im``. (Mateu 20:20-23) “…por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”. (Gjoni 14:31) “Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur”. (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi. Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjiko vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi "Zot" apo bir i "Zotit" ??????
  3. tung Breshka, nuk e di kush po ektremizohet ketu me teper!!! Autori i ketij libri perndryshe ishte nje ish-krishter i cili ka pranuar islamin dhe ne kete liber ka sqaruar bukur shume poziten e Profetit Jezus (paqja qoft mbi te) dhe ka ka sqaruar gabimet e doktrinave kristiane qe kan ndaj Jezusit (paqja qoft mbi te)
  4. Pa ndonje hyrje ose parathenie te vecante, po postoj tekstin e ketij libri te vogel ne te cilin sqarohen shume ide te gabuara rreth Jezusit apo Isait sic thirret nga muslimanet. . Jezusi ne Islam D I S K U T I M____N Ë ___T V. Përgjigjet Kristiane dhe Muslimane. Diskutimi në TV Në fund të diskutimit – “Kristianizmi dhe Islami” – i cili u shfaq në programin e SABC – TV “Kryqëzim pyetjesh” të dielën e 5 Qershorit 1983, drejtuesi i programit, Bill Chalmeres theksoi: “Mendoj që nga ky diskutim del se; është mjaft më i përshtatshëm shpjegimi Islam për Kristianizmin, sesa shpjegimi Kristian për Islamin. Cili është kuptimi dhe rëndësia që ka kjo ide? Këtë j’ua lëmë ju, pra rrugën për ta përcaktuar. Por mendoj se ju do të pajtoheni me mendimin se kjo bisedë që ne zhvilluam është një gjë e mirë.” “BILL”, siç është emri me të cilin i drejtohen pa asnjë formalitet në të gjithë emisionet e tij, në të gjitha fushat është i aftë dhe shumë mahnitës në nënshtrimin që feja e drejtë na mëson. Ai është shembull i portretit për të cilin Kur’an-i i Shenjtë tregon për një Kristian të vërtetë: “… Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: “Ne jemi nesara – krishterë.” Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm dhe se ata nuk janë kryeneçë”. ( Kur’an 5: 82 ) Isa a.s. – statusi i tij. Në ç’plan muslimanët po përpiqen të drejtojnë njerëzit e udhëzuar në rrugë jo të drejtë, të mashtruarit? Ata në një mënyrë modeste dhe me saktësi po përmendin dhe ritregojnë atë që Zoti i Plotfuqishëm ka urdhëruar dhe drejtuar ata që ta thonë në Kur’an-in e Shenjtë. Si muslimanë ata nuk kanë zgjedhje. Ata e kanë thënë në shumë fjalë – “Ne Muslimanët Besojmë, se Isa a.s. (Jezusi) ka qënë një nga Mesazherët më kryesorë të dërguar nga Zoti, se ai u lind mrekullisht (lindja e tij qe mrekulli) – pa asnjë ndërhyrje mashkullore (të cilën shumë Kristianë të kohës nuk e besojnë sot), se ai jetoi sipas premtimit të Zotit. Në të vërtetë nuk është Musliman ai që nuk beson se Isa a.s. ishte i Dërguar i Zotit.” Surpriza e këndëshme. Më shumë se 90% e njerëzve të cilët e ndoqën këtë diskutim kanë mbetur të kënaqur, dhe të surprizuar nga përgjigjet që hodhën poshtë dhe sqaruan çdo dyshim. Ata ndoshta mund të mos u kenë besuar veshëve të tyre. Ata mund të kenë dyshuar se Muslimanët po bënin një lojë për tu përpjekur të mashtrojnë bashkëatdhetarët e tyre Kristianë, që në qoftë se Muslimanët do të thonin fjalë të mira për Isain a.s., në shpërblim të kësaj Kristianët mund të thonin fjalë të mira për Muhammedin a.s.. Kështu që unë “gërmova” në të kaluarën tuaj dhe ju po ashtu në të kaluarën time, e cila mund të kishte qënë një shtirje ose hipokrizi. Zhvillimi i urrejtjes. Ne nuk mund të fajësojmë të gjithë Kristianët për dyshimin e tyre. Atyre u është imponuar për shekuj me rradhë ky lloj dyshimi. Si pasojë e këtij imponimi ata janë mësuar të mendojnë në këtë mënyrë dyshuese për njeriun Muhammed a.s. dhe për fenë e tij. Ashtu siç thekson Tomas Carlyle duke iu drejtuar Kristianëve rreth 150 vjet përpara – “Gënjeshtrat të cilat janë munduar t’i grumbullojnë rreth këtij njeriu (Muhammedit a.s.) janë të pavërteta të pandershme dhe të turpshme për çdonjërin prej nesh.” Ne Muslimanët jemi pjesë e përgjegjësisë të punës që duhet bërë për mposhtjen e këtij keqinformimi. Ne nuk kemi bërë ndonjë gjë reale për heqjen e këtyre grackave. Hapësira Kristiane. Afrika e Jugut është një hapësirë Kristiane. Në qoftë se Libia mburret si përqindja më e madhe Muslimane e kontinentit Afrikan, njëkohësisht Republika Jug-Afrikane i jep të drejtë vetes të quhet e të lavdërohet si përqindja më e madhe e Krishtere. Në këtë hapësirë të Krishtere, Republika Jug-Afrikane – Muslimanët përbëjnë afërsisht 2% të popullsisë. Ne jemi në pjesë të vogël numerike votuesish, ne nuk numërohemi për asgjë politikisht dhe ekonomikisht. Kështu, në qoftë se ne jemi munduar për paqësim, ne mund të jemi shfajësuar me kaq. Por jo. Ne duhet të shpallim veprimtarinë tonë; ne duhet të deklarojmë të Vërtetën, pavarësisht në e pëlqejnë atë apo jo, siç thuhet në fjalët e Isait a.s.: “Thoni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju japë liri ju.” ( Xhoni 9: 32 ) Kapitulli II I S A a. s.___N E___ K U R’ A N. Padituria Kristiane. Kristianët nuk e dinë se baza e vërtetë e mëshirës dhe e zemërbardhësisë që shfaq Muslimani, gjithmonë në lidhje me Isain a.s. dhe me nënën e tij Merjemen (Marian) e ka vendnisjen nga kryeburimi i besimit të tij – Kur’an-I i Shenjtë. Ai gjithashtu nuk e di se Muslimani nuk e përmend emrin e shenjtë të Isait në gjuhën e vet pa thënë Hazreti Isa, kuptimi ose përmendje që nderon Isain a.s. ose Isa alehi selam, që do të thotë Isa, paqja e Zotit qoftë mbi të. Kurdoherë që Muslimani përmend emrin e Isait a.s. pa e shoqëruar me këto fjalë respektuese, ai mund të konsiderohet mosrespektues dhe jo i mirë. Kristianët nuk e dinë se në Kur’an-in e Shenjtë, Isa a.s. është përmendur 5 herë më shumë sesa është përmendur profeti i Islamit në Librin e Zotit. Për të qënë i saktë 25 herë plus pesë herë më përpara. Për shembull: “…Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtë…” ( Kur’an 2: 87 ) “…Oj Merjeme, Allahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalë së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, …” ( Kur’an 3: 45 ) “… Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut …” ( Kur’an 4: 171 ) “Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes,…” ( Kur’an 5: 46 ) “Edhe Zekerjanë, Jahjanë, Isain, Iljasin, të gjithë prej të mirëve të përsosur.” ( Kur’an 6: 85 ) Isa a.s. – titujt e tij. Megjithëse Isa a.s. është përmendur me emër në 25 vende në Kur’an-in e Shenjtë, Kur’an-i gjithashtu me respekt i drejtohet si “Ibne-Merjem” – djali i Merjemes; si “Mesih” – i Pagjynah; “Abdullah” – shërbëtor i Allahut; “Resulullah” – i dërguar i Allahut. Ai foli sipas “Fjalës së Zotit”, sipas Udhëzimit nëpërmjet “Shpirtit të Shenjtë”, si “Shenjë nga Zoti”, dhe shumë epitete të ndershëm të tjerë të përhapura në shumë ajete të Kur’an-it të Shenjtë. Kur’an-i i Shenjtë nderon këtë të dërguar të rëndësishëm të Zotit, dhe muslimanët nuk kanë hezituar ta thonë këtë rreth 1400 vjet të kaluar duke bërë të njëjtën gjë që porositet në Kur’an. Nuk është vetëm një përçmim ose mospërfillje mospranimi i këtyre titujve të Isait a.s., që bëhet vërejtje në të gjithë Kur’an-in e Shenjtë, nga ata që janë më ziliqarët ndërmjet Kristianëve të cilët mund të merren për shembull jo të mirë. “Isa a.s.” emër i latinizuar që bëhet Jezus. Në Kur’an Jezusi përmendet me emrin – “Isa”, dhe ky emër është përdorur më shumë se çdo titull, emërtim tjetër, sepse ky qe emri: Kristian” i tij. Faktikisht emri i tij ka qënë “ISA” Arabisht ose “ESAU” Hebraisht. As “I”, gjithashtu as “s” e dytë në emrin e Isait a.s. nuk gjenden në dialektin origjinal të gjuhës Semitike. Fjala është shumë e thjeshtë – “Isa” – emër i përbashkët, shoqëror në gjuhën çifute, i përdorur më shumë se 16 herë në broshurën e parë, të vërtetë, të vetme të Biblës, në pjesën e emëruar “Gjeneza”. Jozefi, historian çifut përmend rreth 25 Jezus në librin e tij “Dhiata e Vjetër”. Testamenti i Ri flet për mbrojtje ndaj Isait a.s. nga mashtrimet si magjistar, si profet i rremë (Akti 13: 6) dhe gjithashtu “Jezus-Justus” një misionar Kristian, bashkëkohës i Paulit (Kolosët 4: 11). Këto janë të qarta nga Jezusi, djalë i Maries. Duke u kthyer nga “Isa” në (J)esu(s) – Jezus. Ky emër i formuar ka dalë shpëtim ndërmjet Çifutëve dhe Kristianëve që nga shekulli II pas Krishtit. Ndërmjet Çifutëve ky emër vjen nga një mendim I sëmurë – emri i njërit që ishte jobesimtar në Izrael; dhe ndër Kristianë, sepse këta i veshin cilësi të Zotit dhe thonë është Zoti (?). Muslimani nuk ngurron që t’ia vërë emrin fëmijës së tij –“Isa”- sepse ky është një emër shumë i ndershëm, i lavdëruar. Emri i shërbyesit të drejtë të Zotit. Disa shënime Në një nga përkthimet më të përhaphapur të Kur’an-it në Anglisht nga Abdullah. Jusuf Ali, gjendet një tekst i gjithanshëm. Duke kërkuar në të, do të zbulojmë në faqen 1837 përmbajtjen – Isa a.s.: Isa a.s., një profet i drejtë, I lindur, I dërguar në Izrael, I ngaritur lart, Si Ademi, Nuk është kryqëzuar, Asgjë më shumë se një i dërguar, Jo Zot, Jo djalë i Zotit, Shpallje dhe mrekulli, Mëson adhurmin e drejtë e të vërtetë, Deklaron veten Musliman, Përfundim i porosisë, Ndjekësit e rrugës që tregoi ai kanë mëshirë dhe falje, I dërguar dhe shërbyes i Zotit, Si shenjë për profetin Ahmed. Kapitulli III N Ë N Ë__ D H E___ B I R Maria (Merjeme) e ndershme dhe lavdëruar. Lindja e Isait a.s. përshkruhet në dy pjesë të Kur’an-it; sure 3 dhe sure 19. Duke lexuar nga fillimi i lindjes së tij, ne njihemi me historinë e Merjemes dhe me pozicionin e nderuar të saj që tregohet në Shtëpinë Islame, kur ajo mbyllet në tempull përpara lajmërimit se i është dhënë Lindja e Isait a.s.: “Përkujto kur engjëjt i thanë: “Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet Hebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës.” ( Kur’an 3: 42 ) “… të pastroi (nga shpifjet Hebreje) të lartësoi mbi gratë e botës” Një nder të tillë që i është dhënë Merjemes, nuk gjendet, madje as në Biblën Kristiane. Ajetet vazhdojnë: “Oj Merjeme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe kryej namazin për Zotin bashkë me ata që e kryejnë namazin.” ( Kur’an 3: 43 ) Shpallja nga Zoti Cili është burimi i këtij teksti të mrekullueshëm dhe madhështor, i cili në recitimin origjinal, Arab të vë në një gjendje emocionale të papërshkrueshme dhe të përlot? Ajeti 44 shpjegon: - “Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar I Merjemes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.” ( Kur’an 3: 44 ) Lindja e Maries. Historia ishte se gjyshja nga nëna e Isait a.s., Hannah, deri më parë nuk kishte mundur të lindë. Ajo iu drejtua me sinqeritet Zotit. Në qoftë se Zoti do t’i falte asaj një fëmijë, ajo sigurisht do t’ia dedikonte fëmijën shërbimit të Zotit në tempull. Pika kulminante. Zoti i dhuroi një lindje si pasojë e lutjes së pastër të saj. Ajo qe përgatitur për një djalë, por në vend të asaj që priste ajo lindi një vajzë. Por për atë që ajo kishte në mendje, një femër nuk mund të barazohej me një mashkull. Çfarë do të bënte ajo më pas? Ajo bëri një vend ku ti lutej Zotit. Ajo mezi priste sa t’i rritej Merjemja dhe të kujdesej për veten e vet. Me kalimin e kohës, Hannah e mori vajzën e saj të dashur, akoma të vogël, që ta dorëzonte për shërbim në tempull. Çdo prift kërkonte me ngulm që të ishte kujdestari i asaj foshnje aq të dashur. Ato hidhnin short me shigjeta për të, me monedha, kokë a pil. Përfundimisht kismeti ishte që ta mbante Zekeria, por pati edhe kundërshtime nga dëshira e madhe që kishin të gjithë për ta mbajtur atë fëmijë të dashur. Burimi i shpalljes së tij. Nga e mori Muhammedi a.s. këtë dituri? Ai qe analfabet. Ai nuk dinte të shkruante e as të lexonte. Ai qe bërë i tillë nga Zoti i Plotfuqishëm që tu përgjigjej pyetjeve të shumta nëpërmjet ajeteve të Kur’an-it duke theksuar se çdo gjë e kishte nga Zoti, pra Zoti e frymëzonte. “Jo” – thonin kundërshtarët. “Kjo është shpikje e Muhammedit a.s.. Ai e ka kopjuar shpalljen nga Çifutët dhe Kristianët. Ai e ka krijuar vetë.” – thonin kundërshtarët. Duke ditur dhe besuar se Kur’an-i është vërtetë Fjala e Allahut xh.sh., ne megjithatë pajtohemi duke u mbështetur në argumente, me armiqtë e Muhammedit a.s. në një aspekt; se në kohën e tij vetëm u shkruajt Kur’an-i, që do të thotë se: nuk e krijoi atë. Ne mund t’ju shprehim disa bashkëpunime nga dhe ndërmjet jobesimtarëve. Pyete atë, “Keni ndonjë dyshim se Muhammedi a.s. qe Arab?” vetëm një mendim i gabuar mund të mendonte të pajtohej. Në një rast të tillë është pa kuptim të ndjekësh më tej këtë mendim, bjeri shkurt bisedës, ose në qoftë se po lexon një libër me ide të tilla, mbylle përgjithmonë atë! Me njeriun e arsyeshëm mund të vazhdosh më tej bisedën. “Që në fillimet e tij ky Arab u drejtohej Arabëve të tjerë. Ai nuk ishte duke biseduar me Muslimanët e Indisë, as me Muslimanët e Kinës dhe as me Muslimanët e Nigerisë. Ai i drejtohej popullit të tij – Arabëve. Pavarësisht nëse ata pajtoheshin me të apo jo, ai u fliste atyre në mënyrën më të lartë – fjalë të cilat kishin depërtuar në veshët dhe mendjet e dëgjuesve që Merjemja nëna e Isait a.s. – një hebreje qe zgjedhur veçan gjithë grave të të gjitha kombeve, popujve. Jo nëna e vet, as gruaja e tij, as vajza e tij, as ndonjë grua Arabe por një Hebreje! Mund ta shprehë dikush këtë? Sepse për çdonjërin nëna e tij, gruaja e tij ose vajza e tij vijnë para çdo gruaje tjetër. Pse dëshironte Profeti i Islamit të nderonte një grua të një feje të mëparshme, që i përkiste një race të cilën e shihnin me sy jo të mirë për tre mijë vjet me rradhë? Pikërisht siç po bëjnë ata me Arabët sot. Sara dhe Xhere. Çifutët e marrin racizmin nga Bibla e tyre kur ata tregojnë se babai i tyre Ibrahimi a.s. (Abrahami) kishte dy gra; Sara dhe Xhere. Ata thonë se vetë janë pasardhësit e Ibrahimit a.s. dhe Sarës, gruas legjitime, dhe Arabët janë (fëmijët) pasardhësit e Ibrahimit a.s. dhe Xheres. Xhere sipas tyre ishte një bujkrobëreshë, që sjell si pasojë se Arabët “janë” një racë më e ulët. Por e vërteta është se Xhere ka qënë princeshë e Egjyptit dhe jo bujkrobëreshë ose skllave. A mund të shpjegojë dikush se përse Muhammedi a.s. zgjodhi këtë Hebreje për një nder të lartë? Përgjigjja është e thjeshtë – Ai nuk mund të zgjidhte – ai nuk kishte të drejtë të fliste sipas mendimeve të tij. “Ai (Kur’an-i) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet” (Kur’an 53: 4) Sure Merjem. Eshtë një kapitull i tërë në Kur’an i quajtur Sure Merjem. (Kapitulli Maria), i emërtuar për nder të Merjemes, nënës së Isait a.s., nderim të cilin nuk e gjejmë ti jepet Merjemes në Biblën Kristiane. Nga 66 librat protestantë dhe 73 librat Katolikë Romanë, asnjëri prej tyre nuk është emëruar Maria ose në emrin e djalit të saj. Ju do të gjeni libra të emërtuar Mateu, Luka, Marku, Xhoni, Peter, Paul por jo Maria ose Jezusi! Në qoftë se Muhammedi a.s. do të qe autori i Kur’an-it të Shenjtë, ai nuk do të humbiste rastin për të përfshirë në të me Merjemen, nënën e Isait a.s. edhe nënën e vet – Eminen, gruan e tij të dashur – Khadije ose vajzën e vet – Fatimen. Por jo! Jo! Kjo s’mund të ndodhte asnjëherë. Kur’an-i nuk është krijim i mendjes së tij! Ai pranon saktësisht se asnjë qënie njerëzore ose edhe të gjithë njerëzit dhe xhinët së bashku nuk mund të krijojnë një libër të tillë si Kur’an-i i Shenjtë. Kapitulli IV L A J M E___ T E___ M I R A Lajmet e mira “Përkujto! Kur engjëjt i thanë: “Oj Merjeme, Allahu të përgëzon me fjalën e Vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dynja e ahiret dhe nga më të afërmit (e Zotit).” ( Kur’an 3: 45 ) “…Më të afërmit e Zotit”, jo fizikisht, as gjeografikisht, por shpirtërisht. Krahasoje këtë me: “Dhe Jezusi qëndron në dorën e djathtë të Zotit.” (Marku 16:19) Shumica e kanë keqkuptuar këtë ajet të Kur’an-it po ashtu si shumë të tjerë e kanë keqkuptuar në Bibël. Ata imagjinojnë Atin (Zot) duke ndenjur në fron – një vend i lartësuar dhe “djalin e Tij” Jezus duke qëndruar në të djathtën e Tij. Mund ta shfaqni atë që imagjinoni në pikturë? Në qoftë se veproni sipas mendjes suaj, sigurisht që keni humbur rrugën e drejtë, i jeni larguar udhëzimit të drejtë që porosit Zoti. Ai nuk është Ati që thonë krishterët e humbur, Ai është larg imagjinatës së mendjes njerëzore. Ai ekziston. Ai është real. Por Ai nuk është si asgjë që ne mendojmë ose imagjinojmë. Në gjuhët e lindjes “dora e djathtë” do të thotë një vend I lartësuar dhe i nderuar të cilin Kur’an-i i Shenjtë e përshkruan: “… dhe nga të afërmit (e Zotit).” ( Kur’an 3: 45 ) Ajetet e sipërpërmendura tregojnë dhe saktësojnë se Isa a.s. është Mesiu (Krishti), dhe ai gjithashtu është Fjala të cilën Allahu xh.sh. ia dhuroi Merjemes. Përsëri Kristianët lexojnë këto fjalë, kuptimin dhe porositë e të cilave at nuk mund t’i zbatojnë. Ato barazojnë fjalë “Krisht” me kuptimin e Zotit të mishëruar në të. Krisht nuk është emër. Fjala Krisht e ka prejardhjen nga fjala Hebreje Messiah, dhe Arabisht – Mesih. Rrënja e fjalës është masaha (m-a-s-a-h-a) që bie në kundërshtim si kuptim fjale me mesazhin e shpallur. Priftërinjtë dhe mbretërit këtë kuptim ua kushtonin posteve të tyre të cilat i shenjtëronin. Por sipas përkthimit nga Greqishtja “Krist”, duket i njëjtë me fjalën Jezus. Kristianët kanë aftësi ti transformojnë metalet bazike në ar të ndritshëm. Dëshira e tij ishte të përkthyerit e emrave në gjuhën e vet amtare si për shembull: “chepas” në Peter, “Messiah” në Krisht. Si e bëri ai këtë? Shumë lehtësisht. Messiah në Hebraisht do të thotë i emërtuar. Fjala Greke “I emërtuar” është “krist“. Pikërisht heqja e rrokjes “os” nga “kristos” dhe juve ju është lënë fjala krist. Tani ndërro “k” e vogël bëje “K” të madhe dhe do të shohim një emër të krijuar (?) të veçantë. Krisht do të thotë i emërtuar. Isa a.s. qe emërtim i posaçëm në pagëzimin e tij, nga Gjon pagëzori si përcjellësi i Fjalës së Zotit. Çdo i dërguar i Zotit është quajtur me të njëjti emërtim. Bibla e Shenjtë është mbushur plot me kështu emërtimesh. Në Hebraishte origjinal bëhet “messiah” le të shohim përkthimin Anglisht – I emërtuar. Jo vetëm të dërguarit e Zotit emërohen, u vihen emra nga njerëzit, por edhe brirëve edhe shtyllave gjithashtu. Unë jam Zoti i shtëpisë së Betlehemit ku ju fshihni ose prekni shtyllën (Gjeneza 31: 13) Në qoftë se prifti ose fallxhori është prekur bën gjynah… (Levitikus 4: 3) Dhe Musa … preku shtëpinë dhe çdo gjë që ishte në të (Levitikus 8: 10) Zoti do të begatojë bririn e Mesihut të tij (1Samuel 2: 10) Dhe kështu i thotë Zoti Mesihut të tij Isaiha (Isaiah 45: 1) Aty ka më shumë se njëqind mendime të tilla, të shkruara në Bibël. Çdo here ju ndesheni me fjalën emërtim i posaçëm në Bibël, që në Greqisht do të thotë Krisht (Kristos) dhe në qoftë se jeni të lirë do të mund të bëni të njëjtën gjë që kanë bërë Kristianët, dhe si rrjedhim do të kemi Krisht (Chevub), Krisht (Cyrus), Krisht prift, Krisht shtyllë etj. Shënim: Krisht do të thotë emërtim i vënë nga njerëzit. Disa emërtime të vetme, të veçanta. Megjithëse çdo i dërguar i Zotit është një i caktuar i Zotit – një Messiah, emërtimi “Mesih” ose “Messiah” ose përkthimi i tij, Krisht, është emërtim vetëm për Isain a.s., djalin e Mejemes, së bashku njëlloj si në Islam edhe në Kristianizëm. Kjo nuk është e pazakontë në besime e në fe. Ka edhe shumë emërtime të tjera lartësuese që mund të përdoren për më shumë se një profet. Akoma njerëzit e veçojnë vetëm për njërin përdorimin e fjalës “Resulullah” që do të thotë transmetues i Fjalës së Zotit, emërtim i cili përdoret bashkarisht edhe për Musain a.s. (19:51) edhe për Isain a.s. (61:6) në Kur’an-in e Shenjtë. Akoma “Resulullah” është bërë sinonim i të dërguarit Islam, ndër ne Muslimanët. Të gjithë të dërguarit e Zotit në të vërtetë janë më të afërmit tek Zoti, por fjala Arabe është “Khalilullah”, dhe është vetëm për Ibrahimin a.s.. Kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk janë të afërt te Zoti. “Kalimull-llah” do të thotë një njeri të cilit i ka folur Zoti, dhe ka folur me Zotin, kjo cilësi nuk është përdorur për tjetër të dërguar përveçse për Musain a.s.. Akoma besojnë se Zoti ka folur me të gjithë të dërguarit duke përfshirë këtu edhe Isain a.s.. Duke u shoqëruar atyre tituj të tillë të gjithëve, nuk I veçojmë ato sipas cilësive të veçanta që kanë pasur, cilësi këto dytësore, sepse cilësi e parë dhe më kryesore është se ata të gjithë kanë qenë të dërguar të Allahut xh.sh., paqja dhe shpëtimi i Allahut xh.sh. qoftë mbi ta. Ndërsa lajmi i gëzuar i qe sjellur (ajeti 45) Merjemes. I qe thënë se djali i saj do të quhej Isa dhe se ai do të jetë Mesiu, Fjalë nga Zoti dhe se: “E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve*, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.” ( Kur’an 3: 46 ) *Kjo parathënie tregohet e realizuar në një kohë shumë të shkurtër. Ne e gjejmë këtë në Suren Merjem që vijon: “Dhe duke e bartur ngrykë shkoi me të te të afërmit e vet e ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe?” Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qënë e pamoralshme!” ( Kur’an 19: 27,28) Habitja e Çifutëve. Nuk ka ndonjë Xhozef zdrukthëtar këtu. Rrethanat qenë të veçanta, Merjemja nëna e Isait a.s. u tërhoq, u vetmua në një vend të veçantë të lindjes: “E, Përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.” ( Kur’an 19: 16 ) Pas lindjes së fëmijës ajo u kthye. “Habia e njerëzve nuk njihte kufi. Në çdo rast ato qenë përgatitur të mendonin zhdukjen e saj, sikur qe zhdukur, larguar nga familja e saj për pak kohë. Por ajo erdhi duke mos pasur turp, duke parakaluar kryelartë me fëmijën e saj në krahë. Si pati rënë në sy të keq shtëpia e Haronit, vendi i klerit!? “Motër e Harunit” – Merjemja rikujtonte rrugën dhe moralin e prindërve të saj që nuk kishin vend për qortim.Sikur ata thonin, ajo e ndoqi rrugën dhe emrin e mirë të prindërve të saj dhe të të parëve të saj! Çfarë mund të bënte Merjemja? Si do të mund të shpjegonte ajo? A do ta pranonin ata shpjegimin e saj? E gjithë ajo që mund të bënte ishte të shpjegonte rreth të veçantës të jashtëzakonshme të fëmijës së saj. Dhe fëmija që në djep vjen si shpëtimtar i saj, e nxjerr nga ai moment I vështirë. Nga një mrekulli e Zotit dhënë atij fëmije, ai flet, mbron nënën e tij dhe predikon, shpall të vërtetën për ato dëgjues që ishin jobesimtarë. “Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që është foshnje në djep?” ( Kur’an 19: 29 ) Dhe nga një mrekulli ai foli: “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut; Mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem, dhe më ka porositur me namaz (falje) e zekat për sa të jem gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm! Selami (shpëtimi prej Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!” Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.” ( Kur’an 19: 30,31,32,33,34. ) Mrekullia e parë e tij. Në këtë mënyrë Isa a.s. mbrojti nënën e tij nga shpifjet e rënda dhe fjalët pas krahëve të armiqve të saj. Kjo është vërtet mrekullia e parë e cilësuar e tij në Kur’an-in e Shenjtë – që; ai foli që kur ishte foshnje nga krahët e nënës së tij. Në kundërshtim me këtë mrekulli të parë të tij në Biblën Kristiane mrekullia e parë sipas këtij libri ndodh kur ai ishte rreth tridhjetë vjeç. Dhe ditën e tretë, qe një dasmë në Kana të Xhelil: dhe nëna e Jezusit qe aty: Dhe, Jezusi së bashku me ndjekësit e tij qenë thirrur në dasëm: Dhe kur ata deshën verë, nëna e Jezusit tha: Ata nuk kanë verë për të pirë. Jezusi u tha. Grua çfarë do të bëj unë me ty? Ora ime nuk ka ardhur akoma. Nëna e tij u tha shërbyesve, çdo gjë që t’ju thotë ai juve, bëjeni atë. Dhe aty qenë gjashtë enë uji prej guri, pas mënyrës së pastrimit të çifutëve, përmbanin dy ose tre Firkins (njësi matëse)– me copë. Jezusi u tha atyre; Mbushni poçet e ujit me ujë. Dhe ata i mbushën deri në grykë. Dhe ai u tha atyre, shpërndajini tani dhe jepuni të ftuarve të parë të festës. Dhe ata e shpërndanë atë. Kur të parët e festës shijuan ujin që ishte bërë verë dhe nuk dinin se nga ku vinte ajo (por shërbëtorët që e shpërndanë atë e dinin) drejtuesi I festës thirri dhëndrin, Dhe i tha atij, çdo njeri në fillim niset për të marrë verë të mirë; dhe njerëzit (pijnë shumë) dehen nga ajo që është e keqe, por ti solle verë të mirë deri tani. (Xhon21:10) Që nga kjo “mrekulli”, Kristianët thonë se vera është si ujë në Kristianizëm. Shumë arsye të gabuara si: ajo që qe e mirë për (Mjeshtrin) Mësuesin është e mirë edhe për ata (ndjekësit e tij) janë gabime dhe devijime të futura në Kristianizëm. Isa a.s. nuk qe ndonjë vrasës. Ai nuk bëri verë, as ata nuk i bëri “pijanecë”. Ata të cilët janë të trashë dhe injoranca e tyre nuk i lë ta kuptojnë ndryshimin –“që e mira qe mbajtur për në fund.”. Ai nuk qe lëng rrushi. Ajo qe e njëjta verë që duke iu përmbajtur Biblës Kristiane i dha të drejtë “vajzës së Zotit” për të tërhequr “babanë e saj”. (Gjeneza 19: 32,33) Ajo qe e njëjta verë të cilën Kristianët këshillojnë të ruhesh prej saj në Efesianët 5: 18 “Dhe mos pi verë…” A është kjo pafajësi (?) 1% fuqi që normalisht çon milionanjerëz jashtë rrugës së drejtë. Amerika ka një milion konsumues në sasi të shumta të pijeve alkolike në 70 milionë Kristianë! Amerikanët këta i quajnë pijanecë – “Konsumues të alkoolit që janë problematikë”. Në Afrikën e Jugut, ata thirren “alkoolikët” – “”pijanecë” – ishte fjalë e përdorshme edhe për njerëzit me probleme në stomak. Por kryeministri i Zambias, dr. Keneth Kaunda nuk nguron të thotë të vërtetën troç. Ai shprehet: - “Unë nuk jam i përgatitur të udhëheq kombin e pijanecëve.” – kur i referohet pjesës së popullit të tij të cilët janë konsumues të pijeve alkoolike dhe atyre që janë të intoksikuar. Kudo ku uji turbullohet, ne nuk mund dhe nuk duhet të ngarkojmë me përgjegjësi dhe të fajsojmë Isain a.s. ose ndjekësit e tij për zakonin e të pirit pije alkoolike të bashkëkohësve të tij. Për atë zakon ai ka thënë: “Unë kam akoma edhe shumë gjëra për tu thënë, por ju nuk mund ti realizoni ato tani.” ( Xhoni 16: 12 ) Njerëzimi nuk kishte arritur në atë shkallë që të pranonin të gjithë të Vërtetën Islame. Gjithashtu ai nuk ka thënë – “Ju nuk mund të hidhni lloj vere të re në shishet e vjetra.” ( Mateu 9: 17 ) “Nënë” apo “Grua”. Sipas st. John në të katër rrjeshtat lart përshkruhet festa e martesës së Kanas, dhe na tregohet se Jezusi u soll paturpësisht ndaj nënës së tij. Ai e thirri atë “Grua” dhe duke e zgjeruar më shumë këtë plagë aty thuhet – “Ç’duhet të bëj unë me ty?” Çfarë lidhje jepet aty ndërmjet “ty” dhe “unë”? A thua ai kishte harruar se ajo “grua” e vërtetë e kishte mbajtur atë në barkun e saj për nëntë muaj rresht dhe ndoshta për dy vjet i kishte dhënë gji e si pasojë e lindjes së tij ajo ishte përballuar me fyerje të shumta? A mos nuk ishte ajo nëna e tij? Duket shumë e çuditshme që misionari mburet me mësimet që jep, i bindur dhe vuajtës i madh – ata e thirrnin atë “Princ i Paqes” dhe ata thonë se – “ai u qe dërguar atyre që bënin gjakderdhje si një udhëzim dhe si një dele që para qethjes së saj ajo ishte memece, ajo nuk e hapte dot gojën e vet.” – akoma ata krenohen në të njëjtën mënyrë, se ai ishte i gatshëm gjithmonë për sharje në drejtim të njerëzve të racës së tij dhe që ti demaskonte ato. Në qoftë se thënie e tyre janë të vërteta:- “O ju të këqinjtë. O ju bij imoraliteti. Dhe kur ai itha nënës së tij: o grua! Mbrojtja e Isait a.s.. Muhammedi a.s. qe urdhëruar për të thënë të vërtetën; dhe në drejtim të çështjes së Isait a.s., për të shfajësuar atë nga porositë e rreme dhe shpifjet që i mveshnin armiqtë e tij. “(All-llahu) më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, dhe nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!” ( Kur’an 19: 32 ) Në marrjen e lajmit të mirë, të lindjes së në djali të drejtë, të panjollë, Merjemja përgjigjet: “Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë “Bëhu!”. Ajo menjëherë bëhet. Ai (Allahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Teuratin dhe Inxhilin.” ( Kur’an 3: 47,48 ) Kapitulli V S H P J E G I M E T ___E ___K U R’ A N –it___D H E___ T Ë ___B I B L Ë S. Takimi me priftin. Duke shpresuar që ta keni marrë seriozisht këshillën e dhënë në faqen 1 po përpiqem të tregoj me shembuj, dhe të sqaroj. Rastet për përdorimin e saj të herëpashershme. Për shembull, po vizitoja “Shtëpinë e Biblës” në Johanesburg. Teksa po shihja biblat dhe librat fetarë, mora një Bibël Indoneziane dhe kisha marrë në dorë pikërisht atë që është Testamenti i Ri (Dhiata e Re) Greko-Angleze. Një volum të madh. Unë kisha qënë nën vështrimin e përgjegjësit të Shtëpisë së Biblës, Bibliotekës. Ai mu afrua menjëherë. Ndoshta durimi im dhe kryemekanizmi, të qënit Musliman qe një tërheqje ose një thirrje për të. Ai më pyeti rreth interesimit që kisha për atë libër të shtrenjtë. Unë i shpjegova se si studiues i një feje të përsosur, kisha nevojë për libra të tillë. Ai më ftoi për një çaj në zyrën e tij. Ai u tregua shumë i sjellshëm dhe unë e pranova ftesën e tij. Gjatë kësaj kohe unë i shpjegova atij pozitën shumë të lartë që Isa a.s. zinte në Islam. Ai dukej se dyshonte në atë që unë po i tregoja. Ai u habit me paditurinë e vet të mëparshme, sepse çdo njeri i mirë i tërhequr nga shoqëria në Afrikën e Jugut, mund të bëhet kontrollor ose përgjegjës në “Shtëpinë e Biblës”. Unë fillova t’i recitoj nga ajeti 42 i sures Ali Imran nr. 3 “Përkujto! Kur i thanë engjëjt: “Oj Merjeme! Allahu të dalloi ty (me besim e karakter)…” (Kur’an 3:42) Unë doja që ai të dëgjonte këtë Mrekulli, jo vetëm të dëgjonte kuptimin e Kur’an-it, por edhe tingëllimin në gjuhën që Kur’an-i është shpallur. Dunkers u tërhoq pas dhe qëndroi pa lëvizur duke dëgjuar i mahnitur dhe me vëmendje të madhe Fjalën e Allahut xh.sh.. Kur unë arita fundin e ajetit 49, këto fjalë të rëndësishme ia rritën besimin se mesazhi që përcjell Kur’an-I qe si ai i Biblës së tij. Ai tha; nuk di ndonjë ndryshim mes asaj që besoj unë si Kristian dhe asaj që ti më lexove. Unë i thashë; “Kjo është e vërtetë”. Në qoftë se ai do ti lexonte vetë këto ajete veç e veç vetëm në gjuhën Angleze ose pa i lexuar në Kur’an, ai nuk do të qe në gjendje të kuptonte edhe për njëqind vjet se ishte duke lexuar pjesë nga Kur’an-i I Shenjtë. Në qoftë se ai qe protestant do të lexonte versionin Katolik Roman, në qoftë se ai nuk e ka parë njërin version ose versionin Jehovaj ose versionin Greko-Ortodoks, ose njërin nga njëqind e një prej versioneve të tjerë; por ai kurrë nuk do të kuptonte se ishte duke lexuar versionin e Kur’an-it (për ato pjesë të cilat kanë mbetur të pandryshuara në librat paraardhës). Kristianët mund të lexojnë në Kur’an çdo gjë që duan të dine për Isain a.s. në një mënyrë të shprehuri shumë fisnike dhe madhështore. Kur’an-i është më i qartë dhe më i suksesshëm të lexohet plotësisht, por edhe pjesët e marra prej tij janë plotësisht të qarta. Në këto tetë ajete të përmbledhura, nga ajeti 42 deri te ajeti 49 tregohet: Që Merjemja, nëna e Isait a.s., qe një grua e vyrtytshme dhe e nderuar mbi të gjithë gratë e kombeve. Se e gjithë ajo që qe thënë qe Shpallje nga Zoti nëpërmjet të dërguarit të Tij Isait a.s. për njerëzimin. c) Që Isai a.s. qe (transmetuesi i) Fjala e Zotit. d) Që ai ishte Mesihu i cili pritej nga Çifutët. e) Se Zoti do ta fuqizonte Isain a.s. që të kryente, plotësonte mrekullinë, madje prej në krijimin e tij. f) Që Isai a.s. qe lindur mrekullisht pa ndërhyrje mashkullore. g) Që Zoti do t’i jepte atij Shpalljen. h) Që ai do të jetonte sipas premtimit të Zotit, dhe se ai do të ringjallte të vdekurin, do të shëronte ata të cilët kishin lindur të verbër dhe leprozët të gjitha sipas premtimit të Zotit, etj etj.. Shkumësi dhe djathi. Shumë Kristianë entuziastë këtu kundërshtojnë një pohim ose fjalë. Por dallimi ndërmjet Biblës dhe Kur’an-it është si ai ndërmjet “shkumësit dhe djathit”, kush nga këta të dy hahet?! “Për mua ata janë të njëjtë. Kush është ndryshimi?” – pyet prifti. Unë e di se historitë e tyre në thelb pajtohen me njëra tjetrën, por kur I shqyrtojmë ato me vëmendje do të zbulojmë se ndryshimi ndërmjet tyre është I luhatshëm. Tani krahaso idenë e mrekullueshme që jepet në ajetin 47 të sures Ali Imran në Kura’ni-in e Shenjtë me atë që jepet në Bibël: “Tani lindja e Jezu Krishtit, qe në këtë mënyrë: Kur nëna e tij Maria u zhvendos tek Jozefi, para se ata të vinin së bashku (si burrë e grua) ajo qe shtatëzënë nga Shpirti (Fryma) i Shenjtë. (Mateu 1: 18) Mjeshtri dramatizues. Billy Graham nga USA dramatizoi këto ajete përballë 40 000 njerëzve në King Park, Durban – duke folur me këmbë e me duar, pra duke u thënë: “dhe “Shpirti i Shenjtë” erdhi dhe la me barrë Marien!” Në anën tjetër st. Luke tregon të njëjtën gjë por në mënyrë më të përpunuar. Ai thotë se kur Maria u lajmërua qe e tronditur. Reagimi i saj qe: “Si mund të jetë kështu, duke qenë se unë nuk njoh asnjë burrë?” – në kuptimin e mardhënieve bashkëshortore. (Luka 1: 34) Tregimi në Kur’an është: “Ajo tha: “Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)?…” ( Kur’an 3: 47 ) Në thelb nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet këtyre dy deklaratave: “duke qënë se unë nuk kam njohur asnjë burrë” dhe “kur asnjë burrë nuk më ka prekur”. Të dy vlerësimet kanë kuptim të njëjtë. Është thjesht zgjedhja e fjalëve të ndryshme për të dhënë të njëjtën gjë. Por përgjigjet përkatëse të shfajësimit të Merjemes në të dy librat, Kur’an dhe Bibël janë zbulesa dalluese ndërmjet njëra-tjetrës për nga interpretimi që njerëzit u bëjnë. Versioni Biblik. Thënie të Biblës: “Dhe engjëlli iu përgjigj dhe i tha asaj, “Shpirti I Shenjtë” të ka sjellë ty dhe fuqia e më të Lartit të ka mbuluar me hije.” (Luka 1: 35) A nuk meditoni se po tregoheni ateist, dyshues duke pranuar këtë thënie? Atashumë mirë mund të pyesin si mundi të vinte Shpirti i Shenjtë tek Maria? “Si e mbuloi me hije Fuqia e All-llahut të Madhëruar atë grua? Nga literatura ne dimë se nuk do të thotë kështu, se ajo qe një ide e përsosur, por gjuha e përdorur këtu është e papëlqyeshme – devijim – a pajtoheni ju me këtë!? Tani ndryshimi me gjuhën e përdorur në Kur’an: Versioni në Kur’an. “…Ai (Allahu) tha:”Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet.” ( Kur’an 3: 47 ) Ky është shpjegimi i Kur’an-it dhe idea e Muslimanit për lindjen e Isait a.s.. Por për Zotin krijimi i Isait a.s. pa baba është i thjeshtë. Ai vetëm thotë “Bëhu!” dhe vërtet ai bëhet. Në qoftë se Ai do të donte të krijontenjë milionë Isa pa baballarë dhe pa nëna, Ai shumë thjesht mund t’I krijonte. Ai nuk ka marrë një lloj specie dhe e ka kthyer në një lloj tjetër, si njerëz ose kafshë – me lidhje, kontakt ose mbjellje artificiale. Ai ka sjellë në jetë çdo gjë vetëm në sajë të fjalës së Tij urdhëruese: “Bëhu!” dhe “është bërë”. Këtu nuk ka asgjë te re në atë që po ju tregoj, I kujtova priftit. Kjo është në Librin e parë të vërtetë të Biblës tuaj – Gjeneza 1: 3 “Dhe Zoti tha…” Çfarë tha Ai? Ai tha - “Bëhu” dhe “u bë”. Ai nuk i ndan fjalët. Kjo është rruga jonë për të kuptuar fjalën “Bëhu” – që me dëshirën e Tij solli në jetë çdo gjë. Zgjedhja për vajzën e tij ! “Ndërmjet këtyre dy versioneve për lindjen e Isait a.s. – versioni I Kur’an-it dhe versioni i Biblës – kë do të zgjidhnit ju për t’ia dhënë si udhëzim vajzës tënde?”, e pyeta unë përgjegjësin e Shtëpisë së Biblës. Ai uli kokën dhe i nënshtruar pranoi: - “Kur’an-in”. Si mundet që një “fallsifikim” ose një “imitim”, siç kanë thënë për Kur’an-in, do të mund të ishte më i mirë sesa i vërteti, origjinali, siç është deklaruar dhe pretenduar për Biblën? Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë asnjëherë, veçse kjo që iu shpall Muhammedit a.s. është ajo që edhe vetë Muhammedi a.s. ka deklaruar se është fjala e Vërtetë dhe e Pastër e Allahut xh.sh.. Eshtë provuar se pas leximit dhe ndjekjes së mësimeve të Biblës, ato që kanë lexuar dhe kuptuar nga të lexuarit e Kur’an-it janë bindur dhe e kanë pranuar për të vërtetë të saktë dhe të pamohueshme fjalën e Allahut xh.sh., Kur’an-in, pra si Shpallje nga Zoti. Shembulli i Ademit a.s. Në lidhje me Mrekullinë e lindjes së Isait a.s. jepet edhe historia e Ademit a.s., lindja e mrekullueshme e të cilit nuk e bën atë as Zot as djalë të Zotit: “Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha : “Bëhu!” ai u bë.” ( Kur’an 3: 59 ) “Pas një përshkrimi për pozitën e lartë që zë Isai a.s. si i dërguar i Zotit në ajetet e sipërpërmendura hidhet poshtë idea se ai qe Zot ose djalë I Zotit, ose diçka më shumë se njeri, por e veçantë e tij në dallim nga njerëzit e tjerë qe se atij i erdhi shpallja. Në qoftë se thuhet se ai u lind pa baba, ne u themi Ademi u krijua pa baba dhe kjo qe mrekulli më e madhe. Në të vërtetë Ademi qe krijuar pa nënë e pa baba. Përsa i përket trupit tonë ai është nga balta. Por për Allahun xh.sh., Isa ishte si Ademi ashtu siç është i tërë njerëzimi. Madhështia e Isait rridhte nga urdhëri i Allahut xh.sh. “Bëhu”, për atë që ai ishte - më shumë prej baltës – një udhëheqës shpirtëror dhe mësues.” Shënim i Abdullah Jusuf Ali. Logjika se ai lindi pa baba, a e bëri atë “të barabartë” me Zotin, atëherë Ademi do të kishte një të drejtë për të qënë më i lartë pra më i nderuar, dhe kjo nuk është bindje Kristiane. Në këtë mënyrë Muslimani shpor këtë ofendim që kristianët bëjnë ndaj Zotit, dhe nga e vërteta që kërkohet prej çdo muslimani është se ai duhet ta urrejë këtë gënjeshtër ndaj All-llahut. Përveç kësaj në qoftë se Kristianët pohojnë, se Ademi u krijua nga balta, Isa ishte “i lindur nga barku (mitra) e Merjemes, që na lejoi tu kujtojmë atyre, se duke iu përmbajtur përcaktimeve të pavërteta që i mveshin, ka edhe një tjetër akoma që i bie të qëndrojë më lartë se Jezusi në Biblën e tij. Kush është ky mbinjeri? Të rejat e Paulit. Me të vërtetë ai është mbret i Salemit prift i Zotit më të lartë… “Pa baba, pa nënë, pa prejardhje, dhe pa fillim e pa fund jete…” (Hebreu 7:1,3,) Këtu del “një kandidat tjetër për ta bërë” Zot “veten e vet”, sepse vetëm Zoti i Plotëfuqishëm i posedon këto cilësi. Ademi ka një fillim, në Xhenet edhe Isa ka një fillim; Ademi ka pasur një fund gjithashtu edhe për Isain Kristianët tregojnë se ka pasur një të tillë, “dhe ai ngjiti lart shpirtin”. Po mbreti i Salemit ku është? Ndoshta ai po fle diku si Rip Van Uinkel; një përralë, gjë e paqënë, për të cilin tregohet se flinte shumë vjet. Dhe çfarë është ky “Hebreu”. Ky është emri i njërit nga librat e Biblës së Shenjtë, i autorit (të mrekullueshëm ose bandit) st. Paul, i vetemëruar ndjekësi i trembëdhjetë i Krishtit. Isa ka pasur dymbëdhjetë ndjekës apostuj, por njëri prej tyre qe Juda i cili nuk mundi të mbyste të keqen që kishte në vetvete. Në këtë mënyrë nga “dymbëdhjetë fronet” në qiej të cilat do të ziheshin nga ndjekësit e tij për të gjykuar pasardhësit e Izrailit njëri u hoq. (Luka 22:30) Në këtë mënyrë bie poshtë plotësisht idea e Hebreut. Sauli qe një çifut rebel, dhe Kristianët e ndërruan emrin e tij në “Paul”, ndoshta sepse “Saul” tingëllon Çifutshe. Ky st. Paul krijoi një çrregullim e një rrëmujë të tillë në mësimet e Isait, për të përfituar për vete vendin e dytë në “Njerëzit më me influencë në histori”, në punën “përmendore” të Majkëll H. Hart: “Njëqind më të lartit në histori”. Sipas Majkëll Hart, Pauli qe themeluesi i Kristianizmit të sotëm. Këtë “nder” për krijimin e Kristianizmit ishte për ta ndarë ndërmjet Paulit dhe Isait, dhe Pauli fitoi sepse kishte shkruajtur më shumë libra të Biblës sesa çdo autor tjetër, duke kujtuar se Isai nuk kishte shkruajtur asnjë fjalë të vetme. Pauli nuk kishte nevojë për frymëzim nga Zoti, për të shkruajtur hiperbolat, mendimet e ekzagjeruara të tij. Më kot nuk ka thënë Ministri i Propagandës në kohën e Hitlerit: “Sa më e fryrë të jetë gënjeshtra aq më e madhe bëhet besueshmëria për këte ndër të paditur.” Por çudia rreth këtyre ekzagjerimeve është ajo se; duket që shumë Kristianë e kanë lexuar ose asnjë prej tyre nuk e ka lexuar këtë. Çdo njeri studioz të cilit ia kam treguar këto rreshta duket se i dëgjon për herë të parë. Ato pasi i dëgjojnë shfaqin hutim dhe çoroditje siç përshkruhen duke përshtatur fjalët e Isait a.s.: “…meqënëse ata nuk shohin ata rrjedhimisht edhe nuk dëgjojnë edhe nuk kuptojnë.” (Mateu 13:13) Kur’an-i i Shenjtë përmban gjithashtu ajete të cilat përshkruajnë këtë sëmundje të kultivuar: “(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).” ( Kur’an 2: 18 ) “Djemtë” e Zotit! Muslimanët përjashtojnë me argumenta mendimet e gabuara Kristiane që “Isa a.s. është djalë i vetëm i Zotit, i lindur dhe jo i krijuar”, sikur atë e ka lindur All-llahu jo siç i ka krijuar të tjerët. Kjo është ajo që Kristianët përsërisin nga fëmijëria e tyre. Unë i kam pyetur dhe u kam mësuar disa dijetarëve Kristianë herë pas here se çfarë duan të theksojnë ose të thonë ata kur përmendin “I LINDUR DHE JO I KRIJUAR”. Me të vërtetë ata besojnë që, për All-llahun ka fëmijë. “Adami, i cili qe djalë i Zotit.” (Luka 3:38) “Se djemtë e Zotit panë vajzat e njerëzve, të cilat u ishin besuar atyre…” “Dhe kur djemtë e Zotit hynë në vajzat e njerëzve ata lindën fëmijë.” (Gjeneza 6:2,4) “…Israeli është djali im, madje fëmija i parë.” (Eksodi 4:22) “…Për mua (Zot) jam baba i Izraelit dhe Ibrahimi është fëmija im i parë.” (Jeremia 31:9) “…Zoti më ka thënë mua, (David) Ti je djali im i parë: unë në këtë ditë të LINDA ty” (Psalmet 2:7) “Për aq kohë sa u lanë në tokë, nga Shpirti i Zotit, ata janë djemtë e Zotit.” (Romanët 4:14) A nuk e dalloni atë që në gjuhën e Çifutëve çdo Tom dhe Heri (çdo person që është fetar) të cilët ndoqën rrugën dhe udhëzimin e Zotit, qe një “djalë I Zotit”. Ajo qe një përshkrim metaforik, shoqërisht i përdorur ndër çifutë. Kristianët pajtohen me këtë arsyetim por vazhdojnë të thonë: - “por Isa nuk qe si ata”. Ademi qe krijuar nga Zoti, dhe ne u flasim atyre me nënkuptim. Çdo gjë qe krijuar nga Zoti. Ai është Zoti, Krijuesi dhe Mbajtësi I gjithçkaje. Metaforisht Zoti është babai i gjithçkaje. Por Isa qe djali I LINDUR i Zotit dhe jo djalë I KRIJUAR nga Zoti? – i lindur do të thotë “I bërë Zotëri” I lindur do të thotë “I BËRË ZOTËRI” ! Në eksperiencën time praktike të dialogimit me qëllim mësimi për Kristianët, prej 40 vjetësh, vetëm njëri e hapi gojën për të më kërkuar shpjegim rreth shprehjes – i lindur dhe jo i krijuar”. Ai qe një Amerikan i cili guxoi të shpjegonte. Ai tha: - “Kjo do të thotë, i bërë zotëri nga Zoti”. “Çfarë?” Shpërtheva unë. “i bërë zotëri nga Zoti” – “Jo. Jo” – tha ai. “Unë vetëm po përpiqem të të shpjegoj kuptimin. Unë vërtetë nuk e besoj se Zoti bëri zotëri një djalë.” Ky Kristian i kuptueshëm thoshte që këto fjalë kishin kuptim tjetër nga ato që thonin. Po përse e thonë atëherë këtë? Pse po krijoni një kundërshtim të panevojshëm dhe konflikt ndërmjet 1 200 000 000 Kristianëve dhe qindra milionë Muslimanëve në botë duke shpallur deklarata të pakuptimta? Arsye për kundërshtim. Muslimani kujdeset për fjalën “i lindur”, sepse lindja është si pasojë edhe e euforisë së kafshës pra që bën pjesë edhe te funksionet e kafshës, të ulëta, të lidhura me gjininë. Si mund t’ia mveshim këtë atribut të ulët All-llahut xh.sh.?! Në mënyrë figurative, ne të gjithë i bie që të jemi bijtë e All-llahut – të mirë apo të këqinj qofshim – dhe Isai a.s. i bie të jetë më i afërt sesa ne tek All-llahu sepse ai është më besimtar dhe është nga të dërguarit e nderuar të All-llahut xh.sh.. Nga ky këndvështrim ai është bir i All-llahut (në mënyrë figurative) sikur edhe ne të gjithë, jemi bijtë e All-llahut, sepse Ai kujdeset për ne. Megjithëse kjo fjalë “i lindur” është fshirë në shumicën e versioneve të Biblës gjurmët e lëna nga R.S.V.* akoma vazhdojnë të ekzistojnë në mendjet e Kristianëve, së bashku të bardhë dhe me ngjyrë qofshin. Në thellësi të interesave të këtij mendimi lihet vend që njeriu i bardhë Kristian t’a ndiejë veten superior ndaj njeriut me ngjyrë Kristan që i përket të njëjtës kishë apo të njëjtit sekt. Dhe nga ana tjetër zbulohet lidhja e ndjenjave që sipas kësaj ideje njeriu me ngjyrë është në një inferioritet të përhershëm. *R.S.V.: Versioni Standart i Rishikuar, i deklaruar nga Gazeta e Kishës Anglikane si “Versioni më i mirë që është prodhuar në shekullin e kaluar (XX)” duke iu përmbajtur dorëshkrimit më të Vjetër, rreth dyqind apo treqind vjet pas Isait a.s.. Arsyetim i një niveli shumë të ulët. Mendja njerëzore nuk mund të ndihmojë arsyetimin që i linduri nga një Afrikan do të duket si një Afrikan dhe ai i një Kinezi do të duket si një Kinez, dhe ai i një Indiani do të duket si një Indian. Pra “djali i lindur” nga Zoti duhet të ishte diçka e ngjashme ose që duket si Zoti. Miliona piktura të bukura dhe të kundërta të këtij “DJALI TË VETËM TË LINDUR” të Zotit u janë shpërndarë njerëzve. Ai në këto piktura duket si një Evropian me flokë të verdha, sy blu dhe shumë veçori të bukura si njërin që unë pashë te “mbreti i mbretërve” ose “Dita e Fitores” ose “Jezusi i Nazaretit”. Xhefri Hunter më kujton një pikturë tjetër? “Shpëtimtari” i Kristianëve është më shumë si një Gjerman se sa si një Çifut, sipas të pyeturve. Kështu që llogjikisht në qoftë se djali është i bardhë edhe babai gjithashtu do të jetë një i bardhë. Kështu pra raca e zezë është e ndërgjegjshme në ndjenjat inferiore të rrënjosura në to si njerëz më të thjeshtë (fëmijë të gjetur). Jo, ndërmjet ngjyrës së lëkurës, dhe llojit të flokëve, nuk është ky shkaku nga i cili rrjedh inferioriteti, të qëndruarit në një shkallë më të lartë ose më poshtë. Zoti është shpirt Për Zotin nuk dimë ndonjë ngjyrë. Ai është një qënie tjetër jashtë imagjinatës së mendjes njeriëzore. Thyhet mendimi i Kaukazianëve për Zotin njeri i bardhë, dhe është thyer e hedhur poshtë një epërsi e mundshme racash. Por robëria intelektuale është më e vështirë për tu shkatëruar dhe eleminuar. Kapitulli VI P Ë R G J I G J E ___D Y S H I M E V E___K R I S T I A N E “Krishti në Islam”, është vërtet Mesihu, Isai a.s. në Kur’an: dhe Kur’an-i I Shenjtë ka përcaktim të qartë dhe të saktë për çdo shmangie të Kristianëve nga e vërteta. Kur’an-i e zhvesh nga çdo gënjeshtër dhe porosi të rreme që armiqtë e ulët dhe të hutuar, të ashtëquajtur ndjekës të rrugës dhe udhëzimeve të tij, ia mveshin Isait a.s.. Armiqtë e tij, Çifutët pohojnë që ai “pretendonte se ishte Zot”. Me këtë veprim ata futën devijimin, humbjen në rrugë të gabuar të ndjekësve të mëvonshëm të Isait a.s., i ftojnë në të kotë. Ndjekësit gjasme të udhëzimeve të tij, pretendojnë se “ai e ka pohuar haptazi se qe Zot ose pjesë e Zotit”, por me këtë shpifje ata përgënjeshtruan për All-llahun dhe bënë Kufër, sepse ai pohojnë ata, “qe Zot”. Për këto të pavërteta të tyre, të Çifutëve dhe Katolikëve në Kur’an Zoti I këshillon: “O ithtarë të librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni gjë tjetër për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga ai. Besoni pra Allahun dhe të dërguarin e tij...” ( Kur’an 4: 171 ) Duke kaluar kufijtë, duke shkuar në ekstrem. “O idhtarë të librit” është një emërtim respektues me të cilin u drejtohet Allahu nëpërmjet Kur’an-it Çifutëve dhe Kristianëve. Me fjalë të tjera Allahu xh.sh. u thotë: “O njerëz të bërë me dije për të vërtetën, o popull I librit”. Sipas vetëlavdërimit, Çifutët dhe Kristianët, mburren se qëndrojnë mbi Arabët të cilët nuk patën Libër para Kur’an-it. Si njerëz të cilëve u ishte bërë e njohur e vërteta, Allahu xh.sh. u dërgoi shumë profetë për të mos dalë nga rruga e drejtë, siç vepruan edhe pas të dërguarit të parafundit, Isait a.s.. Çifutët krijuan situata të tilla rreth vërtetësisë së Isait a.s. dhe e fajësuan atë për kufër duke shtrembëruar fjalët e tij. Kristianët nxjerrin kuptime të tjera në këto fjalë: ndryshojnë fjalët jashtë kuptimit të tyre për ta bërë atë Zot. Një Kristian i kohës tonë – orator – shpjegues i Biblës përdor fjalë të pakëndëshme si rrjedhojë e mendimeve të papjekura për të fituar mbi kufrin e shpallur nga Çifutët. Ata thonë: a) Për sa i përket Jezusit, është Zot ose mashtrues. B) Për sa i përket Jezusit, është Zot ose i çmendur. c) Për sa i përket Jezusit, është Zot ose i vetëquajtur. Këto janë fjalët e tij, fjalë të marra nga literatura Kristiane. Që kur një zemërzi pra një njeri i keq mund të dënojë Krishtin me kaq ashpërsi, duke I vënë të pavërteta, siç thërret për të vepruar ky Kristian, patjetër që ai bëhet i pabesueshëm. Ai mendon se mund të zgjedhë ndërmjet njërës apo tjetrës prej këtyre zgjedhjeve idiote. Atij nuk i shkon ndërmend se kjo mund të bëhet një alternativë për Kristianët e njëllojtë, të metë si ai. Zgjidhja e rëndësishme. Nuk është e mundur që Isai a.s. është thjesht sikur kanë thënë – ai deklaron të jetë – një profet, si profetët e tjerë që qenë para tij? Madje ai është njëri nga më të rëndësishmit prej tyre – atij iu dhanë shumë mrekulli dhe njëkohësisht qe një mësues shpirtëror e udhëzues – Messih. Pse vetëm dy alternativa; Zot ose i çmendur? A është “çmenduria” e kundërta e “hyjnizimit” në Kristianizëm? Kush është antonimi i fjalës Zot? Do të mund t’i përgjigjej ndonjë Kristian i zgjuar kësaj pyetje? Kur’an-i zbulon pozicionin e vërtetë të Isait a.s. në një ajet të vetëm, ai thotë: 1) Që ai qe djali i një gruaje, Merjemes, dhe si rrjedhim një njeri; 2) Por një i dërguar, një njeri me porosi nga Zoti dhe prandaj u emërtua I nderuar; 3) Një Fjalë që iu dhurua Merjemes, ai u krijua nga fjala e Zotit “Bëhu” (Kun), dhe ai u bë (Kur’an 3: 59) 4) Një shpirt i sjellur nga Zoti, por jo Zot. Jeta e tij dhe mësimi i tij qenë më të kufizuara se të dërguarit e tjerë, megjithatë na duhet ta nderojmë si njeri të Zotit. Doktrina e Trinisë të njëjtë me Zotin dhe djalë i Zotit janë hedhur poshtë si sharje ndaj Zotit. Zoti nuk ka nevojë për një djalë të drejtojë ose kontrollojë punët e Tij, Ai nuk ka nevojë për asgjë. Ungjilli i Xhonit, kushdo që e ka shkruar atë, ka sjellë një të pavërtetë rreth doktrinë së Fjalës Greke Logos, por ajo shpjegohet qartë këtu.” Shpjegimi i ajetit 171 në përkthimin e Abdullah Jusuf Ali. Isa a.s. pyetet Më poshtë janë marrë dhe shkruajtur ajeti, 116, 117 dhe 118 të sures Maide ajete të cilët paraqesin kuptimin e Ditës së Gjykimit kur Allahu xh.sh. do të pyesë Isain a.s. në lidhje me mospërpikmërinë e ndjekjes së porosive të tij, devijimin nga pasardhësit për adhurimin e gabuar ndaj tij (Jezusit) dhe nënës së tij (Maries) përveç All-llahut: dhe ai do të përgjigjet: - “Dhe kur Allahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos Allahut!?” (Isai) Tha”: “Larg asaj të mete je Ti (O Zoti im) nuk më takon mua të them atë që s’është e vërtetë. Ta kasha thënë unë atë, Ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë nuk di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” “Unë nuk kam thënë tjetër atyre pos asaj që Ti më urdhërove; Ta adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, dhe sa isha ndër ta, kam qënë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe Dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!” “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse u fal atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.” ( Kur’an Maide: 116, 117, 118.) Deklarimi se nuk është thënë nga Isa a.s. se është Zot. Duke qënë se kjo është deklarata e Isait a.s. e cila jepet e Vërtetë nga Zoti, i Gjithëdijshmi se: “Asnjëherë nuk u kam thënë ndonjë gjë më shumë se ajo për të cilën isha urdhëruar për të thënë, “se Adhurimi i takon Zotit, I Cili është Zoti im dhe Zoti juaj”, si do ta justifikojnë Kristianët adhurimin e tyre drejtuar Isait.? Ky nuk është një vendim i përcaktuar vetëm në Bibël, në të gjitha (66) volumet e versionit Protestant, ose në 73 volumet e versionit Katolik Roman, ku gjithmonë sipas autorit Isai pretendon se është Zot, ose ku thotë – “më adhuroni” mua? Asgjëkundi nuk ka thënë se ai dhe Zoti “janë një” ose “e njëjta qënie”. Fraza e sipërme – “një dhe e njëjta qënie” – u shkon për shtat shumë “oratorëve” dhe “Bibël-shpjeguesve” duke mos përjashtuar Doktorë dhe Profesorë të teologjisë. Madje edhe ata që kanë ndërruar fenë që janë kthyer në Kristianë kanë mësuar përmendësh këto rrjeshta. Ato janë programuar të llomotitin pa pushim dhe të thonë mekanikisht frazën e mësipërme pa marrë parasysh idenë që përçojnë ndër ata të cilët mund të mbulojnë besimin e tyre. Fjalët “janë një” aktivizojnë mendjen që të mëmorizohet. “Po” thonë Trinitarët, adhurimi i tre zotave në një Zot, dhe një Zot në tre zota – “Jezusi ka deklaruar që është Zot!” Ku? Prifti në tavolinë. Unë i mora priftin Morriis D. D. Dhe gruan e tij që të hanim drekë tek “Palloi i Artë” (një lokal). Gjatë përplasjes së mendimeve tona, erdhi rasti për të pyetur: - “Ku?” Dhe ai citoi: “Unë dhe babai im jemi një” – Për të marrë me mend se Zoti dhe Isa a.s. qenë një dhe e njëjta qënie. Se Isa këtu pohonte se ishte Zot. Frazën që më citoi e dija shumë mirë, por ajo qecituar jashtë kuptimit të saj. Ajo nuk përcillte kuptimin që Doktori imagjinonte, kështu që unë e pyeta, “Ç’kuptim ka?” Ndryshimi dhe “Kuptimi i shprehjes”. Prifti e la të ngrënit dhe filloi të më shohë mua. Unë i thashë “Pse? Ai nuk e di kuptimin.” – “E shikon se ajo që ti citove është ky tekst, unë dua të di kuptimin e këtij teksti.” Aty qe një Anglez, një shërbëtor i Kishës Katolike, një doktor i Fesë Qiellore që tha se përpiqesha ti mësoja anglishten atij. Sigurisht që ai e dinte kuptimin, por si pjesa tjetër e patriotëve të tij, ai nuk kishte studiuar se në ç’kuptim Isa i kishte përdorur këto fjalë. Në përvojën time 40-vjeçare ky tekst më qe përsëritur nga të tjerët me qindra herë, por shumë Kristianë janë përpjekur që të kuptojnë të vërtetën që shpreh ky tekst. Ata gjithmonë fillonin të flisnin për Biblën e tyre dhe sipas mënyrës së tyre të të kuptuarit. Kur ata fillonin të flisnin rreth Biblës së tyre unë i ndaloja në këtë hap. “A e dini të sigurtë atë që po e citoni?” “A dini Biblën tuaj?” Pasi të lexoni këtë them se do t’ju lindin ide të tjera si pasojë e mungesave të theksuara që vetëm një lexim i plotë e i vëmendshëm i plotëson dhe i saktëson. Por unë mendoj se lexuesit Muslimanë duke lexuar këtë Bibël do t’ia japin kuptimin e saktë. Cili është kuptimi. Si pasojë e besimit të mangët që kishte prifti, rridhte edhe kjo pamjaftueshmëri mendore për të shpjeguar kuptimin e tekstit nga ana e tij. Pastaj më pyeti: “A e di ti kuptimin?” – “Sigurisht” i thashë. “Cili është ai pra?” më pyeti miku im. Unë i thashë, “Ai që më përmendët ju është teksti i Xhonit kapitulli 10 rrjeshti 23. për të arritur në kuptimin e saktë ne duhet ta fillojmë që nga rreshti 23 në të cilin lexojmë: 23 Dhe Jezusi shkoi për në tempull në hyrjen e Sulejmanit. Xhoni ose kushdo tjetër që e ka shkruar këtë histori nuk na tregon ne arsyet përse Isa ngaset nga e keqja duke ecur vetëm për në strofkullën e luanit. Ne nuk shpresojmë se Çifutëve u iku një rast i artë për tu barazuar me Isain(?). Ndoshta atij po i jepte zemër mënyra me të cilën ai po këshillontë Çifutët e dorëzuar në tempull dhe përmbysja e tryezës në fillim të shërbimit të tij (Xhoni 2: 15) 24 Kur erdhën Çifutët rreth tij. Dhe i thanë ata “Për sa kohë do të na bësh ne të dyshojmë? Në qoftë se ti je Krishti na e vërteto planin tënd. Ata i dorëzohen atij. Duke çjerrë faqet e tyre me gishta dhe e akuzonin e provokonin atë duke thënë se ai nuk mundi të tregojë planin e tij të qartë. Se ai po fliste gjëra të paqarta. Ata si të çmendur po përpiqeshin ta sulmonin dhe godisnin atë. Në fakt pakënaqësia e vërtetë e tyre qe se ata nuk po pëlqenin mënyrën se si ai po u fliste – ligjet e tyre, mënyrën më të cilën ai i njihte me ndëshkimet për formalizmat e tyre dhe për ndjenjën materialiste të tyre e cila kishte mbytur ndjenjën shpirtërore. Por Isa nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej – ata ishin aq shumë dhe të gatshëm për ta sulmuar atë. Maturia është gjëja më e mirë e vlerave të njeriut. Në shpirtin pajtues gjenden këto vlera. 25 Jezusi u përgjigj atyre; Unë ju tregova ju dhe ju nuk më besuat: punën që e bëra në emër të Babait tim ata e cilësuan si timen. 26 Por ju nuk besoni, sepse ju nuk jeni nga delet e mia siç ju thashë. Jezusi hedh poshtë fjalët e gënjeshtra, që ia mveshin armiqtë e tij, se gjoja ai qe i paqartë në pohimin e tij, se ai qe Mesia të cilin ata e prisnin. Ai tha se ua shpjegoi qartë, por akoma ata nuk duan ta dëgjojnë atë. 27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim dhe unë i njoh ato, dhe ato do më ndjekin mua: 28 Dhe unë do t’ju jap atyre përjetësinë, dhe ata kurrë nuk do të humbin, as nuk do mundë ndonjë ti nxjerrë nga dora ime. 29 Babai im, i cili mi dha mua ata, është më i lartë se gjithçka, dhe asnjë njeri nuk është në gjendje t’i nxjerrë nga dora e Babait tim. Si mundet ndokush të jetë aq dritëshkurtër për të parë saktësinë e dy verseteve të fundit. Por mospamja shpirtërore është më e rëndësishme se ajo fizike. Ai u thotë çifutëve duke treguar edhe për pasardhësit, bashkimin e vërtetë të marëshënieve ndërmjet Babait dhe djalit. Verseti më vendimtar: - 30 Unë dhe Babai jemi një. Një në çfarë? Në Dijen e Gjithçkaje? Në Natyrën e tyre? Në Fuqinë e plotë? Jo! Një në qëllim! Sepse menjëherë që besimtari pranon fenë e drejtë, I dërguari i Zotit shikon në të se ai i përmbahet udhëzimit (fesë), dhe Zoti, i Plotfuqishmi gjithashtu shikon në të, të njëjtën gjë. Ky është qëllimi i “ Babait” dhe i “djalit” dhe i “Shpirtit të Shenjtë” dhe i çdo njeriu besimtar. Të njëjtën gjë shpjegon Xhoni: “Se të gjithë mund të jenë të njëtë si ti, Baba je për mua, dhe unë për ty dhe ata gjithashtu mund të jenë të Njëjtë me ne ...” “Unë me ata, dhe Ti me mua, dhe ata mund të jenë prefektë në Një...” (Xhoni 17: 20, 22) Në qoftë se Isa është “Një” me Zotin, dhe në qoftë se ai “Njësim” e bën atë Zot, atëherë edhe tradhëtari Juda, dhe dyshuesi Tomas, dhe sataniku Peter, dhe nëntë të tjerët të cilët e braktisën atë kur ai kishte nevojë më shumë se kurrë janë Zot (a) sepse i njëjti “Njëjësim” të cilin ai e pohoi tek Xhoni 10: 30, tani ai pohon për të Gjithë “ata me besim të pakët” (Mateu 8: 26) - të gjithë “o besimdobët dhe të pabindur” (Luka 9: 41). Ku dhe kurrë do të përfundojë kjo shpifje Kristiane ndaj Zotit? Shprehja “Unë dhe Babai im jemi një” qe e pafajshme për këtë që i veshin Kristianët Sot, që ka si domethënie asgjë më tepër sesa Qëllimi i Njëjtë Me Zotin. Por Çifutët kërkojnë të sjellin turbullira dhe devijim nga e Vërteta e Drejtë dhe nuk pendohen, prandaj; - 31 Çifutët ngrenë lart gurë për ta gjuajtur atë. 32 Jezusi iu përgjigj atyre; shumë gjëra të mira u solla ju nga Babai im, për të cilat doni të më goditni me gurë mua? 33 Çifutët iu përgjigjën atij duke thënë: “Nuk të godasim me gurë sepse na solle gjëra të mira; por për shpifjet ndaj Zotit dhe sepse ti, një qënie njerëzore e bëre veten tënde Zot.”. (Xhoni 10: 31,33) Në versetin 24 të sipërpërmendur Çifutët i mveshën një gënjeshtër se Isa a.s. po fliste paqartësisht. Kur ajo u përgënjeshtrua, ata edhe e akuzuan atë për shpifje (kufër) e cila është tradhëti në fushën shpirtërore. Kështu pra ata thanë se Isa deklaroi se qe Zot – “Unë dhe Babai im jemi një”. Kristianët pajtohen me Çifutët në atë se Isa nuk ka bërë një pohim të tillë, por ndryshe, në atë se nuk qe kufr sepse Kristianët thonë se ai qe Zoti dhe qe emëruar vetë në hyjnizimin e tij. Kristianët dhe Çifutët pajtohen në mendimin se kjo frazë është një shqiptim i rëndësishëm, për njërin si një shfajësim për të shpëtuar por edhe për të tjerët si shfajësim për shpëtim. Ndërmjet të dyve u la në dorë thjesht vendimi për vdekjen e Isait. Por Isai refuzoi të bashkëpunonte në këtë lojë të pisët, kështu që – 33 Jezusi iu përgjigj atyre, “Nuk është shkruajtur në ligjin tuaj. Unë ju them. Ju jeni zota. 34 Në qoftë se ai i thirrte zota, mbi ata erdhi fjala e Zotit, dhe Libri nuk mund të prishet. 35 Thuaju atyre të cilët Babai i ka shenjtëruar, dhe u ka dërguar fjalën, ata që bëjnë kufër, se unë them, unë jam djali i Zotit? Përse “Ligji Juaj”? Ka pak sarkazëm në versetin 34 por në çdo rast, pse ai thotë: “Ligji Juaj”? Ai nuk është gjithashtu ligj për ju? Ai nuk tha: “Unë nuk kam ardhur të shkatërroj por të përsos ligjin për të vërtetat tuaja që unë di, derisa qiejt dhe toka të zhduken dhe grimca më e vogël do të zhduket ose derisa të gjitha do të realizohen” (Mateu 5: 17,18) “Ju jeni zotëra” “Ju jeni zotëra” është caktuar qartë në Psalmin 82, Verseti 6 – “Unë u thashë ju jeni zotëra; dhe të gjithë ju jeni fëmijët e më të lartit.” Isai vazhdon: -“Në qoftë se Ai (Zoti i Plotëfuqishëm) do ti thirrte ata zota, mbi të cilët erdhi fjala (që do të thotë se të dërguarit e Zotit u thirrën “Zota”) dhe Libri nuk mund të prishet me fjalë të tjera – Ju nuk mund të më kundërshtoni mua! – Isa e dinte Librin e vet; Ai fliste me autoritet edhe në gjuhën e tyre dhe arsyetonte me armiqtë e tij se: “Në qoftë se njeriu i mirë, të dërguarit e Zotit, janë qënie që u adresohen si Zota në Librat e Autoriteteve tona në të cilat nuk gjeni të meta, - atëherë përse ju merrni shembull tek unë? – Kur bëj ndonjë pohim për veten time e di se është më i ulët në gjuhën tonë, si “një djalë i Zotit” sikundër qënie të tjera të thirrura “zotëra” nga vetë Zoti. Madje unë (Isa) përshkruaj veten time si “zot” në gjuhën tonë, duke iu përmbajtur përdorimit Hebre, ju nuk mund të gjeni ndonjë gabim tek unë.” Kjo është fusha e leximit të Librit Kristian. Unë nuk po ju jap ndonjë interpretim nga vetja ime ose kuptim fjalësh. Kapitulli VII “N Ë___F I L L I M” Ku thotë Isa – “Unë jam Zot”, ose “Unë jam i njëjtë me Zotin”, ose “Më adhuroni mua”? – e pyeta D.D. nga Kanadaja përsëri. Prifti Morris mori frymë thellë dhe përsëri u përpoq për të bërë një frymëmarrje të thellë. Ai përmendi një verset të thënë shpesh të Biblës Kristiane – Xhon 1: 1 “Në fillesë qe Fjala, dhe Fjala qe me Zotin dhe Fjala qe Zoti.” Ato janë fjalët e Xhonit ose të kujtdo tjetër që i ka shkruar ato. Dija e çdo dijetari Kristian që ka lexuar Biblën janë fjalët e një tjetër Çifuti, Filo i Aleksandrisë, i cili i ka shkruar ato madje para se Xhoni dhe Isa a.s. të kishin lindur. Dhe Filo deklaron se nuk ka qënë i frymëzuar nga Zoti kur i ka shkruar ato fjalë. Ky ka marrë mendimet e Platonit dhe i ka komentuar vetë. Të njëjtin dyshim që Filo solli nëpërmjet këtyre fjalëve të cilat Xhoni jonë i ka bërë si “Fjalë të Zotit” ne do ti pranojmë ato për vlerat që kanë. Greke jo Hebreje. Që nga dorëshkrimet e 27 Librave të Besëlidhjes së Re të cilat janë në Greqisht, një Sekt Kristian ka prodhuar versionin personal dhe madje ka ndërruar dhe emrat e këtyre Librave të cilat i ka zgjedhur nga 27 Librat e “Biblave Greko-Romane”. E pyeta priftin nëse dinte Greqisht? “Po” - më tha. Ai kishte studiuar Greqisht për pesë vjet rrjesht para kualifikimit. Unë e pyeta se kush ishte fjala “Zot” në Greqisht? Në fillim atij i shkoi ndër mend – “dhe Fjala qe me Zotin”. Ai u mendua por nuk u përgjigj. Kështu që unë i thashë fjala është HOTHEOS që do të thotë “Zoti”. Që kur Evropianët, duke përfshirë edhe Amerikano-veriorët zhvilluan sistemin e përdorimit të shkronjave të mëdha në fillim të emrave dhe të shoqërive të mëdha ne pranojmë ardhjen e shkronjës kapitale “Z” për fjalën “Zot”. “Tani më trego kush është fjala e dytë “Zot” në Greqisht që të bie ndër mend. Prifti përsëri mbeti i heshtur, jo sepse ai nuk dinte Greqisht ose sepse gënjente – Por ai dinte më shumë sesa kaq. Biseda pati arritur kulmin. Unë i thashë se fjala qe TONTHEOS që saktësisht do të thotë “një Zot” ose “Zot”; të dyja janë të sakta. Unë i tregova priftit: “Por në 2 Korinthias 4: 4 ju pandershmërisht i keni ndërruar sistemin duke përdorur një “z” të vogël kur keni shkruar Zot, dhe gabimi është “zoti i kësaj bote”. Fjala Greke është HOTHEOS e njëjtë si tek Xhoni 1:1, “Pse nuk i jeni përmbajtur origjinalit në përkthimin tuaj? Në qoftë se Pauli u bind ta shkruante hotheos – “Zoti” – për gabimin pse nuk e shkruajti shkronjën e parë të madhe. Ne kemi mendim jo të mirë për këtë veprim të tijin.” “Dhe në Besëlidhjen e Vjetër, Zoti i thotë Musës: “Shiko Unë të kam bërë ty një zot te faraoni” (Eksodi 7:1) Pse përdorni një “z” të vogël për “Zot” kur i referoheni asaj që iu tha Musait a.s. në vend të një “Z” të madhe siç bënë për një fjalë të qartë: “Fjalë” – “Dhe Fjala qe Zot”? “Pse e bëni ju këtë? Pse luani me Fjalën e Zotit?” – e pyeta prift
  5. Shiqo, faktet jane argumentet me te forta, keshtu qe te gjitha shkrimet qe i kam shkruar jane edhe te argumentura kane referencat nga kush jane cituar etj. nese me te vertet te interesone te dijesh se nga i kam marrur dhe nese me te vertet je i interesuar per historine e populit tone, ateher refereoju librave: " Neper gjurmet e Islamit" nga autori Ali Basha " Perhapja e Islamit" nga Autori Thomas W Arnold "Kontaketet e para te Islamit me popujt e ballkanit" Nexhat Ibrahimi etj etj
  6. Perhapja e Islamit në trojet shqiptare, ka qenë, është dhe do të jetë cështje mjaft e kompleksuar. Që të hedhët dritë në këtë temë, nevojitet nje qasje multidisiplinare dhe serioze historike, kulturore, shoqerore, filozofike, sociologjike, pastaj linguistike, arkeologjike e te tjera. Problem i vecante na paraqiten edhe tendencat e shtresuara shekullore te synimeve te kryqëzatave e inkuizicionit dhe ndikimi i thelle historik e kulturor evropocentrist e pansllavist. Si rrjedhoje e kesaj rezulton disponimi fanatik ndaj cdo gjeje islame”. Hulumtimi interdisiplinor në fushë të Islamit ndër shqiptarët tregon se në kalimin masiv të shqiptarëve në Islam rolin kryesor e patën motivet e natyrës politike shqiptare kombëtare në mundësi.Realisht, lufta e gjatë e lëvizjeve heretike të krishtera e islame në Ballkan e në trojet albanofone, se paku nga mesi i shekullit X, ngërthen në vete fillet e lëvizjes, thënë kushtimisht, për integrimin e njësisë albanofone dhe të kombësisë së arbërit për distancim nga gjiri i shoqërisë bizantine e bullgare.Më vonë, lufta antagoniste e tri kishave që administruan tokat albanofone: greke, serbe e katolike latine në shekujt XII-XIV, për dominim, thënë kushtimisht, në trevat shqiptare, irritoi dhe e largoi popullsinë shqiptare ndaj krishtërimit në përgjithësi dhe ndaj skizmës ortodokse svetisaviane, më agresilve, në veçanti. (Dr. Muhamet Pirraku) Krishterizmi ne Shqiperine para-Islamike nuk ishte asnjehere i forte. Shqiptaret katolike dhe ortodokse, thellesisht te ndare ndermjet lufterave te frikshme te “herezise latine” Perendimore dhe schimatizmit lindor, zhvilluan nje ndjenje mbijetese politike ne kete pellg teologjik. Pushtimi Serb i Shqiperise dhe politika e dhunshme e Serbizimit te heretikeve latin nga Dushani, shkaterroi ne menyre te ndjeshme rrolin misionar te prifterinjve katolik, shume kohe perpara ardhjes se trupave Turke ne Durres. (Reported e Gillaume Adam, kryepeshkop i Tivarit te Mbreti Freng Filip VI Valois ne 1332, dhe letra e Guido de Padoves (1350), kuatuar nga C. Jiriek, Geschichte Der Serben, Gotha 1911 ….) Lidhur me islamizimin e shqiptarëve K. jireçeku thotë: "Duke filluar nga viti 1450, shumë shqiptarë fillojnë të shpërngulen për në Itali. Kështu, pasardhësit e Dukagjinëve (ata që mbeten në fenë katolike - S.R.) ka pasur në Venedik dhe në Ankonë deri në shekullin XVII. Ndërkaq, anëtarët e tjerë të bujarisë vendosën të qëndrojnë në vend dhe të përqafojnë fenë islame, për shembull, Aranitët, Muzakët Topiajt, Dukagjinët, eq.. Te vetë populli shqiptar feja islame përhapet më shpejt sesa te bullgarët, serbët dhe grekët. Shumë shqiptarë, të cilët kaluan në fenë islame,u ngritën në titullarë të lartë të Perandorisë Osmane". Aristokracia shqiptare ishte e para që e përqafoi fenë e re, fenë islame, për të ruajtur privilegjet e veta klasore, për t`u inkuadruar në klasën askere, e cila ishte në fuqi të administratës osmane. Feja islame, duke qënë ideologji e klasës sunduese, i dha mundësi bujarisë shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e pasurisë, që të zërë poste më të larta në suazën e Perandorisë Osmane, e cila u bë supërfuqi e kohës. (Skender Riza) Nga fundi i shekullit te 17te, aristokracia Shqiptare e Kosoves ishte Islamizuar pothuajse totalisht. I derguari i Papes, Marino Bizi qe vizitoi Shqiperine me 1610, nuk ekzagjeronte kur raportoi se Shqiptaret e sanxhakeve Perendimore ishin te humbur per Kishen Katolike.(Bizzi, op. cit., passim.) Historiani Ferit Duka duke ofruar nje statistike pohon se deri ne fund te shekullit XVI Shkodra u islamizua 100%, Peja 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kercova 65%` Kruja 63%, Berati 60%, Prishtina 60%, Prizreni 55,9%, Dibra 51%, Tepelena 50%, Permeti 41% etj., dhe konstaton se "nuk ka pasur nje politike islamizuese te zhvilluar me tendenca te posacme nga sundimi osman. Te dhenat flasin se besimi islame eshte pranuar me deshire ne masat e popullit shqiptar." Etnologu e historiani Mark Tirta thotë " islamizimi i shqiptareve është një ftohje dhe një bojkotim i shqiptareve kundër Krishterimit, e pikerisht ,fillimisht kundër ortodoksise serbe,greke, e bullgare qe i shpiente ne shkombëtarizim,në tjetërsim etnik ". Shkencëtari shqiptar Jorgo Bulo ndikimit të islamit në kulturën shqipatre e konsideron si pozitive duk e emëruar si "periudha osmane,që është epoka e ndikimit pozitiv- inteziv të islamit në kulturën shqiptare, e cila rrezulltoj në periudhën moderne në Rilindjën Kombetar ". "Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës është pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjëve dhe nuk është aspak e hijshme që ta pretendojnë këtë historianët". Të vjen keq që disa lakej në shërbim të shovinizmit grek mbështetin tezën e kthimit me dhunë. Këtë tezë kryetari i arbërorëve të Greqisë, Aristidh Kolja, e quan një "gënjeshtër qëllimkeqe". Për këtë citojmë autorin: "Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve". Lidhur me shkaqet e konvertimit masiv te shqiptareve ne fene Islame studjuesi i thelluar i kesaj ceshtje Tomas w. Arnold pervec te tjerash ka theksuar se:” Eshte e mjerueshme ajo qe pohojne autoret e krishtere se Shqiptaret jane detyruar qe te pranojne fene Islame nen presjonin e dhunes e te haraceve te paligjshme . Keta autore nuk na ofrojne fakte per akuzat e tyre. Zmajevici konvertimin e dy mije njerezve e arsyeton me numrin e madh te tatimeve dhe te taksave te tjera,por ai ne te njenjten kohe pohon se edhe muslimanet ashtu si edhe te krishteret paguanin te njenjtat taksa me perjashtim te tatimit personal, por ne vend te ketij tatimi ata paguanin zekatin”.(detyrim Islam per te gjithe te pasurit qe te njerrin 2,5% te pasurise se tyre). Elefterias Nikolaidhu në tezën e doktoratës, "Kriptokristianët e Shpatit", janinë 1979, na e përcakton kështu islamin: "Islamizmi përbën rrezikun vdekjeprurës për kombin grek dhe goditjen më të tmerrshme që mori gjatë kalimit të tij historik". ja pra përse kërkohet suprimimi i fesë islame nga shovinistët grekë dhe veglat e tyre në Shqipëri. Myslimanët shqiptarë ruajtën identitetin kombëtar edhe në kohën kur ekzistonte institucioni i kalifatit. Ai kurrë nuk urdhëronte kthimin me dhunë të besimtarëve të feve të tjera në myslimane; po kështu edhe Republika Turke e ka suprimuar gjysmë shekulli më parë kalifatin arab. Turqia nuk ka ndërhyrë në çështjet e vendit tonë, jo vetëm në punën e fesë, por edhe në të gjitha fushat tjera. "Shqiptarët bëheshin myslimanë sepse kjo fe pajtohej me natyrën e tyre dhe nuk toleronte përuljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin", thotë për këtë koloneli Lik në librin "Udhëtime nëpër Shqipëri" Islami u ofroi shqiptarëve të Mesjetës së errët europiane një vision të ri për për misionin e njeriut në këtë botë, para së gjithash duke ua fiksuar në ndërgjejen e tyre të vërtetën për njëshmërinë e Krijuesit të Botërave. Të ndërgjegjësuar nga kjo aksiomë për njëshmërinë e Krijuesit, shqiptarët muslimanë u larguan nga konceptimi shizofrenik për Krijuesin. Ky largim nga konceptimi shizofrenik për Krijuesin u dha një kompaktësim në ndërgjegje, i bëri më të durueshëm e më të qëndrueshëm në furtunat jetësore e historike, që do të përplaseshin mbi fatet e tyre si sprovë e re e aftësisë së mbijetesës fizike dhe kombëtare, pas daljes me përdhunë nga ombrella e hilafetit Islam. Edhe besimi i patundur në botën e amshueshme, në Ahiret, si vazhdimësi e jetës në nivel dhe në përmbajtje më të lartë për besimtarët që e gjejnë mëshirën e Krijuesit të Botërave, u ndihmoi që të dilnin nga vorbullat e nihilizmit të të ashtuquajturit faj fillestar, i cili ushtron ndikim të fuqishëm në ndërgjegjen e të krishterëve.
  7. Efektet praktike nga pranimi i Islamit Prof. Dr. Milazim Krasniqi Kalimi i hershëm në Islam i shqiptarëve, përveç si ikje nga feja e zullumqarëve të tyre, serbëve dhe grekëve dhe si ikje nga kujtesa e llahtarshme e dhunimeve që kishin lënë prapa vetes në trojt shqiptare kryqëzatat, fillimisht pati edhe qëllime praktike. Perandoria Osmane u dha mundësi atyre që përqafonin Islamin që të ruanin pronat, ose t`i fitonin ato me lojalitetin e treguar ndaj saj, e ku pika themelore e lojalitetit kishte të bënte me pranimin e Islamit. Me lojalitetin e shprehur me këtë rrugë, shqiptarët me shpejtësi rimorën veten dhe filluan të tregojnë epërsi ndaj fqinjve të tjerë ballkanikë, serbëve, grekëve, bulgarëve, rumunëve, të cilët rezistuan më shumë ndaj pranimit të Islamit, për shkak se kishat e tyre ortodokse ishin të konsoliduara dhe për arsye se Perandroia Osmane, veçmas në kohën e sulltan Mehmet Fatihut, tregoi një tolerancë të pashoqe ndaj ortodoksisë. Përmbysja administrative dhe sociale që solli rënia e Mbretërisë Serbe pas vdekjes së car Dushanit dhe veçmas pas Betejës së Kosovës të vitit 1389, dhe kalimi në defansivë i Perandorsië së Bizantit në raport me Perandorisë Osmane, e cila lëshoi shtat në fqinjësi të saj, u mundësoi shqiptarëve që të dyndeshin nëpër qytete dhe ta bënin gjuhën shqipe gjuhë dominuese të komunikimit, pas dobësimit të serbishtes dhe të greqishtes. Nga ana tjetër, gjuha turqishte po depërtonte me ngadalësi, sepse ende po vazhdonte ekspansioni ushtarak i Perandorisë Osmane (1683) gjë që kishte mundësuar një pushtet mjaft të decentralizuar në territoret ku ishte stabilizuar gjendja e sundimit osman. Osmanishtja ishte gjuhë e administratës së re, por nuk ishte gjuha e fesë së re, nuk ishte gjuhë e Shpalljes Hyjnore. Pra, ndikimi i saj ishte më i kufizuar se ai i serbishtes dhe i greqishtes, të cilat në të njëjtën kohë kishin qenë gjuhë të administratës dhe gjuhë të detyrueshme të fesë. Rrjedhimisht, kultivimi i gjuhës shqipe në komunikimin e përditshëm, bashkë me forcimin e strukturave të reja sociale që e shprehnin realitetin e ri politik dhe fetar islam, u shndërruan në faktor kompaktësimi nacional të shqiptarëve kundruall serbëve e grekëve dhe fqinjve të tjerë. Nuk mund të jetë rastësi as fakti që librat e parë në gjuhën shqipe u shkruan në shekullin e XVI, sepse shqipja kishte arritur një shkallë zhvillimi që ia mundësonte të bëhej edhe gjuhë e shkrimeve liturgjike. Sa për krahasim mund të shërbejë ky fakt: një shekull para Gjon Buzukut, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, në administratën e vet gjatë tërë kohës ka përdorur vetëm sllavishten dhe latinishten e në asnjë rast nuk e ka përdorur shqipen. Nga ana tjetër, vetë autori i librit të parë në gjuhën shqipe, Gjon Buzuku, ka shkruar se më parë nuk kishte libra në gjuhën shqipe. Edhe pse Gjon Buzuku është një prift katolik dhe librin e shkroi dhe e botoi nën nxitjen e Kundërreformës së Vatikanit, për të parandaluar përhapjen e Reformës protestane të Martin Luterit dhe të Islamit ndër shqiptarë, kjo vepër është dëshmi se gjuha shqipe në shekujt XV e XVI të sundimit osman kishte njohur zhvillim dhe kishte mbërritur aftësinë që të bëhej gjuhë e shkrimit. E dyta, Perandoria Osmane kishte tolerancë fetare, sepse lejonte përhapjen e librave fetare katolike në territoret, të cilat prej shekujsh i qeveriste me sovranitet të plotë. Vetëm më vonë, kur filloi dobësimi i Perandorisë Osmane, ajo do të pranonte me presion Kultusprotektoratin austriak mbi katolikët e Shqipërisë, si koncesion e që do të shndërrohej në një lëvizje fetare katolike e në një aktivitet evident gjuhësor e kulturor ndër shqiptarë dhe mbikqëryrjen ruse mbi ortodoksinë në Ballkan dhe në Shqipëri. Krahas krijimit të ambientit për kultivimin e gjuhës shqipe në komunikimin e përditshëm dhe në shkrim, në shekujt XVI-XVIII u ndërtua një rrjet i madh i medreseve dhe i shkollave të tjera të mësimit islam, nga të cilat dolën një numër i madh i intelektualëve islamë. Shkrimtarët alamiadistë shqiptarë si Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Çami-Kyçyku, pastaj rilindasit Naim e Sami Frashëri, formimin e parë e morën në shkollat vendëse islame. Gjeneratat e shqiptarëve të formuar në këto shkolla islame, mandej u bënë ideator dhe ideolog të krijimit të kombit shqiptar, si reaksion ndaj projektit nacionalist turkomadh për asimilimin e shqiptarëve. Projekti nacionalist turkomadh që u shfaq në Perandorinë Osmane me reformat e Tanzimatit të vitit 1830 ishte nën ndikimin dhe nën presionin e shteteve të mëdha europiane, të cilat kishin formuar konceptin e kombit-shtet. Reformat e bazuara në këtë koncept të kombit-shtet, u bënë katalizator i konflikteve brenda muslimanëve që jetonin në Perandorinë Osmane, dhe mandej i shpërbërjes së saj. Me një fjalë, ndikimi i Islamit në formësimin praktik të identitetit gjuhësor, kulturor, shtetëror dhe nacional dhe madje në faktorizimin e tyre demografik, është evident dhe në disa raste ka qenë vendimtar. Pra, nga ana e perspektivës historike, Islami ka rrënjë të thella në trojet shqiptare dhe ato rrënjë nuk mund të shkulen. Meqë ky është një identitet islam i formësuar në rrjedhë të shekujve dhe të fateve dramatike, është e sigurt se është mundësuar vetëm me vullnetin e Krijuesit të Botërave. Prandaj, askush të mos ketë iluzione se mund të ndryshohen ligjet e Allahut, për të formësuar perspektivën e një individi, të një populli a një kombi. Allahu ka shpallur qartë: "Ai është që dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton Allahu dëshmitar" (Suretu el Fet-h: 28) Triumfi i fesë së vërtetë Islame edhe ndër shqiptarë, është i garantuar nga vetë Allahu, ndërsa ne duhet të marrim pjesë në formësimin e këtij triumfi në komunitetin tonë, për të fituar mëshirën dhe mbrojtjen e Tij. Prof. Dr. Milazim Krasniqi
  8. Kur’ani i Mrekullueshem nga Dr. Gary Miller Kur’ani nuk eshte quajtur i mrekullueshem vetem nga muslimanet te cilet e vleresojne ate, e besojne dhe jane te kenaqur me te: ai eshte quajtur i habitshem edhe nga jo-muslimanet. Çudia me e madhe per ata jo-muslimane te cilet e kane pare Kur’anin me nje sy kritik, ka qene qe Kur’ani nuk ka qene kurre ashtu sikurse ata mendonin. Cfare ata mendojne eshte qe Kur’ani eshte nje liber i vjeter, i cili u e ka origjinen rreth 14 shekuj me pare nga shkretetirat Arabe; keshtu qe ata presin qe libri te kete nje pamje te tille; nje liber i vjeter nga shkretetirat. Me vone ata zbulojne qe libri nuk i ngjante aspak atij qe ata kishin pritur. Per me teper, nga mendimet e para qe disa njerez kane eshte qe, perderisa ai eshte nje liber i vjeter qe vjen nga shkretetira, ai duhet te flase per shkretetirat vete. Ne fakt eshte e vertete qe Kur’ani flet per shkretetirat – imagjinata e tij pershkruan edhe shkreterirat; por ai gjithashtu flet per detin – apo cdo te thote te jesh ne nje shtrengate ne mes te detit. Marina tregtare Disa vite me pare, ne Toronto tregohej historia e nje njeriu, i cili punonte ne marinen tregtare per te siguruar jetesen. Nje musliman i dha atij nje kopje te perkthimit te Kur’anit per ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte asgje per Islamin, megjithate ai ishte shume i interesuar ne leximin e Kur’anit. Kur ai e mbaroi ate se lexuari, ia ktheu librin muslimanit dhe pyeti: “A ishte Muhamedi detar?” Ai kishte ngelur shume i mahnitur nga menyra se si Kur’ani pershkruante nje shtrengate ne mes te detit. Kur atij iu tha “Jo, ne fakt Muhamedi ka jetuar vetem ne shkretetire”, ajo ishte mese e mjaftueshme per te. Ai e pranoi Islamin menjehere. Ai ishte mahnitur me pershkrimin e shtrengates ne Kur’an sepse ai e kishte provuar nje dicka te tille, dhe e dinte qe ai qe e ka shkruar ate pershkrim, e ka provuar cdo te thote nje stuhi ne mes te detit. Pershkrimi “ nje dallge, mbi te nje tjeter dallge dhe mbi te rete ne qiell” (Sure En-Nur, 24:40) nuk mund te kishte qene ajo cka nje person duke imagjinuar stuhine ne det do te kishte shkruar; ajo pa tjeter ishte shkruar nga dikush qe e dinte cdo te thote nje stuhi ne det. Ky eshte vetem nje shembull i cili tregon ate qe Kur’ani nuk ishte i lidhur me nje vend apo kohe te caktuar. Pa dyshim, idete shkencore te shprehura ne te gjithashtu, nuk e kane origjinen nga shkretetirat e 14 shekujve me pare. Grimca me e vogel Shekuj te tere, perpara ardhjes se Muhamedit si profet, ka ekzistuar nje teori shume e njohur e atomizmit e avancuar nga filozofi Grek Demokritius. Ai (dhe ata qe e ndoqen ate) mendonin qe materia perbehej nga grimca te pandashme dhe te padallueshme qe quheshin atome. Arabet gjithashtu e kishin pervetesuar nje koncept te tille, ne fakt fjala Arabe “dharrah” i referohet grimces me te vogel qe njerezit njohin. Tani, shkenca moderne ka zbuluar qe kjo grimce e vogel (atomi) mund te shperbehet ne pjeseza me te vogela. Kjo eshte nje ide e re qe i perket shekullit te kaluar; megjithate, ky dokument na paraqitet me mjaft interes ne Kur’an, ne Sure Es-Sebe’, 34:3 e cila thote: “Ai (Allahu) di edhe per ate qe peshon sa nje atom ne qiej dhe ne toke, bile edhe per ate qe eshte me e vogel se ajo.” Pa dyshim, para 14 shekujsh kjo fraze do te dukej e cuditshme edhe per nje Arab. Per te, “dharrah” ishte gjeja me e vogel qe ekzistonte. Me te vertete, kjo eshte nje prove qe tregon qe Kur’anit nuk i ka kaluar koha. Mjalti Nje tjeter shembull i asaj qe dikush pret te gjeje ne nje “liber te vjeter” qe flet per shendetin apo kurimin e semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te cilave u ka kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe Profeti (as) ka dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen, megjithate shume nga keto keshilla nuk jane te perfshira ne Kur’an. Ne pajme te pare, per nje jo-musliman, ky duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund ta kuptojne perse Allahu nuk do te “perfshije” keto informacione me vlere ne Kur’an. Disa Muslimane perpiqen ta shpjegojne kete mungese me argumentet e meposhtme: “Megjithese keshillat e profetit ishin te qendrueshme dhe te aplikueshme ne kohen ne te cilen ai jetonte, Allahu me dijen e Tij pa kufij e dinte qe do te vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore do ti benin keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe. Kur u bene zbulime te reja, njerezit do te thonin qe keto zbulime bien ne kontradikte me keshillat e Profetit. Per kete, perderisa Allahu nuk do te lejonte asnje shans per jo-muslimanet te thonin qe Kur’ani bie ne kontradikte me vetveten apo me mesimet e Profetit (s), Ai perfshiu ne Kur’an nje informacion qe do ti rezistonte koherave.” Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete te Kur’anit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate qiellore, do te vinim re qe i gjithe problemi do te qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj argumenteve do te behej i qarte dhe i kuptueshem. Duhet te kuptohet qe Kur’ani eshte nje revelate nga Zoti, dhe si i tille, i gjithe informacioni qe perfshihet ne te ka nje origjine te tille. Allahu e zbriti Kur’anin nga Vetja e Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat ekzistonin qe para krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet, hiqet apo ndryshohet. Ne thelb Kur’ani ekzistonte dhe ishte i kompletuar perpara ardhjes se Profetit Muhamed (as), keshtu qe nuk ka sesi te perfshije ndonje fjale apo keshille te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te tille do te binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin Kur’ani ekziston. Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do ta bente ate jo-autentik si nje revelate nga Zoti. Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk perfshihen “mjekimet popullore”, te cilat nuk mund te konsideroheshin te kohes; po ashtu ne te nuk perfshihen mendimet e njeriut persa i perket asaj qe eshte e vlefshme per shendetin, cili ushqim eshte i mire per t`u konsumuar, apo cfare do ta kuronte kete apo ate semundje. Ne fakt, Kur’ani permend vetem nje produkt i cili sherben si trajtim mjekesor i cili nuk eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin njerezit gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te jete dikush qe do ta kundershtoje kete. Profeti Muhamed (s) dhe Kur’ani Nese dikush mendon qe Kur’ani eshte produkt i mendjes se njeriut, atehere do te pritej qe ky liber te reflektonte dicka nga ajo qe ndodh ne mendjen e atij qe e “kompozoi” ate. Ne fakt disa libra te ndryshem dhe enciklopedi shkruajne qe Kur’ani eshte produkt i alucinacioneve qe Muhamedi kishte. Nese kjo eshte e vertete – nese Kur’ani vertete eshte pjelle e disa problemeve psikologjike ne mendjen e Muhamedit – atehere evidencat per kete do te shfaqeshin te qarta ne Kur’an. A ekziston ndonje evidence e tille? Megjithate perpara se te vertetojme nese ekziston ndonje evidence e tille apo jo, me pare duhet te identifikojme cfare duhet te kete ndodhur ne mendjen e tij ne ate kohe, dhe me pas te kerkojme keto mendime dhe reflektime ne Kur’an. Eshte e ditur qe Muhamedi (as) pati nje jete te veshtire. Te gjitha vajzat e tij nderruan jete pervec njeres. Ai gjithashtu kishte nje grua lidhjen me te cilen ai e kishte shume per zemer dhe e konsideronte shume te rendesishme. Edhe ajo nderroi jete bile ne nje periudhe shume kritike te jetes se tij. Faktikisht, ajo duhet te kete qene nje grua e forte sepse kur atij ju shpall revelimi i pare, ai i frikesuar shkoi pikerisht tek ajo. Sigurisht, edhe ne ditet e sotme do te ishte shume e vershtire te gjeje nje Arab qe do te thoshte “isha aq i frikesuar, saqe vrapova ne shtepi per te gruaja ime”. Kjo ndodh sepse ajo eshte natyra e tyre. Megjithate, Muhamedi (as) duhet te jete ndier shume komfort me gruan e tij perderisa ai e beri kete. Kjo tregon qarte sa e forte dhe sa influence ajo grua kishte. Megjithese keto shembuj jane vetem disa nga subjektet qe do te kene qene ne mendjen e Muhamedit ne ate kohe, ato do te mjaftonin per te mbeshtetur piken time. Kur’ani nuk permend asnje nga keto gjera – as vdekjen e femijeve, as vdekjen e gruas dhe shoqes me te dashur, as friken nga shpallja e pjeses se pare te revelates, te cilen ai aq bukur e ndau me gruan e tij – asgje; dhe keto ndodhi duhet ta kene vrare ate, shqetesuar ate, dhe shkaktuar dhembje dhe hidherim gjate jetes se tij. Ne te vertete, nese Kur’ani do te ishte nje produkt i refleksionit te tij psikologjik, atehere keto subjekte, ashtu sikurse dhe shume te tjera, do te ishin te qarta apo te pakten do te ishin permendur ne Kur’an. Kur’ani nga pikpamja shkencore Analiza e Kur’anit nga nje pikpamje shkencore do te ishte shume e mundur, sepse Kur’ani ofron dicka qe nuk eshte ofruar nga asnje skript tjeter fetar ne vecanti dhe asnje fe tjeter ne pergjithesi. Kjo eshte cka shkencetaret kerkojne. Sot, ka shume njerez me mendime dhe teori te ndryshme mbi universin. Keto njerez jane pothuajse gjithkund, por komuniteti shkencor as nuk do te tentonte tu vinte veshin atyre. Kjo ndodh per arsye se komuniteti shkencor ka kerkuar nje prove te falsifikimit. Ata thone, “nese ke nje teori, mos na e dergo ate neve perderisa nuk sjell bashke me te menyren se si ne te provojme nese ajo qe thua eshte e drejte apo e gabuar.” Ky ishte testi te cilit Ainshtajni ju nenshtrua. Ai erdhi me nje teori te re dhe tha: “Une besoj qe universi eshte ky; dhe keto jane tre menyra per te provuar nese ajo qe une them eshte e drejte apo e gabuar!” Nen mbikqyrjen e komunitetit shkencor, teoria iu nenshtrua ketij testi, dhe brenda gjashte vitesh teoria i kaloi te tre menyrat. Natyrisht, kjo nuk provon qe ai ishte i madh, por provon vetem ate qe ai e meriton te degjohet sepse ai tha, “ kjo eshte ideja ime, dhe nese ju doni te perpiqeni te vertetoni qe une jam gabim, beni kete apo provoni kete tjetren”. Kjo eshte tamam ajo qe Kur’ani ka – testin e falsifikimit. Disa jane te vjeter (ne sensin qe ata tashme jane provuar te verteta) dhe disa ekzistojne edhe sot e kesaj dite. Shume thjeshte ai thote: “Nese ky liber nuk eshte cfare pretendohet, atehere cfare ju duhet te beni eshte kjo, apo kjo, apo ajo tjetra qe te kundershtoni ate”. Natyrisht, per 1400 vjet askush nuk ka mundur ta beje asgje keshtu qe ai akoma konsiderohet i vertete dhe autentik. Testi i falsifikimit Cfare une ju sugjeroj eshte qe heren tjeter, kur te debatoni me dike rreth Islamit dhe ai pretendon qe ai eshte me te verteten dhe ju ne erresire, lerini te gjitha argumentet menjeane dhe pyeteni personin: “A ka ndonje test falsifikimi ne fene tuaj? A ka ne fene tuaj dicka, cfaredo qofte ajo, qe nese do te ekzistonte do te provonte qe ju jeni gabim? Une ju premtoj qe ne kete moment qe askush nuk do te jete ne gjendje te sjelle dicka te tille – asnje test, asnje prove, asgje. Kjo sepse ata nuk mendojne qe ata nuk duhet te tregojne cfare ata besojne por ata duhet tu japin te tjereve nje shans per te provuar qe ata nuk jane gabim. Megjithkete, Islami e ben kete. Nje shembull perfekt qe tregon si Islami i ofron njeriut nje shans per te provuar vertetesine tij, jepet ne kapitullin e katert. Te them te drejten vertete u cudita kur e zbulova kete sfide per here te pare. Sure En-Nisa, 4:82, thote:“ A nuk e perfillin ata Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie”. Kjo eshte nje sfide e qarte per nje jo-musliman. Ai eshte i ftuar te gjeje nje gabim. Faktikisht, serioziteti dhe veshtiresia e kesaj sfide,dhe paraqitja e saj ne vend te pare nuk eshte ne natyren njerezore dhe nuk eshte pjese e personalitetit te njeriut. Nuk mund te ndodhe qe dikush ulet ne provim, dhe pasi e mbaron ate, i le profesorit nje mesazh ku thuhet: “Ky provim eshte perfekt. Nuk ka asnje gabim ne te. Gjejeni nje, nese mundeni!” Askush nuk e ben kete. Profesorin nuk do ta zinte gjumi naten derisa ai te gjente nje gabim. Por perseri, kjo eshte menyra me te cilen Kur’ani i drejtohet njerezimit. Pyeti ata qe kane dituri Nje tjeter e vecante interesante qe ekziston ne Kur’an vazhdimisht merret me keshillat qe ai i ofron lexuesit. Kur’ani e informon lexuesin per fakte te ndryshme dhe me pas keshillon, “nese kerkon te dish me teper per kete ose ate, apo nese dyshon ne ate qe thuhet, atehere pyet ata qe kane dituri”. Kjo eshte nje tjeter karakteristike qe te cudit. Nuk eshte normale per dike qe nuk ka eksperience ne gjeografi, botanike, biologji, etj., - te diskutoje per keto tema, dhe me pas te keshilloje te tjeret te pyesin ata qe kane dituri nese informacioni eshte i dyshueshem. Gjate te gjitha koherave, shume muslimane kane ndjekur keshillat e Kur’anit dhe kane bere zbulime te shumta. Nese do te hidhnim nje sy mbi punen e shkencetareve muslimane te shume shekujve me pare, do te shikonim qe ata kane perdorur shpesh kuota nga Kur’ani. Punet e tyre tregojne qe ata bene studime ne nje vend te caktuar, sepse ata kerkonin te arrinin diku. Dhe ata do te na siguronin qe arsyeja qe i beri ata te studionin mbi dicka te tille ishte sepse Kur’ani i tregoi atyre drejtimin e duhur. Pershembull, Kur’ani flet per origjinen e njeriut dhe me pas i thote lexuesit: “Bej kerkim mbi te”. Ai i jep lexuesit nje shenje dhe me pas thote qe ka akoma dicka per te zbuluar. Kjo eshte ajo mbi te cilen Muslimanet nuk tregojne interes – por kjo nuk ndodh gjithmone dhe paragrafet e meposhtem e vertetojne kete. Embriologjia Disa vite me pare, nje grup studiuesish ne Riad, ne Arabine Saudite, mblodhen te gjitha versetet e Kur’anit qe diskutonin embriologjine – krijimin e njeriut ne miter. Ata thane “kjo eshte cfare Kur’ani thote. A eshte kjo e vertete?” Per te vertetuar kete ata ndoqen keshillen e Kur’anit qe thote “pyeti ata qe kane dituri”. Qelloi qe ata zgjodhen nje jo-musliman i cili ishte profesor i embriologjise ne Universitetin e Torontos. Emri i tij ishte Keith Mur, dhe ai eshte autore i nje sere librash mbi embriologjine – nje ekspert boteror mbi kete lende. Ata e ftuan ate ne Riad dhe thane: “Kjo eshte cfare Kur’ani thote per kete teme. A eshte kjo e vertete? Cfare mund te na thoni per kete?” Gjate qendrimit te tij ne Riad, ata i dhane profesorit ndihmen e duhur me perkthimet dhe bashkepunimin qe ai kerkoi. Ne fund ai u cudit aq shume me ate qe zbuloi, saqe ai nderroi edhe disa pjese nga librat e tij. Ne fakt, ne edicionin e dyte te njerit nga librat e tij, qe titulohet ‘Perpara se te ishim Lindur’...ne seksionin e historise se embriologjise ai perfshiu disa materiale qe nuk ishin ne edicionin e pare sepse cfare ai gjeti ne Kur’an ishte me e avancuar sesa dija e tij dhe se ata qe besojne ne argumentet e Kur’anit dine ate qe te tjeret nuk e dine. Une pata kenaqesine ta intervistoja Dr. Keith Mur per nje prezantim televiziv ne te cilin folem gjate mbi kete teme – pati gjithashtu ilustrime te ndryshme me ane te projektorit etj. Gjate prezantimit ai tha qe shume nga ato cka Kur’ani thote mbi krijimin e njeriut nuk diheshin deri para 30 vjeteve. Ne fakt, ai tha qe pershkrimi i Kur’anit per embrionin ne nje nga gradat e zhvillimit si ‘gjak i ngjizur’ (si shushunje) ishte dicka e re per te, (Sure el-Haxh, 22:5; el-Mu’minune, 23:14; El-Gafir, 40:67) por pas kerkimit ai pa qe ajo ishte e vertete, dhe e shtoi ate ne librin e tij. Ai tha qe nuk e kishte menduar kurre nje dicka te tille. Me pas ai shkoi ne departamentin e zoologjise dhe kerkoi fotografine e nje shushunje. Kur ai e gjeti ate, e pa qe ajo dukej tamam si embrioni i njeriut, dhe per kete vendosi ti paraqese te dy fotografite ne nje nga librat e tij. Megjithese shembulli i mesiperm i kerkimit te metejshem mbi informacionin e dhene ne Kur’an i perket eksperiences se nje jo-muslimani, ai eshte perseri i vlefshem sepse vete profesori eshte nje nga ato qe kane dituri ne subjektin mbi te cilin behet studimi. Sikur nje njeri i thjeshte te thoshte qe ajo cka Kur’ani thote per formimin e njeriut eshte e vertete, ndoshta fjalet e tij nuk do te pranoheshin. Por, per arsye te posites se larte, respektit dhe vleresimit qe njerezit ja shoqerojne studiuesve, do te ishte e natyrshme te mendohet qe nese ata do te benin nje kerkim dhe do te dilnin ne perfundime te bazuara ne kete kerkim, atehere perfundimet do te ishin te vlefshme. Kunderpergjigja e Skeptikut Dr. Muri shkroi gjithashtu nje liber mbi embriologjine klinike, dhe kur ai e prezantoi materialin e tij ne Toronto, ai u ndesh me nje reagim te ashper ne te gjithe Kanadane. Kjo u publikua ne faqet e para te gazetave ne te gjithe vendin, bile disa nga titujt ishin me te vertete qesharake. Per shembull, njeri nga titujt lexonte “DICKA E CUDITSHME E GJETUR NE LIBRIN E LASHTE TE LUTJEVE!” Ky shembull tregon qarte qe njerezit nuk e kuptojne qartesisht ate per te cilen behet fjale. Faktikisht, nje reporter i nje gazate e pyeti profesor Murin: “Anuk mendoni qe Arabet mund te kene pasur dije rreth gjithe kesaj – pershkrimin e embrionit, pamjen e tij dhe si ai ndryshon e rritet? Ndoshta ata nuk ishin shkencetare, ndoshta ata kane bere operacione duke i care njerezit per te pare keto gjera.” Profesori menjehere theksoi se ai (reporteri) kishte humbur nje pike shume te rendesishme – te gjitha pamjet e perdorura gjate prezantimit ishin fotografuar nepermjet mikroskopit. Ai vazhdoi duke thene qe “nuk eshte e rendesishme nese dikush eshte munduar te zbuloje embriologjine 14 shek. me pare. Ata nuk mund ta kishin pare ate!” Te gjitha pershkrimet e Kur’anit mbi embrionin i perkasin kohes kur ai eshte shume i vogel per tu pare me syrin e lire; keshtu qe duhet nje mikroskop per ta pare ate. “Nje mjet i tille u zbulua vetem rreth 200 vjet me pare” - vazhdoi Dr. Muri – “Ndoshta 14 shekuj me pare dikush mbante te fshehur nje mikroskop dhe beri kete kerkim, duke mos bere asnje gabim. Me pas, ne nje menyre apo nje tjeter ja mesoi ate Muhamedit (s) dhe i mbushi mendjen atij ta perfshinte kete informacion ne librin e tij. Pas kesaj ai i shkaterroi mjetet e tij te punes duke e mbajtur ate pergjithmone sekret. A e beson ti kete? Ne fakt nuk duhet ta besosh perderisa te sjellesh prova te sakta sepse kjo me te vertete eshte nje teori qesharake.” Kur ai u pyet ‘si e shpjegonte ai kete informacion ne Kur’an?’, Dr. Muri u pergjigj: “Ajo shpjegohet vetem me nje revelate nga Zoti!” Gjeologjia Nje nga koleget e Dr. Murit, Marshall Xhonson, merret me studimin e Gjeologjise ne Universitetin e Torontos. Ai tregoi nje interes te vecante ne faktin qe informacioni qe Kur’ani jepte mbi embriologjine ishte i sakte, dhe per kete, ai i kerkoi muslimaneve te mblidhnin cdo gje nga Kur’ani qe kishte te bente me specialitetin e tij. Perseri njerezit ngelen te habitur nga rezultatet. Perderisa ne Kur’an trajtohen tema te shumta, do te duhej nje kohe e gjate per tu marre me gjithshka. Do te mjaftonte per qellimin e ketij diskutimi te thonim qe Kur’ani ofron informacion te qarte dhe te sakte per tema te ndryshme dhe ne te njejten kohe ai keshillon lexuesin te verifikoje vertetesine e tyre me studime te ndrshme nga specialiste te ketyre subjekteve. Ashtu sikurse u tregua nga shembujt e mesiperm te embriologjise dhe gjeologjise, Kur’ani ka qene gjithmone nje burim autentik ne te cilin kushdo mund te mbeshtetet. Ju nuk e dinit kete me pare... Pa dyshim, nje tjeter menyre interesante e te shprehurit e cila nuk gjendet askund tjeter pervec se ne Kur’an, eshte ajo kur Kur’ani informon dhe me pas shpesh here i drejtohet lexuesit me fjalet “Ju nuk e dinit kete me pare”. Asnje shkript tjeter nuk e ben kete. Te gjitha shkrimet e lashta dhe skriptet qe njerezit kane japin nje informacion te gjere, por ato gjithmone e tregojne burimin e informacionit. Psh, kur Bibla diskuton per historine e te lashteve, ajo tregon qe ky mbret ka jetuar ketu, ky tjetri luftoi ne kete beteje, nje tjeter kishta kaq djem, etj. Megjithate, Bibla thote qe nese lexuesi kerkon nje infromacion me te zgjeruar, ai duhet te kerkoje ne kete liber apo ate liber te caktuar sepse ai eshte libri nga ku informacioni eshte marre. Ne kontrast me kete koncept, Kur’ani e furnizon kexuesin me informacion dhe me pas thote qe ky informacion nuk ka qene i njohur me pare. Eshte me shume interes te permendim qe ky koncept nuk u sfidua kurre nga jo-muslimanet, gjate ketyre 14 shekujve. Me te vertete Mekasit i urrenin aq shume muslimanet, por megjithese ata degjuan revelimet e ndryshme qe sillnin dicka te re, perseri ata kurre nuk folen e thane qe “kjo nuk eshte e re. Ne e dime ku Muhamedi e gjeti kete informacion. Ne e kemi mesuar kete ne shkolle.” Ata nuk munden kurre ta sfidonin autenticitetin e ketyre informacioneve sepse megjithmend ato ishin te verteta! Per te ndjekur keshillen e Kur’anit per kerkim te informacionit, (edhe nese ai eshte i ri), gjate kohes se tij si udheheqes i muslimaneve, Omeri caktoi nje grup studiuesish per gjetjen e murit te Dhulkarneinit. Perpara se Kur’ani te zbriste, Arabet nu kishin degjuar kurre per nje mur te tille, por vetem pse Kur’ani e pershkruante, ata qene ne gjendje ta gjenin ate. Ai ndodhet ne nje vend te quajtur Durbend, ne ish Bashkimin Sovjetik. [ Shenim: Qyteti i Derbendit (Durbend, Derbend, Derband) gjendet ne Dagestan, ne brigjet perendimore te Detit Kaspik, rreth 150 milje ne jug-lindje te Groznit, ne Ceceni dhe 140 milje ne veri-perendim te Bakut, ne Azerbaixhan. Derbandi njihej gjithashtu me emrin Bab el-Ebuab ne historine e hershme te Islamit. Et-Tabariu e ka permendur ate ne vepren e tij “Tarik er-Rusul ue’l Muluk” kur diskutonte per ngjarjet e vitit 14 ne kalendarin musliman (ose 646 e.r.) gjate periudhes se udheheqesit te drejte Kalifit Omer ibn el-Katab (r.a.). Qyeteti gjithashtu permendet nga Jakuti ne vepren Mu’xham El-Buldan. Qyteti ishte i rrethuar me fortifikata me qellim qe ti mbrohej sulmeve nga veriu i Kaukazit, kur gjate nje kohe sundohej nga mbreteria e fuqishme e Kazarit. Hitoria e Kazarajve dokumentohet qe nga mesi i mijevjecarit te pare e.r., dhe mbreteria e tyre u shperbe ne 966 e.r. Derbendi ishte pika strategjike qe lidhte Veriun e Kaukazit me Jugun apo zonat Perse. Abdullah Jusuf Ali, perkthyesi i famshem i kuptimit te Kur’anit diskuton disa opinione mbi Dhulkarneinin ne shtojcen VII ne fund te sures “Kehf” apo “Shpella”. Historiani i famshem, Ibn Kethiri permend qe Dhulkarneini ishte nje mbret besimtar i cili jetoi gjate kohes se profetit Ibrahim (Abraham s.) dhe ai beri peligrimazhin rreth Ka’bes bashke me profetin Ibrahim (s) kur ai e ndertoi ate. Shiko faqen “Minoritetet Muslimane” per nje harte qe tregon Derbendin] Prova e autenticitetit: Nje Trajtim Duhet te theksohet qe Kur’ani eshte i sakte per gjerat qe thote, megjithate saktesia nuk do te thote qe ai eshte nje liber i shenjte. Ne fakt, saktesia eshte vetem nje nga kriteret qe nje revelate e shenjte duhet te plotesoje. P.sh., libri telefonik eshte i sakte por kjo nuk do te thote qe ai eshte i shenjte. Problemi i vertete qendron aty ku provat duhet te paraqesin burimet e informacionit te Kur’anit. Por theksi bie ne krahun tjeter, ne ate qe prova duhet te gjendet nga lexuesi. Dikush nuk mund ta mohoje vertetesine e Kur’anit pa pasur prova te mjaftueshme. Nese dikush gjen ndonje gabim, atehere personi mund ta diskualifikoje ate. Kjo eshte tamam ajo qe Kur’ani inkurajon. Nje here nje burre erdhi tek mua, pas nje fjalimi qe kisha dhene ne Afriken e Jugut. Ai ishte shume i inatosur me ato qe une kisha thene dhe me tha: “Sot une do te shkoj ne shtepi dhe do te gjej nje gabim ne Kur’an”. Pa dyshim – thashe une – une do te pergezoje per kete. Kjo eshte gjeja me e zgjuar qe dikush mund te bente”. Sigurisht, ky ishte trajtimi qe muslimanet duhet ti bejne Kur’anit me ata qe dyshojne ne vertetesine e tij, sepse vete Kur’ani ofron nje sfide te tille. Nje fakt thelbesor qe duhet perseritur per sa i perket vertetesise se Kur’anit eshte qe pamundesia e dikujt per te shpjeguar nje fenomen nuk i kerkon personit te pranoje ekzistencen e fenomenit apo shpjegimin e nje personi tjeter persa i perket te njejtit fenomen. Per te qene me specifik, nese dikush mund mund te shpjegoje dicka, kjo nuk do te thote qe personi duhet te pranoje versionin e dikujt tjeter. Por, nese personi e kundershton shpjegimin e dikujt tjeter, atehere eshte detyra e tij te gjeje nje prove te sakte. Kjo teori gjenerale ishte e aplikueshme per koncepte te ndryshme per jeten, por ajo gjithashtu i pershtatet shume bukur sfides se Kur’anit, sepse ajo krijon nje veshtiresi per ate qe thote “Nuk e besoj”. Ne momentin kur dikush refuzon te besoje dicka, ai merr mbi vete obligimin per nje shpjegim tjeter nese ai mendon qe tjeteri eshte gabim. Ne fakt, ne nje ajet te vecante te Kur’anit i cili gjithmone eshte keqinterpretuar nga perkthyesit e Kur’anit, Allahu permend nje njeri te cilit ju shpjegua e verteta. Thuhet qe ai nuk e kreu mire detyren sepse ai nuk i shqyrtoi mire te gjitha variantet qe ai kishte degjuar. Me nje fjale, eshte fajtor ai i cili degjon dicka dhe nuk e shikon ate me sy kritik per te pare nese ajo eshte e vertete apo jo. Menjefjale, cfare duhet bere eshte qe informacioni te merret, te procesohet, te vendoset per ate qe eshte e sakte apo jo e sakte dhe me pas personi te perfitoje nga informacioni qe mori. Informacioni duhet te organizohet dhe ndahet ne kategori te vecanta ne menyre qe te trajtohet ne menyra te ndryshme. P.sh. nese dikush mendon qe informacioni eshte spekulues, atehere personi duhet te shikoje ne cilin krah informacioni anon me teper, eshte ai i drejte apo i gabuar. Por, nese te gjitha faktet jane ofruar atehere personi eshte i detyruar te zgjedhe vetem njerin nga keto dy opsione. Edhe nese dikush nuk eshte pozitiv per sa i perket vertetesise se informacionit, ai eshte i detyruar ta procesoje informacionin, dhe te bindet qe ai nuk mund te vendose mbi te. Megjithese pika e fundit mund te duket pa kuptim, ajo ishte e rendesishme ne ate qe personi arrin ne nje konkluzion pozitiv qe bazohet ne analize te fakteve. Ky familjaritet me iformacionin do ti tregoje personit “kufirin”. Kur ai te perballohet me zbulime te reja apo infromacione te reja. E rendesishme ketu eshte ajo qe dikush nuk mund te mohoje faktet vetem pse personi nuk eshte i interesuar ne to. Duke Provuar Alternativa te ndryshme Siguria e vertete persa i perket vertetesise se Kur’anit shfaqet ne konfidencen qe eshte e pranishme ne te; dhe kjo konfidence vjen me nje trajtim te vecante qe quhet “Duke Provuar Alternativat”. Ne thelb Kur’ani thote; “Ky eshte nje revelate e shenjte, nese ju nuk besoni atehere cfare eshte kjo?” Me fjale te tjera, lexuesi eshte i ftuar te sjelle shpjegime te tjera. Ja ku eshte nje liber i shkruar me boje mbi leter. Nga erdhi ky liber? Ai thote qe eshte nje revelate e shenjte; nese jo, atehere cili eshte burimi i tij? Fakti me interesant eshte qe asnje nuk ka ardhur me nje shpjegim qe qendron. Ne fakt te gjitha alternativat jane provuar. Ashtu sikurse jo-muslimanet e kane trajtuar kete problem, alternativat jane pothuajse reduktuar ne dy drejtime mendimesh. Ne njerin krah qendron nje grup njerezish qe e kane studiuar Kur’anin per qindra vjet te cilet thone: “Nje gje eshte e qarte – ai njeri, Muhamedi (s), kujtonte se ishte profet. Ai ne fakt ishte i cmendur.” Ndersa ne krahun tjeter qendron nje tjeter grup njerezish qe thone “ Per kete apo ate evidence, ne jemi te sigurte qe Muhamedi (s) ishte nje genjeshtar!” Ironikisht, keto dy grupe nuk arrijne kurre te bashkohen pa kontradita. Ne fakt shume libra i pranojne te dy alternativat duke filluar me ate qe Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe duke perfunduar me ate qe ai ishte genjeshtar. Ata asnjehere nuk e kuptuan qe ai nuk mund te kishte patur te dyja. P.sh. nese dikush eshte i manget dhe mendon qe eshte profet, nuk ulet gjithe naten duke bere plane se si do ti mashtroje njerezit te nesermen, keshtu ata do te mendojne qe ai eshte profet?” Ai beson ne ate ashtu sikurse beson qe pergjigja do te vij me ane te revelates. Rruga e Kritikut Faktikisht, nje pjese e madhe e Kur’anit zbriti si pergjigje per shume pyetje. Dikush do te pyeste Muhamedin (s) dhe revelata do te vinte me pergjigjen e pyetjes. Sigurisht, nese dikush eshte i cmendur dhe beson se nje engjell i peshperit ne vesh, atehere kur dikush ben nje pyetje, ai kujton se engjelli do ti sjelle atij pergjigjen. Ai eshte i cmendur prandaj dhe ai e beson kete. Ai nuk i thote pyetesit te prese per nje moment dhe me pas vrapon tek shoket e tij per te pyetur, “a e di ndonjeri prej jush pergjigjen?” Kjo lloj sjellje eshte karakteristike e dikujt qe nuk beson qe ai eshte profet. Cfare jo-muslimanet nuk pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja. Njeri mund te jete i manget ose genjeshtar. Fakti eshte qe ato jane te dyja karakteristika reciproke te personalitetit. Skenari i meposhtem eshte nje shembull ideal per te pershkruar ate qark te mbullur qe jo-muslimanet pershkojne vazhdimisht. Nese i pyet ata “cila eshte origjina e Kur’anit?” Ata thone qe ai eshte pjelle e nje personi qe ishte i cmendur. Me pas i pyet: “Nese ai vjen nga ky person, ku e gjeti ai ate informacion qe perfshihet ne te? Pa dyshim Kur’ani permend shume gjera qe ishin te reja per Arabet.” Meqe ata duhet te shpjegojne kete fakt, ata nderrojne pozicion duke thene: “Ndoshta ai nuk ishte i cmendur. Ndoshta ndonje i huaj ja mesoi atij te gjitha keto. Keshtu qe ai genjeu dhe i tha njerezve qe ai ishte profet.” Ne kete pike ju duhet te pyesni: “Ku e gjeti Muhamedi konfidencen e tij, nese ai ishte mashtrues?” Te zene ne nje qoshe, si nje mace e egersuar, ata do te vijne me pergjigjen e pare qe u vjen ne mendje. Duke harruar qe ajo mundesi u konsumua nje here ata thone: “Epo, ndoshta ai nuk ishte mashtrues. Patjeter duhet te kete qene i cmendur qe vertet besonte se ishte profet”. Keshtu ata fillojne nga e para te pershkojne ate qark te mbyllur. Ashtu sikurse eshte permendur edhe me pare, Kur’ani perfshin nje infromacion te gjere burimi i te cilit nuk mund ti takoje askujt pervec Allahut. P.sh. kush i tregoi Muhamedit (s) per murin e Dhulkarneinit – nje vend qindra milje larg ne veri. Kush i tregoi atij per embriologjine? Kur njerezit mbledhin fakte te tilla, nese ato nuk duan qe tia atribuojne ekzistencen e tyre ndonje burimi te qiellor, ato automatikisht kthehen ne pretendimin qe dikush ja mesoi Muhamedit (s) keto infromacione i cili i perdori ato per te mashtruar njerezit. Megjithate, kjo teori mund te kundershtohet me nje pyetje te thjeshte: “Meqe Muhamedi ishte mashtrues, ku e gjeti ai konfidencen e tij? Perse ai i tregonte njerezve ne fytyre ate qe askush tjeter nuk mund ta thoshte? Kjo konfidence mund te shpjegohet vetem me faktin qe personi beson qe atij i eshte zbritur nje revelate qiellore. Nje Revelate – Ebu Lehebi Profeti Muhamed kishte nje xhaxha emri i te cilit ishte Ebu Leheb. Ky person e urrente Islamin aq shume, saqe ai e ndiqte Profetin per ta tallur dhe diskretituar. Nese ai e shikonte profetin duke folur me nje te panjohur, ai do te priste derisa ata te ndaheshin dhe me pas ai do te shkonte tek i panjohuri dhe do ta pyeste: “Cfare te tha ai? A tha ai e zeze? Ne fakt eshte e bardhe. A tha ai mengjes? Ne fakt eshte mbremje.” Ai thoshte gjithmone te kunderten e asaj qe ai degjonte Muhamedin (s) dhe muslimanet te thonin. Pamvaresisht nga kjo, pothuajse 10 vjet me pare se Ebu Lehebi te vdiste, u shpall nje kapitull i vogel nga Kur’ani qe fliste per te (Sure El-Leheb, 111). Ajo tregonte hapur ate qe ai nuk do te behej kurre nje musliman dhe per kete do te denohej perjete. Per dhjete vjet cfare Ebu Lehebi mund te kishte bere ishte te thoshte: “Kam degjuar qe Kur’ani thote une nuk do te ndryshoje kurre – une nuk do te behem kurre nje musliman keshtu qe do te perfundoj ne zjarr. Epo, une dua te behem musliman tani. Si ju duket kjo? Cfare mendon per revelaten nga Zoti juaj?” Por ai nuk e beri kurre kete. Dhe perseri, kjo do te ishte pikerisht sjellja e tij, perderisa ai kundershtonte cdo gje qe Islami thote. Ne nje fare menyre ajo cfare Muhamedi (s) tha ishte: “Ti me urren dhe ti kerkon zhdukjen time. Atehere thuaj keto fjale dhe une jam i mbaruar. Hajde pra, thuaji keto fjale.” Por Ebu Lehebi nuk i tha kurre ato fjale. Dhjete vjet te tera, dhe gjate gjithe asaj periudhe ai nuk e pranoi dhe nuk e mbeshteti kurre ceshtjen e Islamit. Si mundet Muhamedi (s) ta kishte ditur dhe te ishte i sigurt qe Ebu Lehebi do ta vertetonte revelaten Kur’anore nese ai (Muhamedi s.) nuk ishte lajmetari i vertete i Allahut? E si mund te kishte qene ai aq konfident sa ti kishte dhene dikujt 10 vjet kohe per per disktretituar figuren e tij si Profet? Pergjigja e vetme eshte qe ai ishte i derguar i Allahut; sepse te ofrosh nje sfide kaq te rezikshme, duhet te jesh me te vertete i bindur dhe te mbeshtetesh ne nje revelate nga Zoti. Largimi Nje tjeter rast qe flet per konfidencen e Muhamedit (s) ne profetesine e tij dhe ne nje force qeillore qe do ta mbronte ate dhe mesazhin e tij ishte kur ai la Meken dhe u fsheh bashke me Ebu Bekrin ne nje shpelle gjate emigrimit te tyre per ne Medine. Qe te dy i pane disa njerez qe po vinin per ti vrare, bile Ebu Bekri ishte shume i frikesuar. Padyshim, nese Muhamedi (s) ishte nje mashtrues qe perpiqej tua hidhte te tjereve ne ate qe ai ishte profet, gjithkush do te priste qe ne nje rast te tille ai do ti thonte shokut te tij: “Ej Ebu Beker, shiko mos ka ndonje dalje tjeter nga kjo shpelle,” apo “Ulu, zer nje qosh dhe mos bej zhurme”. Megjithate ajo cfare ai i tha Ebu Bekrit illustroi konfidencen e tij. Ai tha: “Qetesohu, Allahu eshte me ne, dhe Allahu do te na shpetoje”. Nese dikush mundohet te mashtroje te tjeret, ku e gjen ai kete natyre te shprehuri? Ne fakt, kjo strukture mendimi nuk eshte aspak karakteristike e mendjes se nje genjeshtari e mashtruesi. Pra, ashtu sikurse eshte permendur edhe me siper, jo-muslimanet vijne rrotull e rrotull nje qarku te mbyllur, duke kerkuar nje shpjegim – nje menyre qe shpjegon te dhenat ne Kur’an pa ia atribuar ato origjines se tij te vertete. Ne njeren ane, te henen te merkuren dhe te premten ata thone qe ai ishte nje genjeshtar, dhe ne anen tjeter, te marten, te enjten dhe te shtunen ata thone qe ai ishte i cmendur. Cfare ata refuzojne te pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja; por pamvaresisht nga kjo, ata kane nevoje per te dy teorite per te shpjeguar permbajtjen e Kur’anit. Takim me nje Minister Rreth shtate vjet me pare, nje minister vizitoi shtepine time. Pikerisht ne dhomen ne te cilen ne ishim ulur, mbi tavoline, i kthyer mbrapsht, qendronte nje Kur’an. Ministri nuk mund ta shikonte se cili liber ishte. Ne mes te nje diskutimi, une i tregova librin dhe i thashe: “Une kam besim ne kete liber.” Duke pare nga Kur’ani dhe duke mos ditur se cili liber ai ishte, ai u pergjigj: “Degjo, nese nuk eshte Bibla, atehere ai eshte shkruar nga nje njeri”. Si pergjigje te asaj qe ai tha, une vazhdova: “Me ler te them se cfare ka ne kete liber”, dhe brenda 3 apo 4 minutash, une i tregova atij per disa gjera qe Kur’ani permend. Tamam, fill pas atyre 3 apo 4 minutave, ai ndryshoi pazicionin e tij duke thene: “Ke te drejte. Ate liber nuk e ka shkruar njeriu. Ate e ka shkruar Djalli”. Ne te vertete, nje person me mendime te tilla eshte shume i pafate per nje arsyetim te shendoshe. Se pari, ajo eshte nje kunderpergjigje e shpejte dhe e pa matur mire. Ajo eshte nje dalje e shpejte nga nje situate aspak komforte. Faktikisht, eshte nje histori ne Bibel qe permend se si disa cifute ishin deshmitare kur Jezusi (s) ngjalli nje te vdekur. Personi kishte 4 dite qe kishte vdekur, dhe kur Jezusi mberriti ne vend, ai tha ‘ngrihu” dhe personi u ngrit dhe shkoi. Ne nje situate te tille, disa cifute qe ishin prezent thane me mosbesim: “Ky eshte Djalli. Djalli e ndihmoi ate”. Sot kjo histori perseritet shume shpesh neper kisha, ne te gjithe boten dhe njerezit derdhin lote duke thene: “Ah, te kisha qene i pranishem, nuk do te kisha qene aq budalla sa cifutet.” Por ironikisht, keto persona bejne te njejten gje qe cifutet bene, kur, per tre minuta, ti u tregon atyre vetem nje pjese te vogel nga Kur’ani. Ata thone: “Djalli e beri ate. Djalli e shkroi ate liber”. Vetem sepse ato zihen ngushte ne nje qosh dhe nuk kane se cfare te thone, ata i kthehen rrugedaljes me te lehte dhe te pamatur. Burimi i Kur’anit Nje tjeter shembull qe flet per adoptimin e ketyre rrugedaljeve ne situata te tilla, eshte shpjegimi i Burimit te mesazhit te Muhamedit nga Mekasit. Ata shpesh here thonin: “Djajte i sjellin Muhamedit Kur’anin”. Dhe ashtu sikurse dhe ne shume raste te tjera, Kur’ani e jep pergjigjen per kete: Nje verset ne Kur’an (Sure El-Kalem, 68:51-53) “E ata qe nk besuan gati sa nuk te zhduken ty me shikimet e tyre, kur e degjuan Kur’anin thane ‘Ai eshte i marre!’ Por ai nuk eshte tjeter vetem se keshille per boten”. Keshtu ai ofron nje argument per tu pergjigjur kesaj teorie. Ne fakt ka shume ajete ne Kur’an qe kendershtojne haptas sugjerimin qe Muhamedi e merrte kete mesazh nga djajte. Per shembull, ne kapitullin 26, Allahu (swt) haptazi afirmon: “Ate Kur’anin nuk e sollen djajte. Atyre as nuk u takon e as nuk kane mundesi. Pse ata jane penguar edhe per ta degjuar!” (Sure Esh-Shuara). Ne nje vend tjeter (Sure En-Nahl, 16:28) ne Kur’an, Allahu ne meson: “Kur te lexosh Kur’anin, kerko mbrojtjen e Allahut prej shejtanit te mallkuar.” A eshte kjo menyra qe shejtani e shkruan nje liber? Ai i thote personit: “Para se te lexosh librin tim, kerkoi Zotit te te mbroje nga une.” Kjo eshte vertet shume e ngaterruar. Vertet nje njeri mund ta kishte shkruar dicka te tille, por jo Djalli. Shume njerez thone qe ata nuk mund ti japin nje zgjidhje ketij problemi. Ne njeren ane ata thone qe Djalli nuk do ta bente dicka te tille, bile edhe nese do te mundte, Zoti nuk do ta lejonte ate, por ne te njeten kohe, ata e vene Djallin pothuajse ne te njejten pozite me Zotin. Ne nje fare menyre ata thone qe Djalli mund te beje cdo gje qe Zoti ben. Si rezultat, kur ata shikojne Kur’anin, ndonese te mahnitur me mrekulline e tij, ata akoma insistojne qe “Djalli e shkroi ate!” Falenderimet i qofshin Allahut (swt) qe muslimanet nuk kane te njetin qendrim. Ndonese Djalli mund te kete disa mundesi, ato perseri qendrojne shume larg nga mundesite e Allahut. Dhe asnje musliman nuk do te jete i tille derisa nuk e beson kete. Dihet nga te gjithe, bile edhe nga jo-muslimanet qe Djalli shume thjesht mund te gaboje dhe do te ishte shume e mundur qe ai do te binte ne kontradikte me vetveten nese ai do te shkruante nje liber. Per kete Kur’ani thote: “A nuk e perfillin ata Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.” Mitomania Nje tjeter sulm qe ka lidhje me arsyetimet e jo-muslimaneve ne perpjekjet e tyre te kota per shpjegimin e disa ajeteve ne Kur’an, eshte edhe nje kombinim i te dy teorive qe Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe genjeshtar. Keta njerez propozojne qe Muhamedi ishte i cmendur dhe si rezultat i kesaj ai mashtronte dhe i shtynte njerezit ne rruge te gabuara. Ka nje emer per kete ne psikologji dhe ai eshte Mitomania. Personi qe vuan me kete lloj semundje thote genjeshtra dhe me pas i beson edhe vete ato. Kjo sipas jo-muslimaneve, eshte semundja nga e cila Muhamedi (s) vuante. Por problemi me kete propozim eshte qe personi qe vuan nga mitomania, absolutisht nuk mund te flase me fakte, dhe Kur’ani eshte i teri i bazuar ne fakte. Cdo gje qe perfshihet ne te mund te provohet si e vertete. Perderisa faktet jane problemi kryesor per nje mitomaniak, terapia qe perdoret per kurimin e saj eshte ballafaqimi i personit me fakte. P.sh. nese dikush eshte i cmendur dhe thote “une jam mbreti i Anglise” psikologu nuk e kundershton ate duke i thene , “jo ti nuk je mbret. Ti je i cmendur”. Ne fakt ai e ballafaqon ate me fakte dhe thote: “Dakort. Ti thua qe je mbret i Anglise. Atehere nuk me thua ku ndodhet mbreteresha sot? Ku eshte kryeministri yt dhe ku jane turperojet?” Ne kete rast, kur personi ka probleme per tja dale me faktet, atehere ai do te filloje te nxjerre arsye te kota, duke thene: “Mmm...mbreteresha...ajo ka shkuar ne shtepine e se emes. Nnnndersa...kryeministri...ne fakt ai vdiq”. Eventualisht ai kurohet sepse nuk mund tja dale dot me faktet. Nese psikologu vazhdon ti paraqese atij fakte, ai ndeshet me realitetin dhe thote: “Mendoj qe une nuk jam mbret i Anglise”. Ne Kur’an eshte perdorur pothuajse e njejta menyre qe psikologu perdor per te kuruar mitomanine. Nje ajet ne Kur’an (Sure Junus, 10:57) thote: “Oh ju njerez! Juve ju erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kur’ani) dhe sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj, edhe udhezim e meshire per besimtaret.” Ne pamje te pare ajeti duket i pa qarte, megjithate, per dike qe e shikon ate nen driten e shembullit qe permendem me larte, kuptimi i ajetit del mese i qarte. Ai qe e lexon Kur’anin sherohet nga deziluzionet. Ai eshte nje terapi ne thelb. Literalisht, ai i kuron njerezit e deluzionuar duke i paraqitur atyre fakte. Nje menyre trajtimi qe te bie ne sy ne Kur’an eshte ajo qe thote: “Oh ju njerez, ju thoni kete e kete per kete gje; e c’mendoni per kete tjetren? Si mund ta thoni kete gje kur dini ate tjetren?” e keshtu ne vazhdim. Kjo e detyron dike te shikoje cfare eshte e rendesishme dhe ne te njejten kohe ajo e cliron personin nga iluzione qe e bejne ate te mendojne qe faktet e prezantuara nga Allahu mund te shpjegohen shume thjesht me teori dhe arsyetime te kota. Enciklopedia e Re Katolike Eshte pikerisht kjo gje – konfrontimi me fakte – qe ka terhequr vemendjen e shume jo-muslimaneve. Ne fakt, ne Enciklopedine e Re Katolike, ekziston nje reference e re qe flet per kete subjekt. Ne nje artikull qe flet per Kur’anin, Kisha Katolike thote: Pergjate shekujve, shume teori jane ofruar per te shpjeguar origjinen e Kuranit...Sot asnje njeri i arsyeshem nuk i pranon keto teori... Ja pra, se si Kisha Katolike, qe ka ekzistuar per kaq shekuj, i mohon te gjitha ato perpjekje per shpjegimet e kota te Kur’anit. Ne te vertete, Kur’ani eshte nje problem serioz per Kishen Katolike. Ajo thote qe Kur’ani eshte nje revelate dhe per kete ata e studiojne ate. Pa dyshim ata do te donin te gjenin prova qe ai nuk eshte, por nuk munden. Ata nuk mund te gjejne nje shpjegim qe qendron. Por te pakten ata jane te drejte ne kerkimet e tyre dhe nuk i pranojne interpretimet jo-thelbesore me te cilat ata mund te ndeshen. Kisha thote qe gjate ketyre 14 shekujve nuk eshte prezantuar asnje shpjegim i arsyeshem. Te pakten ajo pranon qe Kur’ani nuk eshte dicka qe mund te kalohet pa i kushtuar vemendjen. Ndersa ka njerez qe jane shume me pak te sinqerte dhe qe menjehere thone: “Kur’ani vjen nga kjo, Kur’ani vjen nga ajo.” Bile ne pjesen me te madhe te rasteve ata as qe e ekzaminojne kredibilitetin e asaj qe thone. Natyrisht, nje thenie e tille nga Kisha Katolike e ben nje kristian te sotem te ndeshet me veshtiresi te shumta. Situata mund te jete qe nje person ka nje ide te veten per sa i perket origjines se Kur’anit, por si pjestar i Kishes, ai nuk mund te veproje sipas asaj qe ai mendon. Kjo, sepse nje veprim i tille do te ishte ne kundershtim me bindjen, betimin dhe besnikerine qe Kisha kerkon. Per sa kohe qe ai eshte pjestar i saj, personi duhet te pranoje pa pyetje dhe te praktikoje si pjese e rutines se perditshme ate qe Kisha Katolike deklaron. Ne thelb, nese Kisha Katolike thote: “Mos i besoni keto informata te pa konfirmuara per Kur’anin, cfare mund te themi atehere per pikeveshtrim Islamik”. Nese, vete jo muslimanet e pranojne qe ka dicka per Kur’anin – dicka qe duhet konsideruar – pse atehere njerezit behen aq kokeforte dhe armiqesor kur Muslimanet avancojne pikerisht te njejten teori? Pa dyshim, kjo eshte per tu thelluar dhe per ata qe jane te arsyeshem dhe te zotet e mendjes. Deshmia e nje intelektuali Kohet e fundit, nje nga intelektualet me ne ze te Kishes Katolike – nje person i quajtur Hans – studioi Kur’anin dhe opinionin e tij per ate qe kishte lexuar. Hansi eshte nje figure e njohur dhe shume i respektuar ne Kishen Katolike. Pas nje studimi te kujdesshem ai prezantoi rezultatet duke perfunduar: “Zoti i foli njeriut nepermjet njeriut, Muhamedit.” Perseri ky eshte nje konkluzion i arritur nga nje jo-musliman – pikerisht nga nje intelektual shume i njohur ne Kishen Katolike. Une nuk besoj qe Papa bie dakort me kete, megjithate opinioni i nje figure kaq te njohur per publikun duhet te peshoje disi ne krahun e Muslimaneve. A duhet te duartrokitet per ate qe ai u ndesh me realitetin dhe Kur’ani nuk eshte dicka qe mund te lihet menjeane dhe qe, ne fakt Zoti vete eshte origjina e atyre fjaleve. Ashtu sikurse edhe u be e qarte nga informacioni i permendur me larte, te gjitha alternativat u konsumuan, keshtu qe shansi per gjetjen e ndonje shpjegimi tjter per mohimin e Kur’anit eshte i pa mundur. Pesha e proves mbi kritikun Nese libri nuk eshte revelate, atehere ai eshte mashtrim; dhe nese eshte mashtrim ne duhet te pyesim, “Cila eshte origjina e tij? Cfare eshte ajo me te cilin ne po mashtrohemi?” Vertet, pergjigjet e verteta te ketyre pyetjeve hedhin drite mbi vertetesine e Kur’anit dhe bejne te heshtin ato thenie te paqendrueshme te pabesimtareve. Tek e fundit, nese njerezit insistojne ne ate qe Kur’ani eshte nje mashtrim, ata duhet te ofrojne evidenca per kete. Pesha e proves bie mbi ta, dhe jo mbi ne. Askush nuk mund te avancoje nje teori nese nuk mund ta shoqeroje ate me fakte; keshtu qe une i them: “Me trego ndonje mashtrim. Me trego cfare eshte ajo me te cilen Kur’ani me mashtron mua. Me trego...ose perndryshe mos thuaj qe ai eshte nje mashtrim!” Origjina e Universit dhe Jetes Nje karakteristike e vecante e Kur’anit eshte menyra se si ai shqyrton fenomene qe i perkasin jo vetem te kaluares por edhe diteve te sotme. Ne fakt, Kur’ani nuk ishte vetem nje problem i vjeter. Ai akoma paraqet nje problem – problem per jo-muslimanet. Sepse cdo dite, cdo jave, cdo vit sjell evidenca te reja per ate qe Kur’ani eshte nje force qe duhet ta pranojme – qe eshte i vertete dhe kjo vertetesi nuk mund te sfidohet. Psh. nje ajet ne Kur’an (Sure El-Enbija, 21:30) thote: “A nuk e dine ata te cilet nuk besuan se qiejt e toka ishin te ngjitura, e Ne i ndame ato te dyja dhe ujin e beme baze te jetes se cdo sendi; a nuk besojne?” Si per ironi, ky ishte informacion per te cilin – nje cift pabesimtaresh – u nderuan me Cmimin Nobel ne 1973. Kur’ani shpalos te verteten mbi origjinen e universit – se si filloi nga nje pjese e vetme – dhe njerezit vazhdojne ta verikikojne kete deri ne ditet e sotme. Per me teper, fakti qe baza e jetes eshte uji nuk do te mund te perdorej lehte per te bindur njerezit 14 shekuj me pare. E si mund te qendronte dikush para 1400 vjetesh ne shkretetire dhe ti tregonte shokut te tij: “I gjithe ky (duke bere me shenje nga trupi i tij) eshte i perbere ne pjesen me te madhe prej uji. Askush nuk do ta besonte. Nuk kishte asnje prove derisa u arrit zbulimi i mikroskopit. Ata duhet te presnin derisa te zbulonin qe citoplazma, substanca baze e qelizes, ishte e perbere prej 80% uje. E pra evidenca erdhi, dhe Kur’ani perseri i qendroi proves se kohes. Me gjere mbi Testin e Falsifikimit Ne lidhje me testin e falsifikimit qe kemi permendur me siper, duhet te theksojme qe edhe ato i kane rezistuar te kaluares dhe te tashmes. Disa nga ato jane permendur si ilustrime te fuqise dhe dijes se Allahut, ndersa disa te tjere vazhdojne ti rezistojne sfidave te ndryshme te diteve tona. Nje shembull i te parit eshte c’ka Kur’ani thote per Ebu Lehebin. Kjo, fare qarte ilustron ate qe Allahu, I Cili e njeh te fshehten, e dinte qe Ebu Lehebi nuk do te nderronte kurre mendim dhe te pranonte Islmain, dhe per kete Allahu lajmeroi qe ai do te denohet pergjithmone ne Zjarr. Ky kapitull ishte nje ilustrim i dijes madheshtore te Allahut ashtu sikurse ishte nje paralajmerim per te gjithe ata qe ishin si Ebu Lehebi. Idhtaret e Librit Nje tjeter shembull interesant i testit te falsifikimit qe gjendet ne Kur’an eshte pjesa qe permend mardheniet ndermjet muslimaneve dhe cifuteve. Ky verset eshte dhene ne menyre te atille qe te mos preke mardheniet ndermjet individeve te te dy feve. Ne fakt ai ben nje permbledhje mbi mardheniet midis dy grupeve perkatese. Ne thelb, Kur’ani thote qe Kristianet gjithmone do ti trajtojne Muslimanet shume me mire sesa Cifutet i trajtojne ato. Ne te vertete, influenca e plote e ketij verseti mund te vihet re vetem duke veshtruar ate me nje kujdes te vecante. Eshte e vertete qe shume Kristiane dhe shume Cifute kane pranuar Islamin, por ne pergjithesi, komuniteti Cifut eshte per tu pare si nje armik i rezikshem i Islamit. Per me teper, vetem pak njerez e kuptojne qellimin e nje deklarate te tille ne Kur’an. Kjo do te kishte qene nje shans i mire per Cifutet te sfidonin vertetesine e Kur’anit – ate qe ai nuk eshte nje revelate e shenjte. Ajo cka ata duhet te bejne eshte te organizohen, ti trajtojne muslimanet mire per disa vjet dhe me pas te thone: “Cfare atehere thote libri juaj i shenjte per miqte tuaj – jane ata Kristianet apo Cifutet? A e shikoni se cfare kane bere Cifutet per ju? Kjo eshte cfare ata mund te kishin bere per ta mohuar vertetesine e Kur’anit. Por kjo nuk eshte bere per 1400 vjet me rradhe. Megjithate oferta eshte gjithmone e hapur. Nje trajtim matematikor Te gjithe shembujt e dhene deri tani, te cilet propozonin pikmamje te ndryshme per shqyrtimin e Kur’anit, kane patur pa dyshim nje natyre subjektive: Sidoqofte mbetet akoma per tu diskutuar nje tjeter alternative, e cila vjen me me objektivitet dhe eshte me baze matematikore. Dikush qe do ti mblidhte ato qe ne mund ta quanim nje ‘liste hamendjesh’, do te habitej me faktet qe Kur’ani eshte shume autentik. Me hamendje, ashtu sikurse me perdorimin e shembujve predikues, Kur’ani mund te shpjegohej matematikisht. Nese per shembull kemi nje person te cilit i eshte kerkuar te zgjedhe midis dy pergjigjeve (njera e drejte dhe tjetra e gabuar) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte 1 me 2, qe do te thote ai mund te zgjedhe ose te drejten ose te gabuaren. Por nese i njejti person ndeshet me dy situata te tilla (pra ai mund te zgjedhe te drejten ose te gabuaren ne situaten e pare dhe te drejten ose te gabuaren ne te dyten) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte nje me kater sepse ka vetem nje pergjigje te cilen nese e zgjedh ai do te ishte i drejte dhe 3 te tjerat do te ishin te gabuara. Me fjale te tjera personi mund te beje nje zgjedhje te gabuar si ne situaten e pare ashtu edhe ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te gabuar ne te paren dhe te sakte ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte ne te paren dhe te gabuar ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte si ne te paren ashtu edhe ne te dyten. Pa dyshim, i vetmi rast ne te cilin personi do te ishte plotesisht i sakte do te ishte skenari i fundit, kur ai ben zgjedhje te sakta per te dyja situatat. Veshtiresia per dhenien e nje pergjigje plotesisht te sakte eshte rritur sepse numri i situatave per te cilat ai eshte kerkuar te zgjedhe eshte rritur; ekuacioni matematikor qe perfaqeson kete skenar do te ishte ½ x ½ (qe do te thote 1 nga dy zgjedhje per situaten e pare dhe nje nga dy zgjedhje per te dyten). Nese do te bazhdonim me nje shembull te tille, nese personi ndeshet me tre situata per te cilat ai kerkohet te zgjedhe, atehere ai do te jete i sakte vetem ne 1/8 e rasteve (ose ½ x ½ x ½). Perseri shanset qe ai te jete korrekt ne te tre situatat jane ulur akoma me teper duke e cuar ate ne 1 me 8. Duhet te kuptojme qe sa me teper rritet numri i situatave aq me teper ulen shanset per te qene i sakte sepse te dyja jane ne proporcion te zhdrejte. Duke aplikuar kete shembull ne situatat e Kur’anit, do te shohim qe nese ndertojme nje liste me subjekte per te cilat Kur’ani ka ofruar thenie te sakta, atehere mundesia qe ato te kene qene hamendje te verbera eshte shume e vogel. Ne te vertete subjektet e diskutuara ne Kur’an jane te shumta (disa nga ato jane te rreshtuara ne Kur’ani dhe Dija Shkencore), keshtu qe probabiliteti qe dikush te vije me hamendje te sakta behet zero. Nese jane 1 milione menyra per ta quajtur Kur’anin te gabuar, por perseri ai cdo here eshte i drjete, atehere nuk eshte e mundur qe dikush ka qene duke folur me hamendje. Tre shembujt e meposhtem bejne fjale per subjekte te cilat Kur’ani ka ofruar thenie te sakta. Ato se bashku ilustrojne ate qe rruget per te kundershtuar vertetesine e Kur’anit nuk kane qene te mundura. Bleta femer Ne kapitullin e 16 (Sure En-Nahl, 16:68-69) Kur’ani thote qe bleta femer e le folene ne kerkim te ushqimit. Por nje person do ta kete te veshtire te gjeje me hamendje nese bleta qe fluturon eshte mashkull ose femer. “Ma do mendja ajo eshte femer” thote ai. Padyshim, shanset qe ai te kete dhene nje hamendje te sakte jane nje me dy. Qellon qe Kur’ani ka dhene nje informacion te sakte. Por qellon qe kjo nuk eshte ajo qe shume njerez besonin perpara zbritjes se Kur’anit. Si mund te dallohet nje blete femer nga nje blete mashkull. Ne fakt duhet nje specialist ta beje ate, megjithate eshte zbuluar qe bleta mashkull nuk del kurre nga foleja per te siguruar ushqimin. Por ne dramen e shekspirit, Henri IV, disa nga karakteret pershkruajne bletet dhe ata thone qe bletet jane ushtare dhe kane nje mbret. Kjo eshte ajo cka njerezit mendonin ne kohen e Shekspirit – qe bletet te cilat ne i shikojme duke fluturuar jane meshkuj dhe ato japin llogari perpara nje mbreti. Sidoqofte kjo eshte totalisht e gabuar. Ato jane femra dhe japin llogari perpara nje mbretereshe. Dhe per te arrtur ketu duheshin zbulimet shkencore te vetem 300 vjeteve me pare. Pra ne listen e hamendjeve, Kur’ani kishte nje shans pre 50/50 per te qene drejte ndersa parashikimet ishin nje me dy. Dielli Kur’ani, pervec bletes, ka dhene informacion edhe per diellin dhe menyren se si ai leviz ne hapesire. Kur dielli leviz ne hapsire, ka dy opsione; ai ose mund te levize ashtu sikurse leviz nje gur i hedhur nga dikush ose ai mund te levize ne nje menyre te caktuar. Kur’ani ofron te dyten duke thene qe dielli leviz per shkak te levizjes se tij (Sure El-Enbija 21:33). Per kete, Kur’ani ka perdorur fjalen “sabaha” e cila pershkruan levizjen e diellit ne hapsire. Per ta bere kete fjale Arabe me te kuptueshme per lexuesin ne po japim nje shembul. Nese dikush eshte ne uje dhe ne perdorim fjalen sabaha per te pershkruar levizjen e tij, atehere kuptohet qe personi eshte duke notuar ne nje drejtim te caktuar dhe jo si rezultat i ndonje force qe e shtyn ate. Me nje fjale ai leviz vete. Keshtu qe kur fjala `sabaha` perdoret per te pershkruar levizjen e diellit, atehere kjo nuk do te thote qe dielli eshte duke fluturuar jashte kontrollit ne hapesire sepse ai eshte hedhur apo shtyre nga dicka. Ajo thjesht do te thote qe dielli kthehet dhe rrotullohet ndersa liviz. Kjo eshte ajo per te cilen Kur’ani na siguron, por a ishte kjo e lehte per tu zbuluar? A mundet nje person i thjeshte te thote qe dielli rrotullohet? Vetem kohet e fundit u be e mundur shpikja e nje pajisje qe mund te projektonte imazhin e diellit ne kompjuter ne menyre qe studiuesit ta shikonin ate pa u verbuar. Nepermjet ketij procesi u arrit te zbulohej qe ne diell ka shenja dhe qe keto shenja levizin cdo 25 dite. Kjo levizje i referohet rrotullimit te diellit ne aksin e tij dhe provon, ashtu sikurse Kur’ani tha me teper se 1400 vjete me pare, qe me te vertete dielli rrotullohet dhe leviz ne hapsire. Pra ne listen e hamendjeve, shanset per gjetjen e pergjigjeve te sakta ne te dy situatat – bleta mashkull apo femer dhe levizja e diellit – jane nje me kater. Zonat Kohore Nese do ta hidhnim veshtrimin tone ne historine e 1400 vjeteve me pare do te kishim pare qe njerezit ne ate kohe nuk dinin shume persa i perket ndryshimit te kohes/ores ne vende te ndryshme, dhe ajo cka Kur’ani ka ofruar per kete subjekt eshte vertete per tu habitur. Fakti qe nje familje eshte duke ngrene mengjesin kur dielli eshte duke lindur, ndersa nje familje tjeter eshte duke shijuar ajrin e fresket te nates eshte dicka qe te mrekullon, bile edhe ne diten tona. Eshte mese e vertete qe, para 1400 vjetesh, nje person nuk mund te udhetonte me teper se 30 mijle ne dite, dhe per kete nje udhetim nga India per shembull per ne Marok do te merrte muaj te tere. Dhe padyshim, ndersa ishte duke ngrene darke ne Marok, personi mendonte “Ashtu sikurse une dhe famijla ime duhet te jete duke ngrene darken ne kete moment”. Kjo ndodh sepse ai nuk e kuptonte qe kur udhetonte, ai levizte ne kohe dhe hapesire. Perseri, vetem sepse ato jane fjalet e Allahut, te Gjithedijshmit, Kur’ani e paraqet dhe informon per kete fenomen. Ne nje ajet shume interesant thuhet qe kur historise ti kete ardhur fundi dhe Dita e Gjykimit te kete arritur, gjithshka do te ndodhe brenda nje momenti. Ky moment do ti kape disa gjate dites e disa gjate nates. Kjo ilustron dijen e gjere te Allahut dhe ate qe Ai e dinte qe me pare ekzistencen e koheve te ndryshme ne zona te ndryshme, megjithese kjo ishte dicka qe nuk dihej 14 shekuj me pare. Pa dyshim ky fenomen do te mjaftonte si nje prove per vertetesine e Kur’anit. Perfundim Per tju kthyer edhe nje here listes se hamendjeve, parashikimet apo shanset per dhenien e nje informacioni te sakte ne te tre subjektet – bletet, livizja e diellit dhe ekzistenca e zonave kohore – ishin nje me tete. Keto shembuj mund te vazhdonin e vazhdonin, duke ndertuar nje liste te gjate hamendjesh te sakta; dhe pa dyshim raporti do te rritej me rritjen e numrit te cdo subjekti qe diskutohet ne Kur’an. Por ajo qe asnjeri nuk mund te mohoje eshte qe probabiliteti qe Muhamedi (s), nje i pashkolluar, te jepte me hamendje nje infromacion te sakte per mijera e mijera subjekte pa bere asnjehere asnje gabim, eshte aq i vogel saqe te gjitha teorite qe flasin per autoresine e tij ne Kur’an, duhet te hidhen poshte – bile edhe nga armiqte me te ashper te Islamit! Ne fakt Kur’ani e pret nje sfide te tille. Nuk do te ishte cudi qe nese nje person, ne momentin qe ai shkel ne nje toke te huaj, i thote nje tjetri: “Une e njoh babane tend”, personi tjeter do te dyshonte ne fjalet e te huajit, duke thene; “Ti sapo ke ardhur ketu. Si mund ta njohesh ti babane tim?” Si rezultat ai do te filloje te pyese; “a nuk me thua, eshte babai im i shkurter apo i gjate, bjond apo brun? Si ngjan ai?” Natyrisht, nese vizitori vazhdon duke dhene pergjigje te sakta, atehere skeptiku nuk ka asnje rruge tjeter por te thote: ‘Ma do mendja qe ti vertete e njeh babane tim, ndonese une nuk e di se si.” Situata eshte e njejte edhe me Kur’anin. Ai thote qe ai vjen nga Ai qe krijoi cdo gje. Keshtu qe cdo kush ka te drejte te thote: “Me bind mua! Nese autori i ketij libri me te vertete krijoi jeten dhe cdo gje ne qiej dhe ne toke, atehere Ai pa dyshim duhet te dije per kete apo ate tjetren.” Dhe dikush qe do te studionte Kur’anin do te arrinte ne te njejtat te verteta. Per me teper ne duhet te dime dicka: Jo te gjithe ne duhet te jemi eksperte per te verifikuar ate qe Kur’ani permban. Besimi i dikujt shtohet ndersa ai kerkon dhe konfirmon te vertetat ne Kur’an. Dhe kjo eshte ajo qe duhet bere gjate gjithe jetes. Lutem qe Zoti ti drejtoje te gjithe drejt te vertetes. Shtojce 1: Nje inxhinjer ne Universitetin e Torontos, i cii ishte i interesuar ne psikologji dhe kishte lexuar dicka rreth kesaj lende, beri nje studim dhe shkroi nje dezertacion mbi Efektivitetin e Diskutimeve ne Grup. Qellimi i ketij studimi ishte te gjendej se sa ishin arritjet e njerezve kur ata bashkoheshin ne grupe prej dy, tre, dhjete apo me teper personash. Grafiku qe paraqet rezultatet leviz ne pika te ndryshme, megjithate pika me e larte e ti perfaqeson grupin prej dy personash. Pa dyshim ky rezultat ishte pertej perashikimeve te tija megjithate kjo ishte nje keshille e vjeter e dhene ne Kur’an (Sure Es-Sebe 34:46): “Thuaj: - Une ju keshilloj vetem per nje gje. Per hir te Allahut te angazhoheni sinqerisht, dy e nga dy ose nje e nga nje, e pastaj te mendoheni thelle...” Shtojce 2 – ‘Iram: Per me teper, ne kapitulin e 89 te Kur’anit (Sure El-Fexhr, 89:7) eshte permendur nje qytet me emrin ‘Iram (nje qytet prej kolonash) i cili nuk eshte njohur ne historine e lashte dhe qe sipas historianeve nuk kishte ekzistuar kurre. Por ne dhjetor te 1978, National Geografic (nje kanal televiziv filmash dokumentare) sjell disa informacione me interes qe thonin qe ne 1973, ne Siri ishte germuar dhe zbuluar qyteti i Elbas. Qyteti mendohet te jete 43 shekuj i vjeter, por kjo nuk ishte lajmi me me interes. Cfare ishte edhe me interesante ishte qe kerkuesit kishin gjetur ne biblioteken e Elbas nje liste te te gjithe qyeteteve me te cilat Elba kishte lidhur mardhenie tregtare. Mund te duket e veshtire per ta besuar por, ne liste u gjend edhe emri ‘Iram. Banoret e Elbas kishin patur mardhenie tregtare me banoret e ‘Iramit! Ne mbyllje dua t`u kerkoj ti kushtoni nje vemendje dhe kujdes te vecante ajeteve te meposhtem nga Sure 29:50-51: "Ata thane: ‘Perse te mos i kete zbritur atij nje mrekulli nga Zoti i tij?’ Thuaj: ‘Çeshtja e mrekulive eshte vetem ne duar te Allahut, e une nuk jam tjeter pos terheqes i verejtjes dhe shpjegues.’ Po a nuk u mjaftoi atyre qe Ne ta shpallem ty librin, i cili u lexohet atyre, e s’ka dyshim se kjo eshte dhurate e perkujtim per njerez qe duan te besojne!”
  9. ISLAMIZIMI I POPULLIT SHQIPTAR Skënder Riza Feja islame u përhap me të madhe në Ballkan po në atë kohë kur u vendos sundimi i plotë osman. Popujt e ndryshëm të Ballkanit e përqafuan në mënyrë të ndryshme. Boshnjakët pothuajse tërësisht dhe menjëherë kaluan në fenë islame. Në fillim të shekullit XVI në Bosnje dhe Hercegovinë mbizotëronte feja islame. Madje Bosnja pushtetin osman e pranoi pa qëndresë. Arësyeja e kësaj dukurie ishte se ata i takonin kryesisht fesë bogumile, e parimet e kësaj feje, e cila luftonte krishtërimin, ishin shumë të afërta me ato të islamizmit. Mirëpo boshnjakët, me përqafimin e fesë islame në përgjithësi, nuk u asimiluan në turq (kombëtarisht). Ata i ruajtën doket dhe gjuhën e tyre kombëtare, e, kuptohet, u ndikuan edhe nga islami. Ndërkaq, tek serbët, malazezët, bullgarët maqedonët dhe grekët nuk ndodhi kështu. Ata, për shkak të ndikimit të kishës ortodokse dhe për shkak të fanatizmit të madh, pothuajse fare nuk u islamizuan. Numri i të islamizuarve prej këtyre popujve është shumë i vogël dhe thuajse simbolik. Pastaj, pjestarët e këtyre popujve, të cilët e përqafuan fenë islame, u asimiluan në turq, sepse feja ortodokse e cila u bë fe kombëtare e popujve në 4alë, të islamizuarit e vet, të cilët i konsideronte si renegatë të fesë dhe të kombit, nuk i pranonte më si pjestarë të fesë dhe të kombit përkatës. Te shqiptarët procesi i islamizimit u zhvillua relativisht shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme. Faktorët që ndikuan në islamizimin e shqiptarëve ishin të natyrës politike, ekonomike shoqërore dhe psikologjike. Kështu, qysh në gjysmën e dytë të shekullit XVI, gjysma e popullsisë shqiptare në qytete u islamizua, madje në shekullin XVII, feja islame, mbizotëronte edhe në fshatra. Mirëpo, islamizimi, marrë në përgjithësi, nuk ndikoi në asimilimin e shqiptarëve në turq (kombëtarisht); përveç një numri shqiptarësh që jetonin në Anadoll. Ata nuk i humbën gjuhën as doket, edhe pse edhe në atë pikëpamje u ndikuan. Pra, jo vetëm fshatarët por në shumicën e rasteve, as bejlerët, agallarët dhe efendilerët shqiptarë nuk u asimiluan. Ndjenjat kombëtare te shqiptarët e muslimanizuar nuk u shuan, përkundrazi u forcuan edhe më shumë. Kështu, kurrë shqiptarët nuk luftuan në mes vetes për shkak të fesë. Kjo është dukuri evropiane. Ndërkaq, për shkak të interesave kombëtare, jo një herë u bashkuan shqiptarët e të gjitha besimeve; muslimanët katolikët dhe ortodoksët. Ata, gjatë shekujve XV, XVI, XVII, siç do ta cekim, luftuan kundër shfrytëzimit dhe sundimit të Sulltanit për të drejtat kombëtare edhe pse Sulltani ishte njëkohësisht edhe halif. Lidhur me islamizimin e shqiptarëve K. jireçeku thotë: "Duke filluar nga viti 1450, shumë shqiptarë fillojnë të shpërngulen për në Itali. Kështu, pasardhësit e Dukagjinëve (ata që mbeten në fenë katolike - S.R.) ka pasur në Venedik dhe në Ankonë deri në shekullin XVII. Ndërkaq, anëtarët e tjerë të bujarisë vendosën të qëndrojnë në vend dhe të përqafojnë fenë islame, për shembull, Aranitët, Muzakët Topiajt, Dukagjinët, eq.. Te vetë populli shqiptar feja islame përhapet më shpejt sesa te bullgarët, serbët dhe grekët. Shumë shqiptarë, të cilët kaluan në fenë islame,u ngritën në titullarë të lartë të Perandorisë Osmane".1 Ndërkaq, Vladislav Skariç, duke folur në përgjithësi për përhapjen e islamizmit në Ballkan, thotë: "Kalimi në fenë islame nuk ka qënë i shpejtë. Pushtuesit osmanë qenë tolerantë në pikëpamje fetare dhe rrallë i kanë detyruar të krishterët për të kaluar në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë islamizuar fëmijët e krishterë që janë marrë për jeniçerë".2 L. Mihaçeviç konstaton: "Kalimi në fenë islame te boshnjakët dhe te shqiptarët ishte gjithësesi më i shpeshtë, kurse serbët bullgarët dhe grekët i kanë mbetur më besnikë fesë së vet".3 Shqiptarët, para se të futeshin nën sundimin e shtetit serb të Nemenjiqëve, i takonin kryesisht fesë katolike. Mirëpo, gjatë sundimit serb, sidomos në kohën e car Dushanit, pozita e shqiptarëve u keqësua. Një numër, nën presionin e "inkuizicionit të shtetit serb", u detyrua të kalonte në fenë ortodokse, ndonëse një pjesë e tyre ortodoksizmin e pranuan sa për sy e faqe. Jo vetëm kaq, sundimi serb, i cili zgjati mjaft, la gjurmë të thella në të gjitha poret e jetës së shqiptarëve: në gjuhë, në antroponomi, në psikologji, etj.. Madjemadie, ky ndikim i serbëve dhe i fesë ortodokse te shqiptarët u ndje edhe gjatë sundimit osman` për arsye se kisha ortodokse serbe, e cila e pranoi vasalitetin e sulltanit, kishte privilegje të që ndikonte në masat popullore të këtyre viseve. Lidhur me këtë dukuri Branislav Nushiç thotë: "Shqiptarët (arnautët) e Siriniqit nuk janë turqizuar (islamizuar) herët. Kjo ka ndodhur në fillim të shekullit të kaluar (shekulli XIX), nën presionin e sundimit gjakatar të jashar Pashës 4-5 në Kosovë. Në mesin e tyre janë ruajtur ende gjurmët e ortodoksizmit. Ata, sot e kësaj dite ndezin qirinj për Shën-Kollin dhe në festat e tjera të mëdha. Ata tanimë flasin shqip, madje edhe gratë e tyre, por kur grinden dhe shahen, gratë thonë: "Ubila te sveta nedelja!" (Të vraftë e djela e shenjtë!). Në kishën "Sv. Trojica" të Prizrenit, mbi Mushtishtë, në librin e kontribuesve janë të regjistruar edhe banorët e këtyre fshatrave shqiptare, madje me emra serbë".6 Fshatrat Trebishta dhe Rodostusha, të cilat shtrihen te lumi Radicë, më 149?, Gjon Kastrioti me djemtë Stanishën, Reposhin, Kostantinin dhe Gjergjin ia dhuruan manastirit të Hilandarit në Malin e Shenjtë, në Greqi.7 Në Manastirin Deviç ekziston libri në të cilin janë të regjistruar emrat e kontribuesve të shekullit XVII. Kontribuesit të gjithë janë nga Drenica dhe emrat janë serbë. Sot në Drenicë nuk ka asnjë serb, thotë B.Nushiç. Mirëpo, këta drenicas me emra "serbë" (ortodoksë -S.R.), me të përqafuar fenë islame u bënë "shqiptarë". Madje, siç na vënë në dijeni burimet e Vatikanit, në gjysmën e dytë të shekullit XVII, në trekëndëshin Deçan-Pejë-Drenicë nuk kishte katolikë fare. Prandaj, tamam për këtë arsye, në ato treva nuk shtrihej dioqeza e Shkupit por administrimi i tri manastireve të shquara - të Deçanit, Pejës dhe të Deviçit. Me fjalë të tjera, banorët e krishterë të këtyre trevave (serbët, shqiptarët dhe vllehët), i përkisnin krejtësisht fesë ortodokse. Në të mirë të këtij konstatimi flasin jo vetëm burimet e ndryshme historike, por, siç dihet, edhe fakti se vojvodë të tri manastireve në fjalë janë, sot e kësaj dite, shqiptarët e besimit musliman, që do të thotë se ata janë duke i ruajtur ato institucione vetëm e vetëm pse ishin institucione kulturore dhe të shenjta të të parëve të tyre, e jo për shkak të ndonjë "humanizmi". Aristokracia shqiptare ishte e para që e përqafoi fenë e re, fenë islame, për të ruajtur privilegjet e veta klasore, për t`u inkuadruar në klasën askere, e cila ishte në fuqi të administratës osmane. Feja islame, duke qënë ideologji e klasës sunduese, i dha mundësi bujarisë shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e pasurisë, që të zërë poste më të larta në suazën e Perandorisë Osmane, e cila u bë supërfuqi e kohës. Në vitin 1455 kalaja e Novobërdës kishte 50 ulufexhinj (ulûfeci). Të gjithë ishin muslimanë, por, veç një numri shqiptarësh, janë pjestarë të etnoseve dhe të vendeve të ndryshme; hungarezë (Unguru): Shahini, Karaxha, Sunkuri; boshnjakë: Atmaxha, Hamza; edrenas: Salihu, Aliu; kostadinias: Hiziri, Jakupi, Timurhani, Shahini, Shirmerdi Sylejmani; shqiptarë: Timurtashi, Shahini, Dogani, Shahini (qetër); vranjas: Hamza; pirotas: Dogani; vllehas: Saruxha, Dogani, Ismaili; tërnovas: Karaxhozi, Hamza; beligradas: Shahini; nikopolas: Aliu; tatarë: Aliu; Ilazë: Musa, lusufi; Shkupjanë: Mustafa; dramas: jusufi, Ismaili, etj, etj.9 Sipas defterit të vitit 1486/87 vetë Vuçiterna kishte 43 familje muslimane dhe 33 familje - shtëpi krishtere "hâne", 3 "mücerred" dhe 2 `bive".10 Kjo tregon se në Vuçiternë tanimë zotëronte elementi musliman. Ndërkaq, në Prishtinë (1486/87) zotëronte ende elementi i krishterë. Aty ishin 51 shtëpi muslirnane, kundrejt 248 shtëpi të krishtera të 34 shtëpive "mücerred" dhe 56 shtëpive "bive".11 Ndër muslimanët e parë të Pejës pa mëdyshje është Mahmud Beu, i vëllai i Ahmed Pashë Dukagjinit i cili, me të përqafuar fenë e re, bëhet edhe sanxhakbe i parë i Sanxhakut të Dukagjinit (1462) dhe krijues i dinastisë së Mahmudbegollajve të Pejës.12 Peja në vitin 1485 kishte 33 shtëpi muslimane, kundrejt 140 shtëpive të krishtera (104 shtëpi "hâne`, 20 "mücerred" dhe 16 "bive"). Këto familje muslimane janë gjithësesi të bujarisë shqiptare, të cilat, më së pari kaluan në fenë e re: nga Mahmudbegollajt përmendet Nasuh Beu, si sanxhakbe që ishte, pastaj Zaim Hyseni, Shexhaaüd-din Beu, Mirza Beu, Daut Beu, Hasan Beu, Ajas Beu, etj.13 Pra, procesi i islamizimit e kishte përfshirë vetë Pejën, por aty kjo dukuri ende mbizotëronte. Islami, ndonëse më ngadalë, kishte filluar të përhapej edhe në fshatrat e Pejës. Kështu, në fshatin Kosuriq 3 shtëpi ishin muslimane; në fshatin Cërni Potok 1 shtëpi, etj.14 Në vitin 1525 në Novobërdë kishte 4 mëhallë muslimane me 77 shtëpi dhe 42 mëhallë të krishtera me 294 shtëpi.15 Këto të dhëna tregojnë qartë se numri i familjeve të islamîzuara ishte duke u shtuar gjithnjë. Në vitin hixhri 937 (1530-1531) Sanxhaku i Vuçiternës kishte këto kadillëqe: Novobërdën, Prishtinën, Bellasicën dhe Vuçiternën. Në këto vende kishte 4 xhami, 10 mesxhide, si institucione të islamizmit. Vetë Novobërda kishte 53 mëhallë muslimane dhe 49 të krishtera 16, kurse në vitin 1544 në Novobërdë ishin 5 mëhallë muslimane me 86 shtëpi. Në atë kohë në Novobërdë ishin 38 mëhallë të krishtera, si dhe 6 shtëpi hebreje.17 Prishtina zhvillohej si qytet. Ajo më 1525 kishte 3 mëhallë muslimane dhe 7 mëhallë të krishtera.18 Sipas dëfterit të vitit 1530-1531, Sanxhaku i Prizrenit ndahej në dy njësi juridike - kadillëqe: Prizreni dhe Bihori. Në këtë kohë, në kuadrin e sanxhakut në fjalë ishin: 297 shtëpi muslimane, kundrejt 13.621 shtëpive të krishtera `hâne" dhe 1.147 "mücerred"; dy mystahifizë (Müstahifiz mbrojtës) të qyteteve Prizren dhe Bihor), 2 dizdarë, 2 qeha, 2 imamë, 2 topxhinj, 38 mystahfizë ( të vendeve të ndryshme të sanxhakut). Veç institucioneve (titullarëve) të përmendur muslimanë, përmenden edhe vakëfi i Jakub Beut dhe i Ahmet be Evrenozit. Vakëfi i fundit në vetë Prizrenin kishte 80 dyqane, 10 mullinj.19 Vetëm në kadillëkun e Prizrenit (Prizren, Hoçë dhe Tërgovishtë - Rozhajë),ishin (1530-1531) 22 mëhallë: 4 muslimane dhe 18 të krishtera (në Prizren 4 mëhallë muslimane dhe 9 të krishtera); 278 shtëpi muslimane dhe 9.976 shtëpi të krishtera `hâne", 1.010 `mücerred" dhe 722 "bive".20 Pra, edhe në kuadrin e Sanxhakut të Prizrenit numri i familjeve të islamizuara ishte në rriqe e sipër. Në kohën e vezirit të madh, Rustem Pashës (I.1551-1554; II. 1555-1561) në Prizren ishin 4 mëhallë të mëdha muslimane dhe 12 mëhallë të vogla të krishtera.21 Sipas këtyre shënimeve, në Prizren, ne mesin e shekullit XV, pothuajse gjysma e popullsisë ishte islamizuar. E njëjta situatë ishte edhe në Sanxhakun e Dtikagjinit në shekullin XVI. Kah gjashtëdhjetëvjetëshi i shekullit XVI, në fshatrat e këtij sanxhaku islamizimi ishte përhapur aq shumë saqë përfshinte 1/3 e popullsisë fshatare, kurse në Pejë mbi 50 për qind të popullsisë
×
×
  • Create New...