
Zimbabve, zhvillohet mister shëmtia. Ka akuza për trukim
Një burrë i papunë u kurorëzua si njeriu më i shëmtuar në Zimbabve.
Por konkursi pati polemika pasi një prej konkurrentëve pretendonde se ishte më i shëmtuar se fituesi dhe akuzoi jurinë se e kishte paracaktuar zgjedhjen.
Maison Sere, të cilit i mungojnë disa dhëmbë i mundi pesë konkurrentët e tjerë dhe fitoi çmimin 500 dollarësh si Mister Shëmtaraqi, një shumë e konsiderueshme në një vend që ka një papunësi tepër të lartë.
Por Uilliam Masvinu, që e ka fituar tre herë Mister Shëmtaraqin i cili u shpërblye me 100 dollarë për vendin e dytë sivjet, e akuzoi jurinë se e kishte fiksuar çmimin më përpara.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
