Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes Jolie-Pitt
U thanë shumë gjëra për ''ndarjen e shekullit'' Jolli-Pitt dhe shumica e hipotezave shihnin këtë të fundit si shkaktar të divorcit.
Nga agrisiviteti ndaj fëmijëve, tek flirti Selena Gomes ishin disa nga mëkatet që i visheshin aktorit, por askuj nuk i shkoi shumë ndërmend të dyshonte tek Jollie si shkaktarje e ndarjes.
Por sëfundmi revista “Star”, shkruan se Angelina Jolie ka pasur një romancë sekrete me një miliarder nga vendet e Lindjes së Mesme.
Ky mendohet se është shkaku që çoi në divorcin e çiftit të njohur të botës së shoubizit.
“Star” duke iu referuar një burimi, raporton se Jolie i ka rrëfyer ish-bashkëshortit të saj se ka rënë në dashuri me një tjetër mashkull.
Jolie dhe miliarderi misterioz thuhet se kanë një lidhje prej gjashtë muajsh.
Ata të dy janë takuar shpesh në takime të fonacioneve bamirëse, ku aktorja merr pjesë shpesh ndërsa miliarderi është financues i disa prej tyre.
Dhe e vërteta është se kohët e fundit, Jollie i kishte shtuar shumë aktivitetet bamirëse edhe pse pasuria e saj llogaritet në qindra miliona euro.
Po ashtu thashethemet flasin për një afrim të saj me besim islam. Madje thuhet se ajo është konvertuar në këtë Fe.
Pak kohë më parë ajo pranoi se kishte filluar të lexonte kuranin.
Fakte të mjaftueshme këto për të konfirmuar faktin se kush qëndron pas aktores.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje