Zbërthehet kodi ‘Enigma’, robotët me vizion njerëzor drejt realitetit
Zbërthehet kodi ‘Enigma’, robotët me vizion njerëzor drejt realitetit
Publikuar me: 22 Pri 2016

Shkencëtarët kanë arritur të zbërthejnë ‘kodin Enigma’, që mund të hapë rrugën për të krijuar robotë të pajisur me vizion njerëzor.

Kodi, që krahasohet me makinerinë sekrete të nazistëve për kodet, e quajtur ‘Enigma’, detajon saktësisht se si komunikojnë dy rajonet e trurit kur duhet të përpunojnë imazhet vizuale.

Shkencëtarët shpresojnë se zbulimi i ri do të mund të sjellë krijimin e robotëve me potencial për vizion human.

Deri më tani shkencëtarët e dinin se dy pjesët e trurit komunikojnë, por nuk e dinin se çfarë transmetonin.

Zbulimi i ri krahasohet me kodin ‘Enigma’, i cilësuar si i pamundur për t’u deshifruar, deri kur një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga Alan Turing ia doli kësaj.

Ky informacion do u mundësojë shkencëtarëve të interpretojnë aktivitetin e trurit, duke studiuar se si ndryshon truri me kalimin e moshës apo nën ndikimin e sëmundjeve.

Philippe Schyns, profesor i psikologjisë në Universitetin e Glasgout, thotë: “Me Enigmën, ne e dinim se gjermanët po komunikonin, por nuk e dinim se çfarë thoshin”.

“Njësoj sikur je duke ecur në rrugë dhe sheh dy njerëz që flasin, por nuk e di se çfarë thonë”.

“Ne ia kemi dalë përmes hulumtimit tonë që të thyejmë këtë kod, duke grumbulluar informacion se çfarë i thonë njëra-tjetrës dy pjesët e trurit”.

Profesor Schyns shton: “Me anë të këtyre zbulimeve, duke ditur si të kodojmë dhe integrojmë këto mesazhe mes pjesëve të ndryshme të trurit, një ditë ne mund t’u japim robotëve të njëjtat aftësi si të njerëzve”.

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 787 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI