Vjollca Hoxha humbet mazhorancën e aksioneve në Top Channel
Vjollca Hoxha humbet mazhorancën e aksioneve në Top Channel
Publikuar me: 09 Maj 2016

Vjollca Hoxha ka humbur gjyqin për pronësinë e Top Channel.

Gjykata e Faktit ka hedhur poshtë pretendimet e administratores së përkohshme të Top Channel, Vjollca Hoxha, paraditen e sotme duke i dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës.

Bashkëshortja e pronarit të ndjerë, Dritan Hoxha, kishte paditur dy ortakët Albert Cino dhe Aurel Baçi me pretendimin se ata duhet t’ia kthenin aksionet që zotëronin në televizion, për shkak se i shoqi ua kishte dhënë pa marrë firmën e saj.

Baçi dhe Cino zotëronin 60 % të aksioneve, ndërsa Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj, në tërësi kanë 40 % të aksioneve.

Vjollca Hoxha u bë administratore e televizionit pas shkarkimit të Enkelejd Jotit. Ajo mori firmat e aksionerëve të tjerë për t’u bërë administratore ligjërisht, duke u regjisturar edhe në QKR dhe fill pas kësaj i paditi aksionerët duke kërkuar marrjen e 100 % të aksioneve të Top Channel.

Ortakët që kishin shumicën vendosën ta shkarkonin pas këtyre lëvizjeve. Por Vjollca Hoxha e dërgoi vendimin e tyre në Gjykatën e Tiranës dhe e fitoi gjyqin e ndërmjetëm.

Gjykata vendosi ta pezullojë vendimin e ortakëve dhe deri sa çështja të shqyrtohej në themel, Top Channel do të drejtohej nga Vjollca Hoxha.

Por pas vendimit të sotëm, administratorja Vjollca Hoxha, ka humbur mazhorancën e aksioneve pasi Gjykata e Faktit u ka rikthyer dy ortakëve 60% të aksioneve (30% secili), të uzurpuar më parë nga ish bashkëshortja e themeluesit të televizionit.

Administratorja e Top Channel mësohet se do ta dërgojë në Gjykatën e Apelit vendimin e sotëm. Deri atëherë ajo nuk do të jetë e vetmja pronare e këtij televizioni, por një ortake në minorancë.

Lufta për aksionet e televizionit më të madh në vend vazhdon...

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 852 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI