VIDEO/ Ciljeta ofendon gazetaret dhe ikën nga emisioni
Marrëdhëniet mes personazheve të showbiz-it dhe gazetarëve nuk kanë shkuar gjithmonë mirë sidomos kur këta të fundit kërkojnë të dinë më shumë mbi jetën private.
E pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur në xhirimet e e puntatës së parë të sezonit të ri të emisionit “Thumb” në “ABC News” që drejtohet nga Fatma dhe Aulona.
Në videon e siguruar nga Prive, e ftuar ka qënë Çiljeta e cila është revoltuar ndaj gazetareve pasi ato e kanë pyetur për një temë të “nxehtë”.
Insistimi i gazetareve ka bërë që Çiljeta të largohet nga studio. E kontaktuar nga Revista Who Çiljeta tha se nuk dëshiron ta zgjasë më këtë temë.
“Qenkeni budallaçka ju, ik me se ika fare, legenat e dreqit”, -u shpreh ajo duke u ngritur nga karrigia e intervistës.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje