“Unë jam gay”, deklarata e guximshme e sipërmarrësit nga Tepelena
“Unë jam gay”, deklarata e guximshme e sipërmarrësit nga Tepelena
Publikuar me: 17 Maj 2016

“Unë drejtoj një qendër punësimi, por mbi te gjitha unë jam gay”. 

Sipërmarrësi Elton Iliriani deklaroi publikisht sot orientimin e tij seksual si dhe u shpreh për vështirësitë që ndesh ky komunitet në Shqipëri.

Ai ka lindur në Tepelenë dhe tregoi se gjatë jetës është përballur me vështirësi të ndryshme lidhur me pranimin e familjes për sa i takon të orientimit të tij seksual.

Ai kërkoi në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj homofobisë që të pranonohet realiteti, për ata qe nuk flasin hapur mbi këto sjellje seksuale.

Deklarata e tij u bë në aktivitetin për Indeksin e punësimit ku u dhanë çmime për biznesin që ka politikë antidiskriminimi.

Gjithashtu në një postim të tijin në Facebook, Ilirjani shkruan: 

“Me 17 maj te vitit 1990, Organizata Boterore e Shendetesise e hoqi homoseksualitetin nga lista e semundjeve mendore. 

Arritjet e sotme nuk duhet te na bejne te harrojme qe na pret nje rrugetim i gjate per te arritur ate qe te tjeret e marrin per te mireqene, LIRINE per te qene vetja” .

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1172 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI