Tiranë/ Arrestohet mësuesi pedofil, ngacmonte seksualisht nxënësen e tij
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 64-vjeçar, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë.
Hasan Martani, u arrestua pasi në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës ‘Mustafa Lleshi’ por edhe rrjetin social Facebook ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.
Mësohet se ka qenë e mitura me iniciale K.H, e cila ka denoncuar veprime e turpshme të mësuesit tek nëna e saj, ku më pas është bërë edhe arrestimi i tij.
Denoncimi i së ëmës
Në vijim të hetimit pas arrestimit të mësuesit 64-vjeçar, me akuzën e veprimeve të turpshme me nxënësen e tij 14-vjeçare, është pyetur në polici edhe nëna e vajzës.
Në dëshminë e saj, nëna ka treguar se ishte në dijeni të ngjarjes që i tronditi familjen prej një jave.
Nëna ka treguar se ka lexuar mesazhet në “Facebook” që mësuesi Hasan Martani i kishte dërguar vajzës.
“Vajza ime e denoncoi. Nuk ka pasur shqetësim nga mësuesit e tjerë. Edhe për këtë mësues kam pasur respekt se ishte autoritar. Jam befasuar kur i pashë me sytë e mi mesazhet në ‘Facebook’. M’u shemb bota. Vajza është ekselente. Si ngjarje kam një javë që e di. Dje dorëzova provat. Nuk duhet vetëm pezullimi por kërkoj të dënohet. Ai që dyshonim se ishte i rrezikshëm iku. Kam qenë e shqetësuar se vajza si tip ka qenë edhe e mbyllur dhe mbyllja shkoi edhe më tej”, thotë ajo, raporton BW.
Ajo thekson më tej se nuk duhet vetëm pezullimi, por mësuesi të dënohet. “Për këtë mësues kam pasur respekt se ishte autoritar, por tani..”- thotë ajo.
Mësuesi nuk pranon akuzën
Mësuesi i arrestuar me akuzën e veprimeve të turpshme me nxënësen në ambientet e shkollës ka mohuar akuzat në polici.
Gjatë marrjes në pyetje pas denoncimit të prindërve të nxënëses, mësuesi Hasan M, 64-vjecar ka mohuar gjithë sa akuzohet.
Ai ka thënë se me nxënësen ka pasur sjellje krejtësisht korrekte dhe nuk ka lidhje me ato që pretendon nxënësja.
Mësohet se mësuesi jepte lëndën e matematikës në shkollën 9-vjecare të kryeqytetit dhe ka qenë vajza që u ka treguar prindërve dhe më pas ata kanë bërë denoncimin në polici.
Njoftimi
Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje