Takimi 90 minutësh/ Meta zbardh takimin me Ramën
Ka përfunduar takimi Rama- Meta rreth orës 11:39, pas rreth 1 orë e 30 minutash diskutime në Hotel Tirana.
Kreu i LSI ka dhene detajet per mediat, teksa kryeministri Rama eshte larguar pa dhene asnje deklarate.
“Dëshiroj të theksoj se qëllimi i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve për garantimin e paprekshmërisë së votës, një angazhim kryesor dhe i marrëveshjes së 22 Prillit, dhe i PS e LSI, dhe në këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitim
Kështu kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, por pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe për të arritur konsensusin dhe me opozitën dhe pse kjo maxhorancë ka gati 90 vota në Parlament.
Së treti, duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të patur besim sepse cështja e mosbesimit është evidente dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende s’ka nisur, kemi vendoosur që ti drejtohemi zyrtarisht PPE, ku dhe PD është anëtare, që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërc të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë në zgjedhejt ë lira, demokrartike dhe procesi i integrimit dhe reformave të vijojë të jetë i suksesshëm.
Dua të theksoj rolin shumë të rëndësishme që PPE ka luajtur në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë. Shpresoj, dhe që sot do t’i drejtohemi presidentit të Partive Popullore dhe do të njoftojmë komisionerin Hahn, i interesuar për zhbllokimin e kësaj situate, në mënyrë që dialogu të nisë sa më shpejtë.” tha Meta.
Sa i përket një takimi të mundshëm me Bashën, Meta është shprehur:
“Unë jam gjithnjë i gatshëm por kam përshtypjen që zoti Basha është në një moment mosbesimi, ndaj mendoj se një angazhim i një zyrtari të PPE, do të ishte rruga më e mirë për të filluar sa më shpejtë dialogun”.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje