Stop kirurgjisë plastike! Zmadhoni gjoksin në mënyrë natyrale
Stop kirurgjisë plastike! Zmadhoni gjoksin në mënyrë natyrale
Publikuar me: 12 Maj 2017

Shumë gra mendojnë se operacioni është i vetmi opsion për të rritur madhësinë e gjoksit.

Trashëgimia gjenetike dhe ndryshimet hormonale janë faktorët kryesor prapa gjinjve të vegjël të një femre.

Madhësia e gjoksit ndryshon nga femra në femër dhe ka shumë femra të cilat nuk zhvillojnë gjinj të plota me lehtësi.

Trupi i femrës gjithmonë është nën ndryshime dhe evoluim të vazhdueshëm ndaj nuk duhet të supozojnë se gjoksi zhvillohet vetëm deri në 20 vjet.

Megjithatë, ka disa alternativa natyrore që ju të mos e vuani këtë defekt për gjithë jetën.

Në këtë mënyrë ju mund të shmangni operacionet e rrezikshme dhe proteza që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Bëni aktivitet fizik

Disa ekspertë thonë se aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të rritur gjoksin në mënyrë të natyrshme dhe pa rrezik. Në lidhje me këtë ka disa ushtrime që mund të jenë ndihmë e madhe për të arritur qëllimin tuaj.

Natyrisht, ushtrimet më të mira janë ato që përfshijnë këtë pjesë të trupit.

Pompat janë një nga ushtrimet më të mira. Me to ju mund të rrisni madhësinë e gjoksit dhe mbi të gjitha ta bëni atë më të fortë.

Në mënyrë të ngjashme rekomandohet për të bërë ushtrime që vënë në punë shpatullat dhe për këtë qëllim ju mund të përdorni girat.

Së fundi, noti është një tjetër opsion shumë i mirë.

Të ushqyerit ne mënyrën e duhur

Të ndjekësh një dietë të shëndetshme mund të jetë ndihmë e madhe për të rritur madhësinë e gjoksit. Siç dihet, kjo zonë e trupit ka një sasi të madhe të yndyrës.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me estrogjen si tërshëra, orizi, fasulet, soja, finoku apo qumështi ndihmojnë shumë në rritjen e ''ballkonit'' tek femrat.

Por, kjo nuk do të thotë se duhet të shëndosheni për të pasur një gjoks më të madh.

Përkundrazi, një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme ndihmon organet tona për të pasur një metabolizëm më të mirë, duke shpërndarë dhjamin që akumulohet në trupin tonë.

Masazhet
Masazhet janë një alternativë shumë interesante për të rritur madhësinë e gjoksit në mënyrë të natyrshme.

Në fakt ka masazhe të ndryshme që ndihmojnë në këtë drejtim. Në këtë rast është personi vetë që mund t’i bëjë masazhet.

Kjo do të thotë se masazhi është shumë i thjeshtë dhe mund të kryhet në shtëpi. Ky është një masazh që stimulon rritjen e gjoksit me anë të lëvizjeve të vazhdueshme dhe të buta rrethore.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 2763 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI