Rikthimi i policit super-teknologjik "Robocop"
Rikthimi i policit super-teknologjik "Robocop"
Publikuar me: 30 Jan 2014

Robocop është ambientuar në vitin 2028, vit në të cilin konglomerati shumëkombëshe OmniCorp është një udhëheqës i industrisë në robotikë. Jashtë, dronët prodhuara prej tij, janë përdorur nga ushtria për vite, por janë ndaluar si mbrojtës të ligjit brenda kufijve amerikane. Tani OmniCorp dëshiron të përfitojë nga kjo teknologji e diskutueshme edhe në frontin e brendshëm, duke e konsideruar këtë një mundësi të artë.

Kur Alex Murphy (Joel Kinnaman) - bashkëshorti i dashur, babai, dhe polici i mirë, duke bërë çmos për të frenuar valën e krimit dhe korrupsionit në Detroit - është plagosur rëndë, OmniCorp sheh një mundësi unike për të krijuar një polic hibrid, një pjesë njeri dhe një pjesë robot.OmniCorp parashikon një të ardhme ku çdo qytet do të ketë Robocop-ët e saj, duke rezultuar në miliarda në të ardhurat për aksionerët e saj, por tek OmniCorp janë duke harruar një gjë: se ka ende një njeri brenda robotit.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 840 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI