Rama dhe Meta darkojnë pranë çadrës së PD, Berisha: Ishte darka e fundit
Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kanë konsumuar të martën një darkë së bashku në Kryeministri, vetëm pak metra larg çadrës së protestës të ngritur nga opozita.
Sipas gazetës “Panorama” mësohet se Rama dhe Meta kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Këto kohë, koalicioni ka pësuar një krisje dhe mbetet ende e paqartë se si do të bashkëpunojë PS dhe LSI në zgjedhjet e qershorit.
Nderkohe, ne “News24” Berisha tha se kjo do te jete darka e fundit mes Metes dhe Rames.
Që prej 18 shkurti Partia Demokratike ndodhet në protestë. Sipas kreut të selisë blu Lulzim Basha ata nuk do të tërhiqen nga protesta derisa të garantohen zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe të formohet qeveri teknike.
Lidhur me kërkesat e Bashës ka pasur reagime si nga ana e Partisë Socialistë po ashtu dhe në radhë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kreu i PS Edi Rama më herët është shprehur se në dallim nga qeveria e shkuar ne i lejojmë njerëzit që të protestojnë.
Ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta lidhur me protesta që po organizohet nga opozita ka deklaruar që është dakord me protestat por kundër ultimatumeve.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje