Prokuroria: Ja çfarë rrezikojnë kryebashkiaku Roshi dhe dy deputetët Selami e Muhedini
Nuk do të përfundojë me shkarkimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës dhe heqjen e mandatit për deputetin e LSI, Shkëlqim Selamit.
Të dy zyrtarët do të përballen me drejtësinë.
Ata do të ndiqen penalisht nën akuzën për falsifikim të dokumentave zyrtarë, siç parashikon ligji i dekriminalizimit dhe Kodi Penal.
Për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, Kodi Penal parashikon dënime nga 6 muaj deri në 4 vjet.
Rovena Gashi, drejtuese e strukturës për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme ka pohuar se për Roshin e Selamin do të nisë ndjekja penale.
Ajo ndërhyri në lidhje telefonike në emisionin Opinion duke bërë sqarimet për të dy rastet.
Kështu do të ndodhë edhe për deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri.
Gashi: Në bazë të ligjit për dekriminalizmin, të votuar nga deputeti aty dhe 139 të tjerë, Prokurori i Përgjithshëm, ka nisur verifikimin për zyrtarë të lartë. Procedura për zotërinë (Shkëlqim Selamin) ka nisur pasi ka patur indicie për precedentë në Itali.
Fevziu: Për çfarë akuzohej?
Gashi: Për trafik të qenieve njerëzore
Selami nën zë: Ia fut kot
Fevziu: A ka marrë pafajësi?
Gashi: Jo nuk ka marrë pafajësi, por i është parashkruar ekzekutimi dhe ndjekja penale, pasi ka kaluar një periudhë e gjatë dhe autoritet italiane s’kanë patur më interes.
Selami nën zë: Ky është skandal
Fevziu: Ka raste të tjera, zyrtarë që i kap ligji i dekriminalizmit?
Gashi: Po ka edhe raste të tjera të zyrtarëve të lartë që janë në proces verifikimi nga ana jonë. Janë zyrtarë të lartë, mes tyre dhe deputetë
Fevziu: Çfarë ndodh me deputetët, si është procedura?
Gashi: Prokuroria bën verifikimet dhe në bazë të ligjit i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit. Ky është procesi administrativ, më pas do të nisë edhe ndjekja penale për ta.
Vezaj: Po për Rroshin a kanë ardhur materialet nga Italia?
Gashi: Autoritet italiane nuk kanë sjell ende leter-porosi, por ne kemi informacionet për përfshirje në aktivite kriminale kaq mjafton për të zbatuar pjesën adiministrative (shkarkimi).
Ndërsa procedimi penal do të nisë në një kohë tjetër.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje