Profecia tronditëse e Nostradamusit për luftë në Europë
Profecia tronditëse e Nostradamusit për luftë në Europë
Publikuar me: 16 Nen 2015

“Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe më pas gjithë Europa do të goditet. Ajo do të jetë e tmerrshme dhe e gjatë për të gjithë. 

Më në fund do të vijë paqja por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”,- shkruan Nostradamus pesë shekuj më parë.

Pas ngjarjes së Parisit fjalët e Nostradamus të fusin të dridhurat. Frika që ekziston në Europë është e dukshme dhe çdo vend është i trembur se mund të jetë objektivi i ardhshëm i ISIS.

Në profecitë e tij flitet edhe për një sulm të mundshëm mbi Romën.

“Kuajt e kozakëve do të pijnë ujë në burimet e Romës. Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke zhdukur qytetin. Çdo gjë do të humbasë dhe do të shihen vetëm vrasje”,- shkruante Nostradamus.

Ai vazhdon më tej parashikimin e tij ogurzi.

“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e Antikrishtit. Djajtë do të shkaktojnë rrëmujëra dhe njerëzit do të bëhen perversë gjithnjë e më shumë”,- shkruante Nostradamus.

Është e vërtetë që këto fjalë janë shkruar pesë shekuj më pare, por duke parë ngjarjet e fundit rezultojnë gjithmonë e më shqetësuese.

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1083 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI