Përleshje mes grupeve të 'Rap-it' në prishtinë, plagoset Noizy
Përleshje mes grupeve të 'Rap-it' në prishtinë, plagoset Noizy
Publikuar me: 13 Sht 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën pasdite në hotelin Swiss Diamond në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Express. 

Sipas saj, miq të reperit nga Tirana, Noizy, janë përleshur me anëtarët e Babastar mes të cilëve dhe vëllai i reperit Cosman. 

E përditëshmja Express njofton gjithashtu se në sherrin mes grupeve rivale në muzikë janë përdorur edhe armët e zjarrit dhe nga të shtënat një preson (Noyzi) është plagosur. 

Sherri ka ndodhur për shkak se grupi i OTR kanë filluar të tallin Skivin e Babastars, sapo ai është futur në hollin e hotelit. 

Burime kanë thënë se i plagosur në kokë është Noizy i cili është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. 

Edhe pse nuk është konfirmuar nga policia, sipas burimeve ka qenë pikërisht vëllai i reperit nga Maqedonia,Cosman, ai që ka qëlluar reperin kontravers, Noyzi. 

Plagosja e reperit konfirmohet edhe nga policia e Prishtinës sipas së cilës këngëtari i plagosur është dërguar për ndihmë në spital.

 Gjithashtu, policia njofton se janë arrestuar tre persona nga ngjarja pranë hotelit në Prishtinë.

Shkaqet e përplasjes mes Noizyt dhe Cozman nuk dihen ende, ndërsa pritet të mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen dhe të plagosurin. 

Mirëpo vetëm pak minuta pas ngjarjes, Noizy ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet teksa flet me kamera me dy miqtë e tij, një prej të cilëve është Blerim Destani.

 Ky postim të lë të kuptosh se ai është mirë, megjithatë nuk dihet si është e vërteta e kësaj përleshjeje në Prishtine.

Burimi: Mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1273 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI