Përdhunoi për 6 orë tranvestitin, policia italiane arreston 32 vjeçarin Shqiptar
Një tranvestit është rrëmbyer dhe përdhunua për gjashtë orë në rajonin e Bergamos në Itali.
Sulmi është kryer nga një 32 vjeçar shqiptar, i cili u arrestua të martën në mëngjes nga policia italiane.
Tranvestiti i lindur në Itali, por me origjinë nga Amerika e Jugut, është një vizitor i shpeshtë i mencave sociale në Rrugen Tommaseo pasi eshte i pastrehë.
Të hënën në mbrëmje si zakonisht teksa kishte dale per te ngrene, teksa ishte së bashku me një mik në stacion autobusi, u takua me shqiptarin i cili e ftoi tranvestit ne shtepi, i bindur se ishte një grua në dhomën e tij.
Shqiptari u përpoq të kryente seks me tranvestet, të cilët e kundërshtuan atë.
Ne muhabet e siper, perfunduan ne nje apartament ne rrugen Cave kur shqiptari, edhe kur ai e kuptoi se ajo qe kishte perballe nuk ishte një grua, u përpoq me çdo kusht që të kishin marrëdhënie seksuale.
Pasi ishte refuzuar një herë, shqiptari u bë i dhunshem.
I zemeruar e kapi tranvestitin në dhomën e tij dhe e përdhunoi per gjashte ore rresht.
Në gjashtë të mëngjesit të martën, tranvestiti arriti të largohej nga një dritare dhe e gjeti veten mbi një tarracë e aty nisi te ulërasë.
Britmat u dëgjuan nga disa familje te cilet njoftuan policinë. Karabinieret e gjeten duke qare tranvestitin. Pasi dëgjuan historinë e tij, ai u transportua në spital.
Policia me pas identifikoi shqiptarin Adem Kone, i cili u gjet i mbyllur në dhomën e tij dhe e arrestuan për rrëmbimin dhe abuzim seksual.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje