Papa lejon faljen e mëkatit të abortit
Papa Françesku ka thënë se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë pasur aborte, dhe gjithashtu edhe mjekët të cilët kanë kryer procedurën.
Ndryshe nga deri tani kur gratë që kanë bërë abort, por edhe ato që kanë ndihmuar në kryerjen e abortit, janë shkishëruar, ose dëbuar nga Kisha Katolike në mënyrë automatike dhe kanë pasur nevojë për lejen e një peshkopi për ta kundërshtuar këtë.
Në katolicizëm, aborti shihet si një mëkat i rëndë sa që sjell në shkishërim automatik. Por Papa Françesku, që njihet për zemrën e tij të gjerë, tha se shumë gra “besojnë se nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveçse për të kryer abort”.
Ai shtoi se kishte “takuar kaq shumë gra që mbanin në zemrat e tyre pendesën e këtij vendimi pikëllues dhe të dhimbshëm”.
Zbutja e rregullave është duke u parë si një ndryshim i madh në politikat e Kishës Katolike, reflektim i pikëpamjeve të spikatura të Papës në dhembshuri dhe mëshirë.
“Unë e kam vendosur”, tha Papa. “Pavarësisht nga çdo gjë, të lejoj të gjithë priftërinjtë për Vitin e Jubileut të shfajësojnë mëkatin e abortit atyre që e kanë bërë atë dhe atyre të cilët gjithashtu kërkojnë falje”.
Viti Jubile shihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kishës Katolike. Zakonisht zhvillohet çdo 25 vjet, por këtë vit është lançuar nga Papa Françesku.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje