
OKB: Shqipëria, vendi më i keq i Ballkanit për të jetuar
Organizata e Zhvillimit Njerëzor të Kombeve të Bashkuara ka bërë studimin për vitin 2015, në lidhje me nivelin e jetesës.
Kështu, vendi më i mirë për të jetuar është Norvegjia, e ndjekur nga Australia, Zvicra, Danimarka, Holanda, Gjermania, Irlanda, SHBA, Kanada dhe Zelanda e Re.
Sipas raportit të OKB-së, nga të 20 vendet më të mira për të jetuar, 11 prej tyre gjendën në Evropë dhe 4 në Azi.
Ndër vendet e rajonit vendi më i mirë për të jetuar është Sllovenia në vendin e 25 e ndjekur nga Kroacia e cila zë vendin 47, në vendin e 49-të Mali i Zi dhe Serbia në të 66-tin.
Maqedonia renditet vendin e 81-të, ndërsa vendin e fundit nga shtetet e rajonit atë të 85-in e ndajnë Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina.
Lista është përpiluar bazuar në kushtet ekzistuese në vendet.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
