OBSH, Azia kontinenti më i ndotur. Në shqipëri është Elbasani
OBSH, Azia kontinenti më i ndotur. Në shqipëri është Elbasani
Publikuar me: 09 Jan 2015

Organizata boterore e shendetesise ka paraqitur raportin mbi cilesine e ajrit neper bote ku kontinenti me i ndotur eshte azia.

Ne vend te pare ne bote e ze qyteti i Ahwaz ne Iran ku niveli i i ndotjes shkon ne 372 mikrogram per meter kub. Mepas vjen New Dehli, Indi, ku niveli i ndotjes kalon 300 mikrogram per meter kub e mepas jane qytetet Ulan-Bator (Mongoli), Sanadaj (Iran), Ludhiana (Indi), Karachi e Quetta (Pakistan).

Kina eshte nje nga vendet me ndotjen e ajrit me problematike, saktesisht Pekini, por duke analizuar te dhenat nga OBSH del se ka nje ulje me 4% duke e krahasuar me 2013. Sidoqofte eshte ende larg mesatares, ku sipas llogaritjes, nese ecen me keto hapa "permiresimi" Kines i duhen 36 vjet per te arritur mesataren e vendosur nga OBSH.

Ne shqiperi eshte Elbasani me ndotjen me te madhe te ajrit e cila eshte shume here me e larte se mesatarja dhe aktualisht ka 83 mikrograme per meter kub thermija toksike. Pas saj vjen Tirana em 71 mikrogram.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 3956 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI