Njeriu që pretendon së është 145 vjeç !
Pretendon se ka 145 vite mbi supe dhe thotë se ndjehet i lodhur nga jeta e ka shprehur dëshirën për të vdekur.
Mbah Gotho është një indionezian që banon në ishujt Java.
Ai ka një kartë identiteti ku datëlindja është e 31 dhjetorit 1870.
Si të mos mjaftonte kjo, autoritetet vendase thonë se data është e saktë dhe e bazuar në regjistrat e hershëm të vendit.
Gotho ka parë t’i largohen nga jeta katër gra dhe të gjithë të afërmit, madje edhe fëmijët. Të vetmit të afërm që i kanë mbetur janë disa nipër, shumë stër nipër dhe akoma më shumë stër stër nipër.
“Gjithçka që dua tani është që të vdes”, thotë ai për mediat indoneziane.
Dhe këtë dëshirë, 145-vjeçari e ka çerekshekullore. Ai thotë se ka blerë vendin e varrimit që në vitin 1992 pranë djemve të tij me shpresën se do t’u bashkohet së shpejti.
Nipërit që kujdesen për të thonë se tashmë i moshuari, që nëse vërtetohet plotësisht do të ishte më i vjetri në historinë e njerëzimit i regjistruar ndonjëherë, tashmë rri gjithë ditën ulur duke dëgjuar radion pasi shikimi i ka humbur thuasje plotësisht.
Karta e ID e 145 vjecarit
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje