Nëse keni këtë telefon, flakeni menjëherë (video)
Mund ta keni blerë shumë shtrenjtë dhe ta keni shumë qef, por menjëherë duhet të hiqni dorë prej tij për një arsye mjaft madhore.
Kompania Samsung paralajmëroi blerësit e celularëve Galaxy Note 7 që t’i fikin ata pasi ka pasur raportime të tjera për shpërthimin e tyre.
Samsung gjithashtu deklaroi se do të ndalojë shitjen e këtij modeli.
Gjatë shtatorit, Samsung u detyrua të tërheqë nga tregu 2.5 milionë Galaxy Note 7, pas ankesave të përdoruesve se celularët shpërthenin dhe merrnin flakë.
Më pas, u lajmërua se këto pajisje difektoze u zëvendësuan dhe se tashmë ishin të sigurta.
Por ka raportime të reja se edhe pajisjet zëvendësuese, kanë po të njejtin problem.
Një burrë në Kentucky tregoi se u zgjua në mëngjes dhe e gjeti dhomën të mbushur me tym nga një Galaxy Note 7 (i ndërruar).
Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi pasagjerët e një avioni u evakuuan sepse një celular i tillë filloi të nxirrte tym.
Kompania ka nisur një hetim të mirëfilltë dhe deri në zbardhjen e çështjeve, këta celularë as nuk do të shiten dhe as nuk do të ndërrohen.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje