Ndotja e planetit, në Kinë fillon shitja e ajrit të pastër në shishe
Ndotja e planetit, në Kinë fillon shitja e ajrit të pastër në shishe
Publikuar me: 16 Dhj 2015

Të gjithe jemi ankuar se cdo gje tashme, nuk eshte falas duke perdorur shprehjen se "Më vone edhe ajri do të jetë me para". Ndoshta duket e cuditshme por tashme kjo eshte realitet ne kine ku niveli i ndotjes ka arritur ne ato permasa sa nje kompani kanadeze ka menduar te shese shishe me ajër te paster.

Kompania ka bere nje prove vitin qe shkoje duke nxjerre ne treg 50 shishe me ajer te paster te cilat jane shitur brenda kater diteve. Ka mjaftuar kjo prove per ta kthyer ate ne nje biznes qe ka gjetur treg ne Kine.
Shishja e ajrit te paster qe vjen nga alpet kanadeze quhet "Vitality Air" dhe kostoja e nje shisheje shkon nga 10 dollare deri ne 20 dollare ne varesi te sasise. Mendoni qe ne Kine nje shishe 10 dollareshe me ajer te paster kushton 50 here me shume se nje shishe uje.

Zyrtaret e kesaj ideje thone se ngarkesa e fundit me 4 mije shishe eshte ne udhetim drejt kines dhe pothuajse gjysma e tyre jane shitur paraprakisht.

Por aktivistet e Green Peace thone se kjo nuk do te sherbeje asgje per shendetin e popullsise se kines por vetem per pasurimin e kesaj kompanie te sapolindur.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 1069 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI