Marjana Kondi tregon për mesazhin që e 'sikletosi' me Ilir Metën
Ndodh rrallë që politikanët shqiptarë të interesohen për art, megjithatë disa prej tyre janë të apasionuar.
Një prej tyre është edhe Ilir Meta, i cili duket se është fans i aktores së njohur Marjana Kondi.
Kjo e fundit ka rrëfyer ne “Xing me Ermalin” një histori me kryeparlamentarin, një përvojë që me gjasë nuk do ta harrojë kurrë.
“Para disa kohësh kisha bërë një emision të lezetshëm. Duke punuar në Elbasan me Erand Sojlin më vjen një mesazh, i formuluar shumë bukur, e në fund shkruhej “Përqafime Ilir Meta”. Ia tregoi Erandit dhe i them që është Dashnor Diko. E marr dhe i bëj një mesazh dhe i them, “Ua, ti simpatik i madh, ku je kryetari i Kuvendit, seks simboli i Parlamentit, ti që i hedh gratë tuç në tokë, se ke qenë edhe në mundje, me trupin tënd”, vazhdova me fjalë jo fort të mira, gjithmonë e bindur se do t’ia dërgoja Dashnor Dikos dhe në fund i shkruaj, “Të puth…
Më tej Kondi tregon se vazhduan punën dhe pasi kaloi thuajse gjithë dita në prova dhe po ktheheshin nga teatri, kishte telefonuar Dashnor Dikon, i cili kishte thënë se nuk dinte asgjë për këtë.
Më tej aktorja tregon ne “Xing me Ermalin” se e kishte zënë paniku, kishin ndaluar makinën dhe po përpiqeshin të bënin diçka.
“Hipëm në makinë dhe nuk foli asnjeri, ishte një kontraktim i tmerrshëm, njëmijë mendime, nuk dija ç’të bëja”, ka treguar aktorja, e cila rrëfen se kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte kërkuar bashkëshortit të saj t’i bënte një mesazh Ilir Metës ku i kërkonte falje.
Por ne fund cdo gje ishte mbyllur me mirekuptim.
Largimi nga puna
Edhe pse nuk u pëmend shumë gjate bisedës me moderatorin Mamaqi, vlen të përmendet se artistja Marjana Kondi tre vite më parë është larguar nga puna në Teatrin Kombëta, nga drejtori i këtij institucioni, Hervi Çuli.
Në një intervistë të dhënë për revistën ''AFP'' pak kohë më parë, Kondi e pat cilësuar largimin e saj nga teatri pas 30 si politike dhe einiciuar direkt sjellja e paskrupullt e drejtorit Çuli.
''Eshte nje nga pengjet më të mëdha të jetës së saj largimin e padrejtë nga puna që me bërë drejtori. Pësova një traumë pasi largimi u be për motive politike dhe aspak profesionale.
Unë kam defektet e mia si çdo njeri, por unë kurrë nuk i kam hyrë askujt në hak. Unë nuk u bëra pjesë e enturazhit që ai ndërtoi, pa moral, sepse unë nuk rrija me ta. Nuk pranoja të ndaja role në tavolina kafenesh në mes të alkoolit.
Mua madje m’i merrnin rolet sepse mbaroja punë e shkoja në pazar e në shtëpi. Nuk mund të bëja ketë nate unë, sepse jeta ime ishte punë dhe familje duke jetuar shëndetshëm.
Unë kam pësuar traumë pas largimit nga Teatri Kombëtar, sepse u hoqa pa arsye. Por e kam marrë me shumë qetësi, sepse u hoqa nga një drejtues paq dinjitet e karakter.
Dhe mbi të gjitha ia kam lënë në dorë “karmës” tek e cila besoj fort. Dhe po shikoj që tani veprat e mbrapshta të një drejtuesi të paaftë i cili po e shkatërron Teatrin Kombëtar.''-shprehej Kondi.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje