''Le Iene'' sjell dy histori të trishta nga 'mentaliteti' Shqiptar
''Le Iene'' sjell dy histori të trishta nga 'mentaliteti' Shqiptar
Publikuar me: 07 Pri 2017

Margarita sot është 13-vjeçe.

Për jetën e saj ka menduar familja, e cila e ka fejuar me një djalë shumë më të madh se veten.

Alfredi sot është 25-vjeçar dhe pret që Margarita të rritet edhe pak e të martohen zyrtarisht.

Nuk është pjesë e ndonjë libri, por realitet shqiptar, i jetuar ne Shqiperi, e që u ka bërë përshtypje italianëve, aq sa e kanë bërë pjesë të emisionit “Le Iene”.

Ata kanë dërguar gazetarin e tyre në fshatin Polis Sheh, i cili ka komunikuar me familjarët e vajzës minorene.

Në një banesë modeste, familja ka treguar se si u lidh martesa në djep, te cilen e pranon edhe vete vajza e vogel.

Fejesa është realizuar nga prindërit e të dyja palëve, por problemi qëndron në faktin që vajza është ende në moshë të vogël dhe një veprim i tillë nuk i lejohet ligjërisht.

Familja në fjalë jeton në kushte ekstreme varfërie.

Babai pyetet se përse e detyron të bijën të martohet me një njeri që nuk e do, ai thotë “Vajza ime e do djalin.

Ne nuk marrim para për këtë punë. Kështu e ka tradita në këtë zonë.

Po presim të rritet dhe pak dhe pastaj do të martohet”. Ai tregon ndër të tjera se edhe vetë është martuar në të njëjtën mënyrë dhe se arsyeja e vetme pse po e marton të bijën është për shkak se ka mbushur moshën dhe më pas mund të ngelë pa burrë. Tradita është më e fortë se ligji në këtë rast, i cili, siç shprehet edhe dhëndri i ardhshëm, Alfredi “nuk ka çfarë ti bëjë “

Xhaxhai i saj është shprehur se është munduar ta ndalojë të vëllanë që të fejojë vajzën, por ai nuk e ka dëgjuar.

Rasti i dytë edhe më i rëndë

Rasti i Margaritës, 13-vjeçe, për të cilën ka menduar familja, e cila e ka fejuar me një djalë shumë më të madh se veten, ka sjellë në dritë edhe një tjetër histori tronditëse.

E kjo nuk ka ndodhur shumë larg nesh. Diku në Shqipëri, ndoshta tek fqinjet e kusherinjve tane, ndoshta tek fqinjet tane.

Rastin e zbulon psikologia Denada Toce, e cila ka folur me gazetarin e “Le Iene”, per historine e Alfredit qe sot është 25-vjeçar dhe pret që Margarita të rritet edhe pak e të martohen zyrtarisht.

Por ajo ka treguar edhe per nje vajze qe e ka takuar 3 vjet me pare, e cila nuk mund te bente femije me burrin, dhe ky i fundit, e lejoi te kryente marredhenie seksuale me babane e tij, pra vajza me vjehrrin, per te kuptuar se kush e kishte problemin.

“Tre vjet më parë, takova një vajzë që ishte 20 vjec dhe ajo ishte e martuar me një burrë që nuk mund të bënte fëmijë. Për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin tek një mjek, por vendosën që me babanë e burrit, pra vjehrrin, të bënte seks me të, me vajzën.

“Pra burri për të provuar infertilitetin e tij ka lejuar që gruaja e tij të bëjë seks me babanë e tij”, thotë gazetari.

“Kjo është një gjë që ndodh në një shoqëri primitive, nuk është vetëm një gjë e izoluar në këto vende. Gruaja nuk mundet të ketë të drejtat njerëzore”, thotë Denada më tej.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1457 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI