Interesante / Ja çfarë shkruante Mihal Grameno për...UFO-t
Interesante / Ja çfarë shkruante Mihal Grameno për...UFO-t
Publikuar me: 23 Tet 2016

Emri i Mihal Gramenos lidhet ngusht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe me çetën e Çerçiz Topullit, por që të ketë dëshmuar dhe për UFO-t, është mësuar sëfundmi.

I gjendur në çetën e patriotit tjetër, Çerçiz Topulli, gjatë viteve 1908-1909, në luftën për liri e pavarsi ndaj pushtuesve Osmanë, patrioti Korçar si njeri i shkolluar që ishte, që dinte shkrim e këndim dhe më gjërë, ka mbajtur gjatë këtyre viteve dhe ditar.

Dhe në fakt, ditari i Mihal Gramenos rezulton të jetë e para dëshmi për praninë e UFO-ve në Shqipëri.

Në shkrimet e publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit patriotik thuhet:

“Një natë, teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”

Duke qenë se bëhet fjalë për vitin 1908, kohë kur teknologjia nuk kishte arritur zhvillimin për tu ngatërruar me truket e ditëve tona, dëshmia e Gramenos mbetet një tregim interesant për admiruesit dhe studiuesit e kësaj fushe...

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 1682 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI