Indi, 70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë
Indi, 70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë
Publikuar me: 10 Maj 2016

Një indiane u bë nënë për herë të parë në moshën 70-vjeçare. Daljinder Kaur lindi djalë muajin e kaluar, por vetëm të martën lajmi pushtoi të gjitha mediat e huaja.

70-vjeçarja ishte trajtuar për dy vite me metodën IVF në një klinikë fertiliteti në shtetin verior të Haryanas, bashkë me bashkëshortin e saj 79-vjeçar.

Besohet se Daljinder është gruaja më e moshuar në botë që ka lindur një fëmijë, duke arritur Rajo Devi Lohan po ashtu 70-vjeçare, e cila lindi një vajzë pas trajtimit në të njëjtën klinikë.

Pavarësisht kritikave, Kaur tha se nuk ishte shumë e vjetër për të qenë nënë duke shtuar se jeta e saj nuk ishte e kompletuar pa djalin të cilin e ka quajtur Armaan. 

Fëmija është ngjizur duke përdorur spermën dhe vezët e çiftit. Djali, që më 19 prill kur lindi ishte peshonte 2 kg, gëzon shëndet të mirë, thuhet në një njoftim të klinikës.

Bashkëshorti i Daljinder, Mohinder Singh Gill, tha se nuk ishin aspak të shqetësuar për të ardhmen duke thënë se “Zoti do të kujdesej për gjithçka”.

Burimi: top-channel.tv Editor: Redaksia Online Lexuar 1242 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI