“Hyni në zgjedhje edhe pa PD-në”/ Basha paralajmëron “të korruptuarit me pasaportë të huaj”
Nje ditë me parë, kreu i PBNJD-së, Vangjel Dule u shpreh në një forum në UET se disa përfaqësues të vendeve të huaja në Shqipëri i kanë thënë atij dhe aleatëve të Lulzim Bashës që të garojnë në zgjedhje edhe pa PD-në.
Sipas Dules, ambasadori (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) u kishte bërë në mënyre krejt cinike këtë propozim duke i joshur me idenë se kështu mund të merrnin dhe ndonjë mandati më tepër.
“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova. Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha “tete a tete” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan. Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, tha Dule.
Por sot nga çadra e protestës, e ngritur para Kryeministrisë prej më shumë se nje muaj e gjysme, Lulzim Basha foli per nje “te korruptuar me pasaporte te huaj” i cili sipas kreut te opozites, “se shpejti do jape llogari”.
“Tani të tregoj cfarë drejtësie do kemi në republikën e re. Bazat i kemi hedhur sipas formulës SHBA-Bruksel, Nuland-Hahn, jo sipas formulës Rama-Tahiri- Shullazi dhe ndonjë i korruptuar me pasaportë të huaj që s’po ia them emrin sot për kortezi, që së shpejti do japë llogari.
Ky është vetingu që donte per drejtësine, jo për gjyqtarë dhe prokurorë qe luftojne krimin dhe korrupsionin, por që ti kontrollonte ky si manar. Të njëjtin plan ka edhe për zgjedhjet, të ndalojë gjykimin popullor me votë që është vetë demokracia”, tha Basha.
Por kush mund te jete ky “i korruptuar me pasaporte te huaj” qe mesa duket eshte kunder PD?
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje