Grabitja e 2.7 mln eurove, befasojnë rojet: Ja pse i fikëm kamerat dhe GPS
Grabitja e 2.7 mln eurove, befasojnë rojet: Ja pse i fikëm kamerat dhe GPS
Publikuar me: 11 Shk 2017

Grabitja e fundit e parave të një banke në rrugën e Rinasit tre ditë më parë po merr gjithnjë e më shumë nuancat e një historie tipike ''Alla Shqiptare''.

Së pari mësohet se nga dy automjetet pjesërisht të blindura, janë grabitur jo 2 milion euro, por shuma e saktë e eurove të marra nga katër personat e armatosur, është 2.7 milion euro.

Kjo shumë financiare ka qenë e vendosura në arka dhe thasët e bankës, të cilat janë boshatisur tërësisht.

Lajmi është konfirmuar nga prokuroria e Tiranës, e cila saktësoi se në dy automjetet e sulmuara nga katër personat, nuk është gjetur asnjë kartmonedhë.

Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbulimin e ngjarjes, pesë policët privatë të arrestuar kanë dhënë një deklaratë e cila tregon nivelin e ulët jo profesional me të cilën kryhej shoqërimi i parave.

Sipas prokurorisë, ata kanë mundur të grabisin 2.7 milionë euro, në një kohë kur kamerat dhe GPS-i nuk kanë qënë në funksionim. Pesë policët e arrestuar, sipas prokurorisë janë përgjegjës për fikjen e kamerave dhe të GPS-it, pasi sipas deklarimeve që ata kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje, fikja është bërë pasi, 5 policët kishin planifikuar që pasi të ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit të pinin kafe në një nga lokalet e zonës. Ky rrëfim justifikues i njërit prej policëve, ka habitur prokurorët, të cilët ndaj tyre kanë ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga ana tjetër për t’u bindur nëse kamerat dhe GPS punonte ose jo, prokuroria dhe policia kanë bërë një eksperiment me to, duke i testuar nëse janë në gjëndje pune apo jo. Të dyja paisjet kanë qënë në gjëndje pune dhe transmetonin në kohë reale filmimet pranë sallës operative të kompanisë private. Por nuk dihen arsyet se pse ato nuk kanë funksionuar.

Deri në këto momente, anëtarë të grupit hetimor, thonë se nuk janë në gjëndje të shpjegojnë arsyet se pse dy pajisjet elektronike GPS dhe kamerat, ishin të fikura. Për ti dhënë përgjigje kësaj pjesë, policët kanë dhënë justifikime të ndryshme, duke mos pranuar të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë. Për këtë çështje është marrë dhe Fatmir Gapi, drejtuesi teknik i kompanisë “Jaguar Security”, i cili nuk ka dhënë shpjegime në këtë pjesë.

Nisur nga kjo situatë Fatmit Gapi, është urdhëruar të arrestohet nga policia, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Arrestimi i tij, ka çuar në 6 numrin e personave të ndaluar për këtë ngjarje, që tronditi opinionin publik. Prokurorë dhe policët e grupit hetimor kanë ngritur dyshime të forta se mes policisë private dhe autorëve të krimit, mund të ketë pasur një plan bashkëpunimi, megjithëse këto dyshime nuk janë vërtetuar zyrtarisht.

Lindja e këtyre dyshimeve është bërë nga grupi hetimor, pasi kamerat e sigurisë të automjeteve nuk kanë qenë të hapura në asnjë moment dhe GPS që duhet të ndodhej tek lekët, në fakt ishte vendosur poshtë sediljes së shoferave të furgonëve. Menjëherë sapo grabitësit kanë sulmuar, 6 nga kamerat, ata i kanë lëvizur nga këndi i fiksimit për të filmuar, duke i drejtuar me dorë në pozicion drejt qiellit.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 834 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI