Flet mbesa e Berishës: Si reagoi gjyshi kur më pa me pirsing në hundë
Flet mbesa e Berishës: Si reagoi gjyshi kur më pa me pirsing në hundë
Publikuar me: 12 Nen 2016

E pagëzuar nga shtypi dhe portalet online si ‘Supermbesa’ e Berishës, Dasara Malltezi, vajza e vajzës së ish kryeministrit, ka qenë e ftuar këtë të premte në “Oktapod” në Vizion Plus, ku ka folur gjatë për projektet e saj, të ardhmen, prindërit dhe gjyshin.

Ajo si gjithnjë është treguar e drejtpërdrejtë në përgjigjiet e saj pavarsisht se ishte një intervistë që fliste rreth familjes së saj.

Pyetjes nëse do e votonte Sali Berishën nëse nuk do e njihte, ajo përgjigjet:

“Nëse nuk do ta njihja Sali Berishën, varet sa të ulëta mi ofron taksat”.

Ajo ka folur edhe për sulmin e vazhdueshëm që ka marrë nga media duke e ka quajtur si formë që njërëz të ndryshëm kanë përdorur për të sulmuar gjyshin e saj, Sali Berishën.

Dasara ka treguar edhe reagimin që pati gjyshi i saj kur pa që kishte ndryshuar modelin e flokëve dhe kishte vënë pirsing në hundë.

“Kur bëra restat (model flokësh), gjyshi i pa edhe më tha, '' i ke bërë flokët si cerdhe zogjsh''. Po ashtu edhe kur më pa pirsing, vetëm qeshi”.

Ndërsa pyetjes për raportin që ka me Armina Mevlanin, partneren e dajës së saj, dhe se a ishte dakord me këtë lidhje, ajo tregon se nuk ka rëndësi mendimi i saj por lumturi a e dajës.

E pyetur nëse do të merret me politikë ajo shprehet se nuk e mendon veten në politikë, sepse sipas saj, pushteti me kalimin e kohës të korrupton.( Një ide që nuk dihet nëse është pritur mirë nga gjyshi Berisha).

Ndërkohë sa i takon jetës së saj private, Dasara ka treguar se nuk ka një të dashur sepse tani ka kohën për të punuar fort dhe për t’u bërë dikush.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1038 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI