
Festivali i Kanës: Mëkati i aktores iraniane për një puthje në faqe
"Kush merr pjesë në ngjarje ndërkombëtare duhet të marrë parasysh besueshmërinë e iranianëve, për të mos përhapur një imazh të keq në botën e grave të Republikës Islamike"- është shprehur zëvendësministri i Kulturës në Teheran.
Eshte perfshire ne nje lum polemikash në Iran pas puthjes në faqe që ylli i kinemasë së Republikës Islamike, Leila Hatami, i dha në faqe presidentit të Festivalit të Filmit në Kanë, Gilles Jacob. Një gjest jo të kënaqshëm e ka cilësuar qeveria e Teheranit, duke e quajtur një fyerje sjelljen e saj.
Leila Hatami është ylli i kinemasë iraniane, dhe është gjithashtu e njohur ndërkombëtarisht si protagoniste e filmit “A Separation”, nga Asghar Farhadi, i cili dy vjet më parë fitoi çmimin Oscar si filmi i huaj më i mirë.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
