Ermal Mamaqit rrëfen aksidentin: Ishte moment i vështirë !
Ermal Mamaqit rrëfen aksidentin: Ishte moment i vështirë !
Publikuar me: 06 Kor 2016

Lajmi tronditës për aksidentin e Ermal Mamaqit pas një mbrëmjeje festive në Shkup, pushtoi mediat dhe fansat u ndjenë keq.

Të shumtë ishin ata që shprehën lutjet e tyre në komente ndërsa situata fillimisht ishte e paqartë pasi portalet informuan se pjesë e aksidentit ishte dhe kantautori Alban Skënderaj.

Ky i fundit përmes një postimi në platformat sociale mohoi të kishte qenë pjesë në makinën e aksidentit duke qetësuar familjarët e miqtë.

Ndërsa pak orë më vonë, show man-i i dashur për publikun u bë "i gjallë" me një postim në facebook.

Gjithçka e sqaron vetë Mamaqi:

"Te dashur miq,

Ju perqafoj. Me duket sikur ma falen jeten per se dyti.

Perjetova momentet me te veshtira ne jete.

Jam shume mire. Edhe une edhe 2 miqte e mi qe udhetonin me mua.

Aksidenti i mbremshem ne Kosove, Ferizaj ndodhi si pasoje e nje rrethrotullimi te pandricuar dhe te paparalajmeruar.

Me sa me thane, ai vend ishte rrethi i vdekjes se cdo dite aty behen aksidente.

Kam nje pyetje per autoritetet :

- Edhe sa vete duhet te vdesin per ta rregullur ate problem?

Dhe ne fund Zoti eshte i mire!!!

Jemi therime qe nuk ja dime vleren jetes deri sa prekim vdekjen." - shkruan Ermali në facebook.

Burimi: Lapsi.al Editor: Redaksia Online Lexuar 757 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI